Page 6 of 87

Posted: Thu, 05 May 2005 , 16:53
by piero
Kapiteni "thyen" heshtjen për shtyp në revistën zyrtare të klubit dhe tregon njeriun e rrezikshëm të "Djallit"


Del Piero: Milanit do t'i hiqja Pirlon




Mbrëmë ka qenë i ulur në kolltuk dhe ka bërë tifo për Milanin. Sepse, siç thotë Paolo Maldini, "Alesandro Del Piero është një njeri i madh, bujar dhe i mirë". Nuk di të bëjë tifo kundër një italianeje në Europë, edhe pse kjo skuadër është kundërshtarja e parë në kampionat. Por të dielën do të jetë një tjetër gjë, edhe pse Del Pieroja nuk e di ende nëse do të qëndrojë në stol ose jo. Megjithatë, rreziku për ta nisur lojën nga stoli në "San Siro", pas ndeshjeve të fundit, ekziston. Aleksi ka nxjerrë gjuhën pas një rasti të mirë për gol ndaj Bolonjës. Sharja nëpër dhëmbë dukej se i drejtohej më shumë formës së tij, sesa Kapelos për zëvendësimin e 28-të sezonal. Lojtarët janë të parët që e kuptojnë nëse kanë luajtur mirë apo keq dhe Del Pieroja i kohëve të fundit nuk po luan mirë. Tani ka katër ditë për të fituar vendin. Është ndeshja, të cilën e ndien më shumë, jo vetëm këtë vit, por në absolut, sepse është "përballja mes dy klubeve, që me mënyra dhe stile të ndryshme janë të dyja fituese dhe që përfaqësojnë në mënyrë të shkëlqyer Italinë jashtë vendit", - ka vlerësuar Del Piero. Por para së gjithash e ndien në mënyrë të veçantë pas finales së Ligës së Kampioneve të 2003-shit: "Nuk është humbja ajo që "djeg" më shumë, - saktëson kapiteni i Juventusit, - por një barazim që për fat të keq ishte tepër i dhimbshëm".
Rrëfimi, në këto ditë heshtjeje kolektive ndaj shtypit, ka ardhur nga revista "Hurra Juventus". Në prag të sfidës Milan-Juventus, revista zyrtare e bardhezinjve i ka bërë 14 pyetje mbi temën e kapitenëve. Aleksi dhe Paolo Maldini janë miq prej një jete, falë njohjes me fanellën "axurre". Jo për gjë, i ndërgjegjshëm për atë që përfaqëson për Del Pieron kujtimi i Mançesterit, Maldini i uron: "T'i shtrëngoj dorën të paktën edhe një herë para se të luaj një tjetër finale të Championsit". Në përgjigje, mes kujtimeve dhe urimeve reciproke, vjen edhe konfirmimi i një prapaskene: "Që fëmijë jam blerë nga Juventusi dhe kam realizuar një ëndërr, sepse ishte skuadra që bëja tifo që i vogël, - tregon Del Pieroja. - Por dëshmia se përballja "kokë më kokë" mes Milanit e Juves ekziston jo vetëm në fushë dhe ka histori të gjatë. Pikërisht klubi kuqezi më ishte afruar shumë për të siguruar kartonin tim". Sa i takon rivalitetit të këtij viti, është interesante të dihet se Del Pieroja ia atribuon Kapelos pjesën më të madhe të meritave për kampionatin e bukur të Juves: "Cilësia, që shpesh na ka lejuar të luajmë shkëlqyeshëm këtë vit, vjen nga stimujt e dhënë nga trajneri i ri, stafi i ri, pa harruar dëshirën për të fituar, që është në Adn-në e Juves, përfshirë dhe të gjitha ngjyrat që bëjnë pjesë". Mund të duket edhe një përgjigje diplomatike, por pa dyshim "grushti" i Kapelos me Aleksin është më i rëndë sesa i fundit me Lipin apo deri tek Ançeloti, që pas dëmtimit e priti me padurim: "Kapeloja dhe Ançeloti kanë një gjë të përbashkët, faktin se të dy kanë qenë lojtarë të mëdhenj dhe që i kanë konfirmuar edhe në stol vlerat e tyre. Janë dy trajnerë të mëdhenj me stile dhe filozofi të ndryshme", - nënvizon Del Piero. Sulmuesi bardhezi, kur shprehet për kundërshtarin më të rrezikshëm, atë që të dielën do të parapëlqente të mos e shikonte në fushë, tregohet i sinqertë. Nuk thotë Maldini apo Shevçenko, siç do të ishte e lehtë për motive të ndryshme, por tregon me bindje se sa shumë punë do t'i prishte në fushë "gjeometri" kuqezi: "Nuk kam asnjë dyshim, Milanit do t'i hiqja Pirlon".

Posted: Thu, 05 May 2005 , 16:54
by piero
Komisioni disiplinor i ka hedhur poshtë tezat e përdorura nga avokatët mbrojtës të verdhekuqve

Toti, konfirmohen 5 javët e pezullimit




Komisioni disiplinor e ka hedhur poshtë apelin e Romës dhe ka konfirmuar pezullimin me 5 javë, që i ishte dhënë Françesko Totit nga gjykatësi sportiv, për grushtin ndaj Kolonezes gjatë ndeshjes ndaj Sienës, më 20 prill. Kapiteni i ekipit verdhekuq mund të rikthehet në skuadër vetëm në ndeshjen e fundit të kampionatit, atë të brendshme ndaj Kievos, në program më 29 maj. Kështu që ka vazhduar politika e tolerancës zero dhe Totit s'i është bërë asnjë kursim, ashtu sikurse kishte ndodhur më parë edhe me Ibrahimoviçin. Kapiteni verdhekuq duhet të qëndrojë në "bokse" deri në javën e fundit, duke mundur të zbresë në fushë vetëm në dy sfidat gjysmëfinale të Kupës së Italisë, në program në mes të majit, ndaj Udinezes. Dy prej pesë javëve i ishin dhënë për shkelmin me të cilin goditi Kolonezen, fakt që s'do të kishte ndodhur kurrë sipas palës mbrojtëse. Por komisioni disiplinor ka thënë se "në pamjet televizive, prania e një subjekti të tretë, - shkruhej në buletin, - një mbrojtës i Sienës e bën të pamundur një pamje të qartë, të plotë dhe të pangatërrueshme, lidhur me atë që kishte ndodhur. Dhe duke qenë se për këtë arsye s'mund të marrë një vendim, komisioni është bazuar te raportimi i gjyqtarit."
Edhe përsa i takon provokimit të mundshëm nga ana e Kolonezes, të përmendur nga avokatët e Romës, sipas komisionit, "kjo nuk e justifikon gjestin e dhunshëm të subjektit në fjalë. Në fakt, Toti, që ka disa vjet që është futbollist profesionist, duhet të jetë në gjendje të vetëkontrollohet në cilëndo rrethanë të ndeshjes." Kështu që teza mbrojtëse është hedhur poshtë dhe pesë javët pezullim janë konfirmuar.
Ndërkohë, vetë kapiteni i Romës, Françesko Toti, i cili dje në mesditë është dëgjuar edhe nga gjykata sportive për ngjarjet që kishin të bënin me të, është shprehur pas marrjes së vendimit nga ana e komisionit disiplinor. "Çfarë t'i themi? Si shkoi? Epo ku e di unë, u thashë të gjitha ato duheshin thënë".
Fantazisti romanist, që ishte i shoqëruar nga avokatët e klubit të presidentit Sensi, ka përfituar nga rasti për t'iu përgjigjur atyre që thonë se Roma do të bjerë në Serinë B: "Mos flisni gjepura."

Posted: Thu, 05 May 2005 , 16:55
by piero
Mbrojtësi kërkon që skuadra ta mbyllë mirë sezonin dhe thotë se nuk e ka kërkuar kurrë provën televizive

Kordoba: Kupën dhe vendin e tretë




Cila është dyshja qendërmbrojtëse e Interit, Kordoba?Mihajlloviç apo Kordoba?Materaci? Ky debat mbetet i hapur mes tifozëve zikaltër. Vetë Mançini i ka alternuar disa herë mbrojtësit e kombëtares italiane dhe serbin, në këtë sezon. Një dyshim, ose nëse dëshirohet, mund të shihet edhe si balotazh dhe një siguri: Kordoba. "Ky është viti në të cilin kam qenë më mirë fizikisht, ? ka shpjeguar Kordoba. - Sezonin e kaluar, disa prej nesh nuk luajtën në Kupën e Amerikës, kjo për mua ka qenë diçka pozitive, sepse më ka shërbyer në planin atletik. Është një situatë e vështirë. Një futbollist dëshiron të luajë gjithnjë me kombëtaren e tij, edhe pse nganjëherë duhet të ketë pjekurinë e duhur për ta refuzuar atë".
Interi dëshiron ta mbyllë sa më mirë një sezon të varfër në kënaqësi, por të cilit ka ende kohë për t'i ndrequr diçka. "Duhet të përpiqemi ta mbyllim mirë këtë sezon, duam vendin e tretë në kampionat dhe Kupën e Italisë, e cila është shumë e rëndësishme për ne. Tani kemi arritur të gjejmë kompaktësinë në skuadër dhe po e përfundojmë mirë këtë sezon. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi në këtë rrugë edhe në kuadër të sezonit të ardhshëm. Shpresoj që skuadra të ketë mundësi të ecë përpara me këtë projekt, me një bazë të rëndësishme të këtij grupi."
Për të përfunduar, një saktësim përsa i takon provës televizive që i ka kushtuar pezullimin Ibrahimoviçit, një episod që mund të ndikojë në duelin për titull. "Goditja me kokë ka qenë e rastësishme, për këtë arsye nuk i kam kërkuar të falur Ibrahimoviçit. Përsa u takon të tjerave, ndonjë gjë tjetër ka ndodhur me të, por s'është parë në televizion dhe s'kam dëshirë të flas. Janë gjëra që duhet të mbeten në fushë. Unë provën televizive nuk e kam kërkuar kurrë".

Posted: Thu, 05 May 2005 , 16:57
by piero
Trajneri i kërkon sulmuesit të marrë leje për të mos luajtur në verë me Brazilin, por thekson se kjo s'është detyrë e tij

