Merkato
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Merkato
Portieri hungarez, asnjë mbresë deri tani
Dita e djeshme ka shënuar prezantimin e parë të portierit hungarez, Ferenc Kurutz, me ambientin kuqeblu. Ai ka mbërritur në Pukë bashkë me sulmuesin Rankoviç dhe në orën 9 kanë kryer seancën e parë me Vllazninë. Portieri 26-vjeçar është bashkuar menjëherë me trajnerin e portierëve Ndoja dhe kolegët e tij Grima, Bishani e afrikanin Tangara. Nga informacionet e para nga Puka, bëhet e ditur se paraqitja e portierit Kurutz nuk ka lënë asnjë mbresë në këtë seancë të parë. Megjithatë, edhe për të do jetë dita e sotme testi i parë serioz, pra miqësorja me Laçin. E njëjta gjë thuhet edhe për portierin nga Mali, Tangara.

- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Merkato
Me qa mora vesht un te kater lojtart dy portjerat si hungarezi ashtu edhe afrikani kan me u nise ka kan ardhe.E njajta gja edhe per sulmusat si afrikanin ashtu edhe kyt prej norvegjijet.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Merkato
Kurse Belisha 90 per qind do te firmosin me Flamurtarin.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Merkato
Belisha në Vlorë: I uroj suksese Vllaznisë!
Ka firmosur në momentet e fundit me Flamurtarin, kur në fakt mendonte të shkonte te Laçi ose Kastrioti. Ai duket shumë i kënaqur me zgjedhjen që ka bërë. Mesfushori shkodran, Amarildo Belisha, pas ndarjes me Vllazninë, ka gjetur një tjetër ekip me emër për karrierën e tij. “Të them të drejtën, nuk mendova se do të shkoja te Flamurtari, por në momentet e fundit më telefonuan drejtuesit e tij. Oferta e tyre ishte shumë e mirë dhe, përveç kësaj, nuk mund të refuzoja, sepse do të luaja me një ekip me emër dhe traditë në futbollin shqiptar. Për këtë arsye, thashë menjëherë “po” dhe kam filluar stërvitjen me këtë skuadër. Sa për Vllazninë, skuadrën time të zemrës, sigurisht që vazhdoj të them se nuk e dëshiroja ndarjen, por kështu erdhën punët. I uroj suksese asaj,” ? ka thënë nga Vlora Belisha.

“Më imponuan largimin nga Vllaznia”
Amarildo Belisha: Më vjen keq, por ky ishte mendimi i drejtuesve, unë nuk doja të lëvizja
Mesfushori i njo hur shkodran, Amarildo Belisha, nga dje nuk është më lojtar i Vllaznisë. Ashtu siç pritej, 28-vjeçari është larguar nga ekipi i tij i zemrës, por në prononcimin e tij për “Panorama Sport”, ndihet i pezmatuar në lidhje me këtë “divorc”, që e cilëson si të imponuar nga drejtuesit e klubit. Belisha ka qenë nga lojtarët më të mirë për ekipin kuqeblu në sezonin e kaluar, teksa vazhdoi të bënte një prezantim dinjitoz edhe në ndeshjet e Ligës së Evropës, duke u kthyer në pikën më të fortë të Vllaznisë. Gjithsesi, presidenca shkodrane ka menduar largimin e tij, teksa vetëm pak ditë më parë, kreu i klubit, Valter Fushaj, kishte vënë si afat për lojtarin deri ditën e shtunë, në të kundërt do të rishikohej kontrata me të. Si përfundim, dje pas takimit me Fushajn, mesfushori ka marrë kartonin dhe tashmë mund të quhet një lojtar i lirë. “Nuk ndjehem mirë që po largohem nga Vllaznia, por ky është një mendim i drejtuesve të klubit dhe unë nuk kam se çfarë të bëj më”, ka thënë i zhgënjyer Belisha. I çuditshëm mbetet fakti që lojtari largohet tani, në një kohë që kishte përfunduar gjithçka mirë në muajin qershor, ku rinovoi kontratën, pas takimit me presidentin Fushaj. Sinjalet për largimin e tij nisën në momentin kur drejtuesit e klubit kërkuan një shkëmbim kokë më kokë të Belishës me mesfushorin e Besës, Artion Poçi. Ky opsion nuk u pëlqye nga të dy lojtarët dhe mesa duket, klubi kuqeblu ka qenë i bindur se Belisha nuk duhet të vazhdojë më me ekipin shkodran. “Ishte një zgjidhje e imponuar, megjithatë kjo nuk do të thotë asgjë për mua. Të them të drejtën, akoma nuk jam i qartë për shkaqet se pse klubi donte të më largonte. Duke qenë se kjo u bë realitet, tashmë nuk më shqetëson”, vazhdon ai. Ofertat Ekipet e Superiores kanë filluar të hedhin “grepat” për Amarildo Belishën. Interesimi është shfaqur nga Kastrioti dhe Laçi, por sipas lojtarit nuk janë vetëm këto dy klube. “Të jem i sinqertë, menjëherë pas zyrtarizimit të largimit nga Vllaznia, kam pasur kontakte dhe interesim nga ekipe të Superiores. Klubi i Kastriotit ka shprehur dëshirën që unë të jem pjesë e tyre, por gjithashtu kam pasur ofertë edhe nga Laçi. Megjithatë, mund të them se ofertat nuk janë vetëm nga këto dy ekipe, por unë do t’i shikoj me kujdes në ditët në vazhdim”, përfundoi shkodrani.

Ervis Kraja tani zgjedh Vllaznine
Shkodrani 26 vjeçar la Ukrainën për Laçin, por pas një muaji përgatitje erdhi një ndarje e papritur
Shtatlartin Kraja, të gjithë e prisnin që ta shihnin në fushën e lojës, në miqësoren e së enjtes së kaluar Vllaznia-Laçi, luajtur në “Loro Boriçi”, pasi prej një muaji ai ka qënë pjesë e skuadrës laçjane, duke u përgatitur me shumë seriozitet për fillimin e kampionatit. Por në çastet e fundit, Ervis Kraja nuk ka dalë në fushën e lojës, duke u shfaqur diku në tribunën qëndrore të stadiumit në mes shokëve dhe miqve të tij. Dukej qartë që diçka kishte ndodhur dhe ai nuk wshtw mw pjesw e skuadrws laçiane. Ardhja e presidentit italian, ikja sërish e tij, apo situata të tjera brenda klubit, kanë qënë sipas Krajës disa nga arsyetë, që firmosja e tij nuk u konkretizuar zyrtarisht me këtë skuadër. Kwshtu, në një gjendje shumë pesimiste për të ardhmen e tij në këtë fillim sezoni, ku rrezikon seriozisht të humbasw gjashtë muaj deri në merkaton dimërore të janarit është shfaqur Kraja edhe në pasditen e djeshme, kur po ndiqte miqësoren e Vllaznia - Kastrioti. “E prita me shumë qejf ftesën që më bënë nga klubi laçian, aq më tepër që edhe stafi ishte shkodran. Më premtuan edhe shiritin e kapitenit, por menjëherë sapo u kthyem nga Maqedonia gjërat u prishën”, thotë Kraja. Më pas, ai nuk dëshiron të merret shumë me këtë temë dhe ndërsa i uron suksese Laçit në edicionin e ri futbollistik, kalon menjëherë tek e ardhmja e tij. “Kam mbetur pa ekip, nuk di si t’ia bëj. Isha në bisedime me Vllazninë, por edhe me skuadra të tjera të kampionati shqiptar, përfshirë edhe ato të Ukrainës, por i besova shumë ofertës joshëse dhe premtimeve të Laçit”, vijon shkodrani Ervis Kraja. Sidoqoftë, objektiv kryesor i tij mbetet Vllaznia, ekipi ku u rrit si futbollist, duke fituar edhe trofe. “Dëshira ime është që të gjej hapësirë tek Vllaznia”, i përgjigjet Kraja pyetjes sonë për destinacionin e ri. Dhe për tw arritur këtë, thotë se nuk ka vonuar të fillojë tratativat me pjestarw të stafit kuqeblu, ku së shpejti pritet edhe një takim kokë më kokë me presidentin Fushaj. Fakti që merkatoja shkodrane edhe pse në provë kanë qënë jo pak futbollistë të huaj, nuk po jep rezultatin e duhur, aq më tepër kur edhe vetë tekniku Lika ka qënë i pakënaqur nga loja në qëndër të mbrojtjes kuqeblu, pikërisht aty ku Kraja luan më së shumti, ekziston një mundësi e tillë që ai të mirëkuptohet me njëshin e klubit shkodran për t’u bërë pjesë e kuqebluve. Duke folur për formën sportive të tij, Kraja thotë se është në parametrat e duhur, pasi ka bwrw një fazë përgatitore të ngjeshur në Strugë dhe tashmë është plotësisht i gatshëm për të dhënë më të mirën në fushën e lojës. “Për mua do të ishte një kënaqësi e veçantë, nëse presidenti Fushaj dhe stafi i tij do të më pranonte të bëhesha pjesë e skuadrës kuqeblu për këtë sezon futbollistik dhe nëse do të realizohej një gjë e tillë, jam i bindur se i kam të gjitha mundwsitw që t’ia shpërblej me një lojë të mirë dhe korrekte në shërbim të skuadrës”, thotë Kraja, i cili shton se nëse nuk arrin të gjejë mirëkuptimin me kuqeblutë do t’i duhet të kërkojë në ndonjë ekip tjetër të kampionatit shqiptar.
