Lajme te fundit nga Vllaznia
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
vllaznia1919
- ANTI TIRANSI

- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Post
by vllaznia1919 » Sun, 12 Aug 2007 , 20:01
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

-
GOLDIAN
- Kuqeblu Perjete

- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Post
by GOLDIAN » Sun, 12 Aug 2007 , 20:18
e mandej po i duhet redbluboys me ba nje banderole ne stadium
o valter ti den derman
buke spo han e vllaznine e ke ba han
i perjashtuar
-
vllaznia1919
- ANTI TIRANSI

- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Post
by vllaznia1919 » Sun, 12 Aug 2007 , 20:22
nji cope buk po ta blejme ne dyqan
si ti prej urijet po na maran
e po kujtojne se ke ken ne afganistan
me luftu me taliban!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

-
Admin
- Webmaster

- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
-
Contact:
Post
by Admin » Mon, 13 Aug 2007 , 00:29
Hhahahahhahahahha!!!
Vllaznit Ultras

-
tironsi_tr
- Mysafir i Rrespektum

- Posts: 503
- Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
- Location: TR 1920 A
Post
by tironsi_tr » Mon, 13 Aug 2007 , 03:10
Ore ai buken po e ha, edhe ca te hongme osht tu u fo(vel), por mir qe ha t'pakten t'leshoje ca therrime t'bine toke, qe t'eci perpara Vllaznia. Ishalla po bohet mire kete sezon, se jane ca lojtare te mire ne ekip tashi tu fillu ka Sinani, Kaci, Grima, Nora plus qe kam shume shpresa te Mireli, se ka qene lojtar klas dhe eshte zotni ne jete, edhe futbollin e njef. Ishalla do bohet Superliga sic i tako kur eshte kriju me Tirona-Vllaznia-Skenderbeu-Elbasoni gjithe rivale per titull (1930).
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!
-
Admin
- Webmaster

- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
-
Contact:
Post
by Admin » Tue, 14 Aug 2007 , 00:13
Kraja-Iraklis, pritet zgjidhja
Për mbrojtësin kuqeblu Elvis Kraja që aktualisht është me
Vllazninë në Nikshiq, pritet që deri ditën e shtunë të ketë një
zgjidhje të çështjes së tij me ekipin e Iraklisit. Lojtari shkodran,
i cili ka qenë pjesë e këtij klubi sezonin e kaluar, është në pritje të përgjigjes së seancës gjyqësore të tij me këtë skuadër. Mbrojtësi, që momentalisht është pjesë e kuqebluve, akoma nuk e ka përfunduar totalisht procedurën e firmosjes me shkodranët. Ai ka një parakontratë me presidentin e Vllaznisë,
Valter Fushaj. Por çdo gjë duket se do të zgjasë deri të shtunën, pasi atëherë pritet zgjidhja përfundimtare e çështjes së lojtarit me ekipin grek. Mësohet se Kraja është i bindur për zgjidhjen në favor të tij të gjyqit me klubin grek. Kjo ndoshta e bën më të sigurt lojtarin shkodran, për të mos vënë në dyshim qëndrimin e tij për këtë sezon pranë Vllaznisë.
----------------------
Hajt ishalla e fiton gjyqin dhe nenshkrun sa ma pare me Vllaznine.
Vllaznit Ultras

-
Admin
- Webmaster

- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
-
Contact:
Post
by Admin » Tue, 14 Aug 2007 , 00:15
Kjo javë, me dy miqësore
Vllaznia në këto ditë të përgatitjeve në Nikshiq ka arritur të zhvillojë vetëm një takim miqësor, dhe atë me ekipin e Sutjeskës vendëse. Një test, që pavarësisht se ka përfunduar 3-1 për vendësit, nuk është se ka lënë ndonjë shije të hidhur pranë kuqebluve. E kështu pas kësaj ndeshje, ajo që mendohet prej numrit një të ekipit shkodran, Mirel Josa, është se java në vijim duhet të ketë dy takime të tjera. Njëri mund të luhet sot ose nesër përballë ekipit të Çelikut. Kurse takimi tjetër sipas teknikut kuqeblu mësohet se do të jetë të shtunën në stadiumin "Loro Boriçi", menjëherë pas kthimit të
Vllaznisë nga faza përgatitore e Nikshiqt. Sipas Josës, ky është momenti kur ekipi mund të bëjë provën e fundit gjenerale, përpara fillimit të sezonit të ri.
Vllaznit Ultras

-
Admin
- Webmaster

- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
-
Contact:
Post
by Admin » Tue, 14 Aug 2007 , 00:19
Nora, stërvitje individuale për të kaluar dëmtimin
Pas 2 - 3 ditësh terapi intensive në Podgoricë, futbollisti gjirokastrit i Vllaznisë, Arlind Nora, ka filluar stërvitjen, por veçant grupit. Ai ka kryer kryesisht vrapime të lehta përreth fushës, duke mos qenë në gjendje të bashkohet me ritmin e shokëve, sepse kështu kanë qenë porositë e mjekut specialist.
Megjithatë, duke filluar nga dita e sotme, mendohet se lojtari kuqeblu do ta shtojë dozën e stërvitjes, duke u munduar të arrijë të tjerët, megjithëse duhet përmendur se forma e tij deri para dëmtimit ka qenë në një nivel tepër të lartë. Për këtë arsye, trajnerit Josa i erdhi keq për një dëmtim të tillë, pikërisht në këtë moment. Nora u dëmtua në fund të pjesës së parë në miqësoren me Sutjeskën, që Vllaznia e humbi 3 - 1 të martën që kaloi.
Vllaznit Ultras

-
Admin
- Webmaster

- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
-
Contact:
Post
by Admin » Tue, 14 Aug 2007 , 00:20
TE PREMTEN, VLLAZNIA KTHEHET NE SHKODER
Ekipi i Vllaznisë, pasi ka zhvilluar për një periudhë prej dy javësh fazën përgatitore në Nikshiq të Malit të Zi, pritet që të premten të jetë në qytetin e Shkodrës. Duket se faza përgatitore, që është cilësuar e suksesshme sipas teknikut Josa, ditët e fundit të saj do t'i ketë pikërisht aty ku i filloi, në Shkodër. Skuadra mësohet se pas katër ditësh do të jetë në Shkodër e pikërisht të premten do të ketë edhe një seancë në stadiumin "Loro Boriçi". Ndërkohë, kjo mund të jetë edhe dita e fundit e fazës përgatitore, për t'i hapur rrugë më tej fillimit të përgatitjeve për takimin e parë të sezonit të ri, përballë Elbasanit.
Vllaznit Ultras

-
PARTIZANI
- Tifoz nderi

- Posts: 945
- Joined: Fri, 18 May 2007 , 16:25
- Location: ITALIA
-
Contact:
Post
by PARTIZANI » Tue, 14 Aug 2007 , 18:56
tironsi_tr wrote:Ore ai buken po e ha, edhe ca te hongme osht tu u fo(vel), por mir qe ha t'pakten t'leshoje ca therrime t'bine toke, qe t'eci perpara Vllaznia. Ishalla po bohet mire kete sezon, se jane ca lojtare te mire ne ekip tashi tu fillu ka Sinani, Kaci, Grima, Nora plus qe kam shume shpresa te Mireli, se ka qene lojtar klas dhe eshte zotni ne jete, edhe futbollin e njef. Ishalla do bohet Superliga sic i tako kur eshte kriju me Tirona-Vllaznia-Skenderbeu-Elbasoni gjithe rivale per titull (1930).
te marrim dhe saukun,zallherin e rrushbullin e kthehemi te kampionati i 1930

FORCA DEMAT E KUQ

-
forri
- Kuqeblu Perjet

- Posts: 859
- Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
- Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
- Location: Tiranë
-
Contact:
Post
by forri » Tue, 14 Aug 2007 , 22:11
PARTIZANI wrote:tironsi_tr wrote:Ore ai buken po e ha, edhe ca te hongme osht tu u fo(vel), por mir qe ha t'pakten t'leshoje ca therrime t'bine toke, qe t'eci perpara Vllaznia. Ishalla po bohet mire kete sezon, se jane ca lojtare te mire ne ekip tashi tu fillu ka Sinani, Kaci, Grima, Nora plus qe kam shume shpresa te Mireli, se ka qene lojtar klas dhe eshte zotni ne jete, edhe futbollin e njef. Ishalla do bohet Superliga sic i tako kur eshte kriju me Tirona-Vllaznia-Skenderbeu-Elbasoni gjithe rivale per titull (1930).
te marrim dhe saukun,zallherin e rrushbullin e kthehemi te kampionati i 1930

A a a!!! Provokim!
Admin! Unë protestoj!!!!
Partizani! A i ke lekët të tepërta?!!Apo të kanë ngel akoma nga ato lekët e fitume në ndeshjen e Tiranës me Domzhalen dhe s'ke ku i çon?!!!
Para VLLAZNIA!
-
Admin
- Webmaster

- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
-
Contact:
Post
by Admin » Tue, 14 Aug 2007 , 23:36
Vllaznit Ultras

-
Admin
- Webmaster

- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
-
Contact:
Post
by Admin » Tue, 14 Aug 2007 , 23:57
Futbollisti dhe drejtuesit, të qetë
Pikërisht kur të gjithë e kishin harruar eksperiencën aspak të këndshme që futbollisti shkodran, Suad Lici, kaloi në kampionatin e Ligës së Azerbaxhanit me skuadrën e Bakusë, drejtuesit e kësaj të fundit kanë hapur zyrtarisht një çështje ndaj lojtarit. Drejtuesit e Bakusë kanë
deklaruar se Lici ka prishur padrejtësisht kontratën me ta. Një çështje që ndezi jo pak atmosferën në kampin kuqeblu, por tashmë gjithçka i është rikthyer normalitetit. Si Lici, ashtu edhe drejtuesit më të lartë të Vllaznisë ndihen mjaft të qetë përballë një çështje që sipas tyre është krejtësisht
e sqaruar dhe që në çdo rast do të flasë në favor të futbollistit shkodran. Kanë qenë vetë drejtuesit kuqeblu ata që kanë deklaruar se pas kontakteve që kanë pasur me drejtuesit më të lartë të FSHF-së, çështja do të zgjidhet në mënyrën më pozitive për Licin. Një çështje që është hapur zyrtarisht që para një viti e gjysmë nga drejtuesit e skuadrës azerbajxhanase. Lojtari, i cili ka pasur një kontratë me ekipin azerbajxhanas është lënë i lirë nga vetë klubi nga mesi i sezonit, me arsyen e thjeshtë se drejtuesit e Bakusë nuk i janë përgjigjur siç duhet lojtarit me detyrimet që kanë pasur ndaj tij, përsa i përket çështjes së
dëmtimit. Ajo që i ka acaruar drejtuesit azerbajxhanas ka qenë pikërisht gjyqi që Lici ka hapur ndaj tyre, duke kërkuar të përfitojë dëmshpërblim për kontratën e pazbatuar prej klubit. Megjithatë ajo që duket se tani është e rëndësishme është se çështja e hapur për lojtarin kuqeblu
nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Kjo, si në planin individual për Licin, ashtu dhe atë kolektiv për skuadrën e Vllaznisë dhe drejtuesit kuqeblu. Pasi ka çuar të gjithë dokumentacionin përkatës në zyrat e FSHF-së, Lici mësohet se i është bashkuar skuadrës në Nikshiq.
--------
Shyqyr qe Lici i zgjidhi problemet....
Vllaznit Ultras

-
Admin
- Webmaster

- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
-
Contact:
Post
by Admin » Tue, 14 Aug 2007 , 23:59
Sot Vllaznia ndaj Çelikut
Skuadra e Vllaznisë do të zhvillojë sot miqësoren e dytë në këtë fazë përgatitore, me bazë në Nikshiq të Malit të Zi. Pas testimit të parë të para disa ditëve ndaj skuadrës së Sutjeskës, kësaj here kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa do të përballen me ekipin e Çelikut. Një takim ky që do të zhvillohet në orën 17:30. Ky testim do të jetë mjaft delikat për kontingjentin e ekipit shkodran, pasi do të realizohen provat e fundit para kthimit në Shkodër. Ndërkohë nuk dihet nëse kësaj radhe do të aktivizohen Leandro e Delain, të cilët ende nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre me Vllazninë.
-------
Ishalla po na nderojne neser, pasi kja edhe ka me tregu pak a shume se ku asht skuadra e Vllaznise per sezonin e ri.
Vllaznit Ultras

