Page 6 of 160
Posted: Tue, 18 Oct 2005 , 16:54
by forri
vllaznia1919 wrote:Futbollisti matjan nuk do të lejohet të aktivizohet me Tiranën apo ndonjë ekip tjetër
Shkodranët, “peng” Patushin
Shumë mirë që nuk e lejojnë me ik.Vllaznia,i ka dhënë shumë këtij futbollisti,e bëri me emër,dhe nuk e meritojmë këtë sjellje të pahijshme nga ana e tij.Pa ardhur mirë,kërkon të largohet me arsyen banale,se Vllaznia nuk ka rezultate të mira.Po përse e morrëm Patushin atëher?...për sytë e bukur?!!.....Vetë mënyra se si po sillet ai është shumë ofenduese,mbasi mendoj se ai nuk ka më respekt për skuadrën tonë,dhe e trajton atë si një skuadër të dorës së dytë,nga ku duhet me u largu me ngut, ç'far personi !!!!......
Posted: Wed, 19 Oct 2005 , 13:33
by vllaznia1919
Ah ishalla e lajne pa lujte hiq simjet.Zemra mal me ishte ba!
Posted: Wed, 19 Oct 2005 , 13:36
by vllaznia1919
Shkodranët: Nuk ka lejekalimi për Patushin
"Telenovela" e çështjes "Patushi" me shumë të ngjarë nuk do të marrë fund asnjëherë. E ndërsa nga kampi shkodran deklaratat janë të qarta për të mos e lejuar lojtarin të largohet pa paguar gjobën e vënë ndaj tij, për më tepër jo në drejtim të Tiranës, Patushi dhe klubi bardheblu janë duke i bërë të gjitha përpjekjet që mesfushori të federohet me këtë skuadër dhe të fillojë sa më shpejt të luajë për të. Lajmi se dje një përfaqëues i klubit "Tirana" ka qenë në federatë me gjoja një leje kalimi të dhënë nga klubi "Vllaznia" për lejimin e lojtarit të federohet me skuadrën kampione në fuqi, i ka irrituar së tepërmi drejtuesit shkodranë. Presidenti Agron Çela ka komunikuar përmes telefonit me shefin e sektorit të garave, Hito Hitaj, për t'i transmetuar faktin se klubi që ai drejton nuk ka lëshuar asnjë lloj lejekalimi për Patushin. Këtë gjë Çela e bën të ditur teksa thotë: "Duke qenë në dijeni të këtij fakti që Tirana kërkonte të federonte Patushin, i kam bërë të ditur Hito Hitajt se klubi ynë nuk ka lëshuar asnjëlloj dokumenti që lejonte këtë lojtar të federohej me Tiranën. Nëse në federatë është paraqitur ndonjë lejekalimi, të gjithë duhet ta kenë të qartë që ajo është e falsifikuar. Ne e kemi bërë publik vendimin tonë dhe po e përsërisim sërish: Patushi duhet ta harrojë Tiranën."
Posted: Mon, 24 Oct 2005 , 14:03
by vllaznia1919
Dy boshnjakë mbërrijnë në Shkodër
Gjendja e krijuar te skuadra e Vllaznisë e ka detyruar presidencën e saj të rifutet sërish në merkato. Nevoja për lojtarë cilësorë ka bërë që kuqeblutë të shohin sërish nga tregu i huaj. Për këtë qëllim, mbrëmë duhet të kenë mbërritur në Shkodër dy futbollistë boshnjakë. Bëhet fjalë për një mbrojtës dhe mesfushor. Ata kanë ardhur nga Bosnja me linjë ajrore deri në Podgoricë dhe aty janë pritur nga zëvendëspresidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, dhe futbollisti kosovar i kuqebluve, Erkan Sulejmani. Ky i fundit ka qenë pikërisht njeriu që ka ndërmjetësuar ardhjen e këtyre lojtarëve, nisur nga njohjet që ka krijuar gjatë aktivizimit të tyre vitin e kaluar në kampionatin boshnjak me ekipin e Zheljezniçarit. Lojtarët që kanë ardhur janë pikërisht Krupina, 30 vjeç, mbrojtës, që, siç thuhet, ka zhvilluar edhe 12 ndeshje me kombëtaren e Bosnjës. Lojtari tjetër është Denis k****, 28 vjeç, që luan në rolin e mesfushorit me tipare mbrojtëse. Ky i fundit mësohet të ketë luajtur, përveçse me Zheljezniçarin, edhe në Belgjikë në radhët e Beverenit, si dhe në Izrael. Ajo që pritet tashmë është vetëm verifikimi i formës fizike të tyre dhe më pas, nëse rezultojnë të vlefshëm, të nisin bisedimet për kontratat e tyre. Po ashtu, pritet që gjatë kësaj jave të mbërrijë edhe kapiteni i kombëtares së Kenias, Zlabon Amanaka, i cili ka pasur disa probleme me pasaportën e tij. Drejtuesit e Vllaznisë i kanë nisur atij prej ditësh lekët e biletës dhe pritet vetëm ardhja e tij.
