Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 26 Feb 2007 , 22:59

Vllaznia-Teuta projektohet me drita

Ndeshja e fundjaves mes Vllaznise dhe Teutes me shume mundesi do te luhet diten e shtune nen dritat e projektoreve. Nje projekt i tille ka qarkulluar dje neper ambjentet e klubit shkodran dhe pritet qe sot te behet edhe kerkesa zyrtare ne Federate per kete gje. Ideja eshte qe ndeshja shume e rendesishme per vendin e dyte te luhet ne oren 17.00 ashtu si ajo e para dy javeve me Partizanin. Fakti se ky takim do percaktoje edhe skuadren qe ne fund te fazes se dyte do zere vend pas Tiranes ne renditje, ka bere qe interesimi te jete i madh per te. Per ta zbukuruar edhe me teper atmosferen e kesaj ndeshjeje drejtuesit shkodrane pra kane parashikuar qe ndeshja te luhet me drita dhe tashme pritet vetem vendimi i institucionit te futbollit.
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 27 Feb 2007 , 01:23

Josa, arkitekti i Vllaznise pretendete
Monday, 26 February 2007
-Mirel Josa “arkitekti” i Vllaznise pretendente
Ne Shkoder te gjithe jane te nje mendimi: Vllaznia eshte ketu ku eshte vetem fale aftesive te trajnerit te saj aktual Mirel Josa. Fitorja e fundit ne Fier e ka bere edhe me te prekshme kete gje teksa shkodranet tashme jane vetem nje hap larg vendit te dyte ne renditje. Kjo gje ne gjysmen e dyte te nentorit kur mbyllej faza e pare, ishte e paimagjinueshme duke pare pozitat e skuadres dhe renditjen e saj. Ish-tekniku bardheblu per te cilin presidenti Fushaj u pat shprehur se ishte fat qe u shkeput ne ate moment nga Tirana, iu pervesh menjehere punes per te ndryshuar ato gjera qe paraardhesi i tij Shulze nuk i beri ashtu siç duhet. Dhe rezultatet tashme jane te prekshme per te gjithe. Mirel Josa e ka drejtuar deri tani Vllaznine ne 10 ndeshje kampionati. Ne 7 prej tyre ka gjetur fitoren, ne dy tjera barazimin pikerisht ne transfertat e veshtira me Flamurtarin dhe Dinamon, si dhe vetem nje humbje. Pikerisht ndaj ish-skuadres se tij. Nje humbje qe per te ende eshte “pengu” me i madh sepse do kishte dashur ta mundte Tiranen. Loja ka qene vertet e tille dhe nese Vllaznia nuk e fitoi ate takim, kjo ka ardhur vetem per mungese te fatit dhe gjykimit te njeanshem te arbitrave. Gjithsesi kuqeblute tashme jane te tretet dhe konsiderohen vertet pretendente serioze te pakten per vendin e dyte te renditjes. Faktet mjaftojne per te bere ndryshimin e skuadres ne “epoken Shulze” dhe ate “Josa”. I pari e drejtoi skuadren ne plot 11 jave dhe grumbulloi vetem 14 pike. Komentet jane te teperta per te dashur te bejme krahasimin. Por nese Josa arriti te kete sukses, e gjitha kjo erdhi ngaqe ai arriti te çoje ne vendin e duhur raportet me skuadren, aq te neperkembura nga gjermani. Ulrih Shulze nuk pati sukses sepse nuk e vleresoi siç duhet Grimen duke i besuar nje gjermani qe vetem portieri s’ishte. Josa perkundrazi i dha besimin e plote veteranit shkodran te portes dhe ai ia ka shperblyer me se miri. Trajneri gjerman deshi te injoronte pervojen e madhe te Licit por tiranasi nuk e beri te njejten gje sepse e njihte kete lojtar ngaqe e kishte stervitur edhe tek Tirana. Perkundrazi e shnderroi ne nje lider te vertete te skuadres aq sa ai eshte edhe shenuesi me i mire i skuadres megjithese luan si mbrojtes. Shulze lojtare te tille si Doçi e Dalipi i linte edhe jashte 18-shes nderkohe qe ata tani jane lojtare shume te rendesishem te skuadres. Pa harruar ketu faktin se deshi te largonte nga Vllaznia edhe malazezet Radusinoviç e Vukçeviç. Nderkohe sot eshte ndryshe. Aq sa Radusinoviç megjithese nuk luan prej kohesh ne formacion e cileson Josen trajnerin me te mire ne Shqiperi. per te mos thene edhe faktin tjeter se ne fazen e pare ne skuader nuk kishte shume harmoni per te mos thene se kishin filluar problemet e perpljasjeve mes lojtareve te rinj dhe te vjeter. Keto probleme tashme nuk ekzistojne me dhe prandaj Vllaznia eshte e treta dhe pretendon vendin e dyte. Ne skuader ka atmosfere dhe kjo eshte garancia me e mire per vendin e dyte. Mirel Josa per te gjitha keto ka meritat e veta qe nje Shkoder e tere ia di per nder sepse ua beri serish skuadren e tyre pretendente.
Gjergj KOLA

Shulze
ndeshje: 11
Fitore: 3
Barazime: 5
Humbje: 2
Pike: 14

Josa:
Ndeshje: 10
Fitore: 7
Barazime: 2
Humbje: 1
Pike: 23


www.infoshkodra.com
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Tue, 27 Feb 2007 , 01:52

Une di me thane ja bafte zoti hallall se Mirel Josa ka ba nje pune vertet shume te mire the kena kene me fat qe e morme kete tranjer qe ka vlerat e veta dhe me keta lojtare qe ka pasur ne dispozicion eshte duke u munduar me krijua nje ekip sa me kompakt dhe mund te themi pretendent ne te dy frontet.SINQERISHT URIME MIREL JOSA FALEMINDERIT PER PUNEN QE BEN ME SKUADREN E VLAZNISE ME E NGJIT ATY KU E MERITON
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Tue, 27 Feb 2007 , 03:23

Pas dy fitoreve brenda 3 ditëve, ndaj Partizanit dhe në Fier ndaj Apolonisë, skuadra shkodrane e Vllaznisë nën drejtimin e Mirel Josës po afirmohet akoma më shumë si kandidate për një nga vendet e sipërme në klasifikim, që po marshon e inspiruar nga optimizmi që kanë gjithë skuadra me në krye stafin drejtues. Këtë gjë e shpreh edhe Safet Osja gjatë një bisede Ekskluzive për Albaniasoccer.com, i cili ka shumë besim tek një fitore e Vllaznisë ndaj rivales Teuta gjatë fundjavës së ardshme, ndeshje e cila mund ti japi edhe një fizionomi akoma më të qartë pozitës së ekipeve që luftojnë për vendin e dytë
Si ndihet Osja dhe ekipi i Vllaznisë pas fitoreve të kësaj jave, Partizanit dhe në Fier?
Çdo fitore ka kënaqësinë e vet aq më shumë kur arrihet jashtë fushës tonë dhe kundër atij ekipi që na kishë mundur në fushën tonë.Ekipi ndjehet mjaft mirë dhe pret me optimizëm ndeshjen e rradhës.
Mendoni se është zgjidhur përfundimisht problem i sulmit tek Vllaznia?
Nuk kemi pasur shumë probleme madhore në sulm, por me mbërritjen e Gudjabit jemi forcuar akoma e më shumë. Një fakt të tillë e tregon e ndeshja e Fierit ku ne arritëm të shënonim katër gola. Tre sulmuesit tanë ishin ata që shënuan në këtë ndeshja çka tregon që Vllaznia nuk ka problem në sulm, por përkundrazi është bërë e frikshme për të gjithë mbrojtjet kundërshtare.
Si e parashikoni ndeshjen e së shtunës?
Ndeshje mjaft e fortë dhe e hapur. Teuta ka në përbërjen e saj mjaft lojtar cilësorë, por siç e theksova Vllaznisë nuk i falen hapat fals në fushën e vet. Do të jemi disi të favorizuar, sepse Teuta do luajë të mërkurën ndeshjen e kthimit me Tiranën për kupë ndërsa ne e kemi pushim. Shpresoj të bëhet një ndeshje e bukur për të kënaqur tifozërin Shkodrane.
Vllaznia është brenda objektivave të saj?
Sigurishtë që po. Ashtu siç është shprehur e presidenti Fushaj objektivat e Vllaznisë janë një nga dy vendet e para në superligë dhe fitimi i kupës së Shqipërisë. Në rënditjen e superligës jemi të tretët dhe me ndeshjen që kemi në fushën tonë mund të rikuperojmë. Jemi në lojë ende për kupën, pasi kemi ndeshjen e kthimit me Partizanin. Diçka e them me siguri,që vitin tjetër Vllaznia do të luajë në UEFA.
Tifozët ju kanë përkrahur këtë vit?
Ato janë pjesë e pandarë e ekipit. Dua ti falenderoj nga zemra të gjithë tifozët Shkodran për mbështetjen që i kanë dhënë ekipit të tyre. Mendoj që i kemi mërzitur disa herë këtë vitë,por i kërkoj ndjesë në emër të gjithë skuadrës. I premtoj atyre që ekipi tyre zemrës këtë vitë do luajë në Evropë.
marre nga www.albaniasoccer.com/al/
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Tue, 27 Feb 2007 , 04:21

Ultras Kuqeblu wrote:Une di me thane ja bafte zoti hallall se Mirel Josa ka ba nje pune vertet shume te mire the kena kene me fat qe e morme kete tranjer qe ka vlerat e veta dhe me keta lojtare qe ka pasur ne dispozicion eshte duke u munduar me krijua nje ekip sa me kompakt dhe mund te themi pretendent ne te dy frontet.SINQERISHT URIME MIREL JOSA FALEMINDERIT PER PUNEN QE BEN ME SKUADREN E VLAZNISE ME E NGJIT ATY KU E MERITON
Pa maj naqe, ke shum te drejt kur i thu Zoti ja baft hallall, edhe menoj qe po s'nodhi me dal kampjon simjet, kena me dal vitin tjeter sesban, me Josen trajnjer. Vetem me nji kusht: po nejti n'ekip, gja qi asht e vshtir ktu n'Shqipni. Ti apa e shef qi ktu n'Shqipni, ekipet i nrrojn trajnjerat si mreti grate.
Un deshiroj qi mas me ik Josa vitin tjeter, kja kuptohet, po ke me pa, po i bame naj "t'pabame" tirans simjet, ata ose naj ekip tjeter me lek e marrin fill.
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Wed, 28 Feb 2007 , 00:34

Më në fund, Gudjabi e ka arritur atë çka kërkonte prej ditësh. Senegalezi ka bërë realitet objektivin për të shkuar te goli, të cilin e ka “gjetur” të shtunën, në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit. Në fakt, një gol e pati realizuar edhe në mesjavën e kaluar, në përballjen me Partizanin në Shkodër, por që u zhveftësua nga gjyqtari anësor. Afrikani shtatlartë, i ardhur në përforcim të kuqebluve në merkaton e janarit, ka qenë i pagabueshëm në të 21', duke shkarkuar një të majtë potente, që ka fiksuar avantazhin e Vllaznisë. Gëzimi i senegalezit, natyrisht, ka qenë mjaft i madh, edhe për faktin se ishte goli i parë i shënuar me uniformën e Vllaznisë, por, në të njëjtën kohë, edhe i pari në këtë ndeshje, duke hapur “oreksin” për tre të tjerë, të shënuar nga Dalipi(2) dhe Sukaj. Fitorja 4?1 ishte më e thella në këtë kampionat për kuqeblutë. Vetë Gudjabi, lidhur me këtë fakt, është shprehur: “Ishte një objektiv, që i pata vënë vetes në këto dy javë, dhe pa dyshim që jam gëzuar pa masë. Tani që e arrita, them se nuk do të ndalem më, për të vijuar me gola të tjera për Vllazninë”. Shtatlartësia dhe aftësitë që disponon në luftën për topat ajror, e bëjnë Gudjabin si një futbollist shumë të rrezikshëm në përdorimin e kokës, nga ku dhe pritet më tepër goli prej tij. Por, ndryshe ka ndodhur këtë herë, kur ai ka shënuar me këmbë, madje, jo vetëm në këtë zyrtar, por edhe në atë që u anullua në ndeshjen ndaj Partizanit. “Eshtë e vërtetë që unë e preferoj më tepër lojën në ajër, por, sidoqoftë, për mua nuk ka problem edhe kur më vijnë topa në adresën time, të cilët përpiqem t’i shfrytëzoj me të dy këmbët”, thotë Gudjabi, i cili kërkon të nënvizojë faktin e një bashkëpunimi të ngushtë me të gjithë lojtarët e formacionit. “Nuk e kisha menduar se do të ambientohesha kaq shpejt me formacionin e Vllaznisë. Më duket vetja sikur jam prej vitesh në këtë skuadër dhe për këtë falënderoj të gjithë futbollistët, që më respektojnë jo vetëm në stërvitje e jashtë saj, por kryesisht brenda minutave të lojës, duke më furnizuar vazhdimisht me topa. Duhet thënë se kjo nuk ndodh shpesh në të gjitha skuadrat, sidomos me lojtarët e huaj, kur janë debutues”, shton senegalezi.

Me të njëjtin ritëm

Duke folur për skuadrën në përgjithësi, por edhe për veten në veçanti, Gudjabi thekson se “për Vllazninë është shumë e domosdoshme që të ruajë vazhdimësinë e kësaj forme që ka arritur aktualisht”. “Nëse kërkojmë të realizojmë objektivat që janë shtruar përpara skuadrës, vendin e dytë në kampionat dhe fitoren e Kupës së Shqip`risë, e rëndësishme është që të ruhet ritmi i dy?tri ndeshjeve të fundit, sidomos i asaj që zhvilluam në Fier”, thekson Gudjabi. Ndërsa për vete, ai nënvizon se i duhet të punojë akoma më shumë, për të dhënë më të mirën në shërbim të skuadrës. Falë edhe mungesës së detyruar të të riut të talentuar Nevian Cani, senegalezi po vazhdon të luajë si titullar, madje, duke e justifikuar më së miri besimin. Megjithatë, aie ka të qartë se, për të mbajtur vendin në formacion, i duhet të punojë shumë, ndaj tregohet korrekt dhe mjaft serioz në seancat stërvitore.

Bindja për fitore ndaj Teutës

“Kemi ndeshje shumë të vështirë në fund të javës, me Teutën e Durrësit”, thotë Gudjabi, në lidhje me përballjen e fundit të fazës së parë të Superiores, që do të luhet të shtunën, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. “Teuta po paraqitet shumë konstante në paraqitjen e saj, për çka flasin dhe rezultatet, kur që prej fillimit të sezonit ajo vazhdon të jetë pretendente për vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Por, them se ditën e shtunë ajo do të detyrohet ta dorëzojë atë vend, sepse do ta marrim ne”, thotë sulmuesi senegalez, i cili shprehet i bindur se Vllaznia do të dalë patjetër fituese e kësaj ndeshjeje. “Do të jetë kryendeshja e kësaj jave, e cila, për vetë rëndësinë e saj, do të ketë një numër të madh shikuesish nga tifozeri shkodrane. Shpresoj të luhet një ndeshje e madhe nga ana e jonë, ku, sikurse e thashë më parë, ne patjetët duhet të dalim fitues. Për vetë ecurinë e Vllaznisë në javët e fundit, një gjë e tillë është krejt e logjikshme, edhe për faktin që loja e saj ka ardhur gjithnjë në rritje”, ka përfunduar prononcimin e tij optimist, për “Sport Ekspres”, senegalezi Gudjabi, forma sportive e të cilit po ecën në të njëjtin hap me atë të skuadrës
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Sat, 03 Mar 2007 , 20:37

Josa, dhuratë “trefishe” për Fushaj

Albania-sport: Tri gola kundër Teutës (3-1), tri pikë të arta në ditëlindjen e presidentit Valter Fushaj dhe, Vllaznia e mbyll fazën e dytë në vendin e dytë, duke qenë edhe koka nr.2 e fazës së tretë, teksa kalendari i fazës së fundit të Kategorisë Superiore, propozon në javën e fundit të Kampionatit të 68-Kombëtar, një supersfidë Tirana-Vllaznia, në tempullin e futbollit shqiptar “Qemal Stafa”.

Supersfida e javës së 22, njëhëresh edhe e fundit e fazës së dytë, propozoi në një “Loro Boriçi” të jashtëzakonshëm në dekor dhe entuziazëm dy rivalët të mëdhenj si Vllaznia (e vendit të tretë) dhe Teutën (e vendit të dytë), të drejtuar nga dy trajnerët e fundit kampion të Tiranës: Mirel Josa (Vllaznia) dhe Sulejman Starova (Teuta).

Një takim i shumë pritur me shumë intriga të brendshme, por me vetëm një protagonsit të plotfuqishëm në fushën e blertë: Vllazninë.

Një pjesë e parë e ndërtuar mjeshtërsisht nga një trajner impulsiv si Josa, i cili edhe pse ka patur në portë mungesën e veteranit Grima, i besoi zëvendësoit Olti Bishani. Një formacion kuqeblu në ditët e tij më të shkëlqyera, që i impohonet Teutës me një 3-0 të pastër në 45 minuta lojë, qysh në dhjetë minutat e para, kur një sulmues klasi si 19-vjeçari Xhevair Sukaj realizoi në limitin e minutës së 6’, për t’i lenë radhën mesfushorit, malaziasit 23-vjeçar Nikola Vukçeviç, për të realizur dopietën shkodrane e për të shkatërruar psikologjikisht formacionin e Teutës.

Fraksioni i parë do të mbyllej nga finalizimi i senegalezit El Haxhi Goudjabi, në golin e tij të dytë për fanelën e Vllaznisë. 3-0 në minutën e 42, teksa në fillimin e pjesës së dytë, Starova ka besuar se defekti i madh i ekipit të tij, ndoshta ishte portieri veteran dhe kapiteni i Teutës, 33-vjeçari Xhevair Kapllani. Në vend të tij portieri 23-vjeçar Alfred Osmani, i pa njollosur në 45 minutat e dyta, falë kjo dhe ndërrimeve taktike të Josës dhe tejngopjes së Vllaznisë, aq më tepër që dy presidentët Fushaj (Vllaznia) dhe Hasanbelliu (Teuta) të ulur pranë njëri-tjetrit në tribunën VIP të stadiumit “Loro Boriçi” janë parë me gjestikulacione të ndryshme lumturimi të pakufishëm dhe dëshpërimi të jashtëzakonshëm.

Pjesa e dytë ofroi një Vllazni në kërkim të administrimit të rezultatit, ndërsa pala kundërshtare një formacion nervoz të shkatërruar nga kujtimet e frikshme të humbjes 5-0 me Tiranën disa javë më parë. Por, Bledar Hodo arrin të gjejë golin e nderit në të 59’, i cili shërbeu për të ndezur atmosferën e një 3-1.

Starova hedh Bledar Mancakun në fushë, por veprimet e sulmuesit tjetër Bekim Kuli do ta linin me dhjetë lojtarë nga minuta e 61’, plot 30 minuta para përfundimit të 90 minutave fatale të Teutës, që jo vetëm humbi vendin e dytë, por dhe të mërkurën do të përballet në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, në një tjetër sfidë të “nxehtë” ku do të përballet me Tiranën. Dhe jo fitore 2-1 në “Niko Dovana” duhet mbrojtur me çdo kusht për Starovën.



VLLAZNIA - TEUTA 3-1

Shënues: Xhevair Sukaj 6', Nikola Vukcevic 27', El Hadji Goudjabi 42'/ Bledar Hodo 59'

Karton i Kuq: Bekim Kuli (Teuta) 61'

Gjyqtarë: E. Peza, A. Pregja, D. Rexha

Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Mon, 05 Mar 2007 , 02:24

Njiky shkrim ne gazeten Sport Ekspres m'pelqevi shum se tregon rritjen e ekipit t'Vllaznis si dhe shancet qi Vllaznia mund t'ket per kampjonat, pranej thash po e postoj njiher:

Vllaznia “gdhihet” e dyta

4 Mars - Permes nje pjese te pare percaktuese, gjate se ciles "mori perpara" durrsaket e Staroves, Vllaznia "gdhihet" sot e dyta. Tirana eshte shume e shkeputur - pas fitores se djeshme ne Peqin, bardheblute jane +9 - por kjo nuk mund t'i heqe asnje presje faktit qe shkodranet jane rivalet reale te tyre. "Barometri" me i mire per kete rritje te kuqebluve ishin shkallet e mbremshme te "Loro Boricit" qe te kujtonin kohet e arta te Vllaznise. Ardhja e tifozerise ne stadium, pertej rezultateteve, duhet "perkthyer" si nje premise per "kreshendon" e ketij sezoni.Ne nje ecuri te tille mund dhe kane ndikuar mjaft faktore. Por, duke pranuar "ndryshimin e sjelljes" se presidentit Fushaj - u desh jo pak e kohe e para per te kuptuar se sezoni mund te deshtonte plotesisht - nje faktor themelor eshte pa dyshim pankina. Mirel Josa "u kap ne ajer" nga Fushaj, menjehere pas largimit te tij nga Tirana. Dhe si te ishte para nje basti te madh, Josa nisi te konfiguronte nje skuader gjithnje e me kompetitive. Ndryshimet e bera, duke marre parasysh vonesen, nuk eshte se mund te premtonin majat, por gjithsesi "ngjizja" e skuadres arriti te behej ne kohe. Pas "parakalimit" qe i beri Teutes ne kampionat dhe pavaresisht se do te vije javen e ardhshme ne Tirane perballe Partizanit per Kupe me nje "deficit" te konsiderueshem per te kapur gjysmefinalen e ketij kompeticioni, Vllaznia duket se i ka bere "detyrat e shtepise" qe e "integrojne" ne Europe. Ka edhe nje faze tjeter kampionati. Dhe jo thjesht per te kujtuar ate qe "oreksi vjen duke ngrene", kuqeblute kane shansin qe te konsolidojne kete arriotje. Pse jo, edhe te tentojne te "gervishtin" Tiranen. Do te behej edhe me bukur...
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 05 Mar 2007 , 21:01

Tifozët Josës: Qesh, se s'të kemi marrë me zor!

Atmosfera në "Loro Boriçi", sidomos në pjesën e parë të ndeshjes së të shtunës me Teutën, ka qenë vërtet elektrizuese. Mbi 6 mijë tifozë në fundin e kësaj pjese janë çuar në këmbë duke duartrokitur dhe brohoritur në kor emrin e trajnerit Mirel Josa. Kishte vite që në këtë stadium nuk ndodhte një gjë e tillë. Trajnerit nga kryeqyteti megjithatë, nga sa është parë, nuk i ka bërë shumë përshtypje një gjë e tillë. Josa, me sa duket, ka dashur të vazhdojë të mbajë atë qëndrimin serioz që po mban prej gati 4 muajsh që drejton Vllazninë. Një qëndrim i tillë nuk ka kaluar pa humor as në radhët e tifozëve të tribunës qendrore të "Loro Boriçit", prej të cilëve është lëshuar edhe batuta: "O Josa, qesh ore burrë nji herë, se s'të kena marrë me zor!" Një shprehje, e cila duket qartë se tifozët kuqeblu kërkojnë të ndërtojnë raporte të ngushta me trajnerin e skuadrës së tyre të zemrës.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 05 Mar 2007 , 21:02

Ky artikulli nuk me duhet shume pozitiv..., pasi mund te prishe harmonine e skuadres.... :roll:
Vllaznit Ultras

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Mon, 05 Mar 2007 , 23:08

Admin wrote:Ky artikulli nuk me duhet shume pozitiv..., pasi mund te prishe harmonine e skuadres.... :roll:
Te njejtin menim kam edhe un, ma merr menja qe nuk asht i dobishem per harmonin qe rrethon ekipin ne kto momente...
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 06 Mar 2007 , 00:58

Ne dy ndeshjet e fundit kane shenuar te dy, si senegalezi El Haxhi Gudjabi po ashtu edhe shkodrani Xhevahir Sukaj. E kane bere kete gje ndaj Apolonise por edhe ne ndeshjen e fundit me Teuten. Madje me teper sesa shenimi i golave prej tyre, ajo qe konstatohet me kenaqesi eshte marrja vesh shume mire me njeri-tjetrin e dy lojtareve te sulmit kuqeblu. Nje gje e tille u konstatua ne kombinimet mes tyre madje dhe golat qe ata kane shenuar, kane ardhur pikerisht nga asistet e dhene nga njeri-tjetri. Por sikur te mos mjaftonin keto gola, ata kane kombinuar edhe raste te tjera pavaresisht se nuk kane shenuar por pozitive eshte se sulmi shkodran eshte ne “grand-forme”. Pikerisht bazuar ne nje fakt te tille, pa lene menjane edhe lojen e shkelqyer qe eshte duke zhvilluar Dalipi. nderkohe Sukaj me golin e shenuar ndaj teutes eshte ngjitur ne kuoten e 6 golave duke u barazuar me dy shoket e tij te skuadres Licin e Dalipin qe kane shenuar te njejtin numer golash.
Gjergj KOLA
www.infoshkodra.com
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 06 Mar 2007 , 00:59

Vllaznia: Tani te kalojme edhe Partizanin
Monday, 05 March 2007
Vllaznia: Tani te kalojme edhe Partizanin
Zenia e vendit te dyte ne kampionat ne perfundim te dy fazeve te para te tij ka qene deri diku i justifikuar per shkodranet te cilet shfrytezuan ne maksimum edhe problemet e tjera qe kalonin kundershtaret e saj. Diferenca qe kishte qene ne renditje ne momentin qe drejtimi i Vllaznise iu besua Joses, ka qene i konsiderueshem por kuqeblute ben nje galopim te vertete ne fazen e dyte. Ata arriten te marrin plot 26 pike nder 33 te mundshmet ne kete faze e si rrjedhoje e kesaj ecurie ata e merituan vendin e dyte. Por sakaq per skuadren shkodrane “oreksi vjen duke ngrene” dhe si rrjedhoje ata kane deshire te provojne edhe Kupen. Rezultati 1-1 i ndeshjes se pare çerekfinale me Partizanin ne Shkoder nuk eshte shume i favorshem per te megjithate çdo gje eshte e hapur. Dhe Vllaznia ka vendosur te mase forcat e saj edhe ne kete kompeticion sepse duket se ne rradhe te pare ka shume deshire te dale ne gjysmefinale me Tiranen. Kjo sepse rivaliteti me kete skuader ne kampionat per vete rrethanat e kaluara nuk mund te jete prezent. Nese deri para ndeshjes se te shtunes me Teuten do t’i pyesje futbollistet dhe drejtuesit kuqeblu nese do preferonin vendin e dyte ne kampionat apo kalimin ne gjysmefinale te Kupes, sigurisht qe pergjigja do ishte fokusuar tek e para. Por tashme qe durrsaket jane lene pas, deshira eshte per te bere te njejten gje edhe me Partizanin ne kupe. Fakti qe skuadra medoemos ne takimin e se nesermes duhet te kerkoje qe ne fillim golin, nuk eshte ndonje çudi e madhe. Ne rradhe te pare sepse ne dy ndeshjet e fundit te kampionatit, Vllaznia ka qene skuadra me “pjellore” ne shenimin e golave. Plot 4 ne Fier dhe se fundi 3 ne “Loro Boriçi” ndaj djemve te detit. Manovra sulmuese shkodrane po funksionon ne menyren me te mire. Treshja e perbere nga Dalipi, Gudjabi e Sukaj eshte bere problematike per te gjithe. Pa haruar edhe faktin tjeter se kjo skuader ka filluar te jete shume rezultative edhe ne goditjet standarte. Nje element ky qe deri para pak kohesh e ndeshkonte vazhdimisht kete skuader nderkohe qe tashme ajo ka fituar imunitet ne kete drejtim, madje eshte bere e rrezikshme ne krahun e kundert. Kete fakt e tregon me se miri dygoleshi i malazezit Vukçeviç ne ndeshjet e fundit, apo dhe golat e Dalipit. Ne kete menyre kjo skuader eshte bere vertet pretendente, ne te gjitha drejtimet. Aq sa ajo tani nuk ka frike asnje ekip per t’u ndeshur me te. Kesisoj Vllaznia duket se nuk ka aspak frike as Partizanin per ndeshjen e neserme ne te cilen ajo do te kerkoje me ngulm kualifikimin. Ne Tirane bashke me skuadren pritet te jene edhe nje numer i madh sportdashesisht shkodrane te cilet çdo dite e me teper po behen njesh me skuadren e tyre te zemres. Kjo u pa sidomos ne takimin me teuten te shtunen qe kaloi dhe pritet te shihet edhe neser kur te gjithe shpresojne te kthehen nga Tirana te kualifikuar per ne gjysmefinale te kupes se Shqiperise.
Gjergj KOLA

www.infoshkodra.com
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Tue, 06 Mar 2007 , 17:51

Kuqeblute, me besim dhe “laps”

6 Mars - Pasi i kane bere nje mbyllje dinjitoze fazes se dyte te kampionatit, duke realizuar objektivin qe i kishin vene vetes, ate te kapjes se vendit te dyte, kuqeblute do te perballen ne nje tjeter ndeshje te veshtire, ne ate te kthimit per turin cerekfinal te Kupes se Shqiperise. Por, ndryshe nga kampionati, i cili te jep ndoshta mundesine te rikuperosh ndonje hap te gabuar, formula e Kupes kerkon medoemos rezultatin e duhur per ne ate moment, sepse, ne rast te kundert, duhet t’i hapesh rrugen kundershtarit. Keshtu, e thene me drejtperdrejt, nese Vllaznia kerkon te ece me tej ne kupe, duhet te kaloje patjeter Partizanin. Duke u nisur nga rezultati i ndeshjes se pare, ne “Loro Borici”, i cili ka fiksuar barazimin 1-1, goli i shenuar ne fushe kundershtare i jep mundesi te kuqve te kualifikohen edhe me 0-0, sikurse rezultati 2-2, apo nje barazim me me shume gola e kalon Vllaznine ne gjysemfinale. Te gjitha keto jane parashikime qe behen ne kampet kundershtare, por gjithcka do te vendoset te merkuren, ne 90 minutat e ndeshjes se kthimit, apo dhe ne kohenshtese apo gjuajtjeve te penalltive, nese kohae rregullt mbyllet 1-﷓1. Nderkaq, shkodranet kane mesuar se ndeshja Partizani﷓-Vllaznia do te luhet ne stadiumin “Selman Sternasi”, duke shenuar kesisoj nje terheqje te kuqebluve, drejtuesit e te cileve paten paralajmeruar se do te kerkonin te luanin patjeter ne “Qemal Stafa”.

Perqendrimi te ndeshja e neserme

Pasi kane pushuar te dielen, kuqeblute dje kane zhvilluar seancen e pare stervitore te kesaj jave, qe nuk kishte shume ngarkese, ndaj dhe u zhvillua ne stadiumin “Loro Borici”. Gjate stervitjes binte ne sy optimizmi dhe entuziazmi i fitores te se shtunes se kaluar, por edhe pergjegjesia e ndeshjes se neserme. Kete e veren te te gjithe pjesetaret e skuadres, te cilet, kur ngacmohen nga ne, shume pak u japin hapesire komenteve per fitoren ndaj Teutes, nderkohe qe mendjen e kane te kupa. Madje, ata e shprehin qarte kete, kur pohojne se duhet lene prapa fitorja me Teuten, sepse te merkuren i pret nje ndeshje tjeter po aq e rendesishme, madje, edhe me e rendesishme se ajo e se shtunes te kaluar. Megjithate, edhe pse nuk parapelqejne te ndalen shume tek fitorja ndaj durrsakeve, duket qarte se ajo e ka bere efektin pozitiv ne radhet e skuadres, sidomos ne aspektin moralo﷓psikologjik, i cili eshte me i larte se kurre qe prej fillimit te sezonit, cka pritet te jape efektet edhe ne perballjen e neserme, ne kryeqytet. Ne dispozicion te teknikut Josa ka qene i gjithe grupi i futbollisteve, me perjashti te elbasanasit Klevis Dalipi, i cili eshte i angazhuar edhe ne Universitetin “Aleksander Xhuvani”, ku, si student i zellshem qe eshte, nuk mund t’i shmanget leksioneve te diteve te hena.

Bejzade e Cani, perseri ne pikepyetje

Bejzade dhe Cani vazhdojne te mos jene ne parametrat optimale, per te marre pjese ne ndeshje. Demtimet e pesuara ne javet e meparshme kane ndikuar dukshem ne gjendjen e tyre fizike. Nuk kane mjaftuar deshira dhe perpjekjet e tyre per te qene ne grupin e skuadres. Ne dy ndeshjet e fundit, sidomos ne ate te ndaj Teutes, u bene tentativa ngastafi teknikdhe ai mjekesor per t’i patur ne fushen e lojes, por serish ato deshtuan. Sipas mjekut sportiv, Zyhdi Coba, aktualisht, ata jane tek 80 perqindeshi i gjendjes dhe hezitimi per t’i perfshire me shpejt, ka te beje me maturine nga ana e stafit teknik, per te mos rrezikuar. Edhe pse jane te nevojshem per skuadren, nje ngutje per t’i aktivizuar ne ndeshje me shpejt nga sa duhet, mund te shoqerohet me probleme akoma me te medha per ta, ndoshta duke i lene per nje periudhe me te gjate larg fushes. Qe te dy, dje kane qene te perfshire ne stervitje me skuadren, por, sipas pohimeve te tyre, vazhdojne te mos jene te qete nga shqetesimet qe i shoqerojne. Keshtu qe per ta do te vendoset ne seancen e sotme, e cila eshte lene te zhvillohet ne oren 11:00, ne fushen sportive te Shtojit. Pas vezhgimit nga afer dhe konsultes se stafit teknik me mjekun, do te merret edhe vendimi, nese do te jene, apo jo, pjese e skuadres per t’u perfshire ne udhetimin drejt Tiranes, i planifikuar te kryhet sot pasdite.

Marre nga gazeta Sport Ekspres
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 06 Mar 2007 , 18:30

kuqeblu wrote:
Admin wrote:Ky artikulli nuk me duhet shume pozitiv..., pasi mund te prishe harmonine e skuadres.... :roll:
Te njejtin menim kam edhe un, ma merr menja qe nuk asht i dobishem per harmonin qe rrethon ekipin ne kto momente...
Ma merr mendja se nji ose maksimumi dy tifoza do tken thirr ito fjale tu u tall e Gjergj Kola e shkrun a thuse ka tthirr tan stadiumi.

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Post by Shkodrani81 » Wed, 07 Mar 2007 , 07:58

Admin wrote:Ky artikulli nuk me duhet shume pozitiv..., pasi mund te prishe harmonine e skuadres.... :roll:
S'kan faj he burr, pa edhe aj, a thu se e kena marre prej krahesh e ja kena hek buken e gojes. S'e pashe iher tu vu buzen n'gaz.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 07 Mar 2007 , 13:12

ky gjergji si shume marrina po flet
josa duhet mu pergezu se besoj asht i vetmi ne skuader qe po e kupton se ne cil skuader ben pjese
vllaznia asht e dyta por kjo sdo thote se duhet me ken te kenaqun dhe josa e din kete gja mire se per vllaznine duhet trofeu se vllaznia nuk asht lushnja e skenderbeu qe do e kishin arritje historike vendin e dyte
le te punojne pa zhurme e te qeshin ne fund pastaj
respekte mirel joses e ishalla vitin tjeter prap me ne
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 07 Mar 2007 , 15:33

Po ca ka pune ktu a qesh apa nuk qesh josa...., e randsishme asht qe vllaznia me fitu!!!

Kam frike se me kto shkrime, mos po bahet ndoj pergatitje per largimin/largu vete Josa nga Vllaznia!!!

Ishalla gabohem se Josen duhet me e pas sesban me Vllaznine sezonin tjeter!!!
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 07 Mar 2007 , 15:35

vllaznia pretendente per vitin tjeter duhet me fillu nga josa
admin edhe une e kam pak frike ate parandjejen tende
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 08 Mar 2007 , 13:41

Normale se jena tuj ec shum mire pranej sot i vjet duhet me e ule pak rritmin. :lol: :lol: :lol: :lol:

Post Reply