Page 6 of 72

Posted: Sun, 26 Nov 2006 , 19:42
by GOLDIAN
po luhet minuta e 30 e ndeshjes PANATHINAIKOS-APOLLON KALLAMARIA
rezultat surprize 0-1
autor i golit ALBAN BUSHI ne min e 3

Posted: Mon, 27 Nov 2006 , 00:17
by GOLDIAN
skuadra e bran bergen ka arrit me barazu ne fushe te saj me rezultatin 2-2
autor i golit te barazimit eshte MIGEN MEMELLI ne min 85
golin e pare e ka realizu nje tjeter futbollist me gjak shqiptar
ARDIAN GASHI

Posted: Mon, 27 Nov 2006 , 01:16
by gdr
Admin wrote:
gdr wrote:Fantastik, gol fantastik! Po golat e Kapllanit ku me i gjet grup?
Naqe shiko tek kja faqe mundesh me gjet dicka:

http://video-shqiperia.blogspot.com/
falimners admin, me taman duket shum i fuqishem si lojtar e meqe aktivizohet ne klub e meriton 1 vend titullar ne komtare

Posted: Mon, 27 Nov 2006 , 01:22
by Admin
Gdr asigja naqe.

Qe edhe goli qe ka ba Bushi, ku i ka dhan nje fitore te rendsishme skuadres se vet.

http://www.sportime.gr/gfr/GRSU07_PANA-KALA0-1_0-1.wmv

Posted: Mon, 27 Nov 2006 , 01:40
by gdr
Admin wrote:Gdr asigja naqe.

Qe edhe goli qe ka ba Bushi, ku i ka dhan nje fitore te rendsishme skuadres se vet.

http://www.sportime.gr/gfr/GRSU07_PANA-KALA0-1_0-1.wmv
e pash edhe kyt, po mendosha qe Bushi lishte ne kategori te dyte. ps. flm

Posted: Mon, 27 Nov 2006 , 02:04
by Admin
Nji korigjim,

skuadra e Bushit ka hup me rezultatin 3-2 kunder Panathinaikos, dhe jo sic e kam shkru une qe ka fitu :(

Posted: Wed, 06 Dec 2006 , 22:42
by GOLDIAN
golllllllllllllllllllllllllllllll
besart berisha ne ndeshjen e pare qe luan si titullar ka realizuar golin e barazimit ne ndehjen qe po luhet ne keto caste per champions lig mes hamburg-cska
hallall berishes
respekte

Posted: Thu, 07 Dec 2006 , 18:03
by Man in Redblue
Ishalla po ndrron skuader ky berisha, se te hamburgu prep se prep sbahet titullar me nji kyt tranier, vec noshta vitin tjeter kur tbijn prej kategoriet.

Posted: Mon, 11 Dec 2006 , 15:36
by GOLDIAN
une po numeroj
beqajn
beqirin
dallkun
currin
canen
berishen
kapllanin
bogdanin
keta futbollista dhe pse her pa e her ja losin me skuadrat e tyne ndoshta kam harru nej tjeter po sdi se si ka mu ndertu komtarja jone :roll: :roll: :roll: :roll: :roll: :roll: :roll: :roll: :roll: :roll: :roll: :roll: :roll:

Posted: Mon, 11 Dec 2006 , 20:42
by Man in Redblue
Edhe un jam shum i shqetsum per gjendjen e legjionarve= kombtarja (se dihet se futbollistat e kampionatit ton sduhen gja):
Jupi - asht eleminu perfundimisht prej kombtares
Lala - slun asnji minut me hanoverin
Skela - e shef ndeshjen prej ntribun
murati - koha e tij ka ik
haxhi - sdi sa ka me resistu por shpejt ta pa e len benzina
hasi - shiko haxhin
Tare - edhe pse ka ken legjionari ma imir bashk me canen mu smka bind noiher me kombtaren. gjithsesi asht e qarte se a nprag tmylljes t karrieres
Aliaj - lum komtarja jon me futbolista prej kategoris sdyte kroate
Shkembi- shiko jupin

Beqirin, bogdanin e berisha , qi gjithashtu aktivizohen shum pak, por per ta ka shpresa permirsimi.

Per mu rinimi i kombtares asht urgjent, ndryshe ta pa na mujn edhe skuadra si qiproja e maqedonia mas 2-3 vjetsh.

Posted: Mon, 11 Dec 2006 , 21:29
by GOLDIAN
naqe ke shume drejt rinovimi duhet mu ba se sban se ska rruge tjeter
dhe mu me shqeteson shume gjendja e futbollistave tane

Posted: Mon, 11 Dec 2006 , 22:19
by GOLDIAN
golllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllll
edmond kapllani ka shenuar golin e avantazhit ne ndehsjen qe po luhet ne mes
FREIBURG-KARLSRUHE
pjesa e pare 0-1

Posted: Wed, 13 Dec 2006 , 13:43
by GOLDIAN
ANSI AGOLLI NJE NDER TALENTET E SHQIPERISE LARGOHET NGA SKUADRA E LUZERNES
HAJDE MARSHALLA KUR SJANE TE ZOT ME LUJT DHE NE ZVICER ME SKUADRA TE DOBTA KU DOJNE ME LUJT KETA?
PA CFARE KOMBETARET

Posted: Wed, 13 Dec 2006 , 20:59
by Man in Redblue
Agollin se kam pa kurr personalisht si Talent. Adihet gja a don me kthy prap nshqipni?

Posted: Thu, 14 Dec 2006 , 14:21
by GOLDIAN
Man in Redblue wrote:Agollin se kam pa kurr personalisht si Talent. Adihet gja a don me kthy prap nshqipni?
te tirana flitet se ka mu kthy

Posted: Fri, 15 Dec 2006 , 15:32
by Man in Redblue
Tranieri i rapidit do tvijn ne titan me pa salihin ne ndeshjen tirana partizani.
Me ca shifet e ka nqef salihin. Ishalla po let mir salihi i kyt ndeshje se koht e fundit e ba hija e sinanit.

Posted: Fri, 15 Dec 2006 , 21:43
by vllaznia1919
GOLDIAN wrote:ANSI AGOLLI NJE NDER TALENTET E SHQIPERISE LARGOHET NGA SKUADRA E LUZERNES
HAJDE MARSHALLA KUR SJANE TE ZOT ME LUJT DHE NE ZVICER ME SKUADRA TE DOBTA KU DOJNE ME LUJT KETA?
PA CFARE KOMBETARET
Naqe ku e lexove ket lajm?Po me qudite se e kan levdu ne Zvicerr. :o

Posted: Fri, 15 Dec 2006 , 22:10
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:
GOLDIAN wrote:ANSI AGOLLI NJE NDER TALENTET E SHQIPERISE LARGOHET NGA SKUADRA E LUZERNES
HAJDE MARSHALLA KUR SJANE TE ZOT ME LUJT DHE NE ZVICER ME SKUADRA TE DOBTA KU DOJNE ME LUJT KETA?
PA CFARE KOMBETARET
Naqe ku e lexove ket lajm?Po me qudite se e kan levdu ne Zvicerr. :o
ne gazetat shqiptare naqe
edhe une jam cudit pra se kam ndi fjale te mira per te

Posted: Sat, 16 Dec 2006 , 18:21
by GOLDIAN
BESART BERISHA LUAN SI TITULLAR DHE ZEVENDESOHET NE MINUTEN E 69
por shenon golin e pare te tij ne bundeslige
RESPEKTE BERISHA


BERISHA-KAPLLANI SULMI YNE

BOGDANI RRI E MERRU ME REVISTA LAL

Posted: Mon, 18 Dec 2006 , 16:19
by Man in Redblue
Trajneri i Rapidit të Vjenës e konsideron të kryer transferimin e shkodranit drejt Rapidit të Vjenës 18-12-2006

Pakult: Salihi i përket kampionatit austriak

Adi Metaliu


Interesimi i sportdashësve në derbin klasik mes Partizanit dhe Tiranës ka qenë i kënaqshëm, madje është shtrirë përtej kufijve të Shqipërisë. Për ta ndjekur nga afër takimin më të rëndësishëm të javës, ku synimi ishte vëzhgimi nga afër i sulmuesit shkodran të Tiranës, Hamdi Salihi, kishte ardhur trajneri i skuadrës së njohur austriake, Rapid i Vjenës, Peter Pakult. Prej javësh diskutohet transferimi i Salihit në janar te Rapidi i Vjenës, por mbrëmë ky transferim thuajse është bërë realitet. Peter Pakult, trajneri i skuadrës austriake, siç kishte premtuar ditë më parë, e ka ndjekur nga fillimi në fund derbin, kur, pas vërshëllimës së fundit të kryesorit Çekaj, nuk ka ngurruar të japë vlerësimet e tij për nivelin e kampionatit shqiptar, i pyetur nga "Sporti shqiptar". Natyrisht, Pakult ka parë vetëm derbin, ku niveli i lojës, sidomos nga bardheblutë, ka qenë i kënaqshëm, me ritëm, spektakël dhe, ç'është më kryesorja, me gola. "Jam i befasuar nga niveli i kampionatit shqiptar. Natyrisht, kam ndjekur vetëm derbin, mes dy skuadrave më me emër në vend, por, gjithsesi, mendoj se niveli i kampionatit tuaj është i kënaqshëm. Ka qenë një ndeshje me ritëm, spektakël dhe me gola. Tirana e ka merituar plotësisht fitoren, jo thjesht se ka shënuar më shumë gola se kundërshtari, por për lojën që ka zhvilluar,"- është shprehur trajneri i Rapidit të Vjenës. Vizita e Pakultit në Tiranë nuk ka pasur si qëllim dhënien e vlerësimeve pozitive për nivelin e kampionat shqiptar, por për të parë nga afër sulmuesin e talentuar të Tiranës, Hamdi Salihi. Trajneri i skuadrës austriake ka mbetur mjaft i kënaqur nga loja e Salihit, i cili shënoi një gol spektakolar me kokë. "Qëllimi i vizitës sime është këqyrja e lojtarëve të rinj të talentuar. Kam parë futbollistë të rinj, që mbartin vlera, por sikurisht qëllimi kryesor ka qenë Salihi i Tiranës. Për mua, ky futbollist i përket kampionatit austriak. Pra, nuk kam as dyshimin më të vogël për ta marrë në skuadrën time. Unë do t'i hap dritën jeshile menaxherit të klubit, i cili merret direkt me transferime të tilla, kështu që mendoj se Salihi do të jetë pjesë e Rapidit të Vjenës që në muajin janar. Shpresoj të gjejmë mirëkuptim edhe me lojtarin, i cili, për të thënë të vërtetën, na është ngritur në qiell nga trajneri i kombëtares suaj, Oto Bariç. Madje Bariçi na e ka sugjeruar, edhe për të mirën e vetë futbollistit, i cili bën pjesë në planet e tij për kombëtaren shqiptare. Me një fjalë, gjërat deri tani janë në rrugë të mbarë, kështu që presim konkretizimit e marrëveshjes së duhur,"- ka deklaruar Pakult.
Sikurse duket edhe në fjalët e Pakultit, ekperiencës së Salihit me Tiranën po i vjen fundi. Siç shihet, ndeshja e javës që vjen me Apoloninë mund të jetë e fundit për Salihin me bluzën e Tiranës, pasi në janar duket se do të bëjë valixhet gati për të udhëtuar drejt Austrisë, për t'u bërë pjesë e skuadrës së njohur të këtij vendi, Rapid i Vjenës.