Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Mon, 23 Feb 2009 , 21:40

pse jan te ndame ndeshjet e jo te tana ne nje dite????
i perjashtuar

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by tironsi_tr » Mon, 23 Feb 2009 , 21:50

/
Last edited by tironsi_tr on Fri, 27 Feb 2009 , 09:15, edited 1 time in total.
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 23 Feb 2009 , 23:08

sido qofte asht ne favorin tone se nese tirana fiton atehere kta te tonet kan me u shterngu mire me marr fitoren duke dit qe jo vetem duhet me mbajt vendin e pare por edhe me prit tiranen ne loro

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 24 Feb 2009 , 00:25

Superliga, 26 levizje trajneresh ne 21 jave
23/02/2009 15:50

26 trajnere te ndryshuar ne 21 jave futboll, nje rekord i ri ky ne Superlige.
Sezoni 2008-2009, pervec luftes se ashper per titullin kampion dhe asaj per mbijetese, do te mbahet mend edhe per nderrimin e shpeshte te trajnereve, dukuri kjo qe po shtohet nga viti ne vit.

Nje vit me pare, deri ne fund te kampionatit kane punuar me skuadrat e Superliges 33 trajnere te ndryshem, nderkohe qe 2 sezone me pare numri i tyre ishte 37.9, skuadrat e ketij viti qe jane ne Superlige e kane ndryshuar trajnerin e tyre, nderkohe qe Vllaznia kryesuese, Shkumbini dhe Teuta jane 3 klube qe nuk kane pesuar asnje ndryshim ne stafin teknik.

Lushnja e vendit te fundit ne klasifikimin e Superliges, ne listen e zeze te nderrimit te trajnereve mban vendin e pare me 4 te tille. Partizani i vitit 2009 eshte skuadra qe ka shkarkuar me shume trajnere.

Fitorja e Partizanit ne derbin kryeqytetas, largoi nga stoli i Tiranes boshnjako-kroatin, Blazhe Slishkovic dhe nga ai i Dinamos, kroatin Zllatko Dalic. Viktima e fundit e tij ishte ne fundjave, ku pas fitores 1-0 u largua edhe traineri i Beses, Ilir Daja

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Tue, 24 Feb 2009 , 00:45

26 trainera ne 21 jave. kishte kene ma mire me ndrru nja 12 presidenta n'fund te vitit.....

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 27 Feb 2009 , 05:07

:lol: :lol: :lol: :lol:

tamam po thu naqe

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 27 Feb 2009 , 05:08

Lushnja/Mbrojtësi Xhafa beson te një mrekulli

“Me Tiranën është ndeshja e jetës”


Lushnja ka lënë mbrapa
humbjen e fundjavës ndaj Vllaznisë.
Një humbje që vërtet e
ka rënduar edhe më shumë
pozicionin e saj për qëndrimin
në Superiore, pasi tashmë
shanset janë gjithmonë e më të
vogla, që ajo të mbetet në mes
të ekipeve më të mira të vendit.
Ndeshja me Vllaznisë sërish
nxori në pah atë “sëmundje”
të vjetër të Lushnjes, humbjen
e shumë rasteve për shënim, të
cilat deri tani ka qenë pika më
e dobët e ekipit. “Humbja me
Vllazninë e ka rënduar edhe
më shumë situatën për ekipin
tonë, pasi tashmë kemi zbritur
sërish në vendin e fundit e
diferenca në pikë me ekipet e
tjera, që luftojmë për të mbetur
në Superiore është thelluar.
Mund të them që ka qenë
një humbje e pamerituar për
ne, pasi vërtet kemi humbur
shumë raste të pastra për
shënim, të cilat ndikuan edhe
në rezultatin përfundimtar të
takimit. Ajo që mund të them
unë për këtë takim, është se
ishim shumë të barabartë përpara
një ekipi milionerësh, që
ka në gjirin e tij lojtarët më të
mirë të vendit e që synon që
këtë sezon të shpallet kampion
i Shqipërisë”, u shpreh në
prononcimin e tij për “Panorama
Sport” mbrojtësi i Lushnjes,
Erion Xhafa. Ndeshja e
fundit e fazës së dytë do e vërë
Lushnjen përballë një ekipi
tjetër edhe më të fortë si Tirana.
Pra, Lushnja “pas shiut
do të bjerë në breshër”, pasi
edhe Tirana është ndër ekipet
më të mira të vendit e që vjen
në Lushnje me të njëjtin synim,
për të marrë fitoren që nuk do
ta shkëpuste në krye. Mirëpo,
Lushnja duhet t’i bëjë shumë
mirë llogaritë në këtë takim,
pasi nëse edhe në këtë javë ajo
do të gabojë, atëherë duhet t’i
japë lamtumirën e parakohshme
Superiores. Edhe pse
përballë do të jetë Tirana, në
Lushnje e kanë një shpresë,
se ekipi i tyre mund të fitojë.
“Është një ndeshje shumë e
vështirë, pasi përpara sërish
do të kemi një ekip që synon
të shpallet kampion dhe do
të vijë në Lushnje vetëm me
një synim, fitoren, por edhe ne
do të hymë në fushën e lojës
me të vetmin mendim, që të
marrim pikët e plota, që do të
na afronin edhe më shumë me
ekipet e tjera. Unë mendoj se
nëse edhe në këtë takim do të
pësojmë një tjetër humbje,
atëherë shanset tonë për qëndrimin
në Superiore do të ishin
shumë të pakta. Kjo është
ndeshja e jetës për ekipin tonë
dhe ne do të luftojmë me të
gjitha forcat tona për të marrë
pikët e plota, që do të na mbanin
akoma me shpresë”, e mbyll
Xhafa. Armand Nezha

