Page 6 of 56

Posted: Thu, 26 May 2005 , 13:34
by vllaznia1919
Kushedi qa po thojne tesh milanistat,se deri dje thoshin:"Namarrim kupen e Juventus ka fitu veq kampionatin"! :lol: :lol: :lol: :lol:

Posted: Thu, 26 May 2005 , 14:36
by piero
Image

Per te gjithe tifozat Milaniste!

Posted: Thu, 26 May 2005 , 15:03
by piero
Flasin lojtaret e Milanit pas ndeshjes kunder Redsave.


Milan ne kor:"Nuk e merituam humbjen".


Jane shume te zhgenjyer lojtaret e Milanit pas perfundimit te ndeshjes kunder Liverpool.Permbysja e anglezeve ne 15 minutat e para te pjeses se dyte ka lene shenjen ne mendjen e te gjithe popullit kuqezi.



Paolo Maldini
Eshte nje zhgenjim i madh,por ne karriere kam pasur shume te tilla,ashtu sic kam pasur shume suksese.Natyrisht qe kjo ben pjese ne humbjet qe te djegin me shume,sepse kemi luajtur mire perjashto ato 15 minuta te cmendura qe as ne nuk e dime se cfare ndodhi.Me vjen keq shume per tifozat,por mund te qendrojme me koken lart.Duhet ta meritojme kete humbje edhe pse eshte e veshtire dhe e pamerituar per ne.

Clarence Seedorf
Kemi pasur gjithe ndeshjen ne dore per gati 90 minuta.Menduam qe kupa ishte adresuar ne rrugen e drejte.Dua te rishoh ato 15 minuta,sepse nuk arrijme te kuptojme se cfare ndodhi.Humbja eshte djegese,por futbolli eshte ky.

Andriy Shevcenko
Eshte e veshtire te komentosh nje humbje keshtu.Kemi zhvilluar nje pjese te pare te shkelqyer dhe kemi dominuar pas barazimit te tyre.Vetem fati i keq dhe disa pritje te Dudek bene qe te mos shenojme perseri.Nuk arrije te kuptoj se si nuk hyri ai top ne kohen shtese.Kur gjuajta penalltine pashe qe Dudek u hodh ne krahun tjeter dhe une gjuajta ne te kundertin,por ai mbajti kembet ne qender dhe arriti ta priste.

Posted: Thu, 26 May 2005 , 15:07
by piero
Editoriale: Narciso e il Pallone d’Oro

Un Milan vanesio rimane accecato dalla propria beltà, Gerrard dimostra di essere un vero fuoriclasse.

Minuto 44, tutti a casa, stadio Ataturk da sgomberare per manifesta superiorità. La squadra più forte ha ipostatizzato in pochi squarci di partita la diversa caratura, l’asimmetrico lignaggio, l’incomparabile esperienza ad alti livelli. Nell’intervallo però succede l’imponderabile, Don Rafa tira fuori la bacchetta magica e trasforma la zucca Liverpool in una carrozza baldanzosa dando inizio alla fiaba rossa, una fiaba che anche il più fantasioso dei bambini avrebbe etichettato come utopica.

Steven Gerrard, fino a quel punto quasi inguardabile, ha preso il frustino in mano e – liberato da compiti di copertura – ha saputo inserirsi tra le maglie rossonere facendo leva sull’umiltà di chi sa di non aver niente da perdere. Chi non conosceva questo straordinario centrocampista ha potuto assetarsi alla fonte del suo carisma, un carisma da Pallone d’Oro.

Il Milan ha fatto l’errore di specchiarsi a lungo nell’abbacinante beltà del primo tempo rimanendone accecato. L’alchimista spagnolo è riuscito a infangare il capolavoro implementando un centrocampo a 6 che ha concesso ai Reds una superiorità numerica decisiva. Pirlo, Gattuso e Seedorf si sono trovati spesso ad arginare le avanzate di due avversari alla volta consentendo le incursioni esiziali di Smicer e Gerrard. Il rilassamento che la squadra di Ancelotti aveva palesato nelle gare di ritorno con Deportivo e PSV è riemerso all’ennesima potenza nei 6 minuti di follia che hanno vergato la storia di questo sport.

