Vllaznia-Partizani 2-0/ Ndeshja vendoset nga i riu Shtubina
Shkodranët marrin një fitore pa shumë vuajtje
Kuqeblutë arrijnë tri pikë të rëndësishme ndaj të kuqve
Vllaznia ka arritur një fitore të merituar, por pa shumë shkëlqim, përballë Partizanit, me rezultatin 2-0. Shkodranët
kryesues nuk kishin asnjë alternativë tjetër, pavarësisht dëshirës së të kuqve për të bërë diçka në “Loro Boriçi”.
Ekipi i drejtuar nga Dervish Haxhiosmanoviç nuk shprehu ndonjë lojë bindëse, duke u treguar më shumë racionalë,
pasi ishte rezultati që duhej arritur, shumë më i rëndësishëm. Kuqeblutë dukeshin në fushë, sikur po mendonin
për të mos harxhuar shumë energji. Edhe loja kështu nisi, pa grintë, ndërkohë që Partizani i trajnerit Shpëtim Duro,
ishte vendosur mirë në prapavijë. Gjithsesi, shkodranët shpërdorojnë në minutat e para, teksa Boadu fare pranë
portës gjuan jashtë. Duhej të vinte mesi i pjesës së parë, që të zhbllokohej rezultati. Pikërisht ka qenë Xhejms Boadu, i cili pas harkimit nga e djathta, gjen të papërgatitur mbrojtësit e kuq dhe aty përfiton Ndriçim Shtupina, i cili
shënon golin e parë. Mesfushori i talentuar është lojtari “vrasës” i Partizanit, sepse ka qenë po ky lojtar, i cili ka
ndëshkuar të kuqtë në fazën e parë, me golin e realizuar në minutën e 86-të, duke u dhënë fitoren 2-1 shkodranëve.
Pas kalimit në avantazh, kuqeblutë kërkojnë më tepër drejt portës së Shehit. Është mbrojtësi lezhjan, Dritan Smajli, i cili me një sllallom të gjatë mbërriti mrekullisht para portierit Shehi dhe i vetëm përballë tij bën më të vështirën. Pas dominimit për disa minuta të Vllaznisë, miqtë bëhen të rrezikshëm afër fundit të pjesës së parë. Me anë të kundërsulmit, djemtë e Duros duhet të kishin shënuar, por sulmuesi korçar, Marius Ngjela, humbi një mundësi
shumë të mirë. I lënë nga mbrojtja shkodrane për pozicion jashtë loje, Ngjela është ndalur nga Grima, i cili kaloi
topin në goditje këndi.
Pjesa e dytë
Në këtë fraksion shkodranët kanë qenë më të “gjallë”. Nisur edhe nga mungesa e freskisë fizike të Partizanit, që vinte pas 120 minutave në Kupë kundër Flamurtarit, kuqeblutë ishin zotër të fushës. Megjithatë, sulmuesit Sukaj dhe Sinani kanë shpërdoruar shumë, ndërsa për golin e dytë ka menduar përsëri i riu Shtupina. Një galopim i tij ka
detyruar mbrojtjen mike që ta ndalë në mënyrë të parregullt brenda zonës. Pranë aksionit gjyqtari Jareci akordoi
menjëherë 11-metërsh. Nga ky i fundit, si zakonisht mbrojtësi Suad Lici goditi saktë, duke qetësuar ekipin për minutat në vazhdim.
Kanë qenë momente, ku shkodranët menduan më shumë për të administruar rezultatin, edhe pse goleadori Sinani duhet të shënonte në minutat e fundit. Reagimi i të kuqve nuk ka qenë në lartësinë e duhur dhe përfundimisht
ndeshja u mbyll 2-0 për Vllazninë. Kështu, kuqeblutë marrin një fitore, e cila ka qenë si një detyrë shtëpie. Ky sukses tashmë i paraprin supersfidës me Tiranën të mërkurën në “Loro Boriçi”, këtë herë për turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.
