fpjalmi wrote:jeti wrote:fpjalmi wrote:kja asht dicka ma pozitive per ne
ndeshja do luhet si me ken ne fushe asnjanse

Kurse ana negative asht se Vajushi, Gocaj e portieri Vojdanovic nuk do lozin simas ketij artikullit.
kujt artkull

Artikulli te linku qe ku vu siper. Ndeshja u luka neser!
Me ndeshjen Bylis-Vllaznia (të premten, 13:00, në një “Adush Muça” pa shikues) do të nisë dhe akti i parë i fazës së dytë, java e 12-të, e cila kulmon me kryesfidën Flamurtari-Dinamo (vendi i parë kundër të dytit), të programuar për ditën e diel (13:00).
Në fazën e parë, Vllaznia (atëherë nën drejtimin e malaziasit Mojash Radonjiç) fitoi 3-2 me Bylisin (të drejtuar nga Ilir Spahiu), me një gol fitues të shënuar nga Jovanoviç në minutën e 92-të në “Brian Filipi” të Lezhës, në një takim ku tre nga pesë golat e takimit kanë për autorë tre lojtarë të huaj, 2 te Vllaznia (Rajoviç dhe Jovanoviç) dhe 1 te Bylisi (Popoviç)
Skuadra shkodrane duket se e ka rigjetur veten nën drejtimin e Mirel Josës dhe mbërrin në Ballsh pas dy fitoresh rresht, ku spikat ajo me Tiranë (2-0) në “Qemal Stafa”.
Bylisi edhe pse ndodhet në vendin e 10-të me 10 pikë synon fitoren e katërt sezonale pas suksesit 3-2 ndaj Shkumbinit të Peqinit një javë më parë, në një ndeshje që prodhoi shumë polemika e akuza midis dy skuadrave.
Në Ballsh janë të bindur se Vllaznia do të jetë viktima e radhës. Bylisi do të ketë në dispozicion edhe mbrojtësit Arbëri e Begaj, si dhe portierin Frashëri,
ndërkohë që Vllaznizsë do t’i mungojnë Armando Vajushi dhe Olsi Gocaj. I dëmtuar për shkodranët është portieri Miroslav Vujadinoviç dhe mesa duket në portë do të jetë veterani Armir Grima. Takimi në Ballsh do të jetë i 15-ti historik për të dyja skuadrat, që kanë këtë bilanc: 3 fitore Bylisi, 9 fitore Vllaznia dhe 3 barazime. Vllaznia ka një bilanc të mirë jashtë shtëpisë (2F, 1B, 2H), ndërkohë Bylisi në shtëpi ka 3 F, 1B dhe 1H. Në vizitën e fundit në Ballsh, Vllaznia ka fituar 2-1 me Bylisin (21 dhjetor 2008).
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 12
Të prëmten, 19 nëntor
Bylis-Vllaznia 13:00
Të shtunën, 20 nëntor
Tirana-Elbasani 13:00
Skënderbeu-Besa 16:00
Të dielën, 21 nëntor
Laçi-Teuta 13:00
Flamurtari-Dinamo 13:00
Të hënën, 22 nëntor
Kastrioti-Shkumbini