Ora assisteremo a processi infiniti, critiche feroci e rivalse di chi per mesi ha mangiato la polvere rossonera. In contumacia di un qualsivoglia imputato è difficile però sostenere le proprie accuse: il Milan ha disputato una grandissima stagione anche se non ha vinto niente. Ancelotti può andar fiero di questa squadra perchè fino all’ultimo ha provato a vincere giocando un bel calcio. E’ mancata un po’ di umiltà, la fortuna tanto invocata nei mesi precedenti è scomparsa ma è indubbio che se c’era una squadra meritevole di questa Coppa, questa era il Milan. Ma di fronte al potere della Fiaba c’è poco da fare.. Riscriviamo i libri di storia del calcio e affianchiamo a Italia-Germania 4-3 questa partita per cui devono ancora inventare un aggettivo consono. [/b]

Posted: Thu, 26 May 2005 , 17:10
by kristian
E ka hanger thell Milani :lol: :lol:

Posted: Fri, 27 May 2005 , 13:45
by vllaznia1919
E bukur shum veza!!! :D

Posted: Sat, 28 May 2005 , 11:30
by kristian
Mbrojtësi francez lëshon "bombën": Dëgjonim festën e kuqezinjve, kjo na dha forcë në pjesën e dytë.

Traore: Milani po festonte në pushim!


Asnjë nuk ndihet. Kapiteni Xherrard dhe futbollistët e tjerë të Liverpulit i bëjnë lëvdata fitores së tyre ndaj një Milani dhe mjeshtrisë së Benitezit për të karikuar një skuadër që u fut në dhomat e zhveshjes me një disavantazh 0-3. Por e vërteta duket se është një tjetër..., sipas versionit të mbrojtësit Xhimi Traore. Forca dhe euforia e Liverpulit në pjesën e dytë, sipas mbrojtësit francez, është shkaktuar pikërisht nga Milani. Ai tregon: "Kur u futëm në dhomat e zhveshjes, dëgjuam futbollistët e Milanit që kishin filluar të festonin fitimin e Championsit. Festonin sikur gjithçka të kishte marrë fund, sikur të ishin kampionët e Europës. Dhe kjo na dha nerv, ngrintë, kurajo dhe forcë për të luajtur në pjesën e dytë. Dëshira për hakmarrje na dha mundësinë të barazonim dhe të fitonim me penallti." Traore përjetoi një makth të vërtetë në pjesën e parë, kur shkaktoi faullin ndaj Pirlos. Faull nga i cili Maldini shënoi golin e parë për Milanin, vetëm pas 45 sekondave lojë. Mbrojtësi vazhdon rrëfimin e tij: "Ishte shumë e vështirë të dëgjoje fjalët e trajnerit në pushim. Ai po përpiqej të na shpjegonte se çfarë duhej të bënim për të marrë kontrollin e lojës dhe për të gjetur golin. Sinqerisht nuk besoja se do t'ia dilnim mbanë. Më duhet të pranoj që Milani na ndihmoi me festën e parakohshme. Pas golit tonë të parë, kuqezinjtë u trembën dhe u shtynë në mbrojtje. Aktivizimi i Hamanit ishte vendimtar, mesfusha jonë fitoi grintën dhe eksperiencën e tij. Benitezi më tha: shënoni në dhjetë minutat e para të pjesës së dytë dhe Milani do të shokohet." Më pas, sipas Traores: "Kontrolli i barazimit u bë i mundur falë Karragerit dhe Xherrardit, të cilët drejtuan me mjeshtri repartet e tyre. Derisa erdhi fundi i ndeshjes, ku bëri gjithçka Dudek. Me pritjen e tij ndaj Shevës dhe me pritjen e penalltisë së Pirlos na dha kupën." Traore sezonin e ardhshëm shpreson të qëndrojë te Liverpuli, pavarësisht interesimit të Evertonit. Trajneri Benitez, i pyetyr në lidhje me deklaratat e Traores, u shpreh se do ta kishte të vështirë t'i konfirmonte: "U futa i fundit në dhomat zhveshjes, e bëj gjithmonë diçka të tillë dhe, të jem i sinqertë, nuk pashë njeri të festonte. Por në dialogjet e futbollistëve të Milanin, në pritje për të filluar ndeshjen, pashë një lloj vetëkënaqësie. Edhe unë jam latin, por nuk e di nëse do të kisha festuar pas një pjese të parë në avantazh 3-0. Gjithsesi, jam i lumtur për kupën e fituar dhe për entuziazmin që ka përfshirë skuadrën time. Vitin e ardhshëm na duhet ende punë për të arritur Çelsin, Arsenalin dhe Mançesterin." Në fund, trajneri i Liverpulit thotë për krahasimet që i janë bërë kësaj skuadre me Porton e Mourinjos, apo Greqinë e Rehagelit: "Nuk e di nëse fituam duke ndjekur shembullin e këtyre dy skuadrave, di vetëm që ashtu si ne, edhe ata e merituan suksesin. Milani? Eshtë një nga skuadrat më të mëdha në botë, por në rast se më vjen një ofertë e tyre, më duhet ta refuzoj, sepse në Liverpul ndihem njeriu më i lumtur në botë. Pas largimit nga Valencia e kisha të vështirë të mendoja se do të gjeja gjithë këtë entuziazëm."

