Post
by Ledi1920 » Thu, 28 Jan 2010 , 13:35
Halili, akuza Dukës: Por unë nuk kandidoj për president
29 Janar Tirana ka mbledhur dje pasdite asamblen e jashtëzakonshme për të reaguar mbi derbin e të hënës, Tirana-Dinamo. Pas kanë mbledhur një ditë më parë kryesinë e klubit, kanë mbledhur dje në orën 18:00, asamblen e jashtëzakonshme, në një nga sallat e konferencave në hotel “Tirana”. Të pranishëm në sallë kanë qenë drejtusit e skuadrës, presidenti Halili, kryesia e klubit, të gjithë lojtarët e skuadrës, ish lojtar, figura që kanë kontribuar ndër vite por dhe një numër i konsiderueshëm tifozësh. Fjalën hyrëse të asambles e ka mbajtur shefi i klubit Dimraj e pas tij ka folur presidenti i Tiranës, Refik Halili. Në asamblenë që ka zgjatur përreth dy orë është folur për një sërë temash që shqetësojnë drejtuesit, skuadrën dhe të gjithë klubin e Tiranës. Është komentuar ndeshja derbi me Dinamon, gjykimi në ktë takim, masat drastike të marra nga komisioni i disiplinës dhe hapat që do të ndërmerren për të apeluar këto vendime. Të pranishëm në asamble, kanë qenë dhe njerëz të politikës. Zëvëndës ministri Ekrem Spahia, drejtori i sporteve Vasil Bici, këshilltari i ministrit të MTKRS Indrit Fortuzi dhe prefekti i Tiranës, Keltis Kruja. Në këtë asamble, fjalën e kanë marrë jo vetëm drejtuesit e kryesisë së klubit, por dhe trajneri Tafaj, Indrit Fortuzi, zëvëndës ministry Spahia por dhe ish figura të Tiranës ndër vite apo dhe tifoz të pranishëm që kanë folur e komentuar për shqetësimet e tyre në lidhje me klubin apo dhe derbin me Dinamon.
Halili – Presidenti i Tiranës Refik Halili ka komentuar fillimisht derbin dhe atë çfarë ka ndodhur gjatë ndeshjes me gjykimin, e më pas është hedhur në akuza direkte ndaj presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. “Shkaku i gjithë asaj skene të shëmtuar që pamë të hënën në mbrëmje është arbitrimi. Gjithccka e pati rrjedhën nga vendimet e gjyqtarit të takimit. E gjithë kjo është menaxhuar nga federata, pasi është FSHF-ja ajo që organizon ata të cilët caktojnë gjyqtarët e takimeve. Kjo është një federatë që e ka marrë situatën në dorë. Por ne do të reagojmë. Atë që nuk e arriti ta realizonte MTKRS-ja dy vjet më parë, kur kërkoi të auditonte financat e Fshf-s nuk u lejua. Ne si anëtar të FSHF-së do të kërkojë të bëhet auditi. Do të caktojmë dy ekonomistë dhe dy jurista për të kontrolluar financat e federatës të cilat i vjedh i babëzituri Duka. Nëse nuk do të pranojnë një lëvizje që e parashikon ligji, do ti drejtohemi prokurorisë dhe ajo më pas të marrë masat për një shkeljë të ligjit. Për sa i përket të drejtës televizive të ndeshjeve, vetë Duka është aksioner i kompanisë UFA, e cila u mor me këtë. Në të gjithë botën tre janë palët që marrin pjesë në një kontratë për të drejtat televizive është klubi, kompania dhe televizioni që merr të drejtën për të transmetuar. Ndërsa ne na u dha në dorë një kontratë një faqe e gjysëm format ku ishin të përfshira të gjitha klubet e kategorisë superiore. Nuk kam pranuar të jem pjesë e kësaj pakete televizive pasi nuk bëhej fjalë për një kontratë serioze. Ekipi i Tiranës duhet të marrë 330 mijë euro nga UEFA nëpërmjet federatës, këto janë për titullin kampion dhe ndeshjen e zhvilluar në Ligën e Kampionëve. Ndërsa Duka deklaron se keni për të marrë rreth 140 mijë euro 2 mijë më shumë, 2 mijë pak, nuk ka rëndësi. Kjo ëshë një shkelje e rëndë nga presidentii i cili do të përfitojë për të futur në xhepin e tij pjesën që i takon ekipit të Tiranës. Por këtë nuk ka për ta bërë dot pasi unë kam shkresën zyrtare të ardhur nga UEFA për këtë ccështje. “Për sa i përket tenderit të ndriccimit të stadiumeve dje ka bërë një denoncim kompania “Philips” për tenderin e zhvilluar për këtë ccështje. Në rast se është zhvilluar tenderi Duka duhet të japë llogari se si është zhvilluar në të kundërt duhet të dorëzojë paratë që ka marrë për këtë punë. Presidenti i federatës së futbollit u ka kërkuar lekë bashkive të 6 rretheve të cilat ishin planifikuar për tu pajisur me ndriccim stadiumet. Ky është presidenti i FSHF-së i cili nuk pranon të përballet drejtpërdrejt, por bën akuza në media për të kaluarën time si elektricist për të cilën jam mjaft krenar. Por dua t’i kujtoj Dukës që në vitin 1990 ia ka pas shitur qofte me fërnellë vajguri”, është shprehur presidenti i Tiranës, Refik Halili. Më pas, Halili është ndalur dhe në akuza direkte për presidentin e FSHF-së. Armando Duka ka thënë për mua që jam një elektricist me shkollë të mesme dhe për këtë unë jam krenar. Ndërsa atij, në emisionin televiziv në Klan, Starova i tha publikisht që ai i kishte thënë dikur që në universitet nuk kishte marrë dot vetë as notën pesë. Dua ti them Dukës, që unë nëse do kisha dashur, universitete të tilla mund të kisha marrë shtatë të këtij lloji. Dua të them edhe diçka tjetër. Nuk kam ndërmend të kantidoj për president federate, por jam i sigurtë dhe këtë e them përpara jush që nëse do ta bëja garën e kisha të fituar. Nuk kam ndërmend të largohem kurrë nga Tirana dhe do vazhdoj të jem president i këtij klubi për aq kohë sa do të kem miratimin tuaj.
Dimraj – Shefi i klubit të Tiranës, Rauf Dimraj, është shprehur i indinjuar për masat drastike që ka marrë komisioni i disiplinës duke u shprehur që Tirana do të apelojë këto vendime. “Ne si klub do të apelojmë vendimet që ka marrë komisioni i disiplinës por fillimisht na duhet të presim sa komisioni i apelit të formohet pasi siç e keni marrë vesh ai është shkarkuar. Ne gjithashtu jemi të indinjuar për marrjen e vendimit që të luajmë për katër ndeshjet e ardhshme pa tifoz. Ne si klub kemi firmosur një kontratë me policinë e cila duhet të sigurohet për mbarëvajtjen e takimit. Nesër, do të nxjerrim një rezolutë me të gjitha vendimet që u morën sot nga kjo asamble dhe do t’ja bëjmë publike medias”, është shprehur shefi i klubit të Tiranës, Rauf Dimraj.
Fortuzi- Ish futbollisti i Tiranës, sot në postin e këshilltarit të ministrit por dhe në atë të antarit të kryesisë së asamblesë së Tiranës, ka folur për atë çfarë ministria ka vendosur të bëjë në të ardhmen në lidhje me sportin. Fortuzi gjithashtu ka analizuar dhe debatin në emisionin Opinion, në tv Klan para dy netësh. “Ministria do të kërkojë që klubet e futbollit të shkojnë shumë drejt privatizimit. Doja të sqaroja edhe diçka tjetër, përsa i përket panelit në emisionin opinion në mbrëmjen e të martës. Unë aty isha i ftuar si këshilltar i ministrit. Ministri vendosi që të shkoja unë. Në atë panel unë e dija që presidenti i klubit Refik Halili do të ishte i ftuar por nuk ndodhi kështu. Tirana normalisht që duhet të kishte një përfaqësues në atë panel”, është shprehur Indrit Fortuzi.
Marre nga sport ekspres.