Post
by Miri » Sun, 20 Jul 2008 , 08:47
Xhevahir Sukaj, në kampionatin turk
Të hënën, shkodrani hedh firmën në kontratë, refuzoi 500 mijë dollarë nga azerbajxhanasit e Inter Baku
Xhevahir Sukaj është fare pranë kalimit në kampionatin turk. Sulmuesi shkodran ka pohuar për "Shqip" se sot do të fluturojë drejt vendit euro-aziatik dhe të hënën do të firmosë kontratën. Nga Super Liga turke, për 21-vjeçarin interesoheshin disa klube, por vetëm njëra prej tyre duket se do të jetë fatlume. Gjithsesi, talenti i Vllaznisë dhe i kombëtares shqiptare ka preferuar që ta mbajë të fshehtë emrin e skuadrës së tij të re, të paktën deri në momentin që të hedhë firmën në kontratë. "Të dielën do të udhëtoj drejt Turqisë dhe të hënën pritet që të firmos kontratën me klubin tim të ri", tha Sukaj nëpërmjet linjës telefonike. "Është e vërtetë që më kërkonin tre klube, por unë zgjidha njërin prej tyre. Gjithsesi, për momentin nuk dëshiroj ta bëjë publik emrin, sepse dua më parë të firmos". Në këtë merkato vere, për Sukajn janë interesuar shumë klube. Ofertat nga Austria, Gjermania 2, Zvicra, Ukrainë e Azerbajxhan. Madje, vetëm pak orë përpara se të nisej drejt Turqisë, lojtari ka refuzuar një ofertë prej 500 mijë dollarë amerikanë të bërë nga azerbajxhanasit e Inter Bakusë. "E refuzova këtë ofertë, sepse të njëjtën shumë do të përfitoj edhe në Turqi, sqaroi ai. Për më tepër që Azerbajxhani është mjaft larg nga Shqipëria". Paraqitjet e mira me kombëtaren Under-21, ku ka shënuar pesë gola në sfidat eliminatore të Evropianit 2009 për këtë moshë e kanë vënë në qendër të vëmendjes në shumë kampionate. Skuadrat e interesuara, mes të cilave edhe Austria e Vjenës, Sioni apo edhe Kolbenci nuk mund të anashkalonin as statistikat e lojtarit në elitën e futbollit shqiptar. Edhe pse në moshë fare të re, Sukaj numëron 78 ndeshje në Kategorinë Superiore, ku ka realizuar 19 gola. Ofertat ishin të pafundme, madje së fundmi u fol edhe për Kaizerslauternin në Bundesligën 2, drejtuesit e të cilit ishin të gatshëm ta afronin 21-vjeçarin. "Në garë ishte edhe Kaizerslauterni. Si ka mundësi që e refuzova një klub të tillë për kampionatin turk? Fillimisht dëshiroj të theksoj se oferta që më bëri skuadra atje ishte e parezistueshme dhe me kushte shumë të favorshme për mua. Megjithatë, Kaizerslauterni mund të jetë një alternativë e vlefshme, nëse nuk do të realizohet kalimi në Superligën turke".
Të martën pritet që Sukaj të kthehet në Shkodër, ku do të vazhdojë përgatitjet me Vllazninë për sfidën e kthimit në turin e parë eliminator të Kupës UEFA kundër Koper. Në 90 minutat e para, të luajtura në Slloveni, ai ishte ylli i mbrëmjes, duke shënuar dy golat që i dhuruan kuqebluve fitoren 2-1. "Të shënoja gol në fushën e Koperit ishte një detyrim që e kisha marrë përsipër që përpara se të niseshin për atë sfidë, megjithatë, duhet përgëzuar e gjithë skuadra, që luajti në mënyrë të admirueshme, pohoi Sukaj. Arritëm një fitore shumë të rëndësishme, e cila na pozicionon në mënyrë të favorshme për të kaluar turin. Përpara se të largohem nga Vllaznia, dua që ta ndihmoj skuadrën të kualifikohet, ky është një tjetër objektiv i rëndësishëm".
Adin njeri te kuptoj kyt punen e medjave Shqiptare se un nuk po marr gja vesht???????????