Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- Antar
- Posts: 47
- Joined: Thu, 08 Nov 2007 , 20:47
- Location: france
kjo asht shum e vertet shum kompani bastesh nuk e kan fut neshjen hiq ne skedin ,duke e pa shumen e lujtun qysh neshjen e par ne tiran BWIN-SPORTINGBET qe njifen si kompani shum te mllaja nuk e kan llogarit neshjen,po i noll presidentit te dinamos si te elbasanit qe ja vune dinamitin,mir kishin ba se kishin vu men
VLLAZNIA KAMPIONE.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Mediat daneze: Modrica-Dinamo, e trukuar
Mediat daneze shkruajnë se ndeshjet e Ligës së Kampioneve midis Dinamos dhe Modricës kanë qenë të fiksuara.
Lajmin e jep gazeta daneze “NordJyske”, së cilës i referohet gazeta sportive shqiptare “Sporti Shqiptar”.
Sipas “NordJyske”, e cila nga ana saj i referohet ekspertëve të kompanisë së basteve online “BetXpert” ndeshja është luajtur “live” në internet.
Drejtori Ekzekutiv i kompanisë së basteve “BetXpert”, Jakob Nilsen deklaron: “Në dhjetë vitet e mia të eksperiencës me bastet, kam hasur shume histori të çuditshme, por asnjëherë nuk e kam parë diçka të tillë. Dua të hetoj më në detaje nëse takimi midis Modricës e Dinamos, ka qenë e trukuar”.

- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
“Tifozë ejani, do jetë ndeshje e vërtetë”
Kupa UEFA/ Presidenti Xhani premton pastërti
Futbolli është kthyer në një ccështje morali. Pas akuzave kundër Besës së Kavajës dhe Dinamos për mënyrën e habitshme se si përfunduan rezultatet e këtyre skuadrave në Kupat e Evropës presidenti Xhani u bën apel gjithë tifozëve. “Unë fenomenin e shitjes së ndeshjeve nuk e përjashtoj. Jetojmë në një botë informale, në një vend ku ndodhin nga të gjitha. Në Shqipëri ndoshta janë shitur ndeshje dhe ndoshta besimi te futbolli ka humbur, por unë u premtoj me nderin e familjes sime gjithë tifozërisë së Partizanit që të enjten asgjë nga këto nuk ndodhin. Ashtu si në Bosnjë do të luajmë me pastërti, do të tentojmë deri në fund të kualifkohemi dhe do të japim shembull se si një skuadër shqiptare bën gjëra pozitive në evropë”. Nënteksi është i qartë për Dinamon. “Kampionët duhet të ishim ne, megjithatë Zoti është i madh dhe i sheh të gjitha”.
Përvecc pastërtësisë mbetet ana teknike. A ka shanse Partizani të kalojë turin? “Në ndeshjen e parë na penalizoi gjyqtari. Nëse nuk hidhemi në aventurë dhe nëse nuk kërkojmë me ngulm golin, atëherë mund ta kemi pisk nga kundërsulmi i tyre. Ne duhet të dimë të mbrohemi dhe duhet të jemi të duruar. Në futboll mund të kualifkohesh edhe me penallti, megjithatë unë besoj se do t’ja dalim edhe më parë. Por edhe sikur të qëllojë që të eliminohemi, pasi futbolli është sport ku ndodhin të gjitha, të gjithë do ta kuptojnë që nuk kemi bërë asnjë estradë”.
Tash ma ka mush menden

“Më shitën ndeshjen!” Xhani akuzon të tijtë
Humbja e Partizanit në ndeshjen me Shiroki Brijeg ka bërë që presidenti i “demave” të mos përmbahet më: “UEFA të hetojë! Ka dorë mafia”
12 minuta shprese. Vetëm kaq ka qenë koha e mjaftueshme që tifozëria e kuqe mund të ëndërronte për të marrë një kualifikim për në turin e dytë. Shiroki kalon në avantazh dhe, pavarësisht se arrihet falë një penalltie të marrë nga Përlleshi dhe të ekzekutuar nga Muzaka, përsëri nuk mund të bëjë dot asgjë. Pasi nuk ka patur Dhëmbin (për arsye që trajneri i bëri të ditura më vonë), Lika humb edhe Bakajn (dëmtohet). Por kjo nuk do të ishte asgjë, në krahasim me atë që Partizani do të pësonte më vonë. Edhe dy gola të tjerë dhe skuadra e Likës është “përtokë”. Aq sa edhe tifozët nisin të kundërshtojnë zgjedhjet e presidentit Xhani.
