Lajme nga Liga Superiore
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
Devolli s’e njeh Gramozin, por do tri pikët
Autori: Erion Saliu
Data: 11/09/2009
Version Print
Kampionët, pas fitores me Skënderbeun, nuk e vënë në dyshim fitoren me kolonjarët
Vetëm dy ditë i ndajnë kampionët nga sfida e javës së tretë me Gramozin e Ersekës, që do të luhet në stadiumin e ekipit që këtë sezon luan për herë të parë mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Bardheblutë mendojnë vetëm për tri pikët në ndeshjen e radhës, aq më tepër që grupi do të jetë edhe më i plotësuar se në dy javët e para të kampionatit. Mesfushori gjirokastrit i Tiranës, Bledar Devolli, i cili vazhdon të tregojë se mbetet një nga “shtyllat” kryesore të mesfushës së kampionëve, në lidhje me takimin e radhës thotë: “Kemi dy javë që përgatitemi për ndeshjen e kësaj fundjave me debutuesit e Gramozit. Synimi ynë dihet, ashtu si në çdo ndeshje edhe në Ersekë ne do të futemi në fushë për të fituar sfidën, pavarësisht se luajmë në transfertën e parë për këtë sezon. Për sa i përket kundërshtarit, të them të drejtën nuk e njoh, pasi është një skuadër që brenda tri edicionesh ka bërë progres dhe nga kategoria e dytë është ngjitur në superiore, por nuk kemi për ta pasur aspak të lehtë. Tirana i ka të qarta idetë edhe për transfertën e Ersekës: shkojmë për të dhënë maksimumin dhe për të marrë fitoren. Nuk na lejohen më hapa falsë, besoj se periudhën e vështirë e kemi kaluar, tashmë duhet të shohim vetëm përpara dhe shumë shpejt të jemi në krye të klasifikimit, aty ku e meritojmë, -tha mesfushori i kampionëve, Bledar Devolli. Trajneri Lonçareviç, për ndeshjen me kolonjarët, do të ketë edhe shërbimet e Malindit dhe Bicit apo edhe Karabecit, të ardhur së fundmi. Jo vetëm kaq, por edhe Sina dhe Ahamtaj dalëngadalë janë duke kapur kondicionin e tyre më të mirë dhe do të jenë një forcë e madhe në këtë ndeshje. Në lidhje me gjendjen e skuadrës, Devolli shton. “Grupi është plotësuar dhe jemi shumë më ndryshe se në dy javët e para të kampionatit, ku kemi hasur vështirësi si në javën e parë me Flumartarin, ku humbëm, ashtu edhe ndaj Skënderbeut, ku arritëm një fitore me shumë mundim. Këtë javë do të kemi shërbimet e Bicit dhe Malindit, pa harruar që disa lojtarë që nuk ishin gati në dy javët e para, tashmë e kanë kapur formën e tyre më të mirë. Grupi ende nuk është në 100%, pasi do të na mungojnë Muka, Dabulla apo Memelli, por edhe kështu nuk jemi keq dhe besoj se do ta kalojmë me sukses ndeshjen e radhës,”- përfundoi deklaratën e tij mesfushori i kampionëve, Bledar Devolli.

Plotësohet Tirana, rikthehen kuqezinjtë
Dje, radhët e bardhebluve janë shtuar, pasi janë rikthyer pas angazhimit të tyre me ekipin kombëtar dhe Shpresën disa nga lojtarët e kampionëve. Bëhet fjalë për mbrojtësin Lila dhe mesfushorin Sefa, që kanë qenë nën urdhrat e Kuzhes, si dhe Bici, Karabeci e S.Lilaj, që kanë qenë pjesë e U-21. Ndërkohë, Metani duket se është bërë përfundimisht pjesë e Gramozit të Ersekës. Trajneri Lonçareviç e ka grupin të plotë tashmë dhe po mendon për formacionin anti-Gramozi.
Abraham, Lilaj, Bici stërvitje individuale
Ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës, që ka zhvilluar ndeshje miqësore me ekipin e Vorës, tre nga lojtarët e kampionëve kanë bërë stërvitje individuale. Bëhet fjalë për dy lojtarët e Shpresës, mbrojtësin shtatlartë Ditmar Bici dhe mesfushorin Sabjen Lilaj. Me këta të dy ka qenë edhe nigeriani Abraham, i cili vetëm para dy ditësh është bashkuar me skuadrën, pasi për më shumë se një javë ka qenë pranë familjes në Nigeri dhe për momentin lojtari nuk ka formën e duhur.

Lonçareviç, eksperimente në miqësoren me Vorën
Skuadra e Tiranës, dje pasdite ka zhvilluar një miqësore me ekipin e Vorës, që drejtohet nga Sokol Meta, ish-lojtari i Naftëtarit dhe Partizanit. Lonçareviç ka aktivizuar fillimisht këta lojtarë: Korunovski, Sina, A.Lila, Pashaj, Ahmataj, Devolli, Patushi, Osmani, Sefa, Malindi, Abilaliaj. Ndeshja përfundoi me fitoren e Tiranës me rezultatin 4-0. Nga një gol kanë shënuar Abilaliaj dhe Ferra, ndërsa dopietë sulmuesi i ri Hajdari. Ajo që ka rënë në sy është aktivizmi i Lilës jo në të djathtë të mbrojtjes, por në qendër, në krah të Pashajt, duke qenë se mungon Dabulla dhe Osmani, ndryshe nga pozicioni i mëparshëm si qendërmbrojtës ka kaluar në mesin e fushës. Kjo miqësore është shfrytëzuar nga kroati për të bërë disa eksperimente përpara ndeshjes me Gramozin, ku ka provuar disa lojtarë në role të ndryshme. Në pjesën e dytë janë aktivizuar të gjithë lojtarët, madje edhe Muzaka i cili duket se do të jetë në sfidën me Gramozin të dielën. Dje ka pësuar një dëmtim Lila, por fatmirësisht pa rrezik për të. Sfida e djeshme është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh, ndërkohë që përpara takimit të dy skuadrat kanë bërë edhe një foto simbolike.

