Liga e Kampioneve

Diskutoni per Kupen e Botes , Kupen e Europes , Ligen e Kampioneve , Kupen Uefa , Kupa Intertoto .

Moderator: Man in Redblue

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Wed, 25 Nov 2009 , 03:44

Champions: Barcelona luan si “macja me miun” me Interin


Autori: editor
Data: 24/11/2009
Version Print


Përfunduan ndeshjet e së martës të Ligës së Kampioneve, në kuadrin e grupeve, ku spikaste kryesfida e luajtur në “Camp Nou”. Barcelona, kampionia në fuqi e Europës, ka fituar bindshëm dhe pastër, në lojë dhe rezultat, ndaj Interit të Mourinjos. Leksione futbolli u kanë dhënë katalanasit spanjollë zikaltërve, që vinin nga Italia. Një kontroll i topit, që kalonte masën e 70 përqindëve në pjesën e parë, gjë që ka vijuar edhe në të dytën, qarkullimi i dendur i tij dhe me një pasim, i ka vënë jashtëzakonisht në vështirësi interistët. Dhe po të kemi parasysh se për Barcën nuk luanin dy yjet e saj, Lionel Mesi dhe Zllatan Ibrahimovic, të dëmtuar, fitorja e katalanasve tregon superioritetin gati absolut karshi skuadrës së Moratit, që lakmonte tjetër gjë në këtë transfertë. Dy golat për spanjollët kanë ardhur në pjesën e parë, me anë të Pike dhe Rodriguez, epërsi e cila nuk është vënë në diskutim dhe rrezik për asnjë moment nga zikaltrit. Po të martën, u luajtën edhe ndeshje të tjera, ku Liverpuli mundi Debrecenin në shtëpi, Fiorentina fitoi minimalisht, 1-0, ndaj miqve të Lionit, Rubin Kazani, kampioni i Rusisë, u frenua në shtëpi 0-0 nga Dinamo e Kievit të Shevcenkos etj. Më poshtë, ja edhe pasqyra e plotë e ndeshjeve të luajtura të martën, bashkë me renditjet përkatëse të grupeve.

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Liga e Kampioneve

Post by Ujku » Wed, 25 Nov 2009 , 15:24

Vertet barca lujti me interin si qeni me sukull
bile bani 2 gola ne pjes te par pa ibrahimovic e pa mesin
interi mu dukt shum dobt sikur s'donte me fitu.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Fri, 18 Dec 2009 , 19:47

Inter-Celsi dhe Milan-Mancester Utd, përplasje italo-angleze


Autori: editor
Data: 18/12/2009
Version Print


UEFA ka hedhur shortin e fazës finale të Ligës së Kampioneve, për edicionin 2009-2010. Short i cili ka përftuar cifte mjaft interesante dhe të forta. Ndër të cilat spikat ballafaqimi mes Interit dhe Celsit. Pra, portugezi Mourinho do të vihet sërish kundër ish-skuadrës së tij, Celsit, ndërsa Anceloti do të luajë kundër një skuadre të atdheut të tij, Interit. Milani do të luajë kundër një tjetër skuadre angleze, Mancester Junajtid të Fergusonit, një tjetër kryesfidë e fazës finale të “Champions League”. Kampionët në fuqi të Europës, Barcelona, do të ndeshet me Shtutgartin e Gjermanisë, ndërsa madrilenët e Real Madridit do të sfidojnë Lionin e Francës. Rruga për në Madrid, në finalen e 22 majit, në stadiumin “Bernabeu”, do të diskutohet midis 16 skuadrave, të cilat në katër javë do të luajnë ndeshjet e para më 16 dhe 17 shkurt, ndërkohë që sfidat e kthimit janë fiksuar të luhen më 23 dhe 24 shkurt. Ndeshjet e dyta do të luhen më 9 dhe 10 mars, ndërsa të kthimit më 16 dhe 17 mars. Më 19 mars do të hidhet short në Nion të Zvicrës për raundet e mbetura, që përbëjnë edhe çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, të cilat do të luhen më 30/31 mars (vajtje) dhe 6 / 7 prill (kthim). Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 20/21 dhe 27/28 prill. Finalja e Ligës së Kampioneve për këtë edicion do të luhet të shtunën e 22 majit, në “Santiago Bernabeu” të Madridit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Fri, 18 Dec 2009 , 19:47

Faza finale e “Champions”

Raundi i pare (16/17 shkurt – 23/24 shkurt 2010)



SHTUTGART (Gjermani)
BARCELONA (Spanjë)

OLIMPIAKOS (Greqi)
BORDO (Francë)

INTER (Itali)
CELSI (Angli)

BAYERN M. (Gjermani)
FIORENTINA (Itali)

CSKA MOSKA (Rusi)
SEVILJA (Spanjë)

LION (Francë)
REAL MADRID (Spanjë)

PORTO (Potugali)
ARSENAL (Angli)

MILAN (Itali)
MANCHESTER UTD Angli)

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Fri, 18 Dec 2009 , 19:49

milan manchester

dhe inter qelesi

jan perballjet me te forta

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Liga e Kampioneve

Post by GOLDIAN » Fri, 18 Dec 2009 , 20:15

ajo milan -mancester ka me ken supersfide
po dhe bajerni se ka shume te lehte gjithsesi ma mire fiorentina se nej tjeter
te shohimstutgartin sa rezistence do i bajne barces
jane disa sfida interesante
te shohim
i perjashtuar

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Liga e Kampioneve

Post by REINIS » Fri, 18 Dec 2009 , 23:36

Nga te gjitha ekipet Fiorentina ishte me e lehta e muncme!
Por edhe me shum te lehte nuk duhet ta morin sepse grupeve kurre nuk i dihet.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Wed, 17 Feb 2010 , 02:53

Mançesteri leksion Milanit, Lioni Realit

“Djajtë e kuq” të Aleks Fergusonit fituan 3-2 në “San Siro”. Francezët e Olimpikut triumfuan 1-0 me madrilenët në “Gerland”

http://www.albania-sport.com/mat.php?idm=14021

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Wed, 17 Feb 2010 , 19:15

Spanje, Kaka ne “banken e te akuzuarit”


Humbja e djeshme ne fushen e Lionit ka vene ne dyshim te ardhmen e skuadres se Real Madrid, e ndertuar per te qendruar ne majen e botes.
I akuzuari kryesor per kete deshtim eshte braziliani Kaka, i vene shpesh here ne shenjester kohet e fundit per shkak te formes se dobet qe po tregon ne fushen e lojes. Gazeta “AS”, shkruan: “Ne fushe nuk ekzistoi”. Ndersa sulmuesi ka reaguar menjehere, duke thene se deshtimi i djeshem erdhi per faj te gjithe skuadres.

“Ne kete ndeshje peshuan ankthi dhe pergjegjesia. E dime se do vuajme ne ndeshjen e kthimit, por ne mund te mbeshtetemi tek lojtaret eksperte qe dine si te perballen me keto situata”, theksoi braziliani pas ndeshjes.

Edhe gazeta “Marca” ia faturon nje pjese te madhe te fajit, lojtarit qe kushtoi mbi 65 milione euro. “Kaka, ashtu si Ronaldo e nisi mire takimin por me pas, per pjesen me te madhe te takimit u zhduk ne fushe duke mos e kaluar asnjehere kundershtarin. Ai tregoi se sa larg formes ideale eshte”, shkruhet mes te tjerash ne faqet e gazetes

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Wed, 17 Feb 2010 , 19:15

si ka mundesi qe tan yjet e botes bijn kur vijn ne madrit :shock: :shock:

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Liga e Kampioneve

Post by REINIS » Thu, 18 Feb 2010 , 19:00

REINIS wrote:Faza finale e “Champions”

Raundi i pare (16/17 shkurt – 23/24 shkurt 2010)



SHTUTGART (Gjermani)
BARCELONA (Spanjë)

OLIMPIAKOS (Greqi)
BORDO (Francë)

INTER (Itali)
CELSI (Angli)

BAYERN M. (Gjermani) 2
FIORENTINA (Itali) 1

CSKA MOSKA (Rusi)
SEVILJA (Spanjë)