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 27 Feb 2009 , 05:09

hajt ishalla don zoti te kjo mrekulli :D :D :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 27 Feb 2009 , 05:10

Drejtuesit ballshiotë akuzojnë për komplot FSHF-në


Bylis e Apolonia,
një ndeshje pa tifozë

Shkaku i dënimit, trazirat në stadium javën që kaloi

Goditja në kokë e
trajnerit të Teutës,
Sulejman Starova,
të dielën e kaluar do t’i kushtojë
një ndeshje pa tifozë
skuadrës së Bylisit. Komisioni
i Disiplinës ka vendosur
dje të marrë masa për incidentin
e ndodhur, ku
përveçse klubi ballshiot është
gjobitur me një milion lekë
të vjetra, skuadra ballshiote
do të luajë edhe një ndeshje
pa spektatorë. Tekniku
durrsak nuk ka paraqitur
asnjë ankesë në Federatë,
por pamjet tregonin qartë që
ai ishte goditur. Kaq ka mjaftuar
që çështja të kalonte në
komisionet juridike të Federatës.
Disiplinori nuk ka
falur as Apoloninë, që për
të njëjtin motiv (mosmarrjen
e duhur të masave organizative),
është ndëshkuar
gjithashtu, me një ndeshje
pa praninë e tifozëve.
Reagimi
Sapo kanë mësuar vendimin
e Komisionit të Disiplinës
së FSHF-së, drejtuesit
e Bylisit kanë reaguar menjëherë.
“Është një vendim absurd
– ka thënë presidenti
Kapllanaj. – Një vendim i tillë
nuk ka asnjë bazë dhe ndoshta
është marrë për qëllime të
tjera. Në ndeshjen me Teutën
çdo gjë ka shkuar mirë. Organizimi
i kësaj ndeshjeje ka
qenë në lartësinë e duhur dhe
nuk është hedhur asnjë send
i fortë në fushë, ashtu sikurse
ndodh rëndom çdo javë në
shumë stadiume të tjera”.
Konflikti
Raportet mes drejtuesve të
skuadrës ballshiote dhe Federatës
Shqiptare të Futbollit
nuk kanë qenë ndonjëherë të
mira gjatë këtij sezoni.
Ndërkohë që vendimi i fundit
i Disiplinorit, duket se ka
shtuar akoma më shumë tensionin
mes dy palëve. “Nuk
dimë se çfarë kërkojnë më
tepër nga ne. Organizimi i
kësaj ndeshjeje ishte perfekt,
por ndërkohë që ne punojmë
për të zbutur gjakrat e tifozerisë
ndaj padrejtësive të Federatës,
ky dënim vjen si një
provokim ndaj tyre. Me sa
duket, drejtuesit e FSHF-së e
paskan vendosur që ta largojnë
nga Kategoria Superiore
me hir apo me pahir
skuadrën tonë – është shprehur
presidenti i Bylisit, Besnik
Kapllanaj. - Jemi të tronditur
nga ky vendim. Të deleguarit
e Federatës dhe vëzhguesi
i ndeshjes u larguan të
kënaqur nga stadiumi ynë.
Ndërkaq, Starova nuk ka asnjë
shenjë të goditjes dhe nuk
ka bërë asnjë ankesë në Federatë.
Ky dënim është një tallje
e hapur me një qytet të tërë.
Nëse ne dënohemi për një gjë
të tillë, imagjinoni pak se
çfarë duhej të ndodhte me
fushat e tjera si në Peqin, që u
hodhën sende të forta dhe
gurë, apo në stadiumet e
tjera”. Megjithatë, krerët e
klubit të Bylisit nuk kanë bërë
të ditur nëse do ta apelojnë,
ose jo vendimin e Disiplinës,
në Komisionin e Apelit

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 27 Feb 2009 , 05:11

Marini: Do ta apelojmë vendimin
Sekretari i klubit të Apolonisë, i pyetur për masën e marrë nga Komisioni i Disiplinës, për
dënimin e fushës me një ndeshje pa tifozë, nuk deshi të jepte një reagim zyrtar. “Nuk kemi
njoftim zyrtar për një dënim të tillë, ndaj dhe jam i rezervuar në deklaratën time. Por në qoftë se
ka ndodhur kështu, sigurisht që këtë vendim do ta apelojmë, pasi në ndeshjen Apolonia–
Shkumbini të javës së kaluar, nuk ka ndodhur asnjë incident dhe çdo gjë ka shkuar mirë,
pavarësisht humbjes që pësuam”, ka thënë sekretari Marini.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 27 Feb 2009 , 05:11