s.ekspres

Xhevahir Sukaj firmos edhe per nji sezon me Vllaznine.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Merkato
ban be ma. lajm i mire shum per ne ky simas mejet. tham se ka me ardhe me mend te tjera e jo si ne ndeshjet e fundit vjet. se ka hall me kape prap komtaren. tham se sukaj bala e sinani na mjaftojne ne sulm per simjetvllaznia1919 wrote:Xhevahir Sukaj firmos edhe per nji sezon me Vllaznine.
-
- Huligan
- Posts: 187
- Joined: Sat, 02 Feb 2008 , 16:19
Re: Merkato
Eh c'lame nam!
Shkon puna me marr prap ne ekip sukajn.Kesaj i thojne , fushaj me hanger mutin e vet.
Une pyes vedin,keta njerez ,ky staf drejtues ,a jane kane haberin ndopak menaxhimit te futbollit apo jane fillestare ne kyt pune.
Patem nje ekip te mire deri diku vjet,jo te persosun po nenkampion.Ky zot njirit kur largon dike a s'mendon se duhet me zevendesu me nje ma te mire apo ku rasha mos u vrafsha!Nuk e kuptoj si i ban llogarinat,flas per ekipin se per te tijat ne rregull i ban.Ky njiri a ka hy me dhane apo me marre prej vllaznise?!
Vijne 15 lojtare per prove e te tane habiten se nuk jane ne nivelin e duhun.Kush jane keta menaxher per ke punojne,a mban kush pergjegjesi?!
Nuk shoh asnje organizim ne kyt ekip persa i perket merkatos.Po s'ishte nevoja me provu tan ata lojtare ,me humb kohe e me fute sherr ne ekip kur nuk je i sigurte se c'lojtare jane.
Ky ,dy asa ,te kishte fut doren ne xhep e ti kishte marre.Llogaria asht e bame,te rute at buxhet qe kishte vjet e te shtonte paret e fitume prej pjesmarrjes ne europe.
Te kerkote ndihme prej tjereve nese nuk ja delte vete ose ta lete krejt e mos t'lujne me nje qytet te tan.Sa per me lujt me lojtare te ekipeve zingjir mundet edhe bashkija,sa per me qendru ne kategori mundena edhe pa te.
Ne fund te fundit une tham se lojtaret e trajneri jane pergjegjes per 8-9 muj ,3-4 tjerat topin e lune stafi e kyt radhe as nuk e kane gjete kund topin.
Uroj te kena nje fillim te mbare e na ndihmon zoti se per sa ja kane ba hyzmetin keta keq i kena punet.
Me te mira te tanve.

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Merkato
Nuk asht hera e pare qe lojtare largohen e afrohen si mas qejfit, Kraja, Belisha, Sukaj, Grima, Lici , etj etj.
Sdq une jam i gzum se kena marre prep Sukaj, sepse asht nji lojtar qe nqs den e nqs impenjohet i kryn shume pune Vllaznise.
Sidrit duku pak ma shpesh
Sdq une jam i gzum se kena marre prep Sukaj, sepse asht nji lojtar qe nqs den e nqs impenjohet i kryn shume pune Vllaznise.
Sidrit duku pak ma shpesh
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Merkato
vllaznia1919 wrote:Xhevahir Sukaj firmos edhe per nji sezon me Vllaznine.
i pat afru tirana shum pak.
mireball qe nuk shkoi
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Merkato
sa per sukajn, nuk mendoj se asht ndonji turp i madh qi e kan marre prap. futbolli profesionist ikyt pune ka. plus qi ka kene sukaj qi i asht ofru vllaznise.
per te tjerat jam shum dakort me sidritin. nji ekip profesionist duhet me pase vezhgusat e vet, te cilet duhet me i pa lojtart qi i interesojne, gjate vitit edhe ne kampionatin ku aktivizohen. nuk asht e mujtun me ba merkaton tu thirre lojtare te panjoftun e tu i vu n'prove 2 ndeshje.
