Page 6 of 9

Posted: Wed, 07 May 2008 , 23:36
by tironci
plako un nuk jom tirana po jom TIRONC.nuk du me u mor me ty se ti ket pun paske.un thjesh ju urova ti hype perpjet.un me buk e ti me gur.boj ca te dush po mos me fut ne goj llafe qe nuk kom thon.shnet dhe gjithmon forca TIRONA
KRENAR VETEM PER FANELL

Posted: Wed, 07 May 2008 , 23:38
by kuqeblu
tironci wrote:plako un nuk jom tirana po jom TIRONC.nuk du me u mor me ty se ti ket pun paske.un thjesh ju urova ti hype perpjet.un me buk e ti me gur.boj ca te dush po mos me fut ne goj llafe qe nuk kom thon.shnet dhe gjithmon forca TIRONA
KRENAR VETEM PER FANELL
Papapappa, edhe ky sa terc e morri. Bejte t'bani he burr, apo s'i merr vesht bejtet? :lol: :lol: :lol:

Posted: Wed, 07 May 2008 , 23:41
by visho
mas e luj mehin me krane
se nuk ka sante ngen tane
ti mun tjesh tironc i vjeter
spo shof gja ktu tshkrume nleter

mas ke ra dhe ti me shok
e ma nfun je ba me tok
mas tka pru me rrjedh ty lana
e tash mthu jam ngo tirona

Posted: Wed, 07 May 2008 , 23:47
by tironci
kuqeblu wrote:
tironci wrote:plako un nuk jom tirana po jom TIRONC.nuk du me u mor me ty se ti ket pun paske.un thjesh ju urova ti hype perpjet.un me buk e ti me gur.boj ca te dush po mos me fut ne goj llafe qe nuk kom thon.shnet dhe gjithmon forca TIRONA
KRENAR VETEM PER FANELL
Papapappa, edhe ky sa terc e morri. Bejte t'bani he burr, apo s'i merr vesht bejtet? :lol: :lol: :lol:
mbase e mora ters por shum llafe nuk i mor vesh

Posted: Wed, 07 May 2008 , 23:56
by tironci
visho wrote:mas e luj mehin me krane
se nuk ka sante ngen tane
ti mun tjesh tironc i vjeter
spo shof gja ktu tshkrume nleter

mas ke ra dhe ti me shok
e ma nfun je ba me tok
mas tka pru me rrjedh ty lana
e tash mthu jam ngo tirona
ne leter nuk ke per ta pa neiher por te siguroj qe un jom lind e rrit ne TIRON.nuk jom tironc i 2000.pastaj tifozat e TIRONES jon te gjith TIRONCA se te tjerety na kon inot ose zili.mgjth nuk me intereson me te mush menjen ty se sa TIRONC jom renci ka qe me dhem zemra per ate qytet dhe per ate skuader

Posted: Thu, 08 May 2008 , 00:50
by luankerlle
Urime tifoza të Vllaznisë Kupa e Shqipërisë, isha duke degjuar gjysemfinalen Besa : Vllaznimi në radio kur komentatori tregoj rezulltatet e ndeshjeve qe po zhvilloheshin, kur tha qe Vllaznia po fitonet kunder Tiranes u gzova vertet shume. Suksese perseri ne te ardhmen.



Vëllaznim Till I Die.

Posted: Thu, 08 May 2008 , 01:26
by Admin
Flm shume Luankerlle, urime edhe skuadres tuj.

Posted: Thu, 08 May 2008 , 09:12
by SHKoDRaNi-1
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Posted: Thu, 08 May 2008 , 13:10
by Miri
luankerlle wrote:Urime tifoza të Vllaznisë Kupa e Shqipërisë, isha duke degjuar gjysemfinalen Besa : Vllaznimi në radio kur komentatori tregoj rezulltatet e ndeshjeve qe po zhvilloheshin, kur tha qe Vllaznia po fitonet kunder Tiranes u gzova vertet shume. Suksese perseri ne te ardhmen.



Vëllaznim Till I Die.
flm shume naqe per urimin gjithashtu dhe ne ju urojme suksese ne skuadren tuaj..

