Page 6 of 9
Re: Peshengritje
Posted: Mon, 29 Jun 2009 , 23:46
by GOLDIAN
hallall i qofte erkandit se na ban krenar
Re: Peshengritje
Posted: Tue, 30 Jun 2009 , 15:43
by Man in Redblue
Qerimaj, kampion dhe rekord mesdhetar
Peshëngritësi shkodran i dhuroi Shqipërisë medaljen e dytë të artë. 200 gramë më shumë se egjiptiani Abdelaki i hoqën Erkandit të artën e dytë
Peshëngritja meriton respektin maksimal në sportin tonë, pasi sërish “boshti” shqiptar ia doli t’i dhurojë një tjetër medalje të artë, të shoqëruar po me rekord mesdhetar në Lojërat Mesdhetare “Pescara 2009”. Është kampioni shkodran Erkand Qerimaj ai që çoi në kulmin e podiumit flamurin shqiptar, duke i sjellë medaljen e dytë të artë, pas asaj të Romela Begajt, ditën e shtunë në peshën 58 kg për femra. 20-vjeçari Qerimaj (mbush 21 vjeç, më 10 gusht), i cili garoi në kategorinë e peshës 77 kg për meshkuj, ngriti në stilin shkëputjes fillimisht në provën e parë 147 kg, ndërkohë që vazhdoi me të dytën në 152 kg. Në provën e tretë në dispozicion Erkandi nuk fali, por e ngriti shtangën në peshën rekord: 157 kg, duke fituar medaljen e artë, por duke vendosur edhe një rekord të ri në Lojërat Olimpike të Mesdheut. Vendin e dytë në stilin e shkëputjes e zuri egjiptiani Tarek Abdelazim me 155 kg, ndërsa të tretin turku Semih Jagçi me 154 kg. Në stilin e shytjes, vetëm 200 gramë më shumë sesa egjiptiani Ibrahim Abdelaki, i hoqën të drejtën Erkand Qerimaj të shijonte medaljen e dytë të artë, pasi si egjiptiani ashtu dhe Erkandi e ngritën peshën në 193 kg. Erkandi peshon 76.79 kg, ndërsa egjiptiani 76.59 kg. Gjithsesi, Qerimaj edhe në këtë stil nuk doli pa medalje, pasi fitoi atë të argjendtë. Të shtunën, peshëngritësja Romela Begaj, përpos medaljes së artë në stilin e shkëputjes në kategorinë e peshës 58 kg, vendosi edhe dy rekorde të njëpasnjëshme Mesdhetare: fillimisht, 92 kg, e më pas duke çuar shtangën në 95 kg. Ylli i shtangës shqiptare për femra, 22-vjeçarja Romela Begaj, e nisi garën në stilin e shkëputjes me 92 kg, duke shkuar më pas në ngritjen e dytë, në 95 kg (një tjetër rekord ky). Në provën e tretë peshëngritësja që trajnohet nga mjeshtri me përvojë të madhe kombëtare e ndërkombëtare, Hektor Shaqiri, dështoi të tentativën për të çuar 98 kg e për të vendosur një rekord të tretë mesdhetar. Një medalje ari Shqipëria nuk e fitonte në Lojërat Mesdhetare të “Latakia 1987”, aktivitet ku morëm pjesë për herë të parë e të kurorëzuar me 3 medalje ari. Në vend të dytë në këtë stil u rendit grekja Konstantina Lapu (92 kg) dhe në të tretin, turkja Ajlin Dasdelene (87 kg). Në këtë stil, peshëngritësja tjetër shqiptare, Fetije Kasaj, e cila u rikthye pas pezullimit dyvjeçar për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara, dështoi në tre provat, duke mos e kaluar peshën e shtangës 72 kg, e duke humbur kështu edhe mundësinë për të garuar në stilin e shtytjes.