-
tironsi_tr
- Mysafir i Rrespektum

- Posts: 503
- Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
- Location: TR 1920 A
Post
by tironsi_tr » Wed, 15 Aug 2007 , 11:43
PARTIZANI wrote:tironsi_tr wrote:Ore ai buken po e ha, edhe ca te hongme osht tu u fo(vel), por mir qe ha t'pakten t'leshoje ca therrime t'bine toke, qe t'eci perpara Vllaznia. Ishalla po bohet mire kete sezon, se jane ca lojtare te mire ne ekip tashi tu fillu ka Sinani, Kaci, Grima, Nora plus qe kam shume shpresa te Mireli, se ka qene lojtar klas dhe eshte zotni ne jete, edhe futbollin e njef. Ishalla do bohet Superliga sic i tako kur eshte kriju me Tirona-Vllaznia-Skenderbeu-Elbasoni gjithe rivale per titull (1930).
te marrim dhe saukun,zallherin e rrushbullin e kthehemi te kampionati i 1930

Vallaj te pakten Sauku, Zallherri e Rrushbulli jane fshate autoktone qe i perkasin krahines se rrethit te Tirones ktu e shekuj perpara, por c't'i bojme Komunizmit edhe Partizonit qe e mushi Tironen me Sigurimsat e asaj kohe e na boni me "kamzalijte e rij t'vite 45" apo "lapraksit e rij". Meqe te djegu e di fare mire se jeni kriju me plot 7-8lojtare marre ka Tirona n'fillimin e juj, edhe pastaj vut kthetrat per gati gjys shekulli... Megjithate, asgjo personale me ty lale, por meqe kerkove gudulisje.
Une permena vitin 1930 sepse ato vite ne gjithe historine futbollistike Shqiptare te Superliges kane qene te vetmet qe ishin te pastra e thjesht me dashurine per ket sport. Me pas me komunizem gati 50vjet na u desh me duru gjomat/padrejtesite e Partizonit dhe Dinamos. Mas viteve 90 na dolen kto donalesht tu fut gjith ekipet e bastet, u bo puna keq fare.
Pranej ka ardh koha me u kthy ne identitet, atje ku na tako!!!!
(u pa puna zgjidh Vllaznine me bo tifozllik, se Partizani s'bo pjese ke planet e kthimit ne identitet

)
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!
-
vllaznia1919
- ANTI TIRANSI

- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Post
by vllaznia1919 » Wed, 15 Aug 2007 , 12:23
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

-
forri
- Kuqeblu Perjet

- Posts: 859
- Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
- Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
- Location: Tiranë
-
Contact:
Post
by forri » Wed, 15 Aug 2007 , 17:41
tironsi_tr wrote:
Vallaj te pakten Sauku, Zallherri e Rrushbulli jane fshate autoktone qe i perkasin krahines se rrethit te Tirones ktu e shekuj perpara, por c't'i bojme Komunizmit edhe Partizonit qe e mushi Tironen me Sigurimsat e asaj kohe e na boni me "kamzalijte e rij t'vite 45" apo "lapraksit e rij".
Une permena vitin 1930 sepse ato vite ne gjithe historine futbollistike Shqiptare te Superliges kane qene te vetmet qe ishin te pastra e thjesht me dashurine per ket sport. Me pas me komunizem gati 50vjet na u desh me duru gjomat/padrejtesite e Partizonit dhe Dinamos. Mas viteve 90 na dolen kto donalesht tu fut gjith ekipet e bastet, u bo puna keq fare.
:
A !!Këtu më duhet të bëj nji koment të vogël kundërshtues o Tironso.
E mira do ishte që mundësisht të na tregoje se nga cili krah je nga TirOnsit apo TirAnAsit?
Unë aktualisht jetoj në Tiranë dhe i përkas grupit të dytë që besoj se përbën më tepër se 85% të qytetit.
Përsa u përket zonave rreth qytetit që përmënd ti,vërtet që janë zonat rrethuese të qytetit dhe kanë dhënë nji kontribut në furnizimin me banor të Tiranës,e cila ishte e sapokrijuar e deri në vitet 20 të shekullit të kaluar kur u bë kryeqytet,por përsa i përket kontributit të këtyre zonave në kulturë dhe aq më shumë në sport,më duhet të kundërshtoj fuqishëm(sepse jam i mendimit që aktualisht,banorët"autoktonë"të këtyre zonave jetojnë akoma në vitin 1720 përsa i përket mentalitetit).
Nuk dua të përsëris ato që i shkruajta Patriotit_Bardheblu,por do të thoja nji gjë.Në kohën e qoftlargut nuk lejohej që nji qytet të kishtë më shumë se nji skuadër.Pra Tirana ka pas «17 Nëntorin»(rreklam komuniste kjo
)
Partizani dhe Dinamo ishin skuadra që i përkisnin të gjithë Shqipërisë dhe jo vetëm Tiranës,Njëra ministrisë së mbrojtjes(Ushtria) dhe tjetra ministrisë së brëndshme(Policia),pra dua të them se furnizoheshin me kulturë si dhe me futbollista nga e gjithë Shqipëria.
Përsa i përket sigurimsave,ata nuk përfaqësojnë ndonjë komunitet të veçant pasi ata janë pak a shumë njësi shtetërore civile dhe nuk është e thënë që të kenë qënë të gjithë nga Skrapari por kanë pasë të gjitha qytetet nga "nji çikë"
.
Në rast se ti i konsideron këto skuadra si të sigurimsave,atëhere do shtoja se edhe po të kenë qënë të tilla,ata kanë përfaqësuar Parinë(Profesorat)kurse fuksllikun e përgjithshën e kanë bërë masat e gjera të popullit.Në rast se ju këmbëngulni se FK Tirona përfaqëson këto masa të gjera atëhere mbajeni!!
.
A edhe nji gjë,mbi 80% e lojtarëve me emër,që ka pas FK Tirana,kanë qenë TirAnAs,sidomos mbas viteve 90' kshtuqë mendoje edhe njiherë atë punën e 24 karatëshit që ke vu aty tek firma personale.
P.S.Kam pyetur shumë tifoza të Tiranës,se:Ç'farë përfaqësojnë ngjyrat Bardh e Blu për ju?! por askush nuk më është përgjigjur.Shpresoj që ti ta bësh këtë(Versionin zyrtar dhe jo ndonjë trillim të çastit ë?!!
).
Respekte!
Para VLLAZNIA!
-
forri
- Kuqeblu Perjet

- Posts: 859
- Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
- Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
- Location: Tiranë
-
Contact:
Post
by forri » Wed, 15 Aug 2007 , 17:42
Kjo duhet heq

Para VLLAZNIA!
-
vllaznia1919
- ANTI TIRANSI

- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Post
by vllaznia1919 » Wed, 15 Aug 2007 , 19:29
Pse?
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

-
vllaznia1919
- ANTI TIRANSI

- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Post
by vllaznia1919 » Wed, 15 Aug 2007 , 19:41
Të shtunën, 4 skuadra turne në "Loro Boriçi"
Flitet prej ditësh, dhe megjithatë vetëm sot mund të zyrtarizohet. Në Shkodër ditën e shtunë do të organizohet një turne miqësor blitz. Pjesëmarrës në të do të jenë katër skuadra, ku përveç Vllaznisë, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre edhe Besëlidhja e Kastrioti. Ishte planifikuar të merrte pjesë edhe Teuta, por kjo e fundit është tërhequr. Në vend të saj pritet të përzgjidhet një skuadër tjetër, por ajo dhe shumë detaje të tjera në lidhje me këtë kupë do të bëhen të ditura vetëm sot. Njeriu që është duke u marrë posaçërisht me organizimin e saj është drejtori teknik i klubit të Vllaznisë, Edi Martini, i cili ka pritur kthimin në Shkodër të presidentit Fushaj, për të saktësuar edhe detajet e fundit të këtij aktiviteti. Ndeshjet do të zhvillohen pasditen e së shtunës dhe do të jenë një provë e rëndësishme për katër skuadrat pjesëmarrëse para ndeshjeve të hapjes së kampionatit.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
