Page 52 of 125

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 03:54
by fpjalmi
Ngjarjet e së shtunës
Gjyqtarë e futbollistë
përfunduan në spital
Në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, mes Butrintit dhe
Memaliajt, e luajtur të shtunën në Delvinë, arbitrat janë
rrahur. Në pjesën e dytë është goditur edhe portieri i Memaliajt,
Ervin Merdani, si dhe gjyqtarët Shkëlqim Balliu e
Rifat Daja. Futbollisti dhe dy arbitrat janë dërguar me
urgjencë në spitalin e Delvinës, pasi kanë qenë në gjendje
kritike për jetën. Por ndërkaq, edhe arbitri Mentor Sopjani
ka rrezikuar seriozisht jetën të shtunën në ndeshjen Tërbuni-
Kastrioti. Ai është dhunuar fizikisht nga tifozët e
skuadrës pukjane dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Arbitri lushnjar ka mbërritur në spitalin e Pukës në
gjendje të rëndë dhe aty i është dhënë menjëherë ndihma
mjekësore. Pas vetëm dy orësh nën kujdesin e mjekëve,
këta të fundit deklaruan se ai ishte jashtë rrezikut për jetën.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 03:54
by fpjalmi
Ndihmësi i Hanit zhgënjehet nga bardheblutë
Vim Surbier, zv/trajneri i
Kombëtares shqiptare, ka
mbetur i zhgënjyer nga loja e
futbollistëve të Tiranës, në
takimin e djeshëm Lushnja-
Tirana 0-0. Ai ishte i dërguari
Ari Hanit për të parë nga afër
disa nga lojtarët bardheblu që
janë pjesë e përfaqësueses,
por burime pranë stafit kuqezi
bënë të ditur se tekniku
holandez ka mbetur jo fort i
kënaqur nga loja e tyre. Surbier
është skandalizuar edhe
nga gjendja e fushës së Lushnjës,
teksa ka parë që tapeti i
gjelbër ka qenë në kushte
mjerane. Trajneri, i cili është
akomoduar në Durrës, ka inspektuar
edhe fushën e
Kavajës dhe atë të Durrësit.
Në këto dy stadiume do të
stërviten kuqezinjtë gjatë
grumbullimit para ndeshjes
me Hungarinë. Surbier ka
shprehur rezerva për gjendjen
e fushës së Besës, pasi
sipas tij terreni nuk ishte
aspak i përshtatshëm. Asistenti
i Ari Hanit do të kthehet
sot në Holandë dhe do
t’i raportojë trajnerit të parë,
për gjendjen e futbollistëve
dhe të ambienteve sportive.
Pas dhjetë ditësh, pritet që në
Tiranë të vijë edhe trajneri i
Kombëtares, Ari Han, i cili
do të shohë nga afër disa
lojtarë të kampionatit shqiptar.
Holandezi e ka cilësuar
sfidën me Hungarinë si
mundësinë e vetme për të korrigjuar
barazimin e turpshëm
me Maltën.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 03:56
by fpjalmi
o subier.

nik ke pse me met i zhgenjyer nga lojtaret e tiranes sepse ata kan fitu me milanin.a e harrove a? :lol: :lol: :lol: :lol:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 03:57
by fpjalmi
Babë e bir, sherr me thika e pistoleta
Një tragjedi mund të kishte ndodhur nëse policia e
Elbasanit nuk do të kishte ndërhyrë në kohë. Gjithçka
është zhvilluar dje, rreth 50 metra larg tifozëve të Partizanit
dhe po aq larg stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”.
Protagonistë kanë qenë një i ri rreth 35 vjeç, që ka nxjerrë
një pistoletë dhe një fëmijë i vogël rreth 15 vjeç, i cili
ka nxjerrë thikë. Në këto momente, një grup njerëzish
kanë nisur të vrapojnë dhe t’i largohen vendit të sherrit,
aq sa ata që ndodheshin më në afërsi të këtyre dy
personave janë shtrirë në tokë. Të gjithë kanë kujtuar
se personi që mbante pistoletën në dorë ishte i pirë
dhe mund të qëllonte pa e kontrolluar armën. Por më
pas kanë ndërhyrë forca të shumta policie, të cilat i
kanë bllokuar të dy dhe i kanë shoqëruar në ambientet
e komisariatit të policisë së Elbasanit. Ndërkohë,
policia ka bërë të ditur se dy protagonistët e këtij sherri
ishin babë e bir, të cilët kishin dalë nga stadiumi.
Shkaku i futjes në konflikt ishte fakti që 35-vjeçari, në
gjendje të dehur, kishte tentuar të rrihte fëmijën e tij.
Gjithashtu, policia ka deklaruar zyrtarisht se arma që
burri mbante në dorë ka qenë lodër. Pavarësisht kësaj,
ky moment ka krijuar panik te të gjithë dëshmitarët e
kësaj ngjarjeje, apo edhe te tifozët që kanë qenë jashtë
stadiumit pas ndeshjes. A. Kozaria

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 05:07
by fpjalmi
Në gjirin e bardhebluve po merr formë ideja e kthimit të ish-trajnerit
Thashethemet afrojnë Josën me Tiranën


