Page 6 of 7

Posted: Wed, 25 Apr 2007 , 12:35
by GOLDIAN
hajt ishalla po shkon peqini me kavajen 0-o deri ne minuten e fundit e mandej po i kap kama nej predhe beqirit e tja u cojne kamt karagjozave

Posted: Wed, 25 Apr 2007 , 18:34
by vllaznia1919
Finalja do te jete Besa-Teuta.
Neshjet sot marune te dyja 1-1.

Posted: Wed, 25 Apr 2007 , 19:46
by GOLDIAN
ou tash po na del pune ne
teuta i len ndehjen partizanit per kampionat

Posted: Wed, 25 Apr 2007 , 22:14
by forri
GOLDIAN wrote:ou tash po na del pune ne
teuta i len ndehjen partizanit per kampionat
Nuk i dihet,jo!!
Mos kujto se e ka të lehtë fitimin e kupës.Besa do t'a kërkojë me ngulm kupën.

Posted: Wed, 25 Apr 2007 , 23:22
by kuqeblu
GOLDIAN wrote:ou tash po na del pune ne
teuta i len ndehjen partizanit per kampionat
Nuk jam i sigurt, po nuk ma merr menja qi asht me e ba kaq te dekun punen e pazarlleqeve ne Shqipni. Puna asht se Teuta - Partizani asht kyt jav, kurse finalja e kups asht ma von. Nuk ma merr menja qe Teuta ka pranu me ja lan neshjen Partizanit per kampjonat, qe me u kualifiku ne kup, se funja funit, finalja kups nji neshje asht, dhe topi asht i rrumullakt, kshuqi nuk i dihet. Nuk ma merr menja qe ka noll ky shkembim neshjes, sepse per Teuten do t'ishte fatale, duke marr parasysh datat e neshjeve respektive.

Posted: Thu, 26 Apr 2007 , 13:43
by vllaznia1919
Per mu asht sade njashtu.Teuta ne finale kshtuqe i len neshjen partizanve ne kampionat.

Posted: Thu, 26 Apr 2007 , 15:41
by kuqeblu
vllaznia1919 wrote:Per mu asht sade njashtu.Teuta ne finale kshtuqe i len neshjen partizanve ne kampionat.
Duhet me e pa te shtunen, po ishalla nuk asht njashtu.

Posted: Thu, 26 Apr 2007 , 20:34
by vllaznia1919
Tesh po e shofim. :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Sat, 28 Apr 2007 , 19:13
by kuqeblu
vllaznia1919 wrote:Tesh po e shofim. :lol: :lol: :lol: :lol:
A e shef pra qi s'ja paska lan Partizani Durrsit?

Ishte jo-llogjika me ja pas lan, se Durrsi nuk ja dite si shkote finalja me Kavajen.

Posted: Sat, 28 Apr 2007 , 19:55
by GOLDIAN
po mbasi u ba buje ne media normale qe ndryshuan planet dhe teuta fitoi

Posted: Sat, 28 Apr 2007 , 21:36
by forri
Më duket se doli parashikimi im,e morri kupën Kavaja.Ja bën MUUU! që Teuta ka me ja lan kupën.Lëne iher se e fitojnë edhe vet,me dasht.
Ja bëftë Zoti hallall Kavajës,se ka me taman ekip të mirë.

Posted: Wed, 09 May 2007 , 20:17
by GOLDIAN
forri mas ma merr per keq vlla nuk kam asgja kunder tejet e as nuk du me tu kundervu
ta them sinqerisht une kisha dasht qe vllaznia te dalin e 4 dhe besa mos te dalin ne europe

Posted: Thu, 10 May 2007 , 21:27
by forri
GOLDIAN wrote:forri mas ma merr per keq vlla nuk kam asgja kunder tejet e as nuk du me tu kundervu
ta them sinqerisht une kisha dasht qe vllaznia te dalin e 4 dhe besa mos te dalin ne europe
Pse e ke kyt mendim?Ka ekip shumë të mirë.Ne vetë e kemi provuar në kurriz,ashtu si Tirana,Dinamo etj..
Pastaj,ti thjesht i paragjykon ata kurse unë i kam pa"live" duke luajt,dhe them me plot bindje se është skuadra më e kompletuar në kampionatin tonë.

Posted: Fri, 11 May 2007 , 05:32
by kuqeblu
forri wrote:(...) them me plot bindje se është skuadra më e kompletuar në kampionatin tonë.
Forri, mos ma merr per keq naqe, po t'kishin ekipin ma t'kompletum kishin ken n'ven t'par, e jo t'pestin, se kshu asht n'Shqipni: kush asht ma i kompletum fitan.

Posted: Fri, 11 May 2007 , 21:24
by forri
kuqeblu wrote: Forri, mos ma merr per keq naqe, po t'kishin ekipin ma t'kompletum kishin ken n'ven t'par, e jo t'pestin, se kshu asht n'Shqipni: kush asht ma i kompletum fitan.
Eh! Ke të drejtë,por në një moment kur ata panë se punët po u hecnin mirë me kupën,vendosën që të bënin"ndere" rrugës,kështu mendojnë që ti bëjnë nder vetes së tyre për kampionatin tjetër,sepse vitin tjetër nuk i dihet,mbase tash po u takon me lyp pikë nga të tjerët për me mbijetu në supeligë.Ti e din se si janë këto lloj skuadrash,nji vit janë super kurse tjetrin,bin nga kategoria.

