UEFA: Ja skuadra e 2006-ës me futbollistët më të mirë
Nga Altin Manallari
UEFA ka bërë të njohur skuadrën e përbërë më lojtarët më të mirë të vitit 2006 që luajnë në Europë. Gjithçka është përzgjedhur falë votës së lexuesve të faqes zyrtare të organizmit më të larë të futbollit në kontinentin e vjetër, “uefa.com”. Dominon prezenca e lojtarëve të Barcelonës, fitueses së Champions League, dhe të Italisë, fitueses së Botërorit 2006.
Rekordi i votave
Rreth katër milionë vota janë dhënë 390.000 lexues “uefa.com”, një shifër rekord, dhe mes 12 lojtarëve të përzgjedhur figurojnë katër që ishin prezentë në skuadrën e vitit të kaluar, plus pesë që janë futur për herë të parë në këtë skuadër.
Dominon Barcelona
Në skuadrën e vitit janë katër elementë të Barcelonën, fituese të Champions League, - blerja e verës Xhianluka Zambrota, Karles Puyol, Ronaldinjo dhe Samuel Eto’o. Përveç tyre edhe trajneri Frank Rijkaard. Me më shumë se 292.000 vota Ronaldinjo ka rezultuar të jetë lojtari më i votuar. Arsenal, kundërshtari i Barças në finale, është prezantuar me dy lojtarë: mesfushorin e ri Çesk Fabregas dhe sulmuesin Thierry Henri, të rikthyer në skuadër për të pestën herë, pasi ka munguar vetëm në edicionin e vitit të kaluar.
Mirënjohje për Italinë
Në skuadrën e më të mirëve figurojnë tre komponentë të Italisë kampione të botës: Zambrota, Fabio Kanavaro e Xhianluixhi Bufon, i dominuar edhe portieri më i mirë për të tretën herë në katër vjet. Ndërsa një tjetër lojtar i vënë në evidencë gjatë Botërorit, gjermani Philip Lahm, është pozicionuar në rolin e mesfushorit të krahut të majtë. Një tjetër fytyrë e re është ajo e yllit të Milanit Kaka, në rolin e mesfushorit, ndërsa Stiven Zherrard, i zgjedhur vitin e kaluar si mesfushor qëndror, këtë vit është votuar si mesfushor krahu.
Përfshirja e tifozëve
Përgjejgjësit e faqes zyrtare “uefa.com” Adrian Harte ka deklaruar: “Jemi shumë të kënaqur për rekordin e votave të shënuar këtë vit, pas edhe ne kemi besuar gjithmonë që për lexuesit tanë dhe për tifozët është e rëndësishme që të bëjnë të mundur të dëgjohet zëri i tyre. Jana ata që garantojnë mbështetjen në kompeticionet tona.
Skuadra e kualiteteve
“Skuadra e zgjedhur nga tifozët është e një niveli të lartë, me prezencën e kampionëve të afirmuar në krah të disa të rinjve të talentuar të Europës. Të gjithë lojtarët, përveç njërit, do të jenë në fushë muajin e ardhshëm për ndeshjet e Champions League, duke dhënë kështu një konfirmim përfundimtar se ky kompeticion prezanton një vitrinë të lojtarëve më të mirë të botës”.
SKUADRA E 2006-ës
Porta
1. Xhianluixhi Bufon (Juventus)
Mbrojtja
2. Fabio Kanavaro (Real e Juvenmtus)
3. Xhianluka Zambrota (Barcelona e Juventus)
4. Karles Puyol (Barcelona)
5. Philip Lahm (Bayern Munchen)
Mesfusha
6. Çesk Fabregas (Arsenal)
7. Ricardo I.N. Kaka (Milan)
8. Stiven Zherrard (Liverpul)
10. Ronaldinjo (Barcelona)
Sulmi
9. Thierry Henry (Arsenal)
11. Samuel Eto’o (Barcelona)
Trajneri Frenk Rajkard (Barcelona)
Ronaldinjo lojtari me i mire 2006
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Ronaldinjo lojtari me i mire 2006
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]