Legjionaret

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Legjionaret

Post by GOLDIAN » Fri, 10 Apr 2009 , 15:00

ishalla po luan iher mandej zoti te ndihmofte
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Legjionaret

Post by Skodrinon » Wed, 15 Apr 2009 , 18:12

Geri Malaj, një “Lorik Cana” i ri

Geri ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Gjermani. Kjo edhe për faktin se është rritur në Spanjë, dhe ka një virtuozitet të lindur, për më tepër që skauterit vlerësojnë shumë njohuritë e mira të tij në lojën taktike


Falë emrave më të mëdhenj të futbollit shqiptar të 20 viteve të fundit, të tillë si Rudi Vata, Igli Tare, Altin Rraklli, Altin Lala, Ervin Skela, Fatmir Vata, Skerdilajd Curri, Edmond Kapllani, Besart Berisha e një duzine më të re, opinioni për vlerat dhe kualitetet e futbollistëve shqiptarë në kampionatet e niveleve të ndryshme në Gjermani është shumë pozitiv. Madje, termi “albaner” (shqiptari) – është një përcaktim që imponon respekt në ambientet e klubeve sportive, teksa dhe menaxherët e kanë më të lehtë të sjellin futbollistë shqiptarë në Gjermani.

Gjatë verës së kaluar, i fundit që mbërriti në Gjermani ishte Jahmir Hyka me një transferim goxha të shtrenjtë te Mainc 05, një nga skuadrat kandidate për t’u ngjitur në Bundesliga 1. Por, merkatoja verore e ardhshme, që përkon edhe me përgatitjet e sezonit 2009-2010, mund të çojë një tjetër talent shqiptar në Gjermani, por të rritur e edukuar në shkollën spanjolle, pikërisht të Deportivo La Korunjës.

Fjala është për Geri Malajn, mesfushorin shqiptar por me karakteristika të dukshme, për të ndërmarrë një inkursione sulmuese dhe një nga të rinjtë më të vlerësuar në rajonin e Galicisë në Spanjë. Në fakt, për 20-vjeçarin, i cili ka qenë pjesë edhe e Kombëtares shqiptare U-21 në miqësoren kundër Turqisë (2007, Elbasan), ka kohë që interesohen disa klube gjermane të Bundesligës 1 dhe asaj 2.

“Po është e vërtetë, - tha menaxheri i FIFA-s, Mario Cenolli për Albania-sport.com, - Geri ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Gjermani. Kjo edhe për faktin se është rritur në Spanjë, dhe ka një virtuozitet të lindur, për më tepër që skauterit me të cilët ne kemi lidhje vlerësojnë shumë njohuritë e mira të tij në lojën taktike”

Geri, 186 cm, një admirues i madh i legjendës franceze Zinedin Zidan, por edhe Ksavi te Barça, vlerësohet për agresivitetin dhe personalitetin që tregon në lojë.

“Geri ka cilësi të mira organizuese në lojë, në një farë mënyre mund ta konsiderosh të përafërt me karakteristikat e Lorik Canës, kur ai ishte në moshën e Malajt. Hera-herës nuk i pëlqen të jetë vetëm një rikuperues topash, por dhe të jetë pranë sulmit”, - shtoi Cenolli, i cili punon prej kohësh për agjencinë menaxheriale të futbollistëve “Vata Vision Football Management”, që ka për drejtuesi Rudi Vatën, një ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe një prej emrave më të njohur të futbollit shqiptar në Europë.

Geri Malaj luan prej tetë vjetësh futboll me ekipet e moshave të Deportivos, dhe në dy vitet e fundit ka qenë pjesë e të rinjve të Deportivos, një emri të njohur në Spanjë e më gjerë, teksa muaj më parë ka qenë thirrur edhe në ekipin e parë të Deportivo La Kurunjës.

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Legjionaret

Post by futbollist » Fri, 17 Apr 2009 , 14:48

ehh po nuk filloi me lujte me skuadren e pare tesh qe eshte 20 vjec kurgja puna e tij. Lojtari i mire e tregon vedin qysh ne moshe te re sa vlen jo kur te plaket. Po i dha vedit e doli ne skuader te pare athere eshte i zoti se kshu kur arrijne vetem te te rinjte ato dije se perfundojne ne kategori te lodhuna si bundesliga 2,austri,zvicerr etj. Tu prite jena hala nuk na doli njeni me ba bumin ne europe,me shku ne ndonje Real Madrid ose Chelsea apo Manchester,Milan,Barca. Vetem Lorik Cana deri tesh edhe ai prap ne Marseille hala,duhet me leviz prej aty,me mujt me shku te Arsenali kishte kene arrijte e madhe per futbollin shqiptar. Nji gja kam vu re qe lojtaret tone nuk kane grinte me lujte per sukses por sa bahen pak rahat e ulin rritmin,knaqen me pak.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Legjionaret

Post by vllaznia1919 » Sat, 18 Apr 2009 , 14:05

Paska shenu prep Sala.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Legjionaret

Post by GOLDIAN » Sat, 18 Apr 2009 , 21:07

mire jena me kta legjionaret
mezi pres veren se thuhet 3 do kalojne ne spanje
e dy ne angli
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Legjionaret

Post by vllaznia1919 » Sun, 19 Apr 2009 , 19:11

Me Manchesterin me Realin e me barcen.Ke harru edhe nji me Milanin. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Legjionaret

Post by Miri » Wed, 22 Apr 2009 , 12:23

Mediat sulm Kapllanit, e quajnë "sëmundje"

Sëmundja Kapllani. Kështu që quan "spox.com" periudhën që po kalon sulmuesi shqiptar, duke e ironizuar atë në një mënyrë therëse. Fakti që Kapllani nuk ka realizuar asnjë gol këtë sezon është bërë objekt talljesh në mediat e këtij vendi. "Simptomat: dështim total në momentet e sulmit, dështim i plotë para portës kundërshtare, i zgjatur, dhimbje nga dështimi, panik në të dy krahët, deficit i tmerrshëm në aspektin kreativ. Diagnoza "Kapllani" lidhet me largimin e sulmuesve dhe me frakturën në mesfushë", shkruan "spox.com", për sulmuesin kuqezi. Madje, jepet edhe kura për t'u shëruar: "përdorim i indeksuar i kundërtrupave (Kenedi), duke shmangur më tej Kapllanin, i cili duke dueluar me kundërshtarët dhe duke lënë mënjanë problemet e veta në mbrojtje, është një kurë që bën efekt 100 %", vazhdon ironia për sulmuesin kuqezi.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Legjionaret

Post by Miri » Wed, 22 Apr 2009 , 12:24

Keto jane lojtaret e kombetares tone.!!!!!!!

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Legjionaret

Post by GOLDIAN » Sun, 26 Apr 2009 , 17:48

UJKANI DEBUTON SOT me palermon
ne ndeshjen ndaj milan
me bahet shume qejfi
a ka mundesi me na gjet nej video te aktivizimit te tij
ju flm
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Legjionaret

Post by GOLDIAN » Sun, 26 Apr 2009 , 21:17

pas 10 ndeshjes fitore rradhazi volfsburgu mposhtet
ervin skela shenon golin e dyte
energie cotbus-volfsburg 2-0
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Legjionaret

Post by Skodrinon » Mon, 27 Apr 2009 , 20:41

Ujkani, debutim prestigjioz kundër Milanit

Portieri i Kombëtares shqiptare hyri si zëvendësues në minutën e 64-t në vend të Amelias (së dëmtuar) dhe kur Milani i kishte shënuar tri golat e tij (Kaka 2, me penallti e Inzagi), por gardiani i talentuar shqiptar shpëtoi portën e Palermos në të paktën në dy raste

Ashtu si sulmuesi Xhulian Rrudho debutoi me Kievon kundër Milanit dy vjet më parë, edhe portieri i Palermos, Samir Ujkani e bëri “sefte” kundër kuqezinjve, pavarësisht me një humbje 3-0 kundër Kakasë, Bekamit, Inzagit e të tjerëve në “San Siro”.

Portieri i Kombëtares shqiptare hyri si zëvendësues në minutën e 64-t në vend të Amelias (së dëmtuar) dhe kur Milani i kishte shënuar tri golat e tij (Kaka 2, me penallti e Inzagi), por gardiani i talentuar shqiptar shpëtoi portën e Palermos në të paktën në dy raste.

“Milani është një nga skuadrat më të mëdha në planet. Të luash kundër tyre nuk është e lehtë. Shpëtova disa herë portën. Ishte një provë e mirë për mua. Amelia më përgëzoi për paraqitjen që bëra”, -tha 21-vjeçari Ujkani për prestigjiozen shqiptare “Panorama Sport”.

Mediat italiane e vlerësuan paraqitjen e mirë të Ujkanit, duke theksuar se ish-portieri i të rinjve të Anderlehtit në kampionatin belg, shpëtoi portën disa herë. Palermo ndodhet në vendin e tetë në Serinë A me 49 pikë, po aq sa Kaljari.

Siti italian Mediagol.it, i afërt me Palermon, e vlerësoi me notën e mirë, 6, paraqitjen e Ujkanit, duke shkruar: “Votim respekti: nuk është e lehtë për një lojtar të vitlindjes ’88 (21 vjeç) të bëjë debutimin e tij në Serinë A në në “San Siro”, në një ndeshje që dukej tashmë e mbyllur dhe në të cilën Milani vazhdoi të projektohej përpara, duke kërkuar të rriste golaverazhin. Nuk i solli asnjë dëm ekipit në disa raste ishte i pasigurt dhe pak i nxituar në disa raste. Megjithatë, duhet llogaritur, se debutimi i tij erdhi në një prej stadiumeve më prestigjioze të Europës. Paraqitje e mjaftueshme”.

BLERIM XHEMAILI

Torino e Blerim Xhemailit fitoi 1-0 kundër Sienës, duke siguruar tri pikë të mëdha në luftën për mbijetesën, pasi tani ndodhet në vendin e katërt nga fundi, në kuotën e 30 pikëve. Shqiptari nga Tetova luajti për 90 minuta, duke konfirmuar se është një nga lojtarët titullarë të torinezëve (26 ndeshje këtë sezon).

ERJON BOGDANI

Kievo e Erjon Bogdanit ndodhet në kuotën e 34 pikëve, pavarësisht se humbi 2-1 me Udinezen. Sulmuesi shqiptar luajti gjatë gjithë takimit në këtë ndeshje (17 ndeshje në total në këtë sezon, 1 gol kundër Lacios).

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Legjionaret

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 00:49

Teli i jep fitoren Karabakut
Mbrojtësi i përfaqësueses, Admir Teli, ka
shënuar të dielën golin e tij të dytë në kampionatin
azerbajxhanas. Futbollisti shkodran i
ka dhuruar një fitore shumë të rëndësishme
Karabakut, skuadrës ku aktivizohet që prej
janarit. Në përballjen me Nefçin, Teli realizoi
në minutën e 74-t golin e vetëm të takimit, pas
goditjes së saktë me kokë. “Natyrisht që jam
shumë i lumtur, sepse arritëm një fitore me
vlera, që na rrit edhe më tepër shpresat për
të kapur një nga vendet e zonës UEFA. Aktualisht
renditemi të pestët në kampionat”, u
shpreh mbrojtësi në një bisedë për “Panorama
Sport”. Ndërkohë, të mërkurën, Karabaku
i Telit do të luajë ndeshjen e parë gjysmëfinale
të Kupës, ndaj Bakit. “Ndihem mirë këtu,
sepse u përshtata shumë shpejt. Tani
shpresoj të vazhdoj kështu dhe pas mbylljes
së kampionatit, të bëj zgjedhjen e duhur për
të ardhmen. Teli golashënues? Daljet në sulm
gjithnjë më kanë pëlqyer”, tha shkodrani, i njohur
për humorin e tij të veçantë. J.Memo

