Legjionaret
Moderator: GOLDIAN
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
-
- Tifoz nderi
- Posts: 523
- Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
- Skuadra: Vllaznia, Bayern
- Location: Rus-Maxharr
- Ultras Kuqeblu
- Tifoz nderi
- Posts: 209
- Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
- Contact:
HAMDI SALIHI KA SHENUAR DHE 2GOLA TE TJERE PER SKUADREN E TIJ SV REID NE NJE NDESHJE MIQESORE ME NJE SKUADER TE KATEGORISE SE DYTE SKUADRA E TIJ KA FITUAR ME REZULTATIN 5-1 SHKODRANI KA HAPUR REZULTATIN NE MINUTEN E 9te DHE ME PAS NE MINUTEN 16te KY ESHTE DYGOLESHI I DYTE . HAJT TA PRIFTE ZOTI MBARE HAMDI SALIHI (GERD MYLERI I SHQIPERISE)
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Naqe e ka pas fjalen per ndeshjen Kievo - Empoli e ja Siena ??:lol:vllaznia1919 wrote:Itesh maroi Siena-Empoli me rezultatin 0-0!Bogdani lujti titullar por nuk arriti me shenu.Ishalla pershtatet sa ma shpejt me ekipin e ri.
Simas komenteve Bogdani asht sjell kot neper fushe edhe ka kene nje nder lojtaret ma te kqinj te Chievos.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Bogdani i ka sjell pak te mira komtares, kurse Tare hic,Asnjeni sdin me lujt futboll te shpejt ose me gjujt po sa her marrin noi pas i kcen topi prej kamet, gjithmon thuhet se jan te rrezikshem me kry, po mu sme kujtohet qi kan ba naiher gol me kry, besoj se brezi i ri Kapllani _ Berisha _ Salihi ka me e ba punen ma mir se ai paraardhsi.
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Bogdani sezonin e kalum asht paraqit shume mire edhe nuk mund te thuhet qe nuk ka lujt mire !!!Man in Redblue wrote:Bogdani i ka sjell pak te mira komtares, kurse Tare hic,Asnjeni sdin me lujt futboll te shpejt ose me gjujt po sa her marrin noi pas i kcen topi prej kamet, gjithmon thuhet se jan te rrezikshem me kry, po mu sme kujtohet qe kan ba naiher gol me kry, besoj se brezi i ri Kapllani _ Berisha _ Salihi ka me e ba punen ma mir se ai paraardhsi.
Une sjam dakort qe Tare e Bogdani nuk kane dhane asigja per komtaren !!!!!
Tare ka dhan shume per komtaren tone, loja e tij njaja asht me ba pyken, me ndal topat per sulmusin qe ka perkrah si edhe me lujt fort ne zone, e kete gja e ka realizu ne shumicen e rasteve. Problemi asht se ne nuk kena pas sulmuesa te shpejt si edhe as mesfushor cilesore qe me ta dhan topin ku duhet!!!
Tare shume pak here ka lujt ne sulm me lojtare te tjere cilesore, biles ne shumicen e rasteve ka lujt vetem (shqipnia ka lujt shpesh here me 1 sulmus).
Po Tare duhet me i lane vend te rinjve si Kapllani, Berisha, Salihi, Memelli, etj, por nuk mund te thuhet se nuk ka dhane asigja per komtaren.
Bogdani momentalisht ash jashte formet por besoj se asht hala i vlefshem per komtaren.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 882
- Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
- Location: Kanada
- Contact:
Asht e vertete se Bogdani me Taren nuk mund te jene futbollista cilesor, por per Shqipni jane mire boll. Sic tha dhe Admini, kombtarja s'ka pas mesfushor cilesor e as sulmusa te shpejt me i ndihmu, ose ma mire me thane kombtarja jone s'ka pas lojtar hiq. E ke me pas fut tjeter pervec Tares e Bogdanit??
Ba me pas ashtu lojtarsh si i dona na, te shpejte e golshenusa, nuk kishim kene gjithmone ka fundi i klasifikimit! Per Shqipni, njata dy kane ken mireboll, them une.
Tash i ka ardhe rradha brezit te ri, e inshallah po na bajne najsend.

- Kuqeblu Perjete
- Posts: 201
- Joined: Fri, 08 Dec 2006 , 22:04
- Location: New York
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Un pra vazhdoj me ken i mendimit se Raklli _ Bushi i kan dhan ma shum komtares se Bogu- Tare, bogdani ka pas shum hoshulinacione gjat karrieres se tij, kurse tare me komtaren ska lujt si me klubin e tij, per ma shum Tare sic u tha e ka pozicionin si sponde me ia dhan topin sulmusit tjeter po na kena lujt vec me nji sulmus!!!!
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Curri dhe Dallku jan fizikisht ne nji nivel me lojtaret e bundesliges kshtu qi sdo te ishte cudi me i marr bremeni.iliriny wrote:Per Currin dhe Dallkun po interesohen Verder Bremen dhe Stutgard. Do me vinte mire nese nje gje e tille do behet realitet sepse jane ne moshen me te mire per te shperthy dhe do t'i bajn shume pune kombetares.
A bam me te pyt se ku e ke lexu kyt informacion, se kisha pase qejf me e lexu me syt e mi kyt lajm kaq te mir.
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Naqe Rraklli e Bushi kane dhane ma shume se Bogdani sepse kane pase ma shume hapsine, masandej mas harro se Bogdani asht i ri e nuk ka moshen e Rrakllit.Man in Redblue wrote:Un pra vazhdoj me ken i mendimit se Raklli _ Bushi i kan dhan ma shum komtares se Bogu- Tare, bogdani ka pas shum hoshulinacione gjat karrieres se tij, kurse tare me komtaren ska lujt si me klubin e tij, per ma shum Tare sic u tha e ka pozicionin si sponde me ia dhan topin sulmusit tjeter po na kena lujt vec me nji sulmus!!!!
Sa i takon Tares, mendoj se ka dhane shume per komtaren e nuk besoj se Bushi ka shume ma shume. Te tre keta kane te njejtat merita, ndoshta Rraklli ifije ma shume.
Sdq sot ka ardh koha qe me i kshu rruge te rinjve si Kapllani, Berisha, etj.
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Kraft: “Hamdi Salihi, një magjistar goli”
SV Ried, skuadra austriake e Hamdi Salihit, si gjithë ekipet e tjera të Bundesligës është në mes të përgatitjeve për rinisjen e sezonit. Skuadra pas fazës së parë përgatitore në Belek, Turqi, është rikthyer sërish atje. Eksperti i Ried, Robert Jedinger ka zhvilluar një intervistë të gjatë me trajnerin Helmut Kraft, në lidhje me objektivat e skuadrës për kampionat. Kraft nuk ka lënë pa përmendur punën e shkëlqyer të shkodranit 22-vjeçar, Saliht, që ka shënuar 4 gola në ndeshjet miqësore.
* * *
Zoti Kraft, pas pjesës së parë të sezonit, SV Ried renditet në vendet e fundit të tabelës. Tashmë në pjesën e dytë duket se po vjen një erë e re me dymbëdhjetë ndeshje pa humbje. Keni gjetur një hajmali fatsjellëse për ekipin tuaj apo si e shpjegoni këto rezultate?
- Fillimi i sezonit ishte për ne ashtu si dhe për ekipet e tjera shpresëdhënës. Ne ishim shumë mirë në zhvillimin e lojës, por fati deh rezultatet nuk na ndihmuan. Nisur nga kjo ishte fillimi i sezonit për ne shumë i keq. Pas disa javëve rezultatet filluan të jenë pozitive dhe tashmë gjendemi në një pozitë të pranueshme. Pika e kthesës ishte barazimi 1:1 në Salzbrug ku bëmë edhe një figurë të mirë. Kjo ndeshje na bëri më të vetëdijshëm për mundësitë tona.
Tifozët kërkuan pas disa javësh dorëheqjen tuaj, si arritët ta përballoni atë situatë?
- Pas një serie negative rezultatesh, ashtu siç e nisëm ne në këtë kampionat, ishte e natyrshme që në linjë të parë do të jenë gjithmonë kritikat. Fansat edhe gjatë sezonit 2005-2006 ishin në fillim të pakënaqur me mua, por pastaj gjërat ndryshuan.
Sa i kënaqur jeni me përgatitjet e deritanishme për rifillimin e sezonit?
Pjesa e parë grumbullimit në Belek ishte për një start i kënaqshëm në fazën përgatitore. Në Turqi mbizotëruan raporte të optimale. Kushte e trajnimit ishin të shkëlqyera. Në ndeshjen e parë testuese kundër Leningrad (2:3), humbëm por përshtypjet e mia ishin shumë të mira për lojën e ekipit. Në testin e dytë në Austri kundër Schwanenstadt (2:4, dy gola të Salihit)luajtëm në një fushë të mbuluar më dëborë. Tashmë kemi kohë për të përfunduar fazën përgatitore në kushtet ideale të Belekut ku do të qëndrojmë dhjetë ditë të tjera.
Si arritët ta bindnit blerjen e re Hamdi Salihi, që ishte edhe në bisedime me Rapidin, të pranonte ekipin tuaj?
- Hamdi Salihi do të na sjellë shumë kënaqësi. Nga ana tjetër ne nuk lejohet më të bëjmë gabime dhe duhet të përgatisim golat që ne presim nga ai. Ai ka treguar gjatë përgatitjeve, se në lojë është shumë i mirë dhe i përshtatshëm me ekipin tonë dhe se nga kondicioni fizik ndodhet në top-formë. Ekipi e ka pritur shumë mirë atë. Përgjithësisht Salihi mua ka bindur dhe ai është i sigurt do të shënojë shumë gola për ne.
Na shpjegoni të lutem pak lojën e Salihit. A është ai një sulmues tipik golash?
- Po, ai ka cilësi të madhe në zonën e rreptësisë dhe ai mund të shënojë gol nga çdo pozicion. Për të nuk ka problem nëse topi do të vijë i lartë apo tokazi. Ai ka një aftësi të pabesueshme për të parashikuar atë që do të ndodhë më pas, mund të jetë më i shpejtë se të tjerët për të patur topin në kontroll. Nga ana tjetër ai është shumë i fortë në ndërtimin e lojës dhe mund të marrë edhe vetë topa. Ai arrin që edhe bashkëlojtarët e tij shpesh ti vendosë në pozicione të mira shënimi. Edhe në lëvizshmëri ai është shumë mirë, ai mund të luajë në një rritëm shumë të lartë loje.

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Kuqeblu Perjet
- Posts: 859
- Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
- Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
- Location: Tiranë
- Contact:
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Adrian Aliaj i thotë lamtumirë futbollit
Adrian Aliaj ka vendosur ta lerë futbollin. Lojtari i shquar i kombëtares shqiptare ka lajmëruar në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) se do të vijë pas pak ditësh në Shqipëri dhe do të organizojë ceremoninë e lamtumirës. Aliaj jeton në Kroaci, me gruan e tij kroate dhe 3 fëmijët, ndërsa këtë sezon po luante me skuadrën e kategorisë së dytë të këtij vendi, NK Solin. Ndonëse lojtar me rol mbrojtës (në krahun e majtë), Aliaj do mbahet mend për 8 gola të shënuar me fanellën kuqezi ndër të cilët, më i bukuri dhe më i rëndësishmi ishte ai në fitoren 2-1 ndaj Greqisë, kampione e Europës, më 4 shtator 2004.
Vlonjati, me të majtën e artë, ka një karrierë të pasur, duke provuar të luajë në disa kampionate në Europë, si në Gjermani, Kroaci, Francë, Izrael, Belgjikë etj. Kulmin, sigurisht, e ka pasur me ekipin kombëtar, në periudhën kur trajner ishte Hans-Peter Briegel. Ai shënoi një gol shumë të bukur, me goditje dënimi, edhe në miqësoren ndaj Suedisë (2-1, 18.02.2004), duke qenë lojtari i fundit që e ka bërë një gjë të tillë në kombëtare, madje dy herë.
Më 1995, ai kaloi nga Partizani te Hannover-i, ndërsa pastaj vazhdoi te Hajduku i njohur i Splitit më 1996. Më 1998 shkoi te Standarti i Liezhit, më 1999 te Makabi Petah-Tikva, 2000-i e gjeti te La Louviere në Belgjikë, pastaj vjen Charleroi (gjithnjë kategori e parë), për të shkuar më 2003 tek Oberhausen-i në Bundesligën II, më 2005 te Stade Brest (Francë II) dhe tani NK Solin.
Lindur më 24 shtator 1976, vetëm 30-vjeçar, Aliaj largohet në moshë mjaft të re nga futbolli, ndërsa kartoni i tij vlente ende plot 500 000 euro. Me kombëtaren ka luajtur jo shumë ndeshje, vetëm 29, por ka shënuar plot 8 gola, duke pasur një mesatare shumë të lartë dhe duke qenë i vetmi jo-sulmues që ka arritur këtë kuotë. Pas tij, ndër josulmuesit, është Bledar Kola me 6 gola, por në 39 ndeshje.