Lajme nga Liga Superiore
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Lajme nga Liga Superiore
Lene naqe se ka lan name albitri dje ne kavaj bashke me ansoren poshte tribuns qendrore.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajme nga Liga Superiore
e ka pas fajin valteri aty
se mduket ka ken albitri djal i tezes i grus se valterit
prandaj ju dha dy te kuqe
po mos te ndijn fatjoni

i perjashtuar
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajme nga Liga Superiore
Daiu: Tirana? Besa luajti ndershëm
“Ndaj Tiranës barazuam, por dhe mund ta fitonim ndeshjen, pasi na u anulua një gol i Cikalleshit”, - tha Daiu për mediat sportive
Përparim Daiu, zëvendëstrajneri i Besës, pohoi se skuadra kavajase luajti ndershëm në barazimin 1-1 me Tiranën në javën e 30-të të Kategorisë Superiore, që solli më pas edhe kryesimin e Vllaznisë.
“Ndaj Tiranës barazuam, por dhe mund ta fitonim ndeshjen, pasi na u anulua një gol i Cikalleshit”, - tha Daiu për mediat sportive. “Ne do ta respektojmë kampionatin deri në fund”, -theksoi ish-trajneri i Dajtit.
Besa renditet në mesin e artë të Superligës, vendi i 6-të me 40 pikë, por duke mos pasur mundësinë për të luajtur vitin e ardshëm në Europë.

kush na e gjen kyt golin qi i kan anullu kavajs? ndoshta e jep sonte procesi sportiv. shifni ne mujshi me e rregjistru
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
skodrinon.
a nuk e kupton qe jan tiransit qe bajn rubrikat sportive a?
si mund te ulin tiranen ata ,duke e dit qe goli asht i rregullt ,dhe si mund ta japin golin kur asht i rregullt .
keta gazetare qelbsina ,i djeg boll kryesimi i vllaznise ,dhe e dijn se fitume me merite dhe thojn lujtem teater me shkumbinin.
ti thuj shyqyr qe nuk kena pas lajme sot tu u hap lojtaret e tiranes ,se kan 10 jave qe thojn e kena kampionatin ne gjep.
po patush pushti ku asht tash .
ja per gja por hangri shum mut .
po memelli ku asht se ,edhe ai hangri shum mut si patushi.
keto dite gazetaret nuk kan shkru shum ,sepse e dijn qe tiranen po e kap kriza.
sa per golin e beses ,asht mese i sigurte qe ishte i rregullt.

- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Lajme nga Liga Superiore
me fal burra se jam habit krejt sonte. dhe i kam pa shkrimet tuja.Skodrinon wrote:kush na e gjen kyt golin qi i kan anullu kavajs? ndoshta e jep sonte procesi sportiv. shifni ne mujshi me e rregjistru
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
Shkumbini/ Golashënuesi është i bindur se vendi i katërt do t’u përkasë peqinasve
Rizvanolli, një “ish” që do t’i prishë punë Tiranës
Pas një periudhe të gjatë pa shënuar dhe problemeve me dëmtimet,
Erion Rizvanolli është kthyer te goli, pikërisht në humbjen e fundit
me Vllazninë. Por tashmë sulmuesi kërkon të vazhdojë me këtë
ritëm, teksa të shtunën peqinasit do të kenë një tjetër përballje të
fortë, pikërisht kundër Tiranës në transfertë. Sipas ish-futbollistit
bardheblu, tashmë pjesë e Shkumbinit, ekipi i tij do të luftojë për të
konsoliduar vendin e katërt në ndeshjet e mbetura. Fillimisht, 27-
vjeçari foli për golin kundër Vllaznisë, ekipi që i sjell gjithnjë fat.
“Është e vërtetë që kundër ekipit shkodran kam pasur fat, - thekson
ai. I kam shënuar tre gola këtë kampionat, dy prej tyre gjatë fazës
së parë në Shkodër. Në atë
ndeshje ato dy gola kanë qenë
me të vërtetë të rëndësishëm,
pasi arritëm që të merrnim një pikë
të çmuar në “Loro Boriçi”. Ndërsa
këtë herë nuk mundëm të marrim
qoftë edhe një pikë të vetme,
e cila përtej klasifikimit do të na
shërbente më shumë nga ana
psikologjike. Skuadra jonë vinte
në këtë përballje pas eliminimit të
padrejtë për Kupë, sepse gjëratshkuan ashtu si shkuan me arbitrat e huaj dhe gjendja morale e
skuadrës nuk ishte e mirë. Përveç kësaj, duhej të vuanim edhe
dënimin e dhënë nga Disiplina për të zhvilluar takimin në fushë
asnjanëse.”
Optimizmi – Golashënuesi i Shkumbinit është optimist për ndeshjet
e mbetura të kampionatit. “Në lojë janë edhe nëntë pikë, nga të
cilat shpresojmë që të marrim sa më shumë, ndërsa presim që edhe
rivalët tanë të bëjnë ndonjë hap fals. E di shumë mirë që kemi takime
mjaft të vështira, por jemi të bindur për t’i bërë një mbyllje sa më
dinjitoze kampionatit. Jemi në lojë për një vend në Kupat e Evropës,
pasi besojmë edhe te kombinimi
i fatit. Të shtunën me Tiranën
do të kërkojmë një rezultat pozitiv.
Barazimi që Tirana arriti me
Besën tregon se është një
skuadër që mund të marrësh
pikë. Ne kemi akoma objektivat
tona dhe do të luftojmë për më
të mirën, duke konsoliduar kështu
vendin e katërt”, ka përfunduar
Erion Rizvanolli.
Fatmir Ahmeti

