Page 6 of 15

Posted: Tue, 06 Jan 2009 , 08:18
by Miri
kja asht e forte :lol: :lol: :lol:

Posted: Sun, 18 Jan 2009 , 09:06
by Miri

Posted: Sun, 18 Jan 2009 , 23:12
by vllaznia1919
Skan kundershtar per momentin.Super ekip jane.

Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 03:03
by fpjalmi
ket vit barcelona e ka siguru titullin kampion.

barcelona dhe vllaznia do ta tundin kupen

Posted: Mon, 19 Jan 2009 , 14:57
by Miri
Ne Champions nuk ma mbush shume mendjen Barca ndersa ne Spanje mire tha v1919 qe nuk ka kundershtar.

Re: Kampionati Spanjoll

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 23:46
by fpjalmi
Ramos: Më i lehtë
fitimi i Champions
“Në kampionat, përballë Barçës më të mirë të historisë”
Tekniku spanjoll bën një bilanc të 2 muajve të parë


Më shumë se dy
muaj kanë kalu
ar që kur më 9
dhjetor, Real Madridi vendosi
të mënjanojë Bernd
Shusterin dhe t’i besojë
Huande Ramosit, me një
objektiv të saktë: t’i japë besim
dhe shpirt një ekipi në
krizë identiteti, për të
kërkuar të përballojë sa më
mirë sfidën e Ligës së Kampionëve
me Liverpulin.
Huande bëri detyrën e tij.
E nëse nuk ka shkurtuar distancën
numerike që e ndan
nga Barcelona në renditje,
ka reduktuar diferencën
psikologjike me Liverpulin
që më parë ishte favorit.
“Unë nuk u thirra për të
zgjidhur një problem me
afatshkurtër. Në mënyrë
specifike, sipas analizës
time, kjo skuadër pësonte
shumë gola për lojtarët që
zotëronte dhe objektivin që
kishte. Skuadra iu fut
punës për të gjetur
zgjidhjen. Dhe rezultatet
ishin pozitive”.
Tetë fitore radhazi,
vetëm një gol i pësuar, por
edhe akuza se bëni tifozët
të flenë gjumë...
Më vjen keq për atë që u
përgjumën në atë 1-0 ndaj
Rasing Santanderit, sepse
humbëm fitoren 4-0 ndaj
Gijonit... Përtej shakave,
është e vërtetë që në disa
raste kemi fituar pa shkëlqyer.
Kemi fiksuar katër
1-0 dhe të gjithë në “Bernabeu”,
por njerëzit harrojnë
fitoret e bukura në transfertë,
duke dominuar.
Ja që refreni në Spanjë
është “Barça luan plot
madhështi, Madridi mërzit”...
E di. Shtypi ka nevojë për
krahasime, për të bërë bujë,
por unë e shoh ndryshe. Që
kur kam ardhur, kemi pasur
një ecuri me një pikë më
pak se Barcelona. Ata kanë
akumuluar një diferencë
golash +20, ne +18. Pa dyshim
po luajnë një futboll
brilant, por s’janë aq larg.
E po flasim për Barcelonën
më të mirë të historisë.
Por me 8 fitoret radhazi
keni “gërryer” vetëm 2
pikë. Të zhgënjyer?
Përkundrazi. Kjo ndjenjë
e zhgënjimit i takon shtypit,
njerëz të rrugës. Në
ambientin tonë ka shumë
kënaqësi, sepse puna që po
bëjmë jep frytet e saj.
Askush s’mendon për Barcelonën.
Makthi ynë i vetë
është të përmirësojmë lojën
tonë.
Është më e ndërlikuar të
bësh punë të mirë në
“Bernabeu”?
Në një farë mënyrë po,
sepse skuadrat vijnë këtu
për t’u mbrojtur dhe has
vështirësi për t’i thyer.
Me Liverpulin, tjetër
ekip taktik, kush shënon
një gol kualifikohet...
Unë po mendoj vetëm të
fitoj takimin e parë, duke
kërkuar të luaj sa më mirë.
Sigurisht që duke parë përvojën
time angleze dhe faktin
që Benitez është spanjoll,
nuk është se mes nesh
ka ndonjë sekret të madh.
Do të jetë e vështirë, por
varemi nga vetja.
Ndërsa, në kampionat
jo.
Ekzakt. Prandaj, nëse
dikush më pyet se çfarë
është më e lehtë të fitohet,
them Champions. Janë më
pak ndeshje dhe e kemi fatin
në dorën tonë. Mes fuqive
të mia nuk zotëroj atë
për të bërë Barcelonën që të
luajë keq. Megjithatë, nuk
jam dakord me atë që mendon
se këto dy muaj kanë
shërbyer vetëm për të përgatitur
Ligën e Kampionëve...
Por në rast se e fitoni,
kontrata juaj 6-mujore
mund të rinovohet automatikisht.
Po, por nuk dua të them
asgjë. Më 30 qershor do të
jem i lirë, duke menduar
për pushimet, ku do të pres
të njoh të ardhmen time dhe
të Realit të Madridit. Edhe
duke fituar titullin, nuk do
të kem probleme të mënjanohem,
nëse presidenti i ri,
që do të zgjidhet gjatë verës,
do të ketë ide të tjera.
Edhe Fabio Kanavaros i
skadon kontrata në qershor.
Po të ishte për mua, do
t’ia rinovoja menjëherë. Është
i integrueshëm, në formë
dhe i dhuron siguri e përvojë
skuadrës. Thjesht fakti që në
moshën e tij po luan në
nivele të larta, thotë shumë
për të. Është një profesionist
i madh në çdo aspekt

Re: Kampionati Spanjoll

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 23:46
by fpjalmi
Kanavaro, shpejt takim me Realin
Gaetano Fedele, agjent i Fabio Kanavaros, ka bërë përmbledhjen e situatës mbi të
ardhmen e mbrojtësit. “Fjalët e Ramosit tregojnë edhe një herë tjetër se Fabio është një
kampion i madh. Ato fjalë janë pritur me kënaqësi nga lojtari. Jemi në pritje të një takimi
me klubin spanjoll. Në Madrid, situata e klubit është paksa enigmatike, prandaj çdo gjë
mund të konsiderohet pezull edhe përsa i takon Kanavaros. Por shpejt do të shkojmë
në kryeqytetin spanjoll, për të bërë një vlerësim global mbi atë që do të bëhet. Faktikisht
nuk na duket e rastit të presim deri në korrik. Jemi në pritje të komunikimeve zyrtare që
mund të vijnë shpejt. Për momentin jemi të lumtur për vlerësimet që kemi marrë. Fabio
është si vera e mirë: përmirësohet duke u vjetruar”.

Re: Kampionati Spanjoll

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 23:47
by fpjalmi
Forlan: Aguero më kujton Romarion
“Serxhio Aguero është si Romario”. Ky është mendimi i sulmuesit
të Atletiko Madridit, Diego Forlan, shok skuadre i ashtëquqajturit
“El Kun”. “Mënyra e tij e të luajturit i ngjan në mënyrë
të pabesueshme asaj të brazilianit – ka argumentuar Forlan -. Është
i shpejtë dhe di t’i driblojë bukur kundërshtarët”. Argjentinasi do
të jetë vendimtar në muajin e ardhshëm, kur Atletiko të përballojë
sfidën e dyfishtë të Ligës së Kampionëve me Porton dhe një seri
ndeshjesh të tmerrshme të kampionatit, kur do të përballet me
radhë ndaj Seviljes, Barcelonës, Realit dhe Vilarealit

Re: Kampionati Spanjoll

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 23:47
by fpjalmi
Mesi nuk trembet
nga Reali i Madridit
Megjithë shkurtimin e diferencës midis Barcelonës dhe Realit nga 12
pikë në 10, ylli i Barcelonës Leo Mesi, s’është aspak i shqetësuar për
ndonjë kërcënim që vjen nga madrilenët. “Dhjetë pikë është ende një
avantazh domethënës për ne – ka deklaruar -. Thjesht na duhet të
mendojmë për të vazhduar të ruajmë kryesimin tonë dhe për të fituar
të gjitha ndeshjet e mbetura. Edhe nëse ndodh që të humbasim, s’kemi
përse mërzitemi. Shtatë pikë përbëjnë përsëri një diferencë të konsiderueshme
për kreun”. I pyetur nëse preferon të fitojë titullin, apo
Champions, argjentinasi është përgjigjur: “Do të ishte spektakolare t’i
fitonim të dyja, por së pari është e nevojshme të mendohet kampionati.
Champions është shumë i vështirë dhe duhet shikuar sesi do të përballojmë
këtë fazë me eliminim direkt, duke nisur nga Lioni”.

Re: Kampionati Spanjoll

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 23:48
by fpjalmi
LA PORTA

“Eto të qëndrojë, nëse e
do vërtetë Barcelonën”
Hoan Laporta, president i Barcelonës, në gazetën spanjolle “Marca”
ka folur për situatën e Samuel Eto, pas deklaratave të tij për të ardhmen.
“Samuel është një njeri i jashtëzakonshëm dhe nga ai nuk mund
të pretendohet një sjellje e rregullt. Gëzon një karakter anti-konformist
dhe duhet respektuar, edhe nëse ka një opinion të caktuar për këtë
çështje. Ai zotëron një kontratë deri në vitin 2010 dhe logjikisht, ne
duam të vazhdojmë të mbështetemi te një goleador si ai, një nga
sulmuesit më të mirë në qarkullim. Gjithçka do të varet se çfarë dëshiron
të bëjë, sepse ne kërkojmë futbollistë të lidhur me fanellën dhe që
duan vërtet të qëndrojnë në këtë klub. Nuk kemi ndërmend të mbajmë
askënd me zor. Megjithatë, besoj se Samuel ndihet mirë këtu me ne
dhe këtë do ta tregojë në fushë gjatë ndeshjeve në vazhdim”.

Re: Kampionati Spanjoll

Posted: Fri, 20 Feb 2009 , 23:50
by fpjalmi
TË SHTUNËN
Betis - Barcelona 2-2
Deportivo - Osasuna 0-0
Valencia - Malaga 1-1
TË DIELËN
At. Madrid - Getafe 1-1
Espanjol - Sevilje 0-2
Gijon - Real Madrid 0-4
A.Bilbao - Rekreativo 1-1
Almeria - Valadolid 3-2
Numacia - Majorka 0-1
Santander - Vilareal 1-1

1 Barcelona 23 19 3 1 70-18 60
2 Real Madrid 23 16 2 5 49-27 50
3 Sevilja 23 12 5 6 31-21 41
4 Valencia 23 11 5 7 43-34 38
5 Vilareal 23 10 8 5 36-31 38
6 A.Madrid 23 10 6 7 48-34 36
7 Malaga 23 10 6 7 38-34 36
8 Deportivo 23 10 5 8 27-29 35
9 Valadolid 23 9 3 11 34-36 30
10 A.Bilbao 23 8 6 9 33-36 30
11 Santander 23 7 8 8 25-27 29
12 Getafe 23 6 9 8 33-35 27
13 Almeria 23 7 6 10 29-37 27
14 Gijon 23 9 0 14 29-51 27
15 Betis 23 7 5 11 31-32 26
16 Rekreativo 23 6 7 10 20-33 25
17 Osasuna 23 4 9 10 23-30 21
18 Majorka 23 5 6 12 23-40 21
19 Numancia 23 6 2 15 26-46 20
20 Espanjol 23 3 9 11 20-37 18

NDESHJET E ARDHSHME

22 SHKURT
Valadolid - Malaga
Rekreativo - Almería
Getafe - A. Bilbao
Sevilja - A. Madrid
Barcelona - Espanjol
Real Madrid - Betis
Vilareal - Gijon
Majorka - R.Santander
Osasuna - Numancia
Deportivo - Valencia

Re: Kampionati Spanjoll

Posted: Sun, 22 Feb 2009 , 13:25
by GOLDIAN
u afru reali dhe tri pike tjera
tash a vetem 7 pike diferenca nrmjet tyne
gjithcka asht e mutun

Re: Kampionati Spanjoll

Posted: Fri, 27 Feb 2009 , 23:25
by fpjalmi
Real Madrid, Ramos flet per te pakenaqurit
27/02/2009 21:20

Humbja me Liverpool nuk i ka shuar shpresat e trajnerit te Real Madrid, Juande Ramos per kualifikimin e skuadres ne turin tjeter te Champions League.