Posted: Thu, 08 May 2008 , 13:12
by Miri
patrioti_bardheblu wrote:urime pr fitoren.....
flm shume per urimin,gjithashtu ju uroj vendin e 3-te qe te dilni ne intertoto.

Posted: Thu, 08 May 2008 , 13:14
by Miri
tironci wrote:urime per fitoren cuna.gjithshka e merituar
flm shume naqe per urimin gjithashtu suksese dhe ju..

Posted: Thu, 08 May 2008 , 13:17
by Miri
nje faleminderim i vecante vjen nga ana ime per tifozet e Elbasanit per mbeshtetjen e tyre,ju uroj suksese ne skuadren tuaj te zemres.

Posted: Thu, 08 May 2008 , 13:45
by Miri

Posted: Thu, 08 May 2008 , 14:03
by gladiatori_verdheblu
tironci wrote:
gladiatori_verdheblu wrote:urime per kete fitore kaq te bukur ne ruzhdi bizhuta ishit te papare mua me ka ikur zeri duke bertitur ne fund fare per shkodren na can veshen ca tiranas qe kisha aty po i cmenda fare.edhe ne ju mbeshtetem ne cdo moment

plako ke ndrru skuader je bo me shkodren e?ske faj se ne elbason 1 her ne 22 vjet e shef 1 kup
UNE SKAM NDERU SKUADER JAM VERDHEBLU NE JETE TE JETEVE PO KEMI MIQTE TENE NE SHKODER DHE ATO DO TI RESPEKTOJME DHE I NDIHMUAM NE KETE NDESHJE KURSE JU VAZHDONI TE QANI SE VITIN TJETER SHIHNI ELBASANIN E VERETETE