Peshëngritësi Briken Calja fitoi medaljen e argjendit në stilin e shkëputjes në peshën 69 kg. Briken Calja ngriti 142 kg në stilin e shkëputjes në kategorinë 69 kg. Medaljen e artë në këtë stil e fitoi francezi Dabaya, i cili arrti të ngrinte 150 kg. Në stilin e shtytjes Calja ngriti 163 kg, po aq sa spanjolli i vendit të tretë Martin, i cili u rendit më mirë pasi kishte peshë trupore më të vogël. Calja u rendit në vendin e katërt. Sot në peshën 85 kg për meshkuj do të garojë peshëngritësi Ervis Tabaku, nënkampioni i botës për të rinj (hyn në garë me 355 kg) dhe Endri Haxhihyseni (hyn në garë me 350 kg). Në listën e gjyqtarëve është edhe shqiptari Përparim Ferunaj.
ERKANDI- NDERI DHE KRENARIA E SHKODRES
Re: Peshengritje
Posted: Tue, 30 Jun 2009 , 19:01
by Skodrinon
Tabaku tjetër medalje, nënkampion i Mesdheut
Peshëngritja shqiptare ka marrë medaljen e gjashtë dje në Lojërat e Mesdheut. Ajo i ka takuar Ervis Tabakut, i cili para disa ditësh qe shpallur dhe nënkampion bote në kampionatin e të rinjve, që u zhvillua në Bukuresht. Në stilin
e shkëputjes, Tabaku ka marrë medaljen e argjendit, teksa ka dështuar në provën e tretë për të ngritur 168 kg, që do të ishte një kilogram më tepër sesa turku Izet Ince, i cili e ka përfunduar garën me 167 kg. Në provën e parë që të
dy kanë ngritur 161 kg. Në të dytën 165 kg turku dhe 166 Tabaku, gjithçka më së miri. Në të tretën 167 kg turku dhe dështim për Tabakun në 168 kg. Megjithatë medalja e argjendtë i ka gëzuar të gjithë, sepse kanë menduar që shtangisti ynë do të ishte i tillë dhe në shtytje. Pikërisht emocionet e garës, apo dhe dëshpërimi për atë medalje ari të humbur kanë ndikuar te Tabaku, i cili në shtytje për çudi të të gjithëve nuk ka realizuar asnjë provë. Ka tentuar
192 kg në të parën, por pa rezultat dhe më pas ka rënë në të dy provat e tjera me 196 kg. Gjithsesi kjo medalje e Tabakut, që i shtohet atyre dy të Begajt, dy të Qerimajt dhe një të Çaljes, e mbajnë peshëngritjen shqiptare në elitën e përfaqësimit tonë në Mesdhe.
Re: Peshengritje
Posted: Fri, 03 Jul 2009 , 04:53
by Shkodrani81
Man in Redblue wrote:Qerimaj, kampion dhe rekord mesdhetar
Peshëngritësi shkodran i dhuroi Shqipërisë medaljen e dytë të artë. 200 gramë më shumë se egjiptiani Abdelaki i hoqën Erkandit të artën e dytë
Peshëngritja meriton respektin maksimal në sportin tonë, pasi sërish “boshti” shqiptar ia doli t’i dhurojë një tjetër medalje të artë, të shoqëruar po me rekord mesdhetar në Lojërat Mesdhetare “Pescara 2009”. Është kampioni shkodran Erkand Qerimaj ai që çoi në kulmin e podiumit flamurin shqiptar, duke i sjellë medaljen e dytë të artë, pas asaj të Romela Begajt, ditën e shtunë në peshën 58 kg për femra. 20-vjeçari Qerimaj (mbush 21 vjeç, më 10 gusht), i cili garoi në kategorinë e peshës 77 kg për meshkuj, ngriti në stilin shkëputjes fillimisht në provën e parë 147 kg, ndërkohë që vazhdoi me të dytën në 152 kg. Në provën e tretë në dispozicion Erkandi nuk fali, por e ngriti shtangën në peshën rekord: 157 kg, duke fituar medaljen e artë, por duke vendosur edhe një rekord të ri në Lojërat Olimpike të Mesdheut. Vendin e dytë në stilin e shkëputjes e zuri egjiptiani Tarek Abdelazim me 155 kg, ndërsa të tretin turku Semih Jagçi me 154 kg. Në stilin e shytjes, vetëm 200 