MASAT
Vendimet e plota të
Komisionit të Disiplinës
Komisioni i Disiplinës ka paralajmëruar drejtuesit e
klubeve të Gramozit, Naftëtarit dhe Burrelit që të jenë
më aktivë me skuadrat e moshave, në të kundërt ekipet
zinxhirë të këtyre klubeve do të përjashtohen nga aktivitetet
futbollistike. Ja vendimet e djeshme të KD-së:
1. Lojtari i Tërbunit, Fation Hasani, për goditje me
grusht të kundërshtarit pezullohet pesë javë dhe gjobitet
me 50.000 lekë.
2. Trajneri i Tërbunit, Ylber Zani, për ofendim të arbitrit
pezullohet dy ndeshje dhe gjobitet 50.000 lekë të rinj.
3. Lojtari, Eni Imami, i ekipit U-17 të Partizanit, për gjeste
fyese dhe provokuese ndaj arbitrit, pezullohet dy ndeshje dhe
gjobitet me 5.000 lekë të rinj.
4. Ekipet U-19 dhe U-17 të Gramozit, Naftëtarit dhe
Burrelit, për mosparaqitje në ndeshjet respektive i
humbasin ndeshjet me rezultatin 2-0. Ekipet U-19 dhe
u-17 të KF “Gramozit” paralajmërohen për përjashtim
nga aktiviteti futbollistik i moshave në rast të
mosplotësimit të dokumentacionit të kërkuar
nga FSHF-ja.
5. Në ndeshjen Bylis-Teuta 2-0, javën që kaloi, në
fushën e lojës dhe mjediset e stadiumit, para dhe gjatë
ndeshjes ndodhën trazira, si rezultat i mosmarrjes së
masave të mjaftueshme organizative dhe të sigurisë. Janë
hedhur sende të forta, por pa pasoja shëndetësore për
trajnerin e Teutës, Bylisi dënohet një ndeshje pa praninë e
spektatoreve dhe gjobitet 100.000 lekë të rinj.
6. Apolonia, për hedhjen e sendeve të forta në fushën
e lojës, por pa pasoja shëndetësore për lojtarët
kundërshtarë, si dhe mosmarrjen e masave organizative
dhe të sigurisë, dënohet me një ndeshje pa praninë e
spektatoreve dhe gjobitet me 100.000 lekë të rinj.
SHËNIM: Kundër këtij vendimi lejohet ankimimi brenda
pesë ditëve në Komisionin e Apelit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 27 Feb 2009 , 05:41

Kampionati, ja ndeshjet dhe gjyqtaret e javes ne vazhdim


Autori: editor
Data: 26/02/2009
Version Print
Përvijohen ndeshjet e radhës në Superligë dhe Kategorinë e Parë. Kjo ka të bëjë me caktimin e gjyqtarëve të tyre. Kështu, të dielën do të zhvillohet java e 22-të e Superligës, ndërsa një ditë më pas java e 19-të e Kategorisë së Parë. Sa i takon superligës, skuadrat kryesuese, Vllaznia dhe Tirana, do të luajnë në transfertë, në fushat e dy skuadrave që luftojnë për mbijetesë, në Durrës dhe në Lushnjë. Kësisoji, vështirësia e tyre është e dukëshme, nisur nga nevoja jetike për pikë e vendasve. Besa e Kavajës do të jetë mysafire në fushën e Kavajës, Partizani në atë të Elbasanit, Flamurtari në Peqin, ndërsa Dinamo do të presë ballshiotët e Bylisit.

Sa i takon kategorisë së parë, ndeshje interesante priten të zhvillohen në Cërrik, ku Laci ambicioz këtë kampionat do të tentojë të ruajë vendin e dytë, Në Korcë, ku Skënderbeu do të presë Burrelin, por edhe në pukë, ku Tërbuni do të ketë rival në fushën e tij Kastriotin. Më poshtë, në mënyrë telegrafike po japim pasqyrën e plotë të këtyre ndeshjeve, me gjyqtarët përkatës, orarin dhe vendin e zhvillimit të ndeshjeve, por edhe lojtarët e pezulluar, që nuk mund të luajnë kësaj here.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Miri » Sun, 01 Mar 2009 , 08:42

Privatizimi, klubeve u shkon ligji i ri

Që nga dita e djeshme klubeve shqiptare u ka shkuar një kopje e vendimit të qeverisë për privatizimin e tyre dhe që shumë shpejt pritet të kthehet në ligj. Bëhet fjalë për një proces që mendohet të fillojë së shpejti dhe që mund të zgjasë me vite, por që është i domosdoshëm për të shpëtuar botën e top-këmbës në Shqipëri. Procedurat për transformimin e klubeve në shoqëri aksionere dje kanë mbërritur edhe në klubin Tirana, nga të parët që ka kërkuar privatizimin në vend. Ajo që bie në sy, është fakti se projekt-ligji nuk parashikon asnjë favorizim për ata që janë sponsorët aktualë. Pra në procedrurat për kthim në “sh.a”, nuk do të merret për bazë nëse një sponsor ka dhënë para në të shkuarën. Sipas projekt-ligjit të ri, procedurat për privatizim nisin pas daljes së urdhrit nga titullari i institucionit që e ka në varësi. Më tej, pika 3 parashikon se përcaktimi i kapitalit themeltar të këtyre shoqërive bëhet në bazë (1) të bilancit të vitit financiar pararendës, (2) të emrit të klubit, të logos dhe vlerës së kapitalit themeltar, që përcaktohet nga viti i krijimit, nga trofetë apo pjesëmarrja në arenën kombëtare e ndërkombëtare.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 02 Mar 2009 , 00:35

Kategoria I, dhunohen arbitrat ne fushen e Terbunit
28/02/2009 17:20



Foto arkiv
E kishim harruar, por dhuna rikthehet edhe me e eger ne futbollin shqiptar dhe serish ne Kategorine I. (UPDATE)



Fundi i ndeshjes Terbuni–Kastrioti dhe anulimi i nje goli te vendasve e ktheu fushen e qytetit te Pukes ne nje fushe beteje te uzurpuar nga tifozet vendas. Shenjestra e tyre ishin treshja e gjyqtareve me kryesor Mentor Sopjanin, pasi ata anuluan nje gol me rrofeshate te vendasve, duke e quajtur ate ”loje te rrezikshme”.

Dy anesoret u larguan menjehere pa rene pre e dhunes ekstreme te tifozeve vendas, nderkohw qe Sopjani u lincua keq prej tyre. Mesohet se policia ka shoqeruar ne komisariat disa tifoze vendas, nderkohe qe gjyqtari Sopjani u dergua ne Spitalin e Pukes me fraktura te renda ne fytyre dhe ne trup, por tashme fatmiresisht eshte jashte rrezikut per jeten.

Nderkohe nje tjeter akt dhune ndodhi ne ndeshjen Butrinti-Memaliaj e zhvilluar ne Delvine. Gjyqtaret e ndeshjes u goditen egersisht nga tifozet duke i derguar ata ne spital. Por pre e dhunes u bene edhe lojtaret e ekipit te Memaliajt.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 02 Mar 2009 , 00:36

Agim Canaj jep doreheqjen nga stoli i Vllaznise


Autori: moderator
Data: 01/03/2009
Version Print
Trajneri i Vllaznise se Shkodres, Agim Canaj, ka dhene doreheqjen e parevokueshme pas humbjes shkaterruese te kesaj jave me Teuten e Durresit. Trajneri vlonjat, i cili e ka drejtuar Vllaznine qe nga fillimi i sezonit, nuk e ka suportuar dot faktin e humbjes se thelle, ndaj menjehere pas ndeshjes ka dhene doreheqjen. Rezultat i fundit me djemte e detit ka qene fatal per trajnerin kuqeblu, pasi Vllaznia jo vetem qe nuk ka marre pike ne “Niko Dovana”, por ka leshuar edhe vendin e pare te tabeles. Tirana tashme eshte rikthyer ne krye per shkak te golaverazhit, pasi ka po aq pike sa Vllaznia. Sikurse edhe nje vit me pare, trajneri Canaj ka dhene doreheqjen nga ekipi qe drejton, edhe pse renditet ne krye te tabeles. Vjet Dinamo do te shpallej kampion me Ilir Dajen, nderkohe qe Canaj u largua disa jave para se te perfundonte kampionati. Akoma nuk dihet se kush do ta zevendesoje Canajn, qe duhet theksuar ka bere nje pune mjaft te mire ne drejtimin e Vllaznise.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 02 Mar 2009 , 00:40

Dhune edhe ne Elbasan, goditen tifozet e Partizanit


Autori: moderator
Data: 01/03/2009
Version Print
Nuk eshte mbyllur pa probleme as ndeshja e “Ruzhdi Bizhutes”, ku Elbasani priste Partizanin. Ndeshja eshte mbyllur me fitoren 1-0 te te kuqve, te cilet i jane falur golit te Beges ne minuten e 30-te. Ne minutat e mbetura elbasanllijte jo vetem nuk kane mundur te shenojne, por janen nervozuar edhe me tej, cka u shpreh me reagimin e ashper te tifozeve te tyre. Ne Elbasan kane qene te pranishem shume tifoze te Partizanit, te cilet ne fund jane dhunuar me gure nga ata te Elbasanit. Nje tifoz i kuq eshte shtruar menjehere ne spital, pasi eshte goditur me sende te forta nga mbeshtetesit e Elbasanit. Skender Shtylla eshte paraqitur menjehere prane bluzave te bardha, ku ka marre ndihmen e pare mjekesore. Behet fjale per disa te qepura ne koke, pasi guri qe e ka goditur i ka shkaktuar nje carje te thelle.
Dhuna e tifozeve te Elbasanit nuk eshte drejtuar vetem nga tifozet e Partizanit. Nje sulm te ashper verbal ka marre edhe babai i Oriand Abazajt, Maksi Abazaj, i cili eshte njekohesisht menaxher i te birit. Duke mos qene te kenaqur me performancen e Oriandit, disa tifoze te Elbasanit i kane kerkuar babait te tij, Maksit, te largohen perfundimisht nga Elbasani, pasi ka humbur shume raste

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 03 Mar 2009 , 03:42

Trajneret, kush e ka rradhën?


Kësti i tretë i kampionatit do të fillojë vetëm me dy bankina të pandryshuara





Nga AGRON KAJA- Ky treg i çakorduar i trajnerëve në Kategorinë Superiore të futbollit tonë, nga java në javë po luan me kujdes lojën e kungulleshkave: “E ka kush e ka”. Sepse është më shumë se një lojë vazhda e largimeve në formën e dorëheqies, apo edhe largimeve si të padhëshiruarit e presidentëve të skuadrave. Koka e fundit që është “prerë” në këtë treg informal të Superiores shqiptare ka qënë Agim Canaj, për 8 muaj në drejtimin e skuadrës së Vllaznisë.

Sipas deklarimit të tij, dorëheqia është e parevokueshme, por thuhet prapa kuintave se Canajt ia kishin punuar vetë futbollistët, të cilët nuk e deshën më vlonjatin në krye të tyre. Si e tillë, dorëheqia e tij na paska qënë: “Detyrim-përcaktim! Por sido që të jetë kjo dorëheqie, mbi të gjithë duhet thënë se është larguar një trajner që ka punuar 8 muaj në drejtimin e Vllaznisë, luajti me të në Kupën UEFA, në 22 javë kampionat që e la në vendin e parë, si dhe e kualifikoi këtë skuadër në turin çerekfinal të Kupës së 57-të të Shqipërisë.

Pra ndodh edhe kështu, që të dorëzohesh edhe kur je duke e fituar luftën, dhe Canaj ishte i 26-ti trajner i Kategorisë Superiore që morri “librezën e punës” para mbylljes së sezonit. Kush do të vijë pas tij? Natyrisht që do të jetë një emër, të cilit do t’i duhet më shumë ta ketë mirë me futbollistët, sepse puna e bërë deri në këtë periudhë tek Vllaznia kërkon vetëm harmoni në skuadër dhe përshtatje sa më të mirë të vlerave të tyre në fushën e lojës.