Posted: Mon, 30 May 2005 , 14:13
by vllaznia1919
Johanson: Të pamundurën për Liverpulin

Presidenti i UEFA-s, Lenart Johanson, deklaroi se ekipi i Liverpulit mund të merrte pjesë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve. Liverpuli, i cili fitoi në finale ndaj Milanit, nuk mundi të kualifikohej për në Champions, pasi e mbylli kampionatin në vend të pestë të renditjes. Në një intervistë të dhënë për gazetën "Sunday Times", Johansoni deklaroi se në këtë rast duhej të bëhej një përjashtim për Liverpulin. "Fituesi duhet të ketë mundësi ta mbrojë trofeun e fituar. Duhet të ulemi dhe ta konsiderojmë këtë çështje të rëndësishme. Do të mundohemi të gjejmë një zgjidhje të drejtë për të gjithë. Nëse ka një rregull që mund ta dëmtojë kompeticionin, ne duhet të diskutojmë për ta ndryshuar atë," - deklaroi Johansoni. Javën e kaluar, UEFA deklaroi se vendimi për të lejuar Liverpulin të luante në Champions, i takonte vetëm Federatës Angleze të Futbollit, e cila ka insistuar që katër ekipet e para në Premier Ligë do të kualifikohen për në edicionin e ardhshëm të Championsit. Ekipi i Evertonit është i katërti që arriti të kualifikohej për në Champions, por Johansoni u shpreh se federata angleze duhej të kishte sqaruar gjithçka: "Deri tani, federata angleze nuk na ka ndihmuar aspak për gjetjen e një zgjidhjeje. Kam pyetur drejtuesit e Premier Ligës për këtë situatë, por duket sikur atyre nuk u intereson aspak kjo çështje." Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në Spanjë në vitin 2001, kur Reali i Madridit e mbylli kampionatin në vend të pestë, por arriti të fitonte Ligën e Kampioneve. Në atë rast, federata spanjolle vendosi ta lejonte Realin të merrte pjesë në Champions, duke lënë jashtë ekipin e Real Saragozës, i cili ndodhej në vend të katërt. Një vendim i tillë në Angli do të linte jashtë Championsit Evertonin, i cili ka qenë në vend të katërt në renditje, që nga fillimi i sezonit. Sipas gazetës "Sunday Times", UEFA kërkon të gjejë një zgjidhje, brenda dhjetë ditëve të ardhshme. Drejtori ekzekutiv i UEFA-s, Lars-Krister Olson, deklaroi: "Do të bisedojmë me anë të telefonëve, pasi duhet të gjejmë një zgjidhje sa më të shpejtë, pasi nuk mund të presim sa të mblidhet i gjithë bordi drejtues." Gjithsesi, UEFA nuk do të marrë një vendim të prerë, deri më 17 qershor, kur komiteti ekzekutiv europian do të mblidhet në Mançester. Në qoftë se Liverpuli nuk do të arrijë të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve, do të jetë hera e parë në historinë e këtij kompeticioni, që ekipi kampion nuk do të ketë mundësi ta mbrojë titullin e fituar.

Ndeshjet e kthimit te turit te pare eliminator

Posted: Thu, 21 Jul 2005 , 01:52
by Admin
Sot jane luajtur ndeshjet e kthimit te turit te pare eliminator te Liges se Kampioneve .

Ja rezulatet e e ketyre ndeshjeve :

Tirana 3-0 Gorica

Kaunas 4-0 HB
Dinamo Tbilisi 2-0 Lev. Tallinn
TNS 0-3 Liverpool
Zrinjski 0-4* Dudelange
Pyunik 2-2 Haka
Skonto 1-0 Rabotnicki
Hafnarfjördur 1-2 Neftchi
Shelbourne 4-1 Glentoran
Artmedia 4-1* Kairat Almaty
Anorthosis 1-0 Dinamo Minsk
Sheriff 2-0 Sliema


Kalojne ne turin tjeter :

Tirana , Kaunas , Dinamo Tbilis ,Liverpool ,Dudelange , Haka ,Rabotnicki , Neftki ,Shelbourne ,Artmedia ,Anorthosis , Sheriff .

Turin e dyte Tirana do te ndeshet me CSKA e Sofies .

Posted: Wed, 27 Jul 2005 , 19:52
by vllaznia1919
Sonte luan Tirana kunder CSKA-se,ndeshje mund ta shifni te medialbi.

Posted: Tue, 21 Feb 2006 , 19:54
by piero
Rikthehen sot ndeshjet e Liges se Kampioneve.Bie ne sy ndeshja mes Bayernit dhe Milanit.Ballack me shoke kerkojne te dalin fitues nga kjo ndeshje per te siguruar nje vend ne cerek finale.Nderkohe milanezet pasi pothuajse i kane thene lamtumire kampionatit i kane perqendruar forcat ne Champions.Rikthehet Sheva, i cili do te luaje ne sulm me Gilardinon qe duhet thene se po kalon nje moment te mire forme.Ne Madrid Arsenali kerkon te friksoje 80.000 shikuesit e Bernabeut me ane te sulmuesit Henri.Lioni kunder Psv kerkon hakmarrjen.Kujtojme se ekipi hollandez eleminoi francet para dy vitesh nga kompeticioni.Te shohim se cfare do te ndodhe,sepse sonte do te shikojme me te vertete ndeshje te forta.

Posted: Wed, 22 Feb 2006 , 02:06
by Admin
Kane mbaruar ndeshjet e para cerekfinale me keto rezultate :

Bayern - Milan 1 - 1
Benfika - Liverpul 1 - 0
Psv - Lion 0 - 1
Real Madrit - Arsenal 0 - 1

Posted: Wed, 29 Mar 2006 , 14:06
by piero
Bardhezinjte dalin kokeulur nga Highbury,pasi Arsenali fiton paster 2-0.Tani ne Torino duhet mrekullia per te kaluar ne gjysemfinale.Djemte e Capellos e perfundojne ndeshjen me 9 vete.

Juve cfare ndodhi?