Kaja: Tirana të na e thoshte, se e mëshironim
Autori: Feriz Ferizaj
Data: 06/05/2009
Version Print
Drejtori teknik i Besës, Gentian Kaja, hedh poshtë akuzat e Alban Tafajt të Tiranës
Drejtori teknik i Besës, Gentian Kaja, është çuditur jo pak nga deklarata homologut të tij tiranas Tafaj se Besa po prishka garën. Bëhet fjalë për barazimin që verdhezinjtë arritën ndaj Tiranës, që në fakt, sipas të gjithave maviolave televizive, Besës i është mohuar goli i fitores.
Verdhezinjtë e mposhtën Tiranën në çdo drejtim dhe merituan atë që morën, ndoshta meritonin diçka më shumë, paçka se kishin jo pak, por 10 mungesa. Për të gjitha këto, drejtori teknik Kaja gjen momentin të bëjë edhe humor me këtë deklaratë, teksa thotë: “Të na thoshte Tirana se donte fitore dhe ne e mëshironim. Nuk na thanë gjë dhe ne vazhduam të luajmë futboll, ashtu siç luhet.
Paskemi bërë gabim?” Ironia e Kajës vijon, por këtë herë me gjithë seriozitetin e saj. Drejtori kavajas analizon të dyja sfidat që Besa zhvilloi ndaj Vllaznisë dhe ndaj Tiranës. Sipas Kajës, Besa nëse fitonte kaq kollaj edhe në Shkodër, sa herë të donte, s’kishte përse të linte Tiranën në krye, po dilte vetë. “Më vjen keq që Tafaj bën aludime të tilla. Po e filloj me Tiranën.
Ju e patë se si Besa jo vetëm barazoi, por fitoi takimin me golin mjaft të rregullt të të riut Çikalleshi, pavarësisht që nuk u dha. Përse nuk e përmend këtë fakt Tafaj, apo faktin se Tirana luajti me 9 futbollistë? Sipas meje, ne dominuam takimin dhe nuk është përgjegjësia jonë sepse respektojmë, mbi të gjitha, tifozët tanë. Me këtë rast, po ju them se në derbet e Tiranës nuk vijnë as gjysma e tifozëve që në Kavajë ndjekin ekipin U-19.
E pra, Tirana ka halle të tjera dhe nuk është Besa rasti për t’ia shkarkuar qefmbetjet. Sqaroj gjithashtu se gjatë 90 minutave futbollistët e Tiranës tentuan publikisht me gojë ta blinin ndeshjen, duke u bërë presion dhe lutje futbollistëve tanë për të hapur portën.
Nuk besoj se të luash futboll me dëshirë e grintë qenka gabim. Po futbollistët tuaj që donin titullin, ku e kishin grintën, apo aq kanë? Lëreni fare këtë akuzë, se është turp. Të isha në vendin tuaj, llogari do t’u kërkoja atyre që u jepni miliona dhe jo kundërshtarit, që luajti me grintë. Meritojeni titullin dhe Besa e para do t’ju urojë, por me dinjitet dhe respekt për futbollin dhe jo me lëshime dhe akuza.
E thashë këtë për të saktësuar se futbollistët e Besës nuk mund të lëshonin, sepse më parë kishin marrë një objektiv e për këtë kishin edhe premio. Kjo për sa i përket Tiranës, e cila nuk ka arsye të përmendë nderet ndaj Besës në radhë të parë, sepse nuk i dihet. Kam frikë se del ajo borxhlie më shumë,” - ka përfunduar drejtori teknik i Besës, Gentian Kaja.

Poçi: Ndershmëria, objektivi i fundit i Dinamos
Autori: Andi Matraxhiu
Data: 06/05/2009
Version Print
Sipas mesfushorit Artion Poçi, blutë do të luajnë pastër deri në fund të kampionatit
Është një nga lojtarët më me pak fjalë jashtë fushës së blertë, por tepër i hapur në komunikimin për mediat sportive dhe tepër punëtor në lojërat e tij. Bëhet fjalë për mesfushorin me nr.13 të kampionëve, Artion Poçi.
Fieraku i Dinamos, ditën e djeshme ka analizuar gjendjen e skuadrës së tij pas takimit ndaj Lushnjës dhe kur mbeten 3 javë deri në përfundim të kampionatit. Sipas mesfushorit me shumë eksperiencë në kampin blu, Dinamo do të luajë ndershmërisht deri në përfundim të kampionatit për të siguruar vendin e tretë, që i mban blutë në Kupën UEFA.
- Artion, vini pas një ndeshjeje me Lushnjën, ku pavarësisht se nuk keni fituar, mbeteni për t’u admiruar për respektin që i bëni kampionatit…?
- Është normale dhe ne këtë gjë e kemi thënë edhe më parë, që deri në fund do të luajmë pastër, pavarësisht se e kemi arritur objektivin minimal, vendin e tretë. Duke parë që kemi përballje direkte me skuadrat kryesuese, s’duhet ta çojmë nëpër mend që do të tolerojmë ndaj Vllaznisë, madje do të luajmë fort edhe me Tiranën. Ne jemi Dinamo dhe do të luajmë njësoj ndaj dy kryesuesve.
- Nga stafi drejtues ka pasur ankesa për gjykimin, po ju në fushën e blertë e keni ndier si pengesë arbitrimin e së shtunës?
- Kritikat për gjykimin kohët e fundit janë bërë rrugë, ka pasur ankesa nga shumë klube, por gjithsesi ne shpresojmë që këto gabime të jenë njerëzore dhe jo të qëllimshme, që futbolli të eci përpara, pasi, për mendimin tim, nëse këto gjëra janë me qëllim, kot sa luajmë futboll. Normalisht që edhe ne kemi pasur gabimet tona, por si asnjëherë tjetër, flamuri i asistentëve ka mbetur i ngritur në qiell dhe na janë anuluar 3 gola.
- Janë edhe 9 pikë në lojë, ndërkohë që Dinamo është vetëm 8 pikë larg vendit të katërt…?
- Normalisht, asgjë nuk është e sigurt, por nëse luajmë futboll të pastër deri në fund të kampionatit, vetëm kështu mund ta arrijmë vendin e tretë. Me pak fjalë, objektivi ynë i fundit është futbolli i ndershëm. Kështu do të respektojmë vetveten, drejtuesit e klubit dhe tifozerinë tonë.
- Kalendari ju favorizon?
- Ne kemi edhe tri ndeshje, ku na duhet të paktën 1 pikë për të siguruar vendin e tretë, por e thashë dhe një herë, se nuk do të merremi fare me kalendarin, do të luajmë përballë të gjithëve njësoj, duke dhënë maksimumin tonë.
- Këtë fundjavë do të viheni përballë Vllaznisë…?
- Normalisht, siç e dini, ne kemi disa mungesa në skuadër, të cilat peshojnë jo pak. Edhe ndaj Teutës i vuajtëm ato. Imagjinoni që na mungonin vetëm 3 lojtarë dhe s’ia dolëm dot. Ndërkohë, tani kemi 6 të tilla. Vllaznia e meriton vendin aktual, sepse ka një organikë të pasur. 5-6 mungesa janë shumë ndaj tyre me lojtarë kryesorë, si Allmuça, Graniç, Diop e të tjerë. Nuk bëj parashikime për rezultatin, por garantoj që do të luajmë ndershmërisht.
Shiu “struk” blutë në kalçeto
Ditën e djeshme, skuadra e Dinamos është stërvitur në kalçeto si pasojë e shirave që kanë shoqëruar Tiranën. Me grupin janë futur Allmuça dhe Nikoliç, por ky i pari nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e “Loro Boriçit”, ndërkohë që edhe Çapja është rikthyer në gjirin e kampionëve dhe është stërvitur së bashku me Poçin që po kalon një tërheqje të lehtë muskulore, të diferencuar. Sot, në orën 11:00, kampionët do të kryejnë dhe seancën e vetme stërvitore.

Ktu shifet komplet pislleku i kampionatit Shqiptar. Ngatrrohen kush i ka ba ndere ma shum njeni-tjetrit. Pra kush i ka lane ndeshje ma shum njeni-tjetrit tu damtu indirekt ekipet e tjera. Shkurt, bajn gare kush ka dhi ma shum kapionate. Edhe e thojne haptasfpjalmi wrote:Kjo për sa i përket Tiranës, e cila nuk ka arsye të përmendë nderet ndaj Besës në radhë të parë, sepse nuk i dihet. Kam frikë se del ajo borxhlie më shumë,” - ka përfunduar drejtori teknik i Besës, Gentian Kaja.
E ne na çohet tensioni 1000 tu ba tifozllek per ta....
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
Flamurtari “ngre flamurin” në Durrës, fiton Kupën e Shqipërisë
Autori: editor
Data: 06/05/2009
Version Print
6 maj 2009, stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
TIRANA – FLAMURTARI 1-2
Kupa e 57-të e Shqipërisë shkon në Vlorë, në qytetin bregdetar, skuadra e të cilit mban ngjyrat kuqezi. Fitues i këtij trofeu është Flamurtari, skuadra e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushi, që arkivon kështu për herë të tretë në historinë e tij Kupën e Shqipërisë. E ka “ngritur flamurin” pikërisht në “Niko Dovana” skuadra vlonjate, atëherë kur të gjithë prisnin vërshëllimën e gjyqtarit Bardhyl Pashaj, për të sinjalizuar kohën shtesë. Por kuqezinjtë e Vlorës kanë goditur kur nuk pritej, i kanë shokuar bardheblutë. Mbrojtësi Hair Zeqiri, pikërisht në minutën e 92-të, e ka kaluar topin mes këmbëve të portierit Blendi Nallbani, duke i dhënë trofeun Flamurtarit të tij. Finalja e 11-të u ka buzëqeshur vlonjatëve, në mënyrën më të mirë të mundshme, falë shpirtit të lartë të garës, falë vendosmërisë në fushën e lojës, falë edhe fatit, që u ka ardhur në ndihmë pikërisht në momentin kur Tirana s’kishte shanse as për ta rivënë topin në lojë, nga mesi i fushës. Gëzimi kuqezi i vlonjatëve ka shpërthyer, ka mbushur tërë stadiumin e Durrësit, ku u luajt ndeshja, si në kuadratin e blertë, lojtarë e staf teknik, por edhe në shkallët e “Niko Dovanës”, ku tifozë të shumtë të Flamurtarit ishin të pranishëm. Krejt ndryshe, në kampin tjetër, atë bardheblu, ka pllakosur heshtja dhe mërzia e madhe. Kanë dështuar në njërin objektiv, Kupën e Shqipërisë, ndërkohë që nuk i kanë punët aq mirë as në kampionatin kombëtar, sepse janë parakaluar nga Vllaznia, me 1 pikë më shumë, tri javë para mbylljes së garës. Po si u zhvillua kjo finale e Kupës së 57-të të Shqipërisë. Gjithcka nisi e qetë në “Niko Dovana”, nën shoqërinë e një numri të konsiderueshëm tifozësh të të dyja skuadrave, të presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, në tribunën VIP, të mjaft njerëzve të nderuar e të njohur të këtij sporti në vendin tonë. Të dyja skuadrat, në 10 minutat e para të ndeshjes, studiojnë njëra-tjetrën. Topi qarkullon më shumë në mesin e fushës, ndërkohë që më pas është Tirana, që i rrit aksionet drejt portës vlonjate. Megjithatë, rastet më të pastra për gol i krijojnë vlonjatët. Caushaj, i vetëm me portën e Nallbanit, bën më të pamundurën, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit bardheblu. Kundërpërgjigjet Tirana, me disa gjuajtje drejt Mockës, por “gardiani” kuqezi është në lartësinë e duhur dhe nuk lejon prekjen e rrjetës së tij. Duhej të vinte minuta e 41-të, kur tifozëria e Tiranës është në delir. Dabulla prish bardhësinë e rezultatit, duke e kaluar Tiranën në epërsi 1-0. Eshtë një goditje nga këndi, e ekzekutuar nga Muka. Topi shkon në zonën vlonjate, ku Dabulla e godet me kokë. Sfera e rrumbullakët kalon nëpër duart e portierit Mocka, i cili tregohet i mefshtë, duke mos e zotëruar dot. Tirana-Flamurtari 1-0. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë e lojës. Skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me synime të kundërta. Tirana për të administruar golin e Dabullës, ndërsa Flamurtari për të barazpeshuar gjithcka. Dhe vlonjatët e nisin më furishëm pjesën e dytë të lojë. Janë më këmbëngulës, më kërkues e më të rrezikshëm para portës kundërshtare. Ndërsa te Tirana duken shenjat e para të lodhjes, calon mesfusha, më shumë tek Patushi, ndërsa sulmi bardheblu është larg formës së tij. Në disa raste edhe mbrojtja e Tiranës gabon. Madje e bëjnë këtë edhe Pezo me Abrahamin, të shquar për nivelin e tyre optimal gjatë tërë këtij edicioni. Në një nga këto raste përfiton Flamurtari, që shënon me anë të korcarit Devis Mema. Eshtë pikërisht minuta e 65-të. Mema merr një dhuratë nga mbrojtja bardheblu. Abraham nuk e largon dot topin nga zona e tij, që përplaset në këmbët e Veliut të Flamurtarit, duke gjetur korcarin e lirë, vetëm me Nallbanin, që shënon. Shokohet Tirana, ndërkohë që kuqezinjtë bëhen me krahë. Minutat në vazhdim janë më të ethshme, sepse gabimi mund të kushtojë shtrenjtë. Tirana është më ngacmuese në zonën e Flamurtarit, ndërkohë që vlonjatët aplikojnë kundërsulmin. Krijohen raste për shënim në të dyja portat, por goli nuk vjen deri në minutën e 2-të shtesë. Atëherë kur të gjithë prisnin vërshëllimën e gjyqtarit Bardhyl Pashaj, për të kaluar në kohën shtesë, vjen një kundërsulm pa shumë pretendime i Flamurtarit nga krahu i djathtë i tyre. Mbrojtësi Zeqiri ka marrë anësoren, deri në zonën e Tiranës, ku shmang bukur Abrahamin, eviton edhe ndërhyrjen e Pezos, gjuan tokazi, duke ngritur peshë zemrat e tërë kampit kuqezi. Nallbani tregohet i pavëmendshëm, i kalon topi përmes këmbëve të tij, duke prekur rrjetën bardheblu. Kupa merr rrugën drejt Vlorës, Flamurtari gëzon suksesin e arritur, ndërkohë që Tirana futet në një rrugë jo fort positive. Mbetet në lojë titulli kampion, të cilin duhet ta diskutojë me Vllazninë e Shkodrës. Morali tashmë nuk është i duhuri në kampin bardheblu, as freskia fizike. Duhet një sforco e madhe, prej profesionistësh të vërtetë, që të dilet nga ky shok psikologjik.

Shkumbini/Turdiu kërkon të mundë bardheblutë
“Tirana nuk është Brazili!”
Një nga legjionarët kryeqytetas
në radhët e skuadrës
peqinase të Shkumbinit është
edhe mesfushori i krahut
të majtë, Erald Turdiu, i cili
ka luajtur në formacionin
bardhekaltër si një nga futbollistët
kryesorë të tij. Mesfushori
tiranas është një nga
ata futbollistë, që japin maksimumin
në fushën e lojës,
duke fituar besimin e trajnerit
vendës Magani, i cili i ka
besuar edhe role të tjera në
fushë, kur ka qenë i detyruar
për të ndërruar skemën e
lojës. Në dy-tri raste Turdiu
ka provuar të luajë edhe në
pozicionin e sulmuesit, rol të
cilin e ka justifikuar edhe me
gol si në precedentin me Flamurtarin
për kampionat gjatëfazës së dytë. Peqinasit do ta
zhvillojnë takimin e radhës
në Tiranë me ekipin e Agustin
Kolës, që aktualisht ndodhet
i pozicionuar në vendin
e dytë vetëm një pikë më pak
se Vllaznia, ekip me të cilin
bardhekaltrit u ndeshën një
javë më parë.
Vllaznia & Tirana
“Më duhet të shprehem
edhe unë në lidhje me
takimin tonë përballë Vllaznisë,
të cilin e humbëm 1-
2 në Lushnjë, pasi ka pasur
aludime për një tolerim, apo
mosimpenjim nga ana jonë.
Kjo nuk është aspak e vërtetë,
pasi ne Vllaznisë i kemi marrë
pikë edhe në Shkodër, ndërsa
ata na mundën, sepse ne
ishim duke kaluar një periudhë
negative pas eliminimit
për Kupë. Skuadra vinte pas
një sërë impenjimesh në kampionat
dhe Kupë dhe
padyshim që në këtë periudhë
kampionati është më i
vështirë, pasi fillon e ndihet
lodhja e një sezoni të tërë. Të
mos harrojmë që kishim
marrë edhe një goditje
psikologjike me atë dënim
nga Disiplina, prandaj nuk
arritëm të shpreheshim si
duhet në fushë. Të gjitha këtyre
ne do t’u përgjigjemi në
fushë, duke filluar që me
takimin e radhës në kampionat
përballë Tiranës, ndaj
së cilës do të kërkojmë rezultat
pozitiv. Mendoj se edhe
Tirana ka dobësitë e saj, të
cilat do të mundohemi t’i
shfrytëzojmë për të marrë
pse jo edhe fitoren në përballjen
me ta. Tirana nuk
është Brazili që të mos e
mundim dot, pasi edhe ata
si ne do ta ndiejnë lodhjen e
impenjimit në Kupë. Gjithsesi,
e kemi ndjekur me
kujdes ndeshjen e Kupës
midis Flamurtarit dhe Tiranës,
pasi bardheblutë
janë edhe kundërshtari ynë
i radhës”, përfundon mesfushori
tiranas i Shkumbinit,
Erald Turdiu

Dinamo/Mesfushori, i skualifikuar, karikon kampionët
Allmuça: Ne s’harrojmë,
nuk e tolerojmë Vllazninë
“Shkodranët bënë padrejtësi ndaj nesh, do të ishim finalistë”
Mesfushori i Dina
mos, Igli All
muça, edhe pse
është i skualifikuar në
ndeshjen e së shtunës, për shkak
të kartonit të kuq që ka
marrë në takimin me Lushnjën,
kërkon të karikojë shokët
e tij. Sipas Allmuçës, Dinamo
e ka një motiv më shumë për të
mos lëshuar në Shkodër,
sepse Vllaznia bëri padrejtësi
ndaj saj në Kupën e Shqipërisë.
“Sigurisht, që ata janë shkaktarët
e padrejtësisë ndaj nesh,
sepse sikur të ishim në Kupën
e Shqipërisë, për të cilën të jeni
të bindur që ne do të ishim në
finale e do ta merrnim atë trofe,
ne do të kishim ecur mirë
edhe në kampionat. Megjithatë,
jo vetëm prej këtij shkaku,
por edhe për arsye se ne ende
nuk e kemi siguruar vendin e
tretë dhe pjesëmarrjen në Kupat
e Evropës, duhet të luajmë
pastër dhe të marrim pikë në
Shkodër”, ka nënvizuar Allmuça,
i cili e vlerëson së
tepërmi Tiranën, si një
skuadër e denjë për të dalë kampione.
“Për mua janë bardheblutë
skuadër më cilësore
për të qenë kampione, jo Vllaznia,
të cilën e kemi mundur
dy herë në Shkodër. Kemi fituar
dy herë, do të jetë përsëri e
vështirë për të fituar për herë
të tretë. Megjithatë ne do të
bëjmë gjithçka për të mos dalë
pa pikë nga ‘Loro Boriçi’. Do
të kisha dëshirë të isha pjesë e
formacionit në atë ndeshje,
edhe sepse në Shkodër luhet
futboll normal, por jam i privuar
nga kartoni i kuq që mora
të shtunën, i qe krejt i padrejtë
ndaj meje”, thotë Allmuça. Ai
ndihet keq për mënyrën se si e
ka marrë kartonin e kuq, sepse,
sipas tij, vetëm faull nuk mund
të quhej ajo ndërhyrje që i bëri
futbollistit lushnjar. “Nëse do
të quhej faull, – thotë mesfushori,
– dhe ajo ndërhyrje e imja,atëherë çfarë mund të bëhej në
futboll? Unë nuk ndërhyra për
të penguar e dëmtuar mesfushorin
e Lushnjës, por për t’i larguar
topin. Dhe të kini parasysh
që kam prekur vetëm
topin e jo këmbën e kundërshtarit.
Megjithatë ndodhi”. E më
pas për “Panorama Sport”,
Allmuça ka shpjeguar dhe arsyen
e hedhjes së fanellës te
tifozët: “Eshtë fundkampionati
dhe përgjithësisht, në
ndeshjet e fundit, fanellat u
dhurohen tifozëve, të cilët na
kanë mbështetur gjithë sezonin.
Kështu do të bëj edhe në
ndeshjen me Tiranën. Pastaj,
Dinamo nuk është klub që
s’ka fanella për ne. Nuk ishte
veprim që të sillte ndonjë
protestë, por thjesht për të
nderuar fansat që na kanë
mbështetur”. Allmuça ka
shënuar dy gola në këtë kampionat
me dinamovitët,
ndonëse duhet të kishte tre,
sepse në ndeshjen e fazës së
parë me Vllazninë, goli i tij
ishte autogol i Smajlit.

Vendimet e marra dje nga komisioni. Po për sjellje antisportive, e pëson edhe mbrojtësi Lila i Tiranës
Disiplina dënon Prognin me tri javë
Komisioni i Disiplinës
është mbledhur dje për të
analizuar ngjarjet që kanë
ndodhur në ndeshjet e fundit
të kampionatit shqiptar.
Nga vendimet e marra nga
ky komision ra në sy dënimi
i Gerhard Prognit me tri
ndeshje pezullim dhe ai i
Andi Lilës me një ndeshje
pezullim. Këta dy lojtarë militojnë në skuadrat e Superiores
përkatësisht te Besa dhe
Tirana. Ja janë vendimet e
tjera:
1. Lojtari i Besës, Gerhard
Progni, për ofendim e pështymje
të arbitrit dënohet me
tri ndeshje pezullim dhe
50.000 lekë të rinj gjobë.
2. Lojtari i Tiranës, Andi
Lila, për ofendim e tentativë
goditjeje të kundërshtarit,
dënohet me një ndeshje pezullim
dhe 30.000 lekë të rinj
gjobë.
3. Lojtari i Përparimit,
Fatjon Muhameti, për ofendim
ndaj arbitrit, dënohet
me një ndeshje pezullim dhe
30.000 lekë të rinj gjobë.
4. Lojtarët e ekipit U-19 të
Burrelit: a)Fisnit Vata, për
fyeje të arbitrit; b) Renato
Kola, për pështymje e fyerje
të arbitrit, dënohen respektivisht:
a) Fisnik Vata me dy
ndeshje pezullim e 5000
lekë të rinj gjobë; b) Renato
Kola me katër ndeshje pezullim
e 5000 lekë të rinj gjobë.
5. Lojtari i ekipit U-17 të
Partizanit, Aleko Hiso, për
ofendim ndaj gjyqtarit,
dënohet me dy ndeshje pezullim
dhe 5000 lekë të rinj
gjobë. 6. Kërkesa e lojtarit të
Lushnjës, Xhibril Cisoko,
për zgjidhje kontrate do të
shqyrtohet në mbledhjen e
ardhshme të Komisionit,
pasi të dëgjohen të dyja
palët, të cilat duhet të paraqiten
përpara Komisionit
më datë 13.05.2009