Po kush do të jetë “kokëpreri” i rradhës në fazën e tretë? Ndoshta këtu mund të kemi vetëm ndonjë rast që do të na detyrojë të mëndojmë se edhe puna e trajnerëve të futbollit është tërësisht në të zezë, ashtu sikundër shumë sektorë të jetës sonë të përditëshme. Pra, në të tilla forma kavalereske në gjithë hapësirën e futbollit shqiptar, po shohim këtë lojë bajate me këtë emër, e cila ka edhe një arësye që i lejon të livadhisin drejtuesit me emrat e tyre, gjithçka që lidhet me moralin e dobët profesional që kjo kategori bart në përgjithësi, si edhe tek amullia që ekziston në tregun e gjetjes dhe të vendosjes së tyre në drejtim e skuadrave.

Kjo lojë që e informalizon shumë këtë post, por edhe që i zhvesh qartë se sa vlejnë disa prej tyre që prishin edhe tregun, më shumë mbetet një bllof mbi futbollin, një lojë që në sezonet e fundit nuk ka një seriozitet se ku nis dhe ku bitis. Deri tani loja ka vazhduar duke hedhur në këtë treg 26 emra (pritet i 27-ti te Vllaznia), një shiëfr që mesatarisht e çon në tre numrin e trajnerëve të ndërruar në çdo skuadër të Superiores. Por duke parë ecurinë e këtij fenomeni në sezonet e fundit, duhet thënë se Teuta e Shkumbini kanë qënë bankinat më të “fortifikuara”, së bashku me Elbasanin që e prishi “syrin” me largimin e Mirel Josës dy javë më parë.


Në sezonin e kaluar, 2007-2008, Magani te Shkumbini, Lika te Partizani dhe Alimehmeti te Elbasani qëndruan “stoikë” deri në mbylljen e tij ku në përgjithësi u aktivizuan 29 trajnerë, ndërkohë që në fazën e tretë, në javën e dytë të saj, u larguan Josa nga Vllaznia dhe Memushi nga Flamurtari.

Ndërsa në sezonin 2006-2007 ndryshimet ndodhën vetëm në 50% të skuadrave, që do të thotë se duhet parë si referncë positive në këtë treg. Josa te Vllaznia, Lika te Partizani, Canaj te Dinamo, Alimehmeti te Elbasani, Magani te Shkumbini dhe Memushi te Flamurtari I shpëtuan largimeve të tyre në këtë sezon. Parë në këndvështrimin e shifrave, ky sezon 2008-2009, që tashmë është në aktin e tretë të tij, ndoshta nuk do të ketë fatin e keq që të hyjë në rekordin e sezoneve të shkuara, ndoshta edhe për predikimin e shpeshtë se jemi në etapat e hyrjes drejt një futbolli më profesionist ku natyrisht që rregullat nuk janë kaq formalë si deri tani.

Ndërsa duke e parë këtë fenonem në këndvështrimin e emrave, në 90% të rasteve janë të njëjtët nga sezoni në sezon, që me një hamendim të shpejtë mund të thuhet se kjo është loja në këtë treg. Këta trajnerë kemi “laj-thaj”, por që kështu këtë nivel do të kemi “laj-thaj”!


Trajnerët e Superiores / SEZONI 2008 - 2009

SHKUMBINI

Gugash Magani

TEUTA

Sulejman Starova

DINAMO

Slatko Daliç (Jep dorëheqien në javën e 19-të). Në javën e 20-të vjen Shkëlqim Muça.

PARTIZANI

Hasan Lika (Jep dorëheqien në javën e 8-të). Në javën e 9-të caktohet Shpëtim Duro.

ELBASANI

Mirel Josa (Bordi Drejtues e shkarkon pas javës së 19-të). Në javën e 20-të vjen Faruk Sejdini.

TIRANA

Blazh Slishkoviç (Jep dorëheqien në javën e 14-të). Në javën e 15-të vjen Agustin Kola.

VLLAZNIA

Agim Canaj (Jep dorëheqien në javën e 22-të).

APOLONIA

Gerti Haxhiu (Jep dorëheqien në javën e 9-të). Në javën e 10-të vjen boshnjaku Esad Karishik.

BESA

Iljaz Haxhiaj (Jep dorëheqien në javën e 3-të). Në javën e 4-t caktohet Ilir Daja (Jep dorëheqien në javën e 20-të). Në javën e 21-të vjen Ilir Biturku.

FLAMURTARI

Slavko Kovaçiç (Jep dorëheqien në javën e 9-të). Në javën e 10-të vjen Edmond Liçaj. Në javën e 18-të largohet duke akuzuar për shitjen e ndeshjes me Apoloninë, në javën e 19-të vjen Eqerem Memushi.

BYLIS

Faruk Sejdini (Jep dorëheqien në javën e 3-të). Në javën e 4-t skuadrën e drejtoi Dashnor Dume. Në javën e 5-të vjen Hysen Dedja.

LUSHNJA

Artan Bano (Jep dorëheqien në javën e 1-rë). Në javën e dytë caktohet Saimir Malko (Jep dorëheqien në javën e 8-të). Në javën e 9-të caktohet Vasil Bici (Largohet në javën e 17-të, në janar 2009 shkon drejtor i sporteve në MTKRS). Vjen Ilir Gjyla në javën e 18-të.



