Fshf

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Fshf

Post by Miri » Wed, 22 Sep 2010 , 16:39

FSHF-TVSH, sherr për Kombëtaren

Në të thuhej shprehimisht: "Federata Shqiptare e Futbollit është mbajtësja e vetme e të drejtave të transmetimeve televizive të ndeshjeve të ekipit kombëtar shqiptar. Për këtë arsye, ju fton të merrni pjesë në tender (në fakt është ankand) dhe të ofertoni për të drejtat e paraqitura në formularin e ofertës. Të gjithë të interesuarit janë të lutur të paraqesin formularin e ofertës në zarf të mbyllur, të vulosur dhe të firmosur, brenda datës 29 shtator 2010 ora 15:00 në adresën e FSHF-së". Përsa më sipër është konfirmuar edhe nga sekretari i përgjithshëm i federatës, Eduard Prodani.
Deklarata - Sipas tij, kjo gjë bëhet për të zhbërë amullitë që ndodhën në ndeshjen e fundit të ekipit kombëtar ndaj Luksemburgut, ku takimi u dha nga shumë televizione. "Rasti më i fundit i transmetimit të ndeshjes së Kombëtares na çoi që të mendonim për një zgjidhje tjetër shumë herë më të mirë për transmetimin ndeshjeve. Ndaj Luksemburgut takimi u dha njëkohësisht nga shumë televizione, duke krijuar pakënaqësira tek të tjerët, por edhe një amulli totale. Ndaj është menduar që të zhvillohet një ankand, ku ofertuesi më i mirë do të ketë mundësinë të transmetojë të gjitha ndeshjet brenda Kombëtares. Natyrisht, të gjitha këto të ardhura shtesë për Kombëtaren do të shkojnë në investime për futbollin në rritjen e cilësisë. Veç transmetimit të ndeshjeve të Kombëtares, fituesi i ankandit do të ketë mundësi që të transmetojë edhe ndeshje të ekipeve Kombëtare të moshave si U-21 e U-19", ka pohuar Prodani në një prononcim për "Panorama Sport".
Kundërshtitë - Parë në këtë prizëm, asgjë nuk duket sikur prish në atë çka drejtuesit e federatës kanë marrë si iniciativë për ndeshjet e ekipit përfaqësues. Ndërkohë që fakt është se në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar për të gjithë ndeshjet brenda ekipeve kombëtare, transmetimi është ekskluzivitet i Televizionit Publik Shqiptar. Ndaj, me zhvillimin e një ankandi të tillë, federata shkel Nenin 77 të ligjit për transmetimet, i cili shprehet qartazi në favor të TVSH-së. Në këtë prizëm pritet një tjetër përplasje mes Qeverisë (shtetit) dhe Federatës Shqiptare, për më tepër në momentin kur mes tyre ishin shuar të gjitha polemikat e të shkuarës.


--------------------------------------------------------------------------------
Çfarë thotë Neni 77-të?

"RTSH-ja gëzon të drejtën e transmetimit ekskluziv për territorin e Republikës së Shqipërisë të veprimtarive kulturore, artistike dhe sportive me interes kombëtar, që organizohen nga institucione të administratës publike në nivel qendror ose vendor ose financohen nga Buxheti i Shtetit. Veprimtaritë sportive të ekipeve kombëtare të Republikës së Shqipërisë transmetohen për territorin e Republikës së Shqipërisë ekskluzivisht nga RTSH-ja, në të gjitha rastet kur federatat ose komitetet shqiptare të lojërave ose ndonjë institucion tjetër publik shqiptar, gëzojnë të drejtat e autorit ose të drejtat që lidhen me transmetimin e tyre".


--------------------------------------------------------------------------------
Petrit Beci: Ankand? Kjo, idiotësia e radhës e Dukës

Drejtori i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Petrit Beci, e ka quajtur një idiotësi dhe mosnjohje totale të ligjit idenë e Federatës Shqiptare të Futbollit për zhvillimin e një ankandi për shitjen e ndeshjeve brenda ekipit tonë përfaqësues në futboll. Sipas z.Beci, TVSH-ja me ligj ka ekskluzivitetin e transmetimit të këtyre ndeshjeve kur zhvillohen në territorin shqiptar, kjo dhënë me ligj dhe as federata e futbollit dhe as një federatë tjetër, OJQ ose çfarëdo organizëm tjetër artistiko-kulturor nuk mund të shkelë ligjin në fjalë. "Është totalisht e jashtëligjshme. Siç duket, këta zotërinjtë e Federatës Shqiptare nuk e kanë idenë e ligjeve, pasi neni 77 për transmetimet në Republikën e Shqipërisë i jep të drejtën TVSH-së që ta bëjë një gjë të tillë, jo vetëm në rastin kur bëhet fjalë për një ndeshje futbolli të kombëtares, por edhe për veprimtari të tjera. Arsyeja që është bërë kjo gjë, konsiston në faktin se Televizioni Shqiptar mbulon gjithë hapësirën e trojeve shqiptare, ndërsa televizionet e tjera kanë limite dhe nuk arrijnë asnjëherë që të mbulojnë gjithë vendin", ka thënë fillimisht Beci. Me tej drejtori i TVSH-së ka sqaruar se FSHF-ja në asnjë rast nuk të shkelë ligjin, duke nxjerrë përfitime nga e drejta TV, e cila i përket vetëm TVSH-së. Madje Beci shkon deri aty sa i konsideron si të paditur zyrtarët e FSHF-së, me në krye presidentin e saj, Armand Duka.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Fshf

Post by fpjalmi » Thu, 23 Sep 2010 , 03:08

Asht shum e drejte qe tvsh te japin ndeshjet e kombetares .

Armando duka tamam idiot .

Me mijera shqiptare kishin sha tvsh ,por nuk e dite kush qe duka idioti i ka ba keto gjana

Turp

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Fshf

Post by Skodrinon » Thu, 23 Sep 2010 , 14:52

tvsh duhet me i trasmetu ndeshjet, por duhet edhe me e pagu te drejten televizive njaq sa vlen

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Fshf

Post by fpjalmi » Thu, 23 Sep 2010 , 18:37

Skodrinon wrote:tvsh duhet me i trasmetu ndeshjet, por duhet edhe me e pagu te drejten televizive njaq sa vlen

Po sikur supersorti te pagujn 3 fishin ,qa mund te bahet skodrinon . :D

mos harro ,duka don $$$$$$$$$$$$$$$$$$$ sa ma shum :mrgreen:

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Fshf

Post by Miri » Thu, 23 Sep 2010 , 20:07

Ndeshjet e kombetares normal qe do transmetohet nga Tvsh toksore i cili shikohet ne te gjithe shqiperin ku cdo shqiptare ka te drejt te shikoj kombetaren pa paguar abonime ndersa supersport le ta transmetojne ndeshjen per gjithe abonentet e tij qe ndodhen jasht shqiperise ku dihet qe eshte nje numer i konsiderueshem.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Fshf

Post by fpjalmi » Fri, 24 Sep 2010 , 03:30

Miri wrote:Ndeshjet e kombetares normal qe do transmetohet nga Tvsh toksore i cili shikohet ne te gjithe shqiperin ku cdo shqiptare ka te drejt te shikoj kombetaren pa paguar abonime ndersa supersport le ta transmetojne ndeshjen per gjithe abonentet e tij qe ndodhen jasht shqiperise ku dihet qe eshte nje numer i konsiderueshem.

Po tvsh ,a shihet ne tan boten miri,apo ja

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Fshf

Post by Miri » Fri, 24 Sep 2010 , 12:46

Tvsh toksore nuk shifet por vetem aja satelitore qe nuk kan te njejtin program,tvsh toksore shifet me ane te paketes satelitore digitalb ku nese nuk ke abonim ne superpsort tvsh toksore transmeton vetem 10 minutat e para te ndeshjes se kombetares pastaj bllokohet nga digitalb.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Fshf

Post by fpjalmi » Fri, 24 Sep 2010 , 16:40

Miri wrote:Tvsh toksore nuk shifet por vetem aja satelitore qe nuk kan te njejtin program,tvsh toksore shifet me ane te paketes satelitore digitalb ku nese nuk ke abonim ne superpsort tvsh toksore transmeton vetem 10 minutat e para te ndeshjes se kombetares pastaj bllokohet nga digitalb.
ok

faleminders per informaciomin miri

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Fshf

Post by GOLDIAN » Mon, 25 Jul 2011 , 19:33

a dihet gja a ban nej analize te rezultateve te klubeve tona ne europe kjo ku*** fshf
a ka ma turp
mire qe ekipet e greqise e kroacise irlandes apo serbise izraelit e dime se jane ma nelt se ne
po qe ne tur te trete te europa liges
bullgaria
gjeorgjia BOSNJA e qipro te perfaqesohen me nga dy skuadra
dhe shtete si luksemburg letoni kazakstan lichtenstejn azerbagjan e islande perfaqesohen me nga nje ekip ne tur trete
TURPI E KA MLU VENDIN TONE E SPO BAN ZA KERKUSH
i perjashtuar

Post Reply