Merkato

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Sun, 14 Jun 2009 , 18:58

Zeljko Mrvaljeviç, “sozia” e Licit

Mbrojtësi malazez, Zeljko Mrvalje viç, është blerja e re e Vllaznisë. Ai ka nënshkruar dje me shkodranët, një kontratë njëvjeçare, me të drejtë rinovimi për një sezon tjetër. Gjithçka u zyrtarizua dje gjatë drekës, pas prezantimit të tij nga presidenti Valter Fushaj, në një konferencë për shtyp. Mrvaljeviç vjen nga ekipi i Petrovacit, që militon në kampionatin malazez. 28-vjeçari është ka një shtatlartësi prej 1.88 cm dhe luan në rolin e mbrojtësit të krahut të majtë. Në këtë pozicion, një sezon më parë ka luajtur “veterani” Suad Lici, i cili është larguar nga Vllaznia. Në këtë mënyrë, drejtuesit e klubit shkodran, pas blerjes së kosovarit Fetim Kasapi, që luan në pozicionin e të larguarit Paulin Dhëmbi, kanë gjetur edhe “sozinë” e Licit. Mësohet se mbrojtësi malazez ka qenë për shumë kohë në fokusin e drejtuesve të klubit kuqeblu dhe bisedimet me të kanë nisur menjëherë pas përfundimit të sezonit. Kështu, pas rinovimit të kontratave me Grimën, Osjen, Sinanin dhe Belishën, e gjithashtu blerjen e Kasapit, malazezi Mrvalejviç është futbollisti i radhës.

Lojtari
Vetë Zeljko Mrvaljeviç është shprehur i kënaqur, që këtë sezon do të luajë për Vllazninë. Në takimin e parë me mediat, ai tha: “Falënderoj presidentin Valter Fushaj, që më ka besuar të jem në ekipin shkodran për këtë sezon. Jam shumë i kënaqur që arrita të nënshkruaj një kontratë të tillë. E njoh mirë ekipin dhe ambiciet që ka, si në Kupat e Evropës, e po ashtu në kompeticionet kombëtare. Ndaj do të bëj të pamundurën për të dhënë më të mirën time në këtë sezon. Shpresoj dhe besoj që me Vllazninë do të arrij majat më të larta të futbollit në Shqipëri.”

Karriera
Zeljko Mrvaljeviç ka pasur një karrierë, kryesisht në futbollin polak, ku është aktivizuar për 6 sezone në disa ekipe. Së fundmi, në Poloni ai luajti për Unia Janikovo. Mbrojtësi ka qenë në fillimet e veta pjesë e Buduçnostit të Podgoricës, një nga skuadrat më të mira të ligës malazeze. Ndërsa në kampionatin e fundit ai luajti me Petrovacin, duke u shpallur edhe fitues i Kupës së Malit të Zi. Mrvaljeviç është malazezi i tretë që vesh fanellën e Vllaznisë, pas Igor Radusinoviçit dhe Nikolla Vukçeviçit. Si për koincidencë, edhe këta dy të fundit kanë luajtur në repartin e mbrojtjes.

panorama

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Sun, 14 Jun 2009 , 19:02

Kosovari Kasapi: Te Vllaznia, për të arritur majat

Ka mbërritur para disa ditësh në Shkodër dhe menjëherë ka hedhur firmë në kontratën e afruar nga klubi “Vllaznia”. Fetim Kasapi është kësisoj blerja e parë e kuqebluve në merkaton e sivjetme. Fakti që ka firmosur pa pasur nevojë për provë, do të thotë se kemi të bëjmë me një lojtar cilësor. Gjatë karrierës së tij ka luajtur për shumë vite me ekipin e qytetit të tij të lindjes, Besën e Pejës, me të cilën ka dalë edhe tri herë rresht kampion i vendit. Më pas, në fazën e dytë të sezonit 2007?2008, kalon në Mal të Zi me ekipin e Buduçnostit, ku ndonëse nuk luan shumë për arsye dëmtimi, arrin të shpallet kampion me të. Në sezonin e fundit ka luajtur në Ulqin me ekipin Otrant, ku megjithëse ka luajtur si mesfushor, është dallur edhe si shënues, teksa ka shënuar 20 gola. Tashmë është pjesë e Vllaznisë dhe premton të bëjë më të mirën edhe për të. Në intervistën e tij të parë për shtypin sportiv shqiptar, mesfushori kosovar do të shprehej:

? Fetim, jeni blerja e parë e Vllaznisë për këtë sezon. Ju personalisht pse zgjodhët këtë skuadër?

