Shyqyr qe fitume se ndryshe ku mu fut prej marres!
Jena ne krize ne kete fillim kampionati dhe randesi kane piket pavaresisht se ne cilen minute merren dhe shpresojme se me kalimin e kohes kane me u rregullu keto veshtiresi ne loje.
Uroj te marrim pike te plota edhe ne kruje se ka me kene shume veshtire , nuk ka ekipe te lehta kete vit prandaj duhet me fitu me shpirt neper dhame.
Sa per Fushajn uroj te jete cu prej kllapise qe e ka xane se mendoi qe kishte me fitu me shume gola diference sot po t'ia puthin kamen Nallbanit e te mendohet mire here tjera, para se me largu kend.
Me te mire e naten e mire e bashi.
Vllaznia - Apolonia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Vllaznia - Apolonia
sidrit.sidrit wrote:Shyqyr qe fitume se ndryshe ku mu fut prej marres!
Jena ne krize ne kete fillim kampionati dhe randesi kane piket pavaresisht se ne cilen minute merren dhe shpresojme se me kalimin e kohes kane me u rregullu keto veshtiresi ne loje.
Uroj te marrim pike te plota edhe ne kruje se ka me kene shume veshtire , nuk ka ekipe te lehta kete vit prandaj duhet me fitu me shpirt neper dhame.
Sa per Fushajn uroj te jete cu prej kllapise qe e ka xane se mendoi qe kishte me fitu me shume gola diference sot po t'ia puthin kamen Nallbanit e te mendohet mire here tjera, para se me largu kend.
Me te mire e naten e mire e bashi.
nuk ka qa me shit ma se 6 titullare i heku
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Vllaznia - Apolonia
fushaj ka pas than ikta fjale
Fushaj i bindur: Kjo Vllazni, më e fortë se vjet
ma mire te thojn ,ishalla skuadrat e tjera jan ma dobt se na

- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Vllaznia - Apolonia
shyqyr qi paskena pase shans nji here.... gol stropio
-
- Fanatics
- Posts: 1410
- Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
- Skuadra: Tirona,Bayern
- Location: Tiron
Re: Vllaznia - Apolonia
urime per fitoren,apolonia ka ekip te mire
penalltia e tirones ishte dhe une do doja te dilnim barazim qe ta kuptoje presidenti jone se cfare ekipi ka ndertuar.
penalltia e tirones ishte dhe une do doja te dilnim barazim qe ta kuptoje presidenti jone se cfare ekipi ka ndertuar.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Vllaznia - Apolonia
ça thote boadu ky komentatori te minuta 1:12. ai asht leandro
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Vllaznia - Apolonia
Vllaznia, limiti i lojës është fatlum për të
Vllaznia ? Apolonia 1?0
Shënues: Nallbani 90?+3
Vllaznia: Grima, Smajli, Beqiri, Mrvaljeviç, Hallaçi, Shtubina, Nallbani, Alikaj (Rizvanolli 72?), Kasapi (Osja 67?), Leandro, Sinani (Bala 85?). Trajner: H.Lika.
Apolonia: Haxho, Feruzoviç, Shoshi, Kelmendi, Grami, Sem. Haxhibuliç (Çarls 90?+2), Meto, Ragipoviç, Sea. Haxhibuliç, Brkiç (Capo 89?), Hoti. Trajner: E.Karishik.
Gjyqtarë: A.Taullau, A.Pregja (Tiranë), R.Çokaj (Lezhë)
Kartonë të verdhë: Brkiç, Kelmendi
“Radiografia”
14?- Shtubina vepron bukur nga e majta, kroson në zonë te Sinani, që godet me kokë dhe topi i devijuar edhe nga një mbrojtës, përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.
17?- Kasapi nga e djathta gjuan në drejtim të portës dhe Haxho me vështirësi e zotëron.
18?- Një top i gjatë në zonën shkodrane, dyluftim mes Brkiçit dhe Mrvaljeviçit, ky i fundit ndërhyn, duke e dërguar topin jashtë vijës fundore, ndërkohë që sulmuesi fierak pretendon për 11?metërsh, por gjyqtari Taullau e ndëshkon me karton të verdhë.
33?- Goditje këndi për miqtë. Topi shkon në zonë te Kelmendi, që godet me kokë dhe ai përfundon paksa mbi traversë.
35?- Semir Haxhibuliç kalon bukur një top mbi Alikajn në hyrje të zonë, gjuan fort me të djathtën dhe topi kalon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.
53?- Leandro është protagonist në një aksion të Vllaznisë, futet në zonë, por topi i gjuajtur prej tij nuk përfundon brenda katërkëndëshit.
61?- Smajli nga e djathta futet në qendër, gjuan me të majtën, por topi kalon mbi traversë.
