Merkato

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Wed, 10 Jun 2009 , 15:54

ca jan keta lojtare qe blen fushaj a dihet gja
ky kasapi qe keka kosovar e ka lujt me otranten ne mal te zi
a e njef kush si lojtar
i dogjme me rradhe djelmoshat shkodran
staf leshit qe kena

a ka shkodran qe na e ban vllaznine vllazni
zot na ndihmo
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Wed, 10 Jun 2009 , 19:09

Fetim Kasapi, blerja e parë e Vllaznisë

Mesfushori kosovar ka firmosur dje kontratën, duke qenë kështu përforcimi i parë




Bëhet realitet blerja e parë për Vllazninë. Futbollisti kosovar Fetim Kasapi dje ka hedhur firmën në kontratën e ofruar nga klubi shkodran. Lojtari luan në pozicionin e mesfushorit të qendrës, por edhe atë pak më të avancuar pas sulmuesve dhe marrja e tij duket se është bërë me synim zëvendësimin e Dhëmbit, që u la i lirë nga ana e klubit shkodran. Nisur nga të dhënat që disponon ky futbollist, por edhe ato çfarë kanë garantuar njerëzit që e kanë sjellë, drejtuesit e Vllaznisë kanë vendosur të firmosin menjëherë me të. Edhe për faktin se disa ekipe të tjera kanë qenë në garë për ta marrë.

Duke qenë kështu, lojtari nga Peja nuk ka kaluar fare në provë, por ka firmosur dje në drekë kontratën e re, që e lidh atë në marrëdhënie kontraktuale me klubin shkodran. Sipas sekretarit Medja, kontrata e firmosur është njëvjeçare me opsion shtyrjen e saj edhe për një vit tjetër më pas. Kasapi karrierën e tij e ka nisur te skuadra e qytetit të tij të lindjes, Besa e Pejës, ku për disa vjet ka luajtur së bashku me futbollistin tjetër të Vllaznisë, Ilir Nallbanin. Më pas, për një periudhë të shkurtër, ka qenë pjesë e Buduçnostit, por për arsye të ndryshme është detyruar të largohet, ndërkohë që në sezonin e fundit ka luajtur me ekipin Otrant të Ulqinit po në kampionatin malazez.

Me lojën e tij ai spikat jo vetëm si organizator, por shpeshherë edhe si golashënues, ngaqë i pëlqen të depërtojë deri pranë portës kundërshtare. Vetë lojtari, dje pas firmosjes së kontratës, është shfaqur i kënaqur, ngaqë edhe për të ka qenë një dëshirë e madhe të luajë në kampionatin shqiptar. Madje Fetim Kasapi para dy vitesh ka qenë shumë pranë kalimit tek Elbasani, por një gjë e tillë nuk u arrit për arsye të ndryshme. Për këtë lojtar, kuptohet që ka thënë fjalë të mira edhe Nallbani, ngaqë ka luajtur me të për disa vjet.

Në këtë mënyrë, merkatoja e Vllaznisë fillon të lëvizë. Drejtuesit e klubit kanë premtuar se në ditët në vijim do të ketë të tjera surpriza, megjithatë tifozët duken të paduruar për të parë se kush do vijë. Kuptohet që dëshira e të gjithëve është për të parë emra të bujshëm në radhët e skuadrës së tyre të zemrës, por ndërkohë nga ana tjetër, vetë krerët e klubit janë duke menduar një strategji ndryshe. Ata nuk nisen fare nga emrat, por janë duke kërkuar lojtarë punëtorë, lojtarë që i përshtaten mirë skuadrës dhe që japin maksimumin për të. Sesa do t’ia arrijnë kësaj, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim. Blerja e parë gjithsesi është bërë realitet. Firma e Fetim Kasapit dje është pritur mirë në ambientin shkodran, por duhen edhe të tjera, sepse nga skuadra janë të larguar zyrtarisht deri në këto momente 5 futbollistë.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Wed, 10 Jun 2009 , 19:38

Futbollistët e Superiores nuk i bindin shkodranët
Kuqeblutë, me 3 “turq” për Ligën e Evropës
Presidenti Fushaj: Tifozët do të shikojnë tre lojtarë cilësorë


Tre lojtarët cilësorë, të premtuar nga presidenti Valter Fushaj, do të vijnë në formë huazimi nga Turqia, për të përfaqësuar Vllazninë në ndeshjet e Ligës së Evropës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë numri një i klubit shkodran. Fushaj i premtoi trajnerit të ri, Hasan Lika, tre lojtarë cilësorë, teksa në fillim u përfol se ata do të jenë nga
skuadra shqiptare. “Binjakëzimi” që klubi shkodran ka me ekipet turke të Haxhetepes dhe Gençerbirlingisë, ashtu si një sezon më parë, pritet të japë frytet e veta edhe në takimet e Ligës Evropiane. “Drejtuesit e ekipeve turke më janë shprehur të gatshëm për të na ndihmuar me lojtarë shumë cilësorë për ndeshjet tona ndërkombëtare. Këtu
bëhet fjalë për 2-3 lojtarë, që mund të vijnë nga këto ekipe, por në radhë të parë, trajneri Lika do të përcaktojë
dhe vendet ku ka nevojë ekipi për përforcime. Por këta lojtarë ka shumë rëndësi që të jenë jo vetëm të mirë, por edhe me karakter, në mënyrë që të vijnë për të ndihmuar maksimalisht ekipin tonë në këto takime, ku ne pretendojmë të kalojmë të paktën një tur kualifikues”, është shprehur presidenti Fushaj.
Ndërkohë, ekipi shkodran ka filluar përgatitjet të hënën, nën drejtimin e Likës. Stërvitja ka nisur me disa ka disa mungesa, por për të bërë një paraqitje sa më të mirë në Ligën e Evropës, drejtuesit e klubit kanë garantuar se do
të bëjnë maksimumin, që ekipi të jetë të paktën në mbi 90% i stabilizuar, në të gjithë pozicionet.

Zhgënjimi
Sipas presidentit Fushaj, pista e lojtarëve shqiptarë të Superiores mbetet e vakët, pavarësisht se “grepat” janë
hedhur, si te të kuqtë e Partizanit, e ashtu edhe te verdheblutë e Elbasanit. “Ne nuk kemi lënë asgjë pas dore,
përsa i përket afrimit të lojtarëve cilësorë për sezonin e ri. Kemi kontaktuar me disa prej tyre, por shikoj se lojtarët e Superiores, pavarësisht ofertave jo pak joshëse që u kemi bërë, nuk zgjedhin Vllazninë. Megjithatë, nuk do të
thotë se kjo është pista jonë e vetme. Ne kemi marrë shumë kontakte me lojtarë jashtë Shqipërisë dhe mendoj se
në bashkëpunim me trajnerin Lika do të sjellim në Shkodër disa elementë cilësorë dhe tepër efikas. Për këtë e garantoj në radhë të parë tifozerinë shkodrane, që e pret me ankth një gjë të tillë”, ka thënë numrin një i klubit kuqeblu.

Vazhdimësia
Shkodranëve nuk u intereson vetëm një ballafaqim dinjitoz dhe një kalim turi në Ligën Evropiane. Më shumë
se kaq, trajnerit Hasan Lika i intereson fuqizimi i ekipit për sezonin e ardhshëm. Huazimet nuk mendohen se do të
jenë përsa i përket sezonit, pavarësisht se në kampionatin e fundit një gjë e tillë ka ekzistuar. Fillimisht ganezi
Xhejms Boadu dhe më pas në pjesën e dytë të sezonit, Xhevahir Sukaj, kanë qenë afrimet në formë huazimi,
pikërisht nga klubet turke, Haxhetepe dhe Gençerbirlingi. Në planin afatgjatë, dje kuqeblutë kanë bërë hapin e parë me blerjen e Fetim Kasapit. Megjithatë, numri një i presidencës shkodrane ka kohë që është në kontakte të vazhdueshme për të përzgjedhur lojtarët e duhur për sezonin e ri. Këtë të fundit do ta bëjë pikërisht trajneri Lika.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Wed, 10 Jun 2009 , 19:41

sa rrene ky. nuk vine me vllaznine thote. pse nji qi ka ra ne kategori te dyte me elbasanin nuk vika me vllaznine?
ba mas me i dhane lekt qi kerkon dihet qi nuk vjen