? Zgjodha Vllazninë, sepse më ofroi kushtet më të mira se të gjithë ekipet e tjera. Ditët e fundit kisha sinjale të ndryshme nga skuadra të ndryshme të Malit të Zi, por asgjë konkrete dhe kërkesës së Vllaznisë për të firmosur me të iu përgjigja menjëherë pozitivisht.

? Gjeni në skuadër Nallbanin, një shokun tuaj të vjetër. Ka ndikuar ai në këtë zgjedhje tuajën?

? Sigurisht që ka ndikuar. Me Nallbanin njihemi prej vitesh dhe, para se të vendosja, normalisht kam biseduar me të. Më ka folur fjalët më të mira për skuadrën, qytetin, tifozët dhe të gjithë. Në të tilla kushte, do ta kisha më të lehtë të ambientohesha.

? Cila është përshtypja juaj e parë për qytetin, për skuadrën?

? Shumë e mirë. Vllaznia është një ekip i mirë, me emër, shumë i organizuar, me shumë tifozë. Po ashtu, është një qytet sportiv nga sa shoh shumë.

? E thatë edhe vetë që Vllaznia është një skuadër me emër. I trembeni konkurrencës?

? Konkurrenca është e madhe, por di të them se jam i përgatitur edhe për këtë gjë. Kam ardhur për të luajtur dhe do bëj maksimumin tim për të qenë sa më i vlefshëm për skuadrën. Te Vllaznia jam jo vetëm për këtë periudhë të kontratës që kam firmosur. Dua të luaj sa më mirë me të, në mënyrë që më pas të firmos një kontratë më të mirë diku jashtë.

? E nisni karrierën tuaj duke luajtur menjëherë në kupat e Europës. Një nisje e mirë?

? Patjetër. Eshtë hera e parë për mua që do konkurroj në aktivitete ndërkombëtare dhe e pres me shumë kënaqësi këtë moment. Ndeshje të tilla janë një shërbim i madh për çdo futbollist, sepse i ndihmon të bëjnë përpara në karrierën e tyre.

? Si ju kanë pritur në Shkodër?

? Jam shumë i kënaqur me pritjen që më kanë bërë. Si nga ana e stafit teknik, ashtu dhe nga futbollistët. Më është dukur vetja sikur kam kohë që jam në Shkodër. Kjo do të më ndihmojë të bëj më të mirën për këtë skuadër.

? Së fundi, ndonëse mesfushor, nga të dhënat që kemi, duket se kemi të bëjmë me një lojtar që shënon shumë dhe kryesisht nga goditjet e lira. Mendoni se do të bëni të njëjtën gjë edhe te Vllaznia dhe do t’i bëni shpejt për vete tifozët e saj?

? Do mundohem të bëj më të mirën, si me lojë ashtu edhe me gola. Dëshira e gjithësecilit futbollist është të bëjë për vete tifozët, por unë e di që te Vllaznia ka lojtarë më me emër se unë, por megjithatë premtoj se do bëj më të mirën.

? Keni provuar të dilni kampion edhe në Kosovë edhe në Mal të Zi. Preferoni të bëni të njëjtën gjë edhe në Shqipëri?

? Vllazninë e konsideroj për momentin kulmin e karrierës sime. Duke qenë kështu, sigurisht që do të ishte ideale kjo gjë dhe më vjen mirë që jam në një skuadër që gjithmonë pretendon të fitojë trofe. Por për momentin e rëndësishme është ta fillojmë mbarë një herë në kupat e Europës, pastaj në kampionat.


Nallbani: Mos u pendoni për Fetim Kasapin

Në Shkodër e vlerësojnë shumë për kontributin e tij për Vllazninë. Një futbollist që ka dhënë më të mirën e tij për skuadrën kuqeblu, teksa ka qenë ndër më të mirët në sezonin që sapo përfundoi. Ilir Nallbani, kosovari nga Peja, ka pasur një rol jo të vogël në blerjen e Fetim Kasapit nga klubi shkodran. Jo shumë për vlerësimin e bërë, sepse në fakt këtë lojtar nuk e ka sjellë ai, por të tjerë nga Mali i Zi. Megjithatë, kur e pyet për këtë blerje të kuqebluve, Nallbani, edhe ngaqë e njeh mjaft mirë këtë lojtar, flet me superlative për të. Pavarësisht kësaj, ai dëshiron të mos ngutet në vlerësimet e tij, por mjaftohet duke thënë: “Ajo që mund të them unë është se Fetim Kasapi është një lojtar shumë i mirë. Vllaznia nuk ka për t’u penduar kurrë që ka marrë këtë futbollist. Unë kam luajtur disa vjet me të dhe ia njoh mirë aftësitë dhe besoj se të gjithë kanë për të mbetur të kënaqur me të.”

sporti shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Sun, 14 Jun 2009 , 19:05

Kuqeblutë “injorojnë” merkaton vendëse

Ka ditë që përflitet se Vllaznia është në bisedime me shumë lojtarë për të plotësuar radhët e saj. Nga emrat që
janë përfolur, kryesisht kanë qenë më së shumti ata të huajt. Të bën përshtypje një gjë e tillë, sepse në listën e merkatos së kuqebluve ka pak ose më mirë të themi aspak futbollistë të kampionatit shqiptar. Drejtuesit e klubit
në fakt, përpara ardhjes së trajnerit Lika, duhet thënë se kanë pasur në planin e tyre ndonjë futbollist nga Elbasani apo Partizani, dy skuadrat me emër që ranë nga superliga. Por “timonieri” i ri i Vllaznisë duket se ka qenë i
mendimit që te këto dy skuadra nuk ka ndonjë element që mund të jetë i nevojshëm për ekipin. Kuptohet, për ato pozicione ku skuadra ka nevojë. Të tjerë, ata që janë vërtet të talentuar janë nën kontratë, ose pranë ekipeve me emër që nuk duan t’i lëshojnë dhe, për këtë arsye, pista e vendit duket e parealizueshme.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Sun, 14 Jun 2009 , 19:11

Ja fusin kot qi ka thane Lika qi nuk ka lojtare cilsor te Partizani e Elbasani. Vrapi a nuk kishte me i pelqy Likes a?
Pse nuk thojne qi nuk kan beth me i ofru ma shum se Dinamo

Otranto e Ulqint, prej ka vjen ky Kasapi keka ne kategori te dyte n'Mal t'zi ma.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Merkato

Post by Man in Redblue » Sun, 14 Jun 2009 , 20:36

Skodrinon wrote: Otranto e Ulqint, prej ka vjen ky Kasapi keka ne kategori te dyte n'Mal t'zi ma.
:shock: :shock: :evil: :evil:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Merkato

Post by vllaznia1919 » Sun, 14 Jun 2009 , 20:46

Naqe asht edhe fakti qe shum lojtar preferojne me lujte ne kryeqytet e mas me ardhe ne Shkoder kur ofertat jane te peraferta.Se kan pordhe e dojne lokalet e jeten e nats.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Sun, 14 Jun 2009 , 21:39

Skodrinon wrote:Kuqeblutë “injorojnë” merkaton vendëse

Ka ditë që përflitet se Vllaznia është në bisedime me shumë lojtarë për të plotësuar radhët e saj. Nga emrat që
janë përfolur, kryesisht kanë qenë më së shumti ata të huajt. Të bën përshtypje një gjë e tillë, sepse në listën e merkatos së kuqebluve ka pak ose më mirë të themi aspak futbollistë të kampionatit shqiptar. Drejtuesit e klubit
në fakt, përpara ardhjes së trajnerit Lika, duhet thënë se kanë pasur në planin e tyre ndonjë futbollist nga Elbasani apo Partizani, dy skuadrat me emër që ranë nga superliga. Por “timonieri” i ri i Vllaznisë duket se ka qenë i
mendimit që te këto dy skuadra nuk ka ndonjë element që mund të jetë i nevojshëm për ekipin. Kuptohet, për ato pozicione ku skuadra ka nevojë. Të tjerë, ata që janë vërtet të talentuar janë nën kontratë, ose pranë ekipeve me emër që nuk duan t’i lëshojnë dhe, për këtë arsye, pista e vendit duket e parealizueshme.
:roll: :roll: :roll: :roll: :roll:
sdi a ja vlen me komentu gja
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Mon, 15 Jun 2009 , 16:09

Sinjale për rikthimin e ganezit Xhejms Boadu

Drejtuesit e klubit e kishin quajtur një histori të mbyllur vazhdimësinë me mesfushorin ganez, Xhejms Boadu, por mësohet se gjatë këtyre ditëve, emri i tij është përfolur shumë për një rikthim të mundshëm. Boadu ka zhvilluar një pjesë të parë të sezonit në mënyrën më të mirë, ndërsa ka zhgënjyer totalisht në pjesën e dytë. Kjo ka bërë, që mesfushori të mos gëzonte besimin e klubit për të ardhmen. Përfundimi i huazimit nga Haxhetepe, bëri që edhe drejtuesit ta linin të lirë. Ndërkohë, ardhja e Hasan Likës në krye të Vllaznisë, duket se ka kthyer edhe një herë në
diskutim emrin e ganezit. Nga burime pranë trajnerit Lika, mësohet se ai ka shprehur preferenca për lojën e
Boadusë. Gjithsesi, në ditët e ardhshme pritet të saktësohet, nëse do të kërkohet rikthimi i tij.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Merkato

Post by vllaznia1919 » Mon, 15 Jun 2009 , 22:41

Meqe spo arrijne me gjet lojtar persmarit nuk asht keq kthimi i Boadus.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Tue, 16 Jun 2009 , 00:58

vllaznia1919 wrote:Meqe spo arrijne me gjet lojtar persmarit nuk asht keq kthimi i Boadus.
jam dakord me ty
po ishalla kthehet brenda javes e jo me na shku vera tu u marr mas boaduse
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Tue, 16 Jun 2009 , 19:12

Mbrojtësi i Kombëtares ka oferta nga klube qipriote, turke dhe ukrainase
Beqiri s’premton as për Evropën
Shkodrani mund të largohet para ndeshjeve ndërkombëtare. “Nuk e di, nëse do të jem”


Elvin Beqiri është në prag të largimit nga Vllaznia. Mbrojtësi i ekipit tonë kombëtar dhe kuqebluve, ka thënë dje për “Panorama Sport” se nuk e di nëse do të jetë pjesë e ekipit në ndeshjet e Ligës së Evropës. Në drejtim të 28- vjeçarit, i cili në miqësoren e fundit të Kombëtares me Gjeorgjinë mbajti edhe shiritin e kapitenit, kanë mbërritur disa oferta. Këto e kanë vënë në pikëpyetje reale vazhdimësinë e tij me shkodranët. Beqiri ka qenë një ndër pikat
më të fortë të kuqebluve gjatë gjithë sezonit të kaluar, por edhe paraqitjet e tij me kuqezinjtë kanë qenë në nivele të larta. Tashmë, mundësitë që ai të lërë Vllazninë janë të mëdha dhe ç’është më e keqja, kjo mund të ndodhë përpara ndeshjeve ndërkombëtare. Në fakt, mbrojtësit i përfundon kontrata me shkodranët në fundin e këtij viti. Gjithsesi, mësohet se në një nga pikat e kontratës, thuhet se nëse lojtarit i vjen një oferta nga jashtë, gjithçka mund të shikohet. “Nuk ka ndonjë sekret, pasi unë kam disa oferta dhe sidomos nga klube qipriote, ukrainase dhe turke. Megjithatë, mund të them se deri më tani nuk ka ndonjë gjë konkrete në këtë drejtim”, është shprehur “Muçoja”, (kështu thërritet dhe njihet Elvini në Shkodër) për gazetën. Në këtë situatë, ekipi kuqeblu i drejtuar nga Hasan Lika, duhet t’i bëjë mirë llogaritë, përsa u takon përgatitjeve në kuadër të ndeshjeve ndërkombëtare. Me apo pa Beqirin, këtë nuk është në gjendje ta pohojë as vetë mbrojtësi. Ky i fundit nuk është i sigurt dhe shton se gjithçka për këtë do të varet nga ofertat që mund t’i vijnë në këto ditë.

Pasiguria

“Nuk di ende të them, nëse do të jem apo jo pjesë e ekipit në takimet e Ligës së Evropës. Kjo do ta varet nga kërkesat që do të mbërrijnë pranë klubit dhe bashkë do të vendosim për ofertën më të mirë të mundshme. Nëse kjo do të jetë gjatë kësaj periudhe, para takimeve të Ligës Evropiane, me shumë mundësi unë mund të mos jem pjesë
e ekipit. Gjithçka për këtë do të diskutohet mirë me drejtuesit e klubit”, ka thënë Beqiri. Por pavarësisht se një mungesë e tillë mund të ndihet shumë në ekipin kuqeblu, një gjë tjetër është e sigurt, se të ardhurat në klub do të njohin rritje. Kjo për faktin e thjeshtë, se Beqiri është nën kontratë me Vllazninë. Ndërsa ajo që dihet dhe citohet
nga vetë lojtari është se, ai nuk do të lërë Vlazninë për asnjë prej ekipeve të Superligës shqiptare. “Jo, jo, as që bëhet fjalë për të lëvizur në ndonjë klub shqiptar. Unë kërkoj të luaj jashtë vendit me ekipe të njohura dhe me
emër, por në kampionatin tonë ndihem mjaft mirë te Vllaznia”, pohoi shkodrani

panorama

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Tue, 16 Jun 2009 , 19:17

nuk jam tu kuptu gja
beqiri ka nji kontrate deri ne janar. kontrata thot qi nqs ka oferta prej jashte mund te rishikohet. vete beqiri thot qi nuk ha hala nji oferte konkrete. atehere pse nuk paraqitet ne stervitje?

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Tue, 16 Jun 2009 , 19:19

o skodrinon nigja ma vlla me ekipin tone asht e njejta hostori cdo vit
skam fjet para dy netesh e tu lexu da postime te merkatos vjet e parvjet njisoj jena
po pate kohe hedhi nji sy
premtoet super ekip
niset ekipi per stervitje sdihet gja kush ka kontrate kush ja
blehen lojtare mandej ne janar thot trajneri ska ken zgjedhje e jeme ky x apo y lojtar
edhe sivjet e njejta histori
na shpifen
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Merkato

Post by Edmond-Cela » Tue, 16 Jun 2009 , 20:36

GOLDIAN wrote:o skodrinon nigja ma vlla me ekipin tone asht e njejta hostori cdo vit
skam fjet para dy netesh e tu lexu da postime te merkatos vjet e parvjet njisoj jena
po pate kohe hedhi nji sy
premtoet super ekip
niset ekipi per stervitje sdihet gja kush ka kontrate kush ja
blehen lojtare mandej ne janar thot trajneri ska ken zgjedhje e jeme ky x apo y lojtar
edhe sivjet e njejta histori
na shpifen

po naq po perseritet e njajta histori cdo vit nuk ka ndryshu asgja.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Merkato

Post by Admin » Tue, 16 Jun 2009 , 23:04

Dihet ky muhabet.
Kontratat e shumices te lojtareve te kampionatit tone kane opsionin qe nqs kerkohen prej jashte kane te drejte me prish kontraten pa asnji obligim per klubin.

Beqiri per vedin e vet duhet me dal ne stervitje ne mnyre qe mas me humb formen sportive.

Ky kosovari i ri Kasapi me sa pa lexohet duket i vlefshem, si edhe fakti qe ka ba 20 gola duke mas ken sulmues asht pozitive per ne sepse na mungojne lojtare mesfushore qe shenojne e kerkojne porten. Ishalla i prihet mbare.
Vrapi e ndoj tjeter nuk kishte ken keq me i afru. Se di pse nuk bahen perpjekje me afru Shehun e Partizanit.
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Wed, 17 Jun 2009 , 08:15

vrapi ka nenshkru me dinamon per dy sezone :evil: kurse vllaznia rrin me kontrata nje vjecare :evil:
edhe une cuditem pse nuk afrojne shehun

a mundeni me ma dhan linkune sportit shqiptar
se kam tash 10 dite ku klikoj e me del e njejta
ju flm
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Merkato

Post by Man in Redblue » Wed, 17 Jun 2009 , 16:07

Admin wrote:

Ky kosovari i ri Kasapi me sa pa lexohet duket i vlefshem, si edhe fakti qe ka ba 20 gola duke mas ken sulmues asht pozitive per ne sepse na mungojne lojtare mesfushore qe shenojne e kerkojne porten. Ishalla i prihet mbare.
o admin, po ka lujt ne kategorine e dyte te Malit tZi mor burre, atje edhe Dhembi i kishte shenu 20 gola.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Wed, 17 Jun 2009 , 17:26

Kuqeblute: Malota dhe Ardit Beqiri
Vllaznia është vënë në lëvizje për të veshur kuqeblu dy futbollistët


Që Vllaznia është tejet e angazhuar për të plotësuar ekipin për sezonin e ri futbollistik, kjo as që vihet ne dyshim. Nje gjë e tillë shihet qartë nga serioziteti dhe preokupacioni mjaft i madh që është duke treguar këto ditë bordi i klubit, me në krye presidentin Valter Fushaj. Deri tani jane konfirmuar një numër të madh të futbollistësh titullarë që kanë luajtur gjatë sezonit të kaluar futbollistik, duke filluar me portjerin Grima dhe për të vijuar më pas me mbrojtjen, ndër të cilët vetëm Lici është shkëputur edhe ai për momentin, pasi verdikti i plotë i së ardhmes së tij varet në një farë mënyre edhe nga procesi gjyqësor që do të zhvillohet së shpejti mes tij dhe klubit Vllaznia, për një borxh të vjetër që ai kërkon te marrë. Kështu që në skuadër janë sërishmi lezhjani Smajli, kroati Bashiç dhe Elvin Beqiri, shiriti i përfaqësueses sonë në ndeshjen e fundit kundër Gjeorgjisë. Por jo shumë ndryshime ka edhe në mësfushë, kur në dispozicion të teknikut Lika janë Osja, Nallbani, Belisha dhe Shtubina, për të vijuar më pas me kapitenin Sinani në vijën e parë sulmuese, repart në fakt që është prekur më shumë se të gjithë nga largimet, ndër të cilët spikasin emrat e Sukajt, por në një farë mënyre edhe të ganezit Boadu, korçarit Dhëmbi dhe Kaçit, të cilët jo pak herë kanë qënë lojtare aktive në vijën e parë sulmuese. Por edhe pse përgjithësisht, tek i shikon këto emra titullarësh që tashmë janë pjesë zyrtare e Vllaznisë dhe ndërkohë duke i shtuar edhe dy emrat e titullarëve të blerë ditët e fundit, si kosovari Fetim Kasapi dhe malazezi Zhelko Mervaleviç, si dhe të emrave të tjerë të rinj të taletuar, që skuadra i ka të vetët, skeleti i skuadrës të duket edhe më i plotë. Megjithatë, ajo që duhet thënë është fakti, se Vllaznia është në merkato dhe nga çasti në çast pritet të bëjë publikë emrat e tjerë që ka në listën e saj të merkatos. E në këtë listë, ndonëse zyrtarisht pjesëtarë të bordit të klubit Vllaznia tregohen shumë të rezervuar në dhënien e informacionit, nga burime të tjera dytësore bëhet e ditur se dy futbollistët Malota dhe Ardit Beqiri janë në krye të listës, duke pritur momentin e konfirmimit të plotë të tyre për t’u veshur kuqeblu. Madje për njërin prej tyre, lezhjanin shtatlartë Malota, thuhet se ka qënë vetë dje prezent në Shkodër, i cili i shoqëruar nga bashkëqytetari i tij Lika, që sezonin e kaluar ka luajtur për ngjyrat e Skenderbeut të Korçës, pasi janë takuar me lezhjanin e Vllaznisë Dritan Smajli, mendohet te ketë pasur një takim edhe me pjesëtar të bordit të klubit Vllaznia. Detaje më të hollësishme rreth këtij takimi nuk jepen, por gjithsesi, burimet thonë se diçka më konkrete rreth këtij takimi mund të jepet gjatë ditës së mërkurë, nga persona zyrtarë të klubit Vllaznia. Mundësia e marrjes së këtyre futbollistëve mund të jetë më e realizueshme, pas largimit te partizanit nga kategoria Superiore. Për lezhjanin Malota, thuhet se është nën vëzhgimin e menaxherit shkodran Rudio Vata, për një transfertë jashtë Shqipërisë, por gjithësesi kushtet që ofron Vllaznia, qoftë ato financiare, por edhe ato të akomodimit janë shumë të favorshme, gjë që pritet të ngacmojnë Malotën, per t’i thotë “po” Vllaznisë.

s.ekspres

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Wed, 17 Jun 2009 , 17:28

Vllaznia ben pazar ne Turqi
Kuqeblute mund te shesin Shtubinen, Nallbanin dhe Beqirin dhe te marre prej andej disa lojtare borxh


Te gjitha rruget te ccojne ne Stamboll! Qe ketu e nje vit me pare edhe ato te klubit te futbollit, Vllaznia. Shkodranet, vendi I dyte I fresket ne kampionatin shqiptar te ketij sezoni, kane qene aktive kohet e fundit ne drejtim te Turqise. Ka ndodhur, fillimisht me shume se nje vit me pare, pasi kuqeblute krijuan nje lloj binjakezimi me klubet Genclerbirligi dhe Haxhetepe (te drejtuara nga I njejti president). Lidhja u konktretizua me pas me kalimin e treshes shkodrane Sukaj, Teli, Lika ne keto ekipe nderkohe qe ne kahun e kundert levizi Boadu. Afrikani la nje pershtypje pozitive ne Shkoder, sidomos ne fazen e pare te kampionatit te kaluar.

Treshe e re- Levizjet e sezonit te kaluar mund te perseriten me perpikmeri kete vere, pasi Vllaznia te kete luajtur ndeshjet e saj per Kupat e Europes. Burime prane klubit thane se jane duke u intensifikuar kontaktet me turqit e Koniasporit, te cilet jane shume te interesuar per dy futbollistet kuqeblu, Nallbani e Shtubina. Kane mbetur thjesht detaje ekonomike per te percaktuar marreveshjen, pasi persa u perket cilesive te lojtareve turqit jane mese te bindur. Ne kahun tjeter pritet nje levizje edhe per mbrojtesin e ekipit kombetar, Elvin Beqiri, I cili e ka shprehur edhe me pare deshiren per te gjetur nje piace me te larte jashte vendit. Vllaznia mund ta kenaqe futbollistin, por jo pa perfituar nga ana ekonomike. Per lojtarin pista turke eshte “ne kembe”, me te pakten nje klub te interesuar per sherbimet e tij. Vllaznia deshiron te perfitoje nje shume qe nuk duhet te bjere nen 300 mije euro per lojtaret ne fjale.

Afrime- Duke I shkuar deri ne fund skemes se sezonit te kaluar, klubi mund te sjelle ne forme borxhi ne Shkoder, sipas modelit “Boadu” lojtare te rinj te klubeve turke, te cilet kane veshtiresi te gjejne hapesire atje. Deri me sot nuk ka ende emra konkrete, por parimisht Vllaznia ka mundesine per te afruar ndonje te tille. Vete Boadu eshte njera nga mundesite, por ne Shkoder nuk jane shume te lumtur me pjesen e dyte te sezonit qe sapo perfundoi. Sidoqofte, Boadu ose jo, pista turke pritet te jete e nxehte per shkodranet. Aq me teper qe te gjithe rruget te ccojne ne Stamboll…

s.ekspres

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Merkato

Post by Admin » Wed, 17 Jun 2009 , 18:31

Ne shitshin kta lojtar per terezi e kena punen!!!!!!!!

MRB ne kategori te dyte, por sma merr mendja se asht kategoria e dyte si e jona qe lujt me grushta.
Sdq ti japim kohe.
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply