Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Mon, 28 Sep 2009 , 21:39

suksese agim canes
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 29 Sep 2009 , 03:59

Taci prezanton trajnerin Cana
nga Klevis Bejkolli E hënë, 28 Shtator 2009 22:08


Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë
Sot në orën 15:00’ në ambjentet e stadiumit “Gramozi” presidenti Mustafa Taci ka prezantuar para lojtarëve trajnerin e ri të skuadrës Agim Cana. Vetë Cana i është drejtuar lojtarëve duke i thënë : “E pranova me kënaqësi ftesën e presidentit Taci për bashkëpunim. Uroj që të na eci mbarë dhe me punë dhe dëshirë do bëjmë të mundur të gëzojmë sportëdashësit e Ersekës duke arritur rezultate pozitive. Skuadra ka elementë të mirë në të cilët kam besim që do japin më të mirën e tyre. Duhet ta nisim me këmbë të mbarë që këtë të premte përballë skuadrës së Besës duke arritur të fitojmë”.


Në orën 15:30’ trajneri i sapo emëruar ka filluar punë. Në stërvitjen e parë me skuadrën ai ka zhvilluar vrapime e lojra të vogla. Në stërvitjen që zgjati afërsishtë 80-të minuta kanë munguar Oliveres dhe Dos Santos të cilët janë të dëmtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 29 Sep 2009 , 04:02

mendoj se agim cana do ti bajn pune gramozit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 29 Sep 2009 , 04:05

Erbim Fagu : Besa kampione ? Mendojmë për Gramozin !
nga Klevis Bejkolli



Një nga lojtarët e shumtë që i është bashkuar skuadrës së Besës këtë sezonë është dhe tiransi Erbim Fagu. Ai ka qenë një nga lojtarët më konstantë me lojrat që ka zhvilluar dhe jo më kotë ai është një nga të preferuarit e trajnerit Duro.

“Kur erdha te Besa gjëja e parë që më tërhoqi ishte plani që presidenti Bizhdili kishte për skuadrën. Kjo më bëri që të mos hezitoja të firmosja me të një kontratë pune. Rezultatet e arritura deri më tani janë meritë e të gjithë klubit Besa ku perfshihen nga presidenti e deri tek puntori më i thjeshtë i fushës”.

“Në pesë ndeshje kemi arritur të marrim katër fitore dhe një barazimë. Rezultate shumë të kënaqshme falë të cilave jemi në vend të parë sëbashku me Dinamon. Nuk kemi zhvilluar shumë lojra të mira, por rëndësi ka rezultati, pasi janë ato që të japin të drejtën për të marrë pik dhe për të qëndruar më të qetë në përgatitjen e ndeshjes së rradhës. Kam besim që shumë shpejtë Besa përvec reultateve pozitive do të zhvillojë dhe lojra të bukura”.

“Trajneri Duro ka një meritë të madhe për harmonizimin e grupit dhe për mënyrën e komunikimit me lojtarët. Ai ka ditur ti japi kujdo hakun e tij duke mos ja ngrënë, por më së shumti ka ditur të gjejë pozicionin e kujdo prej nesh atje ku ne mund të japim më të mirën”.

“Besa kampione ? Mendojmë për Gramozin. Pas fitores minimale me Skënderbeun në fushën tonë kemi një trasfertë të vështirë ku duhet të arijmë të marrim pikët e plota. Ne duhet ti marrim ndeshjet një e nga një dhe të marrim prej tyre maksimumin e mundshëm dhe në fund të shikojmë”, ka përfunduar prononcimin e tij për Albaniasoccer.com futbollisti Erbim Fagu.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 29 Sep 2009 , 04:08

"SOS" te Vllaznia, "vallëzon" dueti i kreut(1 post)
Filluar 10 hours me pare nga editor
Nga Fatbardh JERA
Kampionati i 71 të kombëtar i futbollit, Superliga, mbylli edhe një "fletë" të kalendarit të tij. Pikërisht atë që kishte të bënte me javën e 5 të. Javë e cila mund të shërbejë si njëlloj "barometri" për skuadrat pretendente, ashtu sikurse "hipotekoi" sërish, herën e radhës, duetin e kreut të renditjes. Dinamo dhe Besa nuk po i ndahen njëra tjetrës, me plot meritë, duke qenë zotër të kreut të renditjes që nga fillimi i këtij kampionati. Por, nga ana tjetër, java e pestë konfirmoi edhe situatën jo të mirë të kampionëve në fuqi, ashtu sikurse lëshoi sinjalin "SOS" te Vllaznia. Nëse bardheblutë kanë ende mundësi për të gjetur alibi, në situatën e vështirë ku gjenden, kuqeblutë nuk po dinë ta gjejnë sëmundjen, nga se vuajnë, çka e bën të vështirë edhe kurimin. Nëse jemi te dy skuadrat që i kanë dhënë tonin kampionatit të shkuar, që rivalizuan njëra tjetrën deri në javën e fundit, në përballjen direkte, ku Tirana fitoi titullin, duhet të nënvizojmë se ato i mungojnë kampionatit deri më tani. Të kuptohemi, jo fizikisht, por si ekipe pretendente, duke e forcuar rivalitetin e garës. Mjafton t'u referohemi dy fakteve kokëfortë, për të dalë në konkluzionin se Tirana dhe Vllaznia nuk janë në rrugën e duhur. Nuk është diçka normale për një skuadër si Tirana, që brenda 8 minutave të fundit të ndeshjes të pësojë dy gola. E kundërta, mosdorëzimi i bardhebluve deri në sekondën e fundit, arritja e fitores edhe "in extremis", u shkon për shtat 24 herë kampionëve. Sa i takon Vllaznisë, shënimi i vetëm një goli në pesë javë kampionat, tregon situatën e pazakontë për kuqeblutë. E përsërisim; ka humbur Sinani, ka humbur edhe Vllaznia. Një lidhje organike e llojit shkak-pasojë, që ka funskionuar në sezonet e shkuara, por që nuk përligj shterpësinë e sezonit në vijim, as pozitën e drejtuesve të skuadrës, që kanë patur kohë për t'i përmirësuar sadopak gjërat. Nuk diskutohet se krahas dështimit të tyre në javën e pestë të kampionatit, duhet marrë në konsideratë edhe ana tjetër e medaljes. Kjo ka të bëjë me vlerësimin dhe evidentimin e atyre që fituan, konkretisht të Apolonisë ndaj Tiranës dhe të Teutës ndaj Vllaznisë. Fierakët, sikurse kemi thënë edhe në analizat e javëve të shkuara, kanë një anasambël mjaft simpatik në këtë sezon, që ka prodhuar lojë dhe rezultat deri më tani. Ndërthurja e elementit të ri me atë të eksperiencës, ku lojtarët serbë përbëjnë "qershinë mbi tortë" të kësaj skuadre, po jep frytet e duhura tek Apolonia. Dhe po t'i
shtosh kësaj vazhdimësinë e Apolonisë në staf teknik dhe grup lojtarësh, nuk përbën aspak çudi fitorja me Tiranën dhe këdo tjetër. Aq më tepër kur Apolonia luan në shtëpi, para tifozëve të vet të zjarrtë, që në këtë kampionat mbajnë rekordin e numrit të tyre. Me një fjalë, kooperimi skuadër tifozë, një komponente shumë e rëndësishme në futboll, është në shkallën maksimale në Fier. Tamam si tek ajo shprehja popullore "njëra dorë lan tjetrën, të dyja bashkë lajnë fytyrën". Skuadra po e bën më së miri detyrën në fushën e lojës, ndërkohë që tifozëria fierake mbetet e paarritshme, për realitetin e kampionatit tonë, në shkallët e stadiumit. Krejt ndryshe mund të thuhet për Teutën, që i shënoi disfatën e radhës Vllaznisë. I mungon mbështetja e tifozërisë, por kjo s'e ka penguar të jetë një nga skuadrat më produktive të Superligës në pesë javë kampionat. Golat e shënuar dhe pikët e grumbulluara deri më tani, të shoqëruara me lojën e bukur, e vërtetojnë këtë gjë. Tradita luan rol edhe në futboll, çka vërtetohet edhe në takimet mes Teutës dhe Vllaznisë në Durrës. Thënë ndryshe, "djemtë e detit" ua kanë marrë tashmë dorën kolegëve të tyre kuqeblu dhe fitojnë psikologjikisht pa hyrë ende në fushë, mesa duket.
Java e pestë e kampionatit solli sërish në skenë Flamurtarin, në pikë të hallit. Iku Memushi, por asgjë nuk ndryshoi në kampin kuqezi. Magani, natyrisht nuk ka pasur kohë të ndryshojë shumë gjëra te lojtarët vlonjatë, të cilët vijojnë të shfaqen në fushën e lojës si të futur me zor, sikur bëjnë një punë angari. Një ngërç psikologjik ndoshta, por edhe mosfunksionim si duhet i grupit, harmonia e të cilit, përfshi këtu edhe raportin skuadër trajner, duhet të përmirësohet urgjentisht te Flamurtari. Nëse kjo skuadër nuk do t'ia lejojë vetes të përfshihet nga ethet e rënies nga Superliga. Gjë që nuk u shkon investimeve të bëra në skuadër, por as emrit të saj.
Vlerësimit tonë të bërë në analizat e mëparshme i përgjigjet edhe barazimi në derbin e fqinjve, Kastrioti Laçi. Që do të thotë se skuadra të tilla, debutuese në Superligë, do ta kërkojnë shpëtimin tek njëra tjetra. Duke i rrëmbyer pikë secilës në ballafaqimet direkte, ose duke i ndarë ato në barazime si ai i Krujës.
Në fund, por jo për nga rëndësia, dy fjalë edhe për kryesuesit, Dinamon dhe Besën. Blutë duken të pandalshëm, edhe falë individualiteteve të spiktaura, që nuk i mungojnë, ndryshe nga rivalët e tjerë. Ndeshja me Shkumbinin nxori në pak meritat e një lojtari si Bakaj, që është në gjendje të marrë përsipër fatin e skuadrës. Dy golat e këtij lojtari i dhanë Dinamos 3 pikët e radhës, që e mbajnë në krye. Deri diku, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Besën, që fitoi ngushtë, por me mjaft raste për gol, ndaj Skënderbeut. Ishte pikërisht Daniel Xhafaj, ai që bëri "diferencën" në këtë ndeshje. Sepse ktheu në gol një nga rastet e shumta të Besës, duke i dhënë 3 pikë skuadrës së tij, të cilat mjaftojnë për të ruajtur ritmin dhe "hapin" e rivales tjetër, Dinamos, në krye të vendit. Të dyja këto së bashku, Dinamo dhe Besa, pak e ndiejnë presionin e ndjekësve, veçanërisht të atyre që konsiderohen pretendentë në letër (Tirana dhe Vllaznia), por duhet të sfidojnë nervat e njëra tjetrës. Pesë javë s'e kanë bërë dot këtë gjë, ndoshta java në vijim ndryshon diçka. Sepse para tyre janë dy transferta të vështira, sfida të nxehta në fushat e debutuesve në superligë, Laçit dhe Gramozit. Për mua, teste serioze për to

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 30 Sep 2009 , 03:44

Superliga, shkarkohet edhe trajneri i Gramozit
29/09/2009 20:00

Ne nje dite me shkarkimin e Likes eshte larguar nje tjeter trajner i Superliges.

Behet fjale per ish teknikun e Gramozit, Ilir Qirjako. Nen drejtimi e Qirjakos, skuadra e Gramozit, debutuese ne Superlige ndodhet ne vendin e 8-te, ka 1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Aventura e re e Agim Canajt si trajner i Gramozit do te startoje kete te premte, ku perballe do te jete ish skuadra e tij, Besa.

Kur ka vetem 5 jave nga starti i Superliges, numri i trajnerere te shkarkuar ka shkuar ne 4, Magani nga Shkumbini, Memushi nga Flamurtari dhe se fundmi Lika dhe Qirjako

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 30 Sep 2009 , 03:57

Nuk e dimë ç’po na ndodh, kemi turp të dalim në Vlorë”
30 Shtator Lideri I Flamurtarit, Franc Veliu: “Humbja me Dinamon ishte një goditje shumë e rëndë, s’po arrijmë të marrim më veten”





Dje paradite mbrojtësi Franc Veliu ndryshe nga pjestarët e tjerë të skuadrës ka preferuar të ulet në një nga lokalet e zonë të Skelës së bashku me një nga shokët e tij. Me një lëng frutash përpara dhe në një bisedë me zë shumë të ulët me mikun e tij të tavolinës, që nga larg kuptohej qartë gjëndja jo e mirë shpirtërore që kishte pushtuar djaloshin energjik Veliu. Ndoshta në një gjëndje të tillë morale kanë qënë këto dy ditët e fundit të gjithë futbollistët vlonjatë për krizën e thellë që po kalon Flamurtari. Shumë prej tyre vetëm dje mbasdite në orarin që ishin lajmëruar për të filluar stërvitjen mësohet se kanë dalë nga shtëpia. Franc Veliut, dje nuk ja kishte shumë qejfi për të biseduar me të për mundësinë e pritjes të ndonjë lajmi të mirë nga Sëlltiku, apo për trajnerin e kombëtares Josip Kuzhe, që pritet ta grumbullojë përsëri për ndeshjen me Suedinë, por vetëm për Flamurtarin. “Për momentin më intereson vetëm gjëndja jo e mirë që po kalon skuadra jonë. Humbën përsëri edhe këtë javë me Gramozin. Jemi bërë të mos dalim në qytet”- ishin fjalët e para që dolën nga goja e tij. Gjithçka në këtë gjëndje jo të mirë morale pasqyrohej qartë në fytyrën e tij të pa mësuar më parë me dëshpërime të tilla që të sjellin rezultatet negative të skuadrës ku bënë pjesë . “E di sa keq jam ndjerë pas kësaj ndeshje. Më janë prerë të gjitha fuqitë për të shkuar te dhomat e zhveshjes” – shton ai “ Si unë ishte e gjithë skuadra. Nuk shikonim dot njëri-tjetrin në sy. Në pesë ndeshje janë katër humbje. Nuk e di është një fat i keq, apo çfarë të them tjetër. Kështu po bëhemi të pabesueshëm edhe për njerëzit …”- ka thënë me tej me shenja të qarta mërzitje në vetvete Veliu.

Mungon besimi .- Duke dashur të thotë diçka më tepër për arsyet e kësaj gjëndje që po kalon skuadra e Flamurtarit sipas mënyrës të vlerësimit dhe arsyetimit të tij Franc Veliut shpjegon: “Për mua kjo gjëndje në skuadër ka ardhur, sepse mungon besimi tek vetvetja. Edhe pse këtë kampionat e keni nisur shumë mirë, duke fituar në javën e parë jashtë fushës tonë me Tiranën, me një rezultat tepër bindës. Gjithçka mori për keq me humbjen ndaj Dinamos. Ashtu siç besuan në këtë ndeshje se do të barazonim rezultatin, por në fakt kemi thelluar humbjen, ashtu na ka ndodhur edhe në ndeshjet e tjera duke kaluar nga java në javë në pozita edhe më të vështira. Nuk mund të them se skuadrës tonë i mungon diçka për të qënë protagoniste, sepse këtë e kemi treguar më së miri sezonin e kaluar. Flamurtari nuk ka gjëndjen e duhur morale për të bërë ndryshimin e kërkuar. Humbjet njëra pas tjetrës na kanë goditur keq në moralin dhe besimin tek vetvetja. Duhet të gjejmë forca të kthejmë sa më shpejt besimin e munguar në skuadër “- ka sqaruar më poshtë Veliu që në momente të caktuara ka lënë të nënkuptonte se tek ai ka edhe optimizëm për të besuar se Flamurtari do të kërkojë të ndryshojë që në ndeshjen e kësaj jave me Vllazninë.

Trajneri Magani .- Në karrierën e tij tre-vjeçare me Flamurtarin mbrojtësi Veliu ka provuar deri tani në drejtimin e skuadrës gjashtë trajnerë. Në asnjë rast nuk është dëgjuar nga ana e tij qoftë edhe një ankesë e vetme për atë dhe këtë trajnerë. I përqëndruar në stërvitje dhe me një angazhim maksimal në ndeshje, në çdo moment mbrojtësi elegant Veliu ka treguar se ka bërë mirë punën duke justifikuar besimin e dhënë. Kështu ka ndodhur edhe në ndeshjen me Gramozin, ku trajneri Magani është shprehur se “Loja e Veliut duhet veçuar nga të tjerët”. Gjithësesi, kur skuadra nuk merr rezultatin pozitiv, nuk ka se si vetë ky futbollist të pranojë të vetvlersohet. Por duke prekur temën e trajnerit të skuadrës Magani, duke marrë një pozicion shumë serioz Veliu u shpreh: “Në asnjë rast nuk do të preferoj të ndajë dhe të bëjë vlerësimin e trajnerëve që më kanë drejtuar në skuadër. Një gjë kam kuptuar që nga dita e parë që vesha këpucët për të luajtur futboll, se nuk ka trajner që nuk dëshiron të fitojë skuadra e tij . Edhe profesor Magani gjatë gjithë javës ka punuar së bashku me ne për të bërë më të mirën për këtë ndeshje. Nuk donte fati të ndodhte ndryshe. Ne do të guxojmë përsëri në ndeshjen me Vllazninë. Në këtë ndeshje do të luajmë me zemër për emrin e Flamurtarit, për tifozët, për vete dhe për trajerin Magani”- ka mbyllur gjithçka me tone që japin shpresë mbrojtësi Franc Veliu.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 30 Sep 2009 , 03:58

na duhet me lujt fort me vlonen

te dyja skuadrat do jene jete a vdekje

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Thu, 01 Oct 2009 , 03:00

“Fajtor unë dhe ekipi”:

“Pavarësisht dëmtimeve, që kanë rolin kryesor që bardheblutë nuk po dalin në lojën e tyre më të mirë, trajneri Lonçareviç është treguar profesionist me kuptimin e plotë të fjalës, kur është pyetur se pse ekipi në Fier gjatë pjesës së dytë pësoi një shthurje totale.

Kroati nuk ka hezituar, madje as nuk i ka bërë bisht pyetjes, por ka mbajtur përgjegjësitë që skuadra nuk po ecën si duhet: “Fajtor për shthurjen e ekipit në Fier, sidomos në pjesën e dytë, jam unë dhe skuadra. Kjo është më se normale. Jam i ndërgjegjshëm dhe vetë që Tirana momentalisht nuk prodhon fare lojë, por nga informacionet që kam, kjo skuadër asnjëherë nuk ka bërë lojë të bukur.

Në pjesën e parë në Fier ne kemi qenë shumë mirë, ndaj duhet edhe pak kohë për të bërë lojë dhe të arrijmë rezultate pozitive. Por habitem si ju ka rënë në sy loja me Apoloninë dhe nuk më pyesni për lojën ndaj Besës, ndaj Flamurtarit apo Stabaekut në pjesën e dytë. Në pjesën e dytë në sfidën e Fierit ndryshoi loja, sepse kjo ka të bëjë direkt edhe me ndërrimet e lojtarëve. Për herë të parë, në Fier, sidomos gjatë pjesës së parë, pashë një Tiranë shumë të përgatitur fizikisht,”- përfundoi deklaratën e tij Ilija Lonçareviç

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Thu, 01 Oct 2009 , 03:01

Sulmi i Dinamos u del në “ëndrra” kundërshtarëve


Autori: Andi Matraxhiu
Data: 30/09/2009
Version Print


Blutë kanë në dispozicion 6 sulmues, që do t’i kishte zili çdo skuadër e superligës




Forca e një skuadre futbolli, për mënyrën se si luhet ditët e sotme ky sport, nuk mund të matet vetëm me një repart, por është i gjithë grupi që plotëson forcën e një ekipi. Sigurisht, në radhët e dinamovitëve të gjitha repartet janë të konsoliduara, por në këtë shkrim kemi vendosur të analizojmë në detaje repartin sulmues, pa i hequr aspak merita mbrojtjes dhe mesfushës së Dinamos, dhe për më tepër portierit Elvis Kotorri, një “shtyllë” më tepër këtë sezon në portën e Dinamos. Sektori i paravijës së dinamovitëve përbëhet nga emra të lakmuar të futbollit tonë, të cilët pa dyshim i kanë zili shumë ekipe të superligës.

Forca e Dinamos në repartin sulmues (për më tepër që trajneri Muça luan me 3 sulmues) është evidente, pasi blutë kanë shënuar më shumë gola nga të gjithë rivalët e tjerë në kampionat. 9 gola në 5 takime, me një mesatare 1.8, janë të dhënat e para pozitivem të cilat tregojnë se reparti sulmues i Dinamos u del në “ëndrra” kundërshtarëve dhe shumë shpejt, siç po duken bathët, kjo mesatare do të shtohet. 7 nga 9 golat e Dinamos janë shënuar nga reparti sulmues, 4 Bakaj, 1 Sefa, Plaku dhe Kuli.

Elis Bakaj: Pa dyshim është njeriu i momentit te skuadra e Dinamos. Me 4 gola të shënuar, njëri më i bukur se tjetri, Elis Bakaj është kthyer në një katalizator të lojës së Dinamos. Nuk kërkon ta mbajë topin më tepër nga ç’duhet, edhe pse posedon një teknikë të plotë. Ka kaluar momente të vështira të karrierës, ku dyshohej për një dëmtim të rëndë në shtyllën kurrizore, por gjithçka u zgjidh me sukses dhe Bakaj ndaj Teutës zbriti në fushën e blertë. Mbase nuk mund të jetë i ekzagjeruar vlerësimi momental në mediat e shkruara dhe vizive si lojtari më i mirë i superligës. Bakaj i ka të gjitha mundësitë për të qenë i tillë. Tashmë në radhët e bluve është maturuar dhe nuk bën më kapriçio në fushën e blertë. Gjynah nëse qëndron sërish jashtë listës së kombëtares.

Fatjon Sefa: E ka nisur në stol ndeshjen e parë në Krujë, por në Vlorë i aktivizuar nga minuta e parë ka shpërblyer besimin e stafit teknikë duke shënuar një gol të bukur me kokë. Gjithmonë sakrifikon për skuadrën blu dhe është një rrezik konstat për mbrojtjet kundërshtare. Sigurisht, Fatjon Sefa, nuk është ende në 100% e tij, por performancat e lushnjarit me nr.16 po vijnë në rritje nga sfida në sfidë. Pavarësisht shtatlartësisë, sulmuesi blu disponon të dhëna të mira teknike dhe në lojën në tokë. I aftë të shfrytëzoj në maksimum krosimet e shokëve të skuadrës, tashmë Sefa është një sulmues i afirmuar i kampionatit tonë kombëtar.

Sebino Plaku: Shpejtësi, tenikë, dribling dhe për më tepër goditje me të majtën e të djathtën, Sebino Plaku, është një sulmues i kompletuar në rradhët e bluve. Në ndeshjen e Vlorës ka shënuar një gol të bukur, por nuk ka hezituar të rrezikojë portat kundërshtare në disa takime. Mbase trajneri Muça mund t’i jap më tepër hapësira në dispozicon për të treguar më së miri vlerat e tij. Sigurisht, startimi i nr.11 të bluve nuk është ai që pritej nga të gjithë, pasi fansët dinamovitë janë mësuar që Plaku të shënojë gola në çdo takim, por mbase në të ardhmen biondi tiranas do të rikthehet sërish në 100% e tij, duke shënuar gola të rëndësishëm.

Gerhard Progni: Nr.9 i bluve është një futbollist “xhol” në duart e trajnerit Muça. Ai mund të aktivizohet pa problem në çdo pozicion të sulmit dhe mesfushës. Minutat që ka pasur në dispozicion s’i kanë mjaftuar ende për të treguar vlerat e tij, pasi Progni ka luajtur vetëm 29 minuta në total në 5 takime, por kampionati është i gjatë dhe ish-lojtari i Besës dhe i Partizanit do të ketë mundësinë e tij për të treguar se është i denjë për të veshur fanellën blu.

Bekim Kuli: Ka shënuar një gol me 11-metërsh në Krujë, por në ndeshjet e tjera që është aktivizuar i ka dhënë një tjetër shkëlqim lojës së bluve. Asisti i fundit për Elis Bakajn, në golin e dytë ndaj Shkumbinit, tregoj më së miri klasin e futbollistit me nr.10 të bluve, i cili çuditërisht vetëm në ndeshjen ndaj Vllaznisë është preferuar nga minuta e parë. Shumë analistë sportivë, por edhe fansët dinamovitë e kanë kërkuar në çdo sfidë Kulin titullar. Mbase koha do të tregojë se cili është në të vërtet mesfushori kavajas.

Rafael Sosa: Në fillimet e tij në radhët e bluve, Rafael Sosa nuk ka treguar formë të mirë sportive, por futbolli kërkon edhe kohë. Më pas Sosa ka treguar të dhëna të mira teknike dhe është shfaqur tepër luftarak në vijën e parë ndaj kundërshtareve. Mbetet një lojtar për t’u parë me kureshtje në radhët e dinamovitëve, edhe pse deri tani s’është ngjitur në nivelet maksimale.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Thu, 01 Oct 2009 , 03:04

Bizhdili: I mendoj të tri rezultatet në Ersekë


Autori: Feriz Ferizaj
Data: 30/09/2009
Version Print


Presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, njeh dhe respekton forcën e Gramozit debutues

Duket se ata që e kanë njohur presidentin e Besës, Nexhat Bizhdili, deri dje, vështirë ta besojnë se ai jo vetëm është bërë më i urtë, larg deklaratave emocionale, por për më tepër të habit me qetësinë me të cilën merr në analizë rezultatet e të besuarve të tij. Pavarësisht se Besa e tij udhëheq tabelën e klasifikimit me plot meritë, ai përsëri nuk parapëlqen të deklarojë titullin si objektiv, por vetëm daljen në Kupat e Europës. Vjet e parvjet Bizhdili që në javën e dytë, ende pa nisur sezoni, deklaronte plot pompozitet se kishte ndërtuar një Besë kampione. Nëse bisedon me Bizhdilin sot, ai flet i rezervuar, qoftë edhe kur Besa e tij luan me fundin e tabelës.

Madje edhe trajneri Duro duket sikur e ka bërë me fjalë me Bizhdilin të ndjekin të njëjtën strategji me shtypin dhe tifozërinë. Këtë fakt konkret e ndeshëm edhe dje, ndërsa e pyetëm lidhur me transfertën e së premtes, që Besa luan ndaj Gramozit. “Eshtë një sfidë mjaft e vështirë. Vendësit vijnë pas një rezultati pozitiv me Flamurtarin dhe, me sa mësova, edhe me Agim Canajn në stol. Eshtë normale që çdo ndërrim trajneri sjell më shumë angazhim dhe optimizëm në ekip. Gramozi luan para publikut të tij dhe është normale të kërkojë pikët maksimale, aq më tepër ndaj kryesueses, siç jemi.

Gjithnjë, kur një ekip pret kryesuesit në fushën e tij, ka më shumë grintë, dëshirë dhe motiv për të dhënë maksimumin. E shoh si një përballje nga më të vështirat pas javës së pestë,” - shprehet Bizhdili. Po aq logjike është që Besa e tij nuk shkon të humbasë në Ersekë. Me pektun e kryesueses, besojmë se verdhezinjtë nuk do ta gëlltisnin lehtë një humbje në Ersekë, aq më tepër që atje fitoi edhe Tirana. Besës nuk i lejohet qoftë edhe barazimi, nëse nuk do t’i shkëputet Dinamo e vetme në krye. Po çfarë mendon presidenti Bizhdili lidhur me këto konstatime?

Siç e thashë më lart, unë i pres qetësisht të tri rezultatet. Si president i Besës, pres fitoren e ekipit tim, por si njeri që kam mbi 7 vite që drejtoj Besën dhe e njoh futbollin, gjithçka mund të ndodhë. Ajo që unë pres dhe besoj të ndodhë, është që futbollistët e mi të japin maksimumin dhe të mos gabojnë. Nëse e bëjnë këtë, me siguri që Gramozi s’do ta ketë aspak të lehtë, pasi ekipi im ka mjaft futbollistë me përvojë, që dinë të të ndëshkojnë në rastin e parë që u jepet. Përvoja më ka mësuar se shumë më i sigurt ndihem kur luaj në Tiranë me Tiranën, sesa në Ersekë me Gramozin. Besa ime, si brenda, ashtu dhe jashtë, beson vetëm te “fair-play” e kjo nganjëherë të kushton.

Shpresoj dhe besoj që në Ersekë të triumfojë futbolli i pastër dhe, fundja, të fitojë kush ta meritojë,” - thekson numri një i Besës. Një përgjigje për t’u pasur zili, gjithnjë nëse e ke njohur Bizhdilin vite të shkuara. Në fakt, historia e takimeve të Besës në transferta me ekipet e ashtquajtura të vogla, ka rezultuar shpesh problematike. Mjafton të kujtojmë se vjet Apolonia, Partizani, Lushnja, Flamurtari ishin ato që i morën Besës më shumë pikë, qoftë edhe në Kavajë.

Po aq e vërtetë është se diferencën me ekipet rivale Besa duhet ta bëjë pikërisht ndaj ekipeve si Laçi, Skënderbeu, Gramozi, Kastrioti e të tjera. Gramozi mbetet ekipi nga i cili kalon me siguri kryesimi i fazës së parë. Pas Ersekës, Besa pret Flamurtarin e Apoloninë, që do të thotë shumë. Për të shkuar në javën e 10-të, ku do të presë Dinamon në Kavajë me pikë maksimale, me shpresë se mos blutë gabojnë diku.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Thu, 01 Oct 2009 , 03:05

Disiplina, gjoba dhe pezullime Shkumbinit

Autori: editor
Data: 30/09/2009
Version Print


Komisioni i disiplinës pranë FSHF-së, i mbledhur të mërkurën e 30 shtatorit 2009, ka marrë në shqyrtim të gjitha problemet e javës së pestë, në të dyja kategoritë, superligë dhe kategori e parë, duke marrë edhe vendimet përkatëse. Dy skuadra kanë qenë më të “prekura” nga vendimmarrja e disiplinës, konkretisht Shkumbini dhe Skrapari. Peqinasve u është pezulluar trajneri Kristaq Mile për dy javë dhe është gjobitur me 30 mijë lekë të reja, ashtu sikurse është gjobitur edhe lojtari i Shkumbinit, Capja, me 50 mijë lekë të reja. Sa i takon Skraparit, për incidentet e ndodhura në ndeshjen e javës së shkuar ndaj Bylisit, Disiplina ka vendosur që skuadra në fjalë të luajë dy ndeshje pa praninë e tifozëve, por ka pezulluar edhe dy javë trajnerin Edmond Dalipi. Në mënyrë telegrafike, ja edhe vendimet e Disiplinës, marrë në mbedhjen e fundit të saj



1. Lojtari i KF Shkumbinit, Heltem Capja, për ndërhyrje të ashpër e të rrezikshme ndaj kundërshtarit, por pa krijuar pasoja të rënda për shëndetin e kundërshtarit, dënohet me gjobë 50.000 lekë, në bazë të nenit 26/8 të K.D.S.

2. Trajneri i KF Shkumbinit, Kristaq Mile, për gjeste fyese dhe provokuese ndaj arbitrave dënohet me 2 ndeshje pezullim dhe gjobitet me 30.000 lekë në bazë të nenit 25/5 të K.D.S.

3. Trajneri i KF Skraparit, Edmond Dalipi, për gjeste fyese dhe provokuese gjatë ndeshjes, duke hyrë në fushën e lojës pa leje të arbitrave, dënohet me 2 ndeshje pezullim dhe gjobitet me 30.000 lekë, në bazë të nenit 25/5 të K.D.S.

4. KF Skrapari, për trazirat e ndodhura, si rezultat i mosmarrjes së masave të

mjaftueshme organizative dhe të sigurisë gjatë lojës dënohet me 2 ndeshje pa praninë e shikuesve dhe gjobitet me 100.000 lekë, në bazë të nenit 24/1.a, b të K.D.S.

5. Ekipi U-19 të KF Skënderbeu, për mosparaqitje në ndeshje me ekipin U-19 të Gramshit, e humbet ndeshjen me rezultatin 2:0, në bazë të nenit 23/d të K.D.S.

6. Lojtari i ekipit U-19, Shkëndija e Durrësit, Rubin Met’Hasani, për ofendim të arbitrit të ndeshjes dënohet me 2 ndeshje dhe gjobitet me 5.000 lekë, në bazë të nenit 26/7.

7. Lojtari i ekipit U-19 të Adës, Ludovik Doda, për ofendim të arbitrit kryesor dënohet me 2 ndeshje pezullim dhe gjobitet me 5.000 lekë, në bazë të nenit 26/7 të K.D.S

8. Lojtari i ekipit U-19 të Naftëtarit, Rexhino Rrapushi, për goditje me grusht të arbitrit pezullohet me 1 vit nga aktiviteti futbollistik dhe gjobitet me 200.000 lekë në bazë të nenit 26/3 të K.D.S

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Thu, 01 Oct 2009 , 14:34

ate deputetin qi asht donator i shkumbinit, sula a si e ka emrin, nuk e paskan denu? te proçesi sportiv tha un nuk baj kurre gja por gazetaret shkrujn per mu per me shite gazetat, se un perbej lajm..... po kush t'ka njofte ty perpara se me u ngatrru me gjysen e ekipeve e arbitrave shqiptare (e italjan), e para se me i qit pistoleten lojtarve te partizanit mor idiot.

edhe at trainerin e apolonise asht dashte me e denu per gjestin qi i bani tiransave. shkjau i keq ankohet mandej se ne shqipni nuk luhet futboll

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 02 Oct 2009 , 16:43

U heq bardhebluve, gjysmën e rrogës”
2 Tetor

Kërcënimi i presidentit, Halili: Nuk po luani si duhet! Unë u jap vetëm gjysmën e parave



Humbja ndaj Apolonisë duket se nuk do të harrohet thjeshtë nga drejtuesit e Tiranës që pas mbledhjes së zhvilluar në “Vila Gold” në paraditen e të djelës kanë menduar të marrin një sërë masash ndëshkuese ndaj disa lojtarëve. Ajo që është propozuar por që nuk ka marrë ende formën e prerë në atë mbledhje, ka qenë ideja e hedhur për të përgjysmuar rrogat e disa lojtarëve si formë ndëshkuese dhe për të kaluar këtë vlerë monetare tek ata lojtarë që mendohet që kanë dhënë më tepër. Presidenti Halili duket se nuk është pajtuar me situatën dhe ka kërkuar që të gjobisë me përgjysmim rrogash. Mund të quhet i prapreçedentë një vendim i tillë që për momentin është vetëm një sygjerim nga drejtuesit e klubit. Të përgjysmosh rrogën e një lojtari për arsye nga më të ndryshmet logjikisht dhe juridikisht nuk është e mundur vetëm në rast se ekziston ndonjë klauzolë që të parashikojë diçka të tillë. Disa lojtarë të Tiranës pranojnë se diçka e tillë është thënë në atë mbledhje, por shprehen se një klauzolë e tillë nuk ekziston në kontratat e tyre që kanë nënshkruar e për rrjedhojë ska motiv që të kalohet në të tilla sanksione. Mund të jetë një moment nervash si pasojë e humbjes dhe një masë e tillë drastike ndoshta dhe nuk mund të merret ndaj lojtarëve pasi do të krijonte një situatë mjaft të negative në kampin bardheblu në një moment jo të mirë për këtë skuadër.

Siguracionet – Një tjetër problematikë që vlen të përmëndet për skuadrën 24 herë kampione Tiranën, janë dëmtimet e lojtarëve dhe mos kryerja e siguracionit për këta lojtarë. Nuk mund të parashikohet por në të njëjtën kohë është normale që brënda një sezoni të ketë dy-tre lojtarë të dëmtuar që kërkojnë kujdes mjeksor dhe në rastin më të keq, kur flitet për dëmtime të rënda kërkohet shtrim dhe kurim në klinika private jashtë vëndim që kanë një kosto të lartë. Te Tirana në rastin e këtyre dëmtimeve, presidenti Halili është i detyruar të paguajë faturën por kjo mund të eleminohej fare thjesht siç ndodh në të gjithë europën ku lojtarët janë të siguar dhe në rast dëmtimi kompania paguan faturën për lojtarin. Në rastin e Muzakës, Memellit, Dabullës, presidenti Halili ka paguar faturat për lojtarët dhe kjo është një humbje që mund të eleminohej në rast se do të ishin paguar siguracionet për këta futbollistë. Për më tepër që këtë sezon si për ironi të fatit ka sponsor dhe të stampuar në fanelë logon e një kompanie sigurimesh dhe kjo duhet të jetë një motiv më tepër për të siguruar lojtarët dhe për të hequr nga vetja faturat që duhen paguar në rast dëmtimesh.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 02 Oct 2009 , 16:45

Prognoza - Java 6-te e Superliges
E premte, 02 Tetor 2009 06:05




Sic edhe eshte bere e ditur java, e gjashte e Superliges do ta ngreje diten e Premte siparin e saj,me takimin qe do te zhvillohet ne Erseke ndermjet skuadres vendase te Gramozit dhe asaj te Beses se Kavajes.Megjithese shume heret per ta thene, sepse kampionati sapo ka nisur, ne kete takim keto dy skuadra zbresin ne fushe me pretendime te ndryshme ,por me te njejtin synim.Besa eshte ravijezuar tashme ,si nje nga rivalet ne luften per titull,ndersa Gramozi si qellim kryesor ka qendrimin mes me te mirave te Superliges dhe pse jo nje pozicion sa me komod ne tabelen e klasifikimit.Por sido qe te jete,sic thame edhe me lart,synimi eshte i njejte, pra te dy ekipet kerkojne fitoren. Dicka me lart eshte ne aspektin psikologjik skuadra e Gramozit,per tre arsye: Epara vjen pas fitores se pare ne kampionat. E dyta sepse luan perseri perpara sportdashesve te saj dhe se treti por jo me pak e rendesishme, sepse ka ne pankine tashme,nje emer te madh te futbollit shqiptar,Agim Canen. Te gjithe i njohin vlerat e vlonjatit,persa i perket drejtimit te skuadrave sidomos te ashtuquajtura te vogla. Ne te kundert, skuadra kavajase do te kete mbi shpine presionin e te qenit kryesuese, dicka normale kjo per cdo ekip qe ndodhet ne pozita te tilla. Le te mos harrojme dhe faktin ,qe deri tani kavajasit,kane arritur vetem nje fitore ne transferte, ate ne Peqin kunder vendasve, keshtu qe ngel per te pare, nese vertet Besa di ti zgjidhe ndeshjet jashte po aq mire sa dhe brenda. Duke u nisur nga sa thame parashikimi yne per kete ndeshje do ishte 1X.


LACI-DINAMO 2


Urimi yne per kete takim se pari do te ishte qe te zhvillohej nje takim i qete dhe korrekt.Kjo do te ishte fitorja me e madhe e futbollit.Laci ka mundesine te reagoje pas kritikave te bera pas fitores me Apolonine.Barazimi i marre ne Kruje kete jave duhet ti motivoje me shume futbollistet laciane,per te arritur nje rezultat pozitiv kunder Dinamos kryesuese,por eshte e domosdoshme qe ky rezultat te vije pas nje loje te ndershme. Persa i perket pretendimeve ato jane te qarta, kryesisht per Dinamon. Ne kete sezon jemi te bindur se kudo te luaje Dinamo kerkon vetem tre piket. Ne te kundert te kesaj Laci do ti gezohej,qofte edhe nje pike,por duke u nisur nga arsenali i forcave qe disponojne ekipet respektive, mundesite me te shumta per arritjen e objektivit , i ka Dinamo.Pra parashikimi per kete takim do ishte 2.


SKENDERBEU-APOLONIA 1X


Ka per te qene nje nga takimet me interesante te kesaj jave. Forca e korcareve ne shtepine e vet, si dhe fakti se vijne pas nje humbje, na ben te mendojme se pretendent kryesor ne kete takim do jete Skenderbeu, por mungesa e konfirmuar e disa lojtareve titullare, gjithashtu dhe forma shume e mire qe po tregon Apolonia,na bejne disi skeptike per nje parashikim te sakte. Gerti haxhiu do te ballafaqohet me ish skuadren e tij, me mungesen e Dokut, nderkohe qe Shkembi akoma nuk eshte plotesisht gati per tu aktivizuar. Normalisht ne kete takim pranohet te tria rezultatet, por korcaret meqense ia kane marre doren ndeshjeve brenda dhe po te kemi parasysh gjithashtu masen e zjarrte te tifozerise vendase,qe me te drejte mund ti quajme lojtarin e 12-te,me e logjikshme do te na dukej qe te parashikonim X1.


TIRANA-KASTRIOTI 1


Futbolli luhet gjithmone ne fushe dhe kurre s’mund te parashikosh plotesisht se si do te mbyllet nje takim,por ne rastin e kesaj perballjeje,mendojme qe fitorja e Tiranes nuk do te vihet ne diskutim.Vete trajneri Loncarevic,e shikon si problematike situaten ne te cilen po kalon Tirana, por eshte shprehur i bindur,se kjo skuader i ka mundesite per te qene aty ku i kerkohet. Megjithese kete jave shorti e ka vene perballe Kastriotit, mendja e kroatit eshte perqendruar tek ndeshja kunder Dinamos, qe vjen fill pas ketij takimi dhe me shpresen e madhe se mund te jete gati qe ne kete ndeshje Devi Muka e ndoshta kunder bluve dhe Migen Memelli,ai ka besim se situata do te “permbyset” pozitivisht per kampionet ne fuqi. Krutanet sigurisht qe do mundohen te bejne me te miren e tyre ne kete sfide,por mendojme se marrja e nje pike do te ishte mision i pamundur! Pra parashikimi per kete ndeshje eshte 1.


SHKUMBINI – TEUTA X


E ardhur nga nje humbje ne Tirane kunder Dinamos dhe me trajnerin ne tribune, si shkak i denimit te marre nga komisioni i disiplines per dy jave,do te zbrese perpara sportdashesve te vet ekipi i Shkumbinit.Perballe tyre ne fushe do te rreshtohet ekipi simpatik i Teutes se Durresit,qe ndryshe nga te zotet e shtepise,vjen pas nje fitoreje bindese kunder Vllaznise,si dhe pas disa takimesh positive te zhvilluara brenda dhe jashte fushes se vet.Situata ne te cilen ndodhet Shkumbini,duke i shtuar ketu faktorin fushe,qe per hir te se vertetes ne Peqin, eshte shume determinant,na ben te mendojme se pretendente kryesore ne kete ndeshje do jene vendasit. Durrsaket kete takim e kane pergatitur me qetesi dhe sigurisht qe do hyjne ne kete perballje per fitore,por tradita na ka treguar, se ne raste te tilla kur peqinasit kane nevoje “jetesore” per pike,I kane marre ato, panvaresisht menyres se zhvillimit te lojes, korrekte apo jo. Nese loja do te zhvillohet korrekte, Shkumbini zor se mund te marri me shume se nje pike . X


FLAMURTARI-VLLAZNIA X


Shume e veshtire te parashikosh se si do te shkojne fatet e ketij takimi.Te dy ekipet do zbresin ne fushen e blerte te stadiumit “Flamurtari”,ne momente teper te keqija per to! Nderrim trajneresh per te dy keto skuadra tradicionale te futbollit shqiptar,mungese pikesh,mungese te shenimit te golit,paraqitje aspak dinjitoze perballe tifozerive te tyre,madje edhe akuza per mungese deshire per te luajtur te disa futbollisteve te vecante.Kjo pra eshte panorama qe kane paraqitur Flamurtari dhe Vllaznia ne kete fillim sezoni.Trajneri Magani dha nje sinjal emergjence ne mbarim te ndeshjes kunder Gramozit dhe ngel per te pare ne kete takim,se cfare masash jane marre ne klub,per daljen nga kjo gjendje makthi.Ne te kundert ,do jete e para ndeshje si trajner ne Shqiperi e Roland Luci-t.Fakti qe prezantimi me skuadren u be vetem dje dhe se besojme se njohurite e tij per skuadren jane shume te pakta,do te thote se Vllaznia ne kete takim do vazhdoje te luaje e veshur me ngjyrat e te larguarit Lika.Ne rast se do te shohim nje Vllazni spektakolare,te ndryshme nga ajo qe kemi pare keto pese jave,do te mendonim se shkaku I gjendjes se krijuar ka qene ish trajneri,por pak gjasa ka te ndodhe kjo gje,pasi asnjehere nuk eshte bere evidente ndonje pakenaqesi e qofte edhe nje lojtari te vetem kunder trajnerit,apo ndonje ndihmesi te tij.Keshtu qe ky takim mendojme se do sherbeje si nje fillim I ri per te dyja skuadrat dhe qe te sherbeje si I tille asnjera s’duhet te humbasa,kesisoj parashikimi yne do te ishte X.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 02 Oct 2009 , 16:49

Kastrioti, Pema: I shënoj Tiranës

Kastrioti pas 5 javëve ka grumbulluar 4 pikë, duke u renditur në vendin e 10-të.







Sulmuesi i Kastriotit, Eleandro Pema (24 vjeç, 5 ndeshje këtë sezon) pohoi se do ta dëshironte një gol kundër ish-skuadrës së tij, Tirana, kur të dyja skuadrat do të përballen të shtuën (3 tetor) në kryeqytet.

“Ndiej emocione, por le të shfrytëzojmë krizën e tyre për të marrë pikë në kryeqytet. Personalisht shpresoj të shënoj kundër Tiranës”.

Kastrioti pas 5 javëve ka grumbulluar 4 pikë, duke u renditur në vendin e 10-të.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 02 Oct 2009 , 16:50

Dos Santos paralajmëron “Dona Besën”

Përballja e Gramozit me Besën përkon me debutimin e trajnerit të ri, Agim Canaj






Sulmuesi i Gramozit, braziliani Marko Dos Santos (28 vjeç, 5 ndeshje këtë sezon), golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë gjatë edicionit të kaluar të këtij atij kompeticioni, nuk e ka gjetur dot rrugën e rrjetës, edhe pse asistet e tij u kanë shërbyer shokëve të skuadrës.

Dos Santos, një nga tre brazilianët Gramozit, premton se në ndeshjen kundër Besës të shënojë golin e tij të parë në Kategorinë Superiore.

Gramozi fitoi në javën e 5-të 2-0 me Flamurtarin, dhe dy golat e realizuar nga Valdet Hyseni e Armando Sadiku erdhën si pasojë e asisteve të futbollistit të njohur brazilian.

Përballja me Besën ka një kuptim të dyfishtë për Gramozin. Së pari, përkon me debutimin e trajnerit të ri, Agim Canaj, dhe së dyti, Besa, së bashku me Dinamon, nuk ka pësuar humbje në pesë javët e para.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 02 Oct 2009 , 16:58

Begaj: Nuk ka më justifikime për Flamurtarin





Kapiteni Halim Begaj thekson se ka ardhur koha të tregohet egoja dhe grinta vlonjate

Pas humbjes ndaj Gramozit, duhet që tashmë Flamurtari të tregojë se nuk e meriton të jetë në vendin që mban aktualisht në renditje. Pas trajnerit Magani, është tashmë kapiteni i Flamurtarit, Halim Begaj, që ndalet në situatën aktuale të Flamurtarit, por që natyrisht duhet të kalohet dhe të lihet pas, duke nisur nga ndeshja e ardhshme me Vllazninë në Vlorë.

“E kemi thënë disa herë që duhet të ndryshojmë, por tashmë nuk duhet të mbahemi më pas justifikimeve, por ta tregojmë gjithçka në fushën e lojës. Nuk na lejohet aspak, që pas shumë investimesh të bëra në këtë ekip, të kemi gjendjen aktuale në renditje dhe për më shumë të regjistrojmë katër humbje radhazi në superligë. Ndeshja me Vllazninë për ne merr një kuptim të veçantë, pasi nuk duhet dhe nuk mund të njohim asnjë rezultat tjetër, veç fitores.

Nuk duhet të justifikohemi më, nuk ka asgjë që mund të na falë nëse nuk fitojmë ndaj Vllaznisë. Çdo ekip ka periudhën e tij të keqe, por tashmë ka ardhur koha të tregojmë se jemi një ekip që vlejmë dhe që duhet mbi të gjitha të fitojmë besimin e drejtuesve dhe sportdashësve vlonjatë, të cilët me të drejtë janë të zhgënjyer me paraqitjet dhe rezultatet tona gjatë javëve të fundit në kampionat.

Të dielën do të luajmë një takim shumë të rëndësishëm dhe në njëfarë mënyre më vjen keq që dy ekipe, si Flamurtari dhe Vllaznia, gjenden në një pozicione të tilla në klasifikim, pasi janë padyshim dy emra mjaft të njohur dhe me shumë traditë në futbollin shqiptar. Ndaj, ajo ndeshje e së dielës në Vlorë, do të jetë luftarake në çdo minutë nga të dy ekipet, por më vjen keq për kundërshtarët, të cilët i respektoj, por në këtë takim Flamurtari duhet dhe mund të triumfojë për të marrë tri pikë.

E dimë se nuk na falet asnjë rezultat tjetër, prandaj në ndeshjen e së dielës duhet të tregojmë më të mirën tonë në fushën e lojës në çdo moment dhe të mos i lëmë hapësira kundërshtarit. Tri pikët janë e vetmja gjë që mund të na nxjerrin nga situata e krijuar, por mbi të gjitha edhe për të fituar besimin në vetvete pas katër humbjesh rresht në kampionat.

Tashmë sezoni vjen edhe vështirësohet më shumë ndaj Vllaznisë për ekipin vlonjat, ndaj ka vlerë vetëm fitorja,” ? ka theksuar kapiteni i Flamurtarit, Halim Begaj, për të cilin, kjo situatë duhet lënë pas, duke nisur nga ndeshja me Vllazninë, pasi për asnjë rezultat tjetër nuk ka justifikim për Flamurtarin.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Edmond-Cela » Sat, 03 Oct 2009 , 16:25

pjesat e pare e superliges

Tirana 0-1 (-) Kastrioti
Laci 0-0 (-) Dinamo
Shkumbini 4-0 (-) Teuta

Gramozi Besa luajtur dje 1-1

Skenderbeu 04.10 (-) Apolonia
Flamurtari 04.10 (-) Vllaznia
luajn neser
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Edmond-Cela » Sat, 03 Oct 2009 , 17:26

perfundojn 3 ndeshjet e superliges

Tirana Kastrioti 1-1
Laci Dinamo 0-1
Shkumbini Teuta 4-1
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Post Reply