Juventusi ne ndeshjen e pare i nenshtrohet anglezeve,si ne planin e lojes ashtu edhe ne rezultat.Perfundon 2-0 per Arsenalin,rezultat qe mund te ishte dhe me i thelle,po te mos ishte Buffon.Capello konfirmon formacionin tip te Juves me Zebinane ne krah te djathte te mbrojtes dhe dyshen Zlatan-Trezeguet.Wenger duhet te beje llogarine me demtimet.Campell dhe Ljunberg nuk rekuperojne dhe tekniku francez fut ne loje Fabregas dhe Senderos.Pjesa e pare fillon ishte ashtu sic pritej.Shume taktike,pressing dhe pak raste per gol.Por Arsenali eshte me rrezikshem.I pari provon Fabregas,por diagonalia e tij perfundo jashte.Pastaj Henry ne goditje denimi dhe topi kalon pak mbi tra.Dhe vjen goli.Viera humbet nje top ne mesfushe dhe Pires pason tek Henry,ky i fundit per te Fabregas qe godet me te djathte dhe gol.Juventusi nuk e merr veten dhe vetem nje minute me pas Arsenali gati sa nuk shenon golin e dyte,por e djathta e Henrise perfundon ngjitur me shtyllen.Ketu perfundon pjesa e pare.Fillon pjesa e dyte.Juventusi provon te marre lojen ne dore,por eshte disi vone.Arsenali mbyllet dhe mire dhe kundersulmon shpejt.Henry ne hapesirat qe i lejon mbrojtja bardhezi eshte i papermbajtshem dhe Buffonit i duhet te beje mrekulline per te devijuar ne korne goditjen me hark te francezit.Pastaj eshte radha e Fabregas qe kerkon golin e dyte por Buffon ka refleksin e duhur dhe grushton.Provon Hleb pastaj me te majten,por perseri Buffon eshte i jashtezakonshem.Dhe vjen goli i dyte i paevitueshem ashtu edhe si shiu qe bie ne Londer.Firma eshte e Henrise qe finalizon nje aksion te bukur te Fabregas.Arsenali provon te mbylle llogarite,por nuk ia arrin qellimit.Pastaj Camoranesi leshon nje parabel ne drejtim te portes.Topi perfundon jashte pak cm.Pastaj ndeeshkohet me karton te kuq.Imitohet nje minute me pas nga Zebina qe ben nje nderhyrje te rende ne dem te Henrise.Perfundon ketu ndeshja e pare cerekfinale dhe e fundit per nje ekip italian ne Highbury,pasi sic dihet ne fund te sezonit stadiumi legjendar do te shembet per ti lene vend nje impianti me modern.Capello duhet te mendoje shume per ndeshjen e kthimit.Jo gjithcka eshte e pamundur.Lajm i mire vjen edhe nga kapiteni Del Piero qe ka filluar te vrapoje dhe ndoshta ne ndeshjen e kthimit do te jete.

Posted: Wed, 29 Mar 2006 , 14:40
by vllaznia1919
Lene se ban loje skandaloze mrame ata shk.......! :evil:

Posted: Thu, 06 Apr 2006 , 18:34
by piero
Bardhezinjte nuk arrijne te permbysin rezultatin e ndeshjes se pare.Tani Moggi urdheron heshtjen per shtyp.




Juventus e pafuqishme,eliminohet mes vershellimave.


Juventus: Bufon, Zambrota, Kovac, Kanavaro, Kielini (Balzareti 66'), Mutu (Zalajeta 61'), Emerson, Xhanikeda, Nedved, Ibrahimovic, Trezege. Tr.: Kapelo

Arsenal: Lehman, Ebue, Ture, Senderos, Flamini, Hleb (Diabi 87'), Xhilberto, Fabregas, Reies (Pires 63'), Ljungberg, Henri. Tr.: Venger

Gjyqtar: Fandel (Gjermani)

Karton i kuq: Nedved 77'

Pas Interit, edhe Juventusi i shtohet listes se te eleminuarve nga kompeticioni gjigant per klube, Champions League, duke pare se bardhezinjte nuk arrijne mrekulline e shpresuar nga Fabio Kapelo dhe e mbyllin sfiden e kthimit vetem me nje barazim pa gola, duke u larguar nga “skena” e Europes pa bere zhurme dhe pa ngritur pluhur, ne nje fare menyre me “bisht nder shale”. Ne fakt, barazimi 0 0 tregon se “Zonja e Vjeter” nuk ka pasur vendosmerine, shpirtin dhe deshiren e duhur per te kerkuar permbysjen. Pra, ne fund te fundit, manifestimi i kampioneve te Italise mund te konsiderohet si impotent, i dhimbshem dhe i paapelueshem. Juventusi del nga Champions duke u munduar te shmange zhurmen, si per te fshire nje “fundosje” te parashikuar. Pas “shuplakes” se marre ne “Highbury”, ishte e veshtire qe djemte e Kapelos te arrinin nje triumf historik, duke permbysur rezultatin e pare, 2 0 ne Londer. Sigurisht, kur te gjithe prisnin nje Juventus te eger, te ashper, qe do te “nxirrte shkume” nga goja per te kapur gjysmefinalen dhe per t’u ndeshur “Hirushen Vilareal”, qe tregoi se ne futboll jo gjithmone fiton logjika dhe froca teknike, bardhezinjte zhgenjyen, duke qendruar si te dorezuar ne meshiren e fatit.

Ne “Delle Alpi” sfida eshte mbyllur 0 0, nje rezultat ky qe edhe Arsenalit nuk i pelqen, duke pare se londinezet kane dominuar, duke iu afruar me shume portes bardhezi dhe duke imituar rolin e “Zonjes”, se ciles i duhej fitorja. Ne fakt, dukej siur ishte Arsenali ai qe kerkonte fitoren, dhe jo Juvja, se ciles i mungonin kembet dhe loja, ashtu si Ibrahimovic, i pranishem ne fushe, por vetem per te plotesuar numrin e lojtareve. Natyrisht, titulli numer 29' eshte shume prane bardhezinjve, por Kupa ishte objektivi primar i djemve te Kapelos, te cilet edhe nje here eliminohen ne cerekfinale, edhe nje here ndaj nje ekipi anglez.

Me mungesa te shumta, formacioni bardhezi duket i cuditshem. Kovac ne mbrojtje, Kielini ne te majte, Xhanikeda dhe Mutu ne mesfushe, Ibra ne sulm. Venger pergjigjet duke hedhur ne fushe nje formacion titullaresh, ashtu si ne Londer. Pjesa e pare “flet” vetem anglisht, por britanike ne fushe nuk ka. Juventusi mundohet te ndertoje aksione, por taktika e bardhezinjve me topa te gjate nuk tremb apo befason Arsenalin, “Zot ne ajer”. Topcinjte luajne me mire dhe e vene ne prove Bufonin jo pak here. Ndersa, Juventusi eshte i pafuqishem dhe i mungon grinta e nevojshme per te shenuar. “Zonja” eshte shume pak ne kontakt me topin, i cili leviz me shume ne “kembet” e Arsenalit. Me pozitivi eshte Zambrota, por inkursionet e tij ne te djathte nuk kapin ne kunderkohe londinezet, te cilet i afrohen golit shume here: Henri shmang Kovacin, duke e lene ne vend dhe i drejtohet portes bardhezi, por Bufon del dhe bllokon francezin e topin. Ljungberg, serish para portes, bllokohet nga Bufoni. Trezege ka nje rast te shkelqyer, por kthehet ne nje diletant dhe nuk stopon as topin. Pra, si te thuash, kori i tifozerise bardhezi “Jeni qesharake!” qendron, te pakten nga ajo qe u pa.

Posted: Thu, 06 Apr 2006 , 18:41
by piero
Sulmuesi kuqezi, autor i dygolëshit që solli kualifikimin në Champions, ia kushton golat të vëllait

Inzaghi: Mbrëmje e madhe dhe me zemër!