NË 12 SKUADRAT NË TËRËSI KANË DREJTUAR 27 TRAJNERË





Nuk i kanë ndryshuar trajnerët

1. Shkumbini

2. Teuta



I kanë ndryshuar trajnerët

1. Partizani 2 herë

2. Tirana 2 herë

3. Apolonia 2 herë

4. Dinamo 2 herë

5. Elbasani 2 herë

6. Vllaznia 2 herë

7. Flamurtari 3 herë

8. Bylis 3 herë

9. Besa 3 herë

10. Lushnja 4 herë




E Hene, 02 Mars 2009

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 03 Mar 2009 , 03:45

Tirana-Vllaznia, “çifti siamez” i kreut të Superligës


Autori: Dorian Agolli
Data: 03/03/2009
Version Print
Kuqeblutë turpërohen në Durrës, jep dorëheqjen Canaj, ndërsa Teuta kalon rrezikun
Zhbllokohet Teuta, por Vllaznia mbetet e para

Teuta Vllaznia 4 0
Shënues: Vila 25?, Mile 70?, Hysa 79?, Ahmeti 87?


Teuta: Vashaku, Sheta, Likmeta, Imeraj, Jakupi, Alikaj (Stafa 83?), Buna, Muçollari, Vila, Mile (Ahmeti 84?), Hysa (Dosti 85?). Trajner: S.Starova.
Vllaznia: Grima, Lici, Sukaj, Osja, Bashiç (Belisha 11?), Sinani (Kaçi 76?), Boadu, Beqiri, Nallbani, Dhëmbi, Doçi (Shtubina 46?). Trajner: A.Canaj.
Gjyqtarë: A.Lulaj (Vlorë), A.Guçe (Lushnjë), G.Qirici (Tiranë)
Kartonë të verdhë: s’ka

“Radiografia”
4? Dhëmbi ka dalë i zbuluar brenda zonës së Teutës dhe ka gjuajtur fort, por topi ka përfunduar pak centimetra mbi traun e portës së Vashakut.
13? Durrsakët humbasin topin në mesfushë dhe aty përfiton Sinani, që nga 35 metra godet rrufeshëm dhe Vashaku ka grushtuar topin.
17? Likmeta provon të largojë një top me kokë, por nuk arrin dhe aty përfiton Sukaj, i cili është fare pranë portës dhe godet fort, por topi përfundon jashtë.
25? Goditje dënimi nga e majta e sulmit durrsak në 30 metra distancë. Imeraj ka ekzekutuar në mënyrë perfekte dhe topi në zonë është goditur rrufeshëm me kokë nga Vila, që dy metra larg portës e dërgon topin në rrjetë. 1 0 për Teutën.
37? Boadu shkëputet bukur nga e djathta dhe kroson brenda zonës, por atje Vashaku ka pritur me vështirësi në këmbët e Sinanit, duke shpëtuar portën e tij.
58? Hysa nga e majta kroson te Mile në qendër, i cili vetëm për vetëm me Grimën godet, por topi përplaset në shtyllën e djathtë të portës shkodrane.
70? Hysa sërish shkëputet nga e majta dhe jep një krosim të bukur për Vilën, që ka hyrë brenda zonës nga krahu i djathtë. Në pozicion shumë të prirët, Vila nuk ka preferuar të godasë vetë në portë, por pason në qendër për Milen, që vetëm një metër larg portës së boshatisur nuk e ka të vështirë ta shtyjë topin në rrjetë. 2-0 për Teutën.
75? Shtubina i lirë në hyrje të zonës godet fort, por grushton me mjeshtëri Vashaku.
78? Një gabim i Alikajt në zotërimin e topit dhe përfiton Sukaj, që gjuan brenda zonës në pozicion qendror, por grushton sërish Vashaku i pakalueshëm.
79? Mile shpërthen nga krahu i majtë, duke kaluar dy kundërshtarë dhe kroson saktë në qendër për Hysën, i cili gjendet vetëm me Grimën, por sulmuesi durrsak nuk heziton dhe godet menjëherë në të djathtë të portës duke shënuar. 3 0 për Teutën.
83? Kaçi lirohet mirë në zonë dhe vetëm katër metra larg portës godet fort, por sërish grushton Vashaku.
87? Dosti i lirë në hyrje të zonës, në pozicion qendror gjuan fort, por grushton Grima dhe topi i kthyer kontrollohet nga Ahmeti, që e përcjell lehtësisht në rrjetë. 4 0 për Teutën.

Komenti
Teuta shkatërron në të gjitha drejtimet ekipin e Vllaznisë, duke i shënuar plot katër gola shkodranëve. Për pasojë ka ardhur edhe dorëheqja e parevokueshme e trajnerit të Vllaznisë. Ka qenë një lojë e kujdesshme dhe mjaft e mirë e durrsakëve, të cilët mbroheshin me kujdes dhe kanë realizuar kundërsulme dhe sulme të suksesshme, ku kanë shënuar katër herë dhe njëherë kanë goditur shtyllën.

Teuta ka pasur përballë një Vllazni që ka qenë hija e vetvetes dhe që për asnjë moment nuk ka treguar atë që e mban në vendin e parë në renditje. Pjesa e parë ka qenë e qetë dhe loja zhvillohet kryesisht në mesfushë. Rastet janë të pakta dhe durrsakët mbrohen me kujdes përballë shkodranëve, që përpiqen të shënojnë me gjuajtje sporadike nga distanca.

Por pikërisht në minutën 25-të është Imeraj që ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe në zonë përfiton Vila, që shënon golin e parë të durrsakëve me kokë. Pas shënimit të golit Teuta mbrohet me forca të shumta dhe tenton të rrezikojë me kundërsulme përballë Vllaznisë, që ushtron presion të vazhdueshëm, por që sulmuesit e saj janë në hije si pasojë edhe të një mesfushe apatike. Kështu pjesa e parë nuk ka pasur ndryshim në rezultat dhe kjo pjesë është mbyllur me Teutën në avantazh të një goli.