P.S.Hajt ishalla ta po na bien në dorë vitin tjetër se kan me e pa p... e Dhisë!

Posted: Sat, 12 May 2007 , 02:20
by vllaznia1919
Un e kam lane be.... e mics kur kam ike prej Shkodret.Hahhaahahahhaha!

Posted: Wed, 16 May 2007 , 16:33
by Man in Redblue
Spektator nderi, presidenti Alfred Moisiu

Tiranë, 15 maj - Pertej spektatoreve te tjere, qe do te jene duke ndjekur ndeshjen ne tribunen VIP te tadiumit kombetar “Qemal Stafa” , nje spekta tor shume i vecante pritet qe ta shohe perballjen finale te kupes se Shqiperise, qe do te luhet neser ne oren 19:00.
Ai do te jete pikerisht presidenti i Republikes se Shqiperise, Alfred Moisiu, i cili do te beje tifozllek per skuadr e zemres se tij, Besen e Kavajes, pare faktin se njeshi i shtetit shqiptar eshte me origjine nga Kavaja. Gjithsesi, pervecse do te shohe ndeshjen per gjate te gjitha minutave te saj, kreu i Shtetit, ne fund, i shoqeruar edhe nga presidenti i FSHF-se, Armand Duka, do t’i dorezoje kupen ekipit qe do ta fitoje ate.


?????????

Alfredi a ka lind nshkoder, tesh po na delka kavajs, kur na bin lanet edhe shkodrant ca me prit prej federates ?

Posted: Wed, 16 May 2007 , 20:41
by Admin
Moisiu asht Kavajas maj naqe, por ka lind ne Shkoder.
Masandej ka jetu ne Kavaje per shume vite.

Kavaja po fiton me Teuten me rezultatin 3-1 , Cudi eeee :lol: :lol: :evil:

Posted: Wed, 16 May 2007 , 21:14
by Edmond-Cela
Rekordi Guiness, Teuta 10 finale dhe asnjë gol

Nga Altin Latifi

Padyshim që për bën një rekord Guiness. Teuta e Durrësit, në historinë e saj ka luajtur 10 ndeshje finale të Kupës së Shqipërisë, duke mos arritur të shënojë qoftë edhe një gol. Bëhet fjalë për një nga rekordet më negative që mund të gjendet në Evropë, teksa si për ironi të fatit, durrsakët kanë mundur ta ngrenë tre herë trofeun e dytë për nga rëndësia në vend. Statistikat tregojnë se Teuta ka luajtur 8 finale, dy prej të cilave kanë qenë ndeshje vajtje-ardhje, që do të thotë gjithsej 10 ndeshje në total dhe kjo skuadër mban mbi shpinë peshën e moshënimit asnjëherë përballë rivaleve të saj. Historia e saj në finale të Kupës së Shqipërisë daton që prej vitit 1957, kur durrsakët ndesheshin përballë Partizanit të atyre viteve, që fitoi lehtësisht 2-0. Humbjet për durrsakët vazhduan deri në vitin 1995, duke humbur dy herë nga 1-0 me Labinotin në finalen e vitit 1975 si edhe ndaj Tiranës 1-0 në vitin 1994. Në sezonin pasardhës, durrsakët morën revanshin, por duke fituar...vetëm nga gjuajtjet e penalltive 4-3. Edhe në këtë finale, që ishte ndeshja e gjashtë e tyre, goli nuk erdhi. Madje kjo nuk ndodhi as në vitin 2000, kur përballë durrsakëve ishte Lushnja. Ata fituan Kupën e dytë në historinë e tyre, por sërish me anë të penalltive, kësaj radhe në shifrat 5-4. Më pas, në finalen e vitit 2001, Teuta fikson edhe humbjen më të thellë në finale, 5-0 ndaj Tiranës, ndërkohë që në vitin 2003 ata pësuan një tjetër disfatë, kësaj radhe 1-0 nga Dinamo. Megjithatë në vitin 2005, ekipi bregdetar do ta shihte veten sërish në finale dhe sërish kundër bardhebluve që sapo ishin kurorëzuar kampionë. Goli natyrisht që mungoi, por Teuta fitoi prapë me penallti (6-5), kjo falë edhe një Xhevahir Kapllani në formë të shkëlqyer. Në finalen e sotme, durrsakëve do t'u duhet të prishin këtë rekord negativ, që nuk haset në asnjë prej almanakëve të futbollit europian

balkanweb

Posted: Wed, 16 May 2007 , 21:45
by kuqeblu4ever
mos mor, fitoi Besa??? :shock:

lum si ne per federate qe kena, mireboll e dijne se asht shite ndeshja e nuk ndermarrin asnji hap, as ne gazete te pakten nuk dalin me pergenjeshtru informatat se s'dojne me i nxjerr vedit pune, s'dojne me ja prish lezetin kolltukut e kafes as kur bahet fjale per finale kupet.

Dolen fjalet e Forrit qe kjo gja ka ken e pergatitun nga Teuta Tirana e Besa me na nxjerr jashte europet.