Page 6 of 7

Posted: Fri, 18 Jul 2008 , 11:20
by kristiani
Urime Urime vllaznia per kyt ndeshje mka knaq shume ky rezultat gjina qe paskan hanger nje gol kishte ken edhe ma rezultat i kjart, tesh ishalla nuk e marrin leht ndeshjen ne shkoder edhe losin mir...
Forca Vllazniaaaaaaaaaaaaaaa...
Bravo Sukaj.

Posted: Fri, 18 Jul 2008 , 18:34
by elbasans4ever
Urime vllaznise per fitoren e arritur me koper. Hallall sukaj ishalla gola edhe me fanellen e kombetares.
Ndeshja e kthimit nuk duhet nenvlehtesu por duhet vleresu ma teper.

Posted: Fri, 18 Jul 2008 , 21:53
by vllaznia1919
Urime per ket fitore por edhe un i kam frige marrinat!

Posted: Fri, 18 Jul 2008 , 22:16
by Kirasjani
ktu jan disa foto nga neshja me koperin
http://www.fckoper.si/index.php?page=ga ... 8&gid=1471[/img][/url]

Posted: Fri, 18 Jul 2008 , 22:17
by vllaznia1919
Nuk e di a i ka vu kush por un po e ve i her videon e ndeshjes.
http://www.rtvslo.si/play/albanci-boljs ... .17401886/

Posted: Fri, 18 Jul 2008 , 22:47
by fpjalmi
vllaznia 1919.te lumshin durt naqe.na nderove qe na e nxore videon e vllaznise.une per vedi e shoh per here te pare.me vjen keq per bishanin qe i iku topi nga durt njashtu,megjithate thane se ka ken heroi i ndeshjes me pritje te bukura ,kurse xhevahir sukaj ka ba dy gola te mrekullueshem.nese do te kete kombetarja shqiptare nje sulmues ne te ardhmen qe do jete nder lojtaret ma te mire ne bote ,mendoj se do jete vetem xhevahir sukaj,qe asht tu zhvillu cdo dite ndeshje te bukura dhe gola pa fund.nuk di qa me than por do te ishte nje quditje qe gjevahir sukaj mos te luaje me nji ekip tamam te madh dhe me pervoje.2 golat qe ai ka ba nuk mund ti bajn as mesi ma te bukur.xhuajtjet e tij jane predh edhe nga distanca ku gjuajtjet e tij jane edhe te sakta.ndoshta asht shum heret per me fol por iket sukajn per moshen qe ka nuk mund ta krahesoj as me salihin e as me sinanin.nese sukaj dhe salihi lozin ne sulmin e kombetares shqiptare atehere shqiperia di kete permiresime.sukaj mendoj se do bahet si nje kampion botet.ne fillim e kisha inat se nuk pasote por tashti ka rregullu edhe ate pike te dobet.

Posted: Fri, 18 Jul 2008 , 23:19
by kristiani
Flm per videon naqe as un se kisha pa golat e sukaj ishin shum te bukur ishalla ban ishi golash edhe ne shkoder, ai mundet me u ba ndoshta ner lojtaret me te mire shqiptar por ne bote e exagjeron pak fpjalmi...

Posted: Fri, 18 Jul 2008 , 23:55
by fpjalmi
kristian.para se me fillu kampionati europian u priste shum nga ato emra qwe mund te merrnin trofeun si kristiano ronalo ,ibrahimovic ,ose luka toni ,ose balak,por asnjeni prej tyne nuk e tregoj veten ,dhe aq shum keq lujten sa per mendimin tem nuk e meritojn me ken as ne 50 pesedheqen e futbollistave ma te mire. per sukajn nuk thashe se ka me dal ma i miri ne bote ,por ka me ken nder ma te miret ne bote nese lot keshtu.ti the ma perpara se mund te jete ma i miri ne shqipni ,pra mjafton me ken ma i miri ne shqipni qe te jete nder yjet e botes,sepse cdo shtet qe ka futbollistin ma te mire ,asht nder yjet e botes ,pra edhe sukaj nese lot ishtu si e ka fillu ,shume shpejt ka me ken nder ma te miret e botes

Posted: Sat, 19 Jul 2008 , 22:21
by Man in Redblue
Canaj: Vllaznia luajti me zemer, e meritoi fitoren

Ne nisje sigurisht qe nuk ka qene kaq shume entuziast sa ç’ishte dje. Agim Canaj e ka te qarte se ne futboll nganjehere edhe parashikimet nuk dalin. Trajneri i ekipit shkodran para ndeshjes me sllovenet ka theksuar se kishte probleme sa i takonte ndertimit te formacionit nderkohe qe 11-shja qe ai ka hedhur ne fushe ne enjten ne darke ka bere nje paraqitje te shkelqyer. Ai ka evidentuar te gjithe skuadren per lojen e mire dhe njekohesisht ka bere thirrje per qetesi per te mos e menduar pune te kryer kualifikimin. Ja intervista e plote e Agim Canajt per “Sporti Shqiptar” menjehere pas kthimit nga Sllovenia:

-Canaj, ishit nisur jo shume entuziast nga Shkodra por tashme kthimi duket krejt ndryshe…

-Normale sepse vete loja e zhvilluar, rezultati flasin ne favorin tone dhe nuk ka se si te ndjehem ndryshe. Kemi zhvilluar nje ndeshje te mire dhe e merituam fitoren. Sigurisht qe para ndeshjes kemi patur ato problemet tona sa i takon ndertimit te formacionit dhe mungesave te medha te lojtareve megjithate kur fiton, gjerat qartesohen.

-E meritoi Vllaznia fitoren apo ishte thjesht rastesi rezultati 2-1?

-Per nga menyra si u zhvillua ndeshja jo vetem qe e merituam fitoren por e them me bindje te plote se rezultati duhej te kishte qene me i thelle. Kemi aplikuar ne menyren me te mire te mundshme kundersulmin e shpejte dhe shenimi i golit te pare na dha krahe per te kerkuar fitoren. Kemi patur edhe raste te tjera per shenim madje edhe ne pjesen e dyte por e rendesishme eshte qe ndeshja u mbyll ne favorin tone.

-Nje Vllazni e forte apo Koperi i dobet?

-Sa i takon kundershtarit, nuk mund te them se ishte nje ekip i dobet perkundrazi ata kane qene shume me te pergatitur se ne ngaqe javen tjeter u fillon kampionati ne Slloveni. Kishin disa lojtare shume te mire ne skuader por shenimi i golit te pare shume shpejt nga ana jone, i çorientoi dhe kjo na e lehtesoi punen. Megjithate une dua t’i thur elozhe skuadres sime sepse ka bere nje paraqitje vertete shume te mire. Per me teper qe ka shenuar dy here me ane te sulmuesit te saj kryesor.

-Ka shenua dy here Sukaj. E quani mekat per ju si trajner qe nuk do ta keni me ne skuader kete lojtar?

-Vlerat e ketij lojtari tashme i dime te gjithe dhe nje trajner asnjehere nuk mund te thote se deshiron qe nje lojtar te tille te mos ta kete ne skuader. Por gjerat keshtu jane sepse vete Sukaj deshiron te beje karriere diku jashte dhe ne njefare menyre, ky eshte veprimi me i mire qe duhet te beje nje futbollist me te tilla vlera. Por kuptohet qe zevendesimi i tij tek Vllaznia nuk do jete pune e lehte.

-Se fundi, e konsideroni te kualifikuar Vllaznine apo duhet te presim edhe ndeshjen e dyte?

-Kurrsesi nuk duhet te mendojme se jemi kualifikuar. E thashe se per mua kundershtari ishte nje ekip shume i pergatitur dhe ndaj nje skuadre te tille asnjehere nuk duhet menduar se je kualifikuar. Kemi hedhur vetem hapin e pare dhe hapin tjeter duhet ta hedhim pas dy javesh. Nderkohe une do te kerkoj ta mbaj skuadren ne tonus ndersa na duhet te shohim se ne çfare shkalle jane demtimet e disa lojtareve te pesuara ne kete ndeshje megjithate e theksoj se jemi favorite per kalimin ne turin tjeter.

Gjergj KOLA

Posted: Sat, 19 Jul 2008 , 22:22
by Man in Redblue
Atmosfere kuqeblu edhe ne Nova Gorica

Ne ndeshjen e se enjtes ne Nova Gorica, nuk kane munguar ovacionet e tifozerise kuqeblu. Ndonese nga Shkodra nuk kishte udhetuar asnje tifoz me ekipin, te tjere jane mbledhur nga vende te ndryshme te Evropes per te pare Vllaznine e tyre te zemres. Keshtu nga Trieste e Italise kishin ardhur per te pare ndeshjen nje grup prej rreth 30 shkodranesh. Po ashtu disa studente dhe sportdashes kishin ardhur nga Austria . Nga ky vend kishte ardhur edhe ish-futbollisti i Vllaznise se viteve ’80 Roland Luçi. Atmosfera ne stadiumin “ Sportni Park ” kesisoj ka qene e gjitha kuqeblu ngaqe edhe vete skuadra e tyre i ka gezuar me nje loje te bukur dhe mbi te gjitha rezultative e shoqeruar me nje fitore shume te rendesishme. Nderkohe ne stadium ka qene prezent edhe nje kameraman shkodran i cili kishte ardhur posaçerisht nga Anglia per ta rregjistruar kete ndeshje per llogari te televizonit lokal te Shkodres TV Rozafa. Ky televizon per rrjedhoje e ka transmetuar te plote ndeshjen mbreme ne oren 21.00 teksa sportdashesit shkodrane e kane ndjekur me interes ate dhe per rrjedhoje pritet qe interesimi per ndeshjen e kthimit te jete shume i madh ne qytetin me te madh verior te Shqiperise.

Posted: Sun, 20 Jul 2008 , 08:27
by Shkodrani81
I lumte Sukaj. Te dy golat e bukur, sidomos ai i dyti, kur e ndaloi topin per vedi. Inshallah vazhdon me rezultate te mira.

Posted: Sun, 20 Jul 2008 , 09:34
by tironsi_tr
Rezultat fantastik, po krrapi e rakia ime ku jon kshu??? :lol:

Posted: Sun, 20 Jul 2008 , 11:35
by Edmond-Cela
tironsi_tr wrote:Rezultat fantastik, po krrapi e rakia ime ku jon kshu??? :lol:
po ku je pash zoten se jena tha me te pa, na ka marr madhi shum per ty per zoten, rakin e krapin ta kam rujt ne figurifer mas me u prish per daten 31.

Posted: Sun, 20 Jul 2008 , 23:19
by Skodrinon
Sukaj a e ka maru kontraten me Vllaznin a? E te cil ekip da me shku?

Posted: Mon, 21 Jul 2008 , 00:47
by vllaznia1919
Te Reali i Berdices!
Smerret gja vesht naqe.Nji dite thojne nji ekip ne neser thojne tjeter.Por duket se ne Turqi te Gencbireqimi! :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Mon, 21 Jul 2008 , 01:01
by rai
haahahahahahahaahahahahah e forte kaj vllaznia1919

Posted: Mon, 21 Jul 2008 , 08:17
by tironsi_tr
Edmond-Cela wrote:
tironsi_tr wrote:Rezultat fantastik, po krrapi e rakia ime ku jon kshu??? :lol:
po ku je pash zoten se jena tha me te pa, na ka marr madhi shum per ty per zoten, rakin e krapin ta kam rujt ne figurifer mas me u prish per daten 31.

Ta nigjofte zoti Edo, se sic ke zemnen ka me ju bo mar ne Vllaznise.
Vecse mos na leni pa na dhon informacion oren dhe stacionin qe e nxjerr ose ku me e pa.

Posted: Mon, 21 Jul 2008 , 11:50
by Miri
neshja luhet ne oret e darkes dhe e transmeton direkt tvzdigja :lol: :lol: :lol:

Posted: Mon, 21 Jul 2008 , 17:43
by Man in Redblue
Miri wrote:tvzdigja :lol: :lol: :lol:
do te jete kanal sllovene me siguri :D

Posted: Mon, 21 Jul 2008 , 18:02
by Miri
Man in Redblue wrote:
Miri wrote:tvzdigja :lol: :lol: :lol:
do te jete kanal sllovene me siguri :D
po po normal :lol: