Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Kërkesë FSHF së: Shtyjeni kampionatin!
Klubi i futbollit "Vllaznia", dje përmes një shkrese zyrtare, i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit shtyrjen e fillimit të kampionatit. Ky i fundit është menduar të nisë më datë 19 gusht, por për shkodranët një datë e tillë është shumë e papërshtatshme, nisur nga problemet që kanë kaluar dhe po kalojnë skuadrat tona. Për më tepër, në shkresën që drejtuesit e Vllaznisë kanë depozituar dje në federatë, kërkesa për shtyrje të fillimit të kampionatit, ka edhe një arsye më tepër pse duhet të ndodhë ashtu. "Për ne është e pakuptimtë që kampionati të nisë aq shpejt. Skuadrat tona, përfshi këtu edhe Vllazninë, i kanë filluar me vonesë stërvitjet, madje ka edhe skuadra të tjera që ende nuk i kanë filluar ato, nisur nga problemet që kanë, prandaj do të ishte shumë normale që kampionati të shtyhej deri në fund të gushtit, apo në fillim të shtatorit. Pastaj më duket e pakuptimtë që kampionati sivjet të fillojë me 19 gusht, ndërkohë që mendohet të zhvillohen rreth 32 ndeshje. Ndërkohë, vitin e kaluar ai ka filluar më 27 gusht, kur ka pasur edhe më shumë ndeshje, 36. Prandaj, meqë edhe shorti i kampionatit të ri ende nuk është hedhur, ne propozojmë që ai të shtyhet për në fillim të shtatorit. Kjo shtyrje do të ishte në të mirë të futbollit shqiptar," ka shpjeguar dje presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj. Një kërkesë e tillë duket se ka qenë e domosdoshme, nisur edhe nga konstatimet që ka bërë trajneri gjerman i kësaj skuadre Ulrih Shulze, i cili ka thënë se shkodranët janë 4 javë me vonesë sa i takon fillimit të stërvitjeve.

Vllaznia, gati dokumentacioni për në Gjermani
Dita e djeshme ka qenë shumë e ngarkuar për zyrtarët e klubit "Vllaznia". Ata gjatë gjithë ditës janë marrë me mbledhjen e pasaportave dhe dokumenteve të tjera të lojtarëve që duhen për bërjen gati të dokumentacionit që duhet për marrjen e vizave në Ambasadën Gjermane në Tiranë. Kësisoj, drejtuesit e klubit kanë hartuar edhe një listë paraprake me emrat e lojtarëve që do të shkojnë për t'u stërvitur në Magdeburg. Nga sa merret vesh, numri i lojtarëve që do të shkojnë drejt këtij vendi fillimisht nuk do jetë shumë i madh, duke qenë se Vllaznia do të kompletohet rrugës. Për pasojë, nuk përjashtohet mundësia që në fazën përgatitore të shkojë një numër prej 14 15 lojtarësh, ndërkohë që pjesa e tjetër do të plotësohet me lojtarët e huaj që do të bashkohen me skuadrën në kampingun gjerman. Ajo çfarë arrijmë të mësojmë është se në listën paraprake të shkodranëve bëjnë pjesë edhe Bejzade dhe Osja, pa harruar këtu dy futbollistët malazezë, Radusinoviç e Vukçeviç. Të tjerët janë të njohur, teksa bëhet fjalë për Licin, Ndrekën, Grimën, Ahin, Doçin, Hotin e G.Likën. Nga të rinjtë pritet të jenë Tafili, Bishani, H.Lika, Semina e Guri. Megjithatë, kjo listë mund të ketë sërish ndryshime. Gjithsesi, ajo çfarë konstaton është se trajneri Shulze ka filluar ta bëjë seleksionimin e parë të skuadrës. Ka emra lojtarësh që mund të lihen jashtë skuadrës, ashtu si edhe të tjerë të rinj që mund të afrohen. Armando Lohja, krahu i djathtë i sekretarit të klubit Agim Medja, ka mbledhur dje të gjitha pasaportat e futbollistëve, ndërkohë që në zyrën e presidentit Fushaj ka mbërritur edhe garancia e gjermanëve që do t'i presin në kampingun e tyre për 3 javë. Nisja e ekipit të Vllaznisë drejt Gjermanisë mendohet të bëhet më datat 24, ose 25 korrik.

Kuqeblutë, kontratë me firmën "Locust"
Vllaznia në sezonin e ri sportiv do të mbajë të veshur materiale sportive të firmës së njohur kanadeze "Locust". Kjo bëhet e ditur nga burime pranë klubit shkodran, sipas të cilëve presidenti i tij, Valter Fushaj, dy ditë më parë ka firmosur kontratën përkatëse me përfaqësuesit e kësaj firme. Në këtë mënyrë, shumë shpejt kuqeblutë do të jenë të pajisur me të gjithë bazën e nevojshme materiale jo vetëm për ndeshjet zyrtare, por edhe për stërvitje.

Shulze u nxjerr "shkumën" kuqebluve
Stërvitja e kuqebluve gjatë këtyre ditëve ka qenë shumë e ngarkuar sa u takon ngarkesave të marra. Trajneri Shulze e ka përqendruar shumë punën në rritjen e parametrave fizikë të futbollistëve, duke kërkuar të punojë me kujdes me ta, ngaqë ata kanë qëndruar gati dy muaj pushim. Kësisoj, ndonëse Vllaznia zhvillon nga dy seanca stërvitore në ditë, trajneri gjerman ka arritur t'i kombinojë në stërvitje. Paradite punohet kryesisht në aspektin fizik, teksa për gati 120 minuta vetëm vrapohet dhe zhvillohen ushtrime të ndryshme aerobike. Ndërkohë, seanca e pasdites kryesisht është e përqendruar te puna me topin dhe lojërat. Nga ana e futbollistëve ka pasur pak ankesa në lidhje me këto ngarkesa, megjithatë në radhët e tyre vërehet një dëshirë për të punuar. "Tani mund të jeni duke u lodhur, por kur të fillojë kampionati, të jeni të sigurt se keni për të qenë në një formë të shkëlqyer," mësohet t'u jetë drejtuar trajneri Shulze futbollistëve të tij.

- Tifoz nderi
- Posts: 887
- Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04
Sa mir qe paskan gjet sponsor po kja locust paska filiale edhe ne Shqiperi???vllaznia1919 wrote:Kuqeblutë, kontratë me firmën "Locust"
Vllaznia në sezonin e ri sportiv do të mbajë të veshur materiale sportive të firmës së njohur kanadeze "Locust". Kjo bëhet e ditur nga burime pranë klubit shkodran, sipas të cilëve presidenti i tij, Valter Fushaj, dy ditë më parë ka firmosur kontratën përkatëse me përfaqësuesit e kësaj firme. Në këtë mënyrë, shumë shpejt kuqeblutë do të jenë të pajisur me të gjithë bazën e nevojshme materiale jo vetëm për ndeshjet zyrtare, por edhe për stërvitje.
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Ciao naqe,vvvllaznia wrote:Sa mir qe paskan gjet sponsor po kja locust paska filiale edhe ne Shqiperi???vllaznia1919 wrote:Kuqeblutë, kontratë me firmën "Locust"
Vllaznia në sezonin e ri sportiv do të mbajë të veshur materiale sportive të firmës së njohur kanadeze "Locust". Kjo bëhet e ditur nga burime pranë klubit shkodran, sipas të cilëve presidenti i tij, Valter Fushaj, dy ditë më parë ka firmosur kontratën përkatëse me përfaqësuesit e kësaj firme. Në këtë mënyrë, shumë shpejt kuqeblutë do të jenë të pajisur me të gjithë bazën e nevojshme materiale jo vetëm për ndeshjet zyrtare, por edhe për stërvitje.
Locust ka vetem 3 filiale ne te tan boten 1 ne Kanada, 1 ne Amerike si edhe nji ne Europe qe ndodhet ne Gjermani.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Kuqeblutë planifikojnë 5 miqësore në Gjermani
Në dy javët e qëndrimit në Gjermani ekipi i Vllaznisë ka menduar të zhvillojë 5 takime miqësore. Madje nuk mund të konsiderohet vetëm ide, pasi çdo gjë është saktësuar në lidhje më këtë çështje dhe miqësoret duken të programuara. Kundërshtarë të kuqebluve pritet të jenë skuadra të kategorisë së tretë, apo dhe të katërt të këtij vendi. Një prej kundërshtarëve të mundshëm të shkodranëve pritet të jetë ekipi vendës i Magdeburgut. Fakti që trajneri aktual i Vllaznisë, Ulrih Shulze, është një nga emrat më të rëndësishëm të historisë së këtij klubi, nuk e ka pasur shumë të vështirë ta rregullojë një miqësore të tillë. Këto miqësore do të shërbejnë për të testuar lojtarët që pritet të përfshihen në radhët e kuqebluve. Pikërisht për këtë arsye, rregullimin e miqësoreve të tjera, apo dhe kontaktet me lojtarët që do të vijnë për t'u provuar, ka qëndruar në Gjermani edhe ndihmëstrajneri i Vllaznisë, Uliks Kotrri.
Në dy javët e qëndrimit në Gjermani ekipi i Vllaznisë ka menduar të zhvillojë 5 takime miqësore. Madje nuk mund të konsiderohet vetëm ide, pasi çdo gjë është saktësuar në lidhje më këtë çështje dhe miqësoret duken të programuara. Kundërshtarë të kuqebluve pritet të jenë skuadra të kategorisë së tretë, apo dhe të katërt të këtij vendi. Një prej kundërshtarëve të mundshëm të shkodranëve pritet të jetë ekipi vendës i Magdeburgut. Fakti që trajneri aktual i Vllaznisë, Ulrih Shulze, është një nga emrat më të rëndësishëm të historisë së këtij klubi, nuk e ka pasur shumë të vështirë ta rregullojë një miqësore të tillë. Këto miqësore do të shërbejnë për të testuar lojtarët që pritet të përfshihen në radhët e kuqebluve. Pikërisht për këtë arsye, rregullimin e miqësoreve të tjera, apo dhe kontaktet me lojtarët që do të vijnë për t'u provuar, ka qëndruar në Gjermani edhe ndihmëstrajneri i Vllaznisë, Uliks Kotrri.
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Kuqeblutë neser në ora 09.30 miqësorja me Kastriotin.
Në prag të nisje drejt Gjermanisë, drejtuesit e Vllaznisë kanë menduar edhe për zhvillimin e një takimi miqësor në Shkodër. Ky takim do të zhvillohet neser paradite në orën 09.30 në stadiumin “Loro Boriçi”. Kundërshtari i kuqebluve do jetë ekipi debutues i Superligës, Kastrioti i Krujës. Sipas trajnerit Shulze, ky takim nuk do ketë shumë rëndësi sepse skuadra dje paradite por edhe pasdite ka zhvilluar një stërvitje të fortë, për të mos thënë të rëndë prandaj dhe ndaj krutanëve nuk do ketë shumë rëndësi rezultati. Miqësorja e sotme me Kastriotin do jetë edhe testi i fundit për afrikanin Ziambo që ka ardhur për t’u provuar tek Vllaznia por nisur nga ato çfarë janë shprehur drejtuesit e kuqebluve dje, gjasat janë që ai sot të kthehet andej nga ka ardhur.
Vllaznia, miqësore edhe me Hansa Rostok
Në ditët e qëndrimit në Gjermani, siç dihet ekipi shkodran ka planifikuar zhvillimin e një sërë ndeshjesh miqësore me skuadra të këtij vendi. Kundërshtari më i rëndësishëm i Vllaznisë në këto miqësore do jetë ekipi i njohur i Hansa Rostok, që këtë sezon ka rënë në Bundesliga 2. këtë e ka bërë të ditur vetë trajneri i Vllaznisë, gjermani Shulze që është marrë direkt me rregullimin e kësaj miqësoreje. Përveç këtij ekipi do të ketë ndeshje edhe ekipin e Magdeburgut si dhe me ekipe të tjera të kategorisë së tretë dhe katërt të futbollit gjerman. Gjatë këtyre ndeshjeve miqësore do të testohen dhe njëkohësisht do të provohen edhe 11 futbollistët që pritet të vijnë te Vllaznisë. Në këtë mori lojtarësh nuk ka vetëm gjermanë por bëhet fjalë edhe për futbollistë çekë e polakë , kryesisht të reparteve të mesfushës dhe sulmit, reparte këto që kanë ende nevojë për t’i kompletuar.
Shkodranët, neser në mesnate drejt Gjermanisë.
Pasi do t’i mbyllin përgatitjet e bëra në Shkodër me ndeshjen miqësore me Kastriotin, kuqeblutë në mesnatën e së shtunës do të jenë në Aeroportin e Rinasit për të fluturuar drejt Gjermanisë ku siç dihet do stërvitjen për dy javë me rradhë. Linja që do ndjekin shkodranët do jetë ajo Rinas-Këln ndërkohë që në aeroportin e këtij qyteti, ata do t’i presë autobuzi që do t’i çojë drejt Magdeburgut, qytetit ku do akomodohen për këtë periudhë. Në përbërje të delegacionit shkodran bëjnë pjesë 25 vetë ku përfshihen futbollistë, trajnerë e staf mjekësor. Presidenti Fushaj ka bërë të ditur dje se me skuadrën do udhëtojë edhe i riu i talentuar Alsid Tafili i cili në fillim u duk se do mbetej në Shkodër por ai tashmë do jetë me ekipin. Ndërkohë në Shkodër do të mbetet blerja më e fundit e Vllaznisë Osja i cili nuk ka arritur të paiset dot me vizën gjermane në afatin e duhur. Ai mund të bashkohet me skuadrën ndoshta në ditët e ardhshme.

Miqësorja, kuqeblutë mundin 3 1 Kastriotin
Paradreken e djeshme, në stadiumin "Loro Boriçi" është luajtur takimi miqësor mes ekipeve të Vllaznisë dhe Kastriotit. Kanë qenë shkodranët ata që e kanë kërkuar me ngulm një miqësore të tillë para nisjes për në Gjermani për të parë më mirë edhe gjendjen e skuadrës. Miqësorja është fituar 3 1 nga kuqeblutë, të cilët kanë luajtur më mirë, ndonëse vinin pas një stërvitjeje të lodhshme të ditëve të fundit. Trajneri Shulze i Vllaznisë e ka nisur lojën me këtë formacion: Bishani, Hoti, Vukçeviç, Ndreka, Doçi, Radusinoviç, Osja, Lici, Tafili, Ziambo dhe Kaçi. Ndërkohë, kolegu i tij te Kastrioti, Ramazan Ndreu, aktivizoi këta lojtarë në fillim të ndeshjes: Koçi, Dushku, Hasani, Grami, Rustami, Hasa, Vogli, Turdiu, Xhanja, Bërzezi, Tanushi. Ndeshja është gjykuar nga arbitri shkodran Agron Kastrati, ndërkohë që loja është kontrolluar përgjithësisht nga vendësit. Janë këta që arrijnë të shënojnë edhe golin e parë me anë të Ndrekës, që me kokë është i saktë në minutën e 30 të pas një goditjeje këndi. Gjatë kësaj pjese loje ka rënë në sy edhe loja e Osjes dhe e Kaçit, ndërkohë që është pëlqyer edhe ajo e 19 vjeçarit Tafili. Në pjesën e dytë kanë ardhur edhe zëvendësimet, kur kanë hyrë në lojë për vendësit Shtupina, Hyka, A.Beqiri e Semina. I pari që është larguar nga fusha ka qenë afrikani Ziambo. Ai në 45 minutat e para ka treguar mangësi të theksuara të përgatitjes fizike dhe për rrjedhojë dje duhet t'i ketë dhënë lamtumirën Vllaznisë. Krejt ndryshe ka qenë loja e Kaçit, i cili megjithëse ende nuk ka firmosur për kuqeblutë, është shumë pranë rikthimit. Ai ka qenë shumë i lëvizshëm në fushë, madje ka shënuar edhe një gol të bukur në minutën e 82 të, gol që ka qenë i treti për vendësit, ngaqë golin e dytë e ka shënuar 20 vjeçari i ardhur nga Belgjika Alban Hyka në minutën e 62 të. Pas golit të tretë, shkodranët kanë lëshuar në lojën e tyre për rrjedhojë Turdiu ka shënuar të vetmin gol për miqtë në minutën e 86 të të miqësores. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Ulrih Shulze, është shprehur përgjithësisht i kënaqur me nivelin e treguar nga lojtarët e tij. "Përgjithësisht jam i kënaqur me lojën e ekipit tim. Dua të falënderoj futbollistët e mi, të cilët megjithëse kanë zhvilluar një stërvitje të fortë, e kanë përballuar me sukses atë. Ajo që kam vërejtje unë për ekipin është se në 15 minutat e fundit të ndeshjes kanë lëshuar në lojë në mënyrë të pakuptimtë. Kjo nuk duhet të ndodhë në ndeshjet e tjera," ka thënë ai.

Shulze, mendja e ndare me dysh
Ora 17.00 e dites se djeshme e ka gjetur skuadren shkodrane te rreshtuar perpara teknikut gjerman, ne terrenin e kompleksit “Sport Park Glinde”, ndersa Osja, Teli, Kaci, Dabulla, por mbase dhe Bejzade, jane ne pritje per t’u nisur.
Avioni i linjes Rinas Keln ka prekur token gjermane ne oret e para te mengjesit te djeshem, duke u dhene mundesi futbollisteve dhe drejtuesve te Vllaznise te sistemohen me kohe ne rezidencen e tyre te re, ne kompleksin sportiv “Sport Park Glinde” te Magdeburgut. Nje pushim disa oresh ne dhomat e tyre, pak ambientim ne mjedisin e ri dhe me pas ka ardhur dreka e pare me menyne gjermane, per te cilen eshte kujdesur si gjithmone mjeku veteran sportiv, shkodrani Zyhdi Coba. Nderkohe, nga informacioni qe marrim nga drejtori organizativ i klubit te futbollit Vllaznia, Armando Lohja, mesohet se ne oren 17.00 skuadra shkodrane ka qene e rreshtuar perpara stafit teknik, ku pervec “timonierit” Shulze dhe Avenir Danit, qe merret me pergatitjen e portiereve, ishte edhe Uliks Kotrri, i cili tani e prapa do te luaje rolin e ndihmestrajnerit. Te gjithe se bashku, perfshire edhe mjekun Coba dhe masazhatorin Ruzhdi Mesi, do te jene ne sherbim te fazes pergatitore te skuadres kuqeblu, e cila pritet te zhvillohet me nivel profesional dhe ne kushte mjaft te pershtatshme. Gjithnje sipas drejtorit organizativ Lohja, gjate kesaj periudhe tekniku gjerman Ulrih Shulze ka planifikuar te zhvilloje disa ndeshje miqesore, pese ose gjashte te tilla, me skuadra te kategorise se dyte dhe te trete gjermane. Por, ndersa do te vazhdoje periudhen pergatitore me skuadren ne Gjermani, Shulze do ta kete mendjen jo pak edhe ne Shkoder, aty ku ka qendruar nje pjese e mire e futbollisteve, si titullare, apo edhe te rinj, vlerat e te cileve, edhe pse nuk u be e mundur te udhetojne me skuadren ne Gjermani, eshte pranuar se jane te dobishme per Vllaznine. Por, nder ta, sigurisht qe preokupimin me te madh ai e ka per Safet Osjen e Admir Telin, tashme zyrtarisht lojtare te Vllaznise, pas hedhjes se firmave te tyre ne kontrate, por edhe per Albert Kacin, Rezart Dabullen, Skerdi Bejzaden e ndonje tjeter, te cilet, duke qene pjese e skuadres, duhej te ishin me ta ne Gjermani. Mungesa e dokumentacionit perkates, apo edhe ndonje vonese veprimesh ne marredheniet ne mes tyre i kane detyruar ata te qendrojne ne Shqiperi.
Meraku dhe porosite e trajnerit
“Kjo nuk eshte aspak e mire”, do te thoshte tekniku Shulze, perpara se te niseshin drejt Gjermanise, te shtunen, ne mbremje vone. “Per hire te ndertimit te nje pune sa me profesionale me skuadren ne kete periudhe pergatitore, ata duhej te ishin me ne, ne Gjermani. Nje gje e tille pritet te realizohet pas pak ditesh, por, duke pasur parasysh kohen e shkurter qe kemi ne dispozicon, kjo i demton jo pak ata ne lidhje me gjendjen e pergjithshme fizike dhe harmonizimin e veprimeve me skuadren”, eshte shprehur Shulze.
Megjithate, trajneri i skuadres shkodrane, se bashku me drejtorin organizativ, Armando Lohja, perpara nisjes per ne Gjermani, kane qendruar gjate me njerin nga keta titullare, Safet Osja, qe ishte i pranishen ne momentin kur Vllaznia po largohej. Tekniku gjerman i ka folur shume Osjes, duke u ndihmuar ne perkthim dhe prej njerit prej pjesetareve te stafit, Lohjes. Mesazhi qe ai kerkonte t’i jepte Osjes, por nepermjet tij edhe lojtareve te tjere qe kane mbetur pa udhetuar ne Gjermani, ishte qe deri ne ate dite, kur do te behet e mundur nisja e tyre, ata duhet te sterviten rregullisht, pa e nenvleftesuar aspak kete periudhe te shkeputjes me skuadren. Sipas trajnerit gjerman, nese nuk do te vazhdojne te sterviten, do te ishte ne demin e tyre personal, por edhe te skuadres ne teresi, sepse do te krijohej nje hendek me pjesen tjeter te lojtareve, qe do te marrin ngarkesa te tjera. Ne lidhje me kete teme, Lohja tha se jane marre masat qe grupi i futbollisteve, qe ka mbetur ne Shkoder, do te jete i organizuar ne seanca te rregullta stervitore, ne kompleksin sportiv “Zmijani”, nen drejtimin e trajnerit te Shpreses se Vllaznise, Ferit Borshi. Ne perberje te grupit, qe do te stervitet ne Shkoder, priten te jene, pervec Osjes dhe Telit, edhe Dabulla me Bejzaden, te cilet duket se i kane dhene fund bisedimeve me presidentin Fushaj, per te veshur per nje vit fanellen e Vllaznise.
GASPER MARKU

- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Do jete habite ky trajneri se sbesoj se ndodh ne ndonje vend ne bote qe gjysma e ekipit mbetet ne qytet e gjysma tjeter shkon ne kamping stervitor.ishalla po ibashkohen sa ma shpejt se ai formacion qe ishte kunder kastriotit nuk me duket shume shpres dhenes.TE me falni
ky eshte vetem mendimi im.
ky eshte vetem mendimi im.
i perjashtuar
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Peshendetje Goldian,
Shpresojme qe me ekipin te bashkohen edhe futbollistat e tjere, si Teli, Dabulla, Kaçi, Bejzade.
Me aq sa kam nigju un prej shkodret, Vllaznia ka paraqit nje loje relativisht te mire edhe se ka lujt kunder nje ekipi ma inferior se Vllaznia, ka ba nje loje te knaqshme.
Me ardhjen e lojtarve si Kaçi e Bejzade, si edhe me afrimin e ndonji lojtari tjeter cilsore, 1 sulmues e 1 organizator , Vllaznia besoj se ka me u paraqit mire ne sezonin qe vjen.
Shpresojme qe me ekipin te bashkohen edhe futbollistat e tjere, si Teli, Dabulla, Kaçi, Bejzade.
Me aq sa kam nigju un prej shkodret, Vllaznia ka paraqit nje loje relativisht te mire edhe se ka lujt kunder nje ekipi ma inferior se Vllaznia, ka ba nje loje te knaqshme.
Me ardhjen e lojtarve si Kaçi e Bejzade, si edhe me afrimin e ndonji lojtari tjeter cilsore, 1 sulmues e 1 organizator , Vllaznia besoj se ka me u paraqit mire ne sezonin qe vjen.
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
PERSHENDETJE ADMIN
ndoshta e kam tepruar pak me pesimizmin e shfaqur dhe per kete ju kerkoj falje.
jam dakort me ty por une momentalisht bej llogarite me ata lojtare qe ka vllaznia ne dispozicion pa llogaritur se kush do vije.
besoj se dhe ti dhe te tjeret jeni te nje mendimi me mua se i gjithe ekipi duhej te ishte ne gjermani e jo nje pjese.per kete fajesoj presidentin.teli dabulla kaci bejzade shpresoj qe te katert te behen realisht futbolliste te vllaznise dhe jo te mbesin neper gazeta.uroj qe presidenti te kete ruajtur dhe ndonje surpize tjeter te kendshme pastaj do themi me plot goje se jemi pretendent per titull.GOLDIAN
ndoshta e kam tepruar pak me pesimizmin e shfaqur dhe per kete ju kerkoj falje.
jam dakort me ty por une momentalisht bej llogarite me ata lojtare qe ka vllaznia ne dispozicion pa llogaritur se kush do vije.
besoj se dhe ti dhe te tjeret jeni te nje mendimi me mua se i gjithe ekipi duhej te ishte ne gjermani e jo nje pjese.per kete fajesoj presidentin.teli dabulla kaci bejzade shpresoj qe te katert te behen realisht futbolliste te vllaznise dhe jo te mbesin neper gazeta.uroj qe presidenti te kete ruajtur dhe ndonje surpize tjeter te kendshme pastaj do themi me plot goje se jemi pretendent per titull.GOLDIAN
i perjashtuar
-
- Tifoz nderi
- Posts: 887
- Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04
Me fal Goldian por nuk jam dakort me ty qe fajin e ka presidenti.Keto lojtar hala nuk kan firmos per vllaznin dhe keshtu qe nuk munden me kerku viz ne ambasaden gjermane.tham qe presidenti esht duke ba nje pun te mir duke marr lojtar te mir.Kam vetem nje verejtje qe nuk e kuptoj faktin pse vllaznia duhet per çdo vjet me marr futbollist te flliqun te nje populli te flliqun siçjan malazest.Qysh kur kena fillu me i marr me Agron çelen asgje nuk kena ba dhe mendoj qe edhe simjet ishtu ka me shku,shpresoj qe te gabohem.Mandej desha me than qe kan nje vjet koh me gadit problemet e shoqeris aksionere shpresoj qe ne korrikun tjeter te mos perseriten problemet e para nje muajiGOLDIAN wrote:PERSHENDETJE ADMIN
ndoshta e kam tepruar pak me pesimizmin e shfaqur dhe per kete ju kerkoj falje.
jam dakort me ty por une momentalisht bej llogarite me ata lojtare qe ka vllaznia ne dispozicion pa llogaritur se kush do vije.
besoj se dhe ti dhe te tjeret jeni te nje mendimi me mua se i gjithe ekipi duhej te ishte ne gjermani e jo nje pjese.per kete fajesoj presidentin.teli dabulla kaci bejzade shpresoj qe te katert te behen realisht futbolliste te vllaznise dhe jo te mbesin neper gazeta.uroj qe presidenti te kete ruajtur dhe ndonje surpize tjeter te kendshme pastaj do themi me plot goje se jemi pretendent per titull.GOLDIAN
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Pershendetje !
Problemi i Vllaznise ket vit asht se kan dasht me prit shume per me zgjedh presidentin e me ra dakort per punt e presideces.....
Qe i gjith ekipi te ishte ne Gjermani, ajo do ishte gjaja ma e mire, por per fat te keq jane gjanat burokratike si edhe pak faj mund te kete edhe presidenca qe ishte dasht me i mendu ma perpara kta gjana edhe me i myll punt ifije ma shpejt. Sdq presidenca deri tesh duket se asht tu punu mire, shpresojme te vazhdojne kshu, e ishalla nuk asht aja eufororia e fillimit.
Sa i takon malazesve, sjam dakort me vvvllaznia, ne sezonin e kalum Radusinovic ka ken nje nder lojtaret ma te disiplinum e qe ka ba paraqitje shume te mire, sa i takon Vukcevic te shohim se si do te paraqitet, edhe se fliten fjal te mira per te.

Teshti admin thajm qe ti radusnoviçin nuk e ke pa tu lujt keshtu qe ndoshta as un e as ti nuk e dina se çfar lojtari esht.duke lexu artikujt per vllaznin nuk me duket se ndonje her esht cilsu loja e radusnoviçit qe edhe simjet shkoi e bani nje prov tek skuadra e dallkut ne ukrain e nuk e moren.Nuk besoj qe radusnoviçi esht ndonje lojtar me i mir se ndreka e teli qe losin ne mes dhe pastaj populli i tij ka kontribu me vra mbi 10.000 shqiptar vetem ne 1999 pra nuk besoj qe ne duhet me marr lojtar malazez.Futbolli esht sport por edhe duhet me pa pertej sportit