Page 51 of 87
Re: Kampionati italian
Posted: Wed, 11 Mar 2009 , 14:36
by Miri
Rastet dhe goli i ndeshjes Torino 0-1 Juventus
http://www.youtube.com/watch?v=milw5yNYTgc
Re: Kampionati italian
Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 08:12
by Miri
Re: Kampionati italian
Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 10:36
by GOLDIAN
URIME MA MIR
COJI TE VALA DHE v1919
Re: Kampionati italian
Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 11:16
by Miri
GOLDIAN wrote:URIME MA MIR
COJI TE VALA DHE v1919
Flm shume mar Gold djali.
Ku me e gjete v1919 ka humb krejt,mduket se ka ndrru skuader
Re: Kampionati italian
Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 16:25
by GOLDIAN
eh do kete pune shum v1919 po mos ta marrin lemza se jena tu e permend si shum
Re: Kampionati italian
Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 16:42
by Miri
eh biznesi mar vlla
Re: Kampionati italian
Posted: Sun, 15 Mar 2009 , 18:42
by Skodrinon
milan 5 sot......
2 inzaghi(300 gola)
2 pato
1 pirlo
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 18:26
by shv13
gjynah qe gjujtja e ibras ishte vetem 109km/h...kishte mujte me kape 120-shin e adrianos ne real-inter para da vjetesh...
ALE' INTER!!
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 19:35
by Skodrinon
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 19:46
by shv13
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 19:59
by Skodrinon
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 21:36
by shv13
[quote="Skodrinon"]per cilat pritje e ke fjalen? per ata te penlltive me juven ne finale champions?
[/quote]
jo per ata me lidsin,ne derbin e dhjetorit 2007 dhe me werderin....e sa e sa tjera kur delte me xane flutra...
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 23:36
by fpjalmi
Juventusi, me breshëri
golash ndaj Bolonjës
Salihamixhiç, Xhovinko e dy herë Del Piero falin suksesin
Torinezët i ushtrojnë presion Interit, tani 4 pikë larg
Disfata në Ligën e
Kampionevë tash
më është lënë pas
nga skuadra e Juventusit. Një
gjë të tillë bardhezinjtë e Klaudio
Ranierit e konfirmuan
mbrëmjen e djeshme, në një sfidë
shumë emocionuese kundër
Bolonjës. Në prag të kësaj sfide,
mungesat e Nedved, Trezege,
Amaurit e Markionit shqetësonin
shumë Ranierin, por
Xhovinko, Poulsen, Salihamixhiç
dhe Markizio i zëvendësuan
në mënyrë të shkëlqyer. Gjithsesi,
tensioni në skuadër rritet
së tepërmi kur vetëm pas 24
minutash, bardhezinjtë e gjejnë
vetën në disavantazh pas një
goli të Mutarelit, i cili do të rezultonte
vendimtar për Bolonjës e
Mihajloviçit deri në përfundim
të 45 minutave të para. Por pjesa
e dytë është e Juventusit dhe
Del Piero me shokë e konfirmojnë
shumë shpejt këtë gjë.
Kalojnë vetëm katër minuta dhe
Salihamixhiç barazon shifrat
me një gjuajtje të saktë me kokë.
Talenti bardhezi, pas këtij episodi
do të marrë në dorë
manovrën sulmuese të Juventusit
dhe në minutën e 71-të, do
të godase nga brenda zonës për
të çuar në avantazh skuadrën e
tij. Euforia e avantazhit do të shtyjë
bardhezinjtë të sulmojnë
akoma më shumë dhe katërt
minuta më vonë, kapiteni Del
Piero driblon magjishëm në
zonë dhe 3-1. Nuk përfundon
këtu, pasi numri 10 do të
përsëritet edhe tre minuta nga
fundit ndeshjes për të blinduar
suksesin në shifrat 4-1.
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 23:36
by fpjalmi
Sigurisht që Klaudio Ranieri është
shumë i ekzaltuar pas suksesit
ndaj Bolonjës, por përpara se të
analizoj takimin, tekniku i Juventusit
mbyll çështjen ‘Tr ezege’.
“Nuk jam tipi që hap polemika, aq
më pak brenda skuadrës, ndaj për
mua çështja ‘Trezege’ mund të
quhet e mbyllur. Përsa i përket
deklaratave të tij, është diçka që
i përket drejtuesve tanë të marrin
masa. Bolonja? Lojtarët u
treguan madhështorë që arritën
të kthejnë në favorin tonë një
ndeshje të nisur mbrapshtë.