90?- Rizvanolli gjuan bukur mbi vijën e 16 metrave, Haxho bën mrekullinë, duke e grushtuar topin në korne.
90+3?- Rrëmujë në zonën e Apolonisë. Provojnë ta çojnë topin në portë fillimisht Rizvanolli e më pas Bala, por në fund është Nallbani që e dërgon në rrjetë. 1?0 për Vllazninë.
90+4?- Bala bën gjithçka bukur në zonë mes tre mbrojtësve, gjuan dhe topi kalon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.
Komenti
Vllaznia ka arritur një fitore me shumë mund dhe “in extremis” ndaj Apolonisë në ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi”. Goli i Nallbanit në minutën e 93?të ka entuziazmuar vendësit, ndërkohë që miqtë nuk kanë dashur t’u besojnë syve. Kot nuk thonë: fati është gjithnjë me më të mirin. Loja ka nisur me një ceremoni të thjeshtë, por interesante me rastin e hapjes së kampionatit në Shkodër. Takimi nuk ka nisur me ndonjë ritëm të lartë dhe duket se të dyja skuadrat duan pak kohë për të studiuar njëra?tjetrën. Shkodranët më të plotë në këtë ndeshje në formacionin e tyre, sërish kanë pak probleme, teksa Sinani nuk mbështetet mirë nga mesfusha. Në të vetmin rast që i dërgohet një top, pikërisht në minutën e 14?të nga Shtubina, ai për pak sa nuk e dërgon në rrjetë. Me kalimin e minutave loja nxehet, ndërkonë që fierakët, përveçse mbrohen mirë, herë pas here kërkojnë të kundërsulmojnë rrezikshëm me Haxhibuliçin e Brkiçin. Me gjithë përpjekjet e dyja skuadrave, pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me vetëm pak raste në kronikën e lojës. E dyta pritej të ishte më ndryshe, sidomos për Vllazninë, megjithatë edhe ajo nis me të njëjtin ritëm loje. Aksionet e saj janë të ngadalshme dhe njëkohësisht edhe të lexueshme. Mbrojtja fierake nuk e ka të vështirë t’i thyejë ato edhe ngaqë në këtë pjesë loje e gjithë skuadra mike luan prapa. Ajo duket e kënaqur edhe me një pikë në Shkodër dhe, për këtë arsye, kërkon vetëm të mbrohet. Shkodranët e kanë të vështirë të shkojnë te goli dhe Lika kryen tri zëvendësime. Fut në lojë dy sulmuesit Rizvanolli e Bala dhe ata i japin gjallëri lojës në minutat e fundit, derisa vjen goli i shumëpritur, që i lë të qetë kuqeblutë, të cilët marrin kësisoj fitoren e parë në këtë kampionat. Një fund i bukur, por prapë Vllaznia tregon se akoma ka shumë probleme dhe nuk është ajo që pritet. Pas dy javësh shkodranët do të udhëtojnë në Krujë, një kundërshtar disi më i lehtë në pamje të parë, po kur mendon se luhet në transfertë dhe përballë një ekipi që nuk ka asnjë pikë, atëherë sfida bëhet e vështirë. Ndërsa Apolonia goditet psikologjiksht me golin në fund, por fatmirësisht ka dy javë kohë për t’u rikthyer, ku do të presë në fushën e vet Shkumbinin, një mundësi e mirë për tri pikë të tjera në Fier.
Deklarojnë…
Hasan Lika, trajner i Vllaznisë: “Ka qenë një fitore shumë e vështirë, e arritur vetëm në fund dhe në këtë fitore kemi pasur edhe fat. Por duke e marrë në tërësi lojën në 90 minuta, mendoj se e merituam fitoren. Kemi bërë një ndeshje më të mirë se gjithë të tjerat e kohëve të fundit, çka tregon se skuadra po vjen në rritje në lojën e saj. Në pjesën e parë luajtëm më mirë, ngaqë edhe Apolonia luajti hapur, ndërsa në të dytën, kur ajo vetëm u mbrojt, e patëm më të vështirë. Skuadra në tërësi luajti mirë dhe mendoj se kjo ndërprerje e kampionatit do na shërbejë për mirë, sepse skuadra do vijë duke u përmirësuar, ndërkohë që do rritet edhe forma e disa lojtarëve.”
Esad Karishik, trajner i Apolonisë: “Ka qenë një ndeshje luftarake, por në fund fati ishte me Vllazninë. Skuadra ime në tërësi luajti mirë dhe menduam se do dilnim me pikë nga Shkodra. Nuk ndodhi kështu, sepse e thashë, që shkodranët ishin me fat se shënuan në fund, ashtu siç pati ndodhur edhe vjet në Fier, kur po në fund na pati mundur Vllaznia. Ka qenë një ndeshje shumë korrekte, me një publik entuziast dhe po ashtu edhe gjyqtarët ishin korrektë.”