Posted: Thu, 08 May 2008 , 14:33
by Miri
Festa shkodrane "pushton" Elbasanin

Qyteti i Elbasanit dhe në mënyrë të veçantë stadiumi "Ruzhdi Bizhuta" ka kaluar një të mërkurë elektrizuese, ashtu siç dhe ishte parashikuar në takimin final të Kupës së Shqipërisë mes skuadrës së Tiranës dhe Vllaznisë. "Ruzhdi Bizhuta" ka folur tërësisht në ngjyra kuqeblu që nga tifozëria dhe dekori i saj e deri te triumfi final në fushën e lojës, që i ka sjellë skuadrës së Vllaznisë pas gati 21 vitesh kupën në qytetin e Shkodrës. Ka qenë një e mërkurë shumë impenjative për ambientin sportiv në Elbasan, që ka nisur pikërisht me ardhjen e tifozërisë shkodrane, e cila ka mbërritur e para në stadium pikërisht rreth orës 14:20. Organizim i mirë i kuqebluve me flamuj mdhe me fanella të skuadrës së tyre të zemrës, ndërsa thuajse në të njëjtin orar mbërrijnë para stadiumit edhe tifozët e Tiranës. Hyrja e tyre në stadium shoqërohet me masa të rrepta sigurie, teksa stadiumi dukej i blinduar nga të gjitha anët. Spikatin mbi të gjitha forcat e gardës, të cilët kishin pushtuar tribunën qendrore. Mes entuziazmit dhe sigurisë së lartë tifozëritë përkatëse akomodohen në pjesët e stadiumit. Shkodranët janë dukshëm më shumë në numër, por kryeqytetasit nuk mbeten aspak prapa në drejtim të atmosferës që krijojnë. Natyrisht, ka edhe shumë banderola nga të dyja krahët. Interesant edhe pozicioni i tifozërisë vendëse të Elbasanit, të cilët kalojnë çdo parashikim, duke shkuar thuajse të gjithë në pjesën shkodrane, ndërsa një pjesë tjetër preferojnë të qëndrojnë neutralë. Ovacionet shpërthejnë kur skuadra dalin për nxemje, ndërsa në parkingun para stadiumit siguria është maksimale, pasi lajmërohet mbërritja e Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, dhe presidenti Arben Laze janë ata që presin Topin, i cili zbret nga makina i rrethuar nga një numër i madh forcash policie, ndërkohë që deputeti i Peqinit, Dashnor Sula, nuk humbet rastin të shoqërojë presidentin Topi në tribunën VIP. Për pak sekonda në tribunën VIP krijohet një konfuzion i vogël, ndërsa në gjyqtari gjerman Rafati vërshëllen fillimin e takimit. Kalojnë pak minuta dhe Lika shënon, duke ngritur peshë entuziazmin shkodran. Fusha e "Ruzhdi Bizhutës" i sjell fat Likës, i cili madje nuk ngurron ta puthë disa herë tapetin e blertë. Tifozëria shkodrane është shumë aktive, madje herës-herës dallohen edhe sharje, por policia ndërhyn dhe vendos rregullin. E ndërsa shkodranët fillojnë të mos ndihen, janë elbasanasit e vendosur në krahun e djathtë të stadiumit ata që organizojnë tifozërinë kuqeblu. Loja është e zjarrtë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në shkallët e stadiumit, teksa goli i dytë shkakton ovacione të shumta. Këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili duket i papërmbajtur në tribunën qendrore, ndërsa nëna e Grimës nuk mban dot të qarat. Skuadrat futen në dhomat e zhveshjes me shifrat 2-0, ndërsa në pushimin e ndeshjes zëri i këngëtarit elbasanas Mehdi Zena i jep ritëm edhe kërcimit të shkodranëve në stadium. Pjesa e dytë nis shumë më e qetë në radhët e tifozërive përkatëse, të paktën deri në minutën e 60-të, kur në pjesën ballore të stadiumit dëgjohen thirrjet e para: Elbasan! Elbasan! Janë afro 100 tifozë elbasanas të vendosur përkrah shkodranëve, të cilët i japin jetë atmosferës në stadium, por nga ana tjetër edhe e teprojnë, duke filluar sharjet kundrejt Tiranës. Të gjitha minutat deri në fundin e takimit janë të gjitha për Vllazninë, qoftë në fushën e lojës, ashtu dhe në shkallët e stadiumit. Mbyllet 2-0 dhe vërshëllima e gjermanit Rafati i jep jetë entuziazmit të papërshkruar shkodran. Pas ndeshjes ndodh gjithçka, aq sa një biznesmen shkodran hyn në fushën e lojës dhe nuk i kursen një shumë të konsiderueshme dollarësh, duke i hedhur në fushën e lojës. Grima nga ana tjetër kalon në delir dhe shkon menjëherë të përqafojë i përlotur familjarët e tij në tribunën qendrore. Tiranasit ndihen të zhgënjyer, ndërsa ka edhe një moment vërtet të shkëlqyer, kur "Tirona Fanatiks" përgëzojnë mes duartrokitjesh ekipin fitues. Ekipi shkodran e ndan çdo çast gëzimi mes tifozërinë e vet, ndërsa më pas vjen edhe laureimi i fituesve. Futbollistët e Tiranës largohen të zhgënjyer dhe të përlotur, ndërsa Presidenti i Republikës, Bamir Topi, së bashku me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, i dorëzon trofeun Armir Grimës në sytë e donatorëve të Tiranës, të cilët nuk kanë ç'të bëjnë tjetër, veçse të duartrokasin fituesit. Festa shkodrane zhvendoset në dhomat e zhveshjes, ndërsa në bulevardin qendror, si për ironi të gjithçkaje, ka festë edhe nga tifozëria elbasanase. Karvani i shkodranëve niset nga stadiumi "Ruzhdi Bizhuta", ndërsa qyteti elbasanas përshëndet me përzemërsi fituesit e kupës. Një përshëndetje e cila konfirmoi edhe një herë tjetër se në fakt kësaj radhe Elbasani qe një mbështetje e madhe për shkodranët, të cilët nga ana e tyre nuk kanë harruar ta falënderojnë këtë ambient.