Fërkimet e trajnerit Kola me drejtuesit ditë më parë ka sjellë
dhe hamendësime të ndryshme në kampin bardheblu, ku
qarkullojnë që tani zërat se ish-trajneri Mirel Josa ndodhet
dhe një herë në pole për të rimarrë ekipin në komandën e tij.
Në të vërtetë Josa mund të vijë fillimisht si një zëvendësues, aq
më shumë që me Kolën kanë pasur raporte të shkëlqyera qoftë
si lojtarë e qoftë si drejtues disa sezone më parë, por nuk përjashtohet
në të njëjtën kohë që tekniku të marrë sërish në dorë
frenat e ekipit. Josa e ka drejtuar edhe më parë Tiranën dhe e
ka nxjerrë madje atë dhe kampione të vendit. Për herë të fundit,
ai e drejtoi atë në sezonin 2006-2007, së bashku me teknikun
aktual Agustin Kola, asokohe zv/trajner. Josa u largua
pas barazimit të shumëpërfolur 2:2 ndaj Shkumbinit në javën
e 11 të sezonit të sipërpërmendur dhe punën e tij në krye të
grupit e vazhdoi ish-sekretari Shkëlqim Muça, që e nxori Tiranën
kampione në fund të sezonit. Josa ka lënë vazhdimisht
përshtypje të mira në radhët e bardhebluve dhe në tërësi
lojtarët e kanë dashur. Thashethemet e ditëve të fundit që
po qarkullojnë në kampin bardheblu mund të bëhen realitet
brenda pak javësh. Një lëvizje e tillë mund të përshpejtohet
nisur dhe nga fakti se prej disa javësh Josa nuk drejton asnjë
ekip. Para një muaji ai dha dorëheqjen nga drejtimi i Elbasanit.
Në karrierën e tij ka drejtuar shumë skuadra, si
Tiranën, Lushnjën, Skënderbeun, Vllazninë dhe Elbasanin

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 05:09
by fpjalmi
Elbasani/ Kapiteni Ahmataj: Mendjen te Kupa, mbijetesa s’na shqetëson
“Nuk rrezikojmë rënien”
Skuadra renditet në zonën e ftohtë, por lojtarët s’i druhen inferiores


Duhej humbja me
Partizanin në
“Ruzhdi Bizhuta”
që ekipit të Elbasanit t’i
vinin mend në vend, sepse
të gjithë lojtarët tashmë janë
duke menduar seriozisht se
çfarë kanë humbur e kanë
gatuar deri tani. Dhe si
shpëtim po kërkohet të gjendet
moduli që duhet të përdorin
për të realizuar objektivat
e këtij sezoni. Objektivi
i parë dhe normalisht kryesor
është Kupa e Shqipërisë,
ndërsa i dyti është mbijetesa
për të cilën verdheblutë deri
përpara ndeshjes me Partizanin,
të cilën e humbën, as që e
kishin menduar. Mirëpo tani
që gjërat kanë shkuar ashtu
siç nuk i kishte menduar
kush, elbasanasit kërkojnë të
zgjohen nga gjumi e të synojnë
së pari mbijetesën në Kategorinë
Superiore. Një objektiv
ky, që jo vetëm do punë për
ta realizuar, por kërkon sidomos
harmoni brenda grupit,
gjë që te Elbasani vazhdon të
mungojë, madje që nga fillimi
i sezonit. Gjithsesi, e vetmja gjë
për të cilën duhet të mendojnë
tani është që në çdo takim të
japin maksimumin e tyre. Të
paktën kështu u ka thënë
edhe trajneri Sejdini lojtarëve
të tij në dy seancat e fundit
që kanë zhvilluar. Ndërkaq,
nëse do bënim një krahasim
të Elbasanit në Kupë dhe Elbasanit
në kampionat,
atëherë do të vërenim se janë
dy skuadra krejt të ndryshme,
ndonëse përbëhen
nga po të njëjtët futbollistë.
Duke parë pozicionin e tyre
aspak të mirë në kampionat,
elbasanasit janë përqendruar
totalisht tek Kupa e Shqipërisë,
sepse synojnë ta fitojnë
atë. Megjithatë, kjo nuk
e justifikon aspak lojën e
dobët dhe rezultatet negative
të regjistruara në javët e
fundit të kampionatit. Në
lidhje me ecurinë negative
në ndeshjen e fundit, të
gjithë lojtarët ndihen fajtorë.
Prapëseprapë kapiteni Juljan
Ahmataj shprehet se situata
në të cilën ndodhet Elbasani
nuk është aq e vështirë
sa flitet. “Është e vërtetë
që ndodhemi në një pozicion
aspak komod, por kjo
nuk do të thotë se gjithçka
ka marrë fund. Kanë mbetur
akoma edhe 11 javë për t’u
luajtur, çka nënkupton se
Elbasani jo vetëm që ka
mundësi të ringjitet, por, sipas
meje, edhe të pozicionohet
në gjashtë skuadrat e
para. Në këtë sezon ne
vërtetë jemi përqendruar totalisht
tek Kupa, për shkak
të renditjes jo të mirë në Superiore,
megjithatë nuk kemi
ndërmend ta lëmë pas dore
kampionatin”, shprehet
Ahmataj. Të njëjtin mendim
me kapitenin verdheblu
ndajnë edhe futbollistët e
tjerë të ekipit, të cilët shprehen
të sigurt në realizimin e
objektivave për këtë sezon.
Kjo, pasi besojnë tek forca e
tyre dhe tek eksperienca e
gjatë dhe e suksesshme që
kanë me ekipet e tjera të futbollit
shqiptar. Pavarësisht
optimizmit, kambanat e
alarmit për Elbasanin kanë
nisur të bien. Por e rëndësishme
është që lojtarët më
në fund i kanë dëgjuar dhe
janë gati të reflektojnë në të
mirë të Elbasanit, fanellës
dhe realizmit të objektivave
për këtë sezon.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 05:10
by fpjalmi
Nga FSHF-ja, presidenti ka marrë 16.000 euro, por nuk i ka shpërndarë për skuadrën
Xhani ‘i zhdukur’, lëshon sinjale nga larg