Josa trajneri i Tiranes?
07/05/2009 23:55
Mirel Josa pritet te jete trajneri i ri i Tiranes. Pasditen e se enjtes Josa eshte takuar me donatorin e Tiranes Refik Halili, ku kane biseduar ne lidhje me postin e trajnerit te kryeqytetasve per tre ndeshjet e mbetura te ketij sezoni dhe per sezonin e ardhshem.
Ne zyrat e Halilit, Josa ka qendruar per rreth 2 ore dhe menjehere me pas e ka shoqeruar drejtori teknik i klubit Alban Tafaji, por vete trajneri nuk eshte prononcuar ne lidhje me ate qe ka biseduar.
Megjithate Mirel Josa eshte shume prane pankines se Tiranes, dhe per te do te jete hera e trete ne karriere si trajner i skuadres kryeqytetase.
Skuadra e fundit e Joses ka qene Elbasani, nga i cili u shkarkua per shkak te rezultateve te dobta.
Nderkohe paraditen e sotme, Agustin Kola ka dhene doreheqjen.
Nje dite pas humbjes se finales se Kupes se Shqiperise me Flamurtarin ne Durres, trajneri Kola eshte paraqitur ne seancen stervitore te dites se enjte vetem per te paraqitur doreheqjen e tij perpara skuadres dhe drejtueseve te klubit.
Ai deklaroi se objektivi me i afert dhe nder me kryesoret te ketij sezoni ishte fitimi i Kupes se Shqiperise dhe duke qene se ishin me afer e nuk e fituan, ka pare te arsyeshme largimin duke i uruar skuadres fat per arritjen e objektivit kryesor qe eshte fitimi i kampionatit.
Diten e premte ne seancen e radhes stervitore do te prezantohet edhe zyrtarisht trajneri i ri i Tiranes

Tirana, Kola largohet, bardheblute ne krize
07/05/2009 15:05
Edhe pse donatori i Tiranes, Refik Halili perjashtoi mundesine e largimit te trajnerit Agustin Kola nga stoli i bardhebluve, sot ka ndodhur e kunderta.
Ish futbollisti legjendar i kryeqytetasve ka dhene doreheqjen pas humbjes 2-1 ne finalen e Kupes se Shqiperise perballe Flamurtarit. Tre jave para fundit te ketij sezoni ku Tirana e sheh veten 1 pike pas Vllaznise kryesuese, Kola e ka lene skuadren pa trajner dhe ne mes te nje krize.
Agustin Kola, i cili u ul ne stolin bardheblu pas shkarkimit te Slishkovic, falenderoi lojtaret per kontributin e dhene. Ne ndeshjen e javes se 31-te te Superliges kunder Shkumbinit, Tirana do drejtohet nga zv/trajneri italian Mauro Bencivenga

Starova kundër FSHF: Tani, ka vetëm teatër
“FSHF ka dështuar tashmë me Kupën, ka dështuar edhe me kampionatin, që këtej e tutje do të ketë vetëm spektakle dhe jo ndeshjes futbolli”, - tha ish-sekretari i FSHF-së për të përditshmen “Sporti Shqiptar”.
Trajneri i Teutës, Sulejman Starova, e konsideroi si skandal zhvillimin e finales së Kupës së Shqipërisë përpara përfundimit të kampionatit. Në fakt, fitimi i Kupës nga ana e Flamurtarit “nxori” jashtë Europës tri ekipe njëherësh që luftonin për vendin e katërt, Shkumbinin, Teutën e Besën.

Kur duhen edhe tri javë nga përfundimi i sezonit, Vllaznia (60 pikë) e Tirana (59) luftojnë për titullin kampion, ndërsa Flamurtari (33), Partizani (33), Elbasani (31), Lushnja (31), Apolonia (29) e Bylisi (28) për të mbijetuar në Superligë.
Teuta do të luajë në fundjavë në Fier kundër Apolonisë, një skuadër e rrezikuar për t’u rrëzuar një kategori më poshtë, ndërsa Bylisi luan me Besën.
E Premte, 08 Maj 2009

Europa, emrat e kater ekipeve shqiptare
Flamurtari, Vllaznia, Tirana e Dinamo kane zene nje vend ne Europe. Kampionia e Shqipërisë merr pjesë në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve. Fituesja e Kupës së Shqipërisë merr pjesë në turin e dytë të Ligës së Europës.
Fitimi i Kupës së Shqipërisë nga ana e Flamurtarit, zbardhi njëherësh edhe emrat e katër skuadrave shqiptare që do të marrin pjesë në kompeticionet evropiane edicionin e ardhshëm: Vllaznia, Tirana, Flamurtari e Dinamo. Shqipëria do të paraqitet në dy kompeticionet europiane të klubeve me katër skuadra, 1 në Ligën e Kampioneve dhe 3 në Ligën e Europës, kjo e fundit e krijuar rishtas pas “shkrirjes” së Kupës UEFA dhe asaj Intertoto.
LIGA E KAMPIONEVE
E vetmja enigmë që ka mbetur për t’u “zbuluar” nga ky edicion është skuadra që do të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve, pra kampionia e Shqipërisë së Kampionatit të 70-të Kombëtar të futbollit. Kur kanë mbetur edhe tri javë për t’u luajtur nga përfundimi i sezonit në garë për një vend në kompeticionin më prestigjioz të klubeve janë Vllaznia e Tirana, të cilat ndahen midis tyre me vetëm një pikë. E veçanta për edicionin 2009-2010 është fakti se kampionia e Shqipërisë merr pjesë direkt në turin e dytë eliminator, për shkak të renditjes së fortësisë së kampionatit shqiptar në Europë, i 43-ti (3.6 koeficienti i Shqipërisë; 75.7 koeficenti i Anglisë, kampionatit më të fortë në Europë). Në raundin e parë eliminator luajnë skuadrat kampione të vendeve, kampionatet e të cilave renditen nga vendet 47-53 (nga Uellsi deri te San Marino). 22 skuadra do të kualifikohen direkt për në fazën e Grupeve, kur sipas sistemit aktual ato ishin vetëm 16, pasi 16 të tjerat ishin të kualifikuara direkt nga UEFA. Nga turi i tretë eliminator do të kualifikohen 10 skuadra e jo 16 si tani. Turi i tretë eliminator do të ketë dy grupe dhe nga secili grup do të kualifikohen 5 ekipet e para. Kampionia e Shqipërisë duhet të kalojë të paktën një tur për të vazhduar aventurën në Ligën e Europës edhe pse do të eliminohej nga Liga e Kampioneve.
LIGA E EUROPËS
Shqipëria do të paraqitet me tri skuadra: fituesen e Kupës së Shqipërisë dhe dy skuadrat e tjera, që renditen nga vendet 2-3. Flamurtari (si fitues i Kupës) dhe Dinamo, që thuajse e ka të siguruar vendin e tretë janë dy skuadrat që tashmë e kanë prerë biletën në kompeticionin më të ri të organizuar nga UEFA për klubet. Edhe këtu enigmë është skuadra e tretë që do të marrë pjesë, një midis Vllaznisë e Tiranës. E veçanta për edicionin 2009-2010 është fakti se fituesja e Kupës së Shqipërisë merr pjesë direkt në turin e dytë të Ligës së Europës. Dy ekipet e tjera shqiptare në Ligën e Europës e nisin aventurën nga turi i parë eliminator.
SEZONI I KALUAR
Skuadra e fundit shqiptare që ka marrë pjesë në Ligën e Kampioneve është Dinamo, që u eliminua me dy humbje në turin e parë eliminator nga skuadra boshnjake Modrica: humbi 0-2 në Tiranë (gola të Miljkoviç në të 65’ dhe Stokiç në të 80’)dhe 2-1 në Bosnjë. Daniel Xhafa shënoi për Dinamon. Edicionin e kaluar në Kupën UEFA luajtën Vllaznia (fituese e Kupës së Shqipërisë) e Partizanin i vendit të dytë. Vllaznia bëri një paraqitje të mirë në Kupën UEFA, teksa eliminoi në turin e parë eliminator sllovenët e Koperit (fitoi 2-1 në Slloveni, barazoi 0-0 në “Loro Boriçi”). Në turin e dytë eliminator skuadra shkodrane u shkërmoq nga Napoli, që fitoi 3-0 në Shkodër dhe 5-0 në “Sao Paolo” të Napolit. Partizani barazoi 0-0 në Bosnjë me Shiroki Brijeg dhe humbi në Tiranë 1-3 (gol i Muzakes me penallti). Besa morri pjesë në Kupën Intertoto, ku kaloi në turin e parë qipriotët e Ethnikos Achnas: 0-0 në Tiranë dhe 1-1 në Qipro (gol i Lecit). Në turin e dytë eliminator u eliminua nga zviceranët e Grasshopers: humbi 2-1 në Zvicër (gol i Fortunat) dhe 0-3 në Durrës.
ZONA E EUROPËS
Ekipet shqiptare
LIGA E KAMPIONEVE
Vllaznia ose Tirana
LIGA E EUROPËS
Flamurtari, Dinamo dhe Vllaznia ose Tirana

Saga e shkarkimeve dhe dorëheqjeve të trajnerëve
Trajneri Kola dha dorëheqjen nga Tirana, të martën Dedja u largua nga Bylisi. Rekordi, deri në javën e 30-të, 12 skuadrat janë drejtuar nga 30 trajnerë
Pas dështimit kundër Flamurtarit (1-2) në finalen e Kupës së Shqipërisë, trajneri i Tiranës, Agustin Kola dha dje dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i bardhebluve, vetëm tri javë përpara përfundimit të sezonit 2008-2009. Tekniku që do të zëvendësojë Kolën është i 31-ti sezonal që do të drejtojë një ekip gjatë Kampionatit të 70-të Kombëtar të futbollit.
KOLA
Në fakt, dorëheqja e Kolës pritej, pasi presidenti Refik Halili ka shpenzuar më shumë se 600 mijë euro gjatë këtij sezoni, madje së fundi bleu për 40 mijë euro kartonin e Ansi Agollit, pikërisht para ndeshjes finales të Kupës së Shqipërisë. Nga ana tjetër marrëdhëniet e Halilit me Kolën, nuk është se kanë qenë të shkëlqyera. Ish-sulmuesi i njohur i Tiranës e Kombëtares shqiptare, Agustin Kola mori drejtimin e klubit më të vjetër kryeqytetas pas shkarkimit të boshnjako-kroatit Blaz Slishkovic, ky i fundit u detyrua ta ndërpriste aventurën e tij të parë në Shqipëri pas barazimit të Tiranës me Partizanin (2-2, java 14). Kola, i cili më parë kishte drejtuar Tiranën si ndihmës i Mirel Josës në sezonin 2005-2006, falënderoi lojtarët për kontributin e dhënë nën drejtimin e tij. Tirana, që pas javës së 30-të ndodhet në vendin e dytë me 59 pikë, një më pak se Vllaznia kryesuese, do të drejtohet përkohësisht nga zëvendëstrajneri italian Mauro Bençivenga. Sfida e radhës e 23-herë kampionëve është ajo kundër Shkumbinit në kryeqytet, përpara se të përballet me Dinamon e Vllazninë, me këtë të fundit në javën përmbyllëse të kampionatit. Tirana, që për herë të dytë rresht humbet një finale të Kupës së Shqipërisë, ashtu siç bëri edhe një vit më parë në “Ruzhdi Bizhuta” me Vllazninë (0-2), tani i duhet të luftojë fort për titullin kampion në tri javët e fundit të kampionatit, për të mos mbetur ashtu si një sezon më parë pa asnjë trofe.
DEDJA
Të martën dha dorëheqjen nga drejtimi i Bylisit, trajneri i njohur shkodran Hysen Dedja, duke u zëvendësuar nga Gert Haxhiu, ky i fundit gjatë këtij sezoni drejtoi Apoloninë (java 1-8). Dedja, një trajner kampion me Vllazninë në sezonin 1997-1998, nuk mundi t’i siguronte dot mbijetesën skuadrës së tepërfinancuar na presidenti Besnik Kapllanaj. Haxhiu nga ana e tij do të jetë trajneri i katërt sezonal i Bylisit, pas Faruk Sejdinit (java 1-3), Dashnor Dumes (java 4) e Hysen Dedjes (java 5-30). Ndeshja e parë e Bylisit nën drejtimin e vlonjatit Haxhiu është ajo kundër Besës në Ballsh. Bylis renditet në vendin e fundit me 28 pikë kur kanë mbetur edhe tri javë nga mbyllja e sezonit, por shumë afër rrëzimit një kategori më poshtë.
TË MBIJETUARIT
Saga e shkarkimeve dhe dorëheqjeve të trajnerëve ka qenë një ritual i tradicional i klubeve shqiptare, madje ai ka filluar qysh pas përfundimit të javës së parë, kur i pari që u largua ishte Artan Bano i Lushnjës. Vetëm dy trajnerë nuk janë shkarkuar gjatë këtij sezoni: Gugash Magani i Shkumbinit dhe Sulejman Starova i Teutës, dy skuadra që ndodhen me pikë të barabarta, nga 44, por jashtë zonës evropiane, pasi Flamurtari fitoi Kupën e Shqipërisë dhe në Ligën e Europës shkojnë ekipet që renditen në vendet 2-3, pasi kampionia luan në Ligën e Kampioneve.
TE DHENA
30 trajnerë kanë drejtuar gjatë këtyre 30 javëve të zhvilluara gjatë këtij sezoni.
4 trajnerë kanë drejtuar gjatë katis sezoni skuadrat e Lushnjës dhe të Bylisit.
2 skuadra nuk i kanë drejtuar trajnerët e tyre, Shkumbini (Magani) dhe Teuta (Starova).
1 ndeshje kanë drejtuar trajneri Bano i Lushnjës, Dume i Bylisit e Filja i Elbasanit
KATEGORIA SUPERIORE
SEZONI 2008-2009
Kronologjia e lëvizjeve të trajnerëve
SHKUMBINI
Gugash Magani
TEUTA
Sulejman Starova
DINAMO
Zlatko Daliç (nga java 1-19), Shkëlqim Muça (nga java e 20-të e në vazhdim).
PARTIZANI
Hasan Lika (nga java 1-8), Shpëtim Duro (nga java e 9-të e në vazhdim)
ELBASANI
Mirel Josa (nga java 1-19), Faruk Sejdini (nga java 20-26), Ilirjan Filja (java 27), Ramadan Shehu (nga java e 28-të e në vazhdim).
TIRANA
Blazh Slishkoviç (nga java 1-14). Agustin Kola (nga java 15-30).
VLLAZNIA
Agim Canaj (nga java 1-22), Dervish Haxhiosmanoviç (nga java e 23-të e në vazhdim).
APOLONIA
Gerti Haxhiu (nga java 1-9), Esad Karishik (nga java e 10-të e në vazhdim).
BESA
Iljaz Haxhiaj (nga java 1-3), Ilir Daja (nga java 4-20), Ilir Biturku (nga java e 21-të e në vazhdim).
FLAMURTARI
Slavko Kovaçiç (nga java 1-9), Edmond Liçaj (nga java 10-18), Eqerem Memushi (nga java e 19-të e në vazhdim).
BYLIS
Faruk Sejdini (nga java 1-3), Dashnor Dume (java 4), Hysen Dedja (java 5-30), Gert Haxhiu (nga java e 31-të e në vazhdim).
LUSHNJA
Artan Bano (java 1), Saimir Malko (nga java 2-8), Vasil Bici (nga java 9-17), Ilir Gjyla (nga java e 18-të e në vazhdim).
NË 12 SKUADRAT NË TËRËSI
KANË DREJTUAR 30 TRAJNERË
Nuk i kanë ndryshuar trajnerët
1. Shkumbini
2. Teuta
I kanë ndryshuar trajnerët
1. Lushnja 4 herë
2. Bylis 4 herë
3. Tirana 3 herë
4. Elbasani 3 herë
5. Flamurtari 3 herë
6. Besa 3 herë
7. Partizani 2 herë
8. Apolonia 2 herë
9. Dinamo 2 herë
10.Vllaznia 2 herë