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Legjionaret

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 00:51

me vjen mire per telin ,por


na e la vllaznine per 3 mije euro ma shum.

nese do ishte teli vllaznia do ishte 100% e blindume

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Legjionaret

Post by GOLDIAN » Wed, 29 Apr 2009 , 17:39

pse ma edhe telin duhet me e qujt legjionar a :lol:
i perjashtuar

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Legjionaret

Post by vvvllaznia » Fri, 01 May 2009 , 10:46

E bujshme, Liverpuli kërkon Lorik Canën


Trajneri Benites është tifoz i madh i tij, vlera shkon deri në 11 milion euro. Kapiteni i Marsejës është kërkuar edhe nga Reali, Bajerni dhe Evertoni





Është lojtari më i rëndësishëm shqiptar në botën e futbollit, por dhe në atë të medias shqiptare dhe ndërkombëtare. Futbollisti më i shtrenjtë në merkato dhe kapiten i njërës prej skuadrave më popullore në Francë. Me dy fjalë: Lorik Cana.

Mesfushori shqiptar dhe kapiteni i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, është një ndër më të lakmuarit e ekipeve më të mëdha të globit, atyre që kanë bërë histori në Europë. Pas një tentative të Hamburgut disa javë më parë, tashmë një ekip tjetër edhe më prestigjioz kërkon shërbimet e çmuara të tij: Liverpuli.

DOSJA E BENITESIT

Futbollisti karizmatik i Kombëtares shqiptare shikohet si zëvendësuesi i Ksabi Alonsos, ky i fundit mund të largohet gjatë verës në drejtim të Realit të Madridit apo Juventusit.

Ishin faqet e gazetave më të shitura britanike ato që dhanë lajmin e bujshëm. Sipas “Mirror”, trajneri aktual i 5-herë kampionëve të Europës, Rafael Benitez e ka vendosur Lorik Canën në prioritetin e tij.

Benitez është një tifoz i madh i ndërkombëtarit shqiptar, stili i lojës i të cilit është i njëjtë me atë të spanjollit Alonso. “Spiunët” e dërguar nga Rafa kanë përpiluar një “dosje të rëndë” ku në të ka mijëra detaje për mesfushorin luftarak e të zgjuar shqiptar.

Trajneri Benitez ka kërkuar ndihmën e Bolo Zendenit, një ish-lojtari të Liverpulit, tashmë në radhët e Olimpikut të Marsejës, për të mbledhur informacione prej tij në lidhje me karakterin dhe personalitetin e Lorikut.

Në fakt, Cana nuk është i panjohur për Rafa Benitezin, pasi Olimpiku i Marsejës është ndeshur katër herë me Liverpulin në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, madje shqiptari është më tepër që ishte dhe autori i një goli të bukur kundër Liverpulit (2008), ndërkohë që në Liverpul (2007) eklipsoi as më pak dhe as më shumë kapitenin e “Reds”-ave, Stiven Xherardin.

11 MILIONË EURO

Sipas faqes britanike, Liverpuli mund të shpenzojë deri në 11 milionë euro për të blerë kartonin e Lorik Canës nga Olimpiku i Marsejës.

Kapiteni i Marsejës gjatë deklarimeve të tij disa javë më parë kishte shprehur dukshëm interesimin e tij për kampionatin anglez, një mundësi që dëshironte ta shfrytëzonte gjatë merkatos verore të ardhshme.

Për më tepër në vendimin e Lorikut për t’u larguar mesa duket ka ndikuar edhe tërheqja e paralajmëruar nga bankina e Marsejës e Erik Geretsit, pavarësisht se Olimpiku kryeson bindshëm kampionatin francez dhe mund të fitojë titullin kampion pas më shumë se 17 vjetësh.

Largimi i belgut Gerets, një nga vlerësuesit e admiruesit e përhershëm të lojës e punës së Canës, është dhe sinjali i fortë i kërkesës së Lorikut pët të ndryshuar ambient. Cana e Gerets ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

LOJTAR POLIVALENT

Gazeta angleze evidentonte faktin, se që nga koha kur Cana u bashkua me Marsejësn kishte ecur shumë përpara, duke u shndërruar në një nga mesfushorët më të respektuar në Francë, ndërkohë që Liverpuli e kishte e parë në aksion atë në përplasjet midis dy ekipeve në Ligën e Kampioneve.

Marseja është në prag të një suksesi sensacional në fitimin e titullit kampion, dhe Cana ka qenë, sipas “Mirror” një nga faktorët kyç, pasi rezulton si një nga lojtarët më të përdorur.

Jehonë transferimit të mundshëm të Lorik Canës i kanë bërë të gjitha mediat ndërkombëtare, madje dhe ato spanjolle e gjermane.
Cana (25-vjeç), militon prej katër sezonesh te Olimpiku i Marsejës, madje kartoni i tij u ble nga presidenti Pape Diuf në shumën e 4 milionë eurove në vitin 2005, ndërkohë që tashmë bosi i Marsejës ka shansin të fitojë gati trefish më shumë.

Sipas faqeve franceze, Cana vlerësohet si një titullar i padiskutueshëm me përfaqësuesen e Shqipërisë (36 ndeshje, 1 gol), por ajo që bie në sy te ai është ana fizike dhe polivalenca e tij, për t’u luajtur në disa pozicione në mesfushën shkatërruese dhe në mbrojtje.


REALI E BAJERNI

Lorik Cana, një ish-futbollist i Paris Sën Zhermenit (69 ndeshje, 2 gola), i vlerësuar në shumën e 11 milionë eurove, në prill të vitit 2008 ishte edhe në shënjestrën e Realit të Madridit, por së fundi për të ishin qartësisht të interesuar edhe Evertoni në Angli e Bajerni në Gjermani, klube që shfaqën edhe interesimin për të kontaktuar me agjentët e lojtarit.

Në prill të vitit të kaluar, Reali shfaqi njëherësh interesimin si për Xhenaro Gatuzon e Milanit ashtu dhe për Lorik Canën, pasi të dy lojtarët kanë karakteristika të përbashkëta në lojë.

Aftësia e Lorik Canës për të luajtur si në zonën nga ku shkatërrohen sulmet e kundërshtarëve dhe përvoja e tij e konsiderueshme në arenën ndërkombëtare (në Ligën e Kampioneve e në Kupën UEFA) e bëjnë atë një lojtar të lakmuar nga ekipet e mëdha.

Evertoni dhe trajneri i tij Devid Mojes më shumë se njëherë e bënë publike kërkesën e tyre për të pasur shërbimet e Lorik Canës, por çështja ngeci nga pretendimet e “kripura” nga presidenti i Marsejës, Pape Diuf.

Edhe Bajerni i Munihut në nëntor të vitit të kaluar e konsideroi Canën, si pasuesin e mundshëm të holandezit Mark van Bomel (i kërkuar nga Valencia), dhe emri i Lorikut ishte midis një liste të përbërë edhe nga Simon Rolfes, Anatoli Tymoschuk dhe Miguel Veloso.


E Enjte, 30 Prill 2009

tana mediat angleze e konfirmojn lajmin
http://www.mirror.co.uk/sport/football/ ... -21319475/

http://www.telegraph.co.uk/sport/footba ... -exit.html

nuk e di a ka me ken ndonje her titullar por ishallan shkan per mu

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Legjionaret

Post by Miri » Fri, 01 May 2009 , 11:07

Ndersa Supersport shkruante qe e kerkon Bajerni :(

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Legjionaret

Post by GOLDIAN » Fri, 01 May 2009 , 11:37

une besoj vec faqen e liverpoolit bayernit realit e vertonit
shqiptaret si besoj hic
ka tash dy vjet kjo histori
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Legjionaret