Ecuria e jashtëzakonshme
e Partizanit në këtë
fillim të vitit 2009 ka
kënaqur edhe presidentin
Albert Xhani, megjithëse
vazhdon të qëndrojë i distancuar
nga skuadra. Kreu i
klubit, megjithëse vetëm
përmes telefonit, mësohet se
vazhdon të lëshojë sinjale
optimizmi në drejtim të të
kuqve. Madje vazhdon të
bëjë premtime se mund të
ketë edhe ndonjë shpërblim
të shpejtë për këto suksese të
njëpasnjëshme që po arrihen
në kampionat. Megjithatë,
për momentin, si zakonisht
janë thjesht në trajtën e premtimeve,
të cilët për t’u
konkretizuar duan kohë, kur
bëhet fjalë për dikë si Albert
Xhani. Nga njerëz afër tij
mësohet se është ende dukur
punuar për të siguruar një
shumë të konsiderueshme,
për t’ia dhënë skuadrës në
formën e premios. Mirëpo,
nga burime pranë Federatës
bëhet e ditur se presidenti ka
marrë edhe 16.000 euro në
formë shpërblimi, por që
mesa duket s’ka denjuar t’i
shpërndajë për skuadrën.
Duke vazhduar të japë ende
përshtypjen se nuk është në
një situatë të mirë financiare
dhe se po mundohet të akumulojë
një kapital për të shlyer
detyrimet ndaj lojtarëve.
Por fare mirë, ato 16 mijë euro
mund t’i kishin për t’i dhënë
një copë të atyre shumve që u
ka borxh lojtarëve.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 05:16
by fpjalmi
Tirana, Vllaznia dhe Dinamo, tre sulme për një titull


Speciale e "Sport Ekspres" :Tirana, Vllaznia dhe Dinamo parë nga pikëpamja ofensive. Tre treshe interesante





Futbolli është sigurisht një sport ku gjëja më e rëndësishme është të shënosh. Më mirë se kushdo, në Shqipëri këtë e dinë tre skuadrat kryesuese. Tirana, Vllaznia dhe Dinamo besojnë realisht se forca më e madhe që kanë, është piëkrisht pjesa ofensive. Në secilën skuadër, në këtë repart luajnë nga tre futbollistë, të gjithë të denjë për të dalë kampionë.

Tirana – Rikthimi i Devi Mukës e ka detyruar trajnerin Kola që të provojë një skemë sulmuese me tre futbollistë. Sigurisht që kjo i shkon përshtat Kolës. Si ish-sulmues race ai i beson më shumë filozofisë ofensive se sa asaj mbrojtëse. “Ndonjëherë edhe mund të pësosh. Që të jesh i qetë duhet të shënosh”. Teoria e Kolës e detyron këtë të fundit që në vijën e parë të rreshtojë përgjithësisht Mukën, Xhafaj dhe Memellin. Nuk është e lehtë për ti bërë të funksionojnë. Mbi të gjitha, sepse Xhafaj dhe Memelli konsiderohen si pyka të vërteta. Pavarësisht asaj që duket nga jashtë, treshja ka gjetur një farë ekuilibri. Xhafaj është “më i interesuar” të niset nga krahët në drejtim të zonës, ndërkohë që Mellim punon shumë me shpinë nga porta. Muka sigurisht që ka detyrën më të vështirë. Përveç se duhet të shërbejë, ai është i imponuar të punojë edhe në fazën mbrojtëse dhe gjithashtu edhe të shohë portën. Një numër 10 klasik.

Vllanzia – Një treshe, e cila duhet ende kohë të marrë një formatim ekzakt është ajo e Vllaznisë. Jo sepse nuk ka kualitete, por sepse ka vetëm një muaj që është në “valle”. Ardhja e Sukajt e ka detyruar Sinanin dhe Boadunë të ndryshojnë pak nga stili i tyre i lojës. Diku ka funksionuar e diku jo. Megjithatë, nga pikëpamja cilësore janë tre futbollistë që do ti kishte dashur kushdo në ekip. Sinani njihet për eksperiencën dhe për golat e shumtë në kampionatin shqiptar, Sukaj është një talent që ka një forcë dhe një shpërthim impresionues, ndërkohë që Boadu është ndër të paktët e huaj që kanë ardhur këto vitet e fundit në kampionatin shqiptar dhe që ka gjetur respektin absolut të opinionit.

Dinamo – Kjo mund të quhet një treshe rinore. Trajneri Muça mes meritave më të mëdha te kjo Dinamo e re, ka edhe këtë. Pas një muaji “eksperimentesh” duke i alternuar Bakajn dhe Plakun, dhe duke mbajtur të fiksuar Sefën në vijën e parë, Muça ka gjetur ekuilibrin e nevojshëm. Dianmo e tij tani luan me tre vetë në vijën e parë. Ky mund të quhet një tridhëmbësh klasik. Plaku dhe Bakaj alternohen mrië mbrapa, ndërkohë që Sefa shërbehet më shumë. Dhe po shënon më shumë. Mund të jetë e nxituar, por hija e Pero Pejiçit që ishte përcaktues vitin e shkuar duket se tashmë është harruar.



--------------------------------------------------------------------------------

Sulmet për kampionat

--------------------------------------------------------------------------------

Këtu Tirana

Avantazhet

Eksperienca dhe forca në sulm. Memelli është një lojtar shumë potent, ndërkohë që Xhafaj sakrifikohet shumë. Nga mbrapa kanë një Mukë, i cili në një ditë të mirë shkakton përshtjellim.

