Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 16 Sep 2009 , 06:03

Fillojmë që tani me dy “derbi”
16 Shtator Vllaznia-Dinamo dhe Tirana-Besa mund të qartëosjnë më shumë për nivelin e skuadrave



E shtuna e ardhshme pritet të jetë interesante jo vetëm sepse në fushën e lojës do të luhen dy ndeshje shumë të rëndësishme. Por sepse pikërisht nga këto dy ndeshje mund të merren përgjigje më të sakta në lidhje me formën e skuadrave dhe ecurisë së tyre. Sidomos për Tiranën dhe Vllaninë. Një tjetër dështim për këto dy skuadra mund të demonstrojë realisht që hë për hë nuk e kanë forcën e Dinamos dhe Besës.

Tiranë – në Tiranë, skuadra vendase do të luajë kundër Besës së Kavajës. Tirana pritet të ndryshojë pak në organikë nga ajo ndeshje e Ersekës. Madje Nallbani nuk do të jetë, ndërkohë që do të mungojnë edhe Dabulla, Muka dh Memelli. Katër pikat më të forta të ekipit. Interesant do të jetë për tu parë se kush do të jetë kapiteni. Muka, Nallbani dhe Dabi janë tre zgjedhjet e para sigurisht që nuk është ky shqetësimi kryesor për Lonçareviç. Ai e di mirë se qoftë edhe me një pikë mund ta konsiderojë ndeshjen e “shpëtuar”, por një humbje nuk do të ishte kaq e thjeshtë për tu kapërdirë. Pavarësisht alibisë së zakonshme se “mungesat janë të shutma dhe të rëndësishme”. Në kampin tjetër kavajasit vijnë në një moment më solid. Sigurisht që me Dhëmbin në mesfushë gjërat do të ishin më të thjeshta. Megjithatë skuadra duket në formë të përkryer dhe ka arritur që tri javë të fitojë ndeshjet dhe të mos rrezikojë asgjë. Asnjë alarm dhe në rast disfate në kryeqytet. Një ndeshje që mund t’i ketë të treja.

Shkodër – një dështim i Vllaznisë nuk do të kishe kusure vetëm në pikëpamjen e “pikëve”. Humbja me Dinamon do ta konfirmonte skuadrën shkodrane jo në ritme të duhura. Megjithatë sigurisht që atje në Shkodër mendojnë të kundërtën. Për kampin e Liëks, një fitore do të ishte shumë sinjifikative. Do të tregonte që rezultatet dhe përgjithësisht loja jo e mirë e ndeshjeve të para ka qenë një rastësi. Dinamo shkon më e qetë në këtë transfertë dhe një barazim do të konsiderohej i pranueshëm për ekipin e Muçës. E gjitha mbetet për tu parë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 16 Sep 2009 , 06:11

Gjyqtarët, një notë... “e pranueshme”
16 Shtator Ka probleme, dhe përgjithësisht nuk kondicionon n rezultat e ndeshjeve



Kastrioti-Vllaznia

Një aksion i skuadrës shkodrane ndërpritet nga një prekje me dorë e një mbrojtësi vendas. E vështirë për tu gjykuar. Një devijim i topit nga një lojtar përpara se topi të shkonte në dorën e pavullnetshme të lojtarit kondicionon diskutimin. Më shumë jo penallti, se sa po.

Gramozi-Tirana

Një sulmues vendas ndërhyn në mënyrë të pabesueshme kundër Nallbanit. Ky i fundit reagon duke goditur me top lojtarin kundërshtar. E kuqe për Nallbanin, e merituar, por çuditërisht jo për kundërshtarin. Të kuqen për vendasit e merr një tjetër lojtar për protestë.

Besa-Laçi

Besa pretendon për një ndërhyrje të gabuar në hyrje të zonës në fillimin e pjesës së dytë. Pamjet filmike qartësojnë që ishte një ndërhyrje për tu ndëshkuar me faull, por nuk lejojnë të kuptosh nëse ishte apo jo mbi vijë apo brenda zonës. Kontestohet vendimi i gjyqtarit nga vendasit. Sepse ai nuk akordon as faull.

Dinamo-Teuta

Notë e mirë për Jankun. i ndihmuar dhe nga të dyja skuadrat në fushën e lojës sfida nuk ka probleme. Një acarim i Ymerajt shoqërohet me të verdhë. Ndoshta Ymeraj e ekzagjeron pak dhe meriton pse jo dhe një të kuqe për një protestë të tejzgjatur. Megjithatë në dinamikën e ndeshjes ndoshta gjyqtari ka vepruar drejt që nuk e ka dhënë.

Apolonia-Shkumbini

Pothuaj asnjë problem. Vendasit e meritojnë fitoren.

Skënderbeu-Flamurtari

Një grusht masiv në fushë për shkak se Alvish i Flamurtarit provokon kundërshtarët pas një faulli të fituar nga Shkëmbi. Këtu gjyqtari mund të kishte nxjerrë ndonjë karton për aktorët e sherrit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 16 Sep 2009 , 06:12

pra siq shihet na e kan hanger penalltine ne kruje

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 16 Sep 2009 , 06:13

Fushaj: Kjo nuk është Vllaznia e vërtetë


Autori: Gjergj Kola
Data: 15/09/2009
Version Print


Presidenti Valter Fushaj ka mbetur i zhgënjyer nga ekipi i tij dhe pret reagimin ndaj Dinamos

Ka mbetur tërësisht i pakënaqur nga ajo çfarë ka prodhuar skuadra e tij në ndeshjen e së dielës në Krujë. Valter Fushaj dje është dukur shumë i mërzitur me humbjen e pësuar nga Vllaznia në ndeshjen e radhës. Mbi të gjitha, për mënyrën e lojës që ka zhvilluar. Ndonëse nuk ka dashur të prononcohet në lidhje me këtë ndeshje, me shumë vështirësi ia kemi nxjerrë disa fjalë, teksa për “Sportin shqiptar” ka thënë: “Realisht nuk e prisja një paraqitje të tillë të Vllaznisë në këtë ndeshje. Deri në minutën e 20?të kemi bërë diçka në fushë, sepse pastaj nuk jemi ndier më. Eshtë e pafalshme për një ekip si ky yni të bëjë një paraqitje të tillë.

Vërtet mund të humbësh dhe kjo nuk është ndonjë çudi e madhe, por të mos bësh as lojë, kjo është e pakuptueshme. Se çfarë po ndodh me skuadrën tonë, nuk mund ta them me siguri.” Por në fakt, kjo nuk është se ka ndodhur vetëm në ndeshjen me Kastriotin. Në të tri takimet e këtij kampionati, Vllaznia nuk ka dhënë ende më të mirën e saj. Faji i është lënë mosharmonizimit të lojtarëve me njëri?tjetrin, por për presidentin Fushaj ky nuk është justifikim.

“Në asnjë prej tri ndeshjeve që kemi zhvilluar në këtë kampionat, nuk kemi bërë atë lojë që duhet të bëjmë. Në çdo takim kemi luajtur maksimumi 20?30 minuta mirë, ndërsa pjesën tjetër të lojës kemi qenë krejtësisht të çorientuar. Sulmi nuk po e tërheq skuadrën përpara fare dhe po ashtu probleme kemi shfaqur edhe në pika të caktuara të mbrojtjes dhe mesfushës.

Nuk është aspak normale që Vllaznia të humbasë dy nga tri ndeshjet e para të kampionatit. Të them të drejtën, nuk e kisha menduar aspak një nisje të tillë,” ? shton më tej numri 1 i klubit shkodran. Po çfarë do të ndodhë në këtë situatë dhe cila do të jetë rrugëdalja prej saj? Fushaj duket se i ka menduar të gjitha zgjidhjet e mundshme. Ka pasur në mendje edhe sanksione e ndëshkime ndoshta, por gjithçka do të kërkojë ta bëjë shtruar, pa u ngutur.

Dhe për këtë arsye fillimisht do të ketë një takim me stafin dhe pastaj me skuadrën. E thotë vetë presidenti i Vllaznisë këtë gjë: “Do ta diskutojmë gjerë e gjatë këtë punë. Në fillim sonte (mbrëmë) do të ulem me stafin për të biseduar fillimisht me ta dhe pastaj nesër (sot) do të kem edhe një takim me gjithë ekipin për të diskutuar mbi këtë situatë të krijuar. Unë jam i shqetësuar për këtë nisje që i kemi bërë kampioantit dhe prandaj do të kërkoj nga të gjithë marrjen e përgjegjësisë për të.”

Ndërkaq, kohë për t’u marrë shumë me këto analiza nuk ka, sepse në prag është sfida me Dinamon. Një takim shumë i rëndësishëm për kuqebutë, por a beson presidenti Fushaj se skuadra e tij mund t’ia dalë në këtë takim nisur nga situate aktuale ku ndodhet? Vetë ai përgjigjet kështu në fund: “Nëse nuk mundim Dinamon, pastaj gjërat duhen parë ndryshe. Unë mendoj se skuadra jo vetëm që i ka forcat, por edhe e ka për detyrë ta fitojë atë takim, sepse ndryshe do të kemi probleme së bashku.”




Trajneri Lika, i qetë për vazhdimësinë

Eshtë bërë zakon në kampionatin shqiptar që pas një serie rezultatesh negative, të kërkohet largimi i trajnerit. Kështu që shumëkush mund të ketë menduar të njëjtën gjë edhe për trajnerin aktual të Vllaznisë, Hasan LIka. Madje në konferencën e shtypit të pasndeshjes me Kastriotin, një nga gazetarët ka nxituar ta pyesë atë nëse ndihet i rrezikuar në postin e tij.

Lika me diplomaci ka theksuar se ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë më të mirën e tij me këtë skuadër, ndërsa ka lënë të kuptojë se ata që vendosin janë drejtuesit e klubit. Megjithatë, në këtë drejtim, dje në klubin Vllaznia një çështje e tillë nuk është diskutuar fare, që do të thotë se situata me stafin drejtues është e qetë për momentin.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Wed, 16 Sep 2009 , 14:50

Vllaznia “ngrin” rrogat para Dinamos

Shkodranët do të kenë shansin të rehabilitohen ndaj bluve, ndryshe masat mund të jenë të ashpra

Ditën e djeshme ishte paralajmëruar një mbledhje e presidentit Fushaj me skuadrën për të analizuar situatën e krijuar pas humbjes me Kastriotin. E kishte deklaruar vetë presidenti, por në fakt ajo nuk është realizuar. Arsyeja ka qenë sepse paradreke vetë numri 1 i klubit shkodran ka qenë i angazhuar me disa punë biznesi, ndërsa pasdite ekipi ka qenë në stërvitje. Ka ekzistuar edhe mundësia për t’u zhvilluar kjo analizë pas stërvitjes, por nuk ka ndodhur kështu. Fushaj duket se ka ndërruar “kurs”.

Nuk ka dashur t’i takojë futbollistët, por thjesht përmes përfaqësuesve të tij u ka çuar lajmin. Atë lajm që ndoshta vetë ata nuk e kanë pritur mirë, por të vetëdijshëm se fajtorë për situatën e krijuar janë vetë ata, janë detyruar ta pranojnë. Nga sa merret vesh, presidenti Fushaj ka vendosur të pezullojë dhënien e rrogave për sportistët deri pas ndeshjes me Dinamon.

Nëse ndaj bluve nuk vjen kthesa, atëherë do hyjnë në fuqi gjobat për secilin pjesëtar të skuadrës. Nuk bëhen të ditura detaje të tjera në lidhje me paralajmërimin që presidenti Fushaj i ka dhënë Vllaznisë, por thelbi ky është. Në fakt, edhe ai mund të ketë të drejtë, sepse një tjetër humbje me Dinamon, do të thoshte lamtumirë titull që në javën e katërt. Një diferencë prej 9 pikësh me kreun që në këtë moment të kampionatit do të ishte fatale dhe për rrjedhojë do të vinte si e domosdoshme ndërhyrja në skuadër.

Sepse do të ishte e pafalshme që me 13 blerje të reja (në mos janë 14 me Llengën), ekipi të renditet në vendet e fundit të tabelës së renditjes. Ajo çfarë duket qartë është se në klubin shkodran të gjithë fajësojnë futbollistët për situatën e krijuar. Askush nuk flet për trajnerin Lika dhe për ta përforcuar këtë gjë presidenti Fushaj dje është shprehur: “Komentet që janë bërë në media më duken disi të ekzagjeruara, pasi askush nuk ka diskutuar në lidhje me trajnerin Lika.

I gjithë faji është i futbollistëve, të cilët ndryshe paraqiten në stërvitje dhe krejt ndryshe në ndeshje. Këtë nuk e kuptojmë se si ndodh, prandaj duhet të jenë vetë futbollistët që duhet ta ndryshojnë këtë situatë, duke nisur nga ndeshja me Dinamon. Ata e kanë të qartë këtë gjë dhe nuk kanë nevojë t’ua thotë kush.”

Ultimatumi i presidentit është i qartë: vetëm fitorja bën punë ndaj Dinamos. Nëse nuk ndodh kështu, gjërat pastaj do të marrin rrugë tjetër, por në të vërtetë askush në kampin kuqeblu nuk e mendon këtë. Të gjithë janë të bindur se skuadra ka forca jo vetëm për të mundur Dinamon, por për të pretenduar edhe titullin kampion.




Vllaznia?Dinamo, nën dritën e projektorëve

Ndeshja e kësaj fundjave mes Vllaznisë dhe Dinamos do të luhet në darkë nën dritën e projektorëve. Kështu është vendosur nga drejtuesit e klubit shkodran, të cilët kanë dëshirë që kjo sfidë shumë interesante të luhet në kushte shumë komode dhe prandaj është vendosur kështu. Atë e ka konfirmuar vetë presidenti Fushaj, por ndërkohë ka mbetur për t’u saktësuar vetëm orari i zhvillimit të saj.

Albi Llenga, firma një hap larg

Mbrojtësi shqiptar i ardhur nga Ethnikos i Pireut te Vllaznia, pikërisht Albi Llenga, mund të konsiderohet tani e tutje pjesë e skuadrës shkodrane. Ai ka fituar me sa duket besimin e stafit drejtues të kësaj skuadre dhe për rrjedhojë presidenti Fushaj ka qenë i gatshëm për të firmosur me të. Kjo procedurë pritet të kryhet nga dita në ditë dhe duket se ka mbetur vetëm si formalitet.

s.shqiptar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 18 Sep 2009 , 06:44

Fushaj: “Të bindur se fitojmë me Dinamon”


presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj përjashtoi publikisht çdo hamendje të shkarkimi te ish-trajnerit të Partizanit, duke theksuar se “rezultatet negative janë si pasojë e grupit e jo vetëm të trajnerit”:





Publikoje ne:

Vllaznia e ka nisur jo mirë sezonin (2 humbje në 3 ndeshjet e para) dhe në sfidës e radhës pret në shtëpi Dinamon, një takim shumë i vështirë për shkodranët. Blutë nga kryeqyteti kanë bërë një super-start me 3 fitore, në po aq ndeshje dhë të kompletuar me një mbrojtje “shumëkombëshe” (1 shqiptar, 1 serb e 2 argjentinas) kanë pësuar vetëm 1 gol (po aq sa Besa e Apolonia).

Në fakt, pas humbjes 1-0 me Kastriotin në javën e fundit (të tretën e Superligës), trajneri i kuqebluve, Hasan Lika, u shpreh se ai ishte gati të largohej nga drejtimi nëse drejtuesit e klubit do ta konsideronin atë si shkak të ecurisë jo të mirë të 9-herë kampionëve të Shqipërisë.

Por, presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj përjashtoi publikisht çdo hamendje të shkarkimi te ish-trajnerit të Partizanit, duke theksuar se “rezultatet negative janë si pasojë e grupit e jo vetëm të trajnerit”: “E konsideroj këtë thjesht një fazë kalimtare. Duhet të përforcohemi dhe të japim maksimumin ën fushë. Normalisht që është një ndeshje e vështirë me Dinamon. Ndeshja nis gjithmonë 0-0, dhe kam bindjen se lojtarët për 90 minuta do të japin gjithçka për të fituar ndeshjen”.

E Enjte, 17 Shtator 2009

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 18 Sep 2009 , 06:53

Vllaznia, në skuadër kthehet qetësia


Autori: Gjergj Kola
Data: 17/09/2009
Version Print


Kuqeblutë kanë ulur kokat dhe po punojnë për ndeshjen me Dinamon, ku kërkohet patjetër fitorja

Në kampin shkodran është kthyer qetësia. Pas zhurmës së ditëve të para të javës, teksa flitej për mbledhje, analiza, gjoba e ndëshkime, tashmë situata është krejt ndryshe. Vetë krerët e lartë të klubit e kanë parë të arsyeshme të mendojnë për një situatë ndryshe, sepse në prag është një ndeshje shumë e rëndësishme me Dinamon. Nëse gjërat do të vazhdonin në atë mënyrë, sigurisht që nuk do të ishte në favor të skuadrës, por të kundërshtarit. Duke qenë kështu, është ndërruar kurs.

Të gjithë po mendojnë si të dalin nga situata aktuale ku ndodhen, e cila në të vërtetë nuk është dhe aq e qetë. Ajo që është fakt, është se shkodranët po kalojnë një periudhë krize në lojë dhe në rezultat. Të gjithë këto deficite apo mangësi, ku më shumë e ku më pak, pranohen nga të gjithë elementët brenda skuadrës së Vllaznisë, duke nisur nga lojtarët, trajnerët dhe presidenca e klubit, por të gjithë njerëzit shprehen optimistë se reflektimi do të vijë menjëherë, duke nisur nga kjo javë ndaj Dinamos kryesuese.

Do të jenë pikërisht blutë kryeqytetas, që në njëfarë mënyre, mund të nxjerrin kuqeblutë nga kriza ku janë mbërthyer që nga fillimi i kampionatit. Do të jetë pikërisht kjo ndeshje që do të jetë shumë përcaktuese për ekipin e drejtuar nga Hasan Lika, që mund të vendosë në vend dinjitetin e Vllaznisë si ekip, por edhe të lojtarëve dhe stafit teknik, duke forcuar pozitat e tyre, qoftë si individ, por edhe si kolektiv.

Megjithatë, një fitore e mundshme ndaj Dinamos, për Vllazninë, do të kishte vlera shumëfishe. Së pari, sepse fitohet ndaj një kundërshtari direkt në garën për titullin kampion. Së dyti, marrja e tri pikëve në këtë ndeshje do të bënte që shkodranët t’i afrohen me tri pikë kreut të klasifikimit, duke u futur në listën e pretendentëve. Së treti, vetëm fitorja do të kishte vlerë në këtë ndeshje, që skuadra shkodrane të dalë nga ai ngërçi psikologjik, që mund të jetë futur pas tri javëve të para, ku shumë gjëra nuk funksionojnë siç duhet.

Por takimi me blutë e drejtuar nga Shkëlqim Muça mund të konsiderohet edhe një test?prove për mjaft lojtarë të Vllaznisë, të cilët kanë zhgënjyer në tri javët e para dhe tani janë “gijotinë” për fatet e tyre. Janë realizuar shumë blerje, por ata ende nuk i kanë dhënë frytet e tyre. Disa madje kanë përfunduar në stol, sepse nuk kanë formën e duhur dhe pritet reagimi i tyre. Ashtu si edhe i lojtarëve të tjerë. Sportdashësit shkodranë nuk mund të pajtohen me një situatë të tillë.

Ata duan të shohin një skuadër gjithnjë të fortë e pretendente, sepse këtë pretendim kanë pasur gjithnjë. Mbetet për t’u parë tani si do të reagojë skuadër në fushën e lojës. Lojtarët janë të ndërgjegjshëm se kanë gabuar dhe nuk i kanë bërë një nisje të mirë dhe prej tyre pritet kthesa. Normalisht, nuk ka më nevojë për këshilla dhe sugjerime. Ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë vetë. Edhe stafi me Likën në krye e di detyrën e tij. Por se çfarë do të ndodhë në fushë të shtunën, duhet të presim.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 18 Sep 2009 , 06:53

Formacioni shkodran, priten ndryshime

Për ndeshjen e së shtunës me Dinamon, pritet që në formacionin e Vllaznisë të ketë ndryshime. Ende nuk janë të qarta se çfarë do të ndodhë, por e rëndësishme është që stafi drejtues është duke menduar për zgjidhje tjera të lojtarëve, si në skenë, ashtu dhe në vendosjen e tyre në fushë.

Ajo që duket e sigurt është se në këtë takim shumë të rëndësishëm, në sulm Sinani nuk do të jetë më i vetëm dhe përkrah tij do të luajë edhe një sulmues tjetër dhe me shumë siguri ai do të jetë i riu i talentuar Bala. Por jo vetëm sulmi pritet të ketë ndryshime, sepse edhe në mesfushë e mbrojtje duket se do të ketë. Megjithatë, ai që do të vendosë për ta do të jetë trajneri Lika, i cili është duke menduar zgjidhjen më të mirë të mundshme, në mënyrë që ekipi të mbërrijë te fitorja

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 18 Sep 2009 , 06:54

Fushaj, takim me skuadrën para ndeshjes

As gjatë ditës së djeshme nuk është takuar me ekipin dhe këtë nuk do ta bëjë as sot dhe nesër. I vetmi takim që presidenti Fushaj do ketë me ekipin do të jetë ai i së shtunës, vetëm pak orë përpara nisjes së takimit me Dinamon. E ka menduar këtë si zgjidhjen më të mirë të mundshme dhe në fakt mirë duket se ka bërë, sepse në këto momente nuk është e domosdoshme të shtohet presioni mbi skuadrën.

Ajo që kërkohet është vetëm qetësia dhe vetëm me të do të arrihet fitorja. Nëse nuk ndodh kështu, atëherë gjërat pritet të shkojnë keq te kjo skuadër. Fushaj nuk ka dëshirë më të mendojë për momentin për penalizime a gjëra të tilla, por thjesht dëshiron t’i lërë futbollistët ta zgjidhin vetë këtë ndeshje

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 18 Sep 2009 , 10:26

“Vllaznia fiton per te qetesuar presidentin”
18 Shtator Portjeri veteran Grima vlerëson vendimin e presidentit per te mos marre masa: Por tani duhet te mundim Dinamon



Humbja e pësuar të dielën e kaluar në stadiumin e Krujës përballë Kastriotit vendas, krijoi një situatë shumë konfuze në radhët e kuqebluve. Tre pikë në tre ndeshje konsiderohej një bilanc tepër negativ për drejtuesit e Vllaznisë, të cilët të zhgënjyer, jo vetëm nga kjo ndeshje, por në tërësi edhe për dy ndeshjet paraardhëse, atë me Apoloninë dhe Besën e Kavajës, kishte bërë gati një seri ndëshkimesh, lista e së cilës thuajse përbënte të gjithë skuadrën. Nëse kishte përjashtim nga ajo listë që nuk do të merrte gjobë, ky ishte portjeri veteran Armir Grima, forma e shkëlqyer e të cilit ka bërë që të bëhej barrikadë e krutanëve në thellimin e avantazhit të tyre. Është pikërisht Grima, i cili ashtu si edhe në raste të tjera, kur skuadra ka pasur nevoj për moral dhe këtë radhë ka marrë përsipër të ndikojë në rritjen e moralit të kolegëve të skuadrës me të cilën luan, në mënyrë që kuqeblutë të jenë në gjendje që në përballjen me ekipin e fortë të Dinamos të dalin me sukses. Për Grimën, fitorja ndaj Dinamos këtë të shtunë është një detyrim për të gjithë pjesëtarët e skuadrës, futbollistë dhe trajnerë. “Detyra jonë është që të luajmë sa më mirë dhe mundësisht të fitojmë në çdo ndeshje, sepse për këtë paguhemi nga ana e presidentit, por këtë radhë mendoj se është një obligim shumë më i madhë se herët e tjera”, thotë ruajtësi i katërkendorit shkodran Armir Grima. Sipas tij, arsyeja e këtij obligimi më të madh është fakti i përgjegjësisë, që ata si skuadër kanë në paraqitjen e dobët të tre ndeshjeve te para, ndërkohë që përpos asaj, veprimi që numri një i klubit ka ndërmarrë për të mos penalizuar asnjë futbollist pas dështimit në Krujë është edhe një element më shumë për të mos dalë pa fitore nga kjo ndeshje. Grima bën të ditur se një angazhim i tillë nuk është vetëm në anën e tij si individë, por në një farë mënyre, duke shprehur mendimin e të gjithë skuadrës, e cila që prej ditës së hënë i është përveshur një pune voluminoze në procesin stervitor, duke kërkuar të bëjë më të mirën e saj për të qënë e gatshme në përballjen me dinamovitët. Një situatë e tillë ka qënë edhe në seancën stervitore të ditës së mërkurë, kur skuadra ka vijuar të përgatitet në fushën sportive të Shtojit, por me aq sa shikohej, në krahasim me një ditë më parë, situata ka qënë shumë më e qetë. Nëse ditën e martë është dhënë një sinjal i parë për një tërheqje në vendimin e presidencës për të gjobitur skuadrën, dita e mërkurë e ka konfirmuar atë plotësisht, që nuk do të ketë asnjë ndëshkim për askënd duke e lënë gjithçka pasi të ketë parë zhvillimet më të fundit në fundjavë me Dinamon.

Bakaj, harroje golin në Shkodër!

Duke u futur më tej në emocionet e sfidës të së shtunës, e cila jo vetëm për nga niveli i të dyja skaudrave, por edhe për atë që kjo ndeshje është planifikuar të luhet në orët e darkës dhe nën shoqërimin e projektorëve, pritet të shndërrohet në një derbi pretendentësh. “Ballafaqimet Vllaznia-Dinamo kanë qënë në vite të mirëpritura nga publiku, pasi ato gjithmonë kanë përcjellë emocion dhe spektakël”, thotë Grima, i cili sidoqoftë, edhe pse Vllaznia ka dalë jo pak herë fituese, nuk nguron të pranojë se këto vitet e fundit, Dinamo është bërë si një “mace e zezë” për Vllazninë. Dhe kjo ka ndodhur edhe në fushën e “Loro Boriçit”, ku sidomos një nga goditjet më të forta dhe “vdekjeprurëse” për kuqeblutë ka qënë fitorja e fundvitit të 2008-tës, në kohën kur drejtonte Agim Canaj, ndeshje kjo që frenoi shkëputjen e madhe tyë Vllaznisë në krye të tabelës së klasifikimit. “Që Dinamo duhet vlerësuar, kjo as që diskutohet, pasi kjo shikohet qartë me atë start shumë pozitiv në këtë kampionat. Por kjo nuk do të thotë, se fitoret e saj do të vijojnë të jenë presente edhe këtë javë”, thotë Grima, i cili duke parë angazhimin maksimal të te gjithë skuadrës është shumë i bindur që Vllaznia do të dalë fituese në këtë takim. Madje në këtë drejtim, duke bërë një krahasim me sezonin e kaluar thotë se: “Nëse ishte Dinamo që na frenoi ne në kampionatin e kaluar, tani do të jemi ne që do ta bëjmë një gjë të tillë”. Sipas Grimës, kjo nuk ka do te thote se Vllaznia ka diçka personale me Dinamon, por situata është e atillë, që Vllaznia nuk mund të gabojë në këtë takim, jo vetëm për t’u pajtuar me presidentin, por në të njëjtën kohë për t’u rritur në tabelë, drejt zonës që ka në objektiv, atë të ekipeve kryesuese të kampionatit”. Ndërsa duke përfunduar, veterani i portës shkodrane, i cili me formën mjaft të mirë që po demostron, konsiderohet si një ndër pikat më të forta të skuadrës kërkon të ndalet paksa tek sulmuesi Bakaj. “Nuk e kemi zakon të bëjmë deklarata të tilla, por kur dëgjon sulmuesin Bakaj që flet me aq siguri se do të shënojë patjetër në Shkodër, nga që paska shënuar ndaj nesh edhe kur ka qënë në përbërjet të skuadrave të tjera, të detyron të reagosh ndaj tij”, thotë Grima, lidhur me një deklaratë euforike që Bakaj ka bërë në një nga emisionet televizive. “Do t’i them Bakajt, harroje golin në Shkodër”, thotë prerë Grima, jo vetëm në emrin e tij personal, por edhe të kolegëve të tij të mbrojtjes

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 20 Sep 2009 , 20:51

Vllaznia, “pit-stop”-i i parë për Dinamon kryesuese


Autori: Gjergj Kola
Data: 20/09/2009
Version Print


Vllaznia ? Dinamo 0?0


Vllaznia: Grima, A. Beqiri, E. Beqiri, Mrvaljeviç, Hallaçi, (Vajushi 46?), Smajli, Nallbani, Kasapi, Shtubina, Leandro, Sinani (Bala 66?). Trajner: H. Lika

Dinamo: Kotorri, Malkarne, Pisha, Del monte, Kuli (Progni 68?), Plaku (Sefa 46?), Allmuça, Sosa, (Muça 87?), Bakaj, Putinçanin, Diop.

Trajneri: Sh. Muça

Gjyqtarë: L. Jemini, E. Biçaku, D. Agaraj (Tiranë)

Karton të verdhë: Malakarne, Diop



“Radiografia”

8?? Allmuça jep një asist për Plakun, që futet bukur në zonë dhe në pozicion të vështirë godet, por Grima përgjigjet duke grushtuar topin larg kuadratit të tij.

10?? Kuli kroson bukur nga e majta për Sosën, që godet dobët me kokë i gjendur brenda zonës.

11?? Nallbani godet nga distanca dhe Kotorri pret i qetë në pozicion.

17?? Kasapi tenton nga jashtë zone me një të majtë të “hidhur”, por grushton Kotorri në goditje këndi.

19?? Smajli insiston në krahun e djathtë dhe shërben për Sinanin, që në kohë të kundërt nuk arrinë të shënojë.

22?? Elvin Beqiri provon nga një goditje standarde dhe topi nuk i bindet mbrojtësit shkodran duke përfunduar ngjitur me shtyllën e djathtë pingule të portës së Dinamos.

25?? Smajli jep një asisit për Sinanin dhe sulmuesi me nr.9 godet fuqishëm brenda zonës, por mbi tranversë.

36?? Hallaçi kthen pas një top të rrezikshëm për Grimën, që Sosa mund ta mbërrijë, por “gardiani” kuqeblu është i sigurt, duke larguar topin me shpejtësi.

39?? Diop, pas një rrëmuje në zonë godet fuqishëm, por largon saktësisht prapavija kuqebluve.

40?? Plaku, i gjendur i lirë në zonë, godet dhe Grima është i vëmendshëm duke i thënë “jo” numrit 11 të Dinamos.

49?? Bakaj harkon në zonë nga një goditje standare, por Kuli me kokë në pozicion të favorshëm nuk mund të shënojë.

50?? Shtubina godet brënda zonës me kokë duke tronditur tranversën e Kotorrit.

61?? Bakaj hedh një top nga krahu i djathtë, që për pak surprizon Grimën, por ky i fundit tregon siguri duke zotëruar “sferën”.

73?? Sefa futet bukur në zonë dhe shërben pas shpine për Bakajn, që me një diagonale kërkon të mposht Grimën, por iniciativa e sulmuesit blu përfundon mbi traversë.

81?? Bakaj kroson nga një goditje standarde për Sefën, “gjiganti” lushnjar godet me kokë, por pret në pozicion Grima.

83?? Kundërsulm i Vllaznisë. Majushi merr një top në krahun e djathtë dhe godet, por Kotorri zotëron topin duke mos u surprizuar.

88?? Gentian Muça, i sapofutur në lojë tenton nga distanca, por pa rrezik për portën e Grimës.

90+3?? Goditje dënimi për Dinamon në distancë dhe Bakaj kroson në zonë për Gentian Muçën. Ish?lojtari i Bylisit ka mundësinë më të mirë për të shënuar, por me kokë e dërgon topin ngjitur me shtyllën e majtë pingule të portës së Grimës.



Komenti

Me barazim është mbyllur sfida e djeshme mes Vllaznisë dhe Dinamos. Rastet nuk kanë munguar, por asnjëri ekip nuk ka shënuar dot asnjë gol. Vllaznia është dukur më e karikuar për ta fituar ndeshjen, ndërkohë që Dinamo si zakonisht ka luajtur me kujdes prapa, duke dashur të shfrytëzojë daljet e shpejta të Bakajt dhe Plakut. Por vendësit nga ana e tyre u dukën sërish s’e nuk e kishin zgjidhur siç duhet skemën sulmuese. Me Sinanin të vetëm në paravijë, mesfusha nuk e ndihmonte siç duhet nr.9 të kuqebluve. Kasapi, Leandro e Shtubina janë shumë larg dhe, si rrjedhojë mbrojtja mike me Pishën në krye nuk e ka të vështirë t’i thyejë edhe ato pak aksione të kuqebluve. Minutat kalojnë dhe shkodranët nuk e rrisin lojën e tyre. Kjo shkaktoi edhe pakënaqësi tek tifozët që prisnin një kthesë të skuadrës së tyre të zemrës. Madje është Dinamo që në 2?3 momente shfaqet shumë e rrezikshme para portës së Grimës. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola 0?0. Ndërkohë që e dyta nis me dy zëvendësime, nga një për secilën skuadër. Trajneri Lika i Vllaznisë, i pakënaqur nga loja e Hallaçit në krahun e majtë të mbrojtjes, e largon atë nga fusha duke spostuar në vend të tij Smajlin, ndërsa në mesfushë është Vajushi. Edhe Muça bën lëvizjen e tij tek Dinamo. Largon Plakun dhe në vend të tij vjen shtatëlarti Sefa. Edhe në minutat e para të kësaj pjese loje, është Vllaznia që duket më agresive. E kërkon golin dhe i shkon madje shumë pranë me Shtubinën që godet traversën. Megjithatë nuk ia del. Lika largon nga fusha edhe Sinanin dhe fut në vend të tij Balën, por çuditërisht sërish me një sulmues, kur kërkon patjetër fitoren. Edhe trajneri Muça bën lëvizjen e tij duke larguar Kulin dhe duke futur në lojë Prognin. Është thuajse e njëjta vendosje tek të dy ekipet sërish. Dinamo duket e kënaqur edhe me barazimin dhe nuk rrezikon shumë. Çuditërisht edhe Vllaznia bën të njëjtën lojë. Tek disa lojtarë të saj fillojnë të duken edhe shenja lodhjeje dhe, për rrjedhojë edhe ato pak aksione që ndërtohen shkojnë me pak

forca. Minutat kalojnë dhe ndeshja duket se shkon drejt një fundi të qetë. Në fakt mund të ishte edhe ndryshe, nëse lojtarët dinamovitë do shënjestronin në rregull në minutat shtesë të ndeshjes. Gjithsesi një barazim që më tepër ka kënaqur miqtë, ndërsa shkodranët largohen të dëshpëruar nga stadiumi, por në njëfarë mënyre të kënaqur se skuadra e tyre ka treguar shenja rritje në lojën e saj, por kjo e pamjaftueshme për momentin ku, pikët si në çdo skuadër tjetër futbolli, janë ato që vlejnë më shumë se gjithçka. Tashmë ndeshja e djeshme është arkivuar nga të dyja skuadrat dhe Vllaznia do të fillojë të mendojë për takimin e rradhës në Durrës ndaj Teutës, skuadër që kohët e fundit është kthyer në “tabu” për shkodranët në “Niko Dovava”. Ndërsa Dinamo do të përqendrohet te sfida ndaj Shkumbinit, një ndeshje e cila në letër duket e kaluar për dinamovitët, por fusha e blertë do të jetë ajo që do të sqarojë gjithçka.



Deklarojnë pas ndeshjes:

Hasan Lika, trajneri i Vllaznisë: “Kemi zhvilluar një ndeshje përgjithësisht të mirë dhe në fakt të dy ekipet kanë zhvilluar një lojë të pëlqyeshme. Në pjesën e parë kemi qenë më të rrezikshëm dhe duhej të kishim shënuar, por e rëndësishme është që po përmirësohemi dhe duhet ta vazhdojmë këtë rrugë. Shorti nuk është aspak i favorshëm për ne, pasi do luajmë dy ndeshje rradhazi jashtë, por megjithatë do bëjmë më të mirën. Në mbrojtje kemi gabuar me goditjet standarde dhe mund ta kishim pësuar. Nuk e di nëse kjo është kthesa e vërtetë e Vllaznisë, sepse menduam që ajo erdhi edhe me Apoloninë, por e përsëris, skuadra është në progres”.

Shkëlqim Muça, trajneri i Dinamos: “Ka qenë një ndeshje e hapur për të dy ekipet. Dinamo ka luajtur mirë dhe kemi kërkuar edhe fitoren, sepse përdorëm të gjithë sulmuesit që kishim në dispozicion. Patëm në dispozicion raste të mirë në pjesën e dytë, por nuk ia dolëm. Jam i kënaqur me pikën e marrë, sepse në fund të fundit luanim me Vllazninë, por për të pretenduar për titull është ende herët. Nuk mund të bëjmë që tani parashikime. E rëndësisshme është që Dinamo do jetë gjithnjë kërkuese në rrugën e saj në kampionatin e 71-kombëtar”.



Të veçanta

- Ndeshja ka nisur me një minutë heshtje në nderim të futbollistit Brian Filipi, që ka humbur jetën në mënyrë aksidentale në Itali.

- Në tribunën Vip të “Loro Boriçit” në këtë ndeshje ka qenë edhe zv/presidenti i FSHF?së, Lutfi Nuri. Ai ka qëndruar pranë dy presidentëve Fushaj e Sulaj, ndërkohë që në tribunë ka qenë edhe deputeti Astrit Bushati dhe mjeshtrat e futbollit shkodran si Ramazan Rragami, Sabah Bizi, Medin Zhega, por edhe Frederik Çapaliku dhe Edi Martini.

- Këtë ndeshje nuk e kanë ndjekur më shumë se 3 mijë tifozë. Numri i vogël i tyre shpjegohet me faktin se ata janë të pakënaqur me nisjen që Vllaznia i ka bërë kampionatit. Ka rënë në sy edhe prania e një grupi tifozësh të Dinamos, që kanë qenë të vendosur në krahun e djathtë të tribunës qendrore.

- Shumë domethënës veprimi i grupimit të tifozëve “Vllaznit? Ultras”. Ata pak çaste para përfundimit të ndeshjes kanë lëshuar fishekzjarre në qiell. E kanë mbështetur fuqimisht skuadrën e tyre të zemrës gjatë gjithë ndeshjes. Ndonëse ajo nuk fitoi, sërish ky grupim i ka përshëndetur futbollistët me fishekzjarre.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Wed, 23 Sep 2009 , 14:15

Fushaj i tërheq “veshin” Vllaznisë: Bëj më tepër!

Presidenti Valter Fushaj ka kritikuar ekipin për rezultatet e dobëta dhe kërkon reagimin

Në fakt, duhej të ishte zhvilluar javën e kaluar, por presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, ka zgjedhur një strategji tjetër. Takimin me skuadrën e ka lënë pas ballafaqimit shumë të rëndësishëm me Dinamon.

Kjo ndeshje, siç dihet, u mbyll në barazim 0?0 dhe një rezultat i tillë duket se i ka ulur “gjakrat”. Një gjë e tillë u pa edhe në analizën e zhvilluar dje paradreke në zyrat e klubit. Presidenti Fushaj, i shoqëruar nga drejtuesit e tjerë të lartë të klubit, sekretari Medja dhe menaxheri i përgjithshëm Shaba, kanë qenë përballë lojtarëve dhe stafit teknik.

Ai që e ka kërkuar këtë gjë ka qenë vetë numri 1 i klubit shkodran, i cili ka dashur të analizojë me skuadrën atë çfarë ka ndodhur në këto katër javët e para të kampionatit. Mbledhja është zhvilluar pa praninë e mediave, por pas përfundimit të saj, vetë presidenti Fushaj ka thënë shkurt disa fjalë nga ato çfarë janë diskutuar aty.

“Sigurisht që kemi biseduar mbi ecurinë e skuadrës në këtë fillim kampionati dhe kuptohet që nga ana ime në adresë të futbollistëve ka pasur edhe kritika, sepse lojëra si ato ndaj Besës dhe Kastriotit janë të papranueshme për një skuadër që pretendon. Mundësitë janë dhe kjo u pa qartë edhe në ndeshjen me Dinamon, ku vetëm me pak fat ne mund të dilnim me fitore nga ajo ndeshje.

Mbase futbollistët duan edhe pak kohë për të njohur më mirë njëri?tjetrin, por unë ua bëra të qartë se nuk ka më tolerime, siç ka ndodhur deri tani. Kalendari është i vështirë në ndeshjet e ardhshme dhe duhet të japim maksimumin ashtu si dhe ndaj Dinamos,” ? ka thënë presidenti i Vllaznisë. Nga sa bëhet e ditur, gjatë mbledhjes, që ka zgjatur rreth 45 minuta, Fushaj, duke dashur t’i vërë në sedër lojtarët, u ka thënë se nuk kanë asgjë mangët nga ekipet e tjera që pretendojnë.

“Në daç nga emrat, në daç nga pagesat, apo kushtet e tjera që kanë të bëjnë me punën tuaj, besoj se nuk keni asnjë dallim, për të mos thënë që jeni më lart se të tjerët,” - ka thënë ai. Vetë lojtarët merret vesh se i kanë pranuar të gjitha kritikat e presidentit dhe të vetëdijshëm se mund të japin më tepër, kanë premtuar më të mirën në ndeshjet e ardhshme. E gjithë vëmendja kuptohet që do të jetë e përqendruar te takimi i radhës me Teutën.

Hasan Lika e njeh këtë skuadër, sepse e ka drejtuar për disa vite. Po ashtu, edhe Mirel Josa e njeh Vllazninë, por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse kanë ndryshuar shumë gjëra gjatë viteve të fundit. Për kuqeblutë kjo përballje është shumë e rëndësishme dhe për të fituar atë ndeshje duhet patjetër të hidhen më tepër sytë drejt sulmit. Vetë presidenti Fushaj, ashtu si dhe faqet e “Sportit shqiptar” para dy ditësh, i ka kërkuar skuadrës një bashkëveprim më të mirë të punëve në aspektin sulmues të saj.




Klubi ofron dy mënyra të dhënies së premiove

Në takimin e djeshëm që presidenti Fushaj ka pasur me skuadrën, ka biseduar me të edhe në lidhje me problemin e shpërblimeve. Kjo ngaqë këtë sezon nuk ka pasur një mënyrë të saktë të caktimit të mënyrës së dhënies së premiove.

Numri 1 i klubit shkodran u ka bërë të qartë futbollistëve se do t’u ofrojë atyre dy mënyra të dhënies së këtyre premiove. E para konsistonte në dhënien e premiove për çdo ndeshje, për çdo fitore brenda dhe jashtë, teksa kanë qenë të përcaktuara qartë edhe shumat që do të fitonte secili futbollist, përpos faktit tjetër se, nëse ekipi dilte kampion, merrte edhe një shumë shtesë.

Mënyra e dytë e propozuar ka qenë ajo e akordimit të një shumë tepër të madhe për titullin kampion, por edhe për fitimin e Kupës dhe që do të merreshin vetëm nëse arriheshin këto objektiva në fund të sezonit. Fushaj nuk ka dashur të ndikojë dhe për këtë arsye ua ka lënë futbollistëve të zgjedhin. Këta të fundit kanë kërkuar 24 orë kohë për të menduar dhe për të vendosur se cilën mënyrë të përfitimit të premiove do të zgjedhin, atë javë për javë, apo atë sezonale.

s.shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Thu, 24 Sep 2009 , 13:24

I.Nallbani: Ngjitja vjen nëse fitojmë jashtë

Mesfushori kosovar i Vllaznisë, Ilir Nallbani, mendon se reagimi do të vijë këtë javë në Durrës

Në 360 minuta të kampionatit aktual, Vllaznia ka shënuar vetëm një gol. Autori i tij është mesfushori kosovar Ilir Nallbani. Ai në fakt nuk kishte menduar asnjëherë se ai gol i shënuar në minutat shtesë të ndeshjes me Apoloninë do të ishte i vetmi për kuqeblutë në katër javë kampionat. Do të ishte i vetmi gol që do t’i jepte të vetmen fitore Vllaznisë në këto katër javë të para. Megjithatë, tani pas barazimit me Dinamon, duket se gjërat do të ndryshojnë për mirë. Këtë besim ka edhe vetë Nallbani, i cili për “Sportin shqiptar”, do të shprehej kështu dje: “Nuk mund ta mendoja kurrë se ai gol që shënova ndaj Apolonisë do të ishte i vetmi dhe njëkohësisht edhe ajo fitore e vetmja për Vllazninë në katër javë kampionat. Unë nuk jam në gjendje të shpjegoj çfarë po ndodh realisht, por me ardhjen në formë të disa lojtarëve, besoj se do të dalim në lojën tonë dhe për rrjedhojë ndaj Dinamos e treguam këtë.

Nëse do të luajmë kështu edhe në ndeshjet e ardhshme, sigurisht që do të dalim në lojën tonë dhe unë kam besim se do të vijnë edhe rezultatet e duhura.” Por për të mbërritur te rezultatet, duhet kaluar me sukses prova Teutë që është këtë të shtunë. Një ndeshje shumë e vështirë, aq më tepër kur Vllaznia në Durrës gjithnjë e ka pasur të vështirë këto vitet e fundit. Edhe Nallbani, duke folur në lidhje me këtë takim, nuk është në gjendje të thotë pse ndodh kështu. “Në fakt, edhe mua më ka bërë përshtypje kjo gjë.

Në Durrës luhet krejt qetë, pa asnjë lloj presioni dhe çuditërisht Vllaznia humbet. Kam përshtypjen se nuk do të ndodhë kështu edhe këtë radhë, sepse ne do të luajmë fort dhe do të kërkojmë fitoren. Por për ta fituar një ndeshje, sidomos jashtë fushës tënde, patjetër që duhet të shënosh të paktën një gol.

Pa shënuar gol, natyrisht që nuk ke asgjë të sigurt dhe prandaj duhet të ndryshojmë diçka edhe në mënyrën e lojës sulmuese. Ndaj Dinamos, për shembull, e kërkuam golin dhe, pavarësisht se nuk e gjetëm, kjo do të thotë se ishim më mirë nga ndeshjet e tjera. Besoj se në Durrës jo vetëm do të shënojmë, por nuk do të dalim pa pikë nga ajo ndeshje,” ? ka thënë më tej numri 20 i kuqebluve. Në sezonin e kaluar ka qenë një nga pikat më të forta të Vllaznisë.

Në mesfushë është dalluar gjithnjë për ritmin e lartë, por mbi të gjitha për temperamentin e treguar në fushën e lojës. I tillë është duke u shfaqur edhe në sezonin e ri. Pavarësisht se me partnerë të rinj në mesfushë, Ilir Nallbani është sërish i njëjti. Vetë ai ka besim se Vllaznia edhe në sezonin e ri do të jetë pretendente, pavarësisht nisjes jo të mirë që i ka bërë kampionatit. “Në skuadër kemi lojtarë të mirë.

E thashë edhe më lart, se në këto ndeshje të para na ka ndikuar disi fakti që disa lojtarë nuk kanë qenë në formën e duhur, por me kalimin e javëve do të përmirësohemi ndjeshëm dhe do të ngjitemi në renditje për të shkuar në vendin që na takon, në krye të tabelës së renditjes,” ? ka thënë në fund Nallbani. Të gjithë thonë kështu, forma e skuadrës po vjen duke u rritur. Se sa do të jetë reale kjo gjë, mbetet për t’u parë, duke nisur që nga ndeshja me Teutën këtë fundjavë, e cila konsiderohet si barometër për të ardhmen. Nallbani e ka thënë hapur: kthesa e Vllaznisë nuk fillon nëse nuk fitohet një ndeshje jashtë.





Trajneri Lika, entuziast për kthesën e Vllaznisë

I ftuar në një nga televizionet lokale të Shkodrës, trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika, është shprehur entuziast për të ardhmen e kësaj skuadre. Ai u është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë pyetjeve të gazetarëve dhe specialistëve të pranishëm, duke thënë: “Ndihem komod me kontigjentin e lojtarëve që kam në dispozicion. Vërtet skuadra është plotësuar pak vonë, por mendoj se brenda një kohe shumë të shkurtër ky kontigjent do të shprehet shumë më mirë në fushën e lojës, prandaj edhe rezultatet nuk do të mungojnë.

Unë besoj prandaj dhe jam entuziast për të ardhmen, sepse mendoj që Vllaznia do të shkojë në vendin që i takon.” Tekniku i kuqebluve u është përgjigjur edhe pyetjeve të shumta mbi mënyrën e të luajturit të skuadrës, teksa ka kritika për ndërtimin e sulmit nga ana e stafit, por Lika ka shpjeguar, sipas idesë së tij, atë çfarë ka kërkuar dhe kërkon nga lojtarët që hedh në fushë. E rëndësishme duket që vetë numri 1 i pankinës shkodrane beson te skuadra e tij.

s.shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Thu, 24 Sep 2009 , 13:26

Zbulohet e “vërteta” e problemeve të Vllaznisë

Klubi dënon dhe Osjen pse doli pa leje në një emision TV



Gjoba dhe paralajmërime. Megjithëse skuadra e Vllaznisë la një shije shumë të mirë në ndeshjen kundër Dinamos, situata në ambientin kuqeblu nuk është më e mira e mundshme. Gjatë këtyre dy javëve kanë ndodhur gjëra të çuditshme të cilat duket se kanë ndikuar dhe në fushën e lojë. i marrim me radhë.

Gjobat – pas humbjes 0-1 kundër Kastriotit, skuadra ishte detyruar që të shkonte një ditë më pas në stërvitje në Shkodër për seancën e radhës, disa nga futbollistët që nuk jetojnë në qytetin verior i kanë kërkuar leje stafit që ta bëjnë seancën e tyre në mënyërë individuale pasi përgjithësisht bëhej fjalë për aerobi dhe vrapime në formë krosesh. Stafi i ka dhënë leje por kjo gjë s’i ka pëlqyer presidencës. Alikaj është penalizuar për këtë arsye me një rrogë ndërkohë që edhe Ardit Beqiri nuk ka shpëtuar pa penalitetit. Në të njëjtën kohë gjobë ka marrë dhe Rizvanolli. Dhe për të flitet për një muaj gjobë, sepse ka bërë një gjest kundër një lojtari të skuadrës, sipas presidencës shkodrane. Gjithashtu Rizvanolli është keqinterpretuar në ndeshjen kundër Apolonisë. Një rast i humbur prej tij në minutat e fundit i ka kushtuar një grisje të fanelës në nerva e sipër. Kjo si ka pëlyqer drejtuesve që e kanë ndëshkuar. Disa lojtarë turinj gjithashtu janë përfshirë në zemëratën e presidentit për disa vonesa në oraret e stërvitjes. Rasti më interesant është ai i Osjes. Ky i fundit i pranishëm në një Tv lokal për të kujtuar një ish futbollist, nuk e dinte se çfarë po bënte. Megjithëse nuk tha asnjë fjalë për gjendjen aktuale të skuadrës ai u dënua sepse nuk kishte marrë leje në klub për tu shfaqur përpara kamerave.

Sinani – një rast më vete është çështja Sinani. Opinioni është i shqetësuar që një ndër sulmuesit më kryesorë të kampionatit nuk ka shënuar ende, por mesa duket kjo nuk është çështje forme. Nga burime pranë stafit dhe lojtarëve kuqeblu skema e aplikuar me vetëm një sulmues duket se nuk e bind sulmuesin dhe nuk e lejon të bëjë më të mirën. Ky i fundit madje i ka kërkuar trajnerit Lika që të ndryshojë skemë në sulm, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kjo mund të jetë një arsye kryesore se përse Sinani nuk është “në humorin e duhur”.

Tension – në kampin kuqeblu tensioni ndihet te të gjithë. Zemërata e presidentit e ka vënë trajnerin dhe lojtarët në presion. Mbetet për tu parë nis ky presion do të japë apo jo frytet e tij në ndeshjet në vijim.

s.ekspres

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Thu, 24 Sep 2009 , 13:27

kure bajne sarkazem edhe injorantat e gazetarise shqiptare.... kuku per ne

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Thu, 24 Sep 2009 , 15:20

Skane faj kta te SSH, fajin e kane kta tonet qe nuk ja myllin gojen ne fushen e lojes.....
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 25 Sep 2009 , 00:54

Josa-Lika, një “derbi” në Durrës
25 Shtator Të dy kanë drejtuar më parë skuadrat respektive, madje duke lënë një shenjë shumë pozitive



Këtë fundjavë, vëmendja e sportëdashësve do të jetë e përqëndruar në “Niko Dovana”, në një prej ndeshjeve më të rëndësishme, sikurse është ajo mes Teutës dhe Vllaznisë. Në kampin bregdetar po përgatiten me synimin për ta kaluar me sukses pengesën e rradhës, ndonëse përballë do të jetë një kundërshtar i fortë dhe me pretendime, që janë kuqeblutë e drejtuar nga Lika. Me këtë takim, durrsakët i kthehen ndeshjeve në fushën e tyre, pas dy transfertave të mëparshme ndaj Dinamos dhe Flamurtarit, ku ata arritën të bëjnë një lojë të kënaqshme dhe të fitojnë tre pikë. Një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Josës dhe që ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Vlorë, është mbrojtësi i qendrës Henri Ndreka, i cili nga ndeshja në ndeshje po i rikthehet formës së tij më të mirë. “Jo vetëm unë – tregon me modesti mbrojtësi lezhjan - po e gjithë skuadra po rigjen formën më të mirë, këtë e gjë e kemi treguar në dy takimet e fundit, ku kemi bindur si me lojë dhe rezultate. Megjithatë, nuk duhet të kënaqemi me kaq, pasi ndeshjet vijnë duke u vështirësuar gjithnjë e më tepër, kështu që dhe impenjimi duhet të jetë dhe më i madh”.

Kundërshtari - Kjo përballje do të jetë dhe më interesante dhe për një fakt tjetër, pasi trajnerët e dyja skuadrave si Josa dhe Lika do të përballën kundër ish ekipve që i kanë drejtuar më parë. Do të jetë një sfidë dhe mes taktikave të tyre, kështu që do të jetë fusha ajo që do të nxjerrë dhe fituesin e takimit. Por veç ish trajnerëve, në fushën e lojës do të ketë dhe ish lojtarë dhe një prej tyre është dhe Ndreka, pasi në të kaluarën ai është aktivizuar me skuadrën shkodrane. Lidhur me takimin e kësaj jave, mbrojtësi shkodran shprehet se: “Vllaznia është gjithnjë një skuadër e fortë, kështu që dhe ne po përpiqemi ta përgatisim sa më mirë këtë takim. Ndaj shkodranëve duhet kujdes, madje dhe atëherë kur ata ndoshta nuk kanë formën më të mirë. Nëse do të luajmë si në dy takimet e fundit, kemi shanse të mira për të marrë fitoren, e cila do të na jepte më shumë moral dhe do të na ngjiste më shumë në renditje”.

Kombëtarja - Që në momentin kur Ndreka është shkëputur nga ekipi Kombëtar, një nga qëllimet kryesore në karrierën e tij ka qenë për t’u riveshur sërish kuqezi. Dëmtimi i sezonit të kaluar e ndërpreu për pak kohë dëshirën e mbrojtësit lezhjan. Por, ëndrra është rikthyer dhe tashmë ai beson se e meriton një tjetër mundësi, kur mendon se duke dhënë më të mirën tek Teuta do t’i jepet një shans për të qenë sërish në kombëtare. “Unë e kam thënë shpesh herë – tregon Ndreka - se dua të rikthehem sërish në ekipin Kombëtar. Po punoj shumë për të qenë në formën më të mirë, fillimisht për të ndihmuar Teutën dhe më pas pse jo, për të qenë në planet e trajnerit Kuzhe”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 25 Sep 2009 , 01:58

Hysa: Vllaznia do ta ketë si gjithmonë, pisk në Durrës


Autori: Dorian Agolli
Data: 24/09/2009
Version Print


Sulmuesi i Teutës, Vilfor Hysa, beson se sërish ekipi i tij ka për të fituar




“Do të jetë një ndeshje e fortë dhe e hapur, ku natyrisht ne do të hyjmë në fushë me synimin për fitore.” Kështu shprehet sulmuesi i Teutës, Vilfor Hysa, i cili ka komentuar ndeshjen e ardhshme kundër shkodranëve në Durrës. Hysa ka shtuar gjithashtu se ka ardhur koha që ai të shënojë golin e parë dhe këtë shpreson ta bëjë përpara sportdashëve durrsakë.

? Si e parashikoni ndeshjen kundër Vllaznisë?

? Eshtë një ndeshje që nuk mund të parashikohet, pasi janë të mundshme të tri rezultatet, sepse kemi përballë një ekip të mirë e të fortë. Por ajo që mund të them me siguri është se ne do të luajmë për ta fituar ndeshjen dhe do ta bëjmë këtë që nga minuta e parë e deri në fund. Nëse vazhdojmë të luajmë mirë, ashtu siç kemi bërë deri tani, pa dyshim që mund të arrijmë një tripikësh të vlefshëm.

? Shkodranët janë tepër të karikuar dhe të gjithë presin që Vllaznia të reflektojë në Durrës…?

? Natyrisht që ata kërkojnë rezultat pozitiv, por edhe ne kërkojmë tri pikët në Durrës, kështu që nuk është kaq e thjeshtë ta bësh kthesën në “Niko Dovana”, aq më tepër që ky stadium i ka rezervuar zakonisht surpriza të hidhura Vllaznisë. Ata do të luftojnë fort, por edhe ne nuk biem më poshtë. Të mos harrojmë se në fushën tonë ne nuk para bëjmë hapa falsë kundrejt ciltdo kundërshtari.

? Mos ka doza nënvlerësimi ndaj shkodranëve?

? Përkundrazi, ne i vlerësojmë shumë. Për këtë arsye po përgatitemi maksimalisht këtë javë, sepse e dimë që na pret një ndeshje tej mase e vështirë, pasi shkodranët janë shumë të karikuar dhe një ekip i mirë, kur është super i motivuar, natyrisht që përbën rrezik të madh. Por edhe ne nuk mbetemi prapa për sa i përket motivimit, pasi tashmë kërkojmë të ngjitemi në tabelë, në mënyrë që ekipet e para të mos krijojnë shkëputje dhe për këtë na duhen patjetër tri pikë në këtë ndeshje. Një rezultat tjetër, veç fitores, për ne do të ishte tepër i hidhur, sepse luajmë në fushën tonë, ku nuk duhet të bëjmë gabime.

? Në katër ndeshjet e para nuk keni arritur të shënoni. Si e komentoni?

? E rëndësishme është që ekipi është paraqitur mirë dhe, natyrisht, edhe unë kam dhënë ndihmesën time në lojën që zhvillon Teuta. Por dihet që një sulmues matet edhe me gola, jo vetëm me lojë, ndaj shpresoj që edhe të shënoj. Do të kisha dëshirë që të shënoja golin e parë të sezonit pikërisht kundër Vllaznisë në “Niko Dovana”. Do të ishte një kënaqësi për mua, por mendoj se do t’i vlente shumë ekipit, pasi në ndeshje të tilla një gol vlen edhe tri pikë. E rëndësishme është që ne të luajmë si në ndeshjet e kaluara, gjë që të jep sigurinë e rezultatit, por do të më krijojë edhe shanse që këtë herë të mos krijoj vetëm raste, por edhe të shënoj në rrjetën shkodrane.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 25 Sep 2009 , 21:59

Vllaznia, gjobat prishin humorin e lojtareve
25/09/2009 09:50

Nese i ndjek seancat stervitore te kesaj jave te Vllaznia, nuk eshte shume e veshtire te kuptosh, se humori i lojtareve eshte prishur. Ketu ka ndikuar vetem nje fakt: gjobat.
Por nje gje te tille e konfirmojne nen ze vete lojtaret, te cilet nuk kane pertypur ende vendimin e drejtuesve per te penalizuar, disa prej tyre me shuma financiare.

Kjo ka bere qe te krijohet nje atmosfere shume e rende ne stervitjen e shkodraneve.

Te ndeshkuarit e fundit nga klubi i Vllaznise jane 4, mesfushori Safet Osja (per prononcim pa leje ne media), mbrojtesi Ardi Beqiri (mosparaqitje ne stervitje), Enkel Alikaj (per mosparaqitje) dhe Erion Rizvanolli (per gjeste te pahijshme dhe per grisje me dashje te bluzes).

Perpara shkodranet kane nje ndeshje te veshtire, pasi kete jave do te luajne ne Durres perballe Teutes ambicioze.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Mon, 28 Sep 2009 , 13:40

Fushaj: Situata te Vllaznia, shumë e rëndë

Presidenti Valter Fushaj do ta analizojë situatën me hollësi për një zgjidhje të menjëhershme

Vetëm pak ditë më parë, të gjithë futbollistët dhe stafi kishin premtuar se tashmë Vllaznia kishte hyrë në rrugën e duhur. Rrjedhojë kjo e lojës përgjithësisht të mirë që kishte zhvilluar skuadra ndaj Dinamos javën e shkuar. Për këtë arsye, ishte premtuar një rezultat pozitiv edhe në Durrës në ndeshjen e radhës, por kjo për fat të keq nuk ndodhi. Shkodranët kanë koleksionuar humbjen e radhës dhe për pasojë tashmë ndodhen në një pozicion aspak në renditje, në vendin e parafundit.

Gjërat kanë precipituar nga java në javë dhe për rrjedhojë situata ka mbërritur deri këtu ku ndodhet tani. Kuptohet që pozitat janë të vështira dhe mbi të gjitha nuk dihet si do dilet ndaj kjo situatë. Ai që duket se ka shqetësimin më të madh në gjithë këtë situatë, është presidenti Valter Fushaj, i cili ka investuar shumë për të ndërtuar jo një skuadër që pretendon mbijetesën në superligë, por një skuadër që synon kreun e renditjes. Ashtu si pas ndeshjes në “Niko Dovana”, edhe dje numri 1 i klubit shkodran është shfaqur shumë i shqetësuar.

I pyetur nga “Sporti shqiptar” në lidhje me situatën ku ndodhet Vllaznia, ai është përgjigjur shkurt: “Situata sigurisht që nuk është aspak e mirë. Jemi në një moment shumë kritik dhe, nëse do të kërkojmë të gjejmë përgjegjës për atë çfarë po ndodh, unë do fajësoja gjithë ekipin dhe në veçanti stafin drejtues së bashku me disa futbollistë që i kemi konsideruar lider të ekipit, por që nuk kanë dhënë asgjë për të.” Ka thënë pak fjalë, ka folur shkurt, megjithatë ai ka filluar ta vërë gishtin në plagë. Normale, sepse tashmë duket se ka ardhur momenti që dikush të japë llogari. Nëse deri tani gjërat kanë kaluar vetëm me paralajmërime, tani e tutje mund të jenë më ndryshe.

Por presidenti Fushaj, megjithatë, nuk nxitohet të marrë vendime të shpejta. Premton se do të bëjë zgjidhjen më të mirë të mundshme për ta nxjerrë skuadrën nga kriza aktuale ku ndodhet dhe për këtë thotë: “Duke filluar nga dita e nesërme (sot), do të fillojmë të mendojmë për një zgjidhje ndryshe, në të mirë të skuadrës. Gjërat do t’i marrim shtruar dhe do bëjmë zgjidhjen e duhur.” Situata në fakt nuk është kaq e lehtë sa për t’i marrë gjërat shtruar.

Ajo duhet të marrë një zgjidhje sa më të shpejtë, sepse në prag është një ndeshje tjetër shumë e vështirë ndaj Flamurtarit dhe një humbje tjetër do të ishte e papranueshme. Këtë e kanë të qartë të gjithë te Vllaznia, por nga mënyra si po luan ajo aktualisht, sigurisht që e pret një tjetër rezultat negativ edhe në Vlorë. Që të mos ndodhë kështu, gjërat duhet të marrin një zgjidhje që këtë javë. Futbollistë apo trajnerë, dikush duhet të marrë përgjegjësinë e situatës së krijuar. Kjo është më se normale kur në 5 javë kampionat janë marrë vetëm 4 pikë dhe është shënuar vetëm një gol.

s.shqiptar

Post Reply