Page 6 of 22
Posted: Sun, 11 May 2008 , 21:39
by Edmond-Cela
GOLDIAN wrote:Edmond-Cela wrote:Manchaster United the champion i anglis ole ole ole
urime mondi
edhe pse une doja te fitonte chelsea
kemi mundesi tju marrim hakun ne finale
nuk i dihet por sma merr mendja se do na rraheni
Posted: Mon, 12 May 2008 , 19:06
by Admin
Urime Manchesterit per fitimin e titullit.
Hajt ishalla ban bis
Posted: Sat, 24 May 2008 , 22:33
by sportist_shkodran
sat per sat asht ekipi ma i mir ne bot,pa diskutim,dhe per simjet kampionati anglez ishte ma i bukri ne planet,cfar mendimit keni ju te tjeret.
Posted: Sat, 24 May 2008 , 23:02
by loroborici
Kampionati anglez asht nr1 sot per sot ne bot.
Posted: Sun, 25 May 2008 , 11:45
by matrix-kuqeblu
naqe per klube e ka dominua anglia ikut sezon ne champions
Posted: Sun, 25 May 2008 , 17:53
by Edmond-Cela
edhe shum terhekes per me u shiku.
Posted: Sun, 25 May 2008 , 19:38
by loroborici
Edhe neshjet e ekipve ma te dobta, jane neshje sikur me shikue champions
Posted: Mon, 15 Dec 2008 , 15:42
by Miri
Çelsi nuk përfion nga barazimi i Liverpulit
Çelsi nuk ka përfituar dot nga ndalja e Liverpulit me Hull Sitin, duke u ndalur edhe vetë nga Uest Hami. Blutë nuk arritën të shkojnë më shumë se barazimi 1-1 në fushën e këtyre të fundit. Nëse djemtë e Skolarit do të merrnin një fitore në këtë takim, do të kalonin në vendin e parë përpara Liverpuit, i cili ka vetëm një pikë më shumë se londinezët.
Liverpuli shpëton për mrekulli kreun, megjithëse doli në barazim me Hull Sitin 2-2 në “Amfild”. Në të njëjtën linjë me dy skuadrat e para kanë ecur edhe kampionët e Mançesterit, të cilët u ndalën në barazim 0-0 me Totenhemin.
Arsenali zbret përsëri nga vendi i katërt me barazimin e marrë ndaj Midellsbrout. Nga ekipet e kreut i vetmi që ka përfituar ishte Aston Vila që arriti të fitonte me Bolltonin 4-2. Me këtë rezultatat Aston Vila ngjitet përsëri në vendin e katërt në tabelë.
Posted: Wed, 17 Dec 2008 , 16:38
by Miri
Premierliga: Kontratat televizive zgjidhja e krizës
Premierliga angleze kërkon të shpëtojë nga kriza ekonomike që ka përfshirë gjithë globin me anë të kontratave televizive. E përditshmja angleze Guardian shkruan sot se kjo është mënyra e vetme për të kapërcyer këtë krizë.
Sipas kësaj gazete, kontratat e tanishme përfundojnë në vitin 2010, dhe ky kampionat do të përfitojë gjithsej në fund të tyre 3 miliard euro. Aktualisht organet më të larta të futbollit në Angli janë duke diskutuar për nënshkrimin e kontratave për vitet pasardhëse. Këto ditë pritet të nënshkruhet e drejta televizive për vitet 2010-2013.
Posted: Sat, 03 Jan 2009 , 13:11
by Miri
Humbjet rekord të Abramovich mund ta detyrojnë ta shesë Chelsean
Gazeta gjermane "Bild" njofton se kriza financiare globale mund ta detyrojë pronarin e Chelsat, Roman Abramovich, që ta shesë skuadrën londineze. Gazeta në fjalë njofton se si pasojë e rënies së kursit të aksioneve, pasuria e biznesmenit rus ka rënë nga 16.7 miliardë euro në 2.3 miliardë euro. Që nga vjeshta e vitit 2008, Abramovich i ka zvogëluar shpenzimet e Chelseat në minimum, ndërsa njëri nga opsionet për të dalë sadopak nga kriza është që ta shesë skuadrën blu.
Posted: Sat, 03 Jan 2009 , 14:02
by Edmond-Cela
Miri wrote:Humbjet rekord të Abramovich mund ta detyrojnë ta shesë Chelsean
Gazeta gjermane "Bild" njofton se kriza financiare globale mund ta detyrojë pronarin e Chelsat, Roman Abramovich, që ta shesë skuadrën londineze. Gazeta në fjalë njofton se si pasojë e rënies së kursit të aksioneve, pasuria e biznesmenit rus ka rënë nga 16.7 miliardë euro në 2.3 miliardë euro. Që nga vjeshta e vitit 2008, Abramovich i ka zvogëluar shpenzimet e Chelseat në minimum, ndërsa njëri nga opsionet për të dalë sadopak nga kriza është që ta shesë skuadrën blu.
sa po me vjen mire
Posted: Sun, 11 Jan 2009 , 07:01
by Miri
Aksident spektakolar për Kristiano Ronaldon
Rreth orës 10:20 të paradites së djeshme, “Ferrari” i “Topit të artë” është përplasur me muret e një tuneli, por fatmirësisht, vetë lojtari nuk është dëmtuar
Një aventurë aspak e këndshme për Kristiano Ronaldon. Mesfushori portugez ka përfunduar jashtë rruge kur po kthehej nga aeroporti i Mançesterit, rreth orës 10:20 të paradites së djeshme. “Ferrari” i “Topit të artë” është përplasur me muret e një tuneli, por fatmirësisht, Ronaldo nuk është dëmtuar aspak fizikisht. Sipas asaj që ka bërë të ditur policia, makina e tij është shkatërruar plotësisht dhe portugezi ka qenë me fat që nuk ka pasur asnjë dëmtim.
Posted: Mon, 12 Jan 2009 , 13:30
by Miri
Mançesteri poshtëron Çelsin në “Pallatin e Ëndrrave”
Mbasditja e djeshme rezultoi fatale për skuadrën londineze të Çelsit e drejtuar nga Luis Filipe Skolari. Rivali i tyre i përjetshëm, Mançester Junaited, triumfoi 3-0 në ndeshjen më të rëndësishme të mbarë kontinentit të vjetër. Rëndësinë kjo përballje e merr pasi këto dy skuadra ishin finaliste në edicionin e kaluar në Ligën e Kampioneve, dhe luftuan deri në sekontat e fundit për titullin në Premier Ligë.
Ndeshja filloi e mirë për të dyja skuadrat që kërkuan golin që në fillim të takimit. Blutë e Londrës zhvilluan një lojë të pëlqyeshme në pjesën e parë, duke rrezikuar disa herë portën e mbrojtur nga portieri Van der Sar. Atë që nuk e bënë dot djemtë e Luis Filipe Skolarit do ta bëntë Nemaja Vidiç në fundin e pjesës së parë. Me rezultatin 1-0 do të hynin në dhomat e zhveshjes skuadrat më të mira të Europës.
Fillimi i pjesës së dytë krijoi iluzionin se ndeshja do të luhej e hapur, dhe Çelsi do të kërkonte me çdo kusht barazimin. Në realitet ndodhi e kundërta, pasi Uejn Runi do t’i vështirësonte majft punët e nënkampionëve me golin e dytë të shënuar për skuadrën e tij.
Vazhdimi i lojës tregoi se ekipi iI Mançesterit është një kampion i vërtetë. Siguria ishte arma kryesore e të kuqve, të cilët i bënë mjaft nervozë lojtarët e Çelsit. Grushtin përfundimtar do ta jepte Dimitar Berbatov tre minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt. Bullgari ndodhet në vendin e duhur për të shtyrë në rrjetë topin e goditur nga një goditje dënimi nga Kristiano Ronaldo.
Me këtë fitore skuadra e Mançesterit i afrohet mjaft kreut, vetëm një pikë larg Çelsit të vendit të dytë, dhe pesë pikë larg Liverpulit kryesues. Kujtojmë që kampionët kanë dy ndeshje më pak, dhe marrja e maksimumit në këto përballje do ta dërgonin në vendin e parë skuadrën e drejtuar nga Sir Aleks Fergusoni.
Posted: Mon, 12 Jan 2009 , 14:54
by Skodrinon
Miri wrote:Mançesteri poshtëron Çelsin në “Pallatin e Ëndrrave”

Po m'duket pak i rande ky titulli. Nuk asht poshtnim me hum 3-0.
Posted: Sun, 08 Feb 2009 , 18:45
by vllaznia1919
Posted: Sun, 08 Feb 2009 , 22:25
by shv13
e lexova edhe une sot...ba me kene e vertete asht perimend e forte...e na ankohena per superligen tone....
Posted: Mon, 09 Feb 2009 , 02:07
by fpjalmi
un mendoj se perveq manchesterit kerkush nuk mund ta fitojn titullin kete vit ,kurse ne ligen e kampioneve mendoj nje finale manchester united barcelona
Posted: Mon, 09 Feb 2009 , 08:56
by shv13
une du nji finale bajern - inter.....
asht e pamujtun...barcelona ose manchesteri jane skuadrat qe e meritojne deri tesh po championsin nuk e fiton kurre ekipi ma i mire!!ka tesh sa vjet qe vazhdon kjo tradite...(pervec 2006 qe e stermeritoi barca)
Posted: Mon, 09 Feb 2009 , 17:10
by Skodrinon
shv13 wrote:une du nji finale bajern - inter.....
asht e pamujtun...barcelona ose manchesteri jane skuadrat qe e meritojne deri tesh po championsin nuk e fiton kurre ekipi ma i mire!!ka tesh sa vjet qe vazhdon kjo tradite...(pervec 2006 qe e stermeritoi barca)
inter ne finale?!
ku ne play station a?
Posted: Mon, 09 Feb 2009 , 17:17
by Edmond-Cela
manchesteri 12 ndeshje pa pesuar gol