gramë më shumë sesa egjiptiani Ibrahim Abdelaki, i hoqën të drejtën Erkand Qerimaj të shijonte medaljen e dytë të artë, pasi si egjiptiani ashtu dhe Erkandi e ngritën peshën në 193 kg. Erkandi peshon 76.79 kg, ndërsa egjiptiani 76.59 kg. Gjithsesi, Qerimaj edhe në këtë stil nuk doli pa medalje, pasi fitoi atë të argjendtë. Të shtunën, peshëngritësja Romela Begaj, përpos medaljes së artë në stilin e shkëputjes në kategorinë e peshës 58 kg, vendosi edhe dy rekorde të njëpasnjëshme Mesdhetare: fillimisht, 92 kg, e më pas duke çuar shtangën në 95 kg. Ylli i shtangës shqiptare për femra, 22-vjeçarja Romela Begaj, e nisi garën në stilin e shkëputjes me 92 kg, duke shkuar më pas në ngritjen e dytë, në 95 kg (një tjetër rekord ky). Në provën e tretë peshëngritësja që trajnohet nga mjeshtri me përvojë të madhe kombëtare e ndërkombëtare, Hektor Shaqiri, dështoi të tentativën për të çuar 98 kg e për të vendosur një rekord të tretë mesdhetar. Një medalje ari Shqipëria nuk e fitonte në Lojërat Mesdhetare të “Latakia 1987”, aktivitet ku morëm pjesë për herë të parë e të kurorëzuar me 3 medalje ari. Në vend të dytë në këtë stil u rendit grekja Konstantina Lapu (92 kg) dhe në të tretin, turkja Ajlin Dasdelene (87 kg). Në këtë stil, peshëngritësja tjetër shqiptare, Fetije Kasaj, e cila u rikthye pas pezullimit dyvjeçar për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara, dështoi në tre provat, duke mos e kaluar peshën e shtangës 72 kg, e duke humbur kështu edhe mundësinë për të garuar në stilin e shtytjes.
Peshëngritësi Briken Calja fitoi medaljen e argjendit në stilin e shkëputjes në peshën 69 kg. Briken Calja ngriti 142 kg në stilin e shkëputjes në kategorinë 69 kg. Medaljen e artë në këtë stil e fitoi francezi Dabaya, i cili arrti të ngrinte 150 kg. Në stilin e shtytjes Calja ngriti 163 kg, po aq sa spanjolli i vendit të tretë Martin, i cili u rendit më mirë pasi kishte peshë trupore më të vogël. Calja u rendit në vendin e katërt. Sot në peshën 85 kg për meshkuj do të garojë peshëngritësi Ervis Tabaku, nënkampioni i botës për të rinj (hyn në garë me 355 kg) dhe Endri Haxhihyseni (hyn në garë me 350 kg). Në listën e gjyqtarëve është edhe shqiptari Përparim Ferunaj.
ERKANDI- NDERI DHE KRENARIA E SHKODRES
Na knaqi iky Erkandi. Bravo i qofte!
Re: Peshengritje
Posted: Thu, 30 Jul 2009 , 18:06
by Skodrinon
Kuqezinjtë, bronz në Evropian
Peshëngritje/ Godelli dhe Calja sjellin tri medaljet e para nga pedana e Suedisë
Peshëngritja vazh
don të sjellë medal
je në Shqipëri, duke
qenë për momentin sporti i
vetëm elitar, që ka ngritur
jo pak herë brenda një kohe
të shkurtër flamurin kuqezi
në podiumin e nderit.
Pas triumfit të fundit në
Lojërat Mesdhetare “Pescara
2009”, është radha e
podiumit në kampionatin
evropian për të rinj dhe të
reja, që po zhvillohet në
Landskrona të Suedisë.
Talenti 17-vjeçar, Daniel
Godelli, u nderua me 2
medalje bronzi në peshën
69 kg, një në stilin e shtytjes
me 165 kg dhe një në dygarësh
me 298 kg. Peshëngritësi
tjetër shqiptar, Briken
Calja, zuri vendin e tretë në
stilin e shkëputjes me 137
kg, ndërkohë që nuk u kualifikua
në dygarësh.
Konkurrimi
Daniel Godelli e nisi mirë
garën me 133 kg në provën e
parë, për të vazhduar në të
dytën dhe në të tretën me 139
kg, por që dështon në të dyja.