Tribuna "VIP", e tejmbushur me personalitete

Tribuna "VIP" e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" ka qenë e mbipopulluar për takimin final të kupës. Situatën nën kontroll e kishin marrë në dorë për këtë pjesë të stadiumit forcat e Gardës së Republikës, ndërsa hyrja për gazetarët në këtë pjesë të tribunës qendrore ka qenë e pamundur. Të gjithë donatorët e Tiranës kanë qenë të pranishëm në tribunën "VIP", ashtu si edhe vëllezërit Fushaj të Vllaznizë. Nuk ka munguar presidenti i Elbasanit, Arben Laze, kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini, deputeti i Peqinit, Dashnor Sula. Kanë qenë edhe dy presidentë, të Shkumbinit dhe Besës, pikërisht Xhavit Ismaili dhe Nexhat Bizhdili, pa harruar edhe njerëzit e artit dhe kulturës, mes të cilëve Osman Mula, por të gjithë drejtuesit më të lartë të federatës, me në krye Dukën dhe nga ana tjetër zv.ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ekrem Spahia.

Masa të larta sigurie për ndeshjen finale

Stadiumi "Ruzhdi Bizhuta" i ka ngjarë një shtetrrethimi shumë minuta para fillimit të ndeshjes, por edhe pas saj. Një numër shumë i madh forcash policie të drejtorisë së Elbasanit, por edhe të Tiranës kanë pushtuar stadiumin, aq sa vetëm brenda fushës kanë qenë pesë furgona me forca policie. Gjithçka ka shkuar më së miri, me përjashtim të sharjeve që vinin nga pjesa ballore në pjesën e dytë të takimit. Nga ana tjetër, në tribunën qendrore dhe në tribunën "VIP" gjithçka është bërë zap nga garda.

Koncert i madh festiv në Shkodër

E ndërsa lojtarët dhe drejtuesit e skuadrës së Vllaznisë ishin ende duke festuar në dhomat e zhveshjes së stadiumit për trofeun e fituar, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, ka porositur menjëherë vartësit e tij që në Shkodër qyteti të bëhet gati për një koncert festiv në qendër të qytetit. Tifozëria shkodrane dhe skuadra nisen autokolonë drejt Shkodrës të shoqëruara nga forcat e policisë.

Kryetifozi i Tiranës futet poshtë autobusit

Tifozët e Tiranës kanë gjetur një mënyrë jo shumë të mirë për të shfaqur hapur irritimin e tyre me ekipin. Njëri prej drejtuesve të tifozërisë bardheblu, i cili mësohet se quhet Alban Berisha, pas ndeshjes, në momentin që autobusi i skuadrës së Tiranës po nisej nga stadiumi, ka tentuar të shtrihet poshtë autobusit, duke ofenduar vetëm me gjeste lojtarët që ndodheshin brenda në autobus. Tifozi i Tiranës është shpëtuar vetëm në sajë të ndërhyrjes së disa gazetarëve dhe policëve që ndodheshin pranë ngjarjes, duke mos pësuar asnjë dëmtim.

Në stadium dominojnë tifozët shkodranë

Edhe pse nuk ishte një numër rekord tifozësh, duhet thënë që atmosfera ka qenë e pëlqyeshme në shkallët e stadiumit "Ruzhdi Bizhuta". Kanë qenë të pranishëm më shumë se 3500 shkodranë, rreth 2000 tifozë nga kryeqyteti, ndërsa pjesa tjetër e cila shkonte tek gati 1500 vetë ishin elbasanas. Nuk ka munguar edhe një parullë elbasanase pikërisht "Ultras Elbasani", por ashtu edhe "Tirona Fanatiks", apo "Vllaznia, djema o sot o kurrë!"

Vllazninë e pret edhe Jozefina Topalli

Gjatë kthimit për në Shkodër, ekipi i Vllaznisë është ndalur te Kuvendi. Aty ekipin e ka pritur kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila i ka uruar për trofeun e kupës, duke falënderuar edhe në emër të Skodrës për këtë sukses. Më pas, ekipi është nisur në qytetin e tij, duke u shoqëruar nga mijëra tifozë, për të mbërritur në Shkodër, aty ku festa ka vazhduar deri në orët e mëngjesit.

Posted: Thu, 08 May 2008 , 14:37
by Miri
Protagonistët kuqeblu: Le të gëzojë Shkodra

Valter Fushaj: "Eshtë një gëzim shumë i madh, nuk di si ta përshkruaj. Besuam shumë te kjo skuadër, e cila na e shpërbleu në mënyrën më të mirë. Një fitore e merituar që nga fillimi e deri në fund, e cila ka shpërblyer më në fund këtë sezon jo të mirë në kampionat. Sot skuadra ishte në një nivel shumë të mirë, të gjithë lojtarët. Jemi të kënaqur që e rikthyem kupën pas shumë vitesh në Shkodër. Një falënderim edhe për mikëpritjen elbasanase, por mbi të gjitha për sportdashësin shkodran, i cili ka një pjesë të madhe të meritës së këtij trofeu. Duhet t'i gëzohemi këtij momenti, ndërsa më pas do të mendojmë për përfaqësimin tonë në kupat e Europës."