Pjesa e dytë fillon me shkodranët që luajnë në gjysëmfushën durrsake, ku Vashaku dhe mbrojtësit e bëjnë mjaft mirë detyrën e tyre. Durrsakët mbrohen me kujdes derisa në një kundërsulm në të 58-ën, Hysa pason saktë te Mile, që godet shtyllën, duke dhënë sinjalin e parë të një serie golash që do të vinin më pas. Shkodranët janë të paqartë në veprimet e tyre sulmuese dhe shpeshherë nervozohen përpara mbrojtjes durrsake, që ishte e vendosur mjaft mirë në fushë dhe i thyente aksionet përpara zonës së rreptësisë.

Përballë Vllaznisë së pafuqishme për të shënuar, kundërpërgjigjet Teuta në të 70-ën, ku pas një krosimi të Hysës, Vila në pozicion të prirët nga e djathta në zonë, nuk ka goditur vetë dhe tregohet altruist, duke dhënë një pas për Milen, që gjendet një metër larg portës bosh, duke e përcjellë topin në rrjetë dhe 2 0. Duket se gjërat janë bërë më të thjeshta për durrsakët, që çlirohen tërësisht në lojën e tyre.

Tashmë të gjitha repartet e Teutës funksionojnë si sahat nën koordinimin e Starovës, që nuk është ulur asnjë moment në stol, ndërkohë që nga ana tjetër, shkodranët janë goditur rëndë edhe nga ana psikologjike. 9 minuta më pas është Mile që shpërthen nga e majta dhe kroson për Hysën në zonë, i cili nuk fal dhe shënon golin e tretë. Shkodranët tashmë janë dorëzuar dhe Canaj qëndron i ulur pa reaguar më ndaj skuadrës që kërkon titullin, por që shkatërrohet në Durrës. Teuta nga ana tjetër luan lirshëm, Starova kryen edhe tre ndërrime taktike dhe, pikërisht, janë lojtarët që hyjnë në fushë dhe ndërtojnë golin e katërt, ku pas gjuajtjes së Dostit, përfiton Ahmeti që shënon.

Tashmë në fushë duken vetëm durrsakët që brohoriten vazhdimisht nga tifozëria. Teuta pas shtatë ndeshjesh ka gjetur fitoren me plot katër gola, ndërkohë që Vllaznia është shkatërruar tërësisht. Pas ndeshjes trajneri Canaj, mjaft i pikëlluar, është ndarë me djemtë dhe më pas ka shpallur dorëheqjen e tij të parevokueshme. Megjithatë, Vllaznia ruan vendin e parë dhe do të presë Lushnjën, ndërsa Teuta do ta fillojë fazën e tretë me Partizanin në shtëpi.

Deklarojnë:
Sulejman Starova, trajner i Teutës: “E meritum plotësisht fitoren, pasi djemtë luajtën mirë dhe ishin të vendosur shumë mirë në fushën e lojës. Ajo që më gëzon është se arritëm të fitojmë, por edhe të shënojmë disa gola, gjë që është shumë pozitive, pasi dihet problemi që kemi pasur, ku krijonim shumë raste dhe nuk shënonim. E kam thënë edhe më parë, që skuadrat në këtë kampionat nuk kanë shumë diferenca, pavarësisht renditjes. Kemi arritur një fitore që na jep besimin, por edhe pikët për të vazhduar rrugën drejt objektivit.”
Agim Canaj, trajner i Vllaznisë: “Edhe pas kësaj humbjeje ne jemi në vend të parë, kështu që unë menjëherë pas ndeshjes vajta në dhomat e zhveshjes dhe i urova djemtë për të vazhduar në rrugën e titullit, por pa mua. Unë kam dhënë dorëheqjen e parevokushme pas një paraqitje të tillë dhe dua t’u kërkoj falje tifozëve tanë për këtë që ndodhi në Durrës, ku Vllaznia nuk ishte ai ekip që kishim mësuar të shihnim deri tani.”

Të veçanta:
3000 tifozë kanë ndjekur këtë ndeshje dhe qindra prej tyre kishin ardhur nga Shkodra me dhjetëra flamurë e banderola.
Në momentin kur Teuta ka shënuar golin e dytë, tifozët shkodranë kanë hequr të gjitha banderolat dhe flamujt kuqeblu, duke filluar edhe largimin nga stadiumi.
Në disa momente, tifozët durrsakë, duke iu përgjigjur ngacmimeve të tifozëve shkodranë, kanë thirrur “Tirana Tirana”, që nënkuptonte se tashmë Vllaznia e kishte humbur luftën për titull.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 03 Mar 2009 , 03:47

shifni qa lajmesh jep gazeta ma e mire e sportit shqiptare .vllaznia thote e para.

(((((Kuqeblutë turpërohen në Durrës, jep dorëheqjen Canaj, ndërsa Teuta kalon rrezikun
Zhbllokohet Teuta, por Vllaznia mbetet e para)))))))))))))))

qa bajn keta gazetart mor zot.a thu jan tu fjet a? :lol: :lol:

tan gazetat thojn tirana ne vend te pare e kjo thote te kunderten.

hajt ishalla ka te drejte :D :D :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 03 Mar 2009 , 03:53

Ish-shefi i gjyqtarëve dënon trazirat në Pukë dhe Delvinë
Mema: Ndëshkime ekstreme
për dhunën në stadiume
‘Edhe unë viktimë. Dënime maksimale, ndryshe s’korrigjohen’



