Page 6 of 11

Posted: Mon, 28 May 2007 , 00:00
by Admin
iliriny wrote:Nese Vllaznia mendon per te ardhmen lojtaret duhet te kene kontrta me te gjata se nji vjecare. me erdhi mire qe Presidenti Xhani i Partizanit kishte marre vendimin qe asnje lojtare te mos kete kontrate nen tre-vjecare. Ishalla edhe keta te tonet ppo bajne njashtu ne menyre qe te ruhet lidhja e ekipit. Vetem ne kete menyre sigurohet nje e ardhme me e mire.
Eehhhhhhhhh naqe. sikur te bahen kontrata afatgjate do ishte kryeveper por ne shqipni pa kthimin e klubeve ne subjekte private nuk ka me u ba gja,
sepse presidentat e ekipeve shqiptare nuk e kane te sigurte vedin ne krye te ekipit qe financon kshu qe nuk shpenzon per periudha afatgjata.

Posted: Mon, 28 May 2007 , 15:51
by PARTIZANI
sa here ka thene keshtu xhani e ska ber gje...por te shpresojm ta kete seriozisht kesaj radhe se do ishte gje e mire :D

Posted: Sat, 02 Jun 2007 , 19:45
by sportist_shkodran
Pa mar,tash pa mendon presidenti per tifozat.Ooo qdo president shkon mas pares.Nuk bahet ma futboll me knaq spektatorin.

Posted: Tue, 05 Jun 2007 , 10:24
by futbollist
Car objektivash prit ihere se jena hala si pula pa kry,sdi a pa na rrijne kto lojtare qe kena per Intertoto,Dalipi Bejzade a do rrijne ne ndeshjet e Intertotos?Sinani veshtire se na kthehet fille,tapo let ndeshjet per Champions League me Tiranen,vec e thashe aty me ja shti pak frigen atij kroatit :lol:

Posted: Sun, 08 Jul 2007 , 21:26
by GOLDIAN
objektivi numer nji kishte ken largimi i fushajt

Posted: Mon, 09 Jul 2007 , 09:58
by PARTIZANI
per fat te keq eshte e veshtire me largu nje president.shume u perpoqem dhe ne vjet me xhanin por sna doli gje :cry:

Posted: Mon, 09 Jul 2007 , 13:36
by vllaznia1919
Nuk ike miza prej mutit.Me falni per fjalorin.

Posted: Tue, 10 Jul 2007 , 11:58
by PARTIZANI
ska gje.te verteten the

Posted: Sun, 15 Jul 2007 , 16:20
by GOLDIAN
vllazen intertoto iku
car objektivash kena per sezonin e ri

p.s une tham intertoto prap :evil: :evil:

Posted: Sun, 15 Jul 2007 , 20:24
by vllaznia1919
Vendin e 18-t.UUU me falni nuk ka aq shum skuadra kampionati jone.

Posted: Mon, 16 Jul 2007 , 10:08
by PARTIZANI
e shoh qe qenkeni shume pesimist djema por do ju thoja qe ekipet tonea s'jane si trabzonspori :D

Posted: Mon, 16 Jul 2007 , 11:59
by Edmond-Cela
Vllaznia hedh sytë nga kampionati

Trajneri Josa: Presim përforcime


Pas eliminimit nga Kupa Intertoto, tashmë Vllaznia po mendon për kampionatin e ri, që do të startojë në fund të muajit gusht. Dy sfidat e luajtura me turqit e Trabzonsporit, përveç diferencës teknike ka vënë në dukje edhe mungesën e alternativave të vlefshme të skuadrës. Megjithatë, në radhët e klubit synojnë ta riparojnë sa më shpejt këtë "handikap" dhe ka qenë trajneri Mirel Josa ai që bëri të ditur se përpara fillimit të Kategorisë Superiore kontingjenti do përforcohet me lojtarë të tjerë. Kjo, për shkak të boshllëkut të lënë në mbrojtje nga pezullimi i Rezart Dabullës, të ardhmes së mesfushorit Xhevair Sukaj (që ende duhet vendosur pas pezullimit përpara takimit të kthimit me Trabzonsporin), por, edhe pse në disa role nuk ka dublantë, të cilët nuk do linin që mungesa e titullarëve të ndihej. "Pas përfundimit të aventurës në Kupën Intertoto, tani duhet të mendojmë për sezonin e ri", ka pohuar Josa. "Skuadra ka nevojë për përforcime dhe besoj se përpara fillimit të kampionatit do arrijmë ta kompletojmë grupin. Vllaznia është një skuadër që pretendon dhe për këtë duhet të kemi një skuadër në gjendje të përballojë edicionin e gjatë që kemi përpara". Tekniku ka bërë të ditur se futbollistët janë lënë një javë pushim dhe më pas do startojë faza e vërtetë përgatitore në një vend me reliev malor. "Përballë Trabzosporit e kemi vuajtur disi përgatitjen fizike, pasi koha në dispozicion nga java e fundit të kampionatit të kaluar deri në ndeshjen e parë eliminatore me Nk Zagreb ishte e shkurtër, ka përfunduar ai. Kampionati fillon pas shtatë javësh, por kemi vendosur t‘i lëmë lojtarët një javë pushim (deri të hënën e ardhshme) për të rikuperuar forcat. Më pas do të fillojmë përgatitjet në zona