Me 133 kg Godelli renditet i
pesti në klasifikimin e
përgjithshëm. Peshëngritësi
tjetër shqiptar i kësaj peshe,
Briken Calja, zuri vendin e
tretë në këtë stil, duke ngritur
137 kg. Ndonëse e nis
ters te prova e parë me 137
kg, këtë peshë arrin ta çojë
pa vështirësi në provën e
dytë. Në provën e tretë, Calja
tenton të ngrejë edhe 3 kg
më tepër, por e mbyll pa sukses,
duke i dhënë fund stilit
të shkëputjes me 137 kg dhe
duke fituar vetëm medaljen
e bronztë. Në këtë stil medaljen
e artë e fitoi rumuni
Razvan Martin me 144 kg.
Në stilin e shtytjes, Daniel
Godelli ngriti pas tri provave
përfundimisht 165 kg, të
cilën e realizoi vetëm në
provën e parë, por që dësh-
OLGERT SERANI
toi në dy të tjerat me 170 kg
dhe 171 kg, ndërkohë që
Briken Calja nuk mori pjesë
në këtë stil. Kampion Evrope
në dygarësh për peshën 69
kg u shpall peshëngritësi
rumun Martin, me 319 kg të
ngritura në total. Dje u ngjit
në pedanë edhe Hysen Pulaku,
i cili garoi në peshën
77 kg. Pulaku u rendit i 20-
ti, i fundit, në renditjen e
përgjithshme me 138 kg në
shkëputje, ndërsa në shtytje
nuk realizoi asnjë provë,
ndonëse tentoi me 160 kg
dhe 162 kg. Sekretari i Federatës
Shqiptare të Peshëngritjes,
Ilir Kraja, u shpreh i
kënaqur me rezultatet e arritura
nga sportistët tanë në
garën e djeshme. “Për
Godellin, por edhe për shtangën
shqiptare është një
arritje e madhe”, deklaroi
titullari i FSHP-së. Për përfaqësuesen
tonë do të
konkurrojnë sot Sherjana
Ruci në peshën 58 kg, e vetmja
femër në këtë Evropian
si dhe Xhulio Prroni në
peshën 85 kg. Në peshën e
Rucit do të ngjiten në
pedanën e Landskronas 11
shtangiste, ndërsa tek ajo e
Prronit një më shumë.
Re: Peshengritje
Posted: Sun, 02 Aug 2009 , 08:18
by Miri
Ervis Tabaku, kampion Evrope
Ervis Tabaku shpallet Kampion Evrope për të rinj, në peshën 94 kg. Në Landskronas të Suedisë, 20-vjeçari ishte peshëngritësi i gjashtë kuqezi (nga tetë pjesëmarrës) që ka hipur ne pedanë. Tabaku ka tentuar deri në fund duke u ngjitur në vend të parë me 361 kg të ngritura në total. Fillimisht ai tenton të ngrejë në stilin e shkëputjes 161 kg, por nuk arrin ta realizojë provën e parë. Tenton edhe te e dyta me të njëjtën peshë, por sërish ka dështuar. Mrekullia do të vinte në fund të stilit të shkëputjes. Prova e tretë dhe vendimtare me 165 kg ka qenë e suksesshme, jo vetëm kaq por i ka siguruar medaljen e artë. Në vend të dytë bjellorusi Makaranka me 160 kg, po aq sa rusi Kasinmov por me peshën trupore më të lehtë. Ndërkohë shtangisti tjetër kuqezi Endri Karina realizon me sukses të tria provat, 148 kg, 152 kg dhe 156 kg, por që pa mundur të ngjitet në podium. Në stilin e shtytjes, peshëngritësi Tabaku ka kërkuar 191 kg, të cilën nuk e diskuton në provën e parë. Më pas në provën e dytë e ka rritur peshën me 5 kg, ku edhe kësaj radhe nuk has asnjë vështirësi. Por shqiptari do të dështonte në provën e tretë me 200 kg. Megjithatë edhe me këtë peshë do të shpallej fitues i një medaljeje, asaj të bronztë. Me 196 kg, Tabaku do të barazonte bjellorusin Mikalski, po falë peshës më të lehtë trupore i rrëmbeu podiumin atij. Përfundimisht në dygarësh elbasanasi mori medaljen e artë dhe u shpall Kampion Evrope me 361 kg të ngritura në total, plot 5 kg më shumë se medalisti i argjendtë dhe ai i bronztë Tomas Zielinski dhe Soslan Gagloev. Ndërkohë Karina arriti të ngrejë provën e parë 188 kg, por nuk dështoi në dy provat e fundit me peshën 192 kg duke e mbyllur në vend të 7-të me 344 kg të ngritura në total.
Re: Peshengritje
Posted: Sun, 02 Aug 2009 , 12:40
by Skodrinon
bravo i qofte. i vetmi sport qi na nderon
Re: Peshengritje
Posted: Mon, 03 Aug 2009 , 13:57
by vllaznia1919
Veq per i kyt sport mund te krehna ne bote.
Re: Peshengritje
Posted: Mon, 03 Aug 2009 , 14:22
by Skodrinon
Re: Peshengritje
Posted: Tue, 04 Aug 2009 , 00:29
by Admin
Hhhahhahaa Skodrinon
Urime e komplimente Tabakut per fitimin e titullit kampion. Ishalla vazhdon kshu si edhe ishalla federata e qeveria i ndihmon kta sportista qe me majt ket livel konkurimi.
Re: Peshengritje
Posted: Mon, 31 Aug 2009 , 15:15
by Skodrinon
Xhulio Prroni e Genc Barkiçi në Europianin e U-17
Eliat të Izraelit do të zhvillohet Kampionati Europian i peshëngritjes për 17 vjeçarët. Një aktivitet ky që për çdo
vit ka dhuruar suksese të larta të sportistëve tanë. Në Europianin e sivjetëm, krahas sportistëve të tjerë do marrë
pjesë edhe shtangisti i Vllaznisë, Xhulio Prroni. Ai do jetë i shoqëruar nga trajneri i tij Genc Barkiçi dhe do të konkurrojë në peshën 85 kg. pretendimet e Prronit nga sa bëhet e ditur do jenë maksimale, teksa shpresohet për medalje të artë në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm. Vetë trajneri Barkiçi ka besim të madh për këtë dhe tashmë duhet pritur gara për ta vërtetuar këtë gjë. Prroni konsiderohet si një nga peshëngritësit më të talentuar të vendit dhe më me perspektivë prej të cilit tashmë priten rezultatet.
vllaznimi sportiv
Re: Peshengritje
Posted: Sun, 13 Sep 2009 , 15:17
by vllaznia1919
Hahahhaahhaahahahahhahahahahahahahaha.Jam tuj qesh si marre me vedi.Sekisha vu re.
Jaja ne sporte tjera duhet me shku te shpupurishin.
Re: Peshengritje
Posted: Sun, 13 Sep 2009 , 15:25
by Skodrinon
Re: Peshengritje
Posted: Sun, 13 Sep 2009 , 15:27
by Skodrinon
Edhe Xhulio Prroni "vishet" me ar
Shqipëria e mbyll kampionatin evropian të U 17-ës në Eliat të Izraelit me medalje. Vetëm 24 orë nga triumfi i dyshes Godelli-Pulaku, dje ishte radha e një tjetër talenti të shtangës që ka ngritur flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare. Xhulio Prroni është shpallur nënkampion kontinenti në peshën 85 kg me 311 kg të ngritura në total, duke lënë pas 11 rivalë. Ai është gjithashtu fitues i Medaljes së Artë në stilin e shkëputjes me 141 kg, ndërsa Medaljen e Argjendtë dhe të Bronztë e fituan bjellorusi, Vladimir Jakuta me 140 kg dhe rumuni Leonard Kobzariu, me 138 kg.
Në fakt, shkodrani nuk do t'i ndahej podiumit edhe në shtytje, ndonëse këtë radhë do të nderohej me medalje argjendi, duke ngritur me sukses peshën 170 kg. 16-vjeçari Prroni, i fundit nga kuqezinjtë në aventurën izraelite, u ngjit në pedanë në shkëputje me 141 kg, provë kjo që i jep medaljen e artë. Në provën e dytë dhe të tretë, shqiptari tenton të ngrejë të njëjtën peshë, atë 145 kg, por dështon. E njëjta panoramë do të përsëritej në stilin e shtytjes. Prroni e nis me këmbë të mbarë, pasi ngre pa vështirësi peshën 170 kg, ndërsa ngec në dy provat e radhës me 174 kg.
Re: Peshengritje
Posted: Fri, 18 Sep 2009 , 16:02
by Skodrinon
Xhulio Prroni, një tjetër krenari e Shkodrës
Absurde. Një rrogë qesharake prej 10 mijë lekësh që kishte më parë, Klubi Vllaznia ia ulë në 8 mijë lekë!?!
Mesa duket Shkodra është e destinuar të prodhojë kampion Europe. Pas Erkand Qerimajt, Xhulio Prroni është i dyti që sjellë në qytetin e tij të lindjes medaljen e artë europiane. Dhe, jo për koinçidencë, që të dy protogonistët kanë të njëjtin trajner, Genc Barkiçin, Mjeshtrin e Europës në peshëngritje, i cili me pasionin dhe aftësitë e tij profesionale dhe shumë bashkëkohore arriti të nxjerrë dy kampionë të Europës. I pari, absoluti Qerimaj, mbërriti edhe një shkallë më lart duke bërë pronë të tijin edhe titullin botëror, ndërkohë, i njëjti objektiv është edhe për Prronin, që sipas deklaratave të dyshes Prroni-Barkiçi nuk do të vonojë të vijë. “Në stervitje i ka arritur dhe tejkaluar shifrat e duhura për të qënë kampion bote, por, në gara zyrtare, për momentin ka pasur ndonjë luhatje”, thotë trajneri Barkiçi për sportistin e tij Prroni duke qënë i bindur se shumë shpejt një gjë e tillë do të bëhet realitet. Por, le të kthehemi tek gara e fundit, ajo e Kampionatit Europian të U-17 që u zhvillua pak ditë më parë në Eliat të Izraelit, aty ku 16 vjeçari i talentuar shkodran fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes duke u shpallur kampion i Europës në këtë stil, ndërkohë që në stilin e shtytjes dhe në dygarësh renditet i dytë duke u mjaftuar me medaljet e argjenda. Shifrat zyrtare të ngritura nga shkodrani Prroni që konkuroi në peshën deri në 85 kilogram në këtë Europian janë 140 kilogram të ngritura në stilin e shkëputjes, 170 kilogram në stilin e shtytjes, dhe 310 kg në dygarësh, shifra këto që shumë shpejt do të kenë rritje të padiskutueshme në boshtin e shtangës së këtij sportisti. Ajo që të bën përshtypje është fakti se 16 vjeçari i talentuar i Vllaznisë Xhulio Prroni, vetëm dy ditë përpara nisjes në Izrael kishte pësuar një traumë shumë të rëndë në procesin stervitor, por falë ndërhyrjes së fizioterapistit shkodran Ilirjan Haxhaja, si dhe pasionit, këmbënguljes së vetë sportistit, pjesëmarrja e tij u bë e mundur duke mbërritur madje në nivelet e larta. Kalimi i kësaj gjendje traumatike nga Xhulio për trajnerin e tij Barkiçi është edhe rezultat i një vullneti dhe karakteri të fortë që ka në vetvete sportisti i tij. Dhe, pikërisht nga këto elemente, si dhe modestia dhe thjeshtësia që e karakterizon atë, ai shpreson se me Xhulio Prronin ai do të arrijë rezultate akoma më të larta. Bashkëpunimi i dyshes Prroni-Barkiçi funksionon që prej janarit të vitit 2009, ndërkohë që më përpara Xhulio është stervitur nga trajneri pasionant Muhamet Tuzi, dhen padyshim që këto rezultate të arritura sot nga ky sportist kanë brenda edhe punën dhe meritën edhe të profesor Tuzit. Ndërkohë, viti në vazhdim ka edhe dy gara të tjera ndërkombëtare, por sipas projektit të dyshes Barkiçi-Prroni, ka shumë mundësi që në këto dy aktivitete të mos jenë pjesëmarrës. “Vitin e ardshëm, në 2010-tën kemi në kalendar dy veprimtari shumë të rëndësishme ndërkombëtare për sportin e peshëngritjes, Kampionatin Europian për 17 vjeçarë dhe Kampionatin Botëror për 20 vjeçarë, gara në të cilat ne kemi pretendimet tona të padiskutueshme pë të korrur sukseset e radhës, që do të thotë medalje dhe tituj të tjerë kampionë për Xhulio Prronin”, vijon trajneri Genc Barkiçi. Ndonëse, është paksa në distancë kohore dhe bëhet fjalë për vitin 2012, trajneri Barkiçi thotë se programi i tij stervitor që ka ndërtuar me sportistin e tij Xhulio Prroni i ka piksynimet pikërisht tek Lojrat Olimpike të vitit 2012 që do të zhvillohen në Londër, objektivat e të cilëve janë që t’i sjellin Shqipërisë medalje nga ky aktivitet i përmasave të madha botërore. I gjatë 1 metër e 80 centimetër dhe me peshë 85 kilogram, Xhulio sot ngre në palentër 153 kilogram në shkëputje dhe 180 në shtytje, dhe nëse ai do t’i bëjë realitet t’i fiksojë edhe garë zyrtare, ai automatikisht është kampion i Europës me tre medalje të arta në garat e ardhshme. Por, gjatë bisedës me peshëngritësin Xhulio Prroni dhe trajnerin e tij Genc Barkiçi, ato thonë se kanë në objektiv që shumë shpejt të kapin shifrat 170 në stilin e shkëputjes dhe 200 në atë të shtytjes, shifra këto që bëjnë të tyrin edhe titullin botëror.
vllaznimi sportiv
Re: Peshengritje
Posted: Fri, 25 Sep 2009 , 08:24
by Ledi1920
I vetmi sport qe arrim te marrim rezultate shume te mire gjithmone.
Re: Peshengritje
Posted: Wed, 21 Oct 2009 , 14:17
by Skodrinon
Peshëngritja, 5 medalje ari në Serbi
Nikolli fitoi 3 medalje të arta, Kokomani 2 ari dhe një bronzi
Alban Nikolli (kategoria deri ne 77 kg) dhe Besjana Kokomani (63kg) fituan bashkërisht 5 medalje ari në turneun ndërkombëtar të peshëngritjs “Vladan Mihajloviç” të zhvilluar në Indija të Serbisë. Nikolli fitoi 3 medalje të arta (300 kg në dygarësh), ndërsa Kokomani 2 ari dhe një bronzi (164 kg në dygarësh).
Re: Peshengritje
Posted: Wed, 21 Oct 2009 , 19:25
by GOLDIAN
o zot shtroju rrugen ne ar peshngritsave tone
se jane te vetmit qe na bajne krenar
Re: Peshengritje
Posted: Wed, 07 Apr 2010 , 16:12
by Skodrinon
jam tu pa itash te eurosporti kampionatin europian te peshngritjes.
romela begaj ne vend te dyt deri tash.
keka nji shtaze billruse qi asht ne vend t'pare e nuk besoj se mundet me e kalu romela
Re: Peshengritje
Posted: Thu, 08 Apr 2010 , 17:36
by Skodrinon
Prroni e Flamurtari, kampionët U-17 të shtangës
U zhvillua në Elbasan kampionati kombëtar i moshës U-17 në peshëngritje. Vetëm një rekord kombëtar
Kampionet - Vajza
56kg Endra Gega Tirana
63kg Sherjana Ruci Partizani
69kg Manjola Karaj Partizani
Kampionët - Djem
45kg Anxhelo Shabani Elbasani
50kg Bruno Nuho Mjeshtëria Sportive Durrës
56kg Romero Avdiraj Flamurtari
62kg E.Merdanaj Flamurtari
69kg Gentian Tuda Mjeshtëria Sportive Durrës
77kg Aleks Kacani Skënderbeu
85kg Xhuljo Prroni Vllaznia
94kg Sajmir Meta Elbasani
+94kg S.Subashi Mjeshtëria Sportive Durrës
Të hënën dhe të martën është zhvilluar në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” të Elbasanit kampionati kombëtar i peshëngritjes, për moshat deri në 17 vjeç, ku niveli i garave ka qenë i pëlqyeshëm. Në fund, për femra, ka triumfuar Sherjana Ruci, që është shpallur sportistja më e mirë, si dhe ekipi i Partizanit. Ndërsa për meshkuj, sportisti më i mirë është shpallur Xhuljo Prroni i Vllaznisë (përpara Sajmir Metaj të Elbasanit), ndërsa si ekip, Flamurtari ka merituar vendin e parë, ndërsa Elbasani është renditur vetëm pak pikë më pas, në të dytin.
REKORDI I PRRONIT - Për t’u theksuar nga ky kampionat paraqitja shumë e mirë e peshëngritësit nga Shkodra, Xhuljo Prroni, i cili ka garuar në peshën 85 kg. Ky sportist ka qenë i vetmi që ka thyer rekord në këtë kampionat, teksa në stolin e shkëputjes ka ngritur si fillim 146 kg (145 kg kishte rekordi i mëparshëm) dhe më pas, në provën e tij të tretë, ka ngritur 150 kg, duke entuziazmuar të pranishmit në pallatin e sportit.
GARAT E FEMRAVE - Në tërësi, në këtë kampionat kanë marë pjesë 13 ekipe, nga të cilat dy ekipe kanë qenë femrash, Partizani dhe Tirana, ndërsa 11 ekipet e tjera kanë qenë për meshkuj, me 80 sportistë në tërësi, çka përfaqëson edhe një rekord më vete për sa i takon pjesëmarrjes. Në ditën e parë, më 5 prill, kanë garuar femrat, ku në peshën 56 kg kampione është shpallur Endra Gega e Tiranës, ndërsa në peshën 69 kg Manjola Karaj e Partizanit. Në peshën 63 kg sportistja elitare Sherjana Ruci ka dalë fituese me 172 kg në dygarësh.
GARAT E MESHKUJVE - Kanë qenë të shumtë shtangistët e rinj që janë ngjitur në pedanën elbasanase. Në peshën 45 kg, talenti elbasanas Anxhelo Shabani ka dominuar, duke ngritur 128 kg në dygarësh, çka solli ovacione të mëdha në “Tomorr Sinani” për këtë peshëngritës, që konsiderohet e ardhmja e shtangës elbasanase. Në peshën 50 kg, Bruno Nuho i Mjeshtërisë Sportive të Durrësit, ka fituar vendin e parë, duke lënë pas pa probleme Alban Hoxhën e Elbasanit. Në peshën 56 kg, peshëngritësi i Flamurtarit, Romero Avdiraj, ka dominuar, duke u konsideruar pa rivalë në këtë peshë. Shtangistët vlonjatë kanë dominuar edhe në peshën 62 kg, ku i pari ka dalë E.Merdanaj dhe i dyti M.Brahimi. Pesha 69 kg ka qenë me rivalizuara, por në fund fitues ka dalë Gentian Tuda i Mjeshtërisë Sportive Durrës, me 228 kg në dygarësh, ndërsa i dyti Tauland Morina i Peqinit, me 226 kg.
Edhe Aleks Kacani, në garat për peshat deri në 77 kg, nuk ka pasur rivalë, pasi sportisti korçar ka ngritur 260 kg në dygarësh. Me emocione është pritur pesha 85 kg, ku garonte sportisti Xhuljo Prroni i Vllaznisë. I mbështetur nga publiku elbasanas ai ngriti 150 kg në shkëputje, duke thyer dy rekorde në këtë stil dhe më pas ngriti 168 në shtytje, pra 318 kg në dygarësh. Paraqitje e mirë edhe për elbasanasin Sajmir Meta, në peshën 94 kg, që ka fituar pa rivalitet vendin e parë. Ndërsa në peshën +94 kg, nuk ka pasur konkurrencë dhe S.Subashi i Mjeshtërisë së Durrësit ka marrë vendin e parë. Kampionati ka përfunduar mesditën e djeshme me shpërndarjen e kupave dhe certifikatave për fituesit e vendeve të para në të gjitha kategoritë nga ana e sekretarit të Federatës së Peshëngritjes, Ilir Kraja.
s.shqiptar