Lajme nga Liga Superiore
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajme nga Liga Superiore
jane tu lan nam
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
me duket se nuk tapo e lajn realin e madritit me shku ne spanje sot
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajme nga Liga Superiore
Perez paska thane qi Reali don me hape nji shkolle futbollit ne zonen e permbytyn.
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Lajme nga Liga Superiore
Turp i madh.
Ky rast i nxjerr faqen e zes Tacit qe harxhon 2 million per Realin, dhe nderkoh stadiumi ma i mire shqiptar nuk mund te garantojn energji elektrike.
Turp kur merr vesht bota, se cfar paradoxesh ka nshqipni

- Fanatics
- Posts: 1410
- Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
- Skuadra: Tirona,Bayern
- Location: Tiron
Re: Lajme nga Liga Superiore
Tamom turp i madhe eshte. Ate ****** Perikli Dhales shum mire e kon bo qe e kon shkarku direkt.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 830
- Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57
Re: Lajme nga Liga Superiore
Ja pra ca ndohli ne kryeqytetin e SHqiperis, skandal i permasave te pa harrushme
Turp i madh me te vertet, shkatrrim imazhi per te gjith shqiptart
por ka edhe nji te mir nxjerr ne pah hesapet qe kishte me la taci me naj klan tjeter mafioz ne Tiran.
Turp i madh me te vertet, shkatrrim imazhi per te gjith shqiptart
por ka edhe nji te mir nxjerr ne pah hesapet qe kishte me la taci me naj klan tjeter mafioz ne Tiran.
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Lajme nga Liga Superiore
Ministria shkarkoi Perikli Dhales.....a ka nevoj per ma shume koment... perse iken dritat ?=
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
Ujku wrote:Ja pra ca ndohli ne kryeqytetin e SHqiperis, skandal i permasave te pa harrushme
Turp i madh me te vertet, shkatrrim imazhi per te gjith shqiptart
por ka edhe nji te mir nxjerr ne pah hesapet qe kishte me la taci me naj klan tjeter mafioz ne Tiran.
shum e vertete ujku .
nga njena ane edhe un mendoj qe rezart taqit asht dasht me iu ba aja pune .
2 here ka pru milanin me shqipni e 1 here realin i thojn 6 milion dollar .
ata 6 milion dollare i kishin kry shum pune te verferve ne shqipni ,atyne qe skan buk me hanger
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
Hetimet: U dogj transformatori!
Skandali ne stadiumin kombetar ”Qemal Stafa” ne Tirane ka lene pas nje shije aspak te mire, nderkohe qe jane angazhuar si asnjehere me pare strukturat e rendit dhe te prokurorise per hetimin e saj.
Kabina elektrike eshte kontrolluar imtesisht qe mbreme deri sot ne mesdite, por burime jo zyrtare prane prokurorise bejne te ditur se konkluzioni i hetimeve do te jete ai i defektit per shkak te djegies se transformatorit. Pa te akuzuar konkrete.
Gjithcka ne ndeshje filloi ne menyren me te mire te mundshme, yjet e Realit sebashku me lojtaret e Gramozit mbajten nje minute heshtje ne shenje respekti ndaj te madhit Panajot Pano.
Xhafa shenoi qe ne minuten e dyte duke kaluar Gramozin ne avantazh duke shtuar spektaklin e asaj mbremjeje, por momenti i rifillimit te pjeses se dyte rrezoi gjithcka.
Galaktiket, te befasuar ashtu si dhe e gjithe tifozeria, nxituan per t’u futur brenda me fikjen e prozhektoreve, duke lene te mbizoteronte kaosi dhe turpi ne ‘Qemal Stafa’.
Zgjati aq sa edhe vete ndeshja, pritja ne erresire te plote, duke hedhur poshte te gjithe ate atmosfere te krijuar nga prania e disa prej lojtareve me te mire ne bote.
Ministri i Sporteve, Ferdinand Xhaferri, i cili ka shkarkuar drejtorin Perikli Dhales, e ka zyrtarizuar vendimin nje dite me pas.
Megjithate demi i imazhit tone ndodhi ne syte e mediave spanjolle, nderkohe ministri i Sporteve Xhaferri flet per nje gabim qe mund te evitohej.
“Nuk mund te them qe kjo qe ndodhi ishte pozitive. Nderprerja e energjise nuk ka ndodhur vetem ne Shqiperi, po edhe ne stadiume te tjera prestigjioze. Ishte nje ngjarje qe duhet te evitohej dhe ishin te gjitha mundesite”, u shpreh Xhaferri.
Nderkohe per vazhdimesine e menyres se menaxhimit te stadiumit ‘Qemal Stafa’ ministri Xhaferri thote se kjo menyre qe eshte aktualisht ka probleme dhe si rrjedhoje eshte ngritur nje grup pune, i cili brenda dy javesh duhet t’i paraqese ministrit nje skeme te re, duke perfshire ketu edhe dhenien me koncesion.
Deri atehere stadiumi do te drejtohet nga Gazmend Sallaku, nje tjeter ish-futbollist, por kete radhe i Dinamos, e jo i Tiranes.

Mediat spanjolle ironizojne Tiranen
Nderkohe qe ne Tirane po behej gati te fillonte pjesa e dyte e ndeshjes miqesore Gramozi-Real Madrid, black out-i qe pushtoi “Qemal Stafen” per me shume se 1 ore eshte pasqyruar menjehere ne mediat elektrionike spanjolle, te cilat nuk i kane kursyer titujt fyes per ate cka ndodhi ne kryeqytetin shqiptar.
“Guti dhe Benzema shkelqejne ne gjysemdrite”. Ky eshte titulli i nje prej gazetave me te medha spanjolle AS. Me tej ne faqet e kesaj gazete shkruhet se vizita e madrileneve ne Tirane filloi ne menyren me te mire, por perfundoi ne terr.
Ne shkrimin e saj, thuhet se eshte marre vete Ministri i Energjitikes per te risjelle dritat. Ironia e kesaj gazete shkon deri aty sa cileson si 2 qirinj lojtaret e Realit, Gutin dhe Benzema dy te cilet ndricuan sadopak terrin ne Tirane.
Nderkohe ne sajtin e radiotelevizionit spanjoll, thuhet se Real Madrid fitoi ne mes te nje black out-i. Duke pershkruar terrin qe zgjati me shume se 1 ore e 30 minuta, ky sajt ka shkruar per protestat e tifozeve shqiptare, nderkohe qe ka perdoruar dhe sarkazmen duke percaktuar situaten si "nje simbol te asaj qe eshte Shqiperia”.
E mirepritur nga mijera tifoze qe donin te shikon ne stadiumin e Tiranes disa prej yjeve te futbollit boteror, kjo ndeshje do te ishte edhe nje reklame e mire per kryeqytetin shqiptar. Por ja qe nuk qe e thene. Fati i kesaj ndeshjeje dhe imazhit te Tiranes kishte mbetur tek dhembet e nje brejtesi, i cili permbysi gjithcka dhe mediat e huaja shkruajten serish per terrin ne kryeqytetin shqiptar.

Duka-Halili, shtyhet seanca e parë gjyqësore
Të enjten e 21 janarit, në orën 14.00, në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, është zhvilluar séanca e parë gjyqësore ndaj Refik Halilit, president i FK Tiranës, i paditur nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Në fakt séanca vetëm sa është hapur, pasi nuk ka mundur të zhvillohej normalisht, as të përfundonte, pasi ka munguar njëra palë, konkretisht ajo e palës paditëse. Në shënimet për seancën e parë gjyqësore, të zhvilluar sot, shkruhet fjalë për fjalë: “Seanca gjyqësore shtyhet me kërkesë të paditësit. Gjyjkata e cmon të drejtë kërkesën për shtyjre seance të paraqitur nga përfaqësuesi i paditësit dhe për t’i lënë kohë dhe mundësi përfaqësuesit të palës paditëse të jetë prezent, ndaj e shtyn seancën e veprimeve përgatitore për në dt 26.02.2010, ora 11.00.
I padituri mori dijeni. Të njoftohet paditësi.