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Wed, 10 Jun 2009 , 19:45

Skodrinon wrote:sa rrene ky. nuk vine me vllaznine thote. pse nji qi ka ra ne kategori te dyte me elbasanin nuk vika me vllaznine?
ba mas me i dhane lekt qi kerkon dihet qi nuk vjen
:lol: :lol: :lol: ka ra ne dashni me tepen e cerbigin :D
prandaj refuzon shqiptaret

p.s trajenr i gencerbirligi asht gjermani tomas doll
ishalla po e merr liken aty se njihet si mbeshtetes i te rive
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Thu, 11 Jun 2009 , 16:11

Largohet portieri Ndoja, firmos Osja

Drejtuesit e klubit shkodran kanë vendosur të largojnë edhe portierin Gaspër Ndoja. Ai është lënë i lirë nga Vllaznia për të gjetur ndonjë skuadër tjetër. Portieri në fjalë në shumicën e kohës ka qenë i dytë sezonin që shkoi, por kjo nuk ka mjaftuar për zgjatjen e kontratës me të. I dytë tashmë është Olti Bishani, por nuk përjashtohet mundësia që edhe ai të huazohet në ndonjë ekip tjetër. Ndwrkohw dje ka firmosur edhe njw tjetwr futbollist shkodran. Bwhet fjalw pwr Safet Osjen, i cili do tw vijojw edhe njw vit tw me ngjyrat kuqeblu.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Thu, 11 Jun 2009 , 16:21

Sinani: Qëndrova vetëm për titullin
“Për vitin e ardhshëm dua pikërisht atë që na iku nga duart këtë sezon që sapo u mbyll”


Një nga lojtarët më kryesorë të Vllaznisë, sulmuesi Vioresin Sinani, i cili i ka dhënë përgjigje pozitive ofertës së drejtuesve të klubit shkodran, këtë sezon kërkon maksimumin me kuqeblutë. Në tri sezone radhazi, Sinani ka qenë golashënuesi më i mirë, ndërsa në vitin futbollistik që sapo u mbyll, dëmtimi në fillim, por edhe në mes të tij, i kanë mohuar atij të drejtën për të qenë sërish në majën e golashënuesve. Megjithatë, mbetet pa diskutim i pari lojtar për sa u përket golave të shënuar te shkodranët. Sinani kërkon që në këtë sezon të bëjë më të mirën, pse jo të fitojë dhe
titullin kampion.

Edhe për një sezon jeni përsëri pjesë e Vllaznisë, kur dihet që e keni pasur me pikëpyetje.

Pavarësisht asaj që kemi pasur lidhur me gjetjen e gjuhës së përbashkët, përsëri jam shumë i kënaqur që arritëm
akordin për të qenë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri. Është një kënaqësi e veçantë të jem përsëri pranë qytetit tim, familjes dhe shokëve të skuadrës.

Çfarë kërkon Sinani në sezonin e ri?

Bashkë me shokët e mi të skuadrës, për vitin e ardhshëm dua pikërisht atë që na iku nga duart këtë sezon që sapo u mbyll. Personalisht, dua që të fitoj me Vllazninë titullin kampion.

Si e sheh Sinani ardhjen e Likës në krye të pankinës shkodrane?

Ne jemi futbollistë dhe kemi për detyrë ta bëjmë sa më mirë punën tonë, pavarësisht emrit të teknikut. Megjithatë, ardhjen e Hasan Likës e shikoj si një gjë mjaft pozitive për të ardhmen e skuadrës. Besoj se gjërat do të na shkojnë
mbarë.

Deri tani, një pjesë e ekipit ka hedhur firma e një pjesë jo. Bëhet fjalë gjithnjë për lojtarët ekzistues, si e mendoni një fakt të tillë?

Këto ndoshta nuk më përkasin mua, por drejtuesve të ekipit dhe vetë lojtarëve. Gjithsesi, mund të them se një
pjesë e mirë e tyre kanë firmosur, ndërsa një pjesë tjetër pritet ta bëjnë këtë në ditët në vazhdim. Por ajo që di me saktësi e që dua ta them, është se drejtuesit po flasin dhe po bëjnë përpjekje për ta fuqizuar Vllazninë për sezonin
e ri, e po ashtu edhe për takimet e Ligës Evropiane.

