Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Tue, 26 Jan 2010 , 21:41

Une nuk e kam pa ndeshjen, po aty ne video i vetmi vendim i diskutueshem m'duket rasti i penalltise per Tiranen. Aty edhe jepet edhe nuk jepet kartoni i kuq. Lojtari i Tiranes shkon pak ne ansore, megjithate un jam ma shume per kartonin e kuq.
Nallbani aty shkakton faull se i kape edhe kamt kundershtarit, por edhe mos me pas kene faull nuk gjuhet arbitri me top
Rastin e kartonit te Mukes nuk e shofim ne video. Aty duket vetem kure jane tu dale prej fushet me Bakajn qi i bjen me kry. Mandej futet komplet pankina e Tiranes ne fushe (ata te Dinamos duken ma vone) edhe nuk e kuptoj arsyen. Aty ishte Muka qi i ra Bakajt, ç'pune ka Tafaj me shku me i ra grusht?

Tifozat. Kuptohet qi nuk asht mire me u fute n'fushe, megjithate i kuptoj se e kam provu vete nervozizmin ne kta raste. Aty nuk pat dhune vetem se ishin pak, edhe kur u fut policia u zmrapsen (çuditnisht as policia nuk perdori dhune), se t'kishin ken ma shume kishte kersite grushti.

Gjithsesi, mu me duket shume i egzagjerum ai sherr per nji karton te dikutueshem (njiher qi i ndodh). Kot nuk thone "ma zi i msumi se i dishrumi" :wink: Kta jane msu me pase gjykime ku minimumi nuk i haet haku prandej i duket tragjedi kur i bahet padrejtsi, kurse na te tjert, qi e deshirojme nji trajtim te tille, e kalojme ma let, se me tan ata padrejtsi qi na jan ba....

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ujku » Tue, 26 Jan 2010 , 22:14

Ne shqipri ka dy dhoj gjykimesh
gjykim per klubet e rretheve
gjykim per skuadrat e (metroporllit) kryeqytetit
mirpo kjo neshje luhej mes tyre skuadrave te Metroporllit shqiptar
kshtu qe arbitrat s'mujten me nimu tiranen
se me pa ken naj skuader rrethesh a ufu ca e kishte gjet.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Tue, 26 Jan 2010 , 23:49

1. Kampionati shqiptar ka arrit me koh degjenerimin maksimal...dhe do kishte ken mire te pezullohet per nji periudhe 5 vejcare.

2. Ky degjenerim ka kohe, nuk filloi dje se mori Kotorri karton te verdhe ne vend te kuqit. Gjithsesi Tirana mori penalltin...ke ndeshje sa te dush te kampionatit shqiptar qe mohohen me nga dy-tri penallti sade.

3. Ledi, kam respektin me te madh per ty, dhe per objektivitetein tand ne debatet ne forum, por kyt rradh argumentat e tuja nuk me duken bindese:
-te marrish karton te kuq ne minuten e 7' (qe e pranove ishte i rregullt) do te thot amatorizem puro
-te godasish arbitrin ansor me top, dhe me pas ta godasish arbitrin kryesor (pavarsisht se me sa force, mjafton qe e preku) asht gjest i pafalshem
4. Te shperthejn Muka ne ate menyre si kafshe sepse Baka e paska provoku nuk "pin uje" per nej lojtar qe ka edhe eksperiens me komebtaren.

5.Bakaj asht kacill i keq, nje lapush qi sillet kampionit shqiptar, se per jashte nuk ban, edhe mund te ket provoku rend, por nuk esht argument te futet ne loje tranieri i Tiranes si boksier-a jo deklarat e tij ishte komplet injorante per mendimin tem.

6. Dinamo ka kyt vit ekipin ma te mire+ ka FSHF me vedi- kjo asht e pamohueshem, po sa vite ka ne kampionatin shqiptar qe FSHF ka "skuadra te preferume", kyt vit asht Dinamo.



TAFAJ ti lajn krenarinat se gjith ekipet shqiptare i ka mblu llumi, pallohen cdo vit ne kupat e evropes, Tirana e tij shkoi ne Norvegji me bluza basketbolli vjet.

Tifozat e Tiranes te kujtohen se pak vjet perpara lojtaret e tyne kercyn napolonin me dollar, kur lunin kunder Vllaznise e kishin federaten ne anen e tyne- nje nga gjestet ma te shemtume qi kam pa ndonjiher, dhe qi do me mebsin gjithmone ne mendje.

PSE SE KCYN NAPOLONIN DJE MUKA & CO ?

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Wed, 27 Jan 2010 , 00:02

...se harrova:

Kur Vllaznia vjet demaskoi kalbezimin e amatorine totale te FSHF qe nuk ishte ne gejndje te zbatonte rregulla minimale, ne lidhje me aktivizimin ose jo per kupe, te futbollistave qe kishin lujtur me me shume se nje ekip gjate nje viti, Tirana i doli ne krah Dinamos...nuk u perkrah e drejta, por amatorlleku dhe turpi...pro Turpi e ka mbulu gjith futbollin shqiptar me kohe...Bakaj e Bici jan e ardhmje e kombetares tone :evil:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 27 Jan 2010 , 00:13

Tirana 4 ndeshje pa tifozë, Tafaj 1 vit pezullim, Muka s’luan 8 ndeshje



Nuk është mbledhur dot tërë ditën Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, pas disa tentativash, por e ka bërë këtë gjë në orët e mbrëmjes, rreth orës 20.00. Ka analizuar atë që ka ndodhur në dy ndeshjet e javës së 18-të të superligës, konkretisht në Vlorë, Flamurtari-Besa, dhe në “Qemal Stafa“, Tirana-Dinamo. Disiplina e ka dënuar Tiranën të luajë 4 ndeshje pa tifozë. Dënim ka patur edhe për trajnerin Alban Tafaj, që nga pamjet televizive dukej qartë se ka goditur sulmuesin dinamovit Elis Bakaj, ndërsa kapiteni bardheblu, po për të njëjtin veprim të ndaluar, është pezulluar për 8 javë kampionat. 500 mijë lekë gjobë ka qenë masa ndaj presidentit Refik Halili, ngaqë ka bërë deklarata kundër FSHF-së pas ndeshjes, duke thyer kodin e etikës. Sa i takon ndeshjes së Vlorës, Disiplina ka gjobitur Geri Cipin, ashtu si klubin, por edhe ka vendosur që Flamurtari të luajë dy ndeshje pa tifozë. Vendimit të Komisionit të Disiplinës për Tiranën i është paraprirë me një vendim të tijin Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, duke shkarkuar Komisionin e Apelit. Kësisoji, duhet konstituar Apeli i ri, sepse brenda 5 ditësh Tirana ka të drejtën të apelojë dënimet e dhëna nga Disiplina. Më konkretisht, ja vendimet e plota të marra nga Komisioni i Disiplinës.

http://www.albaniasoccer.com/lajme-shqi ... -cipi.html
Last edited by Admin on Wed, 27 Jan 2010 , 00:32, edited 1 time in total.
Reason: Postim i perseritur!!

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 27 Jan 2010 , 00:21

O zot sa denime te vogla .

tafaj asht dasht me iu hek licenza e tranierit per gjithmone .

muka asht denu mire por u dote edhe ma shum.

po me vjen qudi se si tiranen nuk e kan denu ma shum se 4 ndeshje per ate terror qe ka ba .

presidentin halili e kan denu me 5 milion te vjetra sepse ka fol kunder fshf ,(kja asht koha e enverit sepse njerezit kan te drejten e fjales )


po me vjen shum qudi se si nuk ia kan dhan beses 3 pikeshin ne tavoline .

po albitri a nuk asht denu a!!!!!!!!!!!!!!!! :D :D :D

deshta ma dit meqe vllaznia do lozin ne tirane dhe tifozat tiranas nuk munden me hi per 4 ndeshje ,a kan te drejte tifozat shkodran me hi ne stadium apo denimi asht mos me pass tifoza hiq ne stadium

nese ndokush ka nej informacion i lutem qe ta shkruajn
Last edited by Admin on Wed, 27 Jan 2010 , 00:34, edited 1 time in total.
Reason: Postim i perseritur!!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Admin » Wed, 27 Jan 2010 , 00:35

Pjalmi njerzit mund te flasin ca te dojne por jo te shajne e te akuzojne si te dojne!!
Pavaresisht se fjalet e Halilit jane te sakta :)
Vllaznit Ultras

Image

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by REINIS » Wed, 27 Jan 2010 , 03:22

Tashi menoj se duhet me i thone edhe une ca fjale:
Per sa i perket neshjes mun tju them se filloi bukur dhe te dyja palet po e kerkoshin fitoren. Lojtaret e te dyja kraheve ishin mire dhe te motivu. Ne min e 6 Bici pret Baken edhe abitri me te drejte i jep te kuqen. As nga lojtaret, as nga tifozet nuk ka proteste. Simas meje ai u nxitu, sepse mun ta kishte shmang ate nderhyrje por esht i ri dhe aq ja pret.
Me rinisjen e lojes ne dallojm nje TIRONE krejt tjeter nga ajo e ktij sezoni. Dinamo ishte +1 lojtar, por ne fakt ne dukeshim si me 4-5 lojtar me shume. Po sulmojshim dhe ne nji nga aksionet mas nji krosimi te mor nga Muka Muzaka perpiqet te kaloje ene portierin, por pasi ia arri gjymes pengohet nga Kotorri dhe albitri jep penallti e vec te verdhe per portierin. Per mu fare absurde sepse rasti qe i njejte me ate te Bicit. Lojtari i funit nalo me faull. ADMIN nuk e di nga e gjeti ate rregullin e vet dhe do i lutesha per nei shpjegim te metejshem se me verte me ka bo pa men. Dhe duhet theksu se ishte akoma pjesa pare dhe jo min 94, kshu qi ai karton mun ta cojte lojen ne nje rrjedhe krejt tjeter. Mesa lexova postimet ktu vetem Skodrinon ishte i menimit se ai ""edhe"" mun te jepej sepse te gjithe te tjeret jan per krejtesisht jo. Nuk e di nga e gjeni kete siguri... :? .
TIRONA bo gol dhe loja vazhdo deri ne fun te pjeses se pare po e njejta.
Fillo e dyta. Ne min e 16 Tata bo nje nderhyrje jasht zone dhe albitri jep faull dhe nxjerr nga xhepi kartonin e verdhe (mesa dallova) por Nallbani nxehet e pallo topin nga ansori. Albitri me i here zevendeso te verdhen me te kuqe. Plotesisht e drejte simas meje, por ai ate pune ka pas gjith jeten e nuk cuditem. Sa fillo loja vje barazimi. Me mrapa mas i rremuje Baka shty i tjeter top mrena dhe si ku*** drejtohet nga ne duke u tall. TIRONA myllet ne porte per ca minuta dhe ne nji zbritje te shpejte Kuli pret Muken nga mrapa. Loja tensionohet e Muken e terheqin, por per cudi Baka shko i njitet mrapa kur nuk e di car mun ti kete thone dhe mas ksaj Devi ia plas ne grusht. Me mrapa e pate vete si vazhdoi e s'po zgjatem por po dal ke puna tifozeve ne fushe.
Kur plasi sherri Fanatics-at sigurisht qe u nxen ashu si cdo tifoz tjeter aty, por urdher per zaptim fushe nuk kishte ardh. Disa nga cunet e rreshtit te pare hudhen poshte e shkojne ke telat. 10-15 gjithses e prej tyne vec 2 a 3 mo shume se 17 vjec. Aty ne kok te vet njoni bertet "Te futemi ne fushe" dhe ca kalojn gardhin, por pa mrrit ne gjys fushe dalin ato pak police nga tribuna qendrore e kto bojn mrapa-kthehu. Une personalisht vete duke qene siper mu deshen ca sekonda per te zbrit duke ca permes te tjereve dhe nise per ke telat. Kur sa mrrij me bisht syni shof mrapa e kuptoj qe asnjoni nga kapot nuk kishte leviz dhe ne moment qe do hypsha shof ate grup te vogel qe mer kthesen dhe i thrras trunit e terhiqem i shkalle nga telat (per cdo rast te isha afer) dhe mase nuk e besoni por ne menie me vje vec i fjali: "Denim fushe". Kshu qe sic e shifni vec zaptim nuk ka pas edhe pse mediat e Fshf e bon si masaker. Por e pranoj me gjithe zemer se do isha shume i lumtur qe ajo gjo te kishte nodh dhe te ishim fut mrena.

P.S. Emrat e ca anetareve jan me te kuqe ne menyre qe te dallohen ne rast se dikush nuk do me e lexu postimin.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by REINIS » Wed, 27 Jan 2010 , 03:25

E kom zgjat icik postimin por kom dash me e dhon i tip analize simas meje. Qejf kom te boj edhe ca citime qe me njelen ne menie po osht vone ene po vazhdoj neser kismet.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 27 Jan 2010 , 04:25

Admin wrote:Pjalmi njerzit mund te flasin ca te dojne por jo te shajne e te akuzojne si te dojne!!
Pavaresisht se fjalet e Halilit jane te sakta :)
shum e drejte admin

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ledi1920 » Wed, 27 Jan 2010 , 10:23

@ Edmond Cela ti neshjen e ke pa,por xhestet edhe te gjithe faullat nuk mund ti shofesh.Mgjth ju keni mendimin tuj edhe ska asgjo te keqe por spo me kuptoni ku dua te dal.

Cuna kan kalu dy dite. Pamjet filmike qe shikoni jane favorite per Dinamon,pervec rastit te Kotorit.
Tani Tirona eshte me 10 lojtar,behet faull mrena zones,jep penallti pse si jep te kuq si lojtar te fundit.E kam ktu pse knej jep kartona pse nga ana tjeter jo.Nuk prisnim te fitonim kampionatin,dje prisnim te rrifnim Dinamon(per arsye qe vetem ne i dim).Gjykimi ka njeanshmeri. Ne ndeshjen derbi duhen albitra te afte: Jareci,Jemini,janku edhe jo Pashaj qe dhe ne fusha te tjera ka pas probleme...Mgjth ket mendim keni une skom fuqi tjua ndryshoj.ashtu e shikoni,ashtu e kuptoni.

Bakaj,Kuli kan provoku shume here te tjera edhe dje e bene.Per zotin ne ato momente nuk pysja as baben tim.Te ishim fut ne fushe me shume ato te dy do ishin bo shembull dhe ta kuptonin qe me tifozat e stadiumit ske pune . Se nuk ka shonse Kuli dhe Bakaj me i bo ato xheste neper rrethe se e din qe ju a **** ato robt e motrat.Po i bo ne qemal stafa se e din qe jan te sigurte.Po nuk i doli ashtu...me tredhjete vete u dhjaksen jo mo me me shume.U dhjaksen aq shume sa desh hongren gol me tete lojtar. Nqs ti thu ne na kan honger hakun dikur,na kan honger hakun edhe neshje te tjera,mir ti bohet tirones etj...nuk fitoni gjo.Sot tirones, neser ju.Puna eshte a do bejm futboll te paster dhe profesionist apo do vazhdojm po kto muhabete.Spo komentoj ktu per me fol qe na bon padrejtesi.Ate e di mire une dhe sma ndrysho njeri menjen se kom qene prezent. Problemin e shtroj ktu kur do vi dita ti japim fund????kur do bejm nje gare sportive te paster

Sa per dhunen jam i pari qe e denoj.Po cdo shkak e ka i pasoje...Pavarsisht se mund te justifikoj sjelljen tona ato duhen denuar dhe u denuan pavarsisht pse rrodhi situata aty.Ne kto momente dallohet profesionalizmi.Po ju lutem me thoni pak kur qeka bo kampionati kaq profesionst ktu tek ne, qe qeka bo gjona me e keqe nga cka ndodh ndonjehere.Ne e paskemi shpik dhunen ktu??? Jo ne po e paguajme te paret,dallaveret i ben federata,tirona paguan.
Gjithsesi te ankohesh per Tironen qe perdor dhune i bie qe ne rrethe te mos kesh shku me pa neshje ndonjehere.Asnje nuk u dhunu.Sherri qe ne fushe me protagonistet.Albani e mori denimin e tij,muka po ashtu ,fusha po ashtu...Njeriu gabon.Ishalla Albanit i vijn ment ene nuk nuk ndodh me(gjithsesi prej albanit jom habit,se labi eshte pak mitrec)...


Debat favorizimesh nuk po bej.Se eshte teme tjeter.Nuk eshte as vendi as koha.


% Reinis futja ne fushe nuk eshte pune komande,eshte pune zemre.
Image

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ujku » Wed, 27 Jan 2010 , 10:35

Reinis po e perseris kisha dasht te fitonte Tirana se pse kampionati do behej ma i bukur
pra do ishte i hapur tani kampionati maroi.
Per at qe ti thu se u futen nja 10- 15 tif ne fush dhe te duket normale e ke gabim si do qe te jet
esht menimi i jot por me hy tifozat ne fush merr fun cdo gja per futboll fusha del jasht kontrollit
dhe cdo gje aty kthehet ne nji pjac bastardesh ku do qe te ndodh kjo.
Me vjen keq qe Bakaj sesht denuar se me te vertet esht nji djal mistrec provokator
sa per denimet e tirans jan minimale mas gjith asaj ca ndodhi aty
FSHF-ja e ka frik tiranen.Nese ju kujtohet vitin tjeter ndodhi nji ngjarje me permasa ma te vogla ne puk
dhe terbunin kjo fshf e shkrivi si klub.

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ledi1920 » Wed, 27 Jan 2010 , 10:51

Normal qe Fshf e ka frik Tironen.Biles ka frike cdo ekip te superiores se i thone nje vote ne asamble.
Nuk vehen ne te njetat pajta balance terbuni me tironen. Tirona eshte shkolla futbolli,klub me tradite,me trofe,me peshe. Nqs iken tirona,iken vllaznia kush e shef mo superligen??? Pra skane interes me e perjashtu se humb interesi,ska pare,ske lek ne shtijte te drejtash televizive ska asgjo...
Duhet krijimi i liges profesioniste,klubet te jene te pavaruara po su be kjo nuk ecet,prap ktu do jemi.

Masanej nuk eshte tirona e para.Pse te gjithe peshen e fajit duhet ta mori tirona mer Ujku? Federata ska faj??? Policia ska faj??? Te kishte pas mo shume polica aty sdo sihin fut ne fushe???

Tek Opinioni djeshem Sulejman Starova foli shume bukur.Shikojeni.
Image

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ujku » Wed, 27 Jan 2010 , 11:15

Per ket po tham ma Ledi se Tirana asht ekip me pesh qe bashk me Vllaznin e do
klube tjera kan qen krenari, s'po krahasoj tiranen me terbunin por hoqa nji diagonale
per funksionimin e drejtesis ne raste dhune se ligji duhet te jet i barabart per te gjith
se ne te kunderten kto gjeste llune do te bahen te perditshme.
s'kam gja personale me tiranen por me gjestin e shemtur qe ndodhi
kjo si shkon per shtat tirans vllaznis apo naj klubi tjeter me emer
per ligen profesioniste besoj s'jemi gati ket e pam edhe ne reagimet e ngjarjes qe ndolli si dhe ne dekleratat qe dhan me von ata qe ullheqin klubet pra sishin profesionale ishin thjesht te njianshme.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Wed, 27 Jan 2010 , 11:44

1. Denimi i Tafajt me duket i rand, per mendimin tem do kishte mjaftu pezullimi deri ne fund te ktij kampionati.

2. Denimet e tjera te dhena kunder Tiranes mendoj se jan ne rregull, kto denime jan te domosdoshme. Kshi denimesh duhet te jepeshin per cdo rast dhune, pra i bjen- pothuj cdo jave.

3. Denimi i Flamurtait me 2 ndeshje pa tifoza asht TURP I MADH....skandal i paparanueshem...duhet patjeter fitore ne tavoline per Besen, denim i fushes nja 6-7 ndeshje dhe (ndoshta) padi penale ndaj Gjikes + gjobitje.

3. Bakaj duhet te ishte denu patjeter. Mosdenimi i Bakajt asht Turpi tjeter, dhe tregon qartazi se FSHF perkrah Dinamon.

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ledi1920 » Wed, 27 Jan 2010 , 12:09

Kuli u denu dy ndeshje dhe gjobe me duket.
Bakaj shpetoi se u be viktime e dhunes.

Ne vlore duhet tre pikeshi ne tavoline per besen,nderhyrje nga jashte ne vendim te albitrit,plus qe dhe mo e renda eshte gabim teknik i albitrit...

Ene ktu federata eshte me faj. Luhet ndeshja Midis beses qe do pike si vendi i dyte me kap dinamon dhe vlores qe do pike se eshte ne vend te fundit caktohet nje albiter i ri fare pa pike eksperience. Kjo eshte neshje qe duhet maturi ne gjykim.
Image

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ujku » Wed, 27 Jan 2010 , 12:23

Ledi1920 wrote:Kuli u denu dy ndeshje dhe gjobe me duket.
Bakaj shpetoi se u be viktime e dhunes.

Ne vlore duhet tre pikeshi ne tavoline per besen,nderhyrje nga jashte ne vendim te albitrit,plus qe dhe mo e renda eshte gabim teknik i albitrit...

Ene ktu federata eshte me faj. Luhet ndeshja Midis beses qe do pike si vendi i dyte me kap dinamon dhe vlores qe do pike se eshte ne vend te fundit caktohet nje albiter i ri fare pa pike eksperience. Kjo eshte neshje qe duhet maturi ne gjykim.
Po Ledi jam dakort me ty ajo e Vlores ishte edhe me e rend tu pas parasysh
se nefush plus rrahjes se lojtarit te Kavajs nga stafi vlonjat
hyn ne fush edhe kryebashkiaku komunist SHpetim GJika dhe ben arbitrimin
ky per mu esht rasti ma flagrant dhe me i rend qe ka ndodhur ne historin e futbollit shqiptar
dhe GJika nuk permendet fare, 3 pikshi ne tavolin per kavajen do te ishte gjeja me e vogel qe
mund te bente fshf ne ket rast manej denimet te vishin mrapa
por si duket fshf ka nxjerr kampione Dinamon qysh ne shtator.

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ledi1920 » Wed, 27 Jan 2010 , 13:38

Ujku wrote:Per ket po tham ma Ledi se Tirana asht ekip me pesh qe bashk me Vllaznin e do
klube tjera kan qen krenari, s'po krahasoj tiranen me terbunin por hoqa nji diagonale
per funksionimin e drejtesis ne raste dhune se ligji duhet te jet i barabart per te gjith
se ne te kunderten kto gjeste llune do te bahen te perditshme.
s'kam gja personale me tiranen por me gjestin e shemtur qe ndodhi
kjo si shkon per shtat tirans vllaznis apo naj klubi tjeter me emer
per ligen profesioniste besoj s'jemi gati ket e pam edhe ne reagimet e ngjarjes qe ndolli si dhe ne dekleratat qe dhan me von ata qe ullheqin klubet pra sishin profesionale ishin thjesht te njianshme.
Jam shume dakord me ty qe thua qe nuk jemi gati.
Me kto njerez ne federate dhe me kto drejtues klubesh(perfshi te gjitha ekipet e superiores)nuk kemi per me bo gjo,per arsyen e thjeshte qe nuk jane te afte ta bojn po te ishin te afte do e kishin bo me kohe.

Ligji eshte i barabarte me te gjithe.Por nga praktika e meparshme Federata nji fal,nji denon.Nuk ka pas nojhere barazi.Peshku qelbet nga koka.Koka eshte qelb me kohe.Duhen te tjere.Besoj se ktu jemi dakord.
Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Wed, 27 Jan 2010 , 13:44

o ledi kush e drejto tiranen tashti???
dhe nje pytje private keto 8 jave pezullim a paguhet roga mujore mukes nga tirana?
i perjashtuar

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ledi1920 » Wed, 27 Jan 2010 , 14:19

GOLDIAN wrote:o ledi kush e drejto tiranen tashti???
dhe nje pytje private keto 8 jave pezullim a paguhet roga mujore mukes nga tirana?
Halili e drejton,donator.Pse po me pyt???

A do paguhet paga Mukes nuk e di.A do merren masa ndeshkimore karshi lojtareve dhe trainerit nuk e di.
Sot do iki ne Asamble ne oren 6 tek 15 katshi dhe do diskutohet. Neser ose ne darke kur te vi do ta jap pergjigjen.
Image

Post Reply