Gjyqtari: Agim Bendo”
Më poshtë, ja edhe detajet e kësaj çështjeje civile, nr. 4478, Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë:
Nr. i Çështjes: 4478
Dt. e regjistrimit: 18.12.2009
Paditësit: Armand Duka
Të paditurit: Refik Halili
Lloji i Çështjes: Padi Shkaktim Demi (Neni 608-654)
Baza Ligjore: Neni 608 - 654
Objekti: Detyrimi i palës së paditur për të shpërblyer dëmin jopasuror. Detyrimi i palës së paditur për të publikuar përgënjeshtrim për publikimet mashtruese dhe te pasakta .
Shkak për ngritjen e kësaj padie nga Armand Duka, president i FSHF-së, ndaj presidentit të Tiranës, Refik Halili, janë bërë disa deklarime publike të këtij të fundit, lidhur me moszhvillimin, sipas tij, të ndonjë tenderi për ndricimin e 6 stadiumeve, që “përkthehet” në vlerë financiare me shumën e 2.5 milionë eurove. Zoti Halili ka thënë për mediat se FSHF-ja, konkretisht presidenti Duka, nuk ka zhvilluar ndonjë tender për këtë gjë, duke shkelur ligjet e shtetit shqiptar në fuqi. Nga ana e tij, Duka ka reaguar, duke thënë se e tërë procedura është kryer në bashkëpunim me UEFA-n, tenderi është organizuar dhe pretendimet e Halilit janë shpifje. Për pasojë, edhe e ka paditur në gjykatë. Mirëpo, përfaqësuesi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, nuk është paraqitur në seancën e parë gjyqësore, e mbajtur sot, 21 janar 2010, kështu që séanca i është përcjellë datës 26 shkurt

reni dhe ledi.
e jeni ne dijeni te ketij lajmi sepse un po habitem.
si mund ta padisin duka dhe ta hedhin halilin ne gjygj per nji fjale gojet
duket se duka asht nji enverist i qmendun .
mos valle keto nerva jan ba qysh atehere kur duka pat than qe tirana dhe vllaznia kan shit ndeshjet ne baste
shihe per qa e ka padit duka dhe halili a kunderpergjigj
(((((Objekti: Detyrimi i palës së paditur për të shpërblyer dëmin jopasuror. Detyrimi i palës së paditur për të publikuar përgënjeshtrim për publikimet mashtruese dhe te pasakta .))))))))))))))
me duket se ia ka vu synin duka tiranes per me e hedh ne kategori te dyte vitin tjeter.

- Posts: 538
- Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
- Location: TIRON, ku tjeter?
Re: Lajme nga Liga Superiore
Une i kisha nigju ca llafe nolt e posht po as nuk e kisha vu ujin ne zjerm per me mor vesh pse bohej.fpjalmi wrote:reni dhe ledi.
e jeni ne dijeni te ketij lajmi sepse un po habitem.
si mund ta padisin duka dhe ta hedhin halilin ne gjygj per nji fjale gojet
duket se duka asht nji enverist i qmendun .
mos valle keto nerva jan ba qysh atehere kur duka pat than qe tirana dhe vllaznia kan shit ndeshjet ne baste
shihe per qa e ka padit duka dhe halili a kunderpergjigj
(((((Objekti: Detyrimi i palës së paditur për të shpërblyer dëmin jopasuror. Detyrimi i palës së paditur për të publikuar përgënjeshtrim për publikimet mashtruese dhe te pasakta .))))))))))))))
me duket se ia ka vu synin duka tiranes per me e hedh ne kategori te dyte vitin tjeter.
Po Pjalmo Kodi Penal i Shqiperise e perfshin padine penale per shpifje. Dhe denimi jepet me gjobe nese shpallesh fajtor. Po deshe mo teper pyt Ledin se ate kena jurist.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
REINIS wrote:Une i kisha nigju ca llafe nolt e posht po as nuk e kisha vu ujin ne zjerm per me mor vesh pse bohej.fpjalmi wrote:reni dhe ledi.
e jeni ne dijeni te ketij lajmi sepse un po habitem.
si mund ta padisin duka dhe ta hedhin halilin ne gjygj per nji fjale gojet
duket se duka asht nji enverist i qmendun .
mos valle keto nerva jan ba qysh atehere kur duka pat than qe tirana dhe vllaznia kan shit ndeshjet ne baste
shihe per qa e ka padit duka dhe halili a kunderpergjigj
(((((Objekti: Detyrimi i palës së paditur për të shpërblyer dëmin jopasuror. Detyrimi i palës së paditur për të publikuar përgënjeshtrim për publikimet mashtruese dhe te pasakta .))))))))))))))
me duket se ia ka vu synin duka tiranes per me e hedh ne kategori te dyte vitin tjeter.
Po Pjalmo Kodi Penal i Shqiperise e perfshin padine penale per shpifje. Dhe denimi jepet me gjobe nese shpallesh fajtor. Po deshe mo teper pyt Ledin se ate kena jurist.
ok renis faleminderit per informacionin dhe shpresoj qe ledi te na shpjegojn ket gja ma mire
-
- Fanatics
- Posts: 1410
- Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
- Skuadra: Tirona,Bayern
- Location: Tiron
Re: Lajme nga Liga Superiore
Si Kodi Penal si dhe Kodi i Procedures Penale nuk kane aq shume Nene sate shkoje tek Neni 600.Mgjt sic e tha dhe Renisi Kodi Penal e parashikon dhe padine per shpifje
Neni 120 i Kodit Penal
Shpifja
(Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 33)
Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër që dihet se janë të rreme, që
cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në një vit.
Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë,
përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Baza ligjore e padise mbeshtetet tek Kodi Procedures Civle
Neni 608
Personi që, në mënyrë të paligjshme dhe me faj, i shkakton tjetrit një dëm në personin ose në
pasurinë e tij, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar.
Personi që ka shkaktuar dëmin nuk përgjigjet kur provon se nuk ka faj. Dëmi quhet i
paligjshëm kur është rrjedhim i shkeljes ose i cenimit të interesave dhe i të drejtave të tjetrit, që
mbrohen nga rendi juridik ose nga zakonet e mira.
Neni 654
Personit që ka paguar detyrimin e një tjetri duke besuar se ishte debitor, në bazë të një
lajthitjeje të kryer pa faj, mund t’i kthehet ajo që ka paguar, me kusht që kreditori të mos jetë
privuar në mirëbesim prej titullit dhe garancive të kredisë.
Kthimi i pagesës duhet të shoqërohet me frytet dhe kamatat, në kushtet e parashikuara në dispozitat e meparshme.
Padi nuk eshte bere per shpifje karshi nje pale kundrejt nje tjetre. Por eshte bere padi per shkaktim demi me objekt Detyrimi i palës së paditur për të shpërblyer dëmin jopasuror. Detyrimi i palës së paditur për të publikuar përgënjeshtrim për publikimet mashtruese dhe te pasakta.Armando Duka ka padit Halilin vetem per faktin qe Halili te pergenjeshtroje fjalet qe ka thene. Se ca ka thene Halili se di me siguri po me duket ka akuzu Duken per vjedhje ne tendera.

Mu m'vjen mire kur ndigjoj padi per shpifje ne Shqipni. Se vetem n'Shqipni shef ne TV njerez qi flasin si te teket per persona te tjere, pa pase prova, tu i qujt kriminel, trafikant droget, tutor prostitutash, hajdut, e nuk i hin ferre ne kame. Te msojne qi, duhet me pase prova perme akuzu dikend
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
ledi .
ketu ne amerike nji njeri qe ka gjysen e gradaqeleve ne manhaten asht njeriu ma i pasur ne amerike dhe quhet biliarder por spo me kujtohet emri..Nji gazetare i new york times ka shkru nji artikull per te dhe ne fund e ka qujt milioner. Tash ky personi qe asht ma i pasuni ne amerike e ka hedh ne gjygj gazeten new york time duke e qujt si genjeshtare gazetarin sepse nuk e ka qujt miliarder por milioner ,dhe demek i paska prish imazhin e tij
tash gazeta new your time ka seanmcen gjygjesore
Jeti ket gja mund ta dijn shum mire sepse jeton ne new york.