Duke kaluar shkurt tek takimet e Ligës Evropiane, beson Sinani që do ta kalojë një tur Vllaznia?

Kjo varet nga gjendja jonë dhe kundërshtari që do të kemi përballë, i cili ende nuk dihet. Megjithatë besoj se ne do të bëjmë në çdo takim më të mirën.

Së fundmi, a keni besim në vetvete se në sezonin e ardhshëm do të jeni përsëri në krye të listës së golashënuesve?

Çdo futbollist, e natyrisht edhe unë, beson tek forca që ka për t’i dhënë sa më shumë ekipit. E në rastin tonë (të sulmuesve), ne simbolizojmë golin. Për mua e rëndësishme është që të kthejmë titullin e kampionit në Shkodër sezonin që vjen, pastaj të mendojmë për titujt personalë.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Thu, 11 Jun 2009 , 16:23

GILMAN LIKA
Mesfushori, për Evropën


Drejtuesit e klubit shkodran, i kanë kërkuar në formë huazimi ekipit të Haxhetepes, mesfushorin shqiptar, Gilman Lika. Vllaznia kërkon të ketë lojtarë cilësorë për Kupën Uefa, ndaj nuk ka hezituar t’i kërkojë ekipit turk shqiptarin. Kuqeblutë, duke parë se do të luajnë në Evropë dhe kjo kërkon një përkushtim, po bëjnë të gjitha përpjekjet të
kenë në radhët e tyre lojtarët më cilësorë.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Thu, 11 Jun 2009 , 16:29

une si gold jam kunder afrimit ne skuader te lojtareve vetem per europe
e di se na bijne pervojen e tyne
po nje pytje ju baj une vllazen mendoni sikur jena na ne ekip e na mezi presim me lujte nje ndesshje europiane kur tak fak i teket presidences e merr bogdan like salih etj per keto ndeshje
si do na ishte duk ne
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Merkato

Post by vllaznia1919 » Thu, 11 Jun 2009 , 17:09

Duhet me mylle gojen se marrim rrogen. :lol: :lol: :lol: :lol:
As un sjam per lojtar te huazum per kup.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Thu, 11 Jun 2009 , 17:31

vllaznia1919 wrote:Duhet me mylle gojen se marrim rrogen. :lol: :lol: :lol: :lol:
As un sjam per lojtar te huazum per kup.
:lol: :lol: i tmerrshem je
ste ik asisend :lol: :lol:
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Merkato

Post by Edmond-Cela » Thu, 11 Jun 2009 , 23:59

ca e kisha pas qef at vilen. por duhet me enderru kot se ky presidenti jon demet keta lojtaret e superliges nuk qenkan per ekipin ton
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Fri, 12 Jun 2009 , 00:20

Edmond-Cela wrote:ca e kisha pas qef at vilen. por duhet me enderru kot se ky presidenti jon demet keta lojtaret e superliges nuk qenkan per ekipin ton
nese ik prej durrsit ka me e marr tirana
sbesoj se vjen te na
vec ne i baft nej super oferte fushaj
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Fri, 12 Jun 2009 , 01:03

Ansi Nika pranë kalimit tek Vllaznia

Image

Klubi Vllaznia nuk do heqë dorë kollaj nga elementi i ri. Fakti që prej disa sezonesh e ka përqendruar punën tek përmirësimi i kushteve të stëevitjes së ekipeve zinxhir, krijimi i Akademisë etj, do të thotë se drejtuesit e tij mendojnë për perspektivën. Por nga ana tjetër, ata janë duke ndjekur me interes edhe paraqitjen e elementëve të rinj tek ekipet fqinje. Kështu ka ndodhur edhe me Ansi Nikën, një futbollist që ka spikatur sezonin e fundit me Adën e Velipojës. Ai është ftuar në seleksionimin e fundit që u zhvillua me shumë futbollistë të rinj nga ana e klubit Vllaznia dhe duhet thënë se ka spikatur mbi të gjithë. Mbase e ka ndihmuar edhe përvoja e fituar duke luajtur
për një sezon të tërë me Adën në kategorinë e parë. Megjithatë ai ka ende një moshë të re. vetëm pas pak ditësh mbush 19 vjeç, që do të thotë se ka shumë perspektivë përpara. Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se këtij lojtari mund t’i ofrohet një kontratë e re që do ta bënte atë kësisoj një futbollist të Vllaznisë. Kjo në fakt ka qenë një nga ëndërrat e këtij lojtari që fëmijë. Karriera e Ansi Nikës ka nisur që 8 vjeç. Për 6 vjet me rradhë është stërvitur nga Ardian Arra. Më pas kalon në itali ku luan për ekipin ivrea por pas një viti paraqitje shumë të mirë, detyrohet të kthehet në Shqipëri për arsye dokumentash. Në momentin e kthimit, i vjen një ofertë nga menaxheri i Torinos Çota por Ansi Nika kthen përgjigje negative. Vjen këtu dhe pranon të luajë për Adën ku ndonëse vetëm 18 vjeç kthehet në një lider për këtë ekip. Luan në krahun e majtë të mesfushës por është protagonist edhe në shënimin e shumë golave për skuadrën e tij. Një paraqitje e tillë është vëzhguar në disa raste nga drejtuesit e Vllaznisë dhe tashmë duket se për të oferta është gati. Aq më tepër që ka spikatur edhe në seleksionimin e bërë me elementin e ri ditët e fundit. Trajneri Krepi që e ka stërvitur tek Ada flet me shumë kënaqësi për këtë lojtar. “Ansi Nika është një futbollist i perspektivës. Aftësitë e tij janë shumë pozitive. Karakterizohet nga aftësi individuale dhe kolektive. Ai është një djalë shumë punëtor. Përkushtohet shumë në stërvitje. Madje, ndryshe nga të tjerët, ai bën edhe dy – tre seanca stërvitore në ditë, gjë që tregon edhe përgatitjen dhe nivelin në të cilën ndodhet. Përveç cilësive teknikotaktike dhe talentin që ka, Nika është mjaft punëtor. Ai karakterizohet nga një kërcyeshmëri e lartë, është mjaft teknik dhe i shpejtë me topin. Pozicionohet në krahun e majtë në mesfushë, gjithashtu i shërben edhe repartit të avancuar. Në shumë ndeshje ai ka qenë shumë pozitiv duke i sjellë dhë një lojë të bukur të Adës. Në qoftë se Ansi do të punojë edhe më shumë, mendoj se do bëhet një futbollist me emër”- ka thënë ai. Tashmë duhet parë rrjedha e ngjarjeve por në pamje të parë duket thuajse e sigurtë se sezonin e ardhshëm Andi Nika do jetë pjesë e Vllaznisë.

Vllaznimi Sportiv

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Fri, 12 Jun 2009 , 01:07

kyt e paska kerku torino por nuk i paska pranu. ka preferu aden....

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Fri, 12 Jun 2009 , 07:41

Skodrinon wrote:kyt e paska kerku torino por nuk i paska pranu. ka preferu aden....
pse pa cuditesh ma patriot hesapi :lol: :lol:
edhe man in redblune e kerkojne ne viene po nuk shkon :mrgreen:
se spo tham per mu qe plasen ma :D
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Fri, 12 Jun 2009 , 17:09

GOLDIAN wrote:
Skodrinon wrote:kyt e paska kerku torino por nuk i paska pranu. ka preferu aden....
pse pa cuditesh ma patriot hesapi :lol: :lol:
edhe man in redblune e kerkojne ne viene po nuk shkon :mrgreen:
se spo tham per mu qe plasen ma :D
:lol: :lol: :lol: :lol:

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Fri, 12 Jun 2009 , 17:10

Vllaznia do Salihin për Europën, s’e lë Riedi

Presidenti Valter Fushaj ka dashur në formë huazimi Hamdi Salihin për Ligën Europiane

Skuadra shkodrane, në përpjekjet e saj për të ndërtuar një skuadër sa më cilësore për pjesëmarrjen e saj në Kupat e Europës të këtij edicioni, ka hedhur sytë edhe drejt Hamdi Salihit. Lojtari i Riedit dhe i kombëtares shqiptare do ishte përforcimi më i rëndësishëm për Vllazninë në këtë kompeticion, por një lëvizje e tillë vështirë të realizohet. Megjithatë, presidenti Valter Fushaj dje ka biseduar gjatë me sulmuesin shkodran, teksa është diskutuar për këtë çështje. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë klubit shkodran, sipas të cilëve vështirë që një gjë e tillë të bëhet realitet.