Dhuna mund të
ndalet vetëm duke
marrë masa ekstreme.
Ndryshe nuk kemi për
të bërë asnjë hap para në këtë
aspekt”. Ky është mendimi i
Sulejman Memës, ish-shefit të
gjyqtarëve në FSHF, që është
gjithashtu një viktimë e
dhunës në stadiumet shqiptare.
Ish-futbollisti dhe trajneri
i njohur rrezikoi jetën
pas një akti vandal të
ndodhur në nëntor të vitit
2006 në stadiumin e Burrelit,
ku ai mbeti i plagosur rëndë.
Në një intervistë të dhënë për
“Panorama Sport”, Mema
shigjeton edhe gjyqtarin Mentor
Sopjani, pasi emri i tij është
lakuar shpesh.
Si u ndjetë kur morët vesh
për trazirat që ndodhën në
Pukë dhe në Delvinë?
Keq, shumë keq. Unë e di
se ç’do të thotë të përballesh
me situata të tilla, sepse kam
qenë vetë viktimë e dhunës.
Madje për shkak të fenomeneve
të tilla, unë jam tërhequr
thuajse tërësisht nga sporti.
Gjatë kohëve të fundit nuk jam
interesuar fare për çfarë
ndodh këtu.
Si mund të eliminohet ky
problem?
Vetëm me masa ekstreme.
Në Shqipëri është e vështirë
të eliminohet tërësisht, por
nëse duam që t’i bëjmë gjërat
tamam, atëherë duhet që
dhunës t’i përgjigjemi me
dhunë. Dua të them, se vetëm
me ndëshkime ekstreme
mund t’i bësh ballë një fenomeni
të tillë kaq të rrezikshëm.
Unë kështu e mendoj. Deri sa
të kemi dhunë në stadiumet
tona, futbolli ynë jo vetëm që
nuk do të jetë i bukur, por
imazhi i tij do të nxihet akoma
më shumë në arenën
ndërkombëtare dhe nuk do të
Surbier ka shprehur pakënaqësi edhe për fushën e stadiumit të Besës, ku do stërviten kuqezinjtë
Ndihmësi i Hanit zhgënjehet nga bardheblutë
Vim Surbier, zv/trajneri i
Kombëtares shqiptare, ka
mbetur i zhgënjyer nga loja e
futbollistëve të Tiranës, në
takimin e djeshëm Lushnja-
Tirana 0-0. Ai ishte i dërguari
Ari Hanit për të parë nga afër
disa nga lojtarët bardheblu që
janë pjesë e përfaqësueses,
por burime pranë stafit kuqezi
bënë të ditur se tekniku
holandez ka mbetur jo fort i
kënaqur nga loja e tyre. Surbier
është skandalizuar edhe
nga gjendja e fushës së Lushnjës,
teksa ka parë që tapeti i
gjelbër ka qenë në kushte
mjerane. Trajneri, i cili është
akomoduar në Durrës, ka inspektuar
edhe fushën e
Kavajës dhe atë të Durrësit.
Në këto dy stadiume do të
stërviten kuqezinjtë gjatë
grumbullimit para ndeshjes
me Hungarinë. Surbier ka
shprehur rezerva për gjendjen
e fushës së Besës, pasi
sipas tij terreni nuk ishte
aspak i përshtatshëm. Asistenti
i Ari Hanit do të kthehet
sot në Holandë dhe do
t’i raportojë trajnerit të parë,
për gjendjen e futbollistëve
dhe të ambienteve sportive.
Pas dhjetë ditësh, pritet që në
Tiranë të vijë edhe trajneri i
Kombëtares, Ari Han, i cili
do të shohë nga afër disa
lojtarë të kampionatit shqiptar.
Holandezi e ka cilësuar
sfidën me Hungarinë si
mundësinë e vetme për të korrigjuar
barazimin e turpshëm
me Maltën.
VIM SURBIER
Zv/trajneri i
Kombëtares
shqiptare
mund të bëjë dot kurrë progres.
Në ndeshjen Tërbuni-
Kastrioti u dhunua gjyqtari
Mentor Sopjani nga tifozët
vendës. Ky ka qenë gjyqtar
edhe në ndeshjen Burreli-
Erzeni, ku ju u goditët dhe
rrezikuat jetën. Është rastësi,
apo ky arbitër është problematik?
Në atë ndeshje, ai ka gjykuar
me korrektësi. Madje, mund t’ju
them se Sopjani nuk merr urdhra
nga federata për të qenë i
njëanshëm. Unë e di që ky arbitër
është i shumëpërfolur dhe
ndoshta nuk është mirë që të
gjykojë ndeshje të tilla, por nëse
ai është i përfshirë në gjëra jo të
ndershme, atëherë janë po këta
presidentë klubesh që ankohen
prej tij, që e kanë futur në kësi
rruge, ose ai vetë është futur në
një qorrsokak të tillë. Gjithnjë,
nëse ato që thuhen për Sopjanin
janë të vërteta.
Megjithatë, asgjë nuk e justifikon
dhunën në stadiume,
sepse futbolli është lojë dhe
njerëzit duhet të argëtohen e të
kënaqen, e jo të matin forcat se
cila nga tifozeritë është më vandale
se tjetra. Kjo është jashtë
çdo norme.
Ky vit përgjithësisht ka
qenë më i qetë se vitet e kaluara,
por gjithsesi rastet e
dhunës nuk munguan. A
mendoni se federata i ka marrë
si duhet masat për
mbarëvajtjen?
Nuk mund t’i kërkohet
gjithçka FSHF-së për organizimin
e një ndeshjeje, pasi ka
shumë faktorë të tjerë. Megjithatë,
federata mund të tregohet
më e ashpër karshi një fenomeni
kaq të rrezikshëm dhe të
marrë masa më të rënda.
Vetëm kështu mund të ketë rezultate
lufta kundër dhunës.
Ç’mendim keni për nivelin
e gjykimit këtë sezon?
Nuk i kam ndjekur me
shumë vëmendje ndeshjet
dhe gjyqtarët.

Post Reply