Page 6 of 19
Posted: Tue, 08 Apr 2008 , 16:42
by rai
Flliqsinat greke vazhdojne te na bahen pengese edhe ne sport ashtu si ne tana aspektet e jetes, por nuk kuptoj se kur qeveria shqiptare do ti thote BOLL ketyne veprimeve te poshtra armiqsore greke. Kupa sht mush me kohe e pse qeveria jone nuk nderhyn, pse ky ministri Pango nuk ben dicka te menjehershme per ta zhblloku ket situate? Pislleku e zdrala greke nuk njifka kufi, por edhe ma shume do rritet tu pa se na spo bajm asgja per ta eleminu...e me than te drejten nuk di as se ca duhet me ba, por te pakten duhet te nisi qe ne Shqipni me....makina, lokale e shpija qe vlojne nga muzika e ktyne b...q...greke.
Posted: Tue, 08 Apr 2008 , 23:05
by vllaznia1919
Posted: Tue, 08 Apr 2008 , 23:13
by rai
cfare turpit !!!!
Posted: Sat, 26 Apr 2008 , 23:20
by GOLDIAN
hajr mas bashin
Posted: Sun, 04 May 2008 , 19:20
by Miri
Shkodra, tjetër garë për boksin
Pallati i sportit të Shkodrës do të jetë sërish streha për boksin shqiptar. Drejtues të Federatës Shqiptare të Boksit bëjnë të ditur për ‘Panorama Sport’ se më datën 6 maj në Shkodër do të zhvillohet kampionati kombëtar i përvitshëm për grupmoshat 17-19 vjeç. Pas kampionatit kombëtar të pionerëve, qyteti me shumë tradita në boks po merr masat për të organizuar një tjetër aktivitet. Ndërkaq në fundjavë në pallatin e sportit të Elbasanit, Vllaznia u shpall kampione për kadetë për të dytin vit radhazi. Ekipi kuqeblu u rendit i pari në përfundim të kampionatit ku grumbulloi 32 pikë. Në vend të dytë u renditën Përparimi i Kukësit me 20 pikë dhe Flamurtari me 17 pikë. Boksieri më i mirë i kampionatit u shpall Marsel Sermi po i Vllaznisë, ndërsa Xhulio Vrenozi i Apolonisë dhe Aleksandër Rama i Flamurtarit u shpallën boksieri më teknik dhe ai më luftarak.
Posted: Tue, 16 Sep 2008 , 17:51
by Miri
Luan Krasniqi ne ring ne 15 nentor
Boksieri shqiptar qe mbron ngjyrat e flamurit gjerman do perballet me ukrainasin Dimitrenko ne Dyseldorf.
Luan Krasniqi do rikthehet ne ring pas me shume se nje viti. Boksieri shqiptar nga Juniku do te ngjitet ne ringun e peshave te renda ne daten 15 nentor per t’u ndeshur me ukrainasin, Alexander Dimitrenko ne Dyseldorf te Gjermanise, vend per te cilin konkurron.
Lajmin e ben te ditur menaxheri i boksierit ukrainas edhe pse vete boksieri shqiptar nuk e ka pohuar zyrtarisht nje gje te tille. Nderkohe, Dimitrenko i leshon sfiden Luanit, duke deklaruar se ky eshte shansi i fundit qe i jepet boksierit shqiptar.
"Krasniqi duhet te tregoje se si qendron puna pas shume akuzave ndaj meje vitin e shkuar. Edhe pse Luan Krasniqi nuk ka boksuar per nje kohe te gjate, une me trajnerin tim Sdunek do te pergatitem maksimalisht dhe do te jem ne forme te mire me 15 nentor ne Dyseldorf", shprehet Dimitrenko.
Krasniqi nuk eshte ngjitur ne ring qe prej korrikut te vitit 2007, por nga ana tjeter, ukrainasi nuk ka zhvilluar asnjehere nje perballje me nje boksier te nivelit te larte dhe kjo do jete nje mundesi e madhe per te.
Posted: Sat, 27 Sep 2008 , 09:51
by Miri
Perfundon kampionati i boksit, triumfon Vllaznia
Kampionati i 34-t Kombëtar i Boksit për të rritur zhvilloi dje takimet finale në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Ekipi Vllaznia ka dominuar totalisht këtë aktivitet duke fituar titullin e 8-të që nga rikthimi i aktiviteteve të boksit në vitin ‘91. Ndërkohë që rivali kryesor i shkodranëve këtë vit ka qenë ekipi i Tiranës. Flamurtari që në kampionatin e 34-t shkonte si kampioni në fuqi ka zhgënjyer duke nxjerrë në finale vetëm, 1 sportist. Ndërkohë Vllaznia ka ardhur e përgatitur për fitimin e titullit duke afruar pranë ekipit edhe boksierë nga Mali i Zi. Ndeshjet janë zhvilluar me rivalitet dhe kanë përcjellë emocione dhe tek tifozëria e cila ishte ndarë në dy kampe mes Tiranës dhe Shkodrës. Takimi më interesant i peshave të lehta ka qenë ai i zhvilluar mes Marsel Sermit dhe Enea Kovaçit. Një takim që herë pas here nezi gjakrat mes boksierëvce dhe tifozëve dhe që në fund u mbyll me fitoren e bosksierit të Tiranës Enea Kovaçi. Dy takimet më interesante të peshave të rënda ishin padyshim ajo me Kristian Demës së Vllaznisë dhe Seat Bushatit i cili në këtë kampionat konkurron për ekipin më të ri të boksit Dajti Klub dhe ndeshja e peshës + 91 kg mes Nelson Hysën dhe Alket Zenelit të Tiranës ndeshje që u mbyll me fitoren e Hysën së Vllaznisë. Në peshën e parë atë të 51 kg Artur Gavoçi i Vllaznisë rrëmben titulin e 15-të kampion në karrierën e tij në duelin me Albi Fregjën e ekipit të Rozafës. Një tjetër fenomen që u vu re në takimet finale të Kampionatit kombëtar të boksit ishte tërheqja e boksierëve pa mbaruar të 4 raundet e dueleve finale. Kështu fitorja e boksierit më të mirë të aktivitetit Zamir Selmani vjen pas tërheqjes së shkodranit Astmir Bilali i cili pas godtijes që mori nga e djatha e fortë e Selmanit nuk mund të vazhdonte më ndeshjen. Në peshën 57 kg Feliks Kruja që dominoi duelin arrin fitoren pas tërhjes së kundërhstarit të tij Ilir Selmani të Tiranës. Për të vazhduar me peshën 81 kg ku Ervin Çeta i Vllaznisë i jep fitoren Nederland Bardelit po të Vllaznisë duke u tërhequr nga gara po kështu Nelson Hysa i Vllaznisë e merr fitoren para përfundimit të 4 raundeve pas tërheqjes së boksierit të Tiranës Alket Zeneli.
Kampionët sipas peshave
51kg Artur Gavoçi Vllaznia
54kg Kristian Shytani Vllaznia
57kg Feliks Kruja Vllaznia
60kg Serxho Sina Tirana
64kg Zamir Selmani Tirana
69kg Enea Kovaçi Tirana
75kg Jetmir Kuçi Vllaznia
81kg Nederland Bardeli Vllaznia
91kg Seat Bushati Dajti Klub
+91kg Nelson Hysa Vllaznia
Posted: Sat, 27 Sep 2008 , 12:20
by vllaznia1919
Posted: Tue, 07 Oct 2008 , 00:21
by Skodrinon
Nederland Bardeli
do ta kete pase te atin tifoz te çmendun te hollandes.
i kuj asht ky ekipi rozafa?
po ky kovaçi i tiranes a asht shkodran a?
Posted: Tue, 07 Oct 2008 , 22:50
by romeo
Po jena 11111111, por kjo ndodh sepse nuk kemi boks ne ne Shqiperi, po Artur Gavoci i ka 40 vite, ketu shikohet dhe konkurrenza, me gjithe ate,, i lumte
Posted: Tue, 07 Oct 2008 , 23:01
by GOLDIAN
KRENARIA KUQ e BLU wrote:Nederland Bardeli
do ta kete pase te atin tifoz te çmendun te hollandes.
i kuj asht ky ekipi rozafa?
po ky kovaçi i tiranes a asht shkodran a?
edhe mu me bani pershtypje ky emer
urime vllaznise
po keto malazezet per ca i kena marre???????
une mas paca vajze se du me ja vu fiorentina
kurse djalit bayern
Posted: Wed, 08 Oct 2008 , 13:00
by vllaznia1919
Posted: Wed, 08 Oct 2008 , 21:42
by Skodrinon
un nuk mundem me ja vu djalit milan se asht emer sllav....
Posted: Wed, 08 Oct 2008 , 21:47
by Skodrinon
Miri wrote: Ekipi Vllaznia ka dominuar totalisht këtë aktivitet duke fituar titullin e 8-të që nga rikthimi i aktiviteteve të boksit në vitin ‘91.
8 tituj ne 17 vjet. shum jane, por kam kujtu se kena fitu ma teper
boks
Posted: Sat, 11 Oct 2008 , 11:16
by doni2485
bravoooo vllazniaaaaaaaaaaa
Posted: Sat, 11 Oct 2008 , 16:32
by vllaznia1919
Mire se na ke ardhe naqe.
Posted: Sat, 11 Oct 2008 , 16:53
by GOLDIAN
edhe ti mire se ri erdhe vllaznia 1919 na ke mungu
Posted: Sat, 11 Oct 2008 , 17:15
by vvvllaznia
KRENARIA KUQ e BLU wrote:un nuk mundem me ja vu djalit milan se asht emer sllav....
hahahaha qa me ke ba me qesh.edhe mu me bani shume pershtypje emri nederland thash do te jet kushriri i fpjalmit
Posted: Sat, 11 Oct 2008 , 22:03
by vllaznia1919
Posted: Sun, 12 Oct 2008 , 20:19
by Admin
vvvllaznia wrote:KRENARIA KUQ e BLU wrote:un nuk mundem me ja vu djalit milan se asht emer sllav....
hahahaha qa me ke ba me qesh.edhe mu me bani shume pershtypje emri nederland thash do te jet kushriri i fpjalmit
Hhahahahhahahahah Vvvllaznia