tash llogarite se cfare marriet bahet

“Me Sinanin e Shkëmbin jemi një sulm i frikshëm”
Bledar Mancaku tregon Besën e re: ‘Mund të na quani një ekip “bombë”, tani s’ka më probleme golash”
Vetëm dy ditë para rifillimit të kampionatit, Bledar Mancaku, një nga emrat më të rëndësishëm të ekipit kavajas, që duket se me mungesën e Shehit për shkak kartonësh do të rikthehet sërish në rolin e kapitenit, shprehet shumë optimist. “Besa, nënvizon ai në intervistën e dhënë dje pas seancës stërvitore, me ardhjet në merkaton e këtij dimri të Vioresin Sinanit e Bledar Shkëmbit, mund të quhet pa asnjë mëdyshje ekip “bombë”. Jemi në vendi i 2-të në renditje që as diskutohet se nuk do ta lëshojmë. Përkundrazi do ta “çimentojmë” atë. Por nuk do të heqim dorë dhe nga ambiciet për titull, sepse gjithçka është akoma e hapur, pavarësisht didferencës që ka momentalisht Dinamo. Po kështu, dhe në Kupë kemi padiskutim pretendime për të synuar fitoren e 2-të të këtij trofeu, që ishte fituar nga Besa tre vite më parë…
- Afroi ndeshja me Flamurtarin, për startin e gjysëës së dytë të kampionatit. Cila është situata aktuale në prag të kësaj ndeshje?
- Atmosfera aktualisht është mjaft pozitive. Stërvitjet e miniciklit dimëror që i kryem në Kavajë si dhe tre ndeshjet miqësore që zhvilluam kanë shërbyer më së miri për stabilizimin e parametrave fizikë si dhe atë harmonizim të plotë që ka ekipi ynë.
- Prisni një start të mbarë?
- Padiskutim këtë synojmë në transfertën e parë ndaj Flamurtarit. Mund ta pohoj me plot gojën se me ardhjet në merkaton e janarit 2010, të dy emrave tepër të rëndësishëm si Sinani e Shkëmbi, jemi bërë ekip “bombë”.
- Në fazën e parë Besa ka fituar 1-0 me Flamurtarin, pikërisht me golin tuaj…
- Le të mos ndodhë asgjë më shumë edhe në këtë takim të së dielës në lidhje pikësëpari me fitimin e tripikëshit. Ndeshja do të jetë padiskutim e fortë, e vështirë për pozitat e vlonjatëve, por ne kemi synimet tona dhe do të kërkojmë të marim maksimumin në të parën ndeshje zyrtare për vitin 2010.
- Sa ndikim do të kenë pozitat diametralisht të kundërta në renditjen momentale?
- Aspak. Në fushë gjithçka nis nga 0-0. Te të dyja ekipet në këtë periudhë kanë bërë ndryshime të rëndësishme dhe kjo mendoj se lë gjithçka të hapur për rezultatin. Ndeshja mendoj se do të ketë rivalitet.
- Përmendët përforcimet me Sinanin e Shkëmbin. Çfarë do të ndryshojë në të vërtetë te kjo Besë?
- Në gjysmën e parë të kampionatit një nga defektet e skuadrës sonë ka qenë mungesa e finalizimit. Ardhja e Sinanit dhe e Shkëmbit, lojtarë që e nuhasin më së miri golin, do t’i japë më shumë impuls në skuadrën tonë veprimeve sulmuese e për rrjedhojë si në transfertë ashtu dhe në Kavajë, Besa do të jetë një skuadër e frikshme në lidhje më ndëshkimin e mbrojtjeve kundërshtare.
- Ambiciet fillestare janë renditja në zonën europiane, por shpesh flitet se synohet titulli, pa harruar edhe kupën e Shqipërisë…
- Ne kemi edhe 17 ndeshje për të luajtur duke përfshirë dhe takimin e prapambetur me Skëndërben në Korçë. Janë në lojë 51 pikë. Matematika e kampionatit nuk të lejon të bësh llogari shumë egzakte. Ne si skuadër do t’i marrim ndeshjet një e nga një, për të kërkuar dhe bërë më të mirën në çdo njërën prej tyre.

cdo njeri asht kurioz me pa sinanin tash se a asht ne krize apo fushaj ka ba gabim te madh qe e ka largu
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajme nga Liga Superiore
fitoi vlona 1-0 me besen. cfare skandalozit arbitri. nuk i dha dy penallti sade kavajes. te shofim sa po denohet ky arbiter i shitun