Re: Legjionaret
Posted: Fri, 10 Apr 2009 , 15:00
ishalla po luan iher mandej zoti te ndihmofte
Forumi i futboll klub Vllaznia , Djepit te futbollit shqiptar
https://fkvllaznia.net/main/forum/
me qe lajmin e ka shkru telegraph e besoj se asht gazata me e besushme me lajme te verteta ne britani.vvvllaznia wrote:E bujshme, Liverpuli kërkon Lorik Canën
Trajneri Benites është tifoz i madh i tij, vlera shkon deri në 11 milion euro. Kapiteni i Marsejës është kërkuar edhe nga Reali, Bajerni dhe Evertoni
Është lojtari më i rëndësishëm shqiptar në botën e futbollit, por dhe në atë të medias shqiptare dhe ndërkombëtare. Futbollisti më i shtrenjtë në merkato dhe kapiten i njërës prej skuadrave më popullore në Francë. Me dy fjalë: Lorik Cana.
Mesfushori shqiptar dhe kapiteni i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, është një ndër më të lakmuarit e ekipeve më të mëdha të globit, atyre që kanë bërë histori në Europë. Pas një tentative të Hamburgut disa javë më parë, tashmë një ekip tjetër edhe më prestigjioz kërkon shërbimet e çmuara të tij: Liverpuli.
DOSJA E BENITESIT
Futbollisti karizmatik i Kombëtares shqiptare shikohet si zëvendësuesi i Ksabi Alonsos, ky i fundit mund të largohet gjatë verës në drejtim të Realit të Madridit apo Juventusit.
Ishin faqet e gazetave më të shitura britanike ato që dhanë lajmin e bujshëm. Sipas “Mirror”, trajneri aktual i 5-herë kampionëve të Europës, Rafael Benitez e ka vendosur Lorik Canën në prioritetin e tij.
Benitez është një tifoz i madh i ndërkombëtarit shqiptar, stili i lojës i të cilit është i njëjtë me atë të spanjollit Alonso. “Spiunët” e dërguar nga Rafa kanë përpiluar një “dosje të rëndë” ku në të ka mijëra detaje për mesfushorin luftarak e të zgjuar shqiptar.
Trajneri Benitez ka kërkuar ndihmën e Bolo Zendenit, një ish-lojtari të Liverpulit, tashmë në radhët e Olimpikut të Marsejës, për të mbledhur informacione prej tij në lidhje me karakterin dhe personalitetin e Lorikut.
Në fakt, Cana nuk është i panjohur për Rafa Benitezin, pasi Olimpiku i Marsejës është ndeshur katër herë me Liverpulin në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, madje shqiptari është më tepër që ishte dhe autori i një goli të bukur kundër Liverpulit (2008), ndërkohë që në Liverpul (2007) eklipsoi as më pak dhe as më shumë kapitenin e “Reds”-ave, Stiven Xherardin.
11 MILIONË EURO
Sipas faqes britanike, Liverpuli mund të shpenzojë deri në 11 milionë euro për të blerë kartonin e Lorik Canës nga Olimpiku i Marsejës.
Kapiteni i Marsejës gjatë deklarimeve të tij disa javë më parë kishte shprehur dukshëm interesimin e tij për kampionatin anglez, një mundësi që dëshironte ta shfrytëzonte gjatë merkatos verore të ardhshme.
Për më tepër në vendimin e Lorikut për t’u larguar mesa duket ka ndikuar edhe tërheqja e paralajmëruar nga bankina e Marsejës e Erik Geretsit, pavarësisht se Olimpiku kryeson bindshëm kampionatin francez dhe mund të fitojë titullin kampion pas më shumë se 17 vjetësh.
Largimi i belgut Gerets, një nga vlerësuesit e admiruesit e përhershëm të lojës e punës së Canës, është dhe sinjali i fortë i kërkesës së Lorikut pët të ndryshuar ambient. Cana e Gerets ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin.
LOJTAR POLIVALENT
Gazeta angleze evidentonte faktin, se që nga koha kur Cana u bashkua me Marsejësn kishte ecur shumë përpara, duke u shndërruar në një nga mesfushorët më të respektuar në Francë, ndërkohë që Liverpuli e kishte e parë në aksion atë në përplasjet midis dy ekipeve në Ligën e Kampioneve.
Marseja është në prag të një suksesi sensacional në fitimin e titullit kampion, dhe Cana ka qenë, sipas “Mirror” një nga faktorët kyç, pasi rezulton si një nga lojtarët më të përdorur.
Jehonë transferimit të mundshëm të Lorik Canës i kanë bërë të gjitha mediat ndërkombëtare, madje dhe ato spanjolle e gjermane.
Cana (25-vjeç), militon prej katër sezonesh te Olimpiku i Marsejës, madje kartoni i tij u ble nga presidenti Pape Diuf në shumën e 4 milionë eurove në vitin 2005, ndërkohë që tashmë bosi i Marsejës ka shansin të fitojë gati trefish më shumë.
Sipas faqeve franceze, Cana vlerësohet si një titullar i padiskutueshëm me përfaqësuesen e Shqipërisë (36 ndeshje, 1 gol), por ajo që bie në sy te ai është ana fizike dhe polivalenca e tij, për t’u luajtur në disa pozicione në mesfushën shkatërruese dhe në mbrojtje.
REALI E BAJERNI
Lorik Cana, një ish-futbollist i Paris Sën Zhermenit (69 ndeshje, 2 gola), i vlerësuar në shumën e 11 milionë eurove, në prill të vitit 2008 ishte edhe në shënjestrën e Realit të Madridit, por së fundi për të ishin qartësisht të interesuar edhe Evertoni në Angli e Bajerni në Gjermani, klube që shfaqën edhe interesimin për të kontaktuar me agjentët e lojtarit.
Në prill të vitit të kaluar, Reali shfaqi njëherësh interesimin si për Xhenaro Gatuzon e Milanit ashtu dhe për Lorik Canën, pasi të dy lojtarët kanë karakteristika të përbashkëta në lojë.
Aftësia e Lorik Canës për të luajtur si në zonën nga ku shkatërrohen sulmet e kundërshtarëve dhe përvoja e tij e konsiderueshme në arenën ndërkombëtare (në Ligën e Kampioneve e në Kupën UEFA) e bëjnë atë një lojtar të lakmuar nga ekipet e mëdha.
Evertoni dhe trajneri i tij Devid Mojes më shumë se njëherë e bënë publike kërkesën e tyre për të pasur shërbimet e Lorik Canës, por çështja ngeci nga pretendimet e “kripura” nga presidenti i Marsejës, Pape Diuf.
Edhe Bajerni i Munihut në nëntor të vitit të kaluar e konsideroi Canën, si pasuesin e mundshëm të holandezit Mark van Bomel (i kërkuar nga Valencia), dhe emri i Lorikut ishte midis një liste të përbërë edhe nga Simon Rolfes, Anatoli Tymoschuk dhe Miguel Veloso.
E Enjte, 30 Prill 2009
tana mediat angleze e konfirmojn lajmin
http://www.mirror.co.uk/sport/football/ ... -21319475/
http://www.telegraph.co.uk/sport/footba ... -exit.html
nuk e di a ka me ken ndonje her titullar por ishallan shkan per mu