Post by vllaznia1919 » Sat, 02 May 2009 , 18:26

As un si besoj hiç por ekishin edhe faqet angleze.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllazniashkoder888
Antar
Antar
Posts: 32
Joined: Wed, 10 Dec 2008 , 14:47
Skuadra: VLLAZNIA
Location: belgijk

Re: Legjionaret

Post by vllazniashkoder888 » Sun, 10 May 2009 , 13:10

Bravo salihi

Salihi ka shenu 2 gola kunder matersburgurt
11 gola ketij sezon

Hoze Murinjo vlerëson Erjon Bogdanin

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Legjionaret

Post by Edmond-Cela » Sun, 10 May 2009 , 23:34

vvvllaznia wrote:E bujshme, Liverpuli kërkon Lorik Canën


Trajneri Benites është tifoz i madh i tij, vlera shkon deri në 11 milion euro. Kapiteni i Marsejës është kërkuar edhe nga Reali, Bajerni dhe Evertoni





Është lojtari më i rëndësishëm shqiptar në botën e futbollit, por dhe në atë të medias shqiptare dhe ndërkombëtare. Futbollisti më i shtrenjtë në merkato dhe kapiten i njërës prej skuadrave më popullore në Francë. Me dy fjalë: Lorik Cana.

Mesfushori shqiptar dhe kapiteni i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, është një ndër më të lakmuarit e ekipeve më të mëdha të globit, atyre që kanë bërë histori në Europë. Pas një tentative të Hamburgut disa javë më parë, tashmë një ekip tjetër edhe më prestigjioz kërkon shërbimet e çmuara të tij: Liverpuli.

DOSJA E BENITESIT

Futbollisti karizmatik i Kombëtares shqiptare shikohet si zëvendësuesi i Ksabi Alonsos, ky i fundit mund të largohet gjatë verës në drejtim të Realit të Madridit apo Juventusit.

Ishin faqet e gazetave më të shitura britanike ato që dhanë lajmin e bujshëm. Sipas “Mirror”, trajneri aktual i 5-herë kampionëve të Europës, Rafael Benitez e ka vendosur Lorik Canën në prioritetin e tij.

Benitez është një tifoz i madh i ndërkombëtarit shqiptar, stili i lojës i të cilit është i njëjtë me atë të spanjollit Alonso. “Spiunët” e dërguar nga Rafa kanë përpiluar një “dosje të rëndë” ku në të ka mijëra detaje për mesfushorin luftarak e të zgjuar shqiptar.

Trajneri Benitez ka kërkuar ndihmën e Bolo Zendenit, një ish-lojtari të Liverpulit, tashmë në radhët e Olimpikut të Marsejës, për të mbledhur informacione prej tij në lidhje me karakterin dhe personalitetin e Lorikut.

Në fakt, Cana nuk është i panjohur për Rafa Benitezin, pasi Olimpiku i Marsejës është ndeshur katër herë me Liverpulin në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, madje shqiptari është më tepër që ishte dhe autori i një goli të bukur kundër Liverpulit (2008), ndërkohë që në Liverpul (2007) eklipsoi as më pak dhe as më shumë kapitenin e “Reds”-ave, Stiven Xherardin.

11 MILIONË EURO

Sipas faqes britanike, Liverpuli mund të shpenzojë deri në 11 milionë euro për të blerë kartonin e Lorik Canës nga Olimpiku i Marsejës.

Kapiteni i Marsejës gjatë deklarimeve të tij disa javë më parë kishte shprehur dukshëm interesimin e tij për kampionatin anglez, një mundësi që dëshironte ta shfrytëzonte gjatë merkatos verore të ardhshme.

Për më tepër në vendimin e Lorikut për t’u larguar mesa duket ka ndikuar edhe tërheqja e paralajmëruar nga bankina e Marsejës e Erik Geretsit, pavarësisht se Olimpiku kryeson bindshëm kampionatin francez dhe mund të fitojë titullin kampion pas më shumë se 17 vjetësh.

Largimi i belgut Gerets, një nga vlerësuesit e admiruesit e përhershëm të lojës e punës së Canës, është dhe sinjali i fortë i kërkesës së Lorikut pët të ndryshuar ambient. Cana e Gerets ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

LOJTAR POLIVALENT

Gazeta angleze evidentonte faktin, se që nga koha kur Cana u bashkua me Marsejësn kishte ecur shumë përpara, duke u shndërruar në një nga mesfushorët më të respektuar në Francë, ndërkohë që Liverpuli e kishte e parë në aksion atë në përplasjet midis dy ekipeve në Ligën e Kampioneve.

Marseja është në prag të një suksesi sensacional në fitimin e titullit kampion, dhe Cana ka qenë, sipas “Mirror” një nga faktorët kyç, pasi rezulton si një nga lojtarët më të përdorur.

Jehonë transferimit të mundshëm të Lorik Canës i kanë bërë të gjitha mediat ndërkombëtare, madje dhe ato spanjolle e gjermane.
Cana (25-vjeç), militon prej katër sezonesh te Olimpiku i Marsejës, madje kartoni i tij u ble nga presidenti Pape Diuf në shumën e 4 milionë eurove në vitin 2005, ndërkohë që tashmë bosi i Marsejës ka shansin të fitojë gati trefish më shumë.

Sipas faqeve franceze, Cana vlerësohet si një titullar i padiskutueshëm me përfaqësuesen e Shqipërisë (36 ndeshje, 1 gol), por ajo që bie në sy te ai është ana fizike dhe polivalenca e tij, për t’u luajtur në disa pozicione në mesfushën shkatërruese dhe në mbrojtje.


REALI E BAJERNI

Lorik Cana, një ish-futbollist i Paris Sën Zhermenit (69 ndeshje, 2 gola), i vlerësuar në shumën e 11 milionë eurove, në prill të vitit 2008 ishte edhe në shënjestrën e Realit të Madridit, por së fundi për të ishin qartësisht të interesuar edhe Evertoni në Angli e Bajerni në Gjermani, klube që shfaqën edhe interesimin për të kontaktuar me agjentët e lojtarit.

Në prill të vitit të kaluar, Reali shfaqi njëherësh interesimin si për Xhenaro Gatuzon e Milanit ashtu dhe për Lorik Canën, pasi të dy lojtarët kanë karakteristika të përbashkëta në lojë.

Aftësia e Lorik Canës për të luajtur si në zonën nga ku shkatërrohen sulmet e kundërshtarëve dhe përvoja e tij e konsiderueshme në arenën ndërkombëtare (në Ligën e Kampioneve e në Kupën UEFA) e bëjnë atë një lojtar të lakmuar nga ekipet e mëdha.

Evertoni dhe trajneri i tij Devid Mojes më shumë se njëherë e bënë publike kërkesën e tyre për të pasur shërbimet e Lorik Canës, por çështja ngeci nga pretendimet e “kripura” nga presidenti i Marsejës, Pape Diuf.

Edhe Bajerni i Munihut në nëntor të vitit të kaluar e konsideroi Canën, si pasuesin e mundshëm të holandezit Mark van Bomel (i kërkuar nga Valencia), dhe emri i Lorikut ishte midis një liste të përbërë edhe nga Simon Rolfes, Anatoli Tymoschuk dhe Miguel Veloso.


E Enjte, 30 Prill 2009

tana mediat angleze e konfirmojn lajmin
http://www.mirror.co.uk/sport/football/ ... -21319475/

http://www.telegraph.co.uk/sport/footba ... -exit.html

nuk e di a ka me ken ndonje her titullar por ishallan shkan per mu
me qe lajmin e ka shkru telegraph e besoj se asht gazata me e besushme me lajme te verteta ne britani.

une kisha pas shum deshir qe te vije ketu dhe tham se ka per tju pershtat shum mire kampjunatit anglen do jet nje priviligj i madhe te luaj me stiven gerard
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Post Reply