Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Man in Redblue » Thu, 04 Aug 2011 , 21:46

Nuk jam ne brendi hic te ktyne gjanave, por di me thane: shpresoj qe te mos jete loje mediatike dhe kryebashkiaku ti dalin me te vertet per zot prones se bashkise dhe qytetit tShkodres.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 05 Aug 2011 , 09:25

te vllaznia deri tash kan firmos 2 lojtare ,Braçan Popoviç, Enis Gjokoviç

Dhe jan largu 9 lojtare ,Miroslav Vujadinoviç, Klodian Semina, Vladimir Jasiç, Bllazho Rajoviç, Liridon Kukaj, Ndriçim Shtubina, Abraham Aleçenu, Ilir Nallbani, Vioresin Sinani.

Ishalla po mbijetojm kete rradhe ne superlige

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Sun, 07 Aug 2011 , 00:04

vujadinoviç nuk ik. smajli rrin der n'janar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Sun, 07 Aug 2011 , 00:05

Fushaj dhe bashkia kanë gjetur më në fund “paqen” mes tyre.

Presidenti, takim edhe me Josën për të ardhmen e trajnerit, ndërsa pritet ulje rrogash

Më në fund Vllaznia gjen një “paqe” të përkohshme, pasi presidenti i saj, Vater Fushaj dhe kryetari i Bashkisë së qytetit të Shkodrës, Lorenc Luka, kanë mundur të lidhin një marrëveshje afatshkurtër, e cila do të rishikohet pas disa muajve. Ky i fundit, që prej përfundimit të ndeshjes me zviceranët e Thunit, ka kërkuar me insistim për të ditur pozicionin e tij në krye të klubit shkodran, gjë që lidhej gjithçka me statusin e Vllaznisë, por që varej direkt nga Bashkia e Shkodrës, si pronare e klubit. Takim mes presidentit Fushaj dhe kryebashkiakut Luka është realizuar vetëm dje në drekë. Vetë numri një i klubit kuqeblu nuk ka preferuar të zbulojë detajet. Ndërsa nga burime pranë Bashkisë së Shkodrës, por edhe pranë klubit, u mësua se palë gjetën akordin e përkohshëm për drejtimin dhe financimin në të ardhmen të Vllaznisë. Ndryshe mund të thuhet se ky do të jetë edhe statusi i përkohshëm. Në fakt, klubi shkodran që prej 5 vjetësh ka funksionuar si shoqatë, dhe ndoshta këtu mund të ketë qenë ngërçi mes palëve, pasi Fushaj pretendon që statusi juridik i klubit të vazhdojë të jetë i tillë, pra shoqatë sportive jo fitimprurëse (OJF). Kjo zgjidhje do të jetë e përkohshme, pasi me kalimin e ditëve apo të muajve, që mund të jetë diku deri nga janari i vitit 2012, kryebashkiaku Lorenc Luka ka sugjeruar dhe thuajse mund të quhet punë e kryer, që klubi të kalojë në “sh.a.” (shoqëri aksionare). Në orët e mbrëmjes është mësuar se ka pasur edhe një takim mes Fushajt dhe trajnerit Mirel Josa, ku mendohet të jetë diskutuar për të ardhmen e teknikut. Ndërkohë që burimi pranë klubit kuqeblu ka bërë të ditur se pritej një fushatë uljesh të rrogave të futbollistëve, gjë që konfirmon problemet financiare që po prekin klubin.

shkodra ws

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 09 Aug 2011 , 01:46

Projektohet Vllaznia e re

Në portë do të jetë përsëri Vujadinoviç, ndërsa në mbrojtje: në të djathtë do të jetë Smajli. Në qendër të mbrojtjes, deri tani, përveç Sykajt, në krahun e tij është parashikuar lezhjani tjetër Danaj, kurse në të majtë do të jetë malazezi Popoviç. Në mesfushë, rreshtohet në krahun e djathtë Nimani, në qendër Belisha me njërin nga futbollistët e ardhur nga ekipi “kampion” i 19-vjeçarëve të Vllaznisë, të cilët janë Karakaçi ose Tafa. Të dy këta janë provuar shumë, gjatë javës, që kaloi. Në të majtë është Gocaj, që si zëvendësues i tij në këtë rol apo si alternativë mund të jetë Djepaxhia. Në vijën e parë të sulmit, deri tani, rreshtohet E.Hasani, pak më i tërhequr, duke qenë partneri kryesor i sulmuesit Sukaj. Por në repartin e sulmit, deri tani, është parë të provohet edhe i riu Erkoçeviç së bashku me Gjinin.

http://www.gazeta-shqip.com/#/sport/d47 ... c5a63.html

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Edmond-Cela » Tue, 16 Aug 2011 , 20:22

fushaj do terhiqet nga vllaznia me sa degjova
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Fri, 19 Aug 2011 , 01:46



hajt udha e mare

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 19 Aug 2011 , 07:47

Per mendimin tem ,Kja gja qe ndodhi nuk asht aspak pozitive per vllaznine.

Asht e vertete qe kena ken shum te pakenaqun nga Vllaznia por nuk mendoj qe Fushaj asht fajtori kryesor i Vllaznise,biles mendoj qe ka ba jashtezakonisht shum per Vllaznine duke dit qe kja vllazni qe ishte vitin e kalum ishte padiskutim skuadra ma e forte e kampionatit pavaresisht se flamurtari dhe skenderbeu ishin aty duke korruptu skuadrat dhe gjygjtaret , dhe per ta pare se kush ishte kja vllazni e pame te gjithe ne kupat e europes dhe u kuptu qe kja ishte skuadra ma e mire ne shqipni

Mendoj se bashkia asht plotesisht fajtore per gjendjen ku vllaznia asht sot ,sepse nuk ka se si mund te kontribojn bashkia e shkodres per Vllaznine duke dit se secili prej anetareve te bashkise bashke me krytarin e bashkise mundohen me vjedh sa ma shume :evil:

Nuk mendoj se Do ta kapin kush vllaznine ma ne dore tash ,biles edhe nese e kap ne dore kush ka me e lan fill sepse me keta njerez te poshter qe bashkia ka sot ,nuk asht qudi me u u harru krejt kja skuader qe asht amelsina e futbollit shqiptare .

Per mendimin tem fushaj ia ka ba si burrat ,dhe te gjithe do ta kuptojm se kush ishte faji i Vllaznise ,Fushaj Apo bashkia

blun
Antar
Antar
Posts: 13
Joined: Mon, 11 Jul 2011 , 13:15
Skuadra: flamurtari

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by blun » Fri, 19 Aug 2011 , 11:36

po ultrasit e vllaznise pse s'kerkojn nga bashkia te zgjidhe situaten ? skuadrat per tifozet behen jo per bashkine.

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Ujku » Fri, 19 Aug 2011 , 12:32

mos kthehet prep ky shejtan se pse iku bani mir

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Fri, 19 Aug 2011 , 12:52

Tjeta juj.

Atehere kjo ikje asht e perkohshme, e me kthimin e Vllaznise ne SH.A (shoqeri aksionere) ai me siguri do te jete aksioner i saj, por duhet pa me cfare mase (ne cfare % )!
Fushaj ka kerku prej bashkise qe ti njihen shpenzimet qe ka ba per Vllaznine ne vitet e fundit si edhe ato qe do te bajne ne vazhdim deri ne kthimin ne Sh.A. te Vllaznise.
Deri tesh Vllaznia ka funksionu si shoqate jo-fitim prurese, e per percaktimin e vleres te klubit Vllaznia do te merret per baze bilanci i vitit 2010. Me aq sa di afati i fundit ne kthimin ne Sh.A. duhet te jete janari i 2012.
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 20 Aug 2011 , 21:13

Në Shkodër flitet se Cela, Amuli Radovani por dhe të Fatbardh Jerës, mund të sponsorisojnë skuadrën.


Situata te Vllaznia mbetet ende e paqartë, por Bashkia e Shkodrës ka marrë drejtimin e skuadrës dhe po punon me shpejtësi për ta shndërruar klubin në shoqëri aksionare.


Dorëheqja e Valter Fushajt pas pesë vitesh si president, krijoi një farë tensioni në “Loro Boriçi”. Zëdhënësi i Bashkisë, Ridvan Dibra, deklaroi se ka ngritur një grup pune për vlerësimin e të gjithë aseteve të klubit dhe se mirëpret donatorët e mundshëm.


Bashkia do të ketë 51% të aksioneve. Në Shkodër kanë filluar të përmendet emrat e Agron Celës (ish-president), Xhevdet Amulit dhe Paulin Radovanit, si sponsorizues të mundshëm, por dhe të Fatbardh Jerës.

http://albania-sport.com/article/13440/ ... lubit.html

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Sun, 21 Aug 2011 , 13:37

gon celen e provume iher
kisha pase qejf bardh jeren. nuk asht nei inteligjent i madh por lek kam ndigju qi ka, edhe si ish futbollist duhet ta kete vllaznine nji fije ma perzemer se kta te tjeret

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Edmond-Cela » Sun, 21 Aug 2011 , 17:20

mora vesht se taci oil do e marr per siper deri ne janar dhe pastaj do e marr komplet
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 21 Aug 2011 , 19:33

Edmond-Cela wrote:mora vesht se taci oil do e marr per siper deri ne janar dhe pastaj do e marr komplet
Kishte ken kryveper kja gja .

ishalla asht realitet sepse kishte ba gjan ma te mire

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Sun, 21 Aug 2011 , 22:59

po taci nji vit shpenzoi per gramozin e u merzit. ça e lidh me vllaznine ate me hedh lek per te.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Sun, 21 Aug 2011 , 23:43

Skodrinon wrote:po taci nji vit shpenzoi per gramozin e u merzit. ça e lidh me vllaznine ate me hedh lek per te.
mos fol ma se e prish (sht nje fjale e urte shkodrane)
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 22 Aug 2011 , 00:11

Skodrinon wrote:po taci nji vit shpenzoi per gramozin e u merzit. ça e lidh me vllaznine ate me hedh lek per te.
Edhe azem hajdari (past drit )e pat marr vllaznine skodrinon .

Mandej asht nder per 1 person me marr vllaznine ,duke dit se jena mjalta e shqipnise ne futboll.

Me njaq lek sa taqi oil ka shpenzu per vetem per 1 ndeshje me pru realin e madritit ose milanin ku vlera ka ken 2 milion euro ,veq me ata lek qe ka shpenzu vetem per 1 ndeshje ,e mban vllaznine per 3 vjet pa problem .

Ishalla bahet realitet se nuk kishte ken ma bukur me ndodh kja gja

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 22 Aug 2011 , 01:21

Grami dhe Vllaznia gati akordi zyrtar


Elton Grami eshte duke gjetur nje tjeter skuader per te luajtur pasi nuk arriti ta bente kete me Skenderbeun. Ish mbrojtesi i Flamurtarit eshte shume afer akordit me Vllaznine. Trajneri Josa e kerkon si perforcim per mbrojtjen dhe drejtuesit e Bashkise jane gati ta afrojne Gramin ne ekip. Kete jave do te zgjidhet kjo levizje sepse palet kane rene dakort me njera tjeter per te firmosur nje kontrate. Grami u transferua nga Flamurtari te Skenderbeu por me zhurmen e madhe qe bene tifozet korcar drejtuesit qe e afruan u detyruan ta largonin ate si te padeshiruar edhe pse eshte nje futbollist me shume vlera.

____________________________________________

Ky lojtare ka shum vlera ,dhe qa kam ndigju qe asht mbrojtes i mire .

Tifozet e skenderbeut nuk e dojn ne skuader vetem pse qoi nje kupe lojnash k me flamurtarin ,duke tregu qe kupen e fitoi flamurtari ndershmerisht .mendoj se do ishte nje blemje fantastike

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Mon, 22 Aug 2011 , 13:29

me bahet qejfi qe bashkia ka fillu me u marr seriozisht me Vllaznine,si edhe me bahet qejfi qe kane ra poshte fjalt qe kerkush nuk asht i interresum per Vllaznine.
Portieri Vujadinovic asht pagu prej Bashkise e kja asht gja e mire. Po kshu po bahet perpjekje me marr lojtare te tjeri (Grami).
Nji firme austriake keka interesu per me marr 51 % te aksioneve dhe ka vu ne dispozicion 2 milion euro, por Luka ka rrefuzu (ka ba mire per mendimin tem).

Me sa duket Bashkia den me kriju nji Sh.A me baze te gjane ku cdo akioner mepas max 10-15 % te aksioneve.
Kja asht gja e mire sepse nuk kishte me u kriju monomol e do i jepte mundesi shume biznesmenve me INVESTU tek Vllaznia.
Shhpresojme qe Bashkia te vazhdojne e te punojne ne kete menyre deri ne kthimin e Vllaznise ne Sh.A.

Te shtunen Vllaznia ka lujt kunder Kastriotit ku ka fitu 3-1. Autor te golave Gocaj 28', Vajushi 59’, Belisha 65.

@Goldi a ba blen ndoj aksion te Vllaznise :)
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply