Page 6 of 11

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 12 Dec 2009 , 16:10
by Skodrinon
Pogradeci asht tu hup. Me maru ishtu ndeshjet Ada e arrin ne vend te katert

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 12 Dec 2009 , 16:25
by Skodrinon
urime ades per fitoren

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 12 Dec 2009 , 16:27
by Skodrinon
javen tjeter keka ada-pogradeci. ndeshje direkte per vendin e katert

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 12 Dec 2009 , 16:38
by Man in Redblue
Oleeeeeeeeeeeeeeeeeee fitoi Ada

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 12 Dec 2009 , 21:45
by fpjalmi
hallall ades .

po i afrohet edhe ma shum superliges

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sun, 13 Dec 2009 , 03:56
by GOLDIAN
te kenaqin shpirtin keta te ades

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sun, 13 Dec 2009 , 12:49
by Skodrinon
lexova te vllaznimi sportiv javen tjeter qi mosha mestare e lojtarve te ades ishte 20,9 vjeç. me 20 vjeçare me arrite superligen kishte kene mrekulli

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 19 Dec 2009 , 16:24
by GOLDIAN
sipas albania sport
ada ka fitu 1-0 me pogradecin
te shohim a eshte i vertet si rezultat se gjithcka ban vaki
nese po sdi fjale te gjej me pergezu kete skuader qe ne fillim na u duk si ekip qe tek tuk ban ndonje surprize po tash me asht rrit besimi per ta
shpresoj ne dimer me ndonje afrim cilesor te synojme dhe me shume
kush ka me shume info per skuadren te na i sjelli ne forum

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 19 Dec 2009 , 16:26
by Miri
Ada 1-0 Pogradeci
Urime ades per fitoren.

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 19 Dec 2009 , 17:54
by Edmond-Cela
urime urime. mund te thuhet me plot goje qe ada esht drejt nje hapi te madh drejt superliges. per ne play off se me kap 2 te paret ka me ken shum e veshtir, por ma merr mendja se do e rrahim edhe lushnjen

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 19 Dec 2009 , 17:58
by Skodrinon
urime ades

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 19 Dec 2009 , 19:49
by fpjalmi
urime ades per fitoren

me te vertete po na knaq

doqi asht kthy ne nji burim golash per aden sepse edhe javen qe kaloi ai e pat ba golin

a dihet gja cfare vendit duhet me xan ada me u fut ne superlige

i mjafton vendi i katert me u ndesh me nji ekip te superliges per me hi ne hi ne superlige?

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 19 Dec 2009 , 21:18
by GOLDIAN
fpjalmi wrote:urime ades per fitoren

me te vertete po na knaq

doqi asht kthy ne nji burim golash per aden sepse edhe javen qe kaloi ai e pat ba golin

a dihet gja cfare vendit duhet me xan ada me u fut ne superlige

i mjafton vendi i katert me u ndesh me nji ekip te superliges per me hi ne hi ne superlige?
dy te parat dalin direkt
vendi i trete e i katert do ndeshet ne playof me vendin e 9 e te 10
do kishte ken mrekulli me dal ada e katerta

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 19 Dec 2009 , 22:00
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:
fpjalmi wrote:urime ades per fitoren

me te vertete po na knaq

doqi asht kthy ne nji burim golash per aden sepse edhe javen qe kaloi ai e pat ba golin

a dihet gja cfare vendit duhet me xan ada me u fut ne superlige

i mjafton vendi i katert me u ndesh me nji ekip te superliges per me hi ne hi ne superlige?
dy te parat dalin direkt
vendi i trete e i katert do ndeshet ne playof me vendin e 9 e te 10
do kishte ken mrekulli me dal ada e katerta

me te vertete do ishte ken mrekulli

goldi ,nese ada do ndeshej me vllaznine me ke do ishte :D

jam shum kurioz me e dit se me cilen do ishe sepse keta kohet e fundit ke fillu me u gezu me aden ma shum se me vllaznine

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 19 Dec 2009 , 22:01
by fpjalmi
:D :D :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 19 Dec 2009 , 22:13
by GOLDIAN
pytje e veshtire pjalm po te tham me vllaznine
si shkodran qe jam
sdo kisha dasht me u taku ne playof
ishalla keta tonet spo e cojne vedin deri aty
nese ada do ndeshjej me nej kastriot a lac bsoj se do kishte shanse per superlige

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 19 Dec 2009 , 22:25
by fpjalmi
GOLDIAN wrote:pytje e veshtire pjalm po te tham me vllaznine
si shkodran qe jam
sdo kisha dasht me u taku ne playof
ishalla keta tonet spo e cojne vedin deri aty
nese ada do ndeshjej me nej kastriot a lac bsoj se do kishte shanse per superlige
ashtu asht goldi por ta bana ket pyetje veq per humor :D

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sun, 20 Dec 2009 , 09:59
by fpjalmi
Ada – Pogradeci 1-0. Efekti shtëpi

Heroi i takimit në Velipojë ishte Elidor Doçi, i cili realizoi në minutën e 31-të







(ALBANIA SPORT) – Ada vazhdoi serinë e fitoreve, kësaj radhe duke mundur 1-0 Pogradecin, rivalin direkt për zonën e “katër më të mirave” të Kategorisë së Parë.

Heroi i takimit në Velipojë ishte Elidor Doçi, i cili realizoi në minutën e 31-të. Për Adën kjo ishte fitorja e 9-të sezonale dhe e shtata në tetë ndeshje në shtëpi.

Velipojakët konsoliduan vendin e katërt, tashmë në kuotën e 28 pikëve, një më shumë se Kamza e vendit të pestë.

Për Adën kjo ishte fitorja e 4-t në 9 ndeshje me Pogradecin, që ka nga ana e tij po 4 fitore (1 barazim

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Tue, 05 Jan 2010 , 08:59
by GOLDIAN
kam ndej me disa lojtar dhe me jane shpreh se te rijte skane rroga fikse vec ca tju japin presidenti
gjynah se jane taman te talentum

Re: ADA VELIPOJE

Posted: Sat, 16 Jan 2010 , 13:55
by Miri
Përmbytjet largojnë Adën nga Velipoja

Skuadrës bregdetare i janë bashkuar Cani dhe A.Dibra, si dhe donatori Agim Cani

Situata e krijuar ditët e fundit në veri të Shqipërisë, ku ka pasur përmbytje të mëdha, ka krijuar jo pak probleme edhe për sportistët. Ata e kanë pasur shumë të vështirë të gjejnë një terren të përshtatshëm për t’u stërvitur. Më tepër nga të gjithë, këto përmbytje duket se i kanë prishur punë Adës së Velipojës. Drejtuesit e saj kishin planifikuar që në ditët e para të janarit ta grumbullonin skuadrën në një nga hotelet e plazhit për të zhvilluar atje fazën përgatitore të dimrit. Por bllokimi i rrugës e ka bërë të pamundur këtë gjë.

Për më tepër, edhe fusha sportive “Adriatik” ka pasur dëme si pasojë e situatës së krijuar. Në këto kushte, Ada e ka spostuar stërvitjen në Shkodër, pikërisht në kompleksin “Zmijani”. Presidenti Pjetri ndërkohë gjen rastin t’i falënderojë drejtuesit e FSHF?së për qëndrimin pranë në këtë situatë të vështirë. Skuadra ka vijuar përgatitjet, ndërkohë që drejtuesit kanë filluar lëvizjet e para. Kështu, janë afruar Nevian Cani dhe Arenc Dibra, të cilët kanë qenë më parë pjesë e Vllaznisë.

Të dy luajnë në repartin e sulmit, ndërkohë që po shihet mundësia e marrjes së ndonjë tjetër lojtari cilësor. Nga ana tjetër, Ada ka patur “përforcime” edhe në donatorë. Ditët e fundit është afruar pranë kësaj skuadre edhe biznesmeni Agim Cani, i cili ka shprehur dëshirën për të financuar për Adën. Pozitat e tij nuk do të jenë thjesht të një donatori, por do ketë të njëjtin funksion me dy bashkëpresidentët e tjerë, Alfred Pjetrin dhe Lazër Matinë. Natyrisht që nga këto lëvizje duket qartë se velipojakët kanë ndër mend ta thonë ashtu si duhet fjalën e tyre në fazën e dytë të kampionatit. Vendi i 4-t sigurisht që i ka nxituar ata të pretendojnë deri në fund. Kuptohet që nuk do të jetë e lehtë, por jo e pamundur për të pretenduar superligën.