Progni: Teuta thjesht vlerësim, asgjë më shumë
Autori: editor
Data: 11/09/2009
Version Print
Sipas mesfushorit Gerhard Progni, skuadra e Dinamos do të triumfojë ndaj “djemve të detit”
Skuadra e Dinamos vazhdon përgatitjet intensive në kuadër të përgatitjeve në vigjilje të sfidës me Teutën. Kundërshtari i radhës vlerësohet nga i gjithë grupi i Dinamos. Në këtë mënyrë e vlerëson dhe mesfushori me tipare sulmuese Gerhard Progni, i cili gjatë prononcimit për “Sportin shqiptar”, analizon sfidën ndaj Teutës. Ndërkohë, ish-lojtari i Besës dhe i Partizanit shprehet se është kënaqësi të luash me Dinamon dhe gjithashtu pranon konkurrencën në skuadër. “Kënaqësi të luash me Dinamon”: “Është kënaqësi e madhe të luash me Dinamon, pasi është një ekip elite. Ndihem mirë në këtë grup, të cilin e konsideroj shumë të mirë. Tani na duhet shumë punë që të arrijmë objektivat e klubit. Kryesore është që në këtë ekip edhe lojtarët kanë perspektivë për të kaluar edhe kufijtë e futbollit shqiptar. Një ekip i tillë shërben si “trampolinë” për çdo futbollist.”
Konkurrenca në skuadër: “Nuk është problem që unë s’po aktivizohem dhe nuk kam minutat e duhura në dispozicion. Konkurrenca në skuadër i ndihmon të gjithë të ecim përpara. Këtu luan kush e meriton dhe këtë gjë e cakton vetëm trajneri. Ne si futbollistë duhet të bëjmë detyrat tona dhe të stërvitemi me përkushtim.”

Dinamo superiore: “Ekipi i Dinamos kam bindjen e plotë se është superior ndaj rivalëve. Unë kam parë dhe skuadrat e tjera, të cilat do të na rivalizojnë për titull, ata kanë një grup të fortë dhe luajnë futboll të bukur, por e them me bindje të plotë se Dinamo ka organikën më të mirë të kampionatit shqiptar dhe është një konkurruese e denjë e superligës si në kampionat, por edhe në Kupën e Shqipërisë,”- e mbyll deklaratën e tij për “Sportin shqiptar” mesfushori Gerhard Progni, i cili në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e skuadrës Shpresa të Shqipërisë.
Ndërkohë, sfida ndaj Teutës është trajtuar gjatë të gjithë javës tepër e vështirë nga të gjithë personazhet në kampin dinamovit, por fusha e blertë do të ndajë “shapin nga sheqeri” ditën e diel në orën 19:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Të dyja skuadrat do të zbresin në fushën e blertë me të njëjtin qëllim, fitoren, por në fund vetëm njëra mund dhe do ta arrijë atë. Sigurisht, Dinamo shikohet si favorite në këtë sfidë, pavarësisht faktorëve jashtë fushe. Dy fitore në dy transferta të vështira në Vlorë dhe në Krujë nuk janë rastësi. Ndërkohë, durrsakët në javën e parë janë mundur 2-0 në Fier ndaj Apolonisë dhe kanë fituar me vështirësi në “Niko Dovana” 2-1 ndaj Kastriotit të Krujës.
Ndërkohë, sfida ndaj Teutës është trajtuar gjatë të gjithë javës tepër e vështirë nga të gjithë personazhet në kampin dinamovit, por fusha e blertë do të ndajë “shapin nga sheqeri” ditën e diel në orën 19:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Të dyja skuadrat do të zbresin në fushën e blertë me të njëjtin qëllim, fitoren, por në fund vetëm njëra mund dhe do ta arrijë atë. Sigurisht, Dinamo shikohet si favorite në këtë sfidë, pavarësisht faktorëve jashtë fushe. Dy fitore në dy transferta të vështira në Vlorë dhe në Krujë nuk janë rastësi. Ndërkohë, durrsakët në javën e parë janë mundur 2-0 në Fier ndaj Apolonisë dhe kanë fituar me vështirësi në “Niko Dovana” 2-1 ndaj Kastriotit të Krujës.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
Rikthehet Bozhiqi, mungon Malota
Dy kuqezinjtë e skuadrës dinamovite, Ilir Bozhiqi, trajner i portierëve në skuadrën kombëtare të Shqipërisë, dhe Renato Malota, mbrojtës i skuadrës Shpresa, kanë qenë pjesë e skuadrave shqiptare në këto eliminatore. Ndërkohë, dje Bozhiqi është rikthyer në stërvitje, ndërsa Malota, pas aktivizimit në Austri, duket se po kalon një gjendje të lehtë gripale dhe si pasojë nuk ka mundur të stërvitet me grupin. Blutë kanë kryer një seancë stërvitore gjatë pasdites, e cila është shoqëruar me gjuajtje në portë dhe ushtrime fizike mes grupit. Por në fund edhe një ndeshje jo në fushë të plotë (70 metra) ka mbyllur programin stërvitor.