NJERIU I NDESHJES
Ndriçim Shtubina, “vrasës” i të kuqve
Mesfushori 20-vjeçar, Ndriçim Shtubina, ka qenë lojtari i cili vendosi ndeshjen me Partizanin. Jo vetëm se shënoi golin e parë për shkodranët, por gjithashtu në këtë takim, ai ka fituar 11- metërshin, të kthyer në gol nga Lici.
Ishte padyshim iniciatori i të gjitha sulmeve të ekipit kuqeblu. Në fund Shtubina ka marrë vlerësimet maksimale nga
trajneri Haxhiosmanoviç dhe Duro i Partizanit. Për t’u përmendur është fakti se për të kuqtë, mesfushori është
kthyer në “vrasës”, pasi ka arritur të realizojë një gol me vlera në ndeshjen e fazës së parë, kur Vllaznia fitoi 2-1 në
“Loro Boriçi”, në një ndeshje shumë të vështirë.
Vllaznia - Partizani
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Vllaznia - Partizani
GOLAT
Shtubina 24’, Lici 64’ (11-m)
FORMACIONET
VLLAZNIA: Grima, Smajli, Beqiri, Bashiç, Lici (Osja 68’), Boadu, Belisha, Nallbani, Shtubina (Dhëmbi 80’), Sukaj (Plantiç 70’), Sinani. Trajner: D.Haxhiosmanoviç
PARTIZANI: Shehi, Pinari, Capo (Karapici 67’), Babamusta, Bakalli, Pashaj, Mërtiri, Gjondeda (Karabeci 67’), Gjyla (Maho 60’), Bega, Ngjela. Trajner: Sh.Duro
MINUTAT
GJYQTARET
S.Jareci, A.Pregja, S.Avdo (Tiranë)
MINUTAT
5’ Smajli nga e djathta fut një top për Shtubinën, që gjuan me kokë, por pret me lehtësi Shehi.
10’ Krosim i Sinanit nga e majta për Boadunë, që fare pranë portës gjuan keq, duke e kaluar topin mbi tranversë.
13’ Boadu depërton bukur nga krahu i djathtë, futet në zonë dhe gjuan direkt në portë, por Shehi grushton topin jashtë vijës fundore.
14’ Sukaj provon nga jashtë zone, por topi shkon mbi tranversë.
21’ Mërtiri në pozicion ballor, gjuan nga 20 metra dhe pret Grima.
24’ Pas një krosimi të ardhur nga e djathta, mbrojtësit e Partizanit përpiqen të spastrojnë zonën, por topi mbetet brenda saj dhe aty Shtubina gjuan fort, duke e çuar drejt e në rrjetë. 1-0 për Vllazninë
26’ Xhevahir Sukaj është afër shënimit të golit të dytë.
30’ Ngjela ka mundësinë më të mirë për të barazuar, por Grima tregohet i saktë, duke shpëtuar portën.
39’ Smajli bën një inkursion personal, futet në zonë dhe aty preferon të gjuajë vetë, kur kishte mundësi të pasonte tek Sinani.
49’ Sinani gjuan fort nga jashtë zone dhe portieri Shehi grushton topin.
64’ Shtubina vepron bukur në krahun e majtë, hyn në zonë dhe aty pengohet në mënyrë të parrregullt nga një mbrojtës i Partizanit. Gjyqtari Jareci akordon 11-metërsh, i cili kthehet në gol nga Lici. 2-0 për Vllazninë.
66’ Belisha provon nga jashtë zone dhe Shehi largon topin me këmbë.
71’ Karabeci provon nga jashtë zone, por pret Grima.
85’ Dhëmbi pason bukur për Sinanin, që i lirë brenda zone, nuk arrin ta çojë topin në rrjetë.
88’ Maho dhe Karabeci rrezikojnë në zonën shkodrane, duke iu afruar golit.