Mançini-Adriano, sërish shkëndija




Sërish tensione në kampin e Interit. Kësaj here, ato që kanë bërë të flitet, kanë qenë sërish marrëdhëniet mes Adrianos dhe Mançinit. Objekti i mosmarrëveshjeve kanë qenë angazhimet e brazilianit në kombëtare, i cili, në këtë mënyrë, mund të mungojë në finalen e dyfishtë të Kupës së Italisë (në rast se Interi eliminon Kaljarin në gjysmëfinale) dhe të mos pushojë aq sa duhet gjatë verës. "Dua që Adriano t'i kërkojë komisarit të tij teknik, që ta lërë në shtëpi", - kishte sugjeruar trajneri, por, me sa duket, sulmuesit s'i ka ardhur mirë për "këshillën".
Pas lënies jashtë në derbin e 27 shkurtit, që e kishte vënë nën një provë të rreptë humorin e golashënuesit amerikano-jugor, ja që vjen edhe një tjetër telash në marrëdhëniet e tij me Mançinin. Trajneri, ashtu sikurse edhe klubi zikaltër, është i bindur se Adriano ka nevojë ta "stakojë spinën". "Problemet e përsëritshme fizike të këtyre muajve janë fryt i angazhimeve të tepruara të lojtarit, për të gjithë 2004-n", - kishte theksuar Faketi në ditët e kaluara. Pa harruar këtu se nuk parashikohet që në këtë verë, sulmuesi të ketë ndonjë periudhë të mirëfilltë për të pushuar. Përveç angazhimeve në kuadër të eliminatoreve të botërorit ndaj Paraguait dhe Argjentinës (4 dhe 8 qershor), "Selesao" do të marrë pjesë edhe në Kupën e Konfederatave, në program më 15 dhe 29 qershor, në Gjermani, dhe është pikërisht ky angazhim ai që i shqetëson drejtuesit e Rrugës "Durini". "Do të flas me drejtuesit e Federatës Braziliane të Futbollit, - kishte shpjeguar presidenti zikaltër. - Duhet të gjejmë një zgjidhje që të na kënaqë ne, ata dhe lojtarin. Ai është një pasuri e Interit dhe e futbollit brazilian."
Dhe për të njëjtin argument, Mançini kishte ndërhyrë fill pas ndeshjes Inter?Siena. "Lojtari ka nevojë të dukshme për të pushuar. Ne do të kërkojmë që ta lënë në shtëpi gjatë Kupës së Konfederatave, por do të doja që të ishte edhe vetë ai, që t'ia kërkonte një gjë të tillë komisarit të tij teknik." Një mesazh jo fort i butë, që braziliani ka treguar se nuk i ka shkuar për shtat, duke bërë të ditur se disa detyra të caktuara nuk i takojnë atij. Por, po të merren parasysh marrëdhëniet jo fort të mira pas lënies së "Perandorit" në stol në derbi, kjo është një tjetër pikë që rrezikon ta derdhë ujin e një "vazoje" të mbushur plot e përplot. Me sirenat e Realit, të gatshme të rinisin të bien për numrin 10.

Posted: Thu, 05 May 2005 , 16:59
by piero
Hija e angazhimeve të shumta verore të "Selesaos" bie mbi sfidën Milan-Juve

Ndeshjet shtesë, brazilianët në rrezik




Nëse Milani dhe Juvja do të shkojnë me ndeshje shtesë, që të dyja rrezikojnë ta zhvillojnë sfidën e dyfishtë për titull, pa brazilianët. Në fakt, prania e Emersonit, Didës, Kakasë dhe Kafusë është në mëdyshje: gjatë atyre ditëve do të jenë të gjithë të angazhuar në Kupën e Konfederatave, me kombëtaren "karioka". Për shkak të së njëjtës veprimtari, Milani mund të humbasë edhe Krespon. "Është një problem i madh", - ka pohuar presidenti i Ligës, Galiani.
Një çështje që rrezikon të shkaktojë shumë polemika, e cila mund të mos prekë vetëm dy mbretëreshat e Serisë A, por edhe Interin e Romën, që për të njëjtat arsye rrezikojnë të detyrohen të bëjnë pa brazilianët e tyre (Adrianon dhe Mansinin). Përplasja e datave, nga ana tjetër, nuk lë mundësi për zgjidhje. Më 4 dhe më 8 qershor, Brazili do të jetë i angazhuar në dy ndeshje eliminatore për botërorin, ndaj Paraguait dhe Argjentinës. Tri ditë më pas, "Selesao" do të grumbullohet për t'u përgatitur për Kupën e Konfederatave, veprimtari në të cilën do të debutojë më 16 qershor, ndaj kampionëve të Europës, Greqisë. Ndërkohë, dy sfidat për titull, nëse Milani dhe Juvja do ta mbyllin me pikë të barabarta kampionatin, janë në program më 14 dhe më 18 qershor. Ndërsa, 12 dhe 15 qershori janë datat e finaleve të Kupës së Italisë. Një rebus shumë i vështirë për t'u zgjidhur, edhe sepse federata braziliane ka bërë të ditur se s'ka ndër mend të heqë dorë nga yjet. Presidenti i Ligës, Adriano Galiani, është i vetëdijshëm për delikatesën e kësaj çështjeje: "Është një goxha problem, - ka thënë ai, - për këtë kemi folur edhe me Karraron. Është një e drejtë e Brazilit që të marrë lojtarët më të mirë për atë turne. Por të mos e fashojmë kokën përpara se ta vrasim. Shpresojmë që të mos shkojmë deri te ndeshjet shtesë."

Posted: Thu, 05 May 2005 , 17:00
by piero
Lajme shkurt nga Seria A




Milan-Juve, tre gjyqtarë në garë
Janë tre kandidatët për të drejtuar sfidën e së dielës pasdite në "San Siro", mes Milanit e Juventusit. Bëhet fjalë për Pierluixhi Kolinën, Xhanluka Paparestën dhe Mateo Trefolonin. Dy "dizenjatorët", Bergamo dhe Paireto, kërkojnë një drejtim të mirë, që të mos krijojë polemika, të paktën para ndeshjes. Janë fshirë nga lista Rozeti dhe De Santisi, pasi i pari është nga Torino dhe i dyti ka drejtuar takimin e së shtunës së shkuar në Firence, Fiorentina-Milan.

Dabo: E kush nuk do ta donte Milanin?
Osman Dabo, mesfushori lacial, predikon vëmendje: "Duhen edhe dy pikë për të shpëtuar, jemi thuajse të shpëtuar, por nuk është e thënë". Francezi flet edhe për të ardhmen: "Do të doja të qëndroja te Lacio, kam një vit kontratë dhe do të flas me presidentin Lotito nëse do ta rinovoj apo ajo. Unë te Milani? E kush nuk do të donte të vishej kuqezi? Milani është mes klubeve më të mira në botë. Interi? Isha shumë i ri kur e fillova aventurën time te zikaltrit. Tani jam më i pjekur dhe do të kem mundësitë e mia për të luajtur".

Elkan: Shpresoj të jetë spektakolare
Lapo Elkan, përgjegjësi dhe drejtori strategjik i shoqërisë së autoveturave "Fiat", njëkohësisht edhe nip i avokatit Anjeli, nuk do të respektojë (pa dyshim) heshtjen për shtyp të Juventusit, por shmanget të zgjatet shumë për ndeshjen e së dielës Milan-Juventus. "Parapëlqej të shkoj ta shikoj në "San Siro", sesa të flas për ndeshjen, - tha 28-vjeçari. - Është shumë e vështirë të bësh çdo parashikim. Sigurisht, do të jetë një ndeshje e vështirë, por shumë e bukur. Shpresoj spektakolare".

Portieri Antonioli, në planet e "Zonjës"
Juventusi duket se ka zgjedhur zëvendësin e Bufonit për sezonet e ardhshme. Duke parë gjendjen aktuale të numrit 12 Kimenti, kontrata e të cilit skadon (do të lihet i lirë me çmimin zero), klubi bardhezi i ka kërkuar Sampdorias informacione për Françesko Antoniolin. Bisedimet sapo kanë filluar, por nuk duket e pamundur për Moxhin me shokë, që t'u rrëmbejë gjenovezëve portierin e njohur, i lidhur me Sampin me një kontratë që i skadon në qershor të 2006-s.

Barzali: Ndihem mirë te Palermoja
Mbrojtësi i Palermos, Andrea Barzali, sqaron një herë e mirë se kërkon të qëndrojë te Palermoja pas interesimit të fortë të Juves, që ka një aleancë të qëndrueshme me presidentin Zamparini. Ky i fundit ëndërron të shtjerë në dorë kartonët e Mareskës dhe Mikolit, që janë i takojnë Juves përgjysmë. Por mbrojtësi ia pret shkurt: "As unë dhe as menaxheri im nuk kemi marrë oferta nga Juvja ose skuadra të tjera. Edhe sezonin e shkuar isha në mes të merkatos, por shkova te Palermoja, që ishte klubi i vetëm që më kërkoi konkretisht. Unë e zgjodha, edhe pse presidenti besoi tek aftësitë e mia".

Atalanta i hap "portën" barit sintetik
Stadiumi "Atleti Azurri d'Italia" i Bergamos duhet të bëhet impianti i parë i Serisë A ose B, me terren që do të ketë bar sintetik, siç është parashikuar nga normat. Bashkiaku i Bergamos, në fund të një mbledhjeje administrative, së bashku me drejtuesit e Atalantës dhe Albinolefes, ka konfirmuar dëshirën e këshillit bashkiak, për të shtruar barin sintetik për sezonin e ardhshëm, duke marrë edhe miratimin e të dyja klubeve.

Posted: Thu, 05 May 2005 , 18:57
by kristian
Milani ka me e pase te veshtire kunder Juves se jan shum te lodhun ishalla fiton Juvja pra :wink: :wink: :wink:

Posted: Fri, 06 May 2005 , 13:48
by vllaznia1919
Te lumte goja naqe. :D

Posted: Fri, 06 May 2005 , 16:34
by kristian
Skuadra e mbrojtësve titullarë arriti të mposhtte 5-2 atë të titullarëve, të dy reparteve të tjera

Juve, në test mbrojtja më e fortë se sulmi


"Tre me një, ju kujtoj se jeni tre me një!". Nuk kanë mjaftuar fjalët e Kapelos për t'i "zgjuar" lojtarët në ndeshjen në familje. Trajneri bardhezi ka aktivizuar në njërin krah mbrojtjen titullare: Bufon, Pesoto, Kanavaro, Montero, Zambrota, Olivera, Blazi, Kapo, Mutu, Zalajeta dhe Ibrahimoviç, kundër mesfushës dhe sulmit titullar: Kimenti, Birindeli, Ferrara, Mazielo, De Çelje, Kamoranezi, Emerson, Apiah, Nedved, Del Piero dhe Trezege. Ballafaqimi zgjati rreth 45 minuta, me fushë të madhe dhe me përgatitësin (Korradini) që mbante bilbilin në qafë si gjyqtar. Papritmas kaloi menjëherë në epërsi me Ibrën, ekipi me jelekët portokalli, ai i mbrojtjes.
Falë fuqisë së jashtëzakonshme fizike të Ibrahimoviçit dhe freskisë së Mutusë, portokallinjtë shënuan edhe golin e dytë falë një veprimi të bukur të rumunit, që u "vodhi" kohën mbrojtësve dhe Kimentit. Kapelo, ndërkohë, i vëzhgoi lojtarët e tij nga stoli, në shoqërinë e Agrikolës dhe të mjekut social bardhezi. Skuadra me Kamoranezin, Emersonin, Apiahnë, Nedvedin, Del Pieron dhe Trezegenë e ngushtoi diferencën me golashënuesin francez, por, më pas, portokallinjtë goditën sërish, 3-1-shi u siglua nga Zalajeta. Në këtë pikë, Kapelo është përpjekur t'i shkundë djemtë e tij, por i riu Mazielo dhe Ferrara e kishin të vështirë t'i qëndronin pas tredhëmbëshit Zalajeta-Ibrahimoviç-Mutu: Zllatani arrin të shënojë golin e tij të dytë dhe për portokallinjtë e mbyll serinë e golave Zambrota, me një gjuajtje diagonale rrafsh me tokën, që e mposhti Kimentin.
Ekipi i Trezegesë arriti të shënonte golin e 5?2-shit, me një gjuajtje të bukur të Nedvedit, që u shërbye saktë nga Del Piero, por s'kishte mbetur më kohë, kështu që trajneri bardhezi u bëri shenjë të gjithëve që t'u drejtoheshin dhomave të zhveshjes. Ndaj Milanit mendohet se do të jetë sërish i gatshëm edhe Turami në mbrojtjen me katër lojtarë, me Pesoton në të djathtë, Kanavaron në qendër dhe Zambrotën në të majtë. Në mesfushë, hapësirë Kamoranezit, Emersonit, Apiahsë dhe Nedvedit. I vetmi dyshim mbetet në sulm, por nga stërvitjet e fundit është vënë re se Kapelo ka ndër mend t'i besojë dyshes Del Piero-Trezege, me Zalajetën në stol, të gatshëm për të hyrë në rast nevoje.

Posted: Sat, 07 May 2005 , 15:44
by kristian
Trajneri i kombëtares frenon entuziazmin e Milanit dhe shpreson te një ndeshje shtesë për titullin

Lipi: "San Siro", si shtëpia e Juventusit



Në stolin bardhezi, 7 vjet te Juvja, ka luajtur disa sfida kundër Milanit. Shumë kujtime të bukura, ndonjë humbje, por asnjë nga ndeshjet nuk ka qenë aq domethënëse sesa ajo që do të luhet nesër në "San Siro". Duke përfituar edhe nga heshtja për shtyp që ka vendosur klubi bardhezi, trajneri i kombëtares italiane, Marçelo Lipi, ndërhyn të "gjykojë" përballjen e titullit Milan-Juve.
- Lipi, Milani është kthyer i stërlodhur nga Eindhoveni. A do të përfitojë Juvja?
- Jo. Milani nuk do të ndiejë lodhje. Do ta kishte ndier nëse do të ishte skualifikuar, por është në finale. Një kënaqësi që të jep forcë. Pastaj, kjo gjithnjë ka qenë një sfidë mes kampionësh të mëdhenj, që duan të tregojnë vlerat e tyre. Milani e Juvja do të japin maksimumin.
- Duke parë sfidat Milan-Juve, nuk keni pak përvojë...
- Po. Kam qenë i pranishëm si trajner në disa prej tyre. Vitin e shkuar e luajtëm takimin direkt kur ishim -6 pikë. Nëse do të kishim fituar, do të kishim rihapur lojërat. Por Milani fitoi në Torino, pastaj humbëm edhe me Deportivon e Lacion në Kupën e Italisë. Por kujtoj Juven e fortë që fitoi 6-1 në "San Siro" dhe pastaj mundi Ajaksin në Amsterdam. Këto sfida kanë shënuar fillimin ose fundin e një cikli".
- Cilat janë armët e Juves?
- Është inteligjente dhe e dimë mirë që nuk do të gjejë të njëjtin Milan si në Eindhoven. Nesër do të shndërrohet. Ata janë në finale, por nuk e kanë fituar kupën, ndaj nuk mund të lejojnë të sakrifikojnë një objektiv me rrezikun për të mos fituar asgjë. Strategjia më e mirë, atë që kam ndjekur gjithnjë, është të përpiqen të fitojnë gjithçka. Dhe mendjemadhësia nuk hyn.
- A është Andrea Pirlo lojtari i lojës së Milanit?
- Patjetër. Shpesh te Juvja e kemi ndërtuar ndeshjen mbi karakteristikat e Pirlos, kur Nedvedi e kishte për detyrë ta sulmonte. Pirlo, për cilësitë teknike dhe gjeometrike të tij, është një pikë thelbësore referimi. Edhe në kombëtare.
- Por ju në fillim mezi i besuat?
- Çështje modulesh. Çdo skuadër ka të tijin dhe çdo lojtar ka nevojë për ritmin e duhur për të dhënë maksimumin. Në qendër të një skeme 4-4-2, me dy mesfushorë anësorë, Pirloja lodhet më shumë. Më mirë me dy mesfushorë mbështetës.
- Cili ka qenë "Pirlo" juaj te Juvja?
- Deshampi. Souza luante më para dhe përveç se ishte inteligjent dhe e dinte se do të vuante, nëse do të synonte për më shumë, ai përparonte për të sulmuar më lart.
- I pazëvendësueshmi te Juvja quhet Emerson.
- Ata të Juves ma kanë thënë shpesh. Ka qenë lojtari më i rëndësishëm i këtij viti. Juvja kishte nevojë për një lojtar të tillë, karizmatik dhe me cilësi të mëdha. Edhe blerjet e tjera janë paraqitur mirë, që nga Kanavaroja e deri tek Ibrahimoviçi, por Emersoni ka qenë një përfshirje më e rëndësishme.
- Çfarë ndjetë kur patë Kanavaron, kapitenin e kombëtares që po injektonte Neoton në videokamer?
- Ndjeva keqardhje për shijen e hidhur që më dha filmimi vetëm me qëllimin për të thithur audiencë. Nëse ka një model të futbollistit të vitit, të bukur, të ndershëm dhe të pastër, ky është Fabio Kanavaro.
- Milani e Juvja do të luajnë apo do të mendojnë të mos humbasin, duke qëndruar sërish në krye të renditjes?
- Mund të ndodhë që gjatë ndeshjes, ndoshta skuadrat të kënaqen me një gjendje të tillë, por në fillim të dyja do të provojnë të fitojnë. Faktori fushë ndikon pak. Juvja në "San Siro" është ndjerë gjithnjë si në shtëpinë e saj. Me shumë tifozë.
- Juvja ka dy rezultate në tri.
- Nuk jam dakord. Nuk është e thënë se ka një kalendar të lehtë. Milani në javën e fundit pret një Udineze që është e fortë, por mund t'i ketë arritur objektivat e tij.
- Parashikoni një ndeshje shtesë?
- Jo. Do të vendoset gjithçka më parë.
- Parashikim apo urim si trajner i kombëtares?
- Shikoni, unë nuk është se i shmangem hipotezës së ndeshjes shtesë. Nëse do të luhej më 1 qershor, tri ditë para ndeshjes Norvegji-Itali, pa dyshim që do të shqetësohesha. Por duke parë datat e caktuara, nëse do të ketë ndeshje shtesë, 14 dhe 18 qershor, them se duke pasur në kombëtare lojtarë në formë dhe të motivuar për fitimin e titullit, nuk do të më vinte keq aspak.
- A ju vjen keq që Italia s'është pjesëmarrëse e këtij spektakli sportiv në Champions?
- Duhet të ndryshojmë paraqitje, duke filluar që nga lojtarët. Nuk është e mundur që në çdo fishkëllimë, gjyqtari thuajse sulmohet nga 7-8 lojtarë dhe vijërojtësi më keq.
- A jeni i shqetësuar nga Toti?
- Të mos harrojmë vitin e tmerrshëm të Romës. Kush konsiderohet i rëndësishëm, ndoshta "e ndien" shumë situatën. Por me Totin jemi në gjysmë të punës. Pas disa vitesh do të piqet.
- Gjithë këta italianë në krye të renditjes së golashënuesve.
- Sulmuesit janë dhe luajnë edhe në skuadra të planit të dytë, nga Toni te Lukareli, nga Espozitoja te Xhilardinoja. Janë rreth 12-13, por mund të shtohen. Duhet të jenë inteligjentë dhe të kuptojnë që nuk mund të grumbullohen gjithnjë. Pastaj, në momentin e zgjedhjeve finale, nëse nuk grumbullohen, duhet të jenë të kënaqur që kanë qenë pjesë e grupit.
- Një emër "i diskutueshëm", Del Piero.
- Si një kampion që është, po jep përgjigje të rëndësishme. Nëse ndonjëherë e kam lënë jashtë, ka ndodhur sepse nuk mund t'i thërras të gjithë.

Kapelo vendos për sulmin, Del Piero-Trezege
Një ditë para "big-matchit" në "San Siro", që mund të vendosë kampionatin, Fabio Kapelo duket se e ka të qartë 11-shen që do të zbresë në fushë ndaj Milanit. Në sulm, Aleks Del Piero ka fituar balotazhin me Zalajetën dhe do të jetë në krah të Trezegesë, ndërsa në mbrojtje konfirmohet prania e Pesotos në vend të të dëmtuarit Zebina. Në mesfushë rikthehet Emersoni, që do të ketë në krah ganezin Apiah, i parapëlqyer ndaj Blazit.
Po ashtu, Kapeloja mund të marrë frymë thellë, pasi do të besojë për sfidën për titull në "San Siro", edhe te Turami dhe braziliani Emerson, që dje janë stërvitur rregullisht.

Edu: Për Juven kam folur me Emersonin
Vazhdojnë me "drita" të ndezura manovrat e merkatos së Juventusit. Luçiano Moxhi duket se e paska zhvendosur vëmendjen te disa lojtarë të mirë, por të lënë të lirë nga klubet e tyre. Sipas "radio-merkatos" së klubit bardhezi, Juvja i paska vënë duart te mesfushori 28-vjeçar, Edu, të cilit i skadon kontrata tani me Arsenalin. Vetë lojtari konfirmon mundësinë e arritjes së lëvizjes: "Juvja është një skuadër e mirë, - tha braziliani, - që çdo vit luan për titull dhe Champions. Kam folur edhe me Emersonin për këtë."

Posted: Sat, 07 May 2005 , 15:52
by kristian
Sedorf: Juvja, pastaj finalja e Stambollit


Përpara Stambollit ka një tjetrër finale, "ajo e së dielës ndaj Juventusit". Nuk ka dyshime për Klarens Sedorfin: "Unë jam një person krenar, gjatë këtyre orëve po më kalon mërzia për paraqitjen jo të bukur në Eindhoven. Finalen e kemi merituar për atë çka kemi bërë gjatë gjithë ecurisë dhe jo vetëm për dy ndeshjet ndaj Psv-së. Liverpuli në finale në Stamboll? Nuk ka rëndësi se me kë do të ndeshemi, rëndësi ka vetëm të fitojmë". Kanë qenë të shumtë ata që kanë parë një Milan të lodhur, por Sedorfi i rrezon akuzat: "Nuk jemi të lodhur fizikisht. Në Hollandë më tepër na mungoi shkëlqimi se sa ndonjë gjë tjetër. Madje tani stresi do të jetë edhe më i pakët sepse duk qenë se e kemi arritur objektivin e finales mund të përqëndrohemi në kampionat. Ndaj Psv-së, bëhej fjalë vetëm për një episod dhe Milani nuk arriti të shprehte asgjë prej lojës së tij, por kjo s'duhet të shqetësojë sepse ne dimë se ç'të bëjmë...".

Posted: Sat, 07 May 2005 , 20:58
by kristian
Maldini: Milan-Juve, më shumë se derbi


Edhe pse mori një goditje të rëndë në kokë, kapiteni kuqezi s'kishte si të mungonte në sfidën e sotme me rivalët e përjetshëm juventinë. "Koka më dhemb ende disi, por s'ka problem, do të jem. Derbi i Italisë Inter-Juve? S'do të thosha, ndeshja mes nesh dhe torinezëve është më tërrheqëse. Rivaliteti ynë mund të shihet që në trefeun Berluskoni, që në fakt duhet të jetë miqësor. Unë kam luajtur kundër Zidanit dhe Platinisë, por ngaJuventinët, ai që më ka krijuar më tepër vështirësi ka qenë Brajan Laudrupi."

Posted: Sun, 08 May 2005 , 21:06
by vllaznia1919
Daviddddddddddddddd Trezeguetttttttttttttttttttttttttttttt!
Grande Juve. :D :D :D :D
Del Piero i hatashem.

Posted: Mon, 09 May 2005 , 08:28
by kristian
Urime per Juven naqe, ishalla dalin kampion 8) 8)

Posted: Mon, 09 May 2005 , 13:20
by piero
Image
DECIZIV David Trezeguet shenon golin e fitores pas nje krosi fantastik te kapitenit Del Piero




Juventus:Ciao,ciao Milan


Ndeshja e vitit perfundon me triumfin e Juves.Sfida ka qene shume veshtire per dyja ekipet,pastaj nje orar i pazakonte dhe nje temperature verore sikur ia hoqen ate shkelqimin e saj.Ndeshja fillon menjehere me ritme te larta.Lojtaret duan t'i japin jete nje spektakli dhe kjo shihet qe ne fillim.Milani mban me shume topin,ndersa Juventus e mban mbrojtjen me te ulet.Te pakten ne fillimin e lojes Milani duket me mire se kunder Psv-se.Ndeshja vazhdon me manovra me fluide dhe me shume pasime te sakta.Nuk ka pushim loja dhe Juvja fillon te behet me agresive.Skuadrat fillojne te sulmojne ne menyre te alternuar.Aksionet jane te mira deri ne hyrje te zones,por ajo qe mungon eshte goditja perfundimtare.Ne minuten e 19' vjen dhe rasti i pare i ndeshjes.Sheva zoteron nje top ne hyrje te zones,kalon Buffonin,por shkon shume ne te djathte dhe nuk arrin te shenoje.Vjen minuta e 27'ajo qe do te sheoje edhe golin e Juventusit golin e fitores.Aksion personal i Del Pieros ne krah te majte,kros spektakolar ne roveshate,topi arrin Trezegene i cili shenon me koke 1-0 per Juven dhe San Siro hesht.Milani provon te reagoje,por bardhezinjte nuk leshojne asnje hapesire.Ne fakt jane perseri ata te rrezikshem.Goditje e forte e Del Pieros me te majten dhe Dida pret me veshtiresi ne dy kohe.Skuadra e Ancelotit duket se e ka pesuar golin si nje goditje te forte psikologjike dhe nuk arrin te krijoje ndonje rrezik.Buffon nga ana tjeter e fushes mund te fleje i qete.Me kete rezultat Juventus mbyll pjesen e pare.

Pjesa e dyte fillon me nje risi ne rradhet e Milanit.Jashte Pirlo brenda Serginho.Tashme Milani luan me tre mbrojtes.Kjo skeme e re duket se po jep dhe frytet e saja.Kuqezinjte luajne mire ne krahe dhe i bejne presion torinezeve.Cafu dhe Serginho shfaqen hera-heres afer zones se Juves.Milani qarkullon topin,ndersa Juvja pret si me e terhequr.Ne minuten e 11'Anceloti nderron perseri.Jashte nje Tomason i fikur,brenda SuperPippo.Dhe pikerisht ai ka rastin me te mire per te shenuar.Kundersulm i nisur nga Sheva,i cili fut nje top ne mes per Inzaghin.Piacentini vetem per vetem me Buffon nuk arrin te shenoje fale edhe nderhyrjes se Zambrotes ne vijen fatale.Pergjigjet menjehere Emerson i cili ne akrobaci nuk arrij te shenoje dhe godet rrjeten e jashtme.Menjehere Juvja rrezikon dhe tani perpak sa nuk shenon 2-0 c'ka do ta mbyllte perfundimish ndeshjen.Goditje denimi per bardhezinjte.Topi gjen Del Pieron,i cili godet me koke dhe traverse.E pabesueshme Alex,i cili nuk eshte me shume se 1.74m i gjate gjen kohen dhe del para gjigantit Stam,i cili nuk mund te beje asgje.Tani ndeshja eshte shume e hapur.Rastet tani jane sa nga njera porte ne tjetren.Eshte rradhe e Canavaros te godase me koke,por pret Dida.Ne minuten e 31' Trezege i le vendin Zalayetes.Menjehere pas zevendesimit Nedved gjen hapesiren per te goditur,por topi perfundon per pak jashte.Milani tashme hidhet i teri ne sulm dhe provon te kape barazimin ne minutat e fundit.Serginho shume here eshte i rrezikshem ne krahun e majte,por krosimet e tij nuk gjejne askend gati per te goditur.Provon Nesta ne te 47' me koke ,por nuk arrin,topi perfundon ne kembet e Cafuse.Braziliani perpiqet te godase,por Canavaro hidhet si nje trup i vdekur ne kemet e tij.Topi godet krahun e mbrojtesit,i cili nuk eshte as dy hapa larg tij.Te gjithe presin se mos Collina fershellen 11-metersh,por nuk eshte ashtu.Arbitri ben shenje qe loja te vazhdoje dhe te gjithe tifozet bardhezinj marrin fryme lirisht.Rasti i fundit eshte perseri per kuqezinjte.Kros i te zakonshmit Serginho nga krahu i majte,topi mbetet ne rremuje dhe Sheva nuk perfiton.Buffon tregohet me i shpejte dhe e zoteron.Portieri feston njesoj si te kishte shenuar.Me ne fund vjen dhe fershellima finale e Collines.Juventusi mund Milanin 1-0 dhe zgjat duart drejt titullit.Per here te pare "San Siro" kthehet ne shtepine e tifozeve juventine.Milanistat heshtin.Futbollistet perqafohen te gjithe,ndersa Buffon dhe Del Piero shkojne ne harkun e ultrasve juventine dhe i dhurojne atyre fanellat.Capello si gjithmone nuk shthuret,por ne fytyren e tij shihet qarte nje buzeqeshje qe do te thote se titulli i 28-te kampion eshte me afer se kurre.I gjithe populli bardhezi feston,ndersa ne tribunen juventine shfaqet parulla me shkrimin:
"Fumata bianconera,Habemus Scudetto"




MILAN 0-1 JUVENTUS

Shenues:27'Trezeguet(J)


FORMACIONET:

MILAN:Dida:Cafu,Stam,Nesta,Maldini:Gattuso,Pirlo,Kakà,Seedorf:Shevcenko,Tomasson


JUVENTUS:Buffon:Pessoto,Thuram,Cannavaro,Zambrotta:Camoranesi,Emerson,Appiah,Nedved:Del Piero,Trezeguet



ZEVENDESIMET:
MILAN:del Pirlo- hyn Serginho(1'pd);del Tomasson- hyn Inzaghi(11'pd);del Seedorf- hyn Rui Costa(21'pd)

JUVENTUS:del Camoranesi-hyn Birindelli(15'pd);del Trezeguet- hyn Zalayeta(31'pd);del Appiah-hyn Blasi(35'pd)


KARTONE TE VERDHE:Nesta(M),Zambrotta(J),Emerson(J),Blasi(J)
KARTONE TE KUQ: S'ka

Posted: Mon, 09 May 2005 , 13:40
by piero
Image

SUPERMAN Gigi Buffon 27vjec luan me Juven prej 4 sezonesh.Dje edhe ai dha kontributin e tij per te mos pesuar gol.

Posted: Mon, 09 May 2005 , 13:45
by vllaznia1919
Oleeeeeeeeeee.A hangri Milani naqe! :D :wink:
Brravo per fotot naqe.

Posted: Mon, 09 May 2005 , 16:33
by piero
KLASIFIKIMI I KAMPIONATIT ITALIAN
P N F B H Gol.
JUVENTUS 79 35 24 7 4 59 23
MILAN 76 35 23 7 5 57 22
INTER 65 35 16 17 2 63 37
UDINESE 59 35 17 8 10 53 37
SAMPDORIA 59 35 17 8 10 41 27
PALERMO 50 35 12 14 9 41 37
MESSINA 44 35 11 11 13 40 48
CAGLIARI 43 35 10 13 12 47 53
LIVORNO 43 35 11 10 14 46 56
BOLOGNA 41 35 9 14 12 32 33
LAZIO 41 35 11 8 16 44 49
LECCE 41 35 10 11 14 59 66
REGGINA 41 35 10 11 14 33 42
ROMA 40 35 10 10 15 54 58
PARMA 40 35 10 10 15 45 60
SIENA 39 35 8 15 12 42 53
FIORENTINA 37 35 8 13 14 38 49
CHIEVO 36 35 9 9 17 30 49
BRESCIA 35 35 9 8 18 33 49
ATALANTA 34 35 8 10 17 33 42

Posted: Mon, 09 May 2005 , 17:58
by kristian
Tesh e ka ne dore Juvja kapionatin, ishalla i fitojn te gjitha ndeshjet e fundit 8) 8)

Posted: Mon, 09 May 2005 , 18:24
by piero
Trajneri i cili zbuloi talentin e Barit analizon te ardhmen e tij


Fascetti:"Ibra-Cassano,cfare dysheje"


-Keni qene i pari qe keni zbuluar talentin e Cassanos duke e leshuar drej Serise A ne nje moshe te re.Vetem nje trajner si ju mund t'ia dilte edhe pse vete ju nuk e pranoni nje gje te tille:
"Une nuk kam zbuluar askend ishte Antonio qe u zbulua vete.Vetem nje i verber nuk mund ta shihte talentin e tij.Pastaj persa i perket lojtareve te zbuluar Antonio nuk eshte i vetmi.Une kam zbuluar Zambrotten dhe Volpin".

-Pra ju qe e leshuat ne Serine A,e shihni mire ate tek Juventus?
"Antonio eshte nje fenomen,ai mund te luaje gjithkund.Pastaj me Ibrahimovic formon nje dyshe te jashtezakonshme.Capello nuk ka ne perberje nje lojtar si Cassano,sepse Del Piero ti themi gjerat ashtu sic jane nuk eshte me ai i kaluari"

-Ju mendoni qe Torino eshte vendi ideal per te?
"Antonio tashme eshte burre,nuk ka nevoje me per keshillat e mia.Ai ka zgjedhur Romen per ambientin,por tani nuk e di nqs se ai faktor do te jete vendimtar.E vetmja gje qe di eshte se ai mund te luaje ne cdo ekip me talentin qe ka".

-Nuk do te pelqenit ta shihnit tek Interi juaj?
"Gaboheni une nuk jam me interist.Nuk deshiroj me te me tallin dhe te vuaj cdo ndeshje.Nejse tallem:ju mund te vini para listen e gjithe ekipeve,Antonio eshte i zoti te luaje kudo".


-E kam lexuar gabim une apo ju i keni keshilluar me te vertete qe te shkoje jashte Italise?
"Jo,nuk e keni lexuar gabim.Pas ndeshjes me Brescian e kane masakruar per simulimin qe beri.Nqs do ta kishte bere ndokush tjeter nuk do te kishte pesuar kaq shume kritika,ndersa sapo Cassano ben dicka ata e maskrojne dhe nuk i falin asgje.Po te isha ne vendin e tij do ta vleresoja hipotezen per tu trasferuar jashte".