Image




Kënaqësia është e madhe në shtëpinë e Milanit pas kualifikimit emocionues në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, që solli dështimin e Olimpikut të Lionit. Filipo Inzagi, autor i një dygolëshi, ishte heroi i fitores 3-1 dhe është i lumtur që ka qenë edhe një herë protagonist i një ndeshjeje kaq të rëndësishme.
"SuperPipo" ka shënuar katër gola në pesë ndeshje në këtë sezon të Championsit, duke treguar se është kthyer në nivelet e tij më të mira, pas një dëmtimi të rëndë që e bllokoi për thuajse dy vite, para rikthimit të tij tre muaj më parë. "Jam vërtet shumë i lumtur që kam shënuar sërish, - tha sulmuesi kuqezi. - Nuk mendoja pikërisht se do të shënoja një tjetër dygolësh pas atij kundër Bajernit në "San Siro", në turin pasardhës." Golat ndaj kampionëve të Gjermanisë ndihmuan shumë në suksesin 4-1 në ndeshjen e kthimit, por goli i dytë i Inzagit kundër Lionit ishte shumë i rëndësishëm, pasi u shënua dy minuta nga fundi i ndeshjes dhe Lioni ishte pranë kualifikimit, për shkak se kishte shënuar gol në fushë kundërshtare. Inzagi vazhdon: "E zgjidhëm ndeshjen në fund, është e vërtetë, por ky është futbolli, një vuajtje e vazhdueshme. Nëse nuk na pëlqen të vuajmë, atëherë është më mirë të tërhiqemi nga futbolli dhe të bëjmë një tjetër profesion. Kjo ishte një fitore e madhe për ne dhe fakti që e arritëm në fund, është një nga aspektet më të bukura të këtij suksesi. Luftuam deri në fund, duke treguar karakter të madh dhe shpirt skuadre. Vuajtëm deri në fund, por ndonjëherë ndeshjet më dramatike janë ato që të japin më shumë kënaqësi."
Duke u kthyer te kënaqësia e kualifikimit, Inzagi shton: "Lioni është një skuadër e madhe, por ne arritëm një fitore me zemër. Luajtëm keq? Jo krijuam shumë raste, ndonëse ata markonin mirë, pastaj me kalimin e minutave, topi sa vinte e bëhej më "i rëndë." Sa mirë që në fund ai top rokambolesk më gjeti në vendin e duhur për ta shtyrë në rrjetë. Golin ia kushtoj vëllait tim, Simones, që ka ditëlindjen (dje) dhe e uroj."
Goli numër 52 në Champions, dygolësh vendimtar dhe Milani në gjysmëfinale: një mbrëmje tepër magjike për Inzagin: "Ishte një mbrëmje magjike. Më kujton atë kundër Ajaksit dhe këtë herë goli m'u quajt mua. Dua para së gjithash të falënderoj tifozët dhe dua të ripaguaj mbështetjen e tyre ndaj meje, kur nuk ishte kaq e lehtë sa tani, por edhe gjatë periudhës së dëmtimit. Goli kualifikues? Ai top dukej se nuk donte të hynte, pati ndoshta edhe pak fat nëse pas dy shtyllave, topi erdhi drejt meje. Isha gati duke rënë, pastaj e preka me të djathtën, nuk e pashë Kakanë që ishte afër. Tani po shijoj këtë kënaqësi dhe për dy ditë kemi bërë shumë sakrifica në prag të kësaj ndeshjeje. Pastaj, që sot duhet të mendojmë për Kievon."

Posted: Thu, 06 Apr 2006 , 18:46
by piero
Lojtarët janë grindur në dhomat e zhveshjes në Spanjë dhe janë kundërshtuar ashpër nga tifozët në aeroport