Xhovinko ishte i shkëlqyer qoftë
sot (dje), ashtu sikurse të martën
me Çelsin, duke i dhënë një
ritëm më të shpejtë manovrës
sonë sulmuese. Padyshim që ai
ishte vendimtar në arritjen e
suksesit tonë dhe më pas Del Piero
mendoi për të blinduar fitoren
me Bolonjën”.
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 23:37
by fpjalmi
Lojtari më i mirë në fushë për Juventusin
në sfidën kundër Bolonjës
ishte padyshim, talenti bardhezi,
Sebastian Xhovinko. Sulmuesi
me numër 20 ka zhvilluar ndeshjen
e tij më të mirë me fanellën juventine,
duke u krijuar shumë vështirësi
mbrojtjes bolonjeze gjatë 90
minutave. Paraqitja e tij e shkëlqyer
është shpërblyer edhe me golin
e dytë të bardhezinjve, ose më saktë
golin e avanatazhit për skuadrën
e Ranierit. “Kam luajtur mirë. I njoh
cilësitë e mia, por më shërben vetëm
më shumë vazhdimësi. Asnjëherë
nuk kam menduar të largohem nga
Juventusi, sepse dua të jap kontributin
tim këtu. Ranieri e di se
cili është pozicioni im dhe ka filluar
të besojë tek unë. Ishte shumë e
rëndësishme të fitonim ndaj Bolonjës
për të lënë pas dështimin në
Champions”.
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 23:37
by GOLDIAN
o pjalm me ke je tifoz ne itali
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 23:38
by fpjalmi
Ançeloti: Zhoze
të mos flasë
më për Milanin
“Murinjo? Flitet gjithmonë për komunikimin – ka
deklaruar trajneri Milanit për Zhoze Murinjon, –
që është një komponent i cili nuk më tërheq aspak
nga personaliteti i tij, sepse shpeshherë thotë
edhe gjëra të kota. Ndërsa metodologjia e tij e
punës më duket shumë interesante. Nëse do të
më ftonte, me shumë kënaqësi shkoja të ndiqja
një fazë stërvitore në Apiano. Pavarësisht sesi
shkoi sfida kundër Mançesterit, po flasim për një
trajner shumë të mirë”.
Murinjo dhe Interi – Debati vazhdon. Trajneri
portugez ngacmon dhe pastaj tërhiqet. Ançeloti nuk
mbetet pas me deklaratat e tij kundërshtuese dhe
derbi i konferencave të shtypit përfundon gjithmonë
në barazim. Murinjo ka deklaruar se Interi
do të arrijë Milanin me 17 kampionate të fituara
këtë vit. “Ka thënë të vërtetën”, përgjigjet Ançeloti,
i cili më pas thekson një koncept të shprehur edhe
më parë: “Shpeshherë Murinjo thotë gjëra të kota...
Nuk do të flas më për Interin dhe për Murinjon deri
në fund të sezonit. Megjithatë, dua t’i jap atij një
këshillë: e këshilloj të mos flasë më për Milanin,
nuk ka se ç’i duhet. Unë kam besim te kjo skuadër
dhe te kjo shoqëri, që e kanë pasur gjithmonë
Ligën e Kampionëve si pikë referimi”.
Kaka – Sedorf nuk do të jetë në fushën e lojës
për transfertën e Milanit në Siena, por Ançeloti
mund të mbështetet te Kaka, Ronaldinjo dhe
Bekham. Ndërkohë nuk do të luajë Bonera, Borrielo,
Kaladze, Nesta, Gatuzo dhe Sedorf. Të grumbulluarit
janë: Abiati, Dida, Kalas, Antonini, Darmian,
Favali, Jankulovski, Maldini, Senderos, Zambrota,
Ambrozini, Bekham, Emerson, Flamini, Pirlo,
Inzagi, Kaka, Pato, Shevçenko, Ronaldinjo
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 23:38
by fpjalmi
Zhoze Murinjo
karikon skuadrën
në prag të sfidës
kundër Fiorentinës: “Nuk
kam frikë, kam besim te
kuadra”. Eliminimi nga një
të tetat e Ligës së Kampionëve
nga Mançesteri nuk
ka lëkundur aspak bindjet
e trajnerit portugez, i cili
gjatë një konference për shtyp
nuk i ka kursyer shigjetimet
kundrejt Milanit. “Ne
dhe Juventusi jemi eliminuar
nga Liga e Kampionëve,
por kemi ende kampionatin
për të luftuar. Jemi në një situatë
shumë të ndryshme nga
ajo e Milanit, që pas eliminimit
nga Kupa UEFA nuk ka
më asnjë pikësynim”. Gjatë
ditëve të kaluara, Karlo
Ançeloti ka deklaruar se ka
qenë vetë Interi, që ka kushtëzuar
eliminimin e skuadrës
nga Liga e Kampionëve me
paraqitjet e saj të dobëta, por
lidhur me këtë argument,
Murinjo ka preferuar të mos
bëjë asnjë koment. Ndërkohë
që ai përgjigjet me shumë ironi
për pyetjen lidhur me
grushtin që portugezi supozohet
të ketë goditur një tifoz
të Mançesterit në përfundim
të sfidës së vlefshme për
një të tetat e Ligës së Kampionëve.
“Murinjo shet
shumë...”. Eliminimi nga ky
kompeticion ka krijuar një
zhurmë të habitshme, por
trajneri portugez i zikaltërve
është përpjekur ta lërë pas
krahëve. “Një eliminim mbetet
gjithmonë i tillë, fitorja
morale bën pjesë në fjalorin
e atyre që humbasin shpesh,
por nuk ka asnjë lidhje me
ne. Ata që fitojnë shpeshherë,
nuk kanë frikë të luajnë
pas një humbje. Duhet
ta shndërrosh inatin në energji
pozitive”. Më pas Murinjo
ka pohuar objektivat e
ardhshëm. “Kemi një kampionat
për të fituar, mund
të arrijmë në fitoren e shtatëmbëdhjetë
në kampionat
dhe të kapim Milanin.
Ka mbetur ende shumë për
të fituar kampionatin, Juventusi
është një skuadër
shumë cilësore, që nuk heq
dorë lehtësisht. Kemi nevojë
për pikë dhe duhet t’i fitojmë
të dyja ndeshjet në
shtëpi. Kemi njëherë
Fiorentinën, pastaj na pret
përballja me Rexhinën, që
janë skuadra që kanë nevojë
për pikë, por kam parë te
lojtarët e mi sigurinë e atyre
që fitojnë kampionatin
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 23:40
by fpjalmi
1 Inter 27 19 6 2 49-21 63
2 Juventus 28 18 5 5 47-22 59
3 Milan 27 15 6 6 46-27 51
4 Xhenoa 28 13 9 6 37-27 48
5 Fiorentina 27 14 4 9 38-27 46
6 Roma 27 13 6 8 41-35 45
7 Lacio 27 12 5 10 39-37 41
8 Kaljari 28 11 6 11 33-29 39
9 Palermo 27 12 3 12 34-35 39
10 Atalanta 27 11 3 13 31-31 36
N SKUADRA N F B H G P
11 Napoli 27 10 5 12 32-32 35
12 Udineze 27 9 8 10 37-38 35
13 Katania 27 9 6 12 28-33 33
14 Sampdoria 27 8 8 11 26-33 32
15 Siena 27 8 7 12 22-26 31
16 Bolonja 28 6 8 14 31-46 26
17 Torino 27 5 9 13 25-40 24
18 Kievo 27 5 9 13 21-36 24
19 Leçe 27 4 11 12 22-41 23
20 Rexhina 27 3 10 14 21-44 19
Re: Kampionati italian
Posted: Mon, 16 Mar 2009 , 23:44
by fpjalmi
u duk se interi po e fiton kampionatin prap por nuk ndodhi ashtu.
siq shihet juventusi me interin ne ndeshjen direkte midis tyne do zgjidhin cdo gja dhe padyshim do jete ndeshja ma e bukur ose nji finale e vertete.
a dihet gja kur lot juve inter sepse kja ndeshje flitet per nji rrekord teleshikusish.
un mendoj se titulli asht i hapun deri ne fund kur shohim qe juvja asht afru mjaft ,dhe interi duket si ne krize ,por cdo gja do e shohim ne ndeshjen direkte