Posted: Mon, 24 Oct 2005 , 14:04
by vllaznia1919
Posted: Mon, 24 Oct 2005 , 21:11
by Kuq3Blu
Naqe iishalla po dijn me lujt se sa per emrin spo ka rendesi
Posted: Mon, 24 Oct 2005 , 21:34
by GoL
njat thuj, ishalla po i frikson mbiemri kundershtart
Posted: Tue, 25 Oct 2005 , 13:38
by vllaznia1919
Hajt ishalla,per njate e thashe edhe un!
Posted: Tue, 25 Oct 2005 , 13:58
by vllaznia1919
Boshnjakët i vënë kushte Vllaznisë
Ndonëse ishte pritur që dy futbollistët boshnjakë të mbërrinin parmbrëmë vonë në Shkodër, kjo nuk ka ndodhur. Arsyeja, siç merret vesh, ka qenë një kërkesë e këtyre dy lojtarëve për të biseduar për kontratat pa ardhur mirë në Shkodër. Por kjo gjë nuk u ka pëlqyer drejtuesve të Vllaznisë, të cilët kanë dashur t'i shohin trajnerët një herë në stërvitje dhe më pas të bisedojnë për kontratën. Pikërisht për këtë arsye, Mirzet Krupina dhe Denis Kariç e kanë shtyrë nisjen drejt Shqipërisë. Edhe mbrëmë thuhet të ketë pasur bisedime telefonike në lidhje me këtë çështje dhe sot pritet një përgjigje përfundimtare nëse ata do të vijnë apo jo.
Posted: Tue, 25 Oct 2005 , 20:47
by Kuq3Blu
Mos mor naqe as kto sdikan me lujt me duket pse nuk vine me u ba prov :p hajt ishalla fitojm neser kush asht per stadium te me thojn
Posted: Wed, 26 Oct 2005 , 13:27
by vllaznia1919
pse qa kujtove ti se po blejne lojtar te mire a?Deri tesh veq plehna kan ble ka presidentat tone.Nji qe e patne te mire(Patushi) e lane me ike.
Posted: Wed, 26 Oct 2005 , 13:28
by vllaznia1919
Ku e merr me kene per stadium naqe.Kisha dashte boll por nuk asht e mujtun.Kam kohe pa e pa Vllaznin ne stadium.
Posted: Wed, 26 Oct 2005 , 22:59
by forri
Ndoshta po bëhem i mërzitshëm me këmbënguljen time,por unë mendoj se,lojtarët më të domosdoshëm ose që mund të na shërbenin më mirë sivjet,do të ishin :Salihi,Osja,Kaçi.
E di që ju mund të thoni se kjo që propozoj unë është e pamundur,por po të isha "President"i klubit,këta do të ishin lojtarët që do të kisha kërkuar më me ngulm.Megjithatë si shumë të tjerë,më ka ngelë veç me shkrujt në forum,se për gjë tjetër,s'është duke na pyet njeri.
Posted: Thu, 27 Oct 2005 , 13:51
by vllaznia1919
Naqe nuk je i merzitshem se ke te drejte.Un mendoj qi per Osjen e Salihin mund te bahej nej san,kurse per Kaçin ska qa bajne se ka shku me lujte jashte!
Posted: Thu, 27 Oct 2005 , 20:09
by GoL
Mire qe nuk munen me i rikthy Osjen dhe Salihin, po mos te blejne ashtu lojtarsh kot sa me than se po bajm merkato, nja 10 futbollist i kena ble simjet e asnji hajrit deri tash pervec Leandros. Ma mire me ble 1 futbollist pesmarit se sa me ble 10 qe sduhen gja
Posted: Fri, 28 Oct 2005 , 13:22
by vllaznia1919
Kta marrin "lojtar" kotit sa me i mylle gojen opinionit publik e tifozave.Sa me thane na kena ble lojtar,nuk asht faji i jone!!!!
Posted: Mon, 31 Oct 2005 , 14:30
by vllaznia1919
Kuqeblutë mbyllin merkaton
Dëshira për të përforcuar ekipin edhe me dy futbollistët boshnjakë të lakuar prej ditësh në media ka dështuar për drejtuesit e Vllaznisë. Këta lojtarë të shoqëruar edhe nga menaxheri i tyre kanë qenë në Shkodër ditën e premte dhe, kur pritej firmosja e kontratave prej tyre, ka ndodhur dhe çudia. Ata kanë refuzuar të firmosin, ngaqë kanë kërkuar një përfitim më të madh financiar sesa ai që kishin rënë dakord fillimisht me drejtuesit shkodranë. Kjo gjë nuk u ka pëlqyer këtyre të fundit dhe në këtë mënyrë çdo gjë është prishur, teksa Krupinaç dhe Kariç janë kthyer andej nga kishin ardhur. Ndërkohë, nga ana tjetër, ka dështuar edhe ardhja e futbollistit të njohur shkodran Edi Martini, i cili kishte shprehur dëshirën e tij për t'u rikthyer te Vllaznia. Po ashtu, sot pritet që të marrë fund edhe problemi i lojtarit Kapaj, nëse do të kalojë te Teuta apo jo. Merkatoja e kuqebluve për këtë periudhë tashmë është mbyllur dhe këtë e konfirmon vetë zëvendëspresidenti i klubit, Valter Fushaj, që thotë: "Deri në janar nuk do të ketë lëvizje të tjera. Merkatoja është e mbyllur tashmë dhe presim vetëm rihapjen e saj për të bërë ndonjë lëvizje tjetër."
Posted: Tue, 01 Nov 2005 , 14:43
by vllaznia1919
Çështja "Kuli" zgjidhet nga disiplina
Po dje, në FSHF është mësuar se nuk është federuar ish lojtari i Vllaznisë, Bekim Kuli. Kavajasi, që këtë fillim sezoni kaloi në Shkodër, dje ka qenë në federatë për t'u regjistruar te Lushnja. Por sektori i garave nuk e ka lejuar një gjë të tillë. Sipas shefit të garave, Hito Hitaj, Kuli ka një huazim të Vllaznisë për të kaluar në Peqin. Por dje ka dalë se ai kërkon të luajë me Lushnjën. Në këto kushte, mësohet se këtë problem, pra federimin e Kulit, do ta vendosë vetëm disiplinori. Për këtë qëllim, klubi i Lushnjës ka bërë dje edhe një kërkesë në federatë.
Posted: Sun, 06 Nov 2005 , 22:34
by forri
vllaznia1919 wrote:Çështja "Kuli" zgjidhet nga disiplina
Po dje, në FSHF është mësuar se nuk është federuar ish lojtari i Vllaznisë, Bekim Kuli. Kavajasi, që këtë fillim sezoni kaloi në Shkodër, dje ka qenë në federatë për t'u regjistruar te Lushnja. Por sektori i garave nuk e ka lejuar një gjë të tillë. Sipas shefit të garave, Hito Hitaj, Kuli ka një huazim të Vllaznisë për të kaluar në Peqin. Por dje ka dalë se ai kërkon të luajë me Lushnjën. Në këto kushte, mësohet se këtë problem, pra federimin e Kulit, do ta vendosë vetëm disiplinori. Për këtë qëllim, klubi i Lushnjës ka bërë dje edhe një kërkesë në federatë.
Edhe këtij Kulit,s'po i zë"kuloja"vënd.
Posted: Mon, 07 Nov 2005 , 14:34
by vllaznia1919
Po pra,kan fillu me ba si fenomena te tane!