Lajme nga Liga Superiore
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajme nga Liga Superiore
Elbasani/Ideja e fundit që qarkullon në ekip
Çudia te verdheblutë, lojtarët do paguhen me bono privatizimi
Mund të duket paksa e çuditshme, por kjo është edhe hipoteza e dalë së fundmi për sa i përket çështjes së pagave të lojtarëve në ekipin e Elbasanit. Tashmë futbollistët mund të paguhen me bono privatizimi dhe jo me para të thata,
siç ka ndodhur deri më tani. Në fakt, lajmi në fjalë ka qarkulluar në tribunën vip të stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” gjatë ndeshjes Elbasani- Vllaznia, që përfundoi me rezultatin 1-4. Kjo ide ka qenë thjesht një sugjerim i bërë nga pronari i
disa dyqaneve “Exchange” në Elbasan, por që ka gjetur miratimin e dyshes së aksionerëve të ekipit verdheblu të paktën për atë moment. Pronari i dyqaneve të këmbimit të parave i ka thënë tekstualisht Qazim Sejdinit, kreut të
Bashkisë së Elbasanit, se këtyre lojtarëve duhet t’u japësh bono privatizimi dhe jo pará, sepse nuk e meritojnë një gjë të tillë. Dhe përgjigjja e Sejdinit ka qenë një buzëqeshje, çka ka lënë të nënkuptohet se edhe kështu mund të
veprohet, pasi ky sugjerim mund të jetë i vlefshëm, duke qenë se edhe bonot e privatizimit mund të kenë vlerë në një të ardhme të afërt. Në fakt, lojtarët e Elbasanit ka disa kohë që nuk po paguhen nga dyshja e aksionerëve, pasi
rezultatet negative dhe pozitat e skuadrës në tabelën e klasifikimit kanë bërë që aksionerët të mos tregohen korrektë në këtë drejtim. Madje, krerët e klubit kanë pohuar publikisht se asnjëri nga lojtarët nuk do të marrë qoftë edhe një
qindarkë nëse nuk do të realizojnë objektivin minimal që i ka mbetur Elbasanit në këtë sezon. Ndërkohë, përsa i përket përgatitjeve, ato kanë nisur dje dhe seancën stërvitore e kanë drejtuar zv/trajnerët Filja e Gogunja. Ajo ka zgjatur rreth 90 minuta dhe tek grupi i lojtarëve është parë qartë ndryshimi pas largimit të ish-trajnerit
Faruk Sejdini. Lojtarët kanë qenë më të gëzuar dhe seanca stërvitore është kryer me nota optimiste, ku nuk ka munguar madje as humori mes futbollistëve, gjë që pritet t’i shërbejë shumë anës së tyre psikologjike.
Aldi Kozaria

- Tifoz nderi
- Posts: 695
- Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
- Skuadra: vllaznia
Re: Lajme nga Liga Superiore
Tjetajuj. Kur kan me e lujt neshjet ksaj javet? Te shtun a te diel?
Vllaznia ne zemer
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajme nga Liga Superiore
Tjeta jote Loro. Te stunen ne 16:30 luhen ndeshjetloroborici wrote:Tjetajuj. Kur kan me e lujt neshjet ksaj javet? Te shtun a te diel?