LION (Francë) 1
REAL MADRID (Spanjë) 0

PORTO (Potugali) 2
ARSENAL (Angli) 1

MILAN (Itali) 2
MANCHESTER UTD Angli) 3
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Liga e Kampioneve

Post by Edmond-Cela » Thu, 18 Feb 2010 , 20:55

manchester united the best pse lodheni kot
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Fri, 19 Feb 2010 , 01:16

Champions League, arbitrimi fiton ndaj futbollit


Pikerisht ne syte e presidentit te UEFA-s, Michel Platini, arbitri nordik ka drejtuar si amator ndeshjen, duke nxjerre nga fusha italianin Gobbi pas nje nderhyrjeje te diskutueshme. Por gafat e tij nuk perfunduan ketu, sepse pak me vone ai “fali” gjermanin Klose, i cili shenoi ne pozicion te dukshem jashte loje edhe golin e fitores ne minuten e 88-te. Tom Henning Ovrebo eshte arbitri qe shkaktoi zemerimin e skuadres se Chelsea rreth nje vit me pare kur dukshem favorizoi Barcelonen ne gjysmefinalen e Champions League.

Akti i dyte i mbremjes “tragjike” u luajt ne “Dragao” te Portos, ku lojtaret vendas e shenuan golin e fitores jashte cdo norme fair play. “Topcinjte” kane pare topin te kaloje vijen fatale te tyre edhe pse ishin ende duke protestuar per nje vendim te dyshimte. Portieri Fabianski ia dorezoi topin arbitrit Hanson pas nje faulli ne zone, por lojtaret e Portos perfituan nga kjo, duke e rivene menjehere ne loje dhe duke shenuar golin e avantazhit



shifni ne video cfare golit ka ba porto e sa i poshter albitri qe duket shum qarte qe ka gisht me dashje ne golin e dyte te portos ,asht skandal :shock: :shock: :shock: :shock: :shock:

albitri rrezikon me u perjashtu pergjithmone


http://www.youtube.com/watch?v=ycytJ_hHnUI

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Liga e Kampioneve

Post by Edmond-Cela » Fri, 19 Feb 2010 , 02:05

ne rradh te pare aty nuk ka faj albitri hyc nje here. se lojtaret e arsenalit jan fjet nuk ja ka fajin albitri. me ndeshjet qe kam pa une albitrat jan ken shum te drejt.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Fri, 19 Feb 2010 , 02:13

Edmond-Cela wrote:ne rradh te pare aty nuk ka faj albitri hyc nje here. se lojtaret e arsenalit jan fjet nuk ja ka fajin albitri. me ndeshjet qe kam pa une albitrat jan ken shum te drejt.

mondi ,si nuk paska faj albitri mar burr

si u filloka ndeshja kur tan lojtaret nuk jan gadi

albitri rrezikon me u perjashtu per tan jeten mar mond

si nuk paska faj albitri

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Liga e Kampioneve

Post by Skodrinon » Fri, 19 Feb 2010 , 03:42

fpjalmi wrote:
Edmond-Cela wrote:ne rradh te pare aty nuk ka faj albitri hyc nje here. se lojtaret e arsenalit jan fjet nuk ja ka fajin albitri. me ndeshjet qe kam pa une albitrat jan ken shum te drejt.

mondi ,si nuk paska faj albitri mar burr

si u filloka ndeshja kur tan lojtaret nuk jan gadi

albitri rrezikon me u perjashtu per tan jeten mar mond

si nuk paska faj albitri
me rregullore lejohet
arsenali e psoi n'kurriz t'vet por henry kur ka lujt me ta ka ba shpesh gola ne ket menyre

megjithate, ky asht arbitri i golit me dore ne france-irlande. nuk di si e lejojne me arbitru. mram kan ken dy nder arbitrat ma skandaloz te historise. ky edhe ovrebo

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Liga e Kampioneve

Post by Edmond-Cela » Fri, 19 Feb 2010 , 20:11

fpjalmi wrote:
Edmond-Cela wrote:ne rradh te pare aty nuk ka faj albitri hyc nje here. se lojtaret e arsenalit jan fjet nuk ja ka fajin albitri. me ndeshjet qe kam pa une albitrat jan ken shum te drejt.