Posted: Mon, 16 Jul 2007 , 13:17
by vllaznia1919
Qe kena nevoje per perforcime ket e shef edhe gomari.Po ku jane kta lojtar?Se lojtart ma te mire te kampionatit shqiptar ka xane ven.

Posted: Mon, 16 Jul 2007 , 16:46
by GOLDIAN
vllaznia1919 wrote:Qe kena nevoje per perforcime ket e shef edhe gomari.Po ku jane kta lojtar?Se lojtart ma te mire te kampionatit shqiptar ka xane ven.
prap ti :lol: :lol: :lol:
a thame iher te ura e bunes jane zbarku :lol: :lol: :lol:
admin kerkoj falje por nuk asht se kam dal krejt prej temet

Posted: Mon, 16 Jul 2007 , 20:58
by vllaznia1919
Ske dale hiq prej temet se veq maxhypt na kan met pa marre.

Posted: Thu, 26 Jul 2007 , 16:41
by Edmond-Cela
Vllaznia dëshiron të luftojë këtë sezon për fitimin e titullit kampion dhe Kupës

Josa ngre zërin: Dua merkato

Trajneri i shkodranëve, dakord me objektivat e presidentit, por kërkon afrime në skuadër

Si në çdo fillim sezo
ni, ekipi shkodran
ka përcaktuar dhe
objektivat e tij. Vllaznia këtë
vit ka ndërmend të synojë të
dy trofetë e futbollit shqiptar,
por për këtë duhet më parë
ndërtimi i një ekipi që të jenë
në lartësinë e këtyre objektivave.
Objektiv minimal mbetet
përfaqësimi në Kupat e
Evropës për sezonin e ardhshëm,
duke synuar një kompeticion
më të rëndësishëm
se Kupa Intertoto, ku kuqeblutë
luajtën këtë verë, me rezultate
relativisht pozitive,
duke kaluar një tur. Kuqeblutë,
të udhëhequr nga Josa,
në sezonin e shkuar janë renditur
të tretët, një pozicion që
Josa kërkon ta përmirësojë.
Ndërkohë, që tani për kuqeblutë
gjithçka duket se flet
ndryshe, mbasi do të kërkojnë
një hap më të madh këtë sezon.
Tekniku i ekipit kuqeblu
e ka shprehur edhe më përpara
se gjithçka ka radhën e
vetë. “Nuk kemi shumë për të
thënë se cilat janë objektivat
tona në këtë sezon, pasi më
parë duhet të mendojmë të
ndërtojmë ekipin”,- thotë Josa.
Ndërkohë që tekniku i kuqebluve
beson te kjo pjesë e ekipit
që ai ka në dispozicion, por
pa përjashtuar afrimet që duhen
të jenë tek ekipi i tij.
Ndoshta kjo do të jetë edhe një
shtysë më shumë për të përmbushur
më mirë objektivat e
këtij ekipi. “Ne sapo kemi filluar
punë për sezonin e ri.
Por, ajo që duhet thënë, është
se një pjesa e mirë e lojtarëve
janë në një gjendje të mirë.
Megjithatë, këtij ekipi i duhen
edhe të tjera përforcime që të
krijojë fytyrën e vërtetë. Të
gjithë këto komponentë do të
ndihmojnë në krijimin e një
ekipi kompetitiv, për të synu-
ADMIR URUÇI
ar gjithçka të mundshme”,-
shprehet Josa.
Merkato
Mirel Josa e ka të qartë se
për të marrë objektivin që
kërkohet prej tifozerisë dhe
drejtuesve, që tashmë dihet se
është titulli, por edhe kërkimi
i Kupës së Shqipërisë, nuk
mund të arrihet pa përforcime
serioze dhe shumë cilësore.
Kuqeblutë në këtë fillim
të përgatitjeve për sezonin e
ri, nuk duken se kanë bërë gjë
për sa i përket afrimeve. Madje
ato kanë larguar edhe dy
prej lojtarëve më të mirë të
grupit, sulmuesin Klevis Dalipi,
që kishte vetëm një muaj
në Shkodër mbas sezonit të
kaluar në Elbasan, por edhe
mbrojtësin Rezart Dabulla.
Takimet e Kupës Intertoto dhe
aq më shumë rezultatet zhgënjyese
me ekipin turk të
Trabzonsporit nxorën në pah
merkato cilësore. Presidenti
Fushaj është duke punuar në
këtë drejtim, për të realizuar
sa më shpejt ato afrime që do
të jenë në vlerë për ekipin
tonë. Ajo që mund të them në
këtë drejtim, është se po punohet
për të sjellë elementë cilësorë
pranë ekipit”,- thekson
Josa. Tekniku i shkodran
thotë se me përmbushjen e
premtimeve nga ana e presidentit,
do të shikohet një
skuadër ndryshe, dhe e aftë
për të synuar fitimin e trofeve.
“Mund të them që objektivi që
i ka vënë vetes presidenti
Fushaj, për të forcuar ekipin
me lojtarë të tjerë cilësorë, të
cilët janë të domosdoshëm për
të fuqizuar ekipin shkon në
një drejtim me objektivat e
ekipit tonë. Jemi në bisedime
me disa lojtarë cilësorë, por
realizimi i këtij objektivi të
presidentit Fushaj, varet
ndoshta nga shumë gjëra”,-
përfundon tekniku i ekipit
kuqeblu, Mirel Josa.


Përforcimet kërkohen
në mbrojtje dhe sulm


Drejtuesit ekipit shkodran e kishin theksuar edhe më parë
që janë në ‘gjuetinë’ e disa lojtarëve cilësorë të Superligës
shqiptare. Në ambientet sportive të qytetit verior, jo
rrallë është diskutuar për afrimet të tilla si të Daniel
Xhafës, por edhe të lojtarëve të tjerë, por deri tani gjithçka
ka qenë pezull. Tani kuqeblutë kanë filluar të lëvizin
me shpejtësi. Për sa i përket sulmuesit, Daniel Xhafaj
flitet se ka pasur një takim me presidentin e ekipit kuqeblu,
Fushaj, por nuk dihen hollësi të mëtejshme për sa i
përket atij takimi. Të gjithë në ambientin kuqeblu nuk preferojnë
të flasin për një gjë të tillë. Po ashtu mësohet se
kuqeblutë kanë filluar të lëvizin në kahun pozitiv edhe në
drejtim të sulmuesit tjetër të Teutës, tani të larguar nga
durrsakët, Bledar Mancaku, por gjithashtu edhe lojtarit të
ri Andi Lila. Për trajnerin e shkodranëve, Mirel Josa, të tre
lojtarët do të ishin të mirëpritur në gjirin e ekipit të tij.
Megjithatë ajo që dihet është se kuqeblutë kanë filluar të
punojnë në këtë drejtim që është një pistë shumë e mirë
për kuqeblutë për të forcuar ekipin me lojtarë cilësorë.

Posted: Thu, 26 Jul 2007 , 16:50
by Edmond-Cela
papa sa simpatik e kena Valterin tan kyt objektive. mu duket se don me ba 3 skuadra endrrash

Posted: Thu, 26 Jul 2007 , 19:15
by GOLDIAN
Edmond-Cela wrote:papa sa simpatik e kena Valterin tan kyt objektive. mu duket se don me ba 3 skuadra endrrash
naqe mas fal ma se e prish

Posted: Thu, 26 Jul 2007 , 19:35
by Edmond-Cela
haha

pse maj naqe. Valteri jon permend emra lojtaresh per skuadrdren ton dhe mandaj lojtart qe permend i blerj skuadrat tjera, nuk ka naj gja te keqe me kyt se ishtu pretendohet per trofe

Posted: Thu, 26 Jul 2007 , 20:24
by vllaznia1919
Ba me pa gazetat na jena ekipi ma i mire ne Shqipni edhe me nej pretendim serioz ne Europe simas emrave qe jane permen.