Por nderkohe, para udhetimit ne “Anfield Road”, tekniku spanjoll duhet te bashkoje skuadren duke kenaqur deshirat e te gjithe lojtareve. Behet fjale per francezin Faubert dhe tre holandezet, Robben, Sneijder e Van der Vaart, te cilet ndihen te pakenaqur per shkak te aktivizimit te paket.

“Faubert ka qene i demtuar per 10 dite prandaj nuk stervitet dhe ajo qe ka thene po me habit”, shprehet Ramos. Ne vijim, ai komenton edhe situaten e Van Der Vaart. “Une kam besim dhe gjykoj vetem ne baze te asaj cfare me thone lojtaret, sepse mund te krijohen edhe probeme me perkthimin”, thekson Ramos me shume diplomaci.

Ne lidhje me ceshtjen Sneijder, tekniku theksoi se nderrimi i tij me Guti-n ne ndeshjen ndaj Liverpool eshte vetem nje vendim teknik. Ne fund te fjales, Ramos shkeputi edhe nje mendim per Robben, duke thene se loja individuale po e largon shume nga skuadra.

Re: Kampionati Spanjoll

Posted: Fri, 27 Feb 2009 , 23:26
by fpjalmi
Skandal ne Spanje, futbollistet te dyshuar per trafik droge
26/02/2009 17:50

Futbolli spanjoll perfshihet nga nje skandal i lidhur me dyshimet per trafik droge nga ana disa futbollisteve.

Dy agjente te FIFA-s dhe disa lojtare jane vene ne qender te nje hetimi nga policia iberike per trafik kokaine mes Valencias dhe Madridit. Gjate operacionit eshte zbulluar nje ngarkese me rreth 600 kg kokaine me prejardhje nga Argjentina, e destinuar per t’u shperndare ne Gadishullin Iberik.

Nje prej liderve te kesaj organizate eshte ish agjenti i lojtareve Zoran Matijevic, udhetimet e shumta te te cilit ne Ameriken e Jugut bene qe policia te dyshoje per levizjet e dyshimta.

Sipas gazetes spanjolle “AS”, hetimet mund te nxjerrin ne siperfaqe nje skandal te madh, pasi mendohet se disa lojtare te hetuar luajne per skuadra si, Atletico Madrid, Rayo Vellecano, Poli Ejido dhe Hercules.

Re: Kampionati Spanjoll

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 04:36
by fpjalmi
REAL MADRID

Guti e Raul, që i dhuruan Real Madridit suksesin ndaj Espanjolit
kanë dhënë këndvështrimet e tyre për këtë arritje, duke shijuar
edhe afrimin me Barcelonën. Guti u aktivizua si zëvendësues
dhe menjëherë ekzekutoi një goditje dënimi, që solli avantazhin
e skuadrës së tij. “Kishim vërtet nevojë për atë gola dhe kur
shënuam të dytin, u qetësuam. Parashikimi për derbin e javës
së ardhshme? Afrimi me Barçën është stimulues. Pres që tani
ta mposhtim ne Atletikon”. Raul vendosi sërish firmën e tij në
fitoren e dhjetë radhazi të Realit. “Pas intervalit ditëm të luajmë
të bashkuar, duke arritur një sukses të rëndësishëm. Luajtëm
një ndeshje perfekte dhe sidomos goli i Gutit na ndihmoi shumë.
Barcelona? Mbetet skuadër e madhe, që vazhdon të ketë në
dorë fatet e titullit. Ne duhet të bëjmë thjesht detyrën tonë”.
REAL MADRID

Re: Kampionati Spanjoll

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 04:39
by fpjalmi
Pa Pepe e Shnaijder në derbi


Real i Madridit do të jetë pa Pepen dhe Uelsi Shnajderin në përballjen
e javës së ardhshme kundër rivalëve të një qyteti, Atletiko
Madridit. Të dy lojtarët do të vuajnë një ndeshje pezullim, për
shkak se morën karton të verdhë në përballjen e së shtunës në
mbrëmje ndaj Espanjolit. Mbrojtësi portugez u ndëshkua që në
minutën e katërt, pas një dyluftimi me brazilianin Nene. Ndërsa,
holandezi e mori të verdhin në minutat e pjesës së dytë, për një
ndërhyrje nga prapa ndaj Ivan Alonsos. Megjithëse trajneri Huande
Ramos do të duhet të bëjë në një ndeshje derbi pa këta dy
futbollistë të rëndësishëm të skuadrës, në të vërtetë mund të
kishte shkuar edhe më keq. Kjo duke parë se plot 7 lojtarë të tij
ishin nën rrezikun e ndëshkimit me të verdhin e dytë, gjë që
mund të kishte sjellë më tepër mungesa për Realin.
MUNGESAT

Re: Kampionati Spanjoll

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 04:40
by fpjalmi
Aguero e Forlan kthejnë
përmbys Barcelonën
Atletiko u shkakton katalanasve humbjen e dytë radhazi
Sfidë me emocione. Reali afrohet 4 pikë me kreun


Mbrëmje e paharrueshme

Madrid. Atletiko
ka mposhtur me përmbysje
Barcelonën kryesuese,
duke i dhënë mundësi
“kushërinjve” të Realit që të
afrohen 4 pikë me kreun e
renditjes. Ajo që vetëm dy
javë më parë dukej një
mrekulli, tani për skuadrën
e Ramosit është një objektiv
ende i vështirë, por jo i pamundur.
Katalanasit, edhe
një herë tjetër, kanë treguar
të gjithë rrezikshmërinë e
tyre në zonën sulmuese,
duke shfaqur gjithsesi dobësi
në mbrojtje. E nëse është e
vlefshme thënia: “Fiton
kush bën më shumë gola”,
gjithashtu e drejtë është
edhe të thuhet: “Fiton kush
pëson një gol më pak”. Një
gjë e tillë ndodhi mbrëmë
me Barcelonën. Në një avantazh
prej dy golave që pas
30 minutash lojë falë
kryeveprave të Hanrisë dhe
Mesit, djemtë e Guardiolës
janë barazuar nga Forlan
dhe Aguero, duke e bërë të
pasigurt rezultatin e
ndeshjes deri në fund.
Megjithatë, dy skuadrat u
kanë dhuruar tifozëve atë,
që ndoshta do të hyjë në
histori si një nga sfidat më
të bukura të kampionatit
spanjoll. Aq të shumtë kanë
qenë sulmet në portat respektive,
sa që ka qenë e
vështirë të kuptohej se çfarë
po ndodhte në fushë. Kështu,
nëse Forlan në të 72'
gaboi golin e avantazhit të
mundshëm 3-2, një minutë
më vonë Hanri s’ka falur,
duke finalizuar asistin e
Gudjohnsenit. Por Atletiko,
e nxitur nga një publik i
mrekullueshëm, siguroi një
penallti pas 4 minutave
dhe Forlan këtë radhë është
treguar i saktë. Megjithatë,
emocionet s’mbarojnë
me kaq. Ka pasur kohë që
Hanri të godasë një shtyllë,
apo që edhe Mesi të shpërdorojë
një rast të bujshëm,
por sidomos që Aguero të
çmendë publikun, duke realizuar
golin e fitores 4-3.
Rezultat që ka shpërblyer
karakterin e Atletikos dhe
ka hapur një kampionat, që
deri para pak kohësh dukej
i mbyllur.

Re: Kampionati Spanjoll

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 04:41
by fpjalmi
Luis Figo
“Ronaldo, koha për te Real Madridi”
Luis Figo i ka sugjeruar Kristiano Ronaldos se i ka përmbushur
ambiciet te Mançester Junajtid, prandaj duhet të
lëvizë te Reali, për stimuj të rinj në karrierën e tij. Portugezi
ka deklaruar për gazetën “Marca”: “Real Madrid është klubi
më i mirë dhe më i rëndësishëm në botë. Mendoj se Kristiano
e ka dhënë atë, që duhet të jepte në futbollin anglez.
Ka fituar gjithçka me Mançesterin, që është një tjetër klub i
madh. Megjithatë, tani duhet të synojë të arrijë të tjerë objektiva.
Vetëm Reali i Madridit do t’i jepte mundësinë për diçka
të tillë. Këtë ia kam thënë edhe vetë atij, ndonëse nuk e di
se çfarë mendon vërtetë”. Figo, 36 vjeç, kaloi 5 sezone në
Madrid, nga ku erdhi pas një përvoje te Barcelona. Me Realin
fitoi dy kampionate dhe një Ligë të Kampionëve.

Re: Kampionati Spanjoll

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 04:42
by fpjalmi
Guardiola

“Bravo Atletiko,
do të dimë
të reagojmë!”
“Humbja erdhi pas një
ndeshjeje vërtet të bukur
dhe emocionuese, prandaj
dua të përgëzoj Atletikon.
Situata jonë nuk është e
mirë për momentin, por
besoj se do të dimë të
reagojmë”. Këto kanë qenë
fjalët, me të cilat trajneri i
Barcelonës, Pep Guardiola,
ka shpjeguar rezultatin e
mbrëmshëm të skuadrës së
tij. “Mund të them se
Atletiko luajti një futboll
tepër sulmues, duke na
krijuar probleme. Kemi
humbur plot 8 pikë në tri
javët e fundit, megjithatë
kam besim se do të dimë
të rikuperojmë në vazhdim

Re: Kampionati Spanjoll

Posted: Tue, 03 Mar 2009 , 04:43
by fpjalmi
TË SHTUNËN
A.Bilbao - Sevilja 1-2
Espanjol - Real Madrid 0-2
DJE
Betis-Vilareal 2-2
Garsia 42’, Oliveira 57’/ Kacorla 7’, 37’
Atletiko M.-Barcelona 4-3
Forlán 32’, 78’(p), Aguero 56’, 89’/
Hanri 19’, 74’, Mesi 30’
Valencia-Valadolid 1-2
Marçena 71’/Sezma 6’, Albiol 31’(a)
Gijon-Majorka 0-1
/Arango 49’
Malaga-Rekreativo 0-2
/Kamunas 51’, Adrian 61’
Almería-Getafe 2-1
Negredo 17’, 60’/Guerron 6’
Numancia-Deportivo 0-1
/Rodrigez 75’
R.Santander-Osasuna 1-1
Serrano 12’/Pandiani 44’


JAVA E ARDHSHME
7 MARS
Barcelona - A. Bilbao 20:00
Real Madrid - A.Madrid 20:00
Vilareal - Espanjol 22:00
8 MARS
Rekreativo - Valadolid 17:00
Numansia - Valencia 17:00
Osasuna - Gijon 17:00
Majorka - Betis 17:00
Deportivo - Santander 17:00
Sevilja - Almería 19:00
Getafe - Malaga 21:00


Barcelona 25 19 3 3 74-24 60
2 Real Madrid 25 18 2 5 57-28 56
3 Sevilla 25 14 5 6 34-22 47
4 Vilareal 25 11 9 5 40-34 42
5 A.Madrid 25 11 6 8 52-38 39
6 Valencia 25 11 6 8 45-37 39
7 Malaga 25 11 6 8 41-37 39
8 Deportivo 25 11 6 8 29-30 39
9 Valadolid 25 10 3 12 37-40 33
10 Almeria 25 8 7 10 32-39 31
11 A.Bilbao 25 8 7 10 35-39 31
12 Santander 25 7 9 9 26-29 30
13 Rekreativo 25 7 8 10 23-34 29
14 Getafe 25 6 10 9 35-38 28
15 Betis 25 7 6 12 34-40 27
16 Majorka 25 7 6 12 25-40 27
17 Gijon 25 9 0 16 30-54 27
18 Osasuna 25 5 10 10 26-31 25
19 Espanjol 25 4 9 12 22-40 21
20 Numancia 25 6 2 17 26-49 20
Renditja N F B H G P