Xhani? Me një cigare në gojë, të cilën mundohet ta mbarojë sa më shpejt, presidenti i Partizanit, Xhani, thërret të gjithë gazetarët. Ka diçka për të thënë. Madje, më vonë u kuptua se ishte diçka me të vërtetë serioze. “Lojtarët më kanë shitur ndeshjen”, ka thënë ai. Cilët lojtarë, na thoni emrat, zoi president. “Jemi të nxehtë dhe ndoshta mund të gabojmë. Do të bëhet një hetim, mos kini frikë, por jam i sigurt që ma kanë shitur ndeshjen. Tifozëria ka të drejtë të thërrasë, por unë nuk do lë që ky turp të më mbetet mua”, ka vijuar Xhani. Atëherë? “Unë kërkoj hetim për këtë ndeshje. Ka dorë mafia, një mafie shumë e fortë, e cila ka kohë që kontrollon futbollin shqiptar. Duhen nisur hetimet, jo vetëm për Partizanin, por për të gjithë futbollin shqiptar. Unë nuk kam besim më tek institucionet tona, do të kërkoj ndihmë nga UEFA. Vetëm atje besojmë. Këto ditë do të dërgojmë relacionin dhe do të kërkojmë hetim të ndeshjes. Unë po jap para djerse dhe nuk mund ta duroj këtë turp. Unë nuk e shes Partizanin”, ka përfunduar presidenti Xhani.
O ky asht i lezetshem

- Mysafir i Rrespektum
- Posts: 503
- Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
- Location: TR 1920 A
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 945
- Joined: Fri, 18 May 2007 , 16:25
- Location: ITALIA
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes
Shqipëria, i vetmi vend në Evropë pa stadium Champions-i
Futbollit, sportit më të ndjekur në vendit tonë i mungon një shtëpi “e ligjshme”. Në prag të ndeshjeve sezonale të Kupave të Evropës asnjë nga stadiumet e vendit tonë nuk plotëson kriteret më minimale të pjesëmarrjes në këto kompeticione. Sipas drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit prej kohësh është kërkuar nga këta të fundit që të vihet dorë të paktën në modernizimin e stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” duke kërkuar kështu edhe ndihmën e shtetit. Në të paktën dy vitet e fundit zyrtarët e UEFA-s kanë bërë një sy qorr duke pranuar që skuadrat shqiptare të luanin në Champions në këtë impiant, ndërkohë e ardhmja e afërt e këtyre ditëve nuk premton të njëjtën gjë.
Stadiumi
“E sigurt është që në rast se një skuadër shqiptare, le të marrim për shembull Tiranën arrin të kalojë dy ture dhe të shkojë në ndeshjet në grupe, UEFA asesi nuk do të lejojë që të luhet në këtë stadium dhe zgjidhja do të ishte në vendet fqinjë të cilat i plotësojnë kriteret”, pohon një nga drejtuesit e FSHF-së për gazetën “Panorama”. Por duhet sqaruar diçka; UEFA kur homologon një stadium nuk niset asesi nga fakti nëse një skuadër qoftë kjo edhe e San Marinos ka kapacitet të arrijë deri në ndeshjet në grupe apo jo. Një gjë e tillë prezumohet se të gjitha skuadrat kanë mundësi teorike për të shkuar në ndeshjet në grupe ndaj stadiumet medoemos duhet t’u përmbahen kritereve të UEFA-s për ndeshjet e Champions League. Për t’u theksuar është gjithashtu se në vende të ndryshme të Evropës ka stadiume shumë herë më të vogla se “Qemal Stafa” ose “Loro Boriçi” por që jo vetëm plotësojnë të gjitha kriteret e UEFA-s (veç kapacitetit mbi 30 mijë vende të ulura i cili është fakultativ) por janë edhe në listën e impianteve me tre, katër ose pesë yje.
Kriteret
Ndër kriteret që nuk plotësohen në asnjë nga stadiumet në vendin tonë janë kapaciteti (mbi 30 mijë vende të ulura), bari i tapetit të fushës, i liçensuar nga FIFA, dhomat e zhveshjes (25 vende për tu ulur), të cilat duhet të jenë të ndara nga njërë tjetra dhe të kenë dhomë antidopingut e të ndihmës së shpejtë por si dhe impianti të jetë i survejuar nga kamera kontrolli si jashtë edhe brenda. Por akoma më larg duket kriteri që parashikon mbi 1500 vende për personat VIP dhe mbi 200 vende për gazetarët dhe mediat vizive. Ndërsa problematik është edhe ndriçimi, i cili sipas kritereve të vendosura nga UEFA duhet të ketë të parashikuar edhe një sistem alternativë për çdo rast të mundshëm të një black-out elektrik para fillimit ose gjatë një ndeshjeje.
Kriteret e Champions
1. Stadiumi duhet të ketë një kapacitet minimalisht 30 mijë vende të ulura.
2. Sipërfaqja e fushës duhet të jetë 105 metra gjatësi me 68 metra gjerësi.
3. Bari i tapetit të fushës duhet të jetë natyral ose artificial por i licencuar nga FIFA.
4. Në pankinat e skuadrave duhet të ketë minimalisht 13 vende për t’u ulur.
5. Në dhomat e zhveshjes duhet të jenë minimalisht 25 vende për t’u ulur.
6. Duhet absolutisht që dhomat të jenë të ndara nga njëra-tjetra; Dhoma e të deleguarëve, Dhoma e antidopingut, Dhoma e ndihmës së shpejtë dhe natyrisht dhomat e dy skuadrave.
7. Stadiumi duhet të ketë kamera kontrolli si jashtë edhe brenda dhe natyrisht dhe një Dhomë të Forcave të Sigurisë.
8. Stadiumi duhet të parashikojë vende komode për më shumë se 1500 persona VIP si dhe minimalisht 200 gazetarë.
9. Stadiumi duhet të ndriçohet nga prozhektorë të cilët duhet të japin minimalisht 1400 vat.
10. Stadiumi duhet të parashikojë edhe një ndriçim alternativ për fushën në rast të black-out elektrik.
Stadiumet në Shqipëri
1. Asnjë stadium në vendin tonë nuk plotëson kriterin e parë të 30 mijë vendeve të ulura.
2. Vetëm stadiumi “Qemal Stafa” plotëson kriterin e dytë të vendosur nga UEFA.
3. Ndonëse me pikëpyetje (sipas drejtuesve të FSHF), kriteri i tretë thuajse plotësohet si nga “Qemal Stafa” dhe nga “Loro Boriçi” në Shkodër.
4. Kriteri i katërt plotësohet nga pjesa më e madhe e stadiumeve të Superligës.
5. Asnjë stadium në vendin tonë nuk plotëson kriterin e 5-të 25 vendeve për t’u ulur në dhomat e zhveshjes.
6. Dhe si rrjedhim nuk plotësohet as kriteri i 6-të i dhomave të të deleguarëve, antidopingut dhe e ndihmës së shpejtë.
7. Asnjë stadium në Shqipëri nuk ka sigurim me kamera si jashtë edhe brenda.
8. Asnjë stadium nuk plotëson kriterin e vendeve për VIP ose për gazetarët.
9. Të vetmit stadiume me drita janë “Qemal Stafa dhe “Loro Boriçi” në Shkodër.
10. Vetëm stadiumi “Loro Boriçi” ka një sistem ndriçimi alternativë, në rast të black-out elektrik.
Deklarata e presidentit Duka
Jo më larg se tre ditë më parë presidenti i federatës Duka pohoi gjatë një interviste për Ora News se ai kishte kërkuar rikonstruksionin e “Qemal Stafës”, por nuk kishte gjetur ende mbështetjen e shtetit. “Kam kërkuar që të rregullohet të paktën tribuna e cila është në kushte skandaloze me një investim të përbashkët qeveri-federatë, 50% me 50%, me kushtin e vetëm që më pas kombëtarja të luajë pa probleme në këtë stadium, por nuk kam marrë ende asnjë përgjigje serioze”.

Shume mire nese kualifikohemi do shkojme ne greqi ose serbi te lozim
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes
cudi qe asnjena parti ska premtu stadium per champions para zgjedhjeveMiri wrote:Shume mire nese kualifikohemi do shkojme ne greqi ose serbi te lozim
asht me qa perzoten kur mendon qeske nje stadium te tille
po tirana ku do i losin ndeshjet?
i perjashtuar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes
Tirana maksimimu dy ture ka me ba maj naqe.Ky asht muhabet per ndeshjet e grupeve.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes
e kuptova unevllaznia1919 wrote:Tirana maksimimu dy ture ka me ba maj naqe.Ky asht muhabet per ndeshjet e grupeve.
p.s kampionia e rumanise ka be kerkes mi lujt ndeshjet ketu te une se e kan stadiumin e vogel
i perjashtuar
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes
GOLDIAN wrote:e kuptova unevllaznia1919 wrote:Tirana maksimimu dy ture ka me ba maj naqe.Ky asht muhabet per ndeshjet e grupeve.
p.s kampionia e rumanise ka be kerkes mi lujt ndeshjet ketu te une se e kan stadiumin e vogel
por Rumania i ka nja tre stadiume me standarde te Uefas, por kjo skuadra rumune, qi ka dal per her te pare-me sa di une- kampione, nuk ka qejf me lujt ne stadiumet e rivaleve.
E pabesueshme, qe jena edhe mrapa Andorres, per sa i perket stadiumeve, por nuk asht cudi, dihet: na kena pare vetem per tranbiera te huj edhe per Milanin.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes
Nesër shorti, “ethe” europiane për katër klube shqiptare
Katër klubet shqiptare në Europë, Tirana, Flamurtari, Vllaznia dhe Dinamo, do të mësojnë nesër duke filluar nga ora 12.00 kundërshtarët e tyre në kupat e Europës pasi UEFA të hedhë shortin e tureve të para të Champions League dhe veprimtarisë së re, Europa League. Europa do të jetë krejt ndryshe këtë sezon, me fituesin e kampionatit dhe atë të Kupës së Shqipërisë që kalojnë direkt në turin e dytë të dy veprimtarive gjë që do të thotë shanse më të mëdha për t’u ndeshur me klube të rëndësishme. Nëse sportivisht është e pamundur për të kaluar turin, të paktën ekonomikisht klubet mund të përfitojnë, nga e drejta televizive apo reklamat, më shumë se deri tani. Nga ana tjetër, sidomos në Champions League, nëse nuk jemi me fat, do të jetë e vështirë të shihen skuadra shqiptare që fitojnë në Europë. Tirana që do të marrë pjesë në turin e dytë të Championsit mund të ndeshet me klube cilësore si Salzburg, FC Kopenhagen, Levski Sofja apo Dinamo e Zagrebit, klube të cilat kanë vizituar shumë rrallë “Qemal Stafën” apo stadiumet e tjera të vendit gjatë viteve të fundit. Vllaznia dhe Dinamo, vendi i dytë dhe i tretë në kampionatin e fundit do të kenë thuajse të njëjtat shanse për të kaluar një tur se më parë, ndërsa Flamurtarit mund t’i rikthehen riminishenca nga e kaluara e lavdishme për shkak se mund të ndeshet me klube të mëdha europiane nëse kalon turin e dytë të Europa League. Roma është kundërshtari i frikshëm me të cilin mund të përballej menjëherë skuadra shqiptare me bëmat më të mëdha në Europë.
Përfaqësues të katër klubeve do të nisen sot në Nion të Zvicrës për të mësuar kundërshtarët e tyre në turin e parë ku do të marrin pjesë. Në rast kualifikimi shorti për eleminatoret e turit të ardhshëm do të hidhet me datë 17 korrik.
sport ekspres