-
- Tifoz nderi
- Posts: 695
- Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
- Skuadra: vllaznia
Re: Lajme nga Liga Superiore
T'falemners skodrion. Nji tash jena tuj shpresue me e pa neshjen ne forum. Para Vllaznia
Vllaznia ne zemer
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajme nga Liga Superiore
ELBASANI
Verdhebluve u shtohen hallet, tani nuk ka më rroga
Ekipi i Elbasanit nën drejtimin e zëvendëstrajnerëve po vijon përgatitjet për sfidën e radhës që do ta zhvillojë në transfertë me Tiranën. Në seancat stërvitore është vënë re mungesa e disa lojtarëve kryesorë si Ardit Beqiri, Erbim Fagu, Nevil Dede dhe Skerdi Bejzade. Të katërt këta lojtarë të dëmtuar, dhe vetëm dy prej tyre kanë shanse të aktivizohen në javët e fundit të kampionatit. Ndërsa përsa i përket Dedes dhe Bejzades, nuk ka gjasa të jenë të gatshëm në takimin me bardheblutë. Disa nga lojtarët verdheblu kanë pohuar se nuk kanë marrë pagat që duhet të merrnin për muajin e kaluar. Por gjithsesi, ky duket një problem i zgjidhur, pasi deri në fund të sezonit lojtarët
i kanë të garantuara financat, falë vendimit të Këshillit Bashkiak të Elbasanit, që ka miratuar unanimisht një fond të konsiderueshëm parash për klubin e futbollit “Elbasani”, me qëllim që lojtarët të mos lëkundeshin pas arrestimit të
presidentit Arben Laze në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Ndërkohë, burime të besueshme të gazetës “Panorama
Sport”, kanë pohuar ditën e djeshme se paratë futbollistëve pritet t’i kalohen gjatë kësaj jave nëpërmjet kontove
të tyre bankare, ashtu siç është vepruar deri tani nga ana e aksionarëve, të cilët kanë shlyer çdo detyrim me lojtarët deri në muajin shkurt. Ndërsa që nga muaji mars e deri tani lojtarët nuk kanë marrë asnjë lek, shkak për këtë mund të jetë bërë edhe mungesa e rezultateve pozitive e skualifikimi nga Kupa e Shqipërisë. Ndoshta kjo vonesë mund t’i vërë ata në lëvizje dhe t’i bëjë që të reflektojnë për këtë moment aspak pozitiv, në të cilin ndodhen.
Ecuria
Në këtë sezon elbasanasit pozicionohen keq në renditje dhe tashmë vëmendja e të gjithëve është përqendruar totalisht në realizimin e objektivit të tyre të vetëm, qëndrimin në Superiore. Nëse verdheblutë do të bien në të Parën, atëherë tek Elbasani do të duhej një reformë thelbësore. Ndërkohë që për këtë ekip aksionerët kanë shpenzuar më shumë se 1 milion dollarë, nga këto 500 mijë harxhuar që nga merkatoja e janarit e deri tani. Një tjetër problem përsa i përket anës financiare, është edhe mos pagesa e lojtarëve të dëmtuar, që aksionerët kanë harruar t’ia vendosin emrin në bordero.

Ishalla nuk po ja pagun Halili rroge ndonjenit prej tyne
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
skodrinon shkruan
Ishalla nuk po ja pagun Halili rroge ndonjenit prej tyne
___________________________________________
e forte kja

Xhani: tani po vjen një tjetër… Baba!
10 Prill Presidenti konfirmon se mund të afrohet një sheik në krye të skuadrës
Presidenti i Partizanit, Albert Xhani nuk dorëzohet kurrë. Burime konfidenciale pranë tij bëjnë të ditur se mund të jetë një sheik nga Dubai ai që mund të marrë drejtimin e ekipit së bashku me vetë Xhanin, megjithatë numri 1 i klubit nuk ka dashur ta konfirmojë komplet zyrtarisht: “Po, një baba tjetër po vjen, madje edhe një gjysh – thotë Xhani nëpërmjet linjës telefonike – nëse mendoni se Partizani nuk ka Baba gaboheni rëndë. Do të vijë një me mjekër të gjatë”. Burime pranë tij bëjnë të ditur se një sheik do të aforhet pranë skuadrës. Sigurisht që për Xhanin ky mund të jetë një shpëtim më vete. Skuadra e tij duket vërtet në vështirësi financiare dhe ai vetë prej dy muajsh gjendet në Greqi në kërkim të një partneriteti për ekipin. Presidenti Xhani gjithashtu ka qenë shumë i hidhëruar në lidhje me faktin që skuadra e tij u eliminua nga Kupa e Shqipërisë. “Ndoshta ka qenë gjyqtari ai që ka gabuar”, ka thënë me ironi presidenti. “Tashmë jemi mësuar me gabime të tilla”.

E shitët me Lushnjën”, te Besa tri përjashtime
10 Prill Mancaku, Abilaliaj dhe Tetova janë larguar nga presidenti Bizhdili
“Tërmet” në radhët e skuadrës kavajase. Presidenti Nexhat Bizhdili ka pezulluar pa afat tre futbollistë kryesorë të skuadrës. Dy sulmuesit Arbër Abilaliaj e Bledar Mancaku dhe mbrojtësin durrsak Edlir Tetova. Kështu, kur kanë mbetur edhe 7 javë nga përfundimi i sezonit, drejtuesit e Besës kanë nisur fushatën e spastrimeve për të padisplinuarit. Në fakt, sicc u është komunikuar edhe lojtarëve, përjashtimi ka qenë kryesisht për lënie të ndeshjes Lushnjes, të dielën në kampionat.
Largimi - Ka ndodhur dje komunikimi që presidenti ka bërë fillimisht me pjestarët e stafit teknik e më pas edhe me vetë futbollistët nëpërmjet telefonit. “Nuk mund ta duroja këtë lloj neglizhnce për nga rendimenti, për çka janë thirrur dhe mbajtur në skuadër këta lojtarë”, ka thënë numri 1 i klubit verdhezi në lidhje me pezullimin e tyre, duke argumentuar këtë vendim të parevokueshëm, pasi gjendja momentale e kërkonte një ndërhyrje të tillë për këta futbollistë. “Dua të sqaroj - vazhdon presidenti i Besës Bizhdili - se te Besa jo vetëm ata, por dhe e gjitha organika aktuale e lojtarëve kanë parë, se si u janë plotësuar kushtet qoftë kontraktuale, po ashtu dhe të gjitha detyrimet e tjera që rrjedhin në vazhdimësi, me rrogat, premiot dhe shpenzime të tjera “ekstra” që janë bërë për ta”, tha Bizhdili pasditen e djeshme, i pyetur në lidhje me shkaqet e dëbimit të këtyre lojtarëve nga skuadra.
Disiplina – “Kishim kohë që tërhiqnim vëmendjen për impenjim e përgjegjësi në stërvitje dhe në përballimin me seriozitet të ndeshjeve. Pa llogaritur periudhat para ardhjes së stafit të ri me në krye trainerin Ilir Biturku - thotë presidenti - por veçanërisht në pesë javët e fundit kam qenë edhe vetë prezent në analizat e zhvilluara dhe kam patur kontakte edhe me vetë futbollistët e pezulluar. Jam i bindur së përveç mungesës së impenjimit në takimet e fundit, u vu re edhe një tendencë tolerimesh, që kanë kompromentuar objektivat tona si skuadër. Unë nuk mund ta kuptoj se si një sulmues gjendet te zona e mbrojtjes sonë dhe shkakton autogol. Në më shumë se tetë vite që jam president i Besës, nuk më ka ndodhur kurrë një gjë e tillë. Po kështu edhe për një dëmtim të thjeshtë, dy futbollistët e tjerë qëndrojnë me javë për t’u riaftësuar e nuk janë të gatshëm të luajnë. Ose edhe kur janë në fushë, qëndrojnë si kukulla. Për hir të shkrehjes së kësaj disipline, nga lojtarë që profesionalisht i kemi trajtuar me gjithë dashamirësinë e zemërgjërësinë sportive të nevojshme, nuk duhet të bënim më kurrsesi të paditurin”, pohoi dje presidenti i Besës Nexhat Bizhdili. Madje në mbi tetë vjet që jam në krye të Besës si president i saj, nuk më ka ndodhur të kem kaq shumë ndërhyrje nëpër mbledhje e kontakte të tjera, me pjestarë të stafit dhe futbollistë të veçantë, për të disiplinuar futbollistë të veçantë, të cilët janë paguar rregullisht dhe në fakt më kanë lënë shumë të zhgënjyer”.
Efektet - I pyetur në lidhje me efektet që mund të ketë largimi nga skuadra i Bledar Mancakut, Arbër Abilaliajt dhe Edlir Tetovës, presidenti Bizhdili tha se gjithçka do të shkojë më mirë. “As mos e mendoni se kjo masë do të sjellë efekte negative. Nuk jam penduar për vendimin tim. Ne kemi mjaft futbollistë të mirë në skuadër. Jam i sigurtë se pas kësaj që ndodhi, pjesa tjetër do të rishikojnë më mirë pozicionet, madje edhe kontributet e tyre në ekipin tonë. Kam mbështetur e do të mbështes gjithnjë rekomandimet e stafit të trajnerëve, që janë tepër të shqetësuar në lidhje me klimën e krijuar në pesë javët e fundit, ku megjithëse kemi luajtur katër ndeshje në shtëpi, bilanci dy fitore e tre barazime nuk ka se si të na kënaqë, kur vetëm me Lushnjen që është në katet e fundit të renditjes kemi dy barazime 0-0 dhe 2-2, pa thënë se me sa vështirësi u fitua ndaj Apolonisë apo se si barazuam me Elbasanin 1-1. Janë rezultate që nuk e përligjin investimin që kemi bërë, për të patur një skuadër pretendente dhe jo një ekip që “fle” e harron se ka objektiva”, ka përfunduar presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili.

- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajme nga Liga Superiore
ky a b*** krejt
ne tan presidentat qe jane kap nji shkapet per tjetrin ky i beses po e shkaterron futbollin kret
sme takon me fol se i kena kundershtar po me vjen keq per ate qytet futboll dashes
a kane drejte mu federu tjeter kund keta tre a?

i perjashtuar
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajme nga Liga Superiore
A NUK E LA PARTIZANIN XHANI IHER????
a vazhdon me ken president i tyni????
a vazhdon me ken president i tyni????
i perjashtuar
-
- Fanatics
- Posts: 538
- Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
- Location: TIRON, ku tjeter?
Re: Lajme nga Liga Superiore
Po vazhdo si nuk vazhdo! Ai deklaroi se nuk e shlo Partizonin sa t jet gjall.GOLDIAN wrote:A NUK E LA PARTIZANIN XHANI IHER????
a vazhdon me ken president i tyni????
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
problemi asht se nuk ka te drejte kush me e hek sepse ka shum vjet qe asht president .
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
Elbasani ndaj Tiranës, për pikë e jo për prestigj
Autori: Ervin Sina
Data: 10/04/2009
Version Print
Verdheblutë kësaj radhe janë “të uritur” për pikë, ndaj do të bëjnë të pamundurën
Mes problemeve dhe halleve të shumta që kanë karakterizuar skuadrën gjatë javës së fundit, elbasanasit po përgatitin ndeshjen e ditës së shtunë kundër Tiranës. Në kushtet ku ndohet tani për tani skuadra verdheblu, të gjitha takimet javë pas jave janë jetike për skuadrën elbasanase.
Për këtë ekip nuk ka shumë rëndësi nëse ndeshjet luhen në “Ruzhdi Bizhuta”, apo jashtë fushe, sepse të gjithë duan pikët, të cilët janë e vetmja rrugë që skuadra e Elbasanit t’i shpëtojë fundit të tabelës së klasifikimit.
Skuadra prej katër ditësh po përgatitet për këtë ndeshje, e cila do të luhet në Tiranë ndaj një kundërshtari që kryeson kampionatin, që i shkaktoi një eliminim të dhimbshëm skuadrës së Elbasanit pak kohë më parë në Kupën e Shqipërisë.
Tirana pa diskutim është një kundërshtar shumë i fortë, edhe pse bilanci i verdhebluve me të tilla sfida nuk ka qenë negativ në vitet e fundit. Megjithatë, tani për tani situata në skuadër nuk është aspak e mirë dhe ky është ndoshta një fakt përse në ambientin verdheblu nuk besojnë shumë te marrja e një rezultati të mirë këtë fundjavë.
Sidoqoftë, në këtë moment të ulët morali kanë menduar drejtuesit e skuadrës për t’i bindur futbollistët se është pikërisht kjo çështja, pra ana psikologjike, që nuk duhet të shërbejë si faktor negativ në mundësinë për të marrë pikë të vlefshme nga java në javë, edhe pse mund të luhet kundër rivalëve të tillë, siç është në rastin konkret skuadra e Tiranës.
Vetë lojtarët verdheblu, megjithatë, duke vlerësuar kundërshtarin, e shohin të vështirë këtë përballje. Kështu mendon edhe një ish-lojtar bardheblu, Alfred Osmani, i cili në të njëjtën kohë do t’i kthehet skuadrës, pasi javën e kaluar nuk luajti për shkak pezullimi. “Nuk është aspak pozitive ta shohësh ekipin nga jashtë, për më tepër në një takim, ku u regjistrua një humbje e thellë.
Ndaj Vllaznisë megjithatë nuk luajtëm keq dhe nuk mendoj kurrë se ndeshja meritonte të mbyllej me shifra të tilla, sepse kemi qenë ne që patëm të paktën 4 ose 5 raste shumë të mira për shënim,” - u shpreh Osmani, i cili nuk është aspak dakord me ata që kanë kryqëzuar në njëfarë mënyre edhe paraqitjen e kolegut të tij, Parid Bërdufi.
“Ne kemi nevojë për pikë dhe unë nuk do t’i ndërroja aspak pikët, qoftë edhe me lojën e mirë. Ne s’kemi nevojë as për fjalë, as për premtime, por vetëm për një motivim më të madh në fushën e lojës dhe sigurisht diçka konkrete, pra pikë. Në lojë janë edhe shumë pikë, por ne nuk duhet të mendojmë vetëm për tri takimet që kemi brenda fushe, por edhe për pikët jashtë fushe kundër Tiranës apo skuadrave tjera rivale, si Partizani, Lushnja apo Apolonia,” - ka përfunduar portieri i Elbasanit, Alfred Osmani.
5 shkrimet e fundit nga Ervin Sina

hajt ishalla fitoni verdh e blu
se kuq e blute jane me ju
se kuq e blute jane me ju
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajme nga Liga Superiore
sma merr mendja se fitojne ma pjalmfpjalmi wrote:hajt ishalla fitoni verdh e blu
se kuq e blute jane me ju
i perjashtuar
-
- Moderator
- Posts: 1174
- Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
- Location: torino
- Contact:
Re: Lajme nga Liga Superiore
Ka ardhur koha të bëhet me dije, një tjetër megaskandal, një tjetër aferë, një fakt e krim i rëndë futbollistik, që dëshmon për lidhjen e pashkëputur mes Trinomit vrasës të futbollit të ndershëm shqiptar:
F$HF – SK Tirana – Arbitrat.
Siç dihet, një nga donatorët më aktivë të SK Tiranës, që nga viti 2004, e sidomos në këtë sezon, është zj. Shefikat Ngjela, e njohur si një nga pronaret dhe aksioneret e Birra “Tirana”.
Deri këtu gjithësekush mund të mendojë, se nuk ka asgjë të keqe në këtë mes, por le ta zbulojmë për të gjithë sportëdashësit shqiptarë, se:
I punësuari i zj. Ngjela në këtë kompani, rrogëtari dhe vartësi i saj direkt, është as më shumë e as më pak, por bash:
Shefi i Sektorit të Arbitrave të F$HF-së, z. Plarent Kotherja. (!).
NJË KONFLIKT I PASHEMBULLT INTERESI, NJË MEGASKANDAL, NJË KRIM, I DENJË PER REKORDET GUINNES.
ky asht nji koment qe asht ba te nji artikull i sportit shqiptar,ndoshta e keni lexu e me m fale nqs e ka pru kush para mejet po une se pashe tjeter kund...a mundet kush me konfirmu ose me pergenjeshtru kyt lajm se nqs asht e vertete dot ishte me taman skandaloze...

kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajme nga Liga Superiore
megjithate paskan ba permirsime se deri dje ka kene sul mema shef ne mos gabohem.shv13 wrote:Ka ardhur koha të bëhet me dije, një tjetër megaskandal, një tjetër aferë, një fakt e krim i rëndë futbollistik, që dëshmon për lidhjen e pashkëputur mes Trinomit vrasës të futbollit të ndershëm shqiptar:
F$HF – SK Tirana – Arbitrat.
Siç dihet, një nga donatorët më aktivë të SK Tiranës, që nga viti 2004, e sidomos në këtë sezon, është zj. Shefikat Ngjela, e njohur si një nga pronaret dhe aksioneret e Birra “Tirana”.
Deri këtu gjithësekush mund të mendojë, se nuk ka asgjë të keqe në këtë mes, por le ta zbulojmë për të gjithë sportëdashësit shqiptarë, se:
I punësuari i zj. Ngjela në këtë kompani, rrogëtari dhe vartësi i saj direkt, është as më shumë e as më pak, por bash:
Shefi i Sektorit të Arbitrave të F$HF-së, z. Plarent Kotherja. (!).
NJË KONFLIKT I PASHEMBULLT INTERESI, NJË MEGASKANDAL, NJË KRIM, I DENJË PER REKORDET GUINNES.
ky asht nji koment qe asht ba te nji artikull i sportit shqiptar,ndoshta e keni lexu e me m fale nqs e ka pru kush para mejet po une se pashe tjeter kund...a mundet kush me konfirmu ose me pergenjeshtru kyt lajm se nqs asht e vertete dot ishte me taman skandaloze...
-
- Moderator
- Posts: 1174
- Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
- Location: torino
- Contact:
Re: Lajme nga Liga Superiore
ca ka t keqe ,kane vazhdu traditen...nuk e di sa asht e vertete kjo po nqs asht konfirmon lidhjet mafioze te tiranes me fshf
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
Tirana-Vllaznia, binjaket e Superligës
Tirana e Vllaznia me fitoren e tyre të pastra, respektivisht kundër Elbasanit (3-0) e Partizanit (2-0) në javën e 27-të të Kategorisë Superiore, vazhdojnë marshimin si “binjake të bukura” (tani nga 54 pikë) drejt finales së javës së 33-të, ku mesa duket do të vendoset edhe fituesi i Kampionatit të 70-të Kombëtar të futbollit
Tirana e Vllaznia me fitoren e tyre të pastra, respektivisht kundër Elbasanit (3-0) e Partizanit (2-0) në javën e 27-të të Kategorisë Superiore, vazhdojnë marshimin si “binjake të bukura” (tani nga 54 pikë) drejt finales së javës së 33-të, ku mesa duket do të vendoset edhe fituesi i Kampionatit të 70-të Kombëtar të futbollit, por përpara se të mbërrijnë në javën e fundit të sezonit 2008-2009, dy skuadrat elitarë të futbollit shqiptar, do t’u duhet të përballen midis tyre në gjysmëfinalet e edicionit të 57-të të Kupës së Shqipërisë, fillimisht në Shkodër (15 prill) e dy javë më pas në Tiranë (29 prill).
TIRANA-ELBASANI 3-0
Pjesën e parë Tirana nuk arriti të shënojë, por në fraksionin e dytë 23-herë kampionët e Shqipërisë shpërthyen kundër një Elbasani të mbërthyer nga kriza e rezultateve, duke realizuar tre gola. Heroi i takimit ishte pa dyshim Migen Memelli. Golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar dha asistët e golave të Daniel Xhafës (52’) e kapitenit Devi Muka (78’), ndërkohë që sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi edhe vetë në fund të takimit, duke vulosur shifrat 3-0. Për Memellin ky ishte goli i 17-të sezonal, duke qenë kështu dukshme favoriti kryesor për fitimin e “Këpucës së artë” të kampionaitit, parë dhe faktin se kur duhen edhe gjashtë javë nga mbyllja e sezonit, ish-sulmuesi i Gaisit në Suedi ka realizur tre gola më shumë se ndjekësi i tij më i afërt, Sebino Plaku (Dinamo, 14 gola).
VLLAZNIA-PARTIZANI 2-0
Shkodranët vazhdojnë të ecin me të njëjtin hap si kryeqytetasit bardheblu, pas fitores së pastër 2-0 ndaj Partizanit në “Loro Boriçi”. Talenti 22-vjeçar Ndriçim Shtubina ishte edhe njeriu i ndeshjes, pasi shënoi një gol në minutën e 23-të dhe fitoi penalltinë në minutën e 64-t, pas faullit të mesfushorit të Partizanit, Dritan Babamusta. Veterani Suad Lici nuk gaboi nga pika e bardhë, duke ralizuar golin e dytë për Vllazninë e të tretin sezonal të tij nga pika e bardhë. Vllaznia do të luajë javën e ardhshme në Durrës me Teutën, ndërsa Partizani pret në shtëpi Tiranën.
DINAMO-TEUTA 1-2
Sulmuesi i Teutës e i Kombëtares U-21, Emiljano Vila, falë dy golave të tij në pjesën e dytë (55’ e 87’) ishte “killeri” i Dinamos, duke bërë të pavlefshëm kryeveprën e realizuar nga mesfushori dinamovit Artion Poçi në minutën e 38-të (gol nga goditja e lirë). Dinamo me hapin fals përballë Teutës (1-2), duke e ruajtur vendin e tretë në renditje, por tashmë me 7 pikë më pas se bashkëkryesuesit e kampionatit (Tirana e Vllaznia). Kjo ishte humbja e parë në shtëpi e trajnerit Shkëlqim Muça, i cili vuajti mungesën e Allmuçës, Bakajt, Diop e Ferrajt. Blutë e presidentit Besnik Sulaj, të eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërisë (me vendim të Komisionit të Disiplinës të FSHF-së, pas aktivizimit të parregullt të Bakajt), duket se gjatë këtij sezoni nuk kanë më shansin për të fituar asnjëri nga dy trofetë e kompeticioneve futbollistike shqiptare.
SHKUMBINI-BESA 1-0
Shkumbini, falë 20-vjeçarit Erjon Mustafaj (5’), ia doli të fitojë sfidën direkte për vendin e katërt në kampionat dhe betejën për një vend në Ligën e Europës. Shkumbini është edhe gjysmëfinalist në Kupën e Shqipërisë.
LUSHNJA-APOLONIA
Lushnja doli e pathyer nga derbi i mbijetesës, duke fituar 2-1 me Apoloninë në “Roza Haxhiu”. Sekseri (40’) shënoi një eurogol nga një distancë e largët, ndërsa në të dytën realizoi Bubeqi (55’). Dhrami (85’) shkurtoi diferencën për Apoloninë.
BYLIS-FLAMURTARI 1-1
Bylisi e Flamurtari ndanë nga një pikë në ndeshjen e “nxehtë”. Zëvendsuesi 18-vjeçar Ardit Shehaj (78’) shënoi i pari për vlonjatët, ndëra për Bylisin barazoi Klevis Dalipi (82’). Bylisi mbyll renditjen e Kategorisë Superiore.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA XXVII
11.04.2009, ora 16:30
Tirana-Elbasani 3-0
Shënues: Xhafa 52’, Muka 78’, Memelli 88’
Vllaznia-Partizani 2-0
Shënues: Shtupina 23’, Lici 64’ (p)
Dinamo-Teuta 1-2
Shënues: Poçi 38’/ Vila 55’, 87’
Shkumbini-Besa 1-0
Shënues: Mustafaj 5’
Bylis-Flamurtari 1-1
Sheënues: Dalipi 82’/ Shehaj 78’
Lushnja-Apolonia 2-1
Shënues: Sekseri 40’, Bubeqi 55’/ Dhrami 85’
RENDITJA
Tirana 54
Vllaznia 54
Dinamo 47
Shkumbini 41
Besa 38
Teuta 38
Flamurtari 30
Partizani 29
Lushnja 29
Elbasani 27
Apolonia 25
Bylis 25
BILANCET E AZHORNUARA
TIRANA-ELBASANI 3-0
Bilanci: 134 ndeshje: 69 fitore Tirana, 30 barazime, 35 fitore Elbasani. Golat: 246-122
VLLAZNIA-PARTIZANI 2-0
Bilanci: 133 ndeshje: 41 fitore Vllaznia, 33 barazime, 59 fitore Partizani. Golat: 138-186
DINAMO-TEUTA 1-2
Bilanci: 125 ndeshje: 59 fitore Dinamo, 40 barazime, 26 fitore Teuta. Golat: 185-102
SHKUMBINI-BESA 1-0
Bilanci: 30 ndeshje: 12 fitore Shkumbini, 4 barazime, 14 fitore Besa. Golat: 29-27
BYLIS-FLAMURTARI 1-1
Bilanci: 16 ndeshje: 5 fitore Bylis, 6 barazime, 5 fitore Flamurtari. Golat: 21-18
LUSHNJA-APOLONIA 2-1
Bilanci: 41 ndeshje: 13 fitore Lushnja, 11 barazime, 17 fitore Apolonia. Golat: 41-51
Albania-sport.com
E Shtune, 11 Prill 2009