Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by vllaznia1919 » Sat, 04 Jul 2009 , 19:10

Do ken fjet mire se ka edhe ajr te kondicjonum ne aeroporte.Hahahaha.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Sun, 05 Jul 2009 , 07:09

Admin wrote:Marre me i than kuj...... Ppapapaa po kta sikur skan me lujt mas 6 ditve prep ...
Ka hall mas me u clodh lojtart se manej pritojn me lujt prep :P

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Sun, 05 Jul 2009 , 13:54

“Kemi hedhur një hap, por ka ende edhe 90’ vuajtje”
Hasan Lika: Një fitore e rëndësishme, por kemi edhe ndeshjen e kthimit


Trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika, flet për fitoren e skuadrës që drejton ndaj Sligos në Irlandë. E konsideron një hap të rëndësishëm për kalimin në turin e dytë, por nuk mund të thotë se gjërat kanë përfunduar. “Vetëm disa orë përpara ndeshjes morëm informacion për këtë ekip. Në pjesën e parë na vuri në vështirësi, por në të dytën rikuperuam dhe arritëm të shënojmë dy herë”, shprehet kryepankina kuqeblu. Lika flet edhe për lojtarët e blerë që u aktivizuan dhe për mungesën e Grimës në ndeshjen e kthimit. Përsa i përket Vatës, tekniku i shkodranëve shprehet se ende nuk është vendosur nëse do të luajë apo jo, pasi nuk ka mbyllur përfundimisht gjërat me skuadrën e vet në Gjermani.



-Një fitore e rëndësishme në Irlandë ndaj Sligos. Si e shihni këtë rezultat?

-Normalisht, jam i kënaqur që arritëm një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë. Asgjë nuk ka përfunduar pasi është për tu luajtur edhe ndeshja e kthimit, por kemi hedhur një hap të rëndësishëm përpara. E nisëm mirë turin e parë në Ligën e Europës dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu edhe në takimin e kthimit që po vjen shumë shpejt.

-Duket se u vutë në vështirësi në një moment. Çfarë ndodhi?

-Ne kishim shumë pak informacion, për të mos thënë aspak për këtë skuadër. Vetëm disa orë përpara ndeshjes morëm disa informacione të vogla për këtë ekip. Në pjesën e parë na vunë në vështirësi duke na rrezikuar jo pak. Por, në fraksionin e dytë ne arritëm të rikuperojmë duke shënuar dy herë. Në fund e pësuam pas një goli që ata shënuan me 11-metërsh. Megjithatë, e ruajtëm avantazhin deri në fund duke arritur një fitore të rëndësishme.

-Keni aktivizuar tre lojtarë të rinj që kanë ardhur te Vllaznia gjatë kësaj merkatoje. Si e shihni paraqitjen e tyre?

-Janë të tre futbollistë me eksperiencë. Si Hallaçi, Kasapi apo Mrvlajeviç, megjithëse kanë një kohë të pakët që janë bashkuar me ne, zhvilluan një ndeshje të mirë duke treguar vlera të vërteta. Janë lojtarë që me kalimin e kohës do të arrijnë të abjentohen më shumë me skuadrën e Vllaznisë.

-A mund të konsiderohet Vllaznia e kualifikuar në turin e dytë pas kësaj fitoreje që arriti në Irlandë?

-Aspak. Është shpejt për ta thënë një gjë të tillë. Sigurisht, fitorja në Irlandë është shumë e rëndësishme, por nuk mund ta konsiderojmë veten të kualifikuar. Duhet përqëndrim maksimal për sfidën e javës së ardhshme.

-A ju shqetëson mungesa e Grimës në ndeshjen e kthimit?

-Sigurisht, është një portier me shumë eksperiencë. Megjithatë, kam besim te gardiani i ri Bishani, i cili është një portier në zhvillim dhe që ka cilësi shumë të mira.

-Pritet që në Shkodër të aktivizohet edhe Fatmir Vata. Çmund të thoni për këtë?

-Vata e ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur me Vllazninë në Ligën e Europës, por ende nuk është vendosur përfundimisht. Ka disa gjëra për të mbyllur me skuadrën e tij në Gjermani dhe akoma nuk është vendosur.

sport ekspres

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Sun, 05 Jul 2009 , 14:14

Fushaj: Vllaznia ime suksesin e ka në Europë

Presidenti i ekipit shkodran, Valter Fushaj, ndihet krenar për fitoren në Irlandë

Ka tre vjet që drejton Vllazninë dhe për të tretin vit radhazi ajo pritet të kalojë një tur në Kupat e Europës. E kanë bërë këtë gjë pak ose aspak skuadrat e tjera shqiptare. Valter Fushaj, presidenti i klubit shkodran, për këtë ndihet krenar. I vjen mirë që skuadra e tij po paraqitet me shumë sukses në kompeticionet europiane dhe ndërkohë i bën një analizë të hollësishme sfidës së fundit, asaj të fituar në Irlandë me Sligon vendëse. Përkundër mendimeve të ndryshme që kanë qarkulluar në lidhje me këtë kundërshtar, Fushaj e vlerëson maksimalisht atë.

Një fitore shumë e rëndësishme kjo e arritur në Irlandë apo jo?

Sigurisht që është shumë e rëndësishme. Aq më tepër kur skuadrat shqiptare i kanë shumë të rralla të tilla fitore, për më tepër jashtë vendit. Përpos kësaj, kjo fitore na ka afruar shumë afër edhe kualifikimit për në turin e dytë dhe për këtë arsye merr vlera më të mëdha.

Që para nisjes në fakt keni qenë optimist se do të arrinit një rezultat pozitiv. Ku e bazonit këtë gjë?

Unë e njoh mirë skuadrën dhe, pavarësisht faktit se shumëkush nuk kishte besim, për mua ishte ndryshe. Nisesha edhe nga paraqitja e Vllaznisë në këto tri vitet e fundit në Kupat e Europës, që kur unë jam president i saj. Dy herët e tjera kishim kaluar një tur dhe këtë gjë besoja se do ta arrinim sërish.

Shumëkush fitoren e Vllaznisë e etiketon edhe si dobësi të kundërshtarit…?

Në opinion ishte krijuar ideja se kishim të bënim me një ekip të dobët, që ishte në krizë financiare etj. Në fakt, nuk ishte ashtu. Sligo Rovers vërtet nuk kishte një president të fuqishëm, por nga ana tjetër kishte plot 300 investitorë, që ishin pronarë hotelesh e dyqanesh të ndryshëm në qytet. Secili paguante kuotën e duhur financiare dhe mbahej skuadra. Përveç kësaj, kundërshtari kishte një ekip shumë të mirë dhe ai që nuk e beson këtë, ka për ta konstatuar në ndeshjen e kthimit në Shkodër.

Atëherë pse fitoi Vllaznia, ishte më lart se skuadra irlandeze?

Vllaznia fitoi se pati edhe fat. Sidomos në pjesën e parë kemi kaluar disa raste shumë të vështira dhe vetëm fati na ndihmoi të mos pësonim gol. Në të dytën, ndryshuam disa gjëra dhe falë edhe golit të Smajlit, që ishte një eurogol, kaluam në avantazh, çka bëri që ta kontrollonim lojën. Shënuam edhe një gol të dytë, por më pas gjyqtari me çdo kusht donte t’i ndihmonte vendësit dhe dha një 11 metërsh të paqenë, por që nuk përfundoi në rrjetë. Ndërsa tek 11 metërshi i dytë sigurisht që fajin kryesor e pati Grima, i cili kreu një veprim që nuk duhej.

Drejtuesit e Sligos, pas ndeshjes, janë shprehur të habitur me humbjen…?

Sigurisht që nuk e kishin menduar humbjen. Madje, përkundrazi, e konsideronin punë të kryer fitimin e ndeshjes. Arritëm ta studiojmë lojën e tyre mirë në bazë të videokasetave që siguruam dhe trajneri Lika mori masat për t’i goditur. Shumë pak veta kanë menduar se ne do të fitonim, por për ne nuk ishte surprizë.

Mund ta quajmë që tani të kualifikuar Vllazninë?

Jo, kurrsesi nuk duhet të mendojmë kështu. Futbollistët dhe stafi jonë e di mirë se me çfarë kundërshtari do ndeshet. Sligo ishte një ekip që luante një futboll të fortë, nganjëherë edhe të ashpër dhe të shpejtë. Duke qenë kështu, nuk duhet t’i nënvlerësojmë aspak.

Nuk keni filluar të mendoni për Rapidin?

Aspak. Për ne ndeshja me Sligon ka rëndësi më shumë se çdo gjë tjetër në këto momente. Duhet ta kalojmë atë një herë, pastaj do të kemi kohë të mjaftueshme për të menduar për ndeshjen me Rapidin, pse jo për të menduar edhe për kalimin e tij.

sporti shqiptar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Mon, 06 Jul 2009 , 20:11

Tifozet, mesazhe per fitoren ne Irlande



Tifoze te shumte te Vllaznise kane leshuar mesazhe te forta pergezimi, pas fitores historike qe shenoi skuadra e tyre ne turin e pare paraeliminator te Europa Liges. Ata jane befasuar nga rezultati i skuadres se tyre ne Irlande. Mjaft tifoze te Vllaznise, ndodhen jashte kufijve te vendit ku punojne dhe jetojne prej disa vitesh. Madje disa prej tifozeve te Vllaznise, kane arritur deri aty sa te emertojne ne Angli nje lokal i cili eshte ne pronesine e tyre, me emrin e skuadres se zemres, Vllaznise. Tifozet e Vllaznise pritet te jene te shumte ne Austri, ne raundin e dyte kualifikues, nese shkodranet nuk do te gabojne ne ndeshjen e se enjtes, per te arritur rezultatin e deshiruar. Vllaznise se Shkodres, i duhet nje barazim per te kaluar me tej, qe te perballet me nje prej ekipeve te njohura ne Evrope, Rapidin e Vjenes. Emigrante te shumte shkodrane, por edhe te qyteteve te tjera kane shprehur deshiren qe te mbeshtesin Vllaznine, qe te arrije suksesin me te larte ne Evrope.





Kualifikimi, shperblime ne Shkoder

Vllaznia fitoi 2-1 me Sligo Rovers te Irlandes, ne ndeshjen e pare, por do te jepen shperblime vetem pas ndeshjes se kthimit, ne rast se arrihet kualifikimi ne raundin e dyte. Shkodranet nuk e cilesojne te kaluar turin e pare, ku ne Shkoder ka nisur interesi i madh i tifozeve. Ne Shkoder, ne ndeshjen e kthimit Vllaznise do t'i mungoje portieri Grima, pas daljes me karton te kuq ne ndeshjen e pare. Trajneri i Vllaznise, Hasan Lika iu ka kerkuar lojtareve te jene te vemendshem, per te mos leshuar "pe" ne kete sfide. Nga ana tjeter, presidenti Valter Fushaj deklaroi edhe nje shume prej 50 mije eurosh per lojtaret, ne rast se do te kalojne ne raundin e dyte kualifikues. Shkodranet jane skuadra e pare e vendit tone, qe i ka shanset te kaloje njerin tur evropian. H

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Mon, 06 Jul 2009 , 20:15

Salis, testi i parë me shkodranët

Vetëm ditën e shtunë lojtari brazilian Salis, i cili ka mbërritur në Shkodër ditën e martë pikërisht në atë ditë që ekipi kuqeblu u largua në drejtim të Irlandës, i është bashkuar grupit. Të shtunën dhe dje tekniku Lika ka pasur mundësi së bashku me ekipin të shikojë nga afër lojtarin 22-vjeçar, i cili i është servirur ekipit si një sulmues tipik. Askush nuk mund të thotë me saktësi në radhët e kuqebluve se si mund të jetë e ardhmja e këtij lojtari. Vetë Salis është një lojtar që dallon shumë pak për nga paraqitja fizike me lojtarë e rinj që ndodhen në grupin e kuqebluve, por ky nuk është një fakt që braziliani të mos ketë vlera. Ndërsa dje drejtuesit e klubit prisnin që në Shkodër të ishte përkrah brazilianit Salis dhe braziliani i dytë Keadro Do Santos.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Mon, 06 Jul 2009 , 20:16