Dervish Haxhiosmanoviç: "Djemtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, duke iu përgjigjur të gjitha detyrave që u kishim dhënë. Në tërësi mendoj se e dominuam takimin, sidomos në pjesën e parë. Përgëzimet e mia për të gjithë skuadrën, e cila e meritoi këtë trofe. Jam shumë i lumtur që fitova një kupë me Vllazninë, duke e çuar ekipin në kupat e Europës. Ia dedikojmë këtë trofe presidentit Fushaj dhe sportdashësve të zjarrtë shkodranë."

Gilman Lika: "Kishim vite që e prisnim këtë trofe, plot 21, dhe kjo është vërtet e jashtëzakonshme. E prisnim në fakt një trofe të tillë, sepse lamë pas dorë kampionatin dhe u përkushtuam totalisht te kupa. Mendoj se e kemi merituar këtë fitore kundër Tiranës, sepse ishim më të mirët në fushën e lojës. Mendoj se kjo paraqitje imja në këtë ndeshje mund të jetë një ogur i mirë edhe për paraqitjen në kombëtare. Dua t'ia dedikoj këtë trofe familjes sime dhe shkodranëve të gjithë."

Safet Osja: "Jam shumë i lumtur dhe nuk mund ta përshkruaj sa i gëzuar ndihem në këtë moment. Unë kisha fituar edhe titullin kampion, apo Superkupë dhe më kishte mbetur vetëm Kupa e Shqipërisë, të cilën më në fund e fitova sot. Dua të përshëndes përzemërisht tifozërinë elbasanase, e cila ishte një faktor shumë i rëndësishëm për ne, dhe sigurisht edhe atë shkodrane. Ky trofe është një dedikim për familjen time dhe mbi të gjitha për vajzën time."

Xhevahir Sukaj: "Nuk më intereson nëse kam qenë ndër më të mirët në fushën e lojës, thjesht jam shumë i lumtur që fituam. E ëndërroja një fitore të tillë me fanellën e skuadrës së Vllaznisë dhe më në fund ia dolëm mbanë. Ne ishim ekipi më i mirë në fushën e lojës dhe ne fituam. Ishte një fitore e të gjithë skuadrës, e cila besoi shumë tek arritja e këtij rezultati. Ia dedikojmë të gjithë popullit shkodran këtë trofe. E meritonte Shkodra një festë të tillë. Nuk mendoj se sot kam qenë në ditën më të mirë, por rëndësi ka që fituam."

Ilir Nallbani: "Një ndeshje e shkëlqyer nga ana jonë. Kjo është një fitore për të gjithë ata që nuk besonin në forcat e kësaj skuadre. Treguam një futboll kolektiv dhe cilësor, duke i kënaqur fansët tanë. Jemi në Europë dhe kjo është diçka shumë e bukur. Fitorja i dedikohet Shkodrës, ndërsa unë nuk di si ta festoj këtë titull të parë në Shqipëri."

Albert Kaçi: "Dua të falënderoj përzemërisht qytetin e Elbasanit për mikpritjen që na bëri. U ndiemë si në shtëpinë tonë në këtë ndeshje dhe ia dolëm mbanë duke fituar. Eshtë një gjë shumë e bukur dhe për këtë madje jam përlotur sot. Dominuam mbi kundërshtarin në pjesën më të madhe të takimit dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Çunat ishin të gjithë fantastikë në fushën e lojës, ashtu si dhe tifozëria shkodrane. Eshtë një rezultat që na jep më shumë besim në vazhdimësi për një paraqitje të denjë në Kupën UEFA."

Armir Grima: "Siç e shihni, jam i përlotur, sepse kjo mund të jetë hera e fundit që ngre një trofe me ekipin e Vllaznisë. Për më tepër, jam i përlotur, sepse kthehet kjo kupë në Shkodër pas më shumë se 21 vitesh. Dua t'ia dedikoj këtë trofe nënës sime, e cila sot ka qenë në stadium, edhe pse në një gjendje jo të mirë dhe ka pasur 60-vjetorin. Po ashtu, edhe bashkëshortes dhe dy vajzave. I bëmë një mbyllje fantastike këtij sezoni. Kjo kupë i takonte vërtet Vllaznisë."

Suad Lici: "Ndeshja ishte e vështirë edhe pas rezultatit 2-0. Megjithatë ne na ndihmoi shumë fakti që shënuam që në fillim dhe më pas goli i dytë e bëri më të sigurt fitoren. Duke parë lojën në tërësi, mendoj se e kemi merituar këtë trofe shumë të rëndësishëm për klubin tonë. Kemi fituar të drejtën për të shkuar në Europë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kupa i dedikohet presidencës, drejtuesve të tjerë të ekipit dhe tifozërisë shkodrane. Tani duhet ta festojmë sa më mirë këtë triumf."



"Skaneri" i finalistëve të kupës

Armir Grima

Portieri i Vllaznisë ka shfaqur sigurinë e nevojshme gjatë gjithë ndeshjes së djeshme, duke i pritur me qetësi ato pak gjuajtje të rrezikshme të kundërshtarit. Duhet thënë se detyrën ia bëri më të lehtë prapavija kuqeblu, me në krye "postbllokun" e pakalueshëm, Delain. Gjithsesi, Grima, kapiteni i shkodranëve, ka qenë gjithmonë i gatshëm për të neutralizuar çdo rrezik kërcënues në zonën e tij.

Sasha Delain

Një ndeshje thuajse perfekte për mbrojtësin kuqeblu, kongolezo-gjermanin Sasha Delain. Falë eksperiencës së tij, Delain i dha sigurinë e duhur mbrojtjes së Vllaznisë. Ai doli pothuajse gjithnjë fitimtar në luftën në ajër, ndaj sulmuesve bardheblu, kur Tirana e sulmonte me topat nga krahët portën kuqeblu.

Admir Teli

Ashtu si Delain, edhe Teli luajti me qetësinë e duhur në mbrojtjen kuqeblu, duke e larguar topin nga zona e rreptësisë në çdo rast. Konstant në lojën e tij, si në çdo ndeshje tjetër.

Eshtë munduar disa herë t'i vihet në ndihmë mesfushës dhe sulmit shkodran, me daljet e tij nga krahët.

Uliks Kotrri

Veterani kuqeblu është përpjekur të ndihmojë më tepër sulmin gjatë pjesës së parë, ndërsa në të dytën ka pasur më shumë detyra mbrojtëse, në funksion të ruajtjes së avantazhit të ardhur nga golat e Likës dhe Sukajt. Eksperienca e ndihmon t'i zgjidhë mirë disa situata, edhe pse gjendja fizike nuk është ajo më e mira për futbollistin shkodran, që ka luajtur edhe në Gjermani.

Safet Osja

Padyshim që është një nga shtyllat kryesore të skuadrës kuqeblu, pasi i jep mjaft dinamizëm lojës në mesfushë. I saktë në prishjen e aksioneve të kundërshtarit, por edhe në pasime për sulmuesit e tij. Prania e tij në fushë i jep më shumë siguri skuadrës shkodrane, pasi ruan një gjendje fizike të admirueshme dhe një grintë për t'u pasur zili.

Ilir Nallbani

Mjaft grintioz në fushë, duke qenë agresiv në çdo dyluftim me kundërshtarin. Në ndeshjen e djeshme ka mbajtur një peshë të madhe në krahun e djathtë të mesfushës kuqeblu. Harxhoi shumë energji, çka bëri që të dëmtohej paksa dhe të zëvendësohej nga Hoti.

Gilman Lika

Lika ishte një nga futbollistët më aktivë të Vllaznisë në ndeshjen e djeshme. Ai veproi më shumë në krahun e majtë, ndërkohë që u gjend në kohën dhe vendin e duhur në rastin e golit të parë të kuqebluve. Mjaft teknik në përdorimin e topit dhe inspirues i disa aksioneve për të tijtë në krahun e majtë.

Suat Lici

Suat Lici, një nga veteranët dhe titullarët e Vllaznisë, luajti një ndeshje shumë të mirë, duke qenë shqetësues për kundërshtarin jo vetëm në detyrat mbrojtëse, por edhe në daljet e tij nga krahu, në mbështetje të sulmit të tij. Falë ekperiencës që zotëron, arriti t'ia dalë mbanë, për ta nxjerrë me të kuqe francezin e Tiranës, Mohelebi, ndër më të mirët e Tiranës.

Albert Kaçi

Në mungesë të goleadorit Sinani, i dëmtuar, barra e sulmit kuqeblu binte mbi dyshen sulmuese, Kaçi-Sukaj. Shtatshkurtëri shkodran lëvizi shumë, krijoi hapësira për partnerin tjetër të repartit të avancuar të Vllaznisë, ndërkohë që bëri shumë edhe për prishjen e manovrës sulmuese të Tiranës, që në zanafillë të tyre.

Xhevahir Sukaj

Një nga lojtarët më të spikatur kuqeblu në ndeshjen e djeshme, Xhevahir Sukaj e vuri në shumë vështirësi mbrojtjen bardheblu. Arriti të dilte disa herë në pozicione të volitshme shënimi, por vetëm në njërin prej tyre arriti ta gjente rrjetën. Po t'i shtosh golit edhe tranversën e goditur nga ky lojtar, Sukaj mund të konsiderohet një nga shtyllat e suksesit kuqeblu.

Posted: Thu, 08 May 2008 , 14:40
by vllaznia1919
Paskena fitu edhe me tifozllek,po me bahet qefi shum.Megjithse u shifte edhe ne tv qe ishim ma shum na.Urime tane djemve qe ka shku ne Elbasan dje.
Flm per urimet Luan!Edhe ishalla Vllaznimi me nji trofe sa ma shpejt!

Posted: Thu, 08 May 2008 , 15:19
by patrioti_bardheblu
i gjo nuk arrij ta kuptoj? s'du te hap debat po nuk e kuptova pse ne min 85 ne mos gaboj nigjoheshin akoma thirrjet tirona tirona t'......... nuk i kom kuptu asi her kto lloj te shajtmesh ne stadiumet shqiptare. ne min 85 po fitoshit 2-0 ne ju menoshit hala me shajt tironen, te njejten gjo kur kom qen per her te funit ne shkoder.

Posted: Thu, 08 May 2008 , 15:59
by gladiatori_verdheblu
patrioti_bardheblu wrote:i gjo nuk arrij ta kuptoj? s'du te hap debat po nuk e kuptova pse ne min 85 ne mos gaboj nigjoheshin akoma thirrjet tirona tirona t'......... nuk i kom kuptu asi her kto lloj te shajtmesh ne stadiumet shqiptare. ne min 85 po fitoshit 2-0 ne ju menoshit hala me shajt tironen, te njejten gjo kur kom qen per her te funit ne shkoder.
TIRAN JO VETEM NE ATE MINUTE PO NE TE GJITHE NDESHJEN ESHTE SHAJTUR NGA TE GJITHE

Posted: Thu, 08 May 2008 , 17:21
by visho
o patrioto faliminers per urimet e ta prift zoti mar edhe ty
e mas ja ven re pse shahet ne stadiumet tona se na qysh se lejm lejm te sham e natyrisht qi edhe na rritna me kyt edukat po mthuj ti a stka taku naj her posht pallatit ose neper ata rrugicat qi keni pas dikur me hell topin noborr te naj kojshis e me tu turr kojshija tuj te sha he mar kopil pse e holle topin se mprishe lulet ose pa e caj ma heret pyte i her baben kur ke le ti e tka kap ndor e tka cu hopa pyte si tka than, ta tham un ca tka than, tka baba burr ty t'hangsha bo*** ca edukatet dan prej nesh, na fjala par qi keka msu ka ken ta q... nanen dashke mas me sha tifozat nuk shajn prej nervave mar po prej qefit ne shej dashnijet masanej a e din at shprehjen nana shokut nana jon