Java e 10-te: Vllaznia - Skenderbeu

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Java e 10-te: Vllaznia - Skenderbeu

Post by fpjalmi » Sat, 26 Nov 2011 , 19:08

Nese vllaznia meriton nji super xhobe kete ndeshje , kja super xhobe duhet me i shku vetem sukajt dhe gocajt.

Nji shkodran i vertete nuk e len shkodren (vllaznine e tij) ne momente te veshtira , dhe per mendimin tem qysh sot un kam neverine ma te madhe per keta 2 plehna keto anti shkodran (si sukaj dhe si gocaj) duke dit qe kja shkoder i bani futbollista , dhe shif keto plehna se qa po bajn tash .

Kurse per bashkine , nese nuk jan te zot me e majt ket vllazni , nuk asht dasht me hek ish presidentin nese nuk mundet me i dal zot , sepse kur skuadra asht e pakenaqun nga shperblimet ose prej rrogave , shkon ashtu siq shkoi partizani , ose siq po shkon dinamo tashti.

ultraskuqeblu1
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 348
Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
Skuadra: Vllaznia
Location: Shkodër

Re: Java e 10-te: Vllaznia - Skenderbeu

Post by ultraskuqeblu1 » Sun, 27 Nov 2011 , 04:25

Nese qendron varianti qe nuk ja kan dhan lekt, atehere pse lojtart tjer po losin, asht ma i mire Sukaj me bojkotu 1 ndeshje kaq te randesishme???
Gjithsesi Olsi e ka shkru tek faqja e VU-se ne fb qe nuk kam ken ne tribune per pune paresh por sepse trajneri nuk me ka llogarit ne 18-she. Ndersa do shoke me tregunen, qe kishin fol me disa lojtar e i kishin than qe 100% i kena marr tan rrogat...'se di per premiot', por me sa morra vesht Sukaj i kishte kerku edhe kestin tjeter qe ne kontrat e ka pas me u dhan mbas Janarit per disa probleme familjare i jan dasht lekt se sban...dhe prej bashkise i asht premtu qe meqe ke hadh do ti japim te merkuren sepse sot per sot nuk kena ku me ti gjet...dhe ndodhi ajo qe ndodhi...Mos qofsha i gabum, fjalt e mija mos i merrni per kapital, se kan me dal edhe gjana tjera neper gazeta e ishalla kena me marr vesht si qendron e vertata ne tan ket bethq*mdhek qe u ba sot! :(
Nuk e di sa i keni vu re por Vllaznit Ultras e kan qa sot...organizim, anim, koordinim, bakljad per ma shume se 90 min. shkrut e kan qa...skam fjal...me ken ishtu per cdo here tan i marrim para... ;) por ca me ba se lojtart spo na shperblejn....
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS

ultraskuqeblu1
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 348
Joined: Mon, 01 Feb 2010 , 21:03
Skuadra: Vllaznia
Location: Shkodër

Re: Java e 10-te: Vllaznia - Skenderbeu

Post by ultraskuqeblu1 » Sun, 27 Nov 2011 , 04:37

Deri tesh kjo asht fotoja e vetme qe asht postu...presim te tjerat...

Image
1Jetë 2Ngjyra 1Skuadër
VLLAZNIT ULTRAS

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Java e 10-te: Vllaznia - Skenderbeu

Post by Admin » Sun, 27 Nov 2011 , 13:31

Sdi ca me thane, por sa do qe mund te kene faje Bashkia, ne asnji menyre nuk duhet me braktis ekipin!!!

Qe edhe deklarata e Vates mas ndeshjes:
Unë mendoj që Sukaj sot ka bërë një veprim jo profesional. Unë në gjithë karrierën time sportive pas gjithë atyre përvojave që kam pasur është e hera e parë që përballem me një fenomen të tillë”.

Vata, Vllaznia sot me shumë problem qoftë prag ndeshja por dhe në vazhdimësi…

Po kemi pasur probleme. Gjithsesi ne jemi këtu për të riparuar problemet dhe të bëjmë më të mirën.

Çështja Sukaj ka qenë shumë enigmatike para ndeshjes. Si është në të vërtetë?

Sigurisht ne kemi ndërtuar një skuadër duke bazuar lojën dhe tek Sukaj. Ka qenë pika e jonë e referimit për këtë ndeshje. Mori një vendim i cili për mua nuk ishte profesional. Gjithsesi ky është futbolli dhe këto na ndihmojnë për të kuptuar se si funksionon futbolli taman në Shqipëri. Mendoj se është e gabuar dhe jo profesionale.

Cili është problemi Sukaj në të vërtetë?


Unë kam punuar gjithë kohën për të ndërtuar formacionin dhe mënyrën e lojës nga goditjet standarte dhe të këndit, në të cilat Sukaj ka qenë lojtari më kryesor i këtyre situatave. Ai në momentin e fillimit të analizës nuk ishte i gatshëm për t’u aktivizuar, duke thënë se ka problemet e tij personale të cilat nuk kanë të bëjnë me anën teknike.
Te shofim ca tash pa del ndonji gja tjeter ma shume.
Sot Sukaj asht thirr nGA VLLAZNIA sh.a per ballafaqim si edhe priten te merren masa kunder Sukaj!!
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Java e 10-te: Vllaznia - Skenderbeu

Post by Skodrinon » Sun, 27 Nov 2011 , 15:31

Kater muaj pezullim per Xhevair Sukaj

Drejtuesit e Vllaznise nje dite pas rremujes qe shkaktoi Sukaj ne skuader para ndeshjes me Skenderbeun u mblodhen dhe moren masa ndeshkimore per te. Ata kane perjashtuar per kater muaj sulmuesin nga skuadra dhe i kane vendosur si gjobe pergjysmimin e vleres se kontrates.

Deklarata e plote e klubit Vllaznia


Keshilli Mbikqyres i KF Vllaznia sh.a., pasi analizoi veprimin antisportiv dhe joprofesional te
futbollistit Xhevahir SUKAJ, i cili refuzoi te aktivizohej ne ndeshjen shume te rendesishme
Vllaznia- Skendebeu, pasi ka konstatuar se refuzimi i tij per tu aktivizuar ne kete ndeshje ka
demtuar rende objektivat e ekipit; pasi ka konstatuar se ka qene edhe here te tjera demtues i
imazhit te KF Vllaznia dhe frymes se grupit ne ekip, dhe pasi ka degjuar futbollistin Sukaj, i cili
ka pranuar se ka vepruar gabim dhe ka quajtur te drejte cdo vendim qe do te merret; pasi ka
degjuar dhe shqyrtuar informacionin e sjellur
me shkrim nga stafi teknik, Keshilli Mbikqyres i KF Vllaznia sh.a ka vendosur:
1. Te penalizoje futbollistin Xhevahir SUKAJ ne masen 50% te vleres se kontrates se dates
25.01.2011nenshkruar me KF Vllaznia, bazuar ne Nenin 5, pika 1 te kesaj Kontrate dhe Kapitulli
“Per pjesemarrjen ne ndeshje”, pika 2 e Rregullores se KF Vllaznia sh.a ku thuhet: “Kur
futbollisti nuk paraqitet ne ndeshje pa asnje arsye te justifikuar nga drejtuesit, ai gjobitet 30-
50% te kontrates. Ne te gjitha rastet e ketyre veprimeve i dergohet informacion me shkrim
kryesise se klubit dhe presidentit, te cilet kane te drejte dhenien e masave shtese qe nga
pezullimi i lojtarit deri ne perjashtimin e tij te plote nga skuadra”.
2. Te pezulloje per 4 (kater) muaj futbollistin Xhevahir SUKAJ nga aktivizimi ne ndeshje zyrtare,
miqesore dhe nga procesi stervitor prane Ekipit te Pare, bazuar ne Nenin 6, pika 2 te Kontrates
dhe Kapitulli “Per pjesmarrjen ne ndeshje”, pika 2 e Rregullores se KF Vllaznia sh.a.
3. Futbollisti Xhevahir SUKAJ te stervitet prane Ekipit te te Rinjeve te KF Vllaznia sh.a. gjate
gjithe periudhes se pezullimit.
4. Ngarkohen me zbatimin e vendimit administrata dhe stafi teknik i KF Vllaznia sh.a.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Java e 10-te: Vllaznia - Skenderbeu

Post by Skodrinon » Sun, 27 Nov 2011 , 16:25

Kjo histori t'ban me dyshu shume.
Nuk e di, por asnji prej hipotezave qi po lexoj neper gazeta nuk me duken te besueshme.
Sukaj nuk hin ne fushe se nuk ka marre nji kest (apo shperblimin e ndeshjes se Firit)? Si ka mundsi pra qi vetem pak ore mrapa pranon me i hek gjysen e rroges vjetore se asht i ndergjegjshem qi ka gabu
Asht teater se Bashkia i ka lan ndeshjen Skenderbeut? Pse mos me e ba pa zhurme me Sukaj ne fushe?
Sukaj nuk ka lujt se ka marre lek prej Zeqos? Edhe n'ket rast kishte mujt me hi ne fushe e me lujt keq.
Gjithsesi, sjelle ka t'dush, Sukaj ka ba nji veprim shume te ulet. T'i kerkojne falje shkodranve e te shkojne n'rruge t'tij.

Per ndeshjen
Un nuk jam dakord me ia lane Sukajt komplet fajin per humbjen. Nji lojtar mundet me u demtu ose me u skualifiku para nji ndeshjet, por kjo nuk dmth se maron ekipi. E verteta asht se na ne fushe kishim pese lojtare te ekipit u-19 (plus 2 qi kan hi gjate ndeshjes), nji mesfushor ne qender te mrojtjes edhe zheleviç ne krah te majte. Kjo skuader nuk mundet me pretendu per me arrit nji vend per n'Evrope. Duhet me nderhy shume ne merkato ne janer.

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Java e 10-te: Vllaznia - Skenderbeu

Post by Ujku » Sun, 27 Nov 2011 , 19:37

Veprimi i Sukajt asht nji xhest qe e bajn vetem njerzit e pa ftyr ose si thona na pushtat
si lojtari krysor i ekipit thot pak min pa fidhu neshja nuk du me lujt qe ekipi e tranieri kan punu tan javen
per ket ndeshje e ai ishte i dhogaritun si sulmusi krysor ai me qe ka pas probleme me klubin ishte dasht ket gja me e ba naj dit ma perpara per tifozat e vllaznis mnoj se ky monster nuk ka me pas ma vend te vllaznia megjith se dyshoj se mos ka ken na pisdhek i drejtusve ton me ata te korces metet me u pa se a po zbatahen sanksionet qe klubi demek i paska vu.
si do qe te jen ky dote metet simboli i te keqes te vllaznia japrift zoti mrapsht e mos baft hajr ky kamikaz.

Post Reply