Une kisha dasht Boadu,lojtar shum i fuqishem dhe qe lot me shpirt.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Mon, 06 Jul 2009 , 20:18

Vata fut në ankth shkodranët

Drejtuesit e klubit kuqeblu vazhdojnë të jenë në pritje të ardhjes së ish-sulmuesit të TuS Koblenz, Fatmir Vata. Deri tani, ashtu siç u fol, lojtari nuk është bashkuar me ekipin kuqeblu. Vata ka shprehur vetë dëshirën e tij për të qenë pjesë e Vllaznisë pas propozimit të bërë nga numri një i presidencës shkodrane, Valter Fushaj. Por ndryshe nga çfarë u fol, lojtari ende nuk i është bashkuar grupit. Një afrim i tillë në një situatë të tillë, ku kuqebluve i mungon një lojtar që të jetë në ndihmë të sulmit përkrah Sinanit, do ta bënte më efektive lojën e këtij reparti. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë zë që mund të thotë ditën kur do të jetë në Shkodër lojtari. Kjo vonesë mund të bëjë që edhe për këtë takim, Vata të mos jetë i mundur për t’u aktivizuar me ekipin kuqeblu.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Mon, 06 Jul 2009 , 20:20

Vata a don me ardh diten e ndeshjes e me u aktivizu direkt pa ba asnji stervitje me skuadren apo thjesht don me ardh me lujt kunder rapidit se mos hyn ne syt e ndonje skuadre te vogel Evropjane?.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Mon, 06 Jul 2009 , 21:16

Miri wrote:Vata a don me ardh diten e ndeshjes e me u aktivizu direkt pa ba asnji stervitje me skuadren apo thjesht don me ardh me lujt kunder rapidit se mos hyn ne syt e ndonje skuadre te vogel Evropjane?.
ikja a puna pra se keta na hiqen si patriota e mandej na qesin bishta
PER NJE GJA TE JENI TE SIGURTE KOBLENZI SE PENGON SE ASHT LOJTAR I LIRE
PER TJERAT SDU ME I HI MA MUHABETEVE VECSE KISHA THAN NESE VJEN PER NJE SEZON MIRE KISHTE KEN PO PER ME LUJT VEC ME RAPIDIN E MI XAN VENDIN DIKUJ TJETER UNE JAM KUNDRA
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 08 Jul 2009 , 19:22

Mbrojtja, reparti që vendos fatin e Vllaznisë


Në kampin shkodran nuk e shohin aspak punë të mbaruar kualifikimin. Beqiri: “Sligo luan një lojë të ashpër”. Belisha: “Shumë më e vështirë”

Vllaznia i ka të gjitha shanset për t’u kualifikuar në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës, kjo dhe falë fitores 2-1 në transfertën kundër Sligo Rovers (gol i Smajlajt dhe autogol i Kinit), njëhërësh edhe e katërta historike e klubit shkodran, por dhe e para e një klubi shqiptar në Ligën e Europës, duke u nisur nga fakti se Dinamo humbi thellësisht 4-1 me finlandezët e Lahtit.

Në kampin shkodran nuk e shohin punë të mbaruar kualifikimin, madje e konsiderojnë ndeshjen e kthimit akoma edhe më të vështirë, pasi nëse në takimin e parë dy skuadrat ishin të panjohura për njëra-tjetrën, tanimë e kanë një “fotografi” ndaj kundërshtarëve respektivë.

Statistikat e viteve të fundit i japin të drejtë Vllaznisë, pasi në tre edicionet e fundit, skuadra shkodrane e ka kaluar turin e parë kualifikues: 2004-2005, Kupa Intertoto (kundër izraelitëve të Hapoel Bear Shevës), 2007-2008, Kupa Intertoto (kundër kroatëve të Nk Zagreb) dhe në edicionin 2008-2009, Kupa UEFA (kundër sllovenëve të Koperit), ndërkohë që numri total i kualifikimeve të kuqebluve shkon në pesë, përfshirë ato në Kupën e Kampioneve (2001-2002) dhe Kupën e Kupave (1987-1988).

Mesfushori Amarildo Belisha, një nga lojtaret kyç të Vllaznisë, e vlerësoi kundërshtarin, që sipas 28-vjeçarit, “ka lojtarë mjaft të mirë, të cilët luajnë fort për topin e parë”. “Do të jetë një punë e vështirë, - tha ai për mediat sportive. “Mundësitë tona janë reale, por nuk duhet ta bëjmë punë të kryer”.

Në fakt, irlandezja Sligo Rovers e drejtuar nga Pol Kuk, ka në gjirin e saj disa lojtarë anglezë. Të dielën e kaluar, Sligo Rovers barazoi në shtëpi 2-2 me Drogedën (golat nga Kretaro dhe O’Grady).
Trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika, do të ketë në dispozicion për ndeshjen e kthimit mbrojtësin kroat Marko Bashiç, një kartë më shumë në duart e teknikut, sidomos në vijën mbrojtëse, ku shkodranëve nuk u lejohet të pësojnë më shumë se një gol.

Mbrojtësi i njohur Elvin Beqiri, thotë: “Shumëkush e quan të lehtë ndeshjen e kthimit, por kundërshtari ynë luante një lojë të ashpër dhe të fortë. Tani na duhet ta administrojmë rezultatin”.

Ndeshja e kthimit, Vllaznia-Sligo Rovers (20:00), do të gjykohet nga “xhaketa të zeza” malteze të kryesuar nga Marko Borg (ndihmës të tij janë Ingmar Spiteri dhe Mariano Debono). Në rast se Vllaznia do të kualifikohet për në turin e dytë, atëherë do të përballet me austriakët e Rapidit të Vjenës, të drejtuar nga Peter Pakult, një ish-kandidat për stolin e Kombëtares shqiptare.


4
fitore ka arritur jashtë fushe Vllaznia. Fitorja e parë e Vllaznisë rezulton ajo e Kupës së Kupave ndaj maltezëve të Sliema Vanderers (0-4). Dy fitoret e tjera të kuqebluve në transfertat evropiane janë ndaj izraelitëve të Hapoel Beer Sheva (0-3, rezultat tavoline) në Kupën Intertoto 2004 dhe ndaj sllovenëve të FC Koper (1-2) vitin e kaluar në Kupën UEFA.


LIGA E EUROPËS
Turi i parë kualifikues
NDESHJA E PARË
2 korrik 2009

Sligo-Vllaznia 1-2
Shënues: Kretaro 89’ (p)/ Smajlaj 69’, Kean 75’ (autogol)

NDESHJA E DYTË
9 korrik 2009
Vllaznia-Sligo (20:00)


SI KUALIFIKOHET
VLLAZNIA

Skuadra shkodrane kualifikohet me irlandezët e Sligo Rovers me çdo lloj fitoreje dhe barazimi në “Loro Boriçi”, por dhe me një humbje minimale 0-1. Nëse humbet 1-2, ndeshja shkon në shtesa. Nëse humbet 2-3, kualifikohet Sligo Rovers.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 08 Jul 2009 , 19:26

Hasan Lika ngre zërin:
‘Jo’, euforisë së tepruar
“Pozitive është që tani e njohim Sligon, por duhet impenjim”
Vllaznia/ Trajneri kërkon të mbajë në tonus skuadrën
Detajet e
ndeshjes


Frika”
Trajneri Hasan Lika i druhet
fazës përmbyllëse të aksioneve.
“Kemi një ekip me
individ të veçantë, që të sjellin
mjaft probleme sidomos në
fazën përmbyllëse të aksioneve,
- pranon ai. - Të gjithë së
bashku duhet të krijojmë një
klimë të favorshme që në këtë
takim të dytë, të arrijmë të
marrim më të mirën. Pavarësisht
rezultatit, që mund të
jetë fitore, barazim apo humbje,
ne duhet të bëjmë më të
mirën në fushë. Të jemi të
kujdesshëm dhe të menaxhojmë
mirë rezultatin e
ndeshjes së parë, që është
mjaft i favorshëm për ne. Por
siç e thashë edhe më lart, e
dimë mirë se nuk do ta kemi
aspak të lehtë.”

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 08 Jul 2009 , 19:27

Vllaznia ka gati edhe
mbrojtësin Marko Bashiç
Mbrojtësi kroat i kuqebluve, Marko Bashiç, i cili ka qenë i dëmtuar,
do të jetë i gatshëm për takimin e nesërm përballë Sligos.
Lajmi konfirmohet për “Panorama Sport” nga burime pranë stafit
mjekësor të kuqebluve. Prej më shumë se dhjetë ditësh, Bashiç
ka vuajtur nga një dëmtim në
kofshën e djathtë, por tashmë
ai mund të quhet i kaluar.
Megjithatë, nuk dihet nëse trajneri
Hasan Lika do ta hedhë në
fushë kroatin që nga minuta e
parë. Kujtojmë që 25-vjeçari nuk
luajti në ndeshjen e parë.
Formacioni - Nga sa mësohet,
trajneri Lika do t’i qëndrojë besnik
formacionit që triumfoi në
Irlandë. Këtë herë, me të vetmin
ndryshim të detyruar, aktivizimin
e portierit të ri, Olti Bishani
në vend të Armir Grimës, që u ndëshkua me karton të kuq.
Pjesa tjetër e ekipit, pritet të jetë kjo: Smajli, Beqiri, Mrvaljeviç,
Hallaçi, Kasapi, Osja, Nallbani, Belisha, Shtubina dhe Sinani.
Gjithsesi, nuk përjashtohet ndonjë ndryshim, por ide është lënë
nisur edhe nga vendosja e skuadrës në stërvitjet e fundit. A.U.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 08 Jul 2009 , 19:28

Portieri
Grima dhe trajneri në kor:
Kemi besim te Bishani

Duket se për portierin e Vllaznisë, Armir Grima, i cili do të mungojë
të enjten, pasuesi apo zëvendësuesi i tij më i denjë në do të jetë i
riu, Olti Bishani. Jo vetëm stafi teknik, por edhe vetë “gardiani” i
parë i këtij ekipi, shprehet i bindur se Bishani do ta kryejë më së
miri detyrën e tij, ndaj vetes së
vet, por natyrisht edhe ndaj Vllaznisë
dhe publikut shkodran.
“Kam shumë besim tek aftësitë e
Bishanit. Vllaznia ka armën e saj,
kolektivitetin, por në rastin
konkret nuk duhet të harrojmë se
Bishani është një portier shumë
cilësor dhe me mjaft të ardhme.
Kam bindjen e plotë, se edhe me
përkrahjen e të gjithë lojtarëve të
skuadrës, ai do ta kalojë me shumë
sukses këtë ndeshje. Do ta bëjë
shumë mirë detyrën e tij”, ka thënë
Grima. Por thuajse të njëjtën gjë ka deklaruar edhe trajneri Hasan
Lika. ”Kam besim tek aftësitë e Bishanit, ndonëse do të mungojë
Grima. Dihet vlerat dhe eksperienca e Grimës, por edhe Bishani
është një portier i ri me shumë të ardhme, që do t’i tregojë vlerat e
tij”, është shprehur numri një i pankinës shkodrane. A.Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 08 Jul 2009 , 19:31

Vllaznia per prestigj: Kualifikim me dy fitore
9 Korrik Mesfushori Belisha: Do te ishte e bukur qe te fitonim edhe para sportdashesve tane




Sa më shumë ofrohet dita e ndeshjes ndërkombëtare Vllaznia-Sligo Rovers, aq më shumë shtohen edhe emocionet e kësaj përballje europiane, kalimi me sukses i së cilës, i jep një tjetër shans kuqebluve të Vllaznisë të vazhdojnë aventuren në Ligën Europiane. Gjithnjë nëse kalohet me sukses turi i parë, në të dytin Vllazninë e pret një kundërshtar shume më i fortë, nje emer i njohur ne kontinent, siç është ai i Rapidit të Vjenës. Kur e ndajnë edhe 24 orë nga ballafaqimi i orës 20.00 të së enjtes, kuqeblutë duken pothuajse gati për ndeshjen vendimtare, qe do te percaktoje edhe skuadren e kualifikuar. Ashtu si edhe nga pjesëtarë të tjerë të kampit kuqeblu, të intervistuar në ditët e mëparshme edhe biseda e djeshme me mesfushorin Amarildo Belisha përqëndrohet në të njëjtën temë. Vlerësimi në masën e duhur i kundërshtarit është çfare kërkojnë futbollistet me pervoje te skuadres, por jo vetëm në gjirin e saj, por kudo në mjedisin sportiv, në prag të këtij takimi shumë të rëndësishem. “Kemi fituar një ndeshje në Irlandë, por ajo nuk është gjithçka për të siguruar kualifikimin”, thotë Belisha duke, kujtuar se për të kaluar turin duhet akoma punë në fushën e lojës. Sipas tij, Vllaznia në këtë ndeshje është në një pozitë më të vështirë psikologjike sesa në 90 minuteshin e parë, pasi duke luajtur përpara publikut të saj, pretendimet e të gjithëve janë për të prezantuar një lojë sa më të mirë. Ndërkohë, krejt e kundërta do të jetë më kundërshtarin, i cili pas asaj humbje në shtëpi 1-2, tashmë luan më i çliruar psikologjikisht dhe në këtë mënyrë, loja e tij prtitet të jetë më e hapur dhe sulmuese, pasi ai ka me se çfare të humbasë. Ndaj në të tilla kushte, sipas Belishës, Vllaznia duhet të tregohet e kujdesshme, fillimisht për të administruar rezultatin e takimit të parë, e më pas të mendojë për ta thelluar atë edhe më shumë. Gjithsesi, Belisha ashtu si edhe kuqeblutë e tjerë përpara tij, rithekson se Sligo Rovers është një skuadër që duhet vlerësuar, pasi kishte vertete vlera. “Lojtarët e saj janë mjaft cilësorë dhe atë që nuk me bën në Irlandë do të kërkojnë ta bëjnë në Shkodër. Për ne është shumë pozitive që tashmë e njohim nga afër këtë skuadër dhe me strategjinë që do të vërë në përdorin tekniku Lika, skuadra do të shkojë drejt realizimit të objektivit, kalimit të turit të parë”, thotë Amarildo Belisha, i cili gjatë prononcimit të tij tregohet i bindur, se një objektivi i tillë është plotësisht i mundshëm për t’u realizuar. “Për të kaluar turin na hynë në punë disa rezultate, si do lloj barazimi, apo edhe një humbje minimale, por t’ju them të drejtën, dëshira ime dhe e të gjithë skuadrës është që turin ta kalojmë me një fitore tjetër brenda në fushën tonë, gjë që do të gëzonte pa masë edhe tifozërinë tonë të zjarrtë”, citon Belisha, por gjithsesi duke ritheksuar se më i rëndësishëm është kualifikimi, pavarësisht se me çfare rezultati arrihet. Belisha, do të vijojë të luajë në qendër të mesfushës përkrah kosovarit Ilir Nallbani, rol i cili është mjaft i preferuar për të, pavarësisht se në situata të ndryshme për nevojat e ekipit, ai është spostuar jo pak here si mbrojtës i qendrës, apo edhe në rolin e mbrojtësit të majtë. I pyetur për Rapidin e Vjenës, skuadër e cila do të jetë kundërshtari i Vllaznisë në turin e dytë, madje që me 16 korrik, duke qënë e përcaktuar Vllaznia si udhëtuese, Belisha thotë se përqëndrimi i të gjithëve, për momentin eshte në ndeshjen e 9 korrikut me irlandezët e Sligo Rovers, ndërkohë që më pas, gjithnjë nëse turi i pare kalohet me sukses, atëherë me datë 10 e prapa do të fillohet të mendohet për austriakët e Rapidit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 08 Jul 2009 , 19:33

Safet Osja dëmtohet, në dyshim aktivizimi


Mesfushori i Vllaznisë mund të mungojë në ndeshjen e kthimit ndaj irlandezëve të Sligos




Rikthehen dëmtimet te skuadra shkodrane. Nëse në ndeshjen e parë ka munguar për këtë arsye kroati Marko Bashiç, për ndeshjen e kthimit ndaj Sligos, mund të ketë të tjera mungesa. Në seancën e së hënës është dëmtuar mbrojtësi Safet Osja, ndërkohë që shqetësime ka ndier edhe sulmuesi Vioresin Sinani. Por nëse për këtë të fundit nuk është dukur shumë shqetësuese, për të parin me siguri që mungesa e tij në ndeshjen me irlandezët do të jetë prezente.

Numri 5 i kuqebluve ka ndier shqetësime në kavilje dhe prandaj nuk është aktivizuar fare në një minitest kontrolli që skuadra ka zhvilluar. Kjo gjë e ka detyruar trajnerin Lika të bëjë disa lëvizje në formacion, ose më mirë të themi në vendosje. Kështu, në rast të një mungese të mundshme të Osjes, Smajli do të kthehet në pozicionin e tij të zakonshëm, atë të mbrojtësit të djathtë.

Në vend të tij në mesfushë mund të luajë Kasapi, ndërsa në vend të këtij të fundit do jetë Bala, i cili do të rreshtohet në vijën e parë, përkrah Sinanit. Këto ndryshime janë të detyrueshme, sepse në pankinë nuk ka shumë alternativa, sepse të gjithë janë futbollistë të rinj.

Por nga ana tjetër, ka qenë vetë Osja ai që ka shpjeguar dje pasdite edhe gjendjen e tij, teksa ka thënë: “Kam një dëmtim të kaviljes që në pjesën e parë në Irlandë. Ishte një përplasje me një futbollist kundërshtar, nga e cila e zura keq kaviljen dhe ashtu me dhimbje vazhdova lojën deri në fund. Edhe të nesërmen, teksa qëndruam shumë orë duke pritur në aeroportin e Londrës, këmba më është ënjtur shumë dhe si rrjedhojë më ka dhënë më tepër dhimbje.

Si pasojë, në seancën e së hënës, pasi u konsultova edhe me trajnerin Lika, vendosa të mos e zhvilloj atë lojën e fundit me ekipin.” Sa i takon mundësisë për të qenë në fushë nesër mbrëma, Osja mendon se shanse ka. Ai është duke punuar me fizioterapistin e ekipit Ilir Hoxhaj për t’u bërë gati për ndeshjen dhe shanset për këtë ekzistojnë. “Jemi duke punuar me fizioterapistin e ekipit, i cili po bën maksimumin për të më rikuperuar deri ditën e ndeshjes.

Njëkohësisht edhe në seancat e këtyre dy ditëve jam duke e ruajtur dhe besoj se do të jem në fushë për këtë takim ndaj Sligos,” - ka thënë numri 5 i Vllaznisë. Të gjithë dëshirojnë të jenë prezentë në këtë ndeshje. Shkodranët janë shumë pranë kualifikimit dhe kuptohet që, nëse arrihet kjo, do të jetë një gëzim dhe sukses në karrierën e secilit prej futbollistëve. Edhe vetë Osja për të gjitha këto, dëshiron të jetë në fushë. “Dëshira ime është të jem në fushë dhe të kontribuoj për ekipin, në mënyrë që ai të kualifikohet për në turin tjetër. Në Irlandë e hodhëm hapin e parë dhe tashmë duhet ta ruajmë këtë avantazh. Vllaznia po paraqitet shumë mirë në Kupat e Europës dhe prandaj duhet të jemi sërish në turin e dytë,” ? ka thënë në fund Osja.




Bileta të lira për ndeshjen me Sligon

Çmimet e biletave të ndeshjes Vllaznia?Sligo Rovers, ashtu siç pritej, do të jenë të lira. Të ngjashme me ato të një ndeshjeje të zakonshme të kampionatit shqiptar. Kështu, një biletë në tribunën qendrore të “Loro Boriçit” do të kushtojë vetëm 5 mijë lekë të vjetra. Në atë përkarshi 4 mijë lekë dhe në tribunën anësore pas portës, 3 mijë lekë. Ka qenë vetë presidenti Fushaj ai që ka vendosur për këtë gjë, duke dashur të favorizojë tifozët kuqeblu në këto çmime dhe njëkohësisht u është bërë thirrje atyre për të qenë sa më të shumtë në numër.


Presidenca, 30 mijë euro për kualifikimin

Në rast se Vllaznia kalon në turin tjetër të Ligës së Europës, ekipi do të përfitojë një shumë prej 30 mijë eurosh shpërblim nga ana e presidencës. Vendimi është marrë që para ndeshjes së parë në Irlandë, teksa presidenti Fushaj ua ka premtuar këtë shumë futbollistëve. Në këtë mënyrë, një shumë prej afro 2 mijë eurosh për çdo futbollist, do të ishte një shpërblim i mirë për këtë kalim turi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 10 Jul 2009 , 16:18

Vllaznia, kualifikim historik dhe rekord


Kuqeblutë u kualifikuan në turin e dytë kualifikues për të katërtin vit rresht. Kundërshtari i radhës i shkodranëve janë austraikët e Rapidit të Vjenës





Vllaznia ia doli të eliminojë irlandezët e Sligo Roversin (1-1, 3-2 rezultati i përgjitshëm) në një takim të mbërthyer nga emocione e dramë në mitikun “Loro Boriçi”, ku të dyja skuadrat e mbyllën takimin me nga dhjetë lojtarë (Sinani për Vllaznisë, O’Gradi për Sligon). Goli i talentit shkodran Ndriçim Shtupina në fundin e pjesës së parë (43’) hyri në manualin e historisë së futbollit shkodran në Europë, pasi jo vetëm që kompletoi golin e Dritan Smajlajt në ndeshjen e parë të fituar 2-1 (autogol edhe i irlandezit Kin), por formacioni kuqeblu vendosi një rekord unikal në Shqipëri, pasi është i pari që kalon një tur në debutimin e Ligës së Europës, por nga ana tjetër u kualifikua për të katërtin sezon rresht në turin e dytë të një kompeticioni europian. Goli i Kinit në minutën e 85-të shqetësoi jo pak presidentin Valter Fushaj e trajnerin Hasan Lika, por nuk mundi të provokojë eliminimin e Vllaznisë, që me meritë do të luajë në turin e dytë kualifikues të Ligës së Europës përballë një emri me traditë në Europë si Rapidi i Vjenës.

NDESHJA

Irlandezët e Sligos janë të parët që shfaqen në portën shkodrane, teksa ekzekutuan ë një goditje këndi me anë Doherti. Golashënuesi i njohur shkodran, Vioersin Sinani, nuk arriti të finalizojë një aksion në minutën e 14-të, duke bërë më të vështirën, mos e çuar sferën në rrjetën irlandeze. Një rast i humbur për të mbyllur para kohe takimin. Miqtë morën zemër, duke synuar “pushtimin” e mesfushës e parë më shumë nga porta jonë. Pikërisht në një aksion të tillë, Sligo rrezikoi portën shkodrane me anë të Kretaros, por fati ishte me zëvendësuesin e Armir Grimës, Olsi Bishani. Në minutën e 43-të, mesfushori i talentuar i Vllaznisë, Ndriçim Shtupina shënoi golin e çmuar të Vllaznisë, duke i çuar në total shifrat 3-1 për skuadrën shkodrane. Festimi i “tepruar”, njëherësh edhe i ligjshëm i Shtubinës (goli i tij i parë në Europë), solli edhe ndëshkimin e tij me karton të verdhë. Me avantazhin e dy golave, trajneri Hasan Lika, duket se e ka situatën në dorë, duke hedhur në fushë Marko Bashiçin në vend të Elvin Beqirit (61’) e më pas dhe të Nikës në vend të talentit Balaj (64’). Në minutën e 79-të, sulmuesi e kapiteni i Vllaznisë, Vioresin Sinani u largua me karton të kuq, përpara se Kini të shënonte golin e barazimit në minutën e 85-të. Gjyqtari maltez Borg shtoi pesë minuta lojë, që tensionoi kampin shkodran, por në këtë hark kohor u ndëshkua me karton të kuq O’Gradi, ky i fundit frenoi në mënyrë të parregullt një aksion goli të Shtubinës.

REKORDE

Vllaznia vendosi një rekord unikal në Shqipëri, pasi është i pari që kalon një tur në debutimin e Ligës së Europës, por nga ana tjetër u kualifikua për të katërtin sezon rresht në turin e dytë të një kompeticioni evropian, kur statistikat ofrojnë në panoramë shumë optimiste: në edicionin 2004-2005, Kupa Intertoto (kundër izraelitëve të Hapoel Bear Shevës), 2007-2008, Kupa Intertoto (kundër kroatëve të Nk Zagreb) dhe në edicionin 2008-2009, Kupa UEFA (kundër sllovenëve të Koperit), ndërkohë që numri total i kualifikimeve të kuqebluve shkon në gjashtë, përfshirë ato në Kupën e Kampioneve (2001-2002) dhe Kupën e Kupave (1987-1988).
Në turin e dytë kualifikues, Vllaznia do të përballet me Rapidin e Vjenës, një kundërshtar padyshim më i fortë, dhe tashmë i “spiunuar” nga austriakët e Peter Pakult, ky i fundit dërgoi informatorët e tij si në takimin e parë të luajtur në Irlandë ashtu dhe në Shkodër.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 10 Jul 2009 , 16:22

“Më kënaq loja, por kemi probleme”
Ai komenton edhe kartonin e kuq të Sinanit. “Nuk i falej, na dëmtoi shumë dalja e tij”
Vllaznia/ Trajneri Hasan Lika mendon se ekipi e interpretoi më mirë ndeshjen e kthimit



E ka përjetuar shumë
ndeshjen në “Loro
Boriçi”, por në fund
ka gëzuar edhe ai kualifikimin,
ashtu si të gjithë shkodranët
e tjerë. Trajneri
Hasan Lika ka dalë triumfues
nga ky tur i parë kualifikues,
teksa në konferencën për shtyp
është treguar realist për
ekipin që drejton. Ka mbetur
i kënaqur nga loja, por nga
ana tjetër ka nxjerrë në pah
edhe problemet që shfaqi
skuadra në këtë ndeshje të
kthimit me Sligon. “E dinim
se do të ishte një ndeshje e
vështirë, pasi kundërshtari
edhe në sfidën e parë në
Irlandë, na krijoji probleme, -
tha ai. - Natyrshëm që jam i
kënaqur me kualifikimin dhe
si 90-minutësh, ky i dyti ka
qenë më i mirë se i pari, përsa
i përket interpretimit që i bëri
lojës skuadra. Gjithsesi, duhet
të jemi të ndërgjegjshëm
se përsëri kemi pasur probleme,
që duhet t’i riparojmë
për ndeshjen e radhës. Në
tërësi unë jam i kënaqur me
lojën e djemve dhe vlerësoj
debutimin e portierit Bishani,
i cili ka bërë një paraqitje
mjaft të mirë.”
Ndëshkimet
Trajneri i kuqebluve nuk
ngurroi të komentonte veprimin
e kapitenit Vioresin Sinani,
i cili u ndëshkua me
karton të kuq në minutat e
fundit. Sipas Likës, lojtarëve
të tillë me eksperiencë nuk u
falen këto gabime. “Ashtu si
në takimin e parë, edhe në
ndeshjen e kthimit u ndëshkuam
me një karton të kuq,
që patjetër duhej eliminuar.
Së pari, Sinanit nuk i falet ai
karton, sepse është një lojtar
me shumë eksperiencë. Dalja
e tij na dëmtoi shumë, e
gjithashtu largimi i para kohe
i Beqirit për shkak të dëmtimit”,
ka thënë kreu i pankinës
shkodrane.
Rapidi i Vjenës
Në fund, trajneri Hasan
Lika ka dhënë mendimin e tij
edhe për ndeshjen e radhës,
të vlefshme për turin e dytë
paraeliminator të Ligës së
Evropës, kundër Rapidit të
Vjenës. Ashtu si ndaj Sligos,
edhe këtë shkodranët do ta
luajnë sfidën e parë në transfertë.
“Përsa i përket takimit
të Vjenës, natyrisht që Rapidi
është një kundërshtar
shumë më i fortë se Sligo.
Megjithatë, ne do të shkojmë
në këtë ndeshje për të bërë më
të mirën. Mendoj se do të
bëjmë një lojë më të qetë përballë
një kundërshtari të
tillë”, përfundoi trajneri i Vllaznisë

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 10 Jul 2009 , 16:23

Autori i golit
Shtubina ndihet “hero”:
Ia dedikoj golin nënës
Mesfushori i majtë, Ndriçim Shtubina, me të drejtë mund të quhet si
“heroi” i Vllaznisë në përballjen me Sligo Rovers. Jo vetëm sepse
shënoi golin e parë, por gjatë gjithë lojës 22-vjeçari ishte rreziku
kryesor i irlandezëve, saqë në minutat shtesë kapiteni i Sligos,
O’Grady, vetëm duke e goditur nga pas mund ta ndalte. “Ishte një
ndeshje shumë e rëndësishme për mua personalisht dhe gjithashtu,
një gol me shumë vlera për ekipin, sepse arritëm të kualifikoheshim”,
është shprehur i
emocionuar pas ndeshjes talenti
shkodran. Ai foli për lojën
në përballjen me irlandezët dhe
ndeshjen e radhës me Rapidin
e Vjenës për turin e dytë. “Besonim
te një rezultat pozitiv dhe
te kualifikimi. Ai u arrit falë
punës dhe djersës së ekipit
gjatë kësaj periudhe. Kjo bëri
të mundur që të jemi në turin e
dytë me meritë, pavarësisht se
në lojën tonë kishte edhe defekte.
Megjithatë, ekipi bëri më
të mirën dhe shpresoj që këtë
ta bëjë edhe kundër Rapidit.
Nuk është një kundërshtar si
Sligo, sepse dihen vlerat dhe
forca e austriakëve. Sidoqoftë, ne do të mundohemi të bëjmë më të
mirën”, ka thënë Shtubina.
Dedikimi – “Golin ndaj Sligos ia dedikoj nënës sime, e cila ka qenë
në tribunë, duke më ndjekur”, theksoi me sinqeritet lojtari, duke folur
për momentin e golit, ku ai kaloi në delir.
E ardhmja – Në fund, Shtubina foli edhe për të ardhmen. Siç
dihet, mesfushori prej kohësh ndiqet nga menaxherët e skuadrave
turke. “Asgjë nuk ka përfunduar dhe mbetet gjithçka e hapur.
Kjo do të shikohet më mirë pas ndeshjeve të Ligës së Evropës”,
shtoi ai.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 10 Jul 2009 , 16:25

Kuqeblutë shkruajnë historinë pas suksesit të djeshëm
Shtubina bën “Mesin”,
kualifikohen shkodranët
Pas golit të barazimit, ka nervozizëm dhe ankth për rezultatin





Vllaznia është kual
ifikuar për në turin
e dytë të Ligës së
Evropës, pas barazimit 1-1, dje
kundër Sligo Rovers në stadiumin
“Loro Boriçi”. Goli
fantastik i Shtubinës në
minutën e 42-të u dha garanci
kuqebluve, por në fund ankthi
ishte i pranishëm, e aq më
tepër kur pas daljes me karton
të kuq të kapitenit Vioresin Sinani,
irlandezët barazuan rezultatin
me mbrojtësin, Alan
Kin. Gjithsesi, nisur edhe nga
fitorja 2-1 në ndeshjen e parë
në transfertë, mund të quhet
një kualifikim mëse i merituar
i shkodranëve, të cilët edhe në
sfidën e kthimit zhvilluan një
lojë me synimin për të triumfuar.
Tashmë, ekipit të Hasan
Likës i duhet të mendojë për
turin e dytë kualifikues, aty ku
i pret një skuadër e njohur, si
Rapidi i Vjenës.
Ndryshimet
Sfida e kthimit me Sligo
Rovers solli ndryshime në formacionin
shkodran. Trajneri
Lika paraqiti një ekip më sulmues
nga ai i ndeshjes së parë
në Irlandë. Me Safet Osjen në
stol, nga minuta e parë luajti
përkrah kapitenit Vioresin Sinani,
sulmuesi 18-vjeçar,
Bekim Bala. Mesfusha ishte e
njëjtë, ndërkohë që nga krahët
vepronin Smajli me Hallaçin.
Edhe Sligo Rovers u fut në
fushë me një formacion krejtësisht
sulmues, për të kërkuar
gjithçka. Boko, Kretaro dhe
Doherti, ishin rreziku numër
një i Vllaznisë. Gjithashtu,
krosimet nga krahu i majtë, me
protagonist Holmes, jo pak
herë vunë në vështirësi portierin
Olti Bishani, i cili bëri një
paraqitje të mirë.
Fillimi
Të përkrahur nga tifozeria
shkodrane, kuqeblutë e nisin
ndeshjen me vrull, duke u
munduar të godasin Sligon që
në minutat e para. Loja është e
shpejtë nga të dyja palët dhe
që në fillim rastet për gol nuk
mungojnë. Dyshja e sulmit te
shkodranët, me kapitenin Sinani
dhe të riun Bala është
shumë e lëvizshme, ndërkohë
që Nallbani me Belishën në
qendër bëhen zotë të fushës
shumë shpejt. Megjithatë, sa
herë që dilnin në kundërsulm,
ADMIR URUÇI
irlandezët shfaqeshin të rrezikshëm,
sidomos me sulmuesin
Kratero. Në 20 minutat e
para, Vllaznia mund dhe duhet
të kishte shënuar me protagonist
Balën, Sinanin dhe
Kasapin. Loja gjatë mesit të
pjesës së parë ekuilibrohet,
ndërkohë që të dyja ekipet janë
të hapura. Trajneri i Sligos nuk
u beson syve, kur brenda dy
minutave lojtarët e tij humbasin
raste të pastra.
Goli
Ligji i pashkruar i futbollit,
“po nuk shënove, do pësosh”
konfirmohet në këtë
sfidë. Kështu, pas disa rasteve
të Sligos, është mesfushori i
talentuar, Ndriçim Shtubina,i cili “merr për dore” Vllazninë.
Me një galopim “alla
Mesi”, nga gjysma e fushës
dhe falë një goditjeje tokazi, ai
çliron kuqeblutë, duke shënuar
një gol shumë të rëndësishëm.
Pjesa e parë mbyllet
nën presionin e Vllaznisë te
porta e mbrojtur nga Brush.
Më pas, të detyruar nga disa-vantazhi, irlandezët kalojnë
në aventurë, ndërsa shkodranët
kërkojnë të administrojnë
rezultatin. Trajneri Lika
u beson kundërsulmeve në
pjesën e dytë. Në disa raste ato
duhet të ishin shfrytëzuar më
mirë nga Shtubina, apo Sinani.
Loja bëhet më e ndezur
pas disa rasteve të Sligos, e
gjithashtu kur dy kapitenët
ndëshkohen me karton të kuq.
Pas daljes së Sinanit, Vllaznia
pëson gol nga Alan Kin, në
një moment ku mbrojtja ishte
e shpërqendruar. Shkodranët
kurrsesi nuk mund të dorëzoheshin,
duke arritur ta mbronin
rezultatin 1-1 deri në
fund.

Post Reply