Interi: Pas eliminimit, krizë e plotë nervash


Image



Eliminimi nga Liga e Kampioneve ia ka ngritur nervat në kulm mjedisit zikaltër. "Shkëndijat" e para janë regjistruar në pushimin mes dy pjesëve, kur në dhomat e zhveshjes, siç bënte të ditur e përditshmja "Corriere dello Sport", ka pasur një tension tepër të madh ndaj sulmuesve dhe në mënyrë të veçantë ndaj Adrianos. Janë përdorur mjaft fjalë të rënda, madje disa futbollistë edhe janë shtyrë me njëri-tjetrin. Më pas, në aeroportin e Valencias dhe në atë të Malpensës, tifozët i kanë kundërshtuar lojtarët dhe Moratin.
Një tjetër zhgënjim, një tjetër falimentim sezonal dhe në kampin e Interit tensioni është rritur shumë. Nëse është i kuptueshëm ai mes tifozëve, është disi më pak ai mes lojtarëve, pasi ndodhi në pushimin e ndeshjes, kur rezultati ishte ende 0-0 dhe ekipi i Mançinit deri në ato çaste ishte i kualifikuar në gjysmëfinale.
Pasi u kthyen në dhomat e zhveshjes, pas një pjese të parë zhgënjyese, disa lojtarë e kanë pasur inatin me sulmuesit, me Adrianon në mënyrë të veçantë, sepse nuk ktheheshin prapa dhe nuk e ndihmonin pjesën tjetër të skuadrës. Janë përdorur fjalë të rënda dhe madje edhe disa të shtyra, përpara se të rikthehej qetësia me jo pak vështirësi. Më pas, në fund të ndeshjes, pas eliminimit përvëlues, ka qenë Roberto Mançini ai që e ka qortuar me tone jashtëzakonisht të ashpra skuadrën.
Ka pasur momente tensioni edhe gjatë nisjes nga Valencia dhe pas mbërritjes në aeroportin e Malpensës, në Milano. Tifozët zikaltër, tejet të acaruar nga bllofi i radhës, e kanë kundërshtuar pa rreshtur skuadrën ("lepuj" dhe "shkoni të punoni" kanë qenë shprehjet më të përdorura) dhe pronarin Morati, madje ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë (më parë ajo spanjolle dhe më pas ajo italiane) për të mundësuar nisjen dhe mbërritjen e lojtarëve të Interit. Një atmosferë e tmerrshme, edhe pse jo e re për mjedisin zikaltër, të cilit do t'i duhet më parë të ribashkojë çarjen brenda grupit, nëse dëshiron të bëjë përpjekjet e fundit për të arritur vendin e dytë në kampionat (por edhe të fitojë Kupën e Italisë). Ky mund të jetë ngushëllimi i fundit për një sezon, i cili, në rast të kundërt, mund të quhet plotësisht i dështuar edhe një tjetër herë.

Posted: Wed, 12 Apr 2006 , 22:07
by kuqeblu
Kta t'interit kishin ba fjal edhe n'itali kur ishin kthy pri villarealit, bile edhe tifozat i kishin sha ranshem n'stervitje. nejse kush s'i ka faj, vet e humen.

Ket vit e merr Arsenali se s'ban, kam pas ken me Milanin n'koh t'van Bastenit, pa qysh se kan ardh ata dy k**** (Ancelotti e Inzaghi) s'i kam ma me qef si ekip. Gjynah edhe Bayerni qi u eliminu per faj t'atij palaços (Inzaghit), se si tifoz i gjermanve, m'takan me ken tifoz edhe me Bayernin...

GO ARSENAL!!!

Posted: Thu, 13 Apr 2006 , 13:44
by vllaznia1919
Kush te dojne ta fitojne,boll mas ta fitojne Milani.Un si tifoz i Brazilit jam me Barcelonen! :lol:

Vamos a ganar!

Posted: Thu, 13 Apr 2006 , 15:49
by kuqeblu
vllaznia1919 wrote:Kush te dojne ta fitojne,boll mas ta fitojne Milani.Un si tifoz i Brazilit jam me Barcelonen! :lol:

Vamos a ganar!
Faktikisht na takan shkodranve me ken me Barcelonen, se kur ta cojn Puyoli kupen, na ngatrrojn ngjyrat e na duket sikur asht tu e cu Sinani, ja per gja. :D