Disavantazhet

Shpesh sulmi bie në nervozizëm. Humbin shumë raste nëse nuk i zgjidhin ndeshjet në 45 minutat e para. Duket sikur janë të ndarë nga psesa tjetër e ekipit.


--------------------------------------------------------------------------------
Këtu Vllaznia

Avantazhet

Sukaj dhe Sinani janë të frikshëm përsa i përket kualitetit. Në çdo moment mund të “shpikin” diçka. Boadu gjithashtu i ndihmon pasi luan në të dy krahët.

Disavantazhet

Kanë vetëm një muaj që luajnë bashkë dhe sigurisht që duan kohën e tyre për tu ambjentuar me njëri-tjetrin. Sinani dhe Sukaj ndoshta duhet të sakrifikohen më shumë nëpër krahë nëse duan që mos kenë përplasje në zonë.



--------------------------------------------------------------------------------

Këtu Dinamo

Avantazhet

Të rinj dhe tërë enregji. Sefa, Plaku dhe Bakaj janë në një moshë mesatare 23 vjeç, dhe sigurisht që kërkojnë të afirmohen sa më shumë. Plaku dhe Bakaj janë gjysëm sulmues dhe kjo e ndihmon skuadrën në ruajtjen e ekuilibrave.

Disavantazhet

Ndoshta vetëm mungesa e eksperiencës. Duhet parë kjo treshe në ndeshje të mëdha se si do të reagojë. Gjithashtu, e habitshme është përgjegjësia e madhe që po merr Sefa në sulm.



--------------------------------------------------------------------------------

Rivalët, flasim pak për njëri-tjetrin

Xhafaj: Kam frikë Sinanin,por ne më të konsoliduar

Daniel Xhafaj, sulmues i skuadrës së Tiranës mendon se skuadra e tij ka sulmin më të mirë. “Kemi gjithë edicionin që luajmë bashkë, dhe nuk kemi pasur asnjëherë probleme harmonizimi. Ka pasur raste kur kemi qëndruar edhe në stol për të mirën e skuadrës dhe nuk kemi bërë fjalë. Rikthimi i Mukës na ka ndihmuar shumë. Jemi më argëtues aty përpara. Kemi provuar shumë në këto tre ndeshje të shënojmë, por goli ndonjëherë është edhe çështje fati. Mendoj se avantazhi kryesor i yni është fakti që kemi një skuadër solide mbrapa dhe mendojmë vetëm për sulmin. Vllaznia dhe Dinamo janë ekipe me sulmet më të mira. Më pëlqen që Vllaznia të mos ketë Sinanin ndërsa Dinamos do ti hiqja Plakun”.


Sukaj: Askush nuk bën dot aq mirë sa ne në Shkodër

Xhevahir Sukaj është i bindur se sidomos ai dhe Sinani janë dyshja ideale për Vllazninë. “Sulmuesit e Tiranës dhe Dinamos janë shumë të mirë, por në Shkodër them se sdo bënin dot aq mirë sa ne. Ne jemi shkodranë dhe në këtë pikë e njohim mirë mentalitetin. Përgjithësisht te ne, golat i shënon sulmi dhe kjo tregon forcat reale. Pastaj ne kemi një mesfushë shumë të mirë që na ndihmon shumë dhe nuk na lë që të punojmë shumë në fazën mbrojtëse. Kështu jemi më të përqëndruar dhe në rastet e para që na krijohen, ne arrijmë të bëjmë gola. Nuk është se kam zili ndonjë nga Tirana apo Dinamo. Nëse do më duhet të zgjidhja atë që do ti hiqja këtyre skuadrave, padyshim Mukën Tiranës, dhe Bakajn Dinamos. Dinamo ndihet qartë që është favorizuar shumë më Bakaj”.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 05:17
by fpjalmi
Viti 2009, Partizani e Shkumbini më të mirët


Partizani e Shkumbini, me 12 pikë të grumbulluara në pesë javët e zhvilluara në vitin 2009 (18-22), janë dy skuadrat më të mira të momentit, duke lënë pas në renditjen specifike virtuale dy kryesuesit aktualë të Kategorisë Superiore, Tiranën e Vllazninë.





Partizani e Shkumbini, me 12 pikë të grumbulluara në pesë javët e zhvilluara në vitin 2009 (18-22), janë dy skuadrat më të mira të momentit, duke lënë pas në renditjen specifike virtuale dy kryesuesit aktualë të Kategorisë Superiore, Tiranën e Vllazninë.

Por, nëse “rritja” e Shkumbinit, nuk ndihet shumë mediatikisht, ajo e Partizanit, edhe për shkak të situatës financiare që po kalon skuadra e kuqe, ripërmasohet me një imazh fitimtari sa të teknikut Shpëtim Duro ashtu dhe të grupit të lojtarëve. Partizani është edhe skuadra e fitoreve në transfertë: 2 të tilla, ndaj Bylisit e Elbasanit.

Nëse në 17 javët e para të sezonit 2007-2008 (ato të vitit 2008) Partizani kishte fituar vetëm 2 takime, në pesë ndeshjet e këtij viti ka fituar dyfishin: 4. Shkumbini këtë tregues e ka nga 6 fitore në pjesën e parë të sezonit, tani ndodhet në kuotën 10-të fitoreve.

Ia vlen të theksojmë se “derbin” midis dy skuadrave më të mira të vitit 2009, Shkumbini-Partizani, u fitua 1-0 nga peqinasit në javën e 20-të. Në ndeshjet e fundit, ato të javës së 22-të,m Shkumbini me Flamurtarin në shtëpi, ndërsa Partizani fitoi me Elbasanin në transfertë.

Duke parë ecurinë e ekipeve në pesë javët e para, Vllaznia ka humbur 4 pikë në raport me Tiranën (më të cilën bashkëkryeson me nga 41 pikë), dhe 8 pikë nga 15 të mundshmet. 2 fitore, 1 barazim, 2 humbje është bilanci i shkodranëve, ku spikat humbja 4-0 me Teutën. Pasoja: vetëlargimi i trajnerit Agim Canaj dhe zëvendësimi i tij me malaziasin Dervish Haxhiosmanoviç.

Tirana e vendit të parë, në pesë javët e para të këtij viti grumbulloi 11 pikë, duke rikuperuar ndjeshëm në raport me Vllazninë. Por edhe pse fitoi bujshëm ndaj Dinamos (4-2) menjëherë pas kthimit nga Antalia e Turqisë, në dy javët e fundit nuk ka mundur të shkojë më shumë se barazimi pa gola ndaj Elbasanit e Lushnjës.

Dinamo, aktualisht në drejtimin e Shkëlqim Muçës është në superformë, tri fitore rresht dhe 10 gola të shënuar. Por, në dy javët e para të këtij viti, nën drejtimin e kroatit Zlatko Daliç humbi dy derbit e kryeqytetit: 2-4 me Tiranën (java 18) dhe 1-0 me Partizanin (1-0, java 19). Daliç u largua përmes lotësh. Muça, tri herë kampion si trajner, e ka çuar Dinamon tri pikë larg dyshes kryesuese.

Besa, që e mbylli pjesën e parë të sezonit me 28 pikë në 17 ndeshje, ka mundur të grumbullojë vetëm 4 pikë në 5 ndeshje. Kjo i kushtoi edhe dorëhëqjen ish-trajnerit Ilir Daja, menjëherë pas humbjeve me Tiranën (1-3) e Partizanin (1-0).

Elbasani shpenzoi shuma të mëdha në merkato, duke rekrutuar 7 lojtarë me emër. Asnjë impakt pozitiv. Në pesë javët e para, pesë pikë. Në llogaritë e verdhebluve mungojnë plot 10 pikë. Efekti: shkarkimi i Mirel Josës pas humbjes me Lushnjën (java 19). Pasuesi i tij Faruk Sejdini në tri javët e drejtuar prej tij ka grumbulluar vetëm 2 pikë.

Flamurtari është skuadra më e varfër në rezultate: vetëm 2 pikë në pesë ndeshje, ose 2 pikë nga 15 të mundshmet (30 për qind të pikëve). Pasoja: shkarkimi i Edmond Liçajt dhe zëvendësimi i tij me Eqerem Memushin. Gjithsesi, vlonjatët janë skuadra e vetme, që nuk ka mundur të fitojë një takim në pesë ndeshjet e para të vitin 2009.

--------------------------------------------------------------------------------
TRAJNERËT

--------------------------------------------------------------------------------

MË TË MIRËT
Shpëtim Duro (Partizani) :5 ndeshje, 12 pikë
Gugash Magani (Shkumbini) :5 ndeshje, 12 pikë

MË TË KËQINJTË
Zlatko Daliç (Dinamo) :2 ndeshje, 0 pikë
Ilir Daja (Besa) :4 ndeshje, 1 pikë
Edmond Liçaj (Flamurtari) :2 ndeshje, 1 pikë
Mirel Josa (Elbasani) :2 ndeshje, 3 pikë
Agim Canaj (Vllaznia) :5 ndeshje, 7 pikë

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 05:20
by fpjalmi
Skandali: Ministri i sporteve, Ylli Pango, punë në këmbim të krevatit


Autori: editor
Data: 04/03/2009
Version Print
I shumëpërfolur dhe i shumëkritikuar për punën e tij në krye të MTKRS-së, vecanërisht për cka ka bërë për sportin shqiptar, ministri i shkarkuar nga detyra, Ylli Pango, për ngacmime seksuale, është nxjerrë “lakuriq”, me tërë bastarditetin e tij, duke i kërkuar krevatin një vajze, në këmbim të punës. Gjithcka është sjellë në ekranin e televizionit nga emisioni “Fiks Fare”, ku tregohet qartë se si abuzoi Pango me detyrën. Emisioni investigativ në fjalë ka denoncuar në puntatën e sotme se si një anëtar i Këshillit të Ministrave, konkretisht ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango ka abuzuar me detyrën e tij. Përmes kamerave të fshehta, “Fiks Fare” ka treguar se si ministri ka tentuar të përfitojë seksualisht nga një vajzë e re që kërkonte të fillonte punë në MTKRS. Gjatë takimit në shtëpine e Pangos, ku e reja duhet të dorëzonte dokumentat, ministri Pango ka tentuar të abuzojë me të. “Kur femra është e guximshme, të gjitha rregullohen. Varet sa guxim ka. Ti mund të hysh tek panairet e turizmit dhe mund të dalësh me rroba banjoje. Për këtë unë kam qejf të shoh ekspozenë tënde”, - i ka thënë Pango vajzës që kërkonte punë, brenda në shtëpinë e tij. Madje, ministri ka tentuar t’i heqë vajzës edhe këmishën që kishte veshur, pavarësisht kundërshtimeve të saj. “Ti do ta heqësh për të tjerë, si të mos e heqësh për mua? Po nuk u mësove me mua i bie që…”, - ka ngulur këmbë Pango.

Në këmbim të favoreve seksuale, ministri i ka premtuar vendin e punës vajzës. “Ti do të jesh pranë meje në panaire dhe do të kesh rrogë të mirë”, - është shprehur Pango.

Menjëherë sapo janë publikuar pamjet shokuese të emisionit “Fiks Fare”, që sa hap e mbyll sytë kanë bërë xhiron e të gjitha televizioneve shqiptare, por edhe përtej kufijve, kryeministri Berisha ka firmosur shkarkimin e tij. Zyra e marrëdhënieve me publikun pranë Kryeministrisë ka bërë publike komunikatën për shtyp të zëdhënëses së kryeministrit Sali Berisha në lidhje me shkarkimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Prof. Ylli Pango, pas disa pamjeve të abuzimit të tij me detyrën. “Keministri Berisha ka komunikuar me Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango dhe i komunikoi atij se episodi i paraqitur në media është i papranueshëm në moralin dhe standardet e qeverisë që ai drejton dhe kryeministri Berisha ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”, thuhet në komunikatën për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

“Zoti Pango lidhur me këtë cështje i tha kryeministrit Berisha se kemi të bëjmë me një montaturë të mirëfilltë të medias”, thuhet në komunikatë.

“Kryeministri Berisha u shpreh se ky pozicion i Zotit Pango nuk mund të sqarohet dhe saktësohet duke mbajtur postin e ministrit”, sqaron më tej zyra për shtyp e Kryeministrisë.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 05:22
by fpjalmi
Mund ta quani një nëndetëse blu
5 Mars Tirana e Vllaznia kanë filluar të kenë frikë nga kjo Dinamo



Trajneri Mcuca nuk është një tip modest. Të hënën në mbrëmje në panelin e “Procesit Sportiv” të Top Channel, këtë rradhë jo si opinionist, por si trajner i Dinamos tha hapur: “A do të më besonte njeri mua nëse them që skuadra ime nuk është për titull”. Me vetëm tri pikë larg dhe me një formë shumë të mirë të shfaqur gjatë kësaj kohe të gjithë kanë të drejtë ta konsiderojnë “nëndetësen” si një të tillë. E megjithatë Muça shpëtoi të frenojë entuziamzmin: “Duhet të kemi parasysh që diferencat janë kaq të vogla sa dhe një humbje nuk mund ta zhvlerësojnë edhe pesë fitore. Çdo ndeshje duhet marrë me rradhë, asnjë ndeshje nuk është një finale, por të gjitha në llojin e tyre janë të tilla”.

Në të njëjtën studio, Migen Memelli e tha hapur simpatinë që ka për futbollin e Dinamos. E megjithatë gjen vend edhe për batuta. “Kur shoh mënyrën se si luan Dinamo dhe si po fiton, mund të më krijohet një makth, por kur shoh pastaj se në ndeshjet direkte jemi superiorë, qetësohem”. Megjithatë, Memelli, Tirana dhe Vllaznia duhet të vazhdojnë të jenë të shqetësuara. Ndeshjet direkte të së shkuarës tani vlejnë pak. Aq më shumë që ndeshjet direkt të së ardhmes do të jenë në dy javë para fundit. Dinamo me këto ritme mund të bëhet vërtet një skuadër interesante. Muçës dhe kampit blu i shkon për shtat fakti se shumë pak i merr seriozisht. Të gjithë janë të përqëndruar në duelin Tirana-Vllaznia madje kanë filluar të prenotojnë edhe biletat e finales së famshme së fund kampionatit, por harrojnë se rezultati i asaj finaleje mund të nxjerrë në mënyrë ironike edhe Dinamon kampione.

Avantazhi kryesor që ka Dinamo është që edhe skuadrat rivale nuk kanë një devotshmëri të madhe kur luajnë kundër tyre se sa kur luajnë kundër Tiranës dhe Vllaznisë. E qetë dhe pa bujë, por me të gjithë elementët për ta arritur vendin e parë, megjithëse tri pikë larg kësaj, Dinamos shumë kush duhet ti ruhet. Tirana dhe Vllaznia nuk ka sesi të bëjnë vetëm llogaritë e veta, por edhe të skuadrës që gjendet poshtë tyre.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 14:04
by Skodrinon
Sinani e Sukaj kan vetem nji muj qe lozin bashke? Ca thot ky mar...

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 16:30
by shv13
ahahah po a se din se kur e con brrylin ma shume se duhet e sidomos kur i perzin fillon e shkrun fjale te urta a?

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 23:17
by REINIS
Presidenti i ekipit verdheblu, Arben Laze, garanton mbështetje, pavarësisht se ku ndodhet

Arrestimi i presidentit të Elbasanit, Arben Laze, ishte një nga ngjarjet më të bujshme të futbollit shqiptar gjatë vitit të kaluar. Nisur nga emri që ai kishte në ambientin sportiv shqiptar, ngjarja bëri një bujë shumë të madhe. Për Elbasanin ky ishte një lajm i keq, sepse bëhej fjalë për një njeri që e dërgoi skuadrën verdheblu në majën e futbollit shqiptar. Ndalimi i tij nuk pati pasoja shumë të mëdha në aspektin ekonomik, por duhet thënë që në menaxhimin e skuadrës, mungesa e tij në drejtim i ka dhënë efektet e veta. Në një intervistë për “Sportin shqiptar”, Laze flet për mënyrën se si po e përjeton gjithçka ka ndodhur, duke dhënë edhe mendime për ecurinë e Elbasanit.

Si i keni përjetuar këtë ngjarje që ka rënduar shumë mbi ju?

- Normalisht e kam përjetuar shumë keq. Për pozicionin që kam pasur në krye të futbollit elbasanas, besoj se me emrin dhe figurën, direkt apo indirekt është abuzuar shumë. Sidoqoftë, kam bindjen se çdo gjë do të shkojë në vendin e vet dhe koha do ta tregojë se cili është Arben Laze.

Kjo do të thonë se gjithçka ja keni lënë kohës, apo besoni ende te vënia në vend e drejtësisë?
- Nuk e vë në diskutim që drejtësia do të vihet në vend dhe për këtë unë besoj shumë te sistemi i drejtësisë që po merret me këtë çështje. Eshtë absurde të mendoj të kundërtën, për këtë po ju jap një shembull paralel. Edhe presidenti Obama ka një vëlla i cili është dënuar për trafik droge, por kjo nuk do të thotë që edhe Obama duhet të vuajë për atë që ka bërë vëllai i tij. Në rastin konkret unë jam shumë i pastër dhe nuk mund të vuaj problemet e vëllait tim.

A mund të na thoni se si i keni pritur reagimet e opinionit sportiv shqiptar?

- Shpreh keqardhje të mëdha për disa drejtues apo funksionarë të sportit në vendin tonë, të cilët nuk kanë asnjë të drejtë të përbaltin atë që unë kam bërë për futbollin elbasanas dhe shqiptar në tërsi, gjatë viteve që kam qenë në krye të klubit “Elbasani”. Madje do ta shihni që do ta vazhdoj të jap më të mirën sërish për futbollin shqiptar.

Tifozëria elbasanase nuk e ka harruar thuajse në asnjë stadium emrin tuaj…?

- Më lejoni që të bëj një përshëndetje të madhe për ta, duke vlerësuar respektin që ato kanë treguar ndaj figurës sime. U premtoj atyre se do t’ju siguroj një tjetër titull, edhe sikur të vdes në burg. Falënderoj gjithashtu drejtuesit e sportit në Elbasan, mes të cilëve kryetarin e bashkisë, Qazim Sejdini dhe të gjithë drejtuesit e tjerë të ekipit.

E ke ndjekur ecurinë e skuadrës?

- Jam njohur me gjithçka, sepse lexoj shpesh gazetën tuaj dhe mediat e tjera. Nuk lë asgjë pa parë nga mediat vizive nga bota e futbollit. Kuptohet, është e vështirë ta ndjek situatën, por mua nuk më kanë munguar edhe kontaktet e shumta me drejtuesit e ekipit, që vijnë të më takojnë këtu në qeli.

Çfarë roli luan aktualisht familja juaj në ekipin e Elbasanit?

- Kontributi është moral dhe për këtë më ndihmon vëllai tjetër i imi, Iliri, i cili më informon për gjithçka që ndodh në ekip. Shkon në stërvitjet e ekipit dhe në takime. Por padiskutim ai që më ka zëvendësuar më shumë është djali im Xhanini, i cili tani është bërë edhe më shumë burrë dhe qëndron gjithnjë pranë skuadrës.

Pas arrestimit tuaj, skuadra pësoi shumë ndryshime në organikë…?

- Po është e vërtetë dhe kjo është meritë edhe e dy donatorëve të tjerë. Të jeni të bindur se planet për të marrë një pjesë të këtyre lojtarëve ishin bërë me kohë dhe ata do të vinin me çfarëdolloj kushti. Merkato ishte e mirë, por unë mendoj se donatorët kanë bërë një gabim. Nga ekipi duhet të ishin larguar edhe të paktën 4 ose 5 lojtarë, jo më shumë për cilësitë e tyre, sesa për faktin se skuadra ka një mbipopullim të madh dhe kjo sjell shumë probleme të tjera.

Në skuadër kanë filluar të flasin për mbijetesën?

- Nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë. Elbasani nuk është ekip i tillë dhe unë mendoj se do të jetë një shaka e madhe të flitet për këtë gjë. Besoj se kupa duhet të jetë një objektiv i arritshëm dhe unë do të jap të gjithë ndihmën time nga këtu ku jam.

- Nëse nesër do të linit qelinë, çfarë raportesh do të kishit me futbollin?

- Edhe sikur një fije jetë të kem, gjëja e parë që do të bëja është ta lidhja këtë me futbollin. Unë nuk jetoj dot pa futbllin dhe pa ngjyrat e skuadrës sime të zemrës, Elbasanin. Gjaku im është verdheblu, ashtu si mijëra tifozësh elbasanas.

Laze flet për largimin e Josës

“Më vjen keq, sepse Mireli ishte nje njeri shumë i mirë dhe trajner i zoti. Ndoshta ishte koha për ndryshim edhe në këtë drejtim, por sido që të jetë puna, Mirel Josa mbetet një mik i Elbasanit dhe i imi, sepse më ka vizituar shpesh më përpara, por edhe tani.”

Pengu i presidentit, Kupa e Shqipërisë

“Detyrimi im ndaj tifozëve verdheblu është gjëja që më ka mbetur më shumë peng. Kam pasur ëndërr që t’i jap një kupë shqipërie Elbasanit, por tani premtoj se, do të tentoj edhe një herë tjetër që kjo skuadër me të cilën kam lidhur jetën, të shpallet sërish kampione, pa harruar kupën”, ka thënë ndër të tjera presidenti Laze.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Thu, 05 Mar 2009 , 23:18
by REINIS
E qiti kaptinen ka p... arushes ky e?

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Fri, 06 Mar 2009 , 02:50
by fpjalmi
përjashtim nga
aktivitetet
futbollistike dhe
zbritjen në një
kategori më
poshtë. Ky ishte
vendimi i
Disiplinës për
Tërbunin dhe
Butrintin, pas
incidenteve të
ndodhura të
shtunën e kaluar
ku u dhunuan
futbollistë dhe
gjyqtarë.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Fri, 06 Mar 2009 , 02:50
by fpjalmi
Ndëshkime për gjyqtarët
Numri 2 i federatës ka pohuar se shpeshherë edhe
gjyqtarët shqiptarë bëjnë gafa trashanike. Megjithatë, ai
ka dashur të saktësojë, se ata nuk kanë mbetur pa u
ndëshkuar. “Penalizimet ndaj tyre nuk mund të publikohen,
pasi ky është një rregull ndërkombëtar në futboll.
Megjithatë, ne kemi marrë masa shpeshherë dhe i
kemi lënë shumë ndeshje pa gjykuar. Kjo është masa e
vetme që mund të marrim ndaj tyre si FSHF. Vitin tjetër
do të ketë ndryshime në lista”, është shprehur Bici.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Fri, 06 Mar 2009 , 02:51
by fpjalmi
Koordinimi me policinë
Një qendër koordinimi e posaçme mes policisë së shtetit
dhe klubeve shqiptare për ndeshjet e futbollit që luhen
në Shqipëri do të lehtësonte shumë gjëra dhe do të jepte
më shumë siguri në stadiume. “Është një formulë që përdoret
në shumë vende të zhvilluara. Policia ka një strukturë
të posaçme, që koordinon me të gjitha klubet dhe
bën një organizim perfekt të ndeshjeve, duke eliminuar
shumë incidente, apo episode të pakëndshme. Kjo do të
na shërbente shumë”, tha Bici.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Fri, 06 Mar 2009 , 02:53
by fpjalmi
“Nëse nuk ulet dënimi, tubim para FSHF-së dhe grevë urie”
Pukjanët, gati për protesta

Drejtuesit e klubit të Tërbunit, tifozë
të kësaj skuadre dhe lojtarët,
kërcënojnë me protesta të fuqishme
kundër vendimit të Komisionit
të Disiplinës së FSHF-së,
që i dënoi me dy vjet përjashtim
nga aktivitetet futbollistike dhe
zbritje nga Kategoria Superiore.
Protestat e tyre mund të nisin që
sot, pasi janë planifikuar që drejt
kryeqytetit të udhëtojnë dy autobusë
me tifozë pukjanë, të cilët
do të protestojnë para selisë së
federatës. Ndërkaq, burime brenda
klubit, bëjnë të ditur se nëse
nuk do të ndryshohet masa e
dënimit, pra minimalisht Tërbuni
të dënohet të luajë në fushë asnjanëse,
atëherë futbollistët e
skuadrës së Kategorisë së Parë,
do të futen në grevë urie, deri sa
të plotësohen kërkesat e tyre. Dje
në mëngjes është mbledhur meurgjencë edhe këshilli bashkiak i
Pukës, që e ka konsideruar
shumë të ashpër vendimin e Disiplinorit.
Ata e kanë quajtur krejtësisht
të padrejtë vendimin, pasi
sipas tyre, shkaktari i dhunës ka
qenë gjyqtari Sopjani, që ka marrë
vendime absurde gjatë
ndeshjes me Kastriotin. Drejtuesit
e Tërbunit, minimalisht do ta
apelojnë çështjen dhe nëse nuk
do të ketë zbutje të dënimit, do të
nisin protestat masive pranë
Federatës Shqiptare të Futbollit.
Pritet gjithashtu, një reagim i ashpër
edhe nga klubi i Butrintit, që
gjithashtu është përjashtuar dy
vjet. G. Pema



sopjani

Burime pranë FSHF-së
bëjnë të ditur se do të
ketë masa ndëshkimore
ndaj gjyqtarit Mentor
Sopjani. Kjo për shkak
se krerët e federatës
kanë rezerva për
mënyrën sesi e ka
gjykuar ndeshjen në
Pukë mes Tërbunit
dhe Kastriotit.

Re: Lajme nga Liga Superiore

Posted: Fri, 06 Mar 2009 , 03:05
by fpjalmi
Vajza X: Ylli Pango na e lehtesoi punen



Ne nje interviste ne “Top Story”, 23 vjecarja qe realizoi kameren e fshehte ndaj ish ministrit Ylli Pango, e quajtur vajza x per arsye sigurie, ka rrefyer disa nga detajet e momenteve te regjistrimit te video-skandalit.
“Ashtu sikurse e tha edhe Armir Shkurti, ideja ishte e rende sepse behej fjale per nje pushtetar. Ajo qe na lehtesoi punen ishte fakti se ministri kishte tentuar edhe me vajza te tjera. I gjithe stafi ishte i bindur se sjellja e Pangos do ishte e njejte me ate te sjelljes me vajza te tjera. Nga ana jone nuk ka pasur asnje lloj provokimi. Ne cdo rast kam pasur komunikim me shefat e mi qe me kane mesuar deri diku, duke pasur parasysh pikerisht piken e provokimit”, eshte shprehur vajza x.

Ne vijim te intervistes, ajo pohoi se u ndie keq ne ato momente. “Si femer jam ndier shume keq dhe ne raste te tilla te ben te mendosh sa e veshtire eshte te jesh femer ne kete bote. Asgje me pak dhe me shume nga ajo qe eshte transmetuar nuk ndodhi. Pata frike sepse gjerat mund te shkonin me thelle dhe ne nje pike pa kthim per mua, duke pare reagimin e tij shume agresiv”, thekson gazetarja investigative e “Fiks Fare”.

Pyetjes nese mendoi qe gjithe skenarin ta linte pergjysme, ajo i eshte pergjigjur duke thene se shume here gjate realizimit te kameres se fshehte, e mendoi kete. “Mendova te lija gjiththcka, por ana profesionale me shtyu te shkoja deri ne fund. Me vjen mire qe u sherbeva githe atyre vajzave qe sapo dalin nga bankat e universitetit dhe shpesh here hasin kete si kriter per t’u punesuar”, perfundon vajza x.