DERVISH HAXHIOSMANOVIÇ, TRAJNERI I VLLAZNISË
“Më shumë u mendua për Tiranën se për Partizanin”
Malazezi i pankinës shkodrane ka pranuar se të besuarit e tij e kishin marrë lehtë ndeshjen me Partizanin. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ai ka thënë ndër të tjera se kuqeblutë e kanë pasur më shumë mendjen te sfida e
Kupës me Tiranën në mesjavë. “Ekipi e mendoi të lehtë fitoren që në fillimin e ndeshjes. Mund të them se lojtarët më shumë menduan për takimin me Tiranën, që do ta luajmë të mërkurën, se për atë që luajtëm sot (dje), - ka theksuar “Deda”. – Megjithatë, mendoj se fitorja ishte e merituar. Gjithsesi, ekipi kishte shumë për të bërë në këtë takim. Dua të vlerësoj Shtupinën për punën që ka bërë. Ishte më i miri në fushë. Tani mendjen e kemi te ndeshja me Tiranën, që është si finalja e parë për këtë sezon”.
SHPËTIM DURO, TRAJNERI I PARTIZANIT
Duro: Ndikuan mungesat, por humbje e merituar
Shpëtim Duro ka pranuar pas ndeshjes se Vllaznia e meritoi fitoren. Trajneri i Partizanit ka thënë gjithashtu, se në lojën e të kuqve ndikuan edhe mungesat. “Mendoj se pavarësisht dëshirës sonë për të arritur diçka në ‘Loro Boriçi’,
ekipi i Vllaznisë e meritoi plotësisht fitoren. Lojtari kundërshtar, Shtupina, bëri një punë mjaft të mirë në krahun e majtë. Megjithatë, në këtë rezultat mund të them se ndikuan edhe mungesat që kishim, gjithashtu, edhe ngarkesa e futbollistëve, nga takimi që kemi zhvilluar me Flamurtarin për Kupë në mesjavë. Tani nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të bëjmë maksimumin në ndeshjet e mbetura. Shpresoj të marrim prej tyre më të mirën”, ka thënë trajneri Duro në konferencën për shtyp.

- Tifoz nderi
- Posts: 523
- Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
- Skuadra: Vllaznia, Bayern
- Location: Rus-Maxharr
Re: Vllaznia - Partizani
Bravo,iku edhe kjo ndeshje.Tesh banu gati tjetra

:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Vllaznia - Partizani
faleminders mirit dhe mondit per kroniken.
nese keni mundesi here te tjera ,na jepni edhe diskutimet ,nese skeni mundesi ,nuk ka problem .
para vllaznia
nese keni mundesi here te tjera ,na jepni edhe diskutimet ,nese skeni mundesi ,nuk ka problem .
para vllaznia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Vllaznia - Partizani
E kisha robriken 60 minuta por e fshiva se vetem presidenti i tiranes ka fol.fpjalmi wrote:faleminders mirit dhe mondit per kroniken.
nese keni mundesi here te tjera ,na jepni edhe diskutimet ,nese skeni mundesi ,nuk ka problem .
para vllaznia
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Vllaznia - Partizani
TA KISHE LAN PER MSYSH MAMiri wrote:E kisha robriken 60 minuta por e fshiva se vetem presidenti i tiranes ka fol.fpjalmi wrote:faleminders mirit dhe mondit per kroniken.
nese keni mundesi here te tjera ,na jepni edhe diskutimet ,nese skeni mundesi ,nuk ka problem .
para vllaznia
i perjashtuar
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Vllaznia - Partizani
GOLDIAN wrote:TA KISHE LAN PER MSYSH MAMiri wrote:E kisha robriken 60 minuta por e fshiva se vetem presidenti i tiranes ka fol.fpjalmi wrote:faleminders mirit dhe mondit per kroniken.
nese keni mundesi here te tjera ,na jepni edhe diskutimet ,nese skeni mundesi ,nuk ka problem .
para vllaznia