per te tjerat jam shum dakort me sidritin. nji ekip profesionist duhet me pase vezhgusat e vet, te cilet duhet me i pa lojtart qi i interesojne, gjate vitit edhe ne kampionatin ku aktivizohen. nuk asht e mujtun me ba merkaton tu thirre lojtare te panjoftun e tu i vu n'prove 2 ndeshje.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Merkato
Surpriza Vllaznia, firmos Sukaj
Lojtari i larguar pa ceremoni në fund të sezonit të kaluar, rikthehet me shkodranët
Pikërisht atëherë kur u duk se merkato kuqeblu ishte drejt dështimit, Vllaznia shpërthen. Gjithë ata futbollistë të huaj që u kthyen mbrapsht krijuan një panik të madh në masën e tifozëve shkodranë, duke i detyruar të druheshin, se në këtë sezon nuk do të kishin një skuadër pretendende. Por i këtij mendimi nuk ishte presidenti Valter Fushaj, i cili duke u hedhur papritmas në kundërsulm sjell në skuadër Xhevahir Sukajn, rikonfirmon Beqirin e Kombëtares, kryen të gjitha formalitetet për rikthimin në skuadër të ganezit Xhejms Boadu, futbollistit të ardhur në formë huazimi nga Haxhitepe e Turqisë dhe që ishte ndër më të mirët e fazës së dytë, ndërkohë është në bisedime me shtatlartin shkodran Ervis Kraja dhe kongolezin Sasha Delain për të vendosur se cilin prej tyre do të afrojë në skuadër. Të gjitha këto kanë krijuar një klimë shumë pozitive në skuadër dhe në veçanti tek tifozëria e zjarrtë shkodrane. Ndër to, lajmi më surprizë duket ai ikthimit të sulmuesit të Kombëtares Xhevahir Sukaj, një lojtar ky që edhe pse i ri në moshë, ia ka marrë jo pak dorën merkatos, i larguar me një ftohje jo të vogël nga Vllaznia, duke mos munguar replikat dy palëshe në adresë të njërit tjetrit, për Sukajn fanela e Vllaznisë dukej shumë e vështirë për t’u veshur, të paktën për një periudhë kohore relativisht të gjatë. Kishte kërkuar prej kohësh tregun europian, duke u përqëndruar më së shumti tek pista gjermane, apo në disa skuadra të tjera të huaja. Pastaj provokoi në distancë Tiranën, duke e nxitur presidentin Halili të ulet në tavolinë, por pa mundur të konkludojë. Dhe nuk vonon, kur pasi ka testuar mirë e mirë treguan e huaj dhe po aq edhe atë shqiptar, i kujtohet se tek Vllaznia ka qënë një lojtar i mirëpaguar, por që në fakt, me atë mbyllje të dobët të sezonit, duke mos qënë në gjendje të kontribuojë për skuadrën kaprishur marrëdhëniet edhe me drejtuesit. Prania e tij në pistën e stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes miqësore Vllaznia-Kastrioti, luajtur të dielën mbasdreke në stadiumin “Loro Boriçi”, përkrah disa prej futbollistëve shkodranë ishte një sinjal jo i vogël në këtë drejtim. Me ndërmjetësimin e ish futbollistit të Vllaznisë Uliks Kotrri, sot në rolin e menaxherit të FIFA-s, Sukaj arriti të ulej dje në mesditë në tavolinë me presidentin e Vllaznisë Valter Fushaj. Pasi kanë konsumuar një kafe në mjediset e lokalit “Colosseo”, propozimi i Kotrrit, i cili ka marrë të drejtën menaxhuese të Sukajt, nuk është priur pa interes për njëshin e klubit shkodran. Tema ishte serioze dhe për këtë presidenti shkodran ka këriuar pak kohë të diskutojë me stafin e tij, duke i lënë një takim tjetër dyshes Kotrri-Sukaj. i dyti, i zhvilluar këtë radhë në zyrën e presidentit shkodran ka vendosur për gjithçka. Të dy palët kanë diskutuar në detaje gjithçka kishte të bënte në lidhje me marrëdhëniet mes tyre dhe më pas, në saj të mirëkuptimit dy palësh ka ardhur edhe firma mbi kontratë, e cila e konfirmuar edhe nga presidenti shkodran është me afat një vjeçar. Por, kontributi i menaxherit Uliks Kotrri në shërbim të merkatos shkodrane nuk është mbyllur këtu. Falë edhe mirëkuptimit me drejtuesit e Vllaznisë, ai ka nisur punën urgjente për të sjellë në Shkodër ganezin Xhejms Boadu. Ganezi ka kaluar ditë mjaft të mira pranë Vllaznisë dhe një rikthim sërishmi në qytetin e Shkodrës thuhet se e ka pritur mjaft mirë. Boadu përgjithësiht është aktivizuar në repartin e mesit të fushës, ku me spostimet e tija në të dy krahët ka qënë tërësisht në shërbim të skuadrës, ndërkohë, në jo pak raste, për nevoja të skuadrës, atij i është besuar edhe reparti i sulmit. Ribashkimi i tij me Vllazninë ka një avancim mjaft të madhë dhe mbërritja e tij në Shkodër pritet shumë shpejt, që në ditët e para të kësaj jave, në mënyrë që ai të jetë gati për startin e kampionatit, i cili për Vllaznianë këtë vitë fillon nga Kavaja. Por, lëvizjet e presidentit Fushaj kanë qënë edhe në drejtim të shtatlartit shkodran Ervis Kraja, por edhe pse mes tyre nuk është arritur mirëkuptimi, për momentin gjithçka është lënë pezul. Në një farë mënyre, kjo mund të ketë ndikuar edhe në kontaktet që klubi shkodran ka pasur me Blerim Rustemin, një futbollist kosovar shumë i njohur, që luan në Bundesligën gjermane. 26 vjerçari Blerim Rustemi i përket repartit të mbrojtjes dhe për specialistët shqiptarë të futbollit është i njohur, pasi është aktivizuar edhe me ekipin përfaqësues shqiptar. Nga informacionet që dalin nga klubi kuqeblu, Rustemi do të mbërrinë në mesnatë në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit, për të qënë në dispozicion të Vllaznisë gjatë orëve të paradites të së martës, me shpresë të një firmosje zyrtare. Gjithjë nga burimet brenda klubit Vllaznia, në planet e merkatos së kuqebluve është edhe një emër VIP i kampionatit shqiptar, i cili pritet të bëhet publik gjatë ditës së martë.

simas artikullit po vika boadu, rrustemi, delain edhe nji lojtar i randsishem i kampionatit tone. ky rrustemi a asht lojtar i mire?
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Merkato
hahahah a e keni marr vesht fushaj ka nderu mendjen prap. sukaj nuk fjen por do jet Rizvanollin ne vendin e tije.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Merkato
njaj karrapeci me ka pelqy shum por e mori dinamo kerse ne ju bajm ftesa per turizem afrikanve malazezve dhe serbeve
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Merkato
a je i sigurt a? ktu thone ka firmose.....Edmond-Cela wrote:hahahah a e keni marr vesht fushaj ka nderu mendjen prap. sukaj nuk fjen por do jet Rizvanollin ne vendin e tije.
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Merkato
une kesaj vllaznie si besoj aspak
jam dakord me skodrinon qe nuk a turp qe po kthehet sukaj por sjam dakord me drejtusat qe i bajne keto levizje pak ore para fillimit te kampionatit
po lexoj emrin e delainit se marr vesht ca na duhet
mandej kraja sikur e kishte fjet mendjen te laci papritmas te na
boadu spaska gjet ekip qe po kthhet prap apo si
kush a rrustemi ku ka lujt ky???
nuk asht se du me ba pesimistin po kto levizje keshtu sme bindin aspak
jam dhe i rri teorise ekipi duhet te formohet dy jave para kampionatit mund te kete ndonje afrim ne oret e fundit ok po jo keshtu
fushaj demek po ban surprizen ne minuatat e fundit e shume vetve po ju pelqen po une totalisht kundra kesaj metode
gjithsesi ma mire me ta se pa ta asht normale
SIDRIT DUKU MA SHPESH NAQE

i perjashtuar
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Merkato
shum i sigurt naq po ta po e nderrojn mendjen prap deri neserSkodrinon wrote:a je i sigurt a? ktu thone ka firmose.....Edmond-Cela wrote:hahahah a e keni marr vesht fushaj ka nderu mendjen prap. sukaj nuk fjen por do jet Rizvanollin ne vendin e tije.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Merkato
mu spe pelqen hyc naq. i thash edhe atij gjergjit, po si ma naq smujte me shkrujt nje artikuj te titullin e pare turpi po poshton shkodren. po ska faj i shkrejt se ai jet vushaj nje 5 lisht me shkru ca te thojn aiGOLDIAN wrote:une kesaj vllaznie si besoj aspak