Kuqeblutë aktualisht janë në përpjekje për të forcuar skuadrën, teksa në ndryshim me sezonin e kaluar, ka shumë ndryshime në skuadër. Aktualisht nuk janë më pjesë e saj plot 6 futbollistë dhe pikërisht Dhëmbi, Sukaj, Boadu, Lici, Kaçi dhe portieri Ndoja, ndërkohë që deri tani ka ardhur vetëm një lojtar, kosovari Kasapi.

Presidenca e klubit është duke bërë të gjitha lëvizjet e duhura për ta kompletuar skuadrën pikësëpari për ndeshjet europiane. Prandaj dhe e kanë nisur me Salihin. Lojtari që luan në Austri me Riedin nuk do jetë i angazhuar në Kupat e Europës me ekipin e tij dhe kjo linte hapur mundësinë që të vinte te Vllaznia në formë huazimi për këto ndeshje.

Vetë Salihi kohë më parë e kishte shprehur hapur këtë dëshirë për të luajtur me skuadrën e qytetit të tij të lindjes në këto kompeticione. Pikërisht nisur nga këto fakte, presidenti i klubit shkodran ka shfrytëzuar praninë e këtij lojtari dje në Shkodër dhe e ka ftuar për një kafe.

Gjatë kohës së bisedës me të i është bërë propozimi në fjalë, por nga ana tjetër, përgjigjja nuk ka qenë ajo që kishte dëshiruar jo vetëm Fushaj, por edhe tifozët e zjarrtë shkodranë. Sulmuesi kuqezi mësohet të ketë deklaruar se ka dëshirë të madhe që të luajë me skuadrën e tij të zemrës në Ligën Europiane, por një gjë e tillë është e pamundur, ngaqë klubi i Riedit nuk e lejon këtë gjë.

Kuptohet, për austriakët, shkodrani është sulmuesi kryesor i tyre dhe një dëmtim a diçka e ngjashme në këto ndeshje për të, do të kishte pasoja të mëdha për ta. Duke qenë kështu, ata kanë qenë krejtësisht kundër një huazimi të tillë dhe për rrjedhojë ëndrra shkodrane për të pasur në ndeshjet e Kupave të Europës një sulm të përbërë nga dyshja Sinani?Salihi merr fund.

Tashmë drejtuesit e Vllaznisë kanë intensifikuar lëvizjet për të gjetur një lojtar tjetër për sulmin, sepse aktualisht kapiteni Sinani është i vetmi lojtar cilësor që ka në dispozicion. Se kush do vijë, kjo mbetet ende enigmë, ngaqë janë disa pista të mundshme dhe të gjitha jashtë vendit. E sigurt është që deri në fillim të javës që vjen, të paktën një sulmues do vijë për llogari të kësaj skuadre, duke plotësuar kështu dyshen e vijës së parë të skuadrës shkodrane, të paktën për ndeshjet europiane, sepse në vazhdim mund të ketë edhe lëvizje të tjera

S.Shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Fri, 12 Jun 2009 , 17:11

Kaçi?Vllaznia, nuk arrihet akordi

Në fakt, pritej që të mbyllej edhe marrëveshja mes tij dhe Vllaznisë, por nuk ka ndodhur kështu. Albert Kaçi nuk ka rënë dakord me drejtuesit e klubit sa i takon kontratës financiare dhe për rrjedhojë nuk është arritur firmosja e kontratës së re. Presidenti Fushaj e kishte ftuar edhe atë për të biseduar, por në fakt kalimi i ditëve nuk solli asnjë akord në këtë mes. Duke qenë kështu, mesfushori me tipare sulmuese i kuqebluve dje nuk ka dalë në stërvitje me ekipin dhe pritet që të mos jetë më pjesë e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm.

S.Shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Fri, 12 Jun 2009 , 17:24

Mesfushori i majtë shikohet si përforcim cilësor për ndeshjet e Ligës së Evropës
Lika kthehet çështje te Vllaznia
Gjithçka mbetet në dorë të Haxhetepes, ndërsa ambiciet e lojtarit janë për klub të madh


Një nga emrat që përflitet në kamp in kuqeblu, se mund të vijë si i huazuar, është pikërisht ai i mesfushorit
shkodran të Haxhetepes dhe ekipit kombëtar, Gilman Lika. Gjatë sezonit të kaluar, 23-vjeçari ka qenë titullar
tek ekipi turk, teksa shënoi edhe tre gola, një prej të cilëve u shpall më i bukuri i javës për kampionatin. Forma e mesfushorit të majtë, i cili u largua nga Vllaznia, pas fitimit të Kupës së Shqipërisë, ka qenë gjithmonë në ngritje. Lika aktualisht ndodhet në Shkodër për pushime, por te Vllaznia nuk e mohojnë që mesfushorin e duan për ndeshjet
e Ligës së Evropës. Ndërkohë, nga burime të tjera në klub, mësohet se pavarësisht se lojtari gëzon një formë të
mirë dhe mund të jetë i vlefshëm për shkodranët, përsëri ende nuk është vendosur plotësisht. Në lidhje me këtë ka disa pengesa, sepse gjithçka mbetet në dorë të klubit turk.
Sipas të njëjtave burime, presidenti Valter Fushaj ende nuk ka filluar bisedimet, qoftë me klubin, apo vetë lojtarin. Lika është vetëm një pëlqim dhe një mundësi e mirë dhe gjërat nuk varen nga Vllaznia. Një pengesë në këtë kalim mund të jetë dhe ajo financiare. Ardhja e Likës në këto takime do të jetë e kufizuar edhe nga mundësia për të
kaluar nga krahun tjetër të mesfushës, të të riut Ndriçim Shtubina, i cili ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të kuqeblu në sezonin e fundit. Gjithsesi, në çështjen “Lika”, një gjë është e sigurt: presidenca shkodrane e ka në projektet e saj diskutimin e një emri si Lika, për ta pasur të gatshëm për Ligën Evropiane. Nga ana tjetër, vetë ambiciet e lojtarit në këtë moment janë që të kalojë në një klub shumë më të mirë se Haxhetepe.

Klubi
Drejtuesit e klubit, pavarësisht se nuk japin emra konkretë, janë në bisedime me homologët turq të ekipeve Haxhetepe dhe Gençerbirlingi. Kjo bëhet për të bërë të mundur, që brenda pak kohësh, të sjellin në Shkodër
lojtarët e duhur dhe cilësorë, e për të kontribuar me Vllazninë. Ajo që mësohet është se këta lojtarë do të vijnë shumë shpejt në Shkodër, menjëherë sapo numri një i pankinës, Hasan Lika, të ketë piketuar vendet ku ekipi i tij
ka më shumë nevojë për përforcime. Drejtuesit teknikë dhe ata të presidencës shkodrane i kanë fokusuar të gjitha forcat e tyre te takimet e Ligës Evropiane. Objektivi i vënë nga klubi është që të paktën të kalohet një tur në këtë kompeticion. Trajneri Lika dhe ndihmësit e tij po vazhdojnë punën me elementin që kanë në dispozicion, e ndërsa drejtuesit nuk po ndalen përsa i përket merkatos. Numri një i klubit, Valter Fushaj, ka premtuar që do të ndërtojë
një ekipi konkurrues, qoftë përsa u përket takimeve evropiane, e gjithashtu për vazhdimësinë. Fakti që në sezonin
e fundit, kuqeblutë ishin shumë pranë titullit kampion, por nuk ia arritën, ka bërë që ambiciet e klubit të jenë të mëdha. Tifozët shkodranë kërkojnë trofe dhe ndoshta kampionati i ardhshëm do të jetë viti i gëzimit për ta.

Panorama

Post Reply