Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 27 Jul 2006 , 14:58

FSHF:TAKIM ME KLUBET

Si ne cdo prag fillim sezoni ,edhe kete vit Sektori i Garave ka organizaur nje takim pune me drejtuesit e klubeve te Kategorise Superiore dhe te Pare .Qellimi i ketij takimi ka qene informimi dhe propozimet e ndryshme per klubet ne pergatitjen e Rregullores se re te Aktivitetit. Ne kete takim ishte i pranishem Sekretari i Pergjitshem Roland Mici dhe Shefi i Sektorit te Garave Hito Hitaj. Ne propozimet kryesore te klubeve te Kategorise Superiore ishte mundesia e shtyrjes se dates se fillimit te Kampionatit per ne date 26 gusht 2006, me arsyen e mungeses se kohes se mjaftueshme per periudhn pergatitore te skuadrave. Klubet e kategorise se pare kane kerkuar qe kampionati i tyre te filloje ne javen e dyte te muajit shtator duke paraqitur te njejtin justifikim, mungesen e kohes se pergatitjes.Sektori i Garave ne FSHF pasi ka degjuar propozimet e klubeve ka bere te ditur edhe tri variantet per zhvillimin e fazes se trete te Kampionatit te Kategorise Superiore.Te gjitha propozimet e klubeve te bere ne mbledhjen e sotme do ti paraqiten Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se ne mbledhjen e rradhes ku do te vendoset per kerkesen e vete klubeve. Nga drejtuesit e klubeve eshte marre konfirmimi se ata jane duke marre te gjitha masat ne prag te fillimit te kampionatit, ne menyre qe gara te zhvillohet ne kushtet optimale.Nga ana e FSHF-se,Sekretari i Pergjithshem, Mici i ka shprehur gadishmerine e institucionit te futbollit per bashkepunim te plote me klubet Shqiptare.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 29 Jul 2006 , 16:24

Më 26 gusht, starti i kampionatit të 68-të

Komiteti ekzekutiv, i mbledhur dje, ka marrë vendime shumë të rëndësishme, që kanë lidhje me Kampionatin e 68 të Kombëtar të Futbollit, që pritet të nisë në muajin gusht. Kështu, dje paradite, rreth orës 10.00, të gjithë anëtarët e komitetit kanë nisur ndoshta mbledhjen më të rëndësishme të sezonit. Në rendin e ditës kanë qenë shumë pika për t'u diskutuar. Në fillim komiteti duhet të miratonte strukturën dhe datat e kampionateve kombëtare dhe Kupës së Shqipërisë për këtë sezon. Po kështu, komiteti duhet të miratonte statutin e lojtarit dhe emrat e rinj të komisioneve juridike si dhe të caktonte datën e zhvillimit të Superkupës së Shqipërisë mes Elbasanit dhe Tiranës. Mbledhja ka zgjatur deri në orën 14.30, pasi materiali ka qenë i bollshëm.
Komiteti, në mbledhjen e djeshme, ka shtyrë një javë fillimin e kampionatit shqiptar të futbollit. Me kërkesën e vetë klubeve, në mbledhjen me sekretarët u propozua që Kampionati i 68 të i Futbollit të nisë më 26 gusht dhe jo më 19, siç ishte miratuar kohë më parë po nga komiteti. Ky i fundit, pasi dëgjoi me kujdes propozimet e klubeve të referuara nga sekretari, vendosi që të shtyjë për një javë fillimin e kategorisë superiore. Pra, kategoria superiore ndeshjen e parë të saj për kampionatin e 68 të do ta zhvillojë më 26 gusht, ashtu siç kishte propozuar edhe sektori i garave në projektin fillestar. Ndërkohë, komiteti ka përcaktuar edhe datat e tjera të fillimit të kampionateve për kategoritë më të ulëta. Kështu, për kategorinë e parë është përcaktuar që data e fillimit të saj të jetë 25 shtatori. Eshtë menduar kështu për t'i lënë një kohë pushim tani, por edhe në dimër klubeve për t'u përgatitur për kampionatin. Kategoria e dytë do të nisë më 9 shtator. Komiteti ka përcaktuar si datë për fillim e kampionatit të të rinjve 17 shtatorin. Për të gjitha është menduar që të kenë kohë të përgatiten për sezonin e ri.


Faza e tretë, me formulë kroate

Më në fund, komiteti ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka saktësuar formulën e fazës së tretë të kategorisë superiore. Në mbledhjen e djeshme ka pasur shumë diskutime dhe në tryezë të gjithë anëtarët e komitetit kanë pasur tri versione. Në fund, pas shumë diskutimesh, formula që ka fituar dhe që do të aplikohet në fazën e tretë të kategorisë superiore është ajo kroate. Çka do të thotë formula kroate? Në fund të fazës së dytë do të shihet renditja e të gjitha skuadrave. Ekipi i parë në renditje do të luajë me të 12 ën e kështu me radhë, derisa të luajë edhe me ekipin e tretë dhe të dytë. Sipas kësaj formule, të gjitha skuadrat do të ndeshen edhe një herë në fazën e tretë. Ditën e hedhjes së kalendarit të kategorisë superiore, të parë dhe të dytë do të saktësohen edhe ndeshjet e fazës së tretë. Pra, çdo ekip do të mësojë se sa ndeshje do të luajë brenda dhe sa ndeshje do të luajë jashtë fushës së vet. Gjithsesi, i rëndësishëm është fakti se më në fund FSHF i ka dhënë formë strukturës së kampionatit, duke i hapur rrugë sektorit të garave për të hedhur kalendarin e aktivitetit.
Veç fillimit të kampionatit dhe datave për çdo kategori, nga ana e komitetit ekzekutiv dje është caktuar edhe formati i Kupës së Shqipërisë dhe data e fillimit të saj. Ashtu siç është deklaruar këto kohët e fundit, Kupa e Shqipërisë këtë sezon do të luhet me një sistem ndryshe. Nuk do të ketë më short për çiftet, por sektori i garave prej ditësh ka paraqitur një skemë në formë piramide, ku 32 ekipet më të mira do të luajnë për të shpallur fituesen. Gjithsesi, sipas projektit të miratuar nga komiteti, në fillim do të luhen dy ture paraeliminatore. Ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 26 gusht. Për detaje të tjera sektori i garave shumë shpejt do të bëjë të ditur edhe kalendarin e Kupës së Shqipërisë.
Në mbledhjen e djeshme të komitetit ekzekutiv në shqyrtim janë marrë edhe të gjitha propozimet për ndryshime në rregulloret e aktivitetit. Kështu, është miratuar statuti i ri i lojtarit sipas udhëzimeve të FIFA s. Gjithashtu shumë ndryshime dhe përmirësime kanë pësuar të gjitha rregulloret e aktivitetit. Çdo gjë është prekur që në themel. Komiteti ka bërë shumë përmirësime në rregulloret e aktivitetit. Dje, në FSHF kanë pohuar se të gjitha ndryshimet që janë miratuar nga komiteti ekzekutiv do të zbardhen vetëm në ditët në vazhdim. Për lojtarët e huaj nuk është vendosur asgjë. Ndërkohë që komiteti ka dhënë "ok"-in që gjyqtarët të zgjidhen me short. Komiteti ka vendosur që Superkupa mes Elbasanit dhe Tiranës të zhvillohet më 19 gusht në stadiumin "Niko Dovana".
Në fund të mbledhjes, anëtarët e komitetit kanë riformuluar edhe një herë komisionet juridike të federatës. Ashtu siç pritej, ndryshime ka pasur, por jo 100 për qind. Në komisionin e disiplinës janë emëruar tre persona. Bëhet fjalë për Eno Bushin, Ramazan Rragamin dhe surpriza për këtë komision është emërimi i Sajmir Dautit, si anëtar i tretë i këtij komisioni. Pra, nga sezoni i kaluar në komisionin e disiplinës ka pasur vetëm një zëvendësim anëtari. Ndërkohë, komisioni i apelit ka pësuar disa ndryshime. Nga 3 anëtarët e sezonit të kaluar është konfirmuar vetëm Fatmir Leli. Të rinj janë Agron Papajani dhe Engjëll Gjondeda. Edhe në komisionin tekniko gjykues nuk ka pasur shumë ndryshime. Eriol Lushi, Petrit Brahja dhe Astrit Canaj janë 3 anëtarët e rinj të këtij komisioni.

Në fillim të javës sektori i garave mund të hedhë kalendarin e aktivitetit.
Hitaj: Të hënën zbardhet kalendari
Edhe pse nuk është konfirmuar përfundimisht nga sekretariati i FSHF së, kalendari i aktivitetit do të hidhet në prani të klubeve dhe të medias ditën e hënë në federatë. Ka qenë shefi i sektorit të garave, Hito Hitaj, ai që ka konfirmuar një fakt të tillë. Sipas Hitajt, me të gjitha gjasat, ditën e hënë në federatë klubet do të njihen me kalendarin e aktivitetit. "Nuk është akoma zyrtare, por mund të them se është caktuar që ditën e hënë të hidhet kalendari për kategorinë superiore dhe Kupën e Shqipërisë. Siç e dini, dje komiteti mori vendimet përfundimtare për kampionatin e 68 të dhe kështu pas këtyre vendimeve u hap drita jeshile për të hedhur kalendarin e aktivitetit," është shprehur dje shefi i sektorit të garave, Hito Hitaj. Ky i fundit ka shtuar se hedhja e shortit do të bëhet në FSHF në orën 11.00. "Veç konfirmimit për kalendarin e aktivitetit, mund të them gjithashtu se këtë sezon, si dhe në sezonet e tjera, do të luhet të premten dhe të dielën. Por nuk do të ketë favorizime që një ekip të luajë më shumë ndeshje të dielën. Si sektor dhe me miratimin e sekretarit është caktuar që çdo ekip gjatë tri fazave do të luajë nga 3 herë në mënyrë të barabartë të dielën dhe të premten. Kështu shmangim edhe keqkuptimet. Gjithsesi, i rëndësishëm është fakti që ditën e hënë kampionati i 68 të merr formën e tij," ka përfunduar Hitaj.
Vllaznit Ultras

Image

ultras2006
L'uomo Tigre
L'uomo Tigre
Posts: 28
Joined: Thu, 27 Jul 2006 , 18:06
Location: Elbasan
Contact:

Post by ultras2006 » Sat, 29 Jul 2006 , 16:29

ME DUKET SE ZGJEBEVE TE TIRANES I PASKA HYRE FRIKA. :wink:
S'PASKAN PRANUAR QE NDESHJA E SUPERKUPES TE LUHET NE LUSHNJE.
ARSYEJA SEPSE E DINE QE TIGRAT KUR TE KTHEHEN PER NE ELBASAN MUND TI BENIN PRITE ATYRE FANATICASVE. :lol: :lol: :lol:
ImageImage
Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 30 Jul 2006 , 12:33

:lol: :lol: :lol: :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 01 Aug 2006 , 10:53

Kalendari i Superliges : Tirana Elbasani, “aty ku e lanë”

Java e pare e kampionatit te Kategorise Superiore do te ofroje menjehere ethe titulli, kur Elbasani kampion te prese Tiranen nenkampione, ne stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”. Duket e pafund sfida midis dy skuadrave me te mira te vendit ne dy sezonet e fundit, jo vetem per shkak te luftes se gjate ne dy kampionate, por edhe per shkak se vetem nje jave para startit te dyja do te luajne ne Durres per Superkupen. Historia eshte shume e ngjashme me vitin e larget 1984, kur Elbasani fitonte titullin, duke lene ne vend te dyte Tiranen. Edhe atehere, Elbasani e niste kampionatin pasardhes, 1984 ’85, me perballjen kunder Tiranes, vecse luhej ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”, ku epersise 2 0 te kampioneve bardheblute iu pergjigjen me nje poker golash te paharrueshem edhe sot e kesaj dite. Kampionati i 68 te kombetar nisi te shtunen, me 26 gusht, me pese ndeshjet e tjera, ndersa sfida e me te mireve do te luhet nje dite me pas. Ne baze te shortit te hedhur dje ne FSHF, Dinamo do ta nise kampionatin kunder Teutes, skuadra me te cilen mbylli kampionatin e kaluar, ndersa Partizani pret Apolonine e rikthyer.

Perballjet e medha

Takimet e fuqive tradicionale te futbollit shqiptar nisin ne javen trete, kur Vllaznia do te prese ne “Loro Borici” Tiranen, rivalen e saj historike. Dy javet qe vijojne do te jene te mbushura me emocione derbi, kur Tirana pret fillimisht Dinamon, e me pas i ben vizite Partizanit ne “Qemal Stafa”. Nje jave me pas, ne te gjashten, kampionet e Elbasanit presin Dinamon. Partizani ishte e vetmja skuader e pathyer nga Elbasani ne kampionatin e kaluar dhe verdheblute do te perpiqen te ndryshojne situaten ne javen e shtate, kur te ndeshen me te kuqte, edhe pse vendi i takimit do te jete ne “Qemal Stafa”. Vllaznia do te ndeshet ne dy jave radhazi me Dinamon e Partizanin, duke pritur ne fillim blute ne javen e tete, e pastaj udheton drejt Tiranes per te kuqte. Java e dhjete do te ofroje nje tjeter takim klasik te kampionateve shqiptare, me derbin midis Dinamos dhe Partizanit.

Javet e ndara

Numri me i madh i 22 javeve qe perbejne fazat e para te kampionatit do te luhen ne me shume se nje dite. “Rekordin” e kane java e tete dhe ajo e 19 te, tri ndeshje te te cilave do te luhen te shtunen dhe tri te tjerat te dielen. Kryesisht do te luhen dy ndeshje nje dite para apo pas te tjerave, ndersa ne jave te caktuara do te kete vetem nje takim te ndare nga grupi. Ndryshe nga kampionati i kaluar, nuk do te kete ndarje te ndeshjeve ne tri dite, edhe pse ne kampionatin e ardhshem numri i ndeshjeve ne cdo jave do te jete gjashte, pra nje me shume. Ne kalendar jane parashikuar nderprerjet per shkak te impenjimeve te kombetares ne ndeshjet kualifikuese te Euro 2008, nderkohe qe nderprerja me e gjate do te jete nga 24 dhjetori 2006 deri me 2 shkurt 2007. Kjo periudhe e pushimit dimeror do te ndaje javen e 17 te nga ajo e 18 te. Java e 22 te, e cila perfundon dy fazat e para, do te luhet me 3 dhe 4 mars 2007 dhe pas perfundimit te saj skuadrat do te njohin edhe kalendarin per fazen e trete, shorti i se ciles eshte i paracaktuar.
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 26 Aug 2006 , 17:25

GOLi pare i kampionatit nga nje shkodran qe luan per ngjyrat e shkumibinit.
me vjen mire se eshte nje futbollist i talentuar dhe jam cuditur se si e hoqi vllaznia.i uroj nje kampionat te suksesshem arsen beqirit tek peqini gjithashtu dhe denis zmijanit dhe nevian canit.sa me pare i shifsha te vllaznia.
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 27 Aug 2006 , 16:29

Jane lojtar te ri e kan nevoje me lujte.Ishalla tesh po kthehn te Vllaznia.Se edhe ekipet e mdhaja neper Europe i huazojne lojtart e ri qe me ba eksperince.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 27 Aug 2006 , 18:27

2-0 pjesa e pare per elbasanin me duket taman e cuditshme ishalla po filon kriza te tirana e po marrin nej kokerr nga tirana na se na duhet edhe ne nji.
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 27 Aug 2006 , 20:14

Veq me marre dy shkodrant jena ne rregull.

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Thu, 31 Aug 2006 , 22:35

mire e ke njato dy na duhen e na dalin boll.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 01 Sep 2006 , 13:40

Nuk u ba gja fatqkeqesisht. :cry:

ultras2006
L'uomo Tigre
L'uomo Tigre
Posts: 28
Joined: Thu, 27 Jul 2006 , 18:06
Location: Elbasan
Contact:

Post by ultras2006 » Fri, 15 Sep 2006 , 22:18

Bravo i qofte Vllaznise qe e theu akullin e kryeqytetit.
Neser merr pamjen e duhur edhe renditja e kampionatit sepse Elbasanit i duhet me fitu me patjeter vec per tifozat. Ju pergezoj per barazimin dhe ishalla me fitore ne ndeshjet e radhes (Vllaznia - Elbasani, le te fitoje me i miri). Ju them vetem dicka sepse e di qe ju lini koken pas ekipit tuaj:
BEHUNI ME AKTIVE, PROTESTONI PER DICKA QE E KANE BERE ME QELLIM KUNDRA JUSH, DHE NXITINI FUTBOLLISTET E EKIPIT TUAJ TE LUAJNE FUTBOLL DHE TE MOS MERREN ME DEKLARATA NEPER MEDIA.
Kete jua them per mire pasi e shoh qe me te njejten menyre po korrim sukses edhe neve, Tigrat Verdheblu.

Futbollistet jane te detyruar te fitojne sepse nuk e imagjinoni se ci pret ata ne rast te ndonje rezultati negativ, edhe barazimi eshte negativ per ne.

Tung dhe urime edhe njehere.
ImageImage
Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 16 Sep 2006 , 16:25

Kjo jane probleme qe i perkasin tifozave qe ndodhen ne Shkoder,sepse ne nga diaspora mund te bejme shum pak.

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Sat, 23 Sep 2006 , 13:17

Sot duhet fitore se sban me Shkumbinin nqs dona me riparu gabimet qe kena ba ne ndeshje me Tiranen.Rezultati nuk ka rendesi por 3pikshi na duhet se sban,humbja nuk tolerohet.FORZA VLLANZNIA sot.Ishalla spo bjen shi sot se ajo fusha e Peqinit asht okumbet,prishet krejt loja po ra shi.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 23 Sep 2006 , 16:43

po i drejtohem vetem redbluboys dhe te tjereve qe ndodhen ne shkoder a keni mundesi vllazen me ba nej takim me ate presidentin tone qe po e tregon veten se sa mire dine me menaxhu skuadren.
KAM QENE I VETMI QE NE FORUM JAM KENE KUNDRA TIJ dhe me thoshit te presim te harmonizohet skuadra por une nuk kam aspak besim dhe po ju tham nje gja ka shume mundesi qe me kete ekip dhe larg 6 vendeve te para me kene.JU LUTEM bane nje tip proteste se aj fushaj nuk asht president dhe ky trajneri asht nej marangoz se vec trajner nuk asht.
sa per ndeshjen sot nuk kam as ma te voglin besim ne fitore
maksimumi asht qe te dahena 0-0
ndeshja luhet ne oren 17 apo jo?
me me fal per pesimizmin por une shfaq vetem mendimin tim.
ju uroj gjitha te mirat e na informoni po pat kush mundsi per ndeshjen.
i perjashtuar

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Post by kuqeblu4ever » Sat, 23 Sep 2006 , 17:00

Ndeshja ka maru 3-1 per Shkumbinin :evil:
Nuk e di si asht e mujtun qe paskan humb kaq thelle nderkohe qe Shulze deklaron ne gazete qe vetem fitorja diskutohet.
Si ka mundesi qe hajme 3 gola kur mbrojtjen e kena demek repartin ma te forte. Golin e vetem per ne e ka ba Safet Osja, ku jane sulmuesit?
Nuk e di se ca ka ndodh ne Peqin po jam shume i zhgenjym se nuk e pritsha kete rezultat.

Sa per Fushajn te pakten ai bani do blemje lojtaresh per sesi e mori ekipin ne dore, ne krahasim me Celen asht ma mire, kurse per trajnerin me duket se ja ka fut kot.
Last edited by kuqeblu4ever on Sat, 23 Sep 2006 , 17:07, edited 1 time in total.
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 23 Sep 2006 , 17:07

Tytjeta,

Sapo ka mbaru ndeshja Shkumbini - Vllaznia e vlefshme per javen e 4 te superliges te Shqiperise me rezultatin 3 - 1.

Golat jane shenu nga Bubeqi 36', 45'; Byzhyti 70' per peqinasit, kurse per ne ka shenu Osja ne min e 19' .
Ashtu sic ndodhi ne Kavaje, Vllaznia nuk arrin me rujt avantazhin.
Vllaznit Ultras

Image

redbluboys
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 262
Joined: Wed, 06 Apr 2005 , 21:49

Post by redbluboys » Sat, 23 Sep 2006 , 20:16

:evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil:
nuk m e bajn durt as me shkru ja q.fsha

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 24 Sep 2006 , 16:23

TURP te tan jan mu hek se na e felliqen fanelen e vllaznise.
pse sjep doreheqjen ky marangoz-trajner.
ndeshjen me elbasanin te behete proteste dhe te lihet bosh stadiumi dhe ta shohin keto legena se sa vlere kane tifozet kuqeblu.
ju pershendes tanve se kjo skuader po na ban me zemer.
i perjashtuar

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Sun, 24 Sep 2006 , 22:26

Për mendimin tim,kjo ishte poshtërsi...,nuk e di a kanë fytyrë ata drejtuesit aktual apo jo?!! :oops: Ku shkoi gjith ajo hapje by..... e fillim kampionatit? Pse kjo është skuadra " e premtuar"?!!....
Të kryesosh që në fillim të ndeshjes dhe të hash tre gola si me qënë ndonjë skuadër amatorësh?!!!... mezi fituan kundër Luftëtarit, nuk mujtën me fitu kundër Tir... me 2 lojtar mangut.....Kjo vetëm skuadër amatore mund të quhet.
:x
Para VLLAZNIA!

Post Reply