Mancaku: S’e kemi luksin të nënvlerësojmë rivalët
Autori: editor
Data: 11/09/2009
Version Print
Mesfushori durrsak Bledar Mancaku kërkon një vlerësim maksimal për ekipin e Laçit
Besa ka vijuar normalisht stërvitjen, duke bërë, si gjithnjë, ritualin e takimeve në grup. Kështu, ditën e djeshme është zhvilluar një lojë mes grupit, ku është evidentuar pothuajse formacioni që do t’i kundërvihet Laçit. Formacioni fitues ndaj Vllaznisë pësoi ndryshime në Peqin e mendohet që ai formacion, pra ai që mposhti Shkumbinin, të zbresë në fushë ditën e diel. Kështu, i pakonkurrueshëm mbetet në portë durrsaku Shehi. Ndërsa reparti difensiv besohet se do të jetë me Dragushën e Vrapin në qendër dhe Arapin e Fagun në krahët e saj. Mesfusha me të përhershmit Mihani, Poçi, Mancaku e Leci.
Ndërkohë që sulmi do të përbëhet nga Xhafaj dhe i riu Çikalleshi. Kjo të paktën ishte ajo çfarë mësuam nga kjo sfidë kontrolli. Një ndër lojtarët më me përvojë te verdhezinjtë, Bledar Mancku, nuk pranon ta quajë të fituar këtë takim, përkundrazi, bën apel që shokët e tij ta marrin seriozisht kundërshtarin e radhës, kur shprehet: “E keni parë që nga kampi laçian nuk ka shumë prononcime? Kjo tregon nga njëra anë vlerësim për forcën tonë, por edhe njëfarë vetëpërmbajtje dhe qetësie te ta.
Këtë unë e kuptoj si një qëndrim real dhe një apel të qartë për ne, se duhet të qëndrojmë në tokë. Dikush mund të thotë se Besa ka më shumë kualitete dhe luan në shtëpinë e saj. Kjo është e vërtetë, por po aq e vërtetë sa është verdikti se fiton ai që vrapon më shumë, gabon më pak dhe ka edhe fatin me vete. Eshtë vetëm java e tretë dhe Besa nuk e ka luksin që të nënvlerësojë jo Laçin, por asnjë ekip tjetër. Përvoja na ka treguar se kur je 100% i sigurt në fitore, aty mund ta pësosh. Mos harroni kaq shpejt çfarë na bëri vjet Lushnja e Partizani. Po Flamurtari në premierë? Ne duhet të nxjerrim mësime nga çfarë kemi pësuar.” Duket se përvoja e kapitenit Mancaku flet më shumë se talenti i tij. Në vitin e tij të tretë në radhët e verdhezinjve e di se çfarë do të thotë një sezon i tërë. Besa vjen në takimin me Laçin vërtet më e plotë e kurrë dhe me objektiv të qartë fitoren.
Ajo pritet nga të gjithë, për vetë dallimin në cilësinë e grupit, por kjo duket nuk mjafton për Mancakun dhe, pavarësisht se ai bën apelin e tij, shprehet se do të fitojë Besa. “Nuk diskutohet që nuk na falet asnjë rezultat tjetër, përveç fitores. Unë vërtet fola mbi vlerat e kundërshtarit, por kjo s’do të thotë se i frikësohemi atij. Besa duhet t’i frikësohet vetëm paraqitjes së saj. Besa do të hyjë në fushën e blertë me besim dhe bindje se në fushën tonë nuk duhet të falim askënd. Mos harroni që pas Laçit do të udhëtojmë në Tiranë,” - thotë në fund kapiteni i Besës, Bledar Mancaku. Në këtë mënyrë, duket qartë se futbollistët, stafi dhe i gjithë kampi verdhezi qëndron me “këmbë në tokë”. Kjo ëshë situata në kampin verdhezi në prag të takimit të së dielës me Laçin.
Presidenti Bizhdili shtron iftar për ekipin
Presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, mbrëmë ka shtruar një iftar për stafin, futbollistët, ku nuk munguan edhe ish-futbollistë të Besës. Ky sigurisht është një ritual që gëzon dhe vlerëson mjaft besimtarët myslimanë të Kavajës. Kujtojmë se në Kavajë, Muaji i Madhnueshëm i Ramazanit, më shumë ndoshta se kudo në Shqipëri, përjetohet si muaji i paqes, besimit, faljes dhe mëshirimit nga Allahu.

Haxhiu: Për Flamurtarin do të flasë vetëm fusha
Autori: editor
Data: 11/09/2009
Version Print
Trajneri i Skënderbeut, Gert Haxhiu, edhe dje ka bërë pak komente për ndeshjen me vlonjatët
“Nuk ka shumë nevojë të bëjë komente para ndeshjes me Flamurtarin. E kam thënë edhe disa ditë më parë që, më shumë se kushdo tjetër, do të flasë vetëm fusha e lojës dhe kjo do të thotë që më shumë se prononcimet në media, duhet të “prononcohemi” vetëm në fushë, atje ku na takon.” Me këto fjalë është shprehur dje nga fusha sportive e fshatit Polenë trajneri i Skënderbeut, Gerti Haxhiu, i cili në orën 17:00 edhe gjatë ditës së djeshme është stërvitur në këtë fushë, ku ka zhvilluar stërvitje gjatë gjithë këtyre ditëve. Tepër i rezervuar duket se është sërish vlonjati i pankinës edhe për atë se ndoshta kemi për të parë një Skënderbe që do të mundohet të bëjë më të mirën. Sigurisht, edhe gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur ndonjë problem për djemtë e Haxhiut, ndërkohë që duket se Ballço është vendosur që do ta nisë ndeshjen që nga minuta e parë.
Sa për formacionin që pritet të jetë në fushë ndaj vlonjatëve, zbulohet se do të jetë ai i dy ndeshjeve të para. “Po, është e vërtetë që kam menduar që të zbres në fushë që nga minuta e parë të gjithë ata lojtarë që kanë luajtur në formacion edhe në dy ndeshjet e para ndaj Laçit dhe Tiranës. Ndoshta këta futbollitsë më kanë bindur edhe më shumë gjatë kësaj periudhe të vogël përgatitoreje dhe kjo më bën që ta vendos një gjë të tillë. Ndoshta mund të ketë vetëm një ndryshim të vogël, por 99% do të jenë ata lojtarë që kanë marrë deri tani tri pikë. Sa për stërvitjet e deritanishme, duhet të them se gjithçka ka kaluar si jo më mirë dhe më vjen vërtet mirë që nuk kemi asnjë problem dhe që grupi është gati për Flamurtarin. Do të jetë një 90-minutësh i fortë dhe ne jemi përgatitur ashtu siç duhet,” - ka vijuar më tej Haxhiu.
Korçarëve deri ditën e ndeshjes u kanë mbetur edhe dy seanca stërvitore, sot dhe nesër, ndërkohë që nuk dihet nëse nesër Skënderbeu do të grumbullohet si në prag të takimeve të fundit. Nga ana tjetër, pavarësisht fjalëve të rezervuara të Haxhiut, duhet të themi se grupi i futbollistëve është krejtësisht gati dhe pa dyshim që gjithë skuadra do të udhëhiqet në majë të sulmit nga kroati Milian, që ka shënuar gola edhe në dy miqësoret e fundit që ka zhvilluar Skënderbeu, pa thënë se është shprehur pak ditë më parë se është gati t’i shënojë edhe Flamurtarit.

Kraja, ndaj Flamurtarit e nis nga stoli
Ervis Kraja, futbollisti shkodran i korçarëve, që ka vetëm pak ditë që është zyrtarizuar si pjesë e Skënderbeut, do ta nisë ndeshjen nga stoli. Ky është vendimi më i fundit që ka marrë njëshi i pankinës, por nuk jepen hollësi në lidhje me atë se përse lojtari nuk do të mund të aktivizohet në fushë që nga minuta e parë. Ka shumë gjasa që kjo të jetë vetëm një lëvizje taktike e trajnerit.
Shpërndahen rrogat, stafi ditën e hënë
Vetëm ditën e djeshme të gjithë futbollistët e Skënderbeut kanë pasur mundësi të marrin rrogat e muajit të kaluar. Edhe pse u premtua se nga fillimi i kësaj jave do të ndaheshin rrogat, kjo ka ndodhur vetëm dje në mesditë, ku të gjithë lojtarët janë paraqitur në zyrat e klubit korçar dhe kanë marrë për herë të parë rrogën. Ndërsa stafi teknik do ta marrë rrogën të hënën.

Shuaipi: Vllazni, edhe ne duam fitore
Drejtuesit e skuadrës krutane po japin sinjale pozitive rreth përmirësimit të gjendjes së futbollistëve të dëmtuar. Sipas drejtorit teknik, Sami Shuaipi, duket se Orjand Abazaj është drejt rikuperimit të plotë dhe ka të ngjarë që kryeqytetasi të jetë nga minuta e parë në ndeshjen mjaft të rëndësishme ndaj Vllaznisë. Në dyshim shihet mbrojtësi Rigers Hoxha, i cili ende vazhdon të vuajë dëmtimin në këmbën e djathtë. Por ajo që dihet me siguri është se mesfushori gjirokastrit, Florian Braho, nuk do të jetë i gatshëm. Megjithatë, skuadra duket në gjendje të mirë. Nisur nga klima që ekziston në skuadër, besoj se mund të arrijmë fitoren e parë në fushën tonë, edhe pse përballë kemi një skuadër që është ambicioze në këtë kampionat. Vërtet Vllaznia kërkon fitoren në Krujë dhe është e drejta e saj të pretendojë, por shkodranët të mos harrojnë që të njëjtën gjë duam edhe ne. Besoj se do t’ia arrijmë kësaj,” - thotë ndër të tjera drejtori teknik i Kastriotit, Sami Shuaipi.

- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Lajme nga Liga Superiore
Superliga, marreveshje per te drejtat televizive
Eshte arritur marreveshja mes klubeve te futbollit shqiptar, FSHF-se dhe kompanise “Ufa Sports” per shitjen e te drejtes televizive.
Burime prane Federates Shqiptare te Futbollit kane pohuar per Top Channel, se 11 klube kane rene dakord qe kompania gjermane “Ufa Sports” te merret me menaxhimin e te drejtave televizive te 11 skuadrave te Superliges, pervec klubit te Dinamos qe nuk ka rene dakord te jete pjese e ketij projekti.
Sipas po te njejtave burimeve javen e ardhshme pritet qe te behet dhe tenderi per shitjen e te drejtave televizive dhe menaxhimit te reklamave neper stadiumet shqiptare.
Pak kohe me pare perfaqesuesi i kompanise gjermane ne Shqiperi, Konstantin Eleftheriadhis, deklaroi ne Top Channel se ky projekt i ri do te mbroje te drejtat e te gjitha klubeve shqiptare.
Sipas tij, ky projekt i ri i propozuar nga kompania gjermane do te sjelle rikthimin e vemendjes se shqiptareve tek futbolli vendas, i munguar gjate ketyre viteve te tranzicionit.

- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Lajme nga Liga Superiore
Nuk ka hall as derman pa ken nji grek ne punt e ransishme qe bahen ne Shqiperi.
Ishalla po bahet nej san persmarit me mujt me i pa neshjet me kualitet te mire edhe me u marre vesht se kush i nep se deri tesh kan ken lamsh.

Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
Ia merr Besa, ia pret Dinamo; superliga me “dy koka”
Java e tretë e superligës ka “sanksionuar” njëlloj standarti, fitoret njëgolëshe, ku ritualin e triumfit të skuadrave pritëse e ka prishur vetëm Tirana, në “eksplorimin” e saj në Ersekë. “Temperaturë e lartë” në aksin Korçë-Ersekë, ku gjakrat janë nxehur disi jashtë fushe, madje edhe ndër “VIP”-a. Gjithashtu, ndeshjet e djeshme kanë ngjitur në “katedër” dy skuadra, të cilat përbëjnë edhe kreun me “dy kokë” të superligës, Dinamon dhe Besën, të vetmet dewri tani, që mund t’ia rrezikojnë javë pas jave kurorën Tiranës bardheblu. Ndërkohë, java e tretë ka zbuluar deri diku edhe “fytyrën e vërtetë” të nënkampiones, Vllaznisë së Shkodrës, që s’e ka shijuar dot Krujën nga “bedenat” e kalasë mikpritëse. Një rast kuptimplotë ky, për të dhënë prova se fitorja e minutave shtesë ndaj Apolonisë përbënte kthesën. Por, ka ndodhur e kundërta. Fitoren e ka shijuar për herë të parë në këtë kampionat Kastrioti, duke i rënduar më shumë pozitat e kuqebluve karshi tifozëve të tyre, mjaft skeptikë në këtë fillimsezoni. Tri ndeshjet e para të kampionatit iu kanë dhënë të drejtë atyre, ashtu sikurse kanë hedhur hije dyshimi të forta rreth konsiderimit të Vllaznisë pretendente për kurorën, të cilën e mëtoi me ngulm edhe sezonin e shkuar, por s’e arriti dot. Tej deklaratave optimiste të presidentit Fushaj, krejt ndryshe mund të jetë përjetimi i trajnerit Lika. Ky i fundit, pas ndeshjes me Kastriotin, ndoshta ka kuptuar se Vllaznia sa vjen dhe bëhet “mission impossible” për të. Praktikisht, ndoshta nuk është ende çështje e humbur për trajnerin kryeqytetas, por moralisht, për një zotëri të vërtetë si Lika, pozicioni duket jo pak kritik. Dhe, po të kemi parasysh se pas një jave do të vihet përballë Dinamos, skuadra kryesuese e superligës përbën në llojin e vet shansin e fundit. Që Vllaznia të mbetet në krosinë e pretendentëve, siç është konsideruar të paktën në letër. Te Tirana, 3?pikëshi në transfertën e Ersekës mjafton, por nuk gëzon shumë. Sepse dëmtimeve të shumta të titullarëve të saj i është shtuar edhe pezullimi 1?javor (karton i kuq) i portierit Nallbani. Që do të mungojë javën e ardhshme ndaj Besës, një sfidë konfirmuese kjo për të dyja skuadrat. Natyrisht, edhe për Lonçareviçin. Te kavajasit, ndoshta edhe barazimi do të mjaftonte. Sepse, përballja me kampionët në fuqi, brenda në “Qemal Stafa”, e vë trajnerin Duro dhe të tijtë jo aq para trysnisë së momentit, se sa të menduarit njëkohësisht edhe për perspektivën afatgjatë. Apolonia nuk ka bërë përjashtim nga “rregulli” i kësaj jave. Ka fituar minimalisht, me 1 gol, por ama ka marrë 3 pikët, që e mbajnë pas kuintave, në pritë të ekipeve kryesuese. Gati për të shkelur gazin, qysh në transfertën e javës së ardhshme në Laç, sepse kreu i renditjes është vetëm 3 pikë larg për të. Një objektiv persistent dhe i deklaruar ky për klubin fierak sezonin e ri. Vijueshmëria me rezultate pozitive mbetet “guri i provës” për Karishikun dhe të besuarit e tij, sepse për momentin duken në rrugë të mbarë. Gjë të cilën s’mund ta themi aspak për kundërshtarin e djeshëm të bardhëjeshilëve, Shkumbinin, i cili duket se nuk ka asgjë të përbashkët me vetveten e sezonit të shkuar. Dorëheqja “ekspres” e Maganit duket se paralajmëron ditë jo të qeta për pasuesin e tij në krye të stolit peqinas, Milen, ashtu si për tërë skuadrën, ingranazhet e së cilës nuk po funksionojnë si duhet. Të paktën deri më tani, edhe pse duket shumë herët për të dalë në konkluzione. Ndoshta maksima “fillimi i mbarë është gjysma e punës” nuk vlen aq shumë në planin supersticioz për Shkumbinin, por për Skënderbeun merr shumë vlera. Një skuadër e vonuar në organizim dhe parapërgatitje për sezonin e ri, por që ka surprizuar sërish, ashtu siç bëri në fakt edhe javën paraardhëse, teksa preku barazimin me Tiranën, brenda në fushën e kampionëve. Kësaj here ka dalë duarplot ndaj Flamurtarit, ku vulën e fitores e mban futbollisti kroat, Rukavina. Ky i fundit, ashtu si në javën e parë, ndaj Laçit, hipotekon 3 pikë të tjera për korçarët, por njëherazi evidenton diferencën karshi debutuesve të tjerë në superligë, këtë edicion. Nëse Kastrioti ka kaluar nga “drita e kuqe” në “të verdhën”, me fitoren e djeshme ndaj Vllaznisë, dy debutueset e tjera, Laçi dhe Gramozi, po gdhenden në pritje…, për të shijuar fitoren e parë në superligë. Çka tregon se përbëjnë “duetin shembullor” pas tri javësh kampionat për kreun e renditjes, por nëse kjo e fundit kundrohet e përmbysur. Që do të thotë se mbijetesa i ka “kapur për fyti” qysh në krye të garës. Ose, më mirë të themi, e kanë përqafuar vetë, me atë që kanë dhënë deri tani në fushën e lojës. Flamurtari e shikon veten nga “Parajsa” në “Ferr”. Premiera e fitores “me tri yje” në këtë kampionat, ndaj Tiranës, duket e largët, po të kemi parasysh dy humbjet radhazi, me Dinamon dhe Skënderbeun. Flamuri duket “gjysmështizë” në Vlorë, pas javës së tretë të kampionatit, duke mos e larguar dot nga qyteti bregdetar atë “tërmet 8?ballësh” skocez, që mban emrin Motheruell. Ndoshta java e ardhshme, që i vë përballë Teutës, në stadiumin e tyre, përbën për kuqezinjtë dhe trajnerin Memushi njëlloj “provimi shtetëror”, i cili duhet kaluar me çdo kusht me sukses. Në të kundërt, edhe Flamurtari e fut veten tek ato skuadra që këtë sezon duket se do të luftojnë për “të kaluar klasën”. Në fund, jo për nga meritat, por sepse përbën “kornizën e argjendtë” deri më tani të Superligës, po flasim edhe për Dinamon. Tri ndeshje, tri fitore, 7 gola të shënuar dhe vetëm një i pësuar, përbëjnë portretin ideal të skuadrës që mund t’i synojë të dy trofetë e këtij sezoni. Dje, ashtu sikurse edhe skuadrat e tjera fitimtare, edhe blutë nuk kanë bërë përjashtim. Janë mjaftuar me një gol të vetëm, por që në kursin e futbollit këmbehet me 3 pikë. Të cilat, po t’i shumëzosh me tre, aq javë sa janë luajtur deri më tani, ku Dinamo njeh vetëm fitore, e pozicionojnë “nëndetësen” në krye të vendit. Bashkë me Besën, duke pritur që t’i shkëputen njëra?tjetrës javën e katërt, kur të dyja do t’u nënshtrohen dy transfertave mjaft të vështira. Besa si mysafire e Tiranës, ndërsa Dinamo bujtëse në “Loro Boriçi”. Ballafaqime pretendentësh në këtë kampionat, që mund të thonë shumë për vazhdimësinë e garës, ashtu sikurse përbëjnë një ftesë tunduese për ta përjetuar maksimalisht javën pasuese të superligës, që e mbylli “aktin” e tretë të saj me “dy koka”, Dinamon dhe Besën, me pikë të barabarta, nga 9 të tilla. Ashtu siç ka konfirmuar edhe fundin, po me “dy koka”, Gramozin dhe Lacin. Vetëm se në këtë rast kolonjarët kanë të paktën dy pikë, ndërsa laçianët vetëm një të tillë.

Festa në Ersekë,Ajo që nuk u pa në TV
16 Shtator Gramozi-Tirana ka qenë një ndeshje që ka prodhuar shumë histori brënda 90-minutave. Edhe pse ky takim ka përfunduar në shifrat 0-1 dhe në kronikën e shfaqur në television nuk ka pasur shumë raste apo episode për tu mbajtur mend në fushë dhe në tribunat e stadiumit ka pasur shumë për tu mbajtur shënim. Duke filluar që nga gjykimi i treshës së gjyqtarëve e për të ardhur te tifozeritë e të dy skuadrave që u bënë protagoniste përgjatë 90 minutave, Gramozi-Tirana ka qenë një ndeshje për tu parë. Fillimisht, ky takim ka nisur qetë dhe në fushë luhej futboll ndërsa në tribunat dhe shkallët respective të dy tifozeritë nuk kanë replikuar me njëra-tjetrën por thjesht kanë mbështetur skuadrat e tyre. Në Ersekë, prej ditësh ishte përfolur dhe bërë mediatik entuziazmi i njerëzve për këtë takim duke pasur parasysh faktin që këtë sezon, Gramozi debuton për herë të parë në kategorinë superiore dhe përballja me kampionët në fuqi do të ishte një ndeshje e veçantë. Shkallët e tribunës qëndrore dhe asaj karshi janë mbushur shumë shpejt dhe të gjithë të pranishmit kanë sfiduar motin e paqëndrueshëm, me reshje e me një të ftohtë dimri. Ka qenë ndeshja ajo që ka ngrohur të pranishmit ndërsa gjyqtarët kanë qenë ata që ngrohur më shumë se duhet “temperaturën e ambientit”.
Kanë mjaftuar dy pozicione jashtë lojë të dhëna nga gjyqtari ansor në dëm të Gramozit për të elektrizuar të pranishmit në stadium që kanë nisur të kontestojnë këto vendime të gjyqtarit. Më pas loja është tensionuar në fushë pas kartonave të kuq të Nallbanit dhe Kukaj dhe ky tension është përçuar edhe në shkallët e stadiumit. Tension, sharje në distancë mes dy tifozerive dhe në një moment ka pasur edhe konfrontim mes dy tifozëve por që ka mbetur rast i izoluar pasi ka ndërhyrë policia vëndase. Në fund, kur stadiumi është boshatisur forcat e rendit kanë shoqëruar deri në dalje të qytetit autobuzin me lojtarët e Tiranës por dhe tifozët e Tiranës që kishin udhëtuar me fugona e makina në drejtim të Ersekës.

Karapici, “ashensori” i Partizanit
16 Shtator Fantazisti i të kuqve është gati të tërheqë skuadrën drejt Superiores
Triblimet janë ato të cilat di të bëjë më mirë. Por, Artan Karapici e dërgon topin në rrjetë me lehtësi sa herë që i jepet mundësia. Një fantazist që e nxjerr gjithmonë skuadrën nga situata. Lojtari i kuq flet për golin ndaj Sopotit dhe për gjendjen e Partizanit. Ka shumë besim te kjo skuadër se në fund të sezonit, do të rikthehet në Superligë. Mund të ishe një sulmues race? “Tani ndihem mirë këtu ku jam. Ndoshta në të ardhmen mund të bëhem goleador”, mbyll me batutë Karapici. Jashtë fushe, është një prej futbollistëve më trendy të skuadrës. Edhe aty shënon “gola”.
…
-Riktheheni në fushë dhe arrini të shënoni një prej tre golave në fitoren ndaj Sopotit. Si ndiheni?
-Sigurisht, jam shumë i gëzuar. Lumturia më e madhe e çdo futbollisti është kur e dërgon topin në rrjetë. Akoma më e madhe është kjo kur fiton skuadra. Në radhë të parë më vjen mirë që i’u rikthyem fitores duke zhvilluar në të njëjtën kohë një ndeshje të mirë. Shpërdoruam edhe raste të tjera, në një kohë që fitorja mund të ishte më e thellë për ne. Gjithsesi, na kënaq ky trepikësh dhe na loja na jep besim për një vazhdimësi pozitive në takimet e ardhshme.
-A e keni kaluar plotësisht dëmtimin që ju la jashtë në ndeshjen ndaj Bylisit?
-Endo jo plotësisht. Kam ndjerë pak dhimbje në ndeshjen ndaj Sopotit, por që nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Me kalimin e ditëve do të jem në 100% të formës sime.
-Bëni fantazistin, në një kohë që dini të shënoni shumë mirë. Edhe sezonin e kaluar keni shënuar jo pak. Ndoshta, mund të ishit bërë një sulmues race?
-Më pëlqen shumë pozicioni në të cilin unë luaj. Mendoj se të bësh fantazistin në një skuadër, është një gjë e rëndësishme. Aftësitë e mia i shpalos më mirë në këtë pozicion. Gjithashtu, më pëlqen fakti që i shërbej të tjerëve. Të shënosh, nuk është vetëm merita ime. Të gjithë funksionojmë si një trup i vetëm. Më pas, nuk ka shumë rëndësi se kush e dërgon topin në rrjetë. Fitorja është ajo që na intereson. Ndoshta, në të ardhmen mund të bëhem një goleador i suksesshëm(qesh). Tani e ndjej veten shumë mirë në pozicionin që luaj.
-Në ndeshjen ndaj Sopotit, treguat se jeni një skuadër e fortë duke zgjidhur gjithçka që në 30’ e para. A ju duket e lehtë ngjitja e Partizanit në Superiore?
-Është e vërtetë që ndaj Sopotit mbyllëm gjithçka që në pjesën e parë duke shpërdoruar më pas edhe raste të tjera të pastra. Kjo tregon se grupi është në formë dhe se deri tani, gjërat po shkojnë mirë. Rëndësi ka fitorja dhe fakti që jemi përmirësuar përsa i përket finalizimit të aksioneve. Në dy takimet e para, krijonim shumë përpara portës, por nuk arrinim ta dërgonim topin në rrjetë. Tani kemi ndryshuar. Megjithatë, mendoj se ngjitja në Superiore kalon nga transfertat. Duhet që jo vetëm të fitojmë në fushën tonë, por të marrim pikë edhe jashtë. Kjo është e rëndësishme. Deri tani kemi luajtur vetëm në Ballsh dhe në vazhdim na presin takime edhe më të vështira. Besoj se do të dimë ti kalojmë me sukses. Kam bindjen se pavarësisht vështirësisë që ka Kategoria e Parë, ne në fund të kampionatit do të rikthehemi aty ku e kemi vendin, në Superiore.
-Këtë javë ju pret një transfertë e vështirë në Velipojë me Adën vendase. Si e shihni këtë takim?
-Ne e vlerësojmë në maksimum çdo kundërshtar. E thashë edhe më lart që transfertat janë shumë të vështira. Kjo është një prej tyre. Do të përgatitemi gjatë të gjithë javës që ta përballojmë me sukses. Sigurisht, synimi do të jetë që të marim një rezultat pozitiv. Dhe kam bindjen se kjo do të ndodhë.

Gjoni: Spahiu nuk ka punë tjetër?
16 Shtator I menjëhershëm reagimi i matjanëve pas akuzave të trajnerit të Bylis, Ilir Spahiu për akte dhune në fushën e Burrelit. “Nuk e kisha menduar se Spahiu do të binte në një nivel kaq të ulët dhe humbjen ta kërkonte tek dhuna apo sjelljet e lojtarëve tanë. Realisht Bylis ishte dobët dhe mund të kishte pësuar edhe gola të tjerë në se kryesori Rama dhe dy kolegët e tij nuk do ta favorizonin vazhdimisht skuadrën mike”, tha në fillim të prononcimit të tij, Vladimir Gjoni. Duke vijuar me argumentat e tij, në tentativë për të mohuar akuzat e trajnerit ballshiot, Gjoni tha se “Burreli zhvilloi një nga lojrat më të mira të tij në “Liri Ballabani”. Që në fillim të ndeshjes ranë në sy dy tendenca. Ne luftonim me të gjitha energjitë për të arritur një fitore korrekte e të pastër. Ndërkohë nga fillimi deri në fund futbollistët e Bylis u shfaqën provokues, të dhunshëm dhe manifestuan gjeste antisportive me publikun. Ndërsa treshja e gjyqtarëve bënte një vesh shurdh e një sy qorr përballë këtyre veprimeve aspak të hijshme të ballshiotëve”. Trajneri matjan shprehet se “Bylis nuk mund të kontestojë ndeshjen e lujtur në Burrel. Ai nuk ka prova dhe as argumenta të thotë se në fushën tonë është ushtruar dhunë. Ndërkaq ne kemi kasetën filmike që tregon qartë se Egbo shënoi një gol tepër të rregullt në portën e tij pas një gjuatje të mrekullueshme të kapitenit Xhetani nga këndi. Topi përfundoi në rrjetë. Ansori sinjalizoi Ramën për gol ndërkohë i fundit e mohoi atë duke tensionuar gjendjen në “Liri Ballabani”. Ishte ndërhyrja e Koliqit dhe e jona që ndërhymë për qetësimin e tifozëve, ndërkohë Rama vijonte lojën sikur të mos kishte ndodhur asnjë”, tha Gjoni. Gjoni bashkohet me mendimin e presidentit Koliqi se “Bylis i kishte borxhe gjatë sezonit të kaluar skuadrës së Burrelit. Ne pretendojmë se kjo skuadër, veçanërisht presidenti Kapllanaj ka punuar me të gjitha mjetet që ne të mos ngjitemi në Superiore. Në kontaktet që kemi patur me këtë president na është shprehur publikisht se do të punonte me rrugë të pandershme kundër nesh. Ndëshkimet që kanë ardhur për shkak të sjelljeve të tij i kemi bërë publike dhe nuk mendojmë t’i përsërisim sërish”.

Bubeqi: Golat e mi për Lushnjën në superiore
16 Shtator Sulmuesi i verdhjeshilëve premton të bëjë maksimumin për të ndihmuar skuadrën
Verdhëjeshilët lushnjarë luajnë në fundjavë me Dajtin një ndeshje të rëndësishme, ku skuadrës së teknikut Bano i duhet që të ruajë kreun. Sulmuesi me përvojë i Lushnjës Dorian Bubeqi edhe për këtë sezon është golashënuesi më i mirë i skuadrës. Bomberi i skuadrës tha se ndeshja me Dajtin është emocioni i parë i kokave që duan Superioren.
- Bubeqi shkon në tre gola. Një fillim i mirë?
- Unë edhe pse stërvitesha me Besën e kam kërkuar Lushnjën si një alternativë të arsyeshme me karakter futbollistik. Futbollisti e ndjen vetë se ku mund të jap më shumë. Mua Lushnja më përshtatet dhe jam shumë i kënaqur me fillimin. Natyrisht që objektivi im është të jem përsëri golashënuesi më i mirë i skuadrës, njësoj si në sezonin e kaluar. Të ndihmoj me golat e mi për superioren e Lushnjës.
- Dajti cilësohet një ndeshja e parë reale për Lushnjën. Cili është mendimi juaj?
- Kemi përpara një skuadër që ka në përbërje lojtarë të njohur. Një skuadër që kërkon të konfirmohet si pretendente. Unë e shikoj si të parën një ndeshje kokash që hapur apo fshehur duan Superioren.
- Një transfertë e vështirë për Lushnjën?
- Lushnja ka luajtur një transfertë shumë të mirë në Cërrik me Turbinën. Është e qartë që kjo ndeshje ka një koeficent më të lartë vështirësie. Një takim ku Lushnja duhet të tregojë forcën e saj.
- Një rezultat pozitiv do të bënte me krah skuadrën tuaj!
- Normal që po. Pas kësaj ndeshje kalendari na server dy takime radhazi në shtëpi. Nëse kalojmë Dajtin skuadra me të vërtetë do të ëndërrojë fluturimin.
- Dhe Lushnja ka nevojë për ndihmën e Bubeqit!
- Në çdo ndeshje unë luaj për të shënuar dhe për assist për gol. Shpresoj tek një ditë e mirë e skuadrës. Unë e kam nga eksperienca ime dhe e them gjithmonë “golin e bën skuadra”.

Laçi bie në në fund: “Është provizore!”
16 Shtator Ka humbur një ndeshje me Besen në shifra minimale duke u frenuar në fund të renditjes, por Laçi duket se është kthyer me koken lart nga Kavaja. Bradhezinjtë e drejtuar nga Stavri Nica, kësaj radhe janë kujdesur tmerrësisht për prapavijën dhe vendosja në fushë e të besuarve të tij, ishte mishërimi i strategjisë me të cilën durrsaku kërkoi të ndalte vëndasit. Sidoqoftë ajo që e bën të vështirë situatën e klubit ka të bëjë me gjëndjen në fund të renditjes provizore. Njëri nga lojtarët më të dalluar të takimit të së dielës, Saimir Kastrati, mendon se skuadra kurbinase i pati të gjithë mundësitë e marrjes së një pike ndaj kavajasve kryesues. Sipas tij, formacioni i Laçit hyri në fushë i vendosur për të zhvilluar lojë, pse jo dhe për të guxuar në rezultat. Kastrati:-“ E dinim se ndaj Besës nuk do të ishte e lehtë. Angazhimi ynë për të qëndruar, e goditur kundërshtarin, mori fund në momentin kur ne pësuam një gol, që për mendimin tim ishte më tepër se çfarëdo tjetër hutim i lojtarëve tanë në momentin e ekzekutimit të një faulli sporadik. Kavajasit kanë luajtur shpejt dhe ne u gjetëm gati të pavendosur. Gjithsesi ne i patëm shanset tona. Nora, Jushi dhe Malo u panë disa herë në zonën e Besës. 49 faulle nga Laçi? Mancaku që shënoi i ka bërë “nder” gjyqtarit Jemini pasi sipas meje ai me bilbilin e tij do të vërshellente 149 herë deri sa Besa të shënonte”, ka thënë dje laçiani i linjës së djathtë që së bashku me Llanin Brahjen dhe Kajën, ishin më spikatësit e atij Laçi të hedhur në fushë.

Besa, ka festë për të gjithë!
16 Shtator Hasalla, në ditëlindjen e 33-të merr pjesë në fitoren ndaj Laçit: Kjo skuadër do shkojë shumë larg
Fitore e ditëlindje. Dy gëzime në një ditë ka përjetuar të dielën mbrojtësi lushnjar i Besës Blerim Hasalla që ka festuar 33 vjetorin e lindjes së tij. i pëlqen vlerësimi që ka gjetur në skuadrën kavajase prej moshës e përvojës së madhe në kategorinë superiore (293 ndeshje, 7 gola) por mbi të gjitha fakti se është pjesë e një skuadre me ambicie si Besa, e cila sipas tij, me këtë seriozitet e angazhim që po tregon në stërvitje e në ndeshje ka vendosur të shkojë larg në këtë sezon të ri që e ka startuar mjaft mbarë.
Ditëlindja – Familja dhe shokët në Lushnje më thanë. Ditëlindja në ditë ndeshje do “festuar” me fitore dhe isha i sigurtë se kjo gjë do të ndodhte ndaj Lacit. Unë jam i kënaqur që trepikëshi ynë nuk u vu në asnjë moment në diskutim. Besa qe superiore në të gjitha drejtimet. Nuk shënoi më tepër gola, kjo ka pak rëndësi përballë faktit që në tre takimet e para skuadra jonë është e pagabueshme dhe fitoret e saj i ka marë të gjithë në mënyrë të merituar”, pohoi Hasalla. Më tej mbrojtësi tha: “Jam shumë i gëzuar që trajneri Shpëtim Duro më dha mundësinë të isha në fushë në pesë minutat e fundit të ndeshjes duke “gërvishtur” dhe unë sado pak fitoren e javës së tretë arritur ndaj Lacit”.
Përvoja – “Te Besa, skuadra ime e re, jam i gëzuar që futbollistët me përvojë, një prej të cilëve jam dhe unë, po trajtohen me shumja ngrohtësi nga stafi teknik. Në futbollin shqiptar dihet se lojtarët me përvojë janë pjesë e rëndësishme e ruajtjes së ekulibreve sportive. Aq më tepër që dinë të shprehen e jenë protagoniste me shembullin e tyre konkret. Në Kavajë skuadra e këtij sezoni ka disa futbollistë me kontribute të mëdha në shumë skuadra të futbollit shqiptar nga Orges Shehi, Daniel Xhafa, Alban Dragusha, Bledar Mancaku, Artion Poci, pa thënë se dhe brezi më i ri në moshë po përpiqet të jetë në të njejtën frymë me klasin e lojtarëve që përmenda. Edhe ndeshja me Lacin mendoj se zgjidhjen e saj ideale për fatin e rezultatit e pati pikërisht te përvoja e futbollistëve kavajas. Momenti i golit i Mancakut ishte dëshmia më e mirë e pjekurisë që tregoi kapiteni i skuadrës sonë. Edhe kaq mjafton në ndeshje të tilla delikate ku kundërshtari rri i ngujuar me shumë forca në mbrojtje dhe pengon më të gjitha mënyrat cdo aksion sulmues”.
Kampionati – “Janë vetëm tre javët e para, kampionati është i gjatë dhe Besa, jam i sigurtë se do të vijojë paraqitjet e saj të mira si në ndeshjet shtëpiake ashtu dhe ato në transfertë. Trepikëshi i fituar në Peqin në javën e dytë, duke parë dhe lojën shumë të mirë që kemi bërë ndaj Shkumbinit, flet se në kampionatin e ri, Besa nuk do ta shohë shumë faktorin fushë. Kjo dhe nga fakti se për këtë kampionat është bërë një punë përgatitore mjaft e mirë gjatë verës si në stërvitjet e kryera në Mavrovë e Ohër të Maqedonisë, po ashtu dhe në Kavajë. Madje pa llogaritur fitoret e tre ndeshjeve të para të kampionatit, kujton Hasalla, janë edhe 6 ndeshjet të tjera miqësore të gjitha të fituara, disa madje me rezultate të thella që i kanë shërbyer mjaft harmonizimit e konsolidimit të lojës sonë në të tre repartet”, tha mbrojtësi me përvojë Blerim Hasallla.

Delir në Krujë: “Tani fillon kampionati ynë”
16 Shtator Pas fitores kundër Vllaznisë ka shumë entuziasëm: Ishte ndeshja e kthesës
Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme me Dinamon brenda në Krujë dhe me Teutën në transfertë, skuadra krutane ka sigluar dhe fitoren e parë duke mundur Vllazninë me rezultatin minimal 1-0, i cili ka patur edhe vlerën e 3 pikëve. Në deklaratata e tyre drejtuesit më të lartë të Kastriotit dhe të gjithë futbollistët pa përjashtim përpara kësaj sfide ishin shprehur se deklarata më e mirë do të ishte fusha e blertë ku do të përcaktonte dhe fituesin e këtij takimi. Ndryshe nga dy takimet e mëparshme në përballjen me Vllazninë kemi parë një Kastrioti krejt ndryshe si në lojë ashtu dhe ne rezultat. Me të përfunduar takimi drejtuesit janë shprehur tepër të gëzuar pas kësaj fitoreje, por sipas tyre skuadra nuk duhet të kalojë në vetkënaqësi, pasi është fituar vetëm një ndeshje dhe jo e gjithë beteja . Me të njëjtën linjë me drejtuesit dhe futbollistët kanë qënë dhe sportdashësit krutanë që e kanë përkrahur skuadrën gjatë gjithë takimit dhe në përfundimin e saj ata kanë mbetur tepër të kënaqur nga paraqitja që bëri ekipi. Gjirhsesi në një intervistë për gazetën tonë një grup sportdashësish do të shpreheshin kështu: “Ekipi bëri një nisje jo të mirë kampionatit duke marrë dy humbje të njëpasnjëshme. Kastrioti ishte i vetmi ekip ku në dy takimet e para nuk kishte marrë asnjë pikë. Ndërprerja e kampionatit ka qënë një mundësi shumë e mirë për skuadrën, për të rikuperuar ato të meta që janë konstatuar në dy takimet e para . Duke qënë dhe takimi i parë i futbollistit të ri Jusufi, ekipi zhvilloi një organizimin të mirëfilltë në vijnë e mesfushës, por krahas kësaj funksionuan të trija repartet. Pavarësisht se Kastrioti fitoi ndaj Vllaznisë duhet pranuar fakti nga të gjithë se në këtë sfidë ishin të pranueshme të trija rezultatet, pasi dihet forca e kundërshtarit, siç është Vllaznia. Në fund të fundit fitoi më i miri, pra Kastrioti. Me këtë fitore skuadra tashmë është futur në mesin e artë të klasifikimit provizor, por kjo nuk do të thotë që ekipi të kalojë në delir, pasi sfida dhe më të vështira e presin duke filluar nga takimi i radhës me Shkumbinin në transfertë, ku Shkumbini në të takimet e para ka fituar vetëm 1 pikë”. Krahas sportdashësve krutanë fitorja vazhdon të komentohet nga shumë emra dhe specialistë të këtij qyteti, pasi fitoren me Vllazninë e kanë vlerësuar si të dyfishtë. Në radhë të parë janë 3 pikët dhe në radhë të dytë dihet emri i kundërshtarit. Gjithashtu ndonëse takimi ka përfunduar ata i kundërpërgjigjen edhe deklaratave të klubit të Vllaznisë, ku para takimit ishin shprehur se nuk e diskutojmë fitoren në Krujë, bile dhe me një rezultat bindës. Ndaj duke përfunduar sportdashësit dhe analistët krutanë kërkojnë nga ekipi i tyre të mos kaloj në vetvlrësim.