mondi ,si nuk paska faj albitri mar burr

si u filloka ndeshja kur tan lojtaret nuk jan gadi

albitri rrezikon me u perjashtu per tan jeten mar mond

si nuk paska faj albitri

ca flet ma burr se e le nam, a e ke pa ndeshjen apo shkon vetem nga shkrimet e gazetave. vet lojtaret e arsenalin e kan deklaru se ai ishte faji tyre, dhe kan ba gabim si te ishte fmi shkollet. po me u ba nje e pa drejt kunder arsenalit cohen ketu shtypi anglez dhe shkruajn ne faqe te pare. por ka ndoll e kundetra te gjith gazetat e vendit e akuzojn arsenalin me pa qendrim dhe me gabim fmijac.

sa per ptotesta te lojtarve te arsenalin nuk e ke asnje
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Fri, 19 Feb 2010 , 21:17

Edmond-Cela wrote:
fpjalmi wrote:
Edmond-Cela wrote:ne rradh te pare aty nuk ka faj albitri hyc nje here. se lojtaret e arsenalit jan fjet nuk ja ka fajin albitri. me ndeshjet qe kam pa une albitrat jan ken shum te drejt.

mondi ,si nuk paska faj albitri mar burr

si u filloka ndeshja kur tan lojtaret nuk jan gadi

albitri rrezikon me u perjashtu per tan jeten mar mond

si nuk paska faj albitri

ca flet ma burr se e le nam, a e ke pa ndeshjen apo shkon vetem nga shkrimet e gazetave. vet lojtaret e arsenalin e kan deklaru se ai ishte faji tyre, dhe kan ba gabim si te ishte fmi shkollet. po me u ba nje e pa drejt kunder arsenalit cohen ketu shtypi anglez dhe shkruajn ne faqe te pare. por ka ndoll e kundetra te gjith gazetat e vendit e akuzojn arsenalin me pa qendrim dhe me gabim fmijac.

sa per ptotesta te lojtarve te arsenalin nuk e ke asnje

me te than te drejten mond ,per here te pare kam pa ishtu golit :shock:

faji do te kete ken i portierit te arsenalit sepse nuk asht dasht me ia dhan topin ne dore albitrit :D


megjithate po e kuptoj se lejohet

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Fri, 19 Feb 2010 , 21:20

Skodrinon wrote:
fpjalmi wrote:
Edmond-Cela wrote:ne rradh te pare aty nuk ka faj albitri hyc nje here. se lojtaret e arsenalit jan fjet nuk ja ka fajin albitri. me ndeshjet qe kam pa une albitrat jan ken shum te drejt.

mondi ,si nuk paska faj albitri mar burr

si u filloka ndeshja kur tan lojtaret nuk jan gadi

albitri rrezikon me u perjashtu per tan jeten mar mond

si nuk paska faj albitri
me rregullore lejohet
arsenali e psoi n'kurriz t'vet por henry kur ka lujt me ta ka ba shpesh gola ne ket menyre

megjithate, ky asht arbitri i golit me dore ne france-irlande. nuk di si e lejojne me arbitru. mram kan ken dy nder arbitrat ma skandaloz te historise. ky edhe ovrebo

fifa pat than qe e kan perjashtu ket albiter mos me xhyku ma ,qysh se gaboj ne ndeshjen irland franc :shock:

mu me duket se platinija ka ken ai njeri qe do te ket bashkepunu me albitrin se ska mundesi tjeter

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Liga e Kampioneve

Post by Ledi1920 » Mon, 22 Feb 2010 , 09:24

Per mu fajin e ka portieri Arsenalit ne ket rast.Ai duhet ta dorezonte topin pasi te kthehej gjithe akipi se qe faull mrena zones.Shume hera kena pa kartona te verdh ne skhu situatash ku lojtaret mundohen me vonu lojen e me prit ekipin kurse portieri Arsenalit pa kalu i sekond dorezoi topin.

Per mu eshte shume i rregullt.A eshte loje fair play kjo eshte per me u diskutu.
Image

Post Reply