Post
by Skodrinon » Fri, 15 May 2009 , 17:58
Duro tek AEK-u, është vetëm çështje ditësh
Lojtari: S’kam firmosur akoma, por oferta është joshëse
Klodian Duro, mes fushori i Kombëtares shqiptare, është një hap larg AEK-ut të Athinës. Klubi grek i ka bërë një ofertë të majme 32-vjeçarit, i cili pohon se është i joshur nga ideja se mund të luajë me klubin grek sezonin e ardhshëm. I pyetur nga “Panorama Sport”, futbollisti ka dashur të driblojë në lidhje me tratativat me klubin grek,
por ka pohuar se është në bisedime. Lojtari që aktivizohet te qipriotët e Omonias, i shënoi dy gola AEK-ut në Kupën UEFA dhe ishte ai, që eliminoi skuadrën greke nga ky kompeticion. Duro ka bërë paraqitje shumë të mira gjatë këtij edicioni, pasi ka arritur të shënojë 11 gola me fanellën e Omonias dhe të japë shtatë asiste për gol.
Është e vërtetë që jeni shumë pranë kalimit te skuadra e AEK-ut?
Nuk mund të them asgjë për këtë. Kam pasur disa oferta gjatë kësaj periudhe, madje edhe nga kjo skuadër, por
ende nuk është vendosur asgjë. Unë jam profesionist dhe si i tillë, më duhet të tregoj respekt për klubin ku luaj,
Omonian. Drejtuesit e saj më kanë respektuar deri tani dhe unë duhet që të jem korrekt.
Në median greke thuhet se menaxherët e AEK-ut kanë arritur një akord verbal me ju, përsa i përket pjesës
financiare, por nuk po bindin Omonian, që t’ju lërë të lirë?
Nuk e mohoj se AEK-u më tërheq shumë si skuadër, pasi është një ndër ekipet më të mira në Greqi. Nëse Omonia
bindet të më lërë të lirë, atëherë padyshim që do të më pëlqente të luaja me këtë skuadër. Megjithatë, nuk duhet
të ngutemi, pasi nuk është arritur asgjë zyrtare.
Tek Omonia keni marrë 500 mijë dollarë për dy sezone, po klubi grek sa ju ka ofruar?
Nuk mund të flas! Tentativa për t’u larguar nga Omonia, është produkt i mosaktivizimit tuaj rregullisht gjatë fazës
së dytë në këtë skuadër?
Është krejt e kundërta. E para, nuk po kërkoj unë të iki nga Omonia, pasi janë klubet, ato që interesohen për mua dhe jo unë për to. Së dyti, mendoj se ofertat interesante që kam, janë produkt i një sezoni të mirë dhe i një pune
të mirë sezonale. Nëse nuk do të kisha luajtur rregullisht dhe nëse nuk do të kisha dhënë atë që duhej në fushë,
tani ofertat do të ishin shumë më të pakta dhe më të ulëta. Në një skuadër me lojtarë të nivelit të lartë si Omonia, nuk mund të pretendosh se vendin e titullarit e ke pronë tënden. Megjithatë, unë kam luajtur më shumë se 70% të
ndeshjeve, çka është një tregues shumë i mirë.
Tek AEK-u, mund ta keni më të vështirë për të siguruar një vend titullari...
Nuk kam firmosur akoma, fillimisht unë duhet të nënshkruaj njëherë me këtë skuadër dhe pastaj të flasim për
vendin e titullarit. AEKu është një ekip që nuk mund t’i them dot “jo”, por të shohim. Nuk mund të tregohem
i nxituar dhe të tregoj mungesë respekti për Omonian. Edhe këtu ku jam, ndihem shumë mirë