Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Thu, 26 Mar 2009 , 13:25

Drejtori teknik beson se kalendari dhe kualitetet favorizojnë bardheblutë
Tafaj: Titulli është garë treshe
“Pas kaq vitesh kemi mundësinë t’i fitojmë të dy trofetë dhe jemi në rrugë të mbarë”


Tirana vazhdon të
mbajë lart frymën e
saj prej kampioneje
të vërtetë, pasi kur mbeten edhe
tetë javë nga fundi i kampionatit
dhe pavarësisht se gjithçka
është e hapur, beson se do të
arrijë e para në finish dhe do të
mund të fitojë titullin e 24-t.
Është drejtori teknik i bardhebluve,
Alban Tafaj, ai që shpreh
besimin e klubit në tërësi se këtë
sezon Tirana është më pranë
se kurrë në këto vitet e fundit në
fitimin e të dy trofeve kombëtarë,
pra si Kupës dhe kampionatit.
Ndërkohë, Tafaj i ka
dhënë më shumë shanse Tiranës
për të dalë kampion, teksa
mendon se çështja e titullit
do të zgjidhet para javës së fundit.
Por drejtori teknik komenton
dhe imazhin e bukur që i
ka krijuar klubit, kalimi në ekipet
kombëtare të shumë
lojtarëve të saj.
Titulli
“Jemi padyshim skuadra që
paraqitet si pretendonte kryesore.
Nuk është thjesht një
vlerësim emocional, por konstatoj
se kalendari dhe kualitetet
që kemi, na japin besim për
të shkuar ne të parët në finish.
Kemi skuadër më të kompletuar
dhe janë të aftë të realizojnë
objektivat e tyre. Unë mendoj se
çështja e titullit do të zgjidhet
para javës së fundit, kur ne do
të përballemi me Vllazninë, dhe
jam i bindur se do të jetë Tirana,
fituese e titullit. Gjykoj se
kemi 50% shanse, ndërkohë që
të dy rivalët tanë, pra Dinamo e
Vllaznia, kanë nga 25%. Ky
është një mendim imi, por bazohem
në atë çfarë po paraqesin
skuadrat dhe dinamika e tyre
në javët e fundit”
, tha Tafaj, i
cili këshilloi grupin të jetë më i
përqendruar dhe të mos bëjë më
hapa fals si ai ndaj Bylisit, që
mund të kushtojnë jo pak për
ecurinë e javëve të mbetura.
“Thjesht nuk duhet të gabojmë,
pasi shumicën e ndeshjeve e luajmë
në kryeqytet dhe kemi një
skuadër të plotë e të etur për të
fituar titullin”
, shtoi ai.
Kupa
Për drejtorin teknik të Tiranës,
Alban Tafaj, ka ardhur
koha që bardheblutë ta thonë
fjalën e tyre si duhet edhe në
Kupë, pasi vajtja në gjysmëfinale
dhe kundërshtarët që
mbeten përballë favorizojnë
gjithashtu, klubin kryeqytetas.
Sipas tij, fitimi i të dy trofeve në
këtë sezon do të jetë një përgjigje
e duhur për vlerat e klubit më
të madh në Shqipëri. “Ajo që
dua të theksoj është fakti (dhe
këtë e them me bindje) se Tirana
është klubi i vetëm që synon
vazhdimisht të fitojë të dy trofetë.
Asnjë klub tjetër në Shqipëri
nuk i ka kapacitetet për
ta bërë këtë gjë. Këtë sezon ne
jemi shumë pranë realizimit të
këtij objektivi, pra jemi në rrugë
të mbarë”
, tha Tafaj.
Kombëtarja
Tafaj theksoi gjithashtu, se
angazhimi i 6 lojtarëve bardheblu
me ngjyrat kuqezi është një
tregues i rëndësishëm për klubin
në tërësi, pasi rrit imazhin
e tij dhe i bën lojtarët e Tiranës
më të kërkuar. “Më vjen mirë që
Memelli u ftua në Kombëtare, e
meritonte. Lila dhe Agolli kanë
qenë atje. Por unë mendoj se
Hani duhet të shohë më shumë
te ne, pasi Muka dhe Muzaka
janë lojtarë cilësorë e që i bëjnë
punë ekipit kuqezi. Ne jemi një
fidanishte për radhët e
skuadrës Kombëtare dhe na
vjen mirë për këtë”
, tha Tafaj.

ADRIATIK BALLA Panorama Sport

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Thu, 26 Mar 2009 , 14:32

Xhani e degdis në Kamëz derbin Partizani-Dinamo

Nuk i punon xhepi, por i punon mendja, edhe pse, në pamje të parë, sikurse edhe duket, kësaj here i punon për një lloj hakmarrjeje ndaj Dinamos. Fjala është për presidentin e Partizanit, që prej kohësh nuk duket në stadium për të ndjekur skuadrën e tij, Albert Xhani, i cili i ka urdhëruar “kanakarët” e tij në Tiranë që ndeshja e radhës në kampionat, derbi me Dinamon, do të luhet me hir a me pahir në stadiumin e Kamzës. Madje, skuadra do të luajë këtë të enjte edhe ndeshjen e kontrollit në këtë stadium, për t’u ambientuar, ndaj skuadrës vendase, të Dajtit. Një gjë e tillë është bërë e ditur të martën nga stafi teknik i të kuqve. Po cfarë mbart në vetvete kjo “çmenduri” e Xhanit, për ta dërguar skuadrën “jetime” të kampionatit në stadiumin e Kamzës, për të degdisur derbin e kryeqytetit nëpër fusha ku vetëm dy ditë më parë plasi “lufta” e gurëve mes dy tifozërive, asaj të Dajtit dhe të Lacit? Gjithcka, nga sa mësohet pranë stafit teknik të të kuqve, ka lidhje me ndeshjen e fundit të kampionatit të shkuar, që shërbeu edhe si një finale e titullit kampion, e luajtur në “Selman Stermasi” mes Dinamos dhe Partizanit, e fituar nga blutë 2-0. Asokohe, Partizani kërkoi që kjo ndeshje të luhej në “Qemal Stafa”, pasi tifozëria e kuqe do të ishte e madhe në numër dhe stadiumi “Selman Stermasi” nuk do t’i zinte ata. U bë një “luftë” e madhe mediatike mes dy klubeve në fjalë, sepse Dinamo, si pritëse e asaj ndeshjeje, vendosi “veton” për të luajtur në “Selman Stermasi”, ndërkohë që Partizani kërkonte me ngulm të kundërtën. Madje, në një moment, pas kërkesës së Partizanit, se stadiumi “Selman Stermasi” nuk i plotëson kushtet dhe sigurinë për një ndeshje të tillë, policia e shtetit nuk mori përsipër mbarëvajtjen e finales së titullit të 69-të kampion. Por, më pas, falë këmbënguljes së Dinamos, u vendos që ndeshja të luhej aty, në “Selman Stermasi”, por tifozë do të kishte vetëm në pjesën me stola, pra, në pothuajse gjysmën e stadiumit. Cka i irritoi pa masë tifozët e kuq, por edhe drejtuesit e Partizanit, të cilët “u betuan” se do t’ia kthejnë “borxhin” Dinamos. Borxh të cilin kanë gjetur rastin për t’ua kthyer bluve kampionë në fuqi. Java e 26-të e kampionatit të 70-të kombëtar të futbollit i vë përballë dy skuadrat kryeqytetase, Partizanin, si pritës, dhe Dinamon, si mysafire. Presidenti Xhani i ka urdhëruar të tijtë që të vënë në dijeni qysh tani edhe FSHF-në, por edhe Dinamon, se ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin e Kamzës, aty ku zhvillon sfidat e tij Dajti i kategorisë së parë. Dhe kjo është e padiskutueshme. Në një situatë të tillë, pritet të shikohet reagimi i tifozëve të kuq, të cilët, në fakt, muajt e fundit e kanë marrë ata situatën në dorë, në kushtet kur presidenti Xhani nuk “është bërë i gjallë” fizikisht, por vetëm përmes telefonit. Gjithashtu, reagim mund të ketë edhe nga FSHF-ja, por edhe nga Dinamo, të cilët është e natyrshme që nuk do të ndihen mirë në këtë degdisje të derbit kryeqytetas. Sidoqoftë, skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro e ka vendosur, përgatitjet do t’i bëjë në Kamëz, ku do të luajë edhe ndeshjen e kontrollit, me Dajtin, në stadiumin e këtij të fundit, për t’u ambientuar me fushën. Urdhëri ka mbërritur nga Xhani. Kundër tij, sipas stafit teknik, nuk mund të dalë askush.

ahaahahaahahaha imagjinoj batutat e tifozave te tiranes ba me u zhvillu ne kamez derbi.....

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Admin » Thu, 26 Mar 2009 , 18:19

gjynah qe Partizani asht katandis ne kete fare feje.

Sa i takon Tafaj, ishalla Vllaznia ka me ja dhan pergjigjen ne fushe :twisted:
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Fri, 27 Mar 2009 , 13:03

o admin do i kete lujt gurt tafaj me halilin bukur prandaj asht kaq i sigurte
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Fri, 27 Mar 2009 , 15:43

Kola: Titulli? Më trembin vetëm prapaskenat

Skuadra e Tiranës, ditën e enjte ka zhvilluar një seancë normale stërvitore. Edhe pse pa disa nga lojtarët titullarë, tekniku Kola nuk e ka ulur ritmin e procesit stërvitor. Ndërkohë, ranë në sy mungesat e Muzakës dhe Patushit, të cilët nuk morën pjesë në seancën e pasdites dhe janë mjaftuar me ushtrime në palestër ditën e enjte.

Ne i morëm një prononcim teknikut të bardhebluve, Kola, i cili na bëri edhe një krahasim mes Tiranës, kur ai luante në fushë dhe ekipit të sotëm që Kola e drejton vetë. “Tirana e atyre viteve kur unë luaja, ka qenë një skuadër që bënte sakrifica dhe më shumë luanim për fanellën që mbanim veshur. Ishim një grup që shkonim shumë mirë me njëri-tjetrin dhe të destinuar që të arrinim suksesin në fund të sezonit.

Sot, që unë jam trajner i ekipit të Tiranës, gjërat kanë ndryshuar shumë, koha ka evoluar e bashkë më të edhe futbolli, megjithatë unë po përpiqem që të njëjtën grintë t’ua injektoj edhe lojtarëve që stërvis sot te Tirana. Ndryshimi i vetëm që bie në sy është ana financiare. Sot lojtarët paguhen shumë herë më mirë se në atë kohë, madje marrin kontrata, rroga mujore apo edhe shpërblime. Por, edhe këta që unë stërvis sot te Tirana, janë një brez shumë i mirë, nga më cilësorët që ka kampionati ynë dhe dalëngadalë po i fus frymën e ekipit të atyre viteve kur luaja unë. Them se ia kam arritur pasi këtu punohet me kënaqësi.

Kam pasur mbështetjen e donatorit Halili, i cili në merkaton e janarit më la “dorë të lirë” edhe për të bërë blerje. Unë nuk e pashë të nevojshme të afroja lojtarë të tjerë dhe me këtë grup që kam besoj se do ia dalë mbanë në fund të sezonit,- u shpreh i pari i pankinës së bardhebluve, tekniku Kola. Tirana këtë sezon është pretendentja kryesore për titullin kampion. Kola dha një mendim edhe për forcën reale të ekipit që drejton. “Skuadra jonë këtë sezon ka destinacion titullin kampion.

Deri më tani ka pasur rivalitet javë pas jave dhe, po të kthejmë kokën prapa, kemi Vllazninë dhe Dinamon. Por ne do të japim maksimumin në ndeshjet e mbetura dhe kam besim se do të shkojmë aty ku duam.Ajo që mua më tremb më shumë është gjykimi, por edhe për prapaskenat dhe aleancat e ekipeve. Do të kisha shumë dëshirë që kampionati të jetë i fortë dhe me rivalitet deri në vërshëllimën e fundit. Të mos luhet nëpër tavolina, por t’ia lëmë çdo gjë fushës së lojës,”- tha në mbyllje të prononcimit të tij tekniku i Tiranës, Agustin Kola.

Julian Kasapi Sporti Shqiptar


uhuhhuhuhuhuhuhuhu

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Admin » Fri, 27 Mar 2009 , 19:14

Filloj Tirana fushaten mediatike :)

Ishalla mor Agustin nuk luhet ne tavolina e sidomos ne gazeta se ka fillu stili i ri me u lujt ne gazeta pak si shume ....
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 27 Mar 2009 , 20:16

po habitem se si thojn qe tirana asht 50 perqind me marr titullin dhe din me vll kan nga 25 perqind .

po flasin sikur tirana asht 10 pike para vllaznise e ja barabar.

flasin keshtu se vlona ia ka lan 3 pikeshin qysh tash

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by REINIS » Fri, 27 Mar 2009 , 22:33

Skodrinon wrote: ahaahahaahahaha imagjinoj batutat e tifozave te tiranes ba me u zhvillu ne kamez derbi.....
:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :mrgreen:
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by REINIS » Fri, 27 Mar 2009 , 22:35

Admin wrote:Filloj Tirana fushaten mediatike :)

Ishalla mor Agustin nuk luhet ne tavolina e sidomos ne gazeta se ka fillu stili i ri me u lujt ne gazeta pak si shume ....
Vallai mo shum se FUshaj juj me mediat nuk lu mo shum rob tjeter.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Admin » Fri, 27 Mar 2009 , 23:18

REINIS wrote:
Admin wrote:Filloj Tirana fushaten mediatike :)

Ishalla mor Agustin nuk luhet ne tavolina e sidomos ne gazeta se ka fillu stili i ri me u lujt ne gazeta pak si shume ....
Vallai mo shum se FUshaj juj me mediat nuk lu mo shum rob tjeter.
Reinis tek ne te pakten del vetem Fushaj,
Me Fushaj asht msu tesh opinioni kshu qe nuk ka shume efekt...., pa tu ju dalin me rradhe prej drejtusve tek tranjeri e deri tek lojtart :wink:
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 27 Mar 2009 , 23:43

:lol: :lol: :lol: :lol:

ma bukur se ke fol admin ,nuk ka si bahet.

renis .

qa kam lexu gazeta jo vetem 11 shi i tiranes flet ,por edhe rezervat.

i vetmi qe ska fol asht doktori :P :P

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by REINIS » Sat, 28 Mar 2009 , 13:00

fpjalmi wrote::lol: :lol: :lol: :lol:

ma bukur se ke fol admin ,nuk ka si bahet.
E vertete. Ktu ma ka lon derrin mac me verte bukur m dor.
Respekte Admin. :D :D :D :D
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Sat, 28 Mar 2009 , 16:23

Elbasanin s’e dëmtoi Metalurgjiku, jo më cigarja ime[/quote] :lol:

Nga Faruk SEJDINI

Sikur të mos ishte Elbasani në mes, për të cilin kaloj dy herë në ditë kthesat e Krrabës, për t’i shërbyer këtij ekipi, që kryebashkiaku Sejdini ma besoi për ta drejtuar, do të heshtja. Thjesht, do t’i konsideroja ato pseudoakuza të ndonjë gazetari karshi cigars sime, si të ndonjë dordoleci të ndrequr për të
pasur një funksion të tillë, ose të ndonjë automati, në dorën e tjetërkujt. Por, teksa mendoj se Elbasani është tashmë një copë jete, profesionale dhe shpirtërore imja, vendosa të sqaroj disa gjëra përmes këtij shkrimi. Mbase nuk do t’i them kësaj here të gjitha ato që kam menduar këto ditë, duke i dredhur akuzat bajate dhe pa asnjë bazë profesionale të gazetarit karshi meje dhe cigares që tymos, sepse sot
ende vijoj t’i mendoj të gjitha ato që duhet të them. Thjesht, po mundohem t’u jap rëndësi këtyre gjërave, jo për vlerën e tyre, sepse nuk kanë aspak të tillë, por për domenthënien dhe qëllimin real, në emër të opinionit tejet futbolldashës elbasanas, me të cilin gëzoj një respekt reciprok të veçantë. Që në krye të herës dua ta them me qesëndi se akuzat e atij gazetarit karshi meje, se futbollistët e Elbasanit
shqetësohen nga tymi i cigares sime në stërvitje, janë si të thuash se “Elbasanin po e mbyt Faruk Sejdini me cigaren e tij, ndërkohë që s’i ka bërë gjë Metalurgjiku tash disa dekada”. Nuk po ndalem fare në etikën e munguar të gazetarit, që e ka bërë këtë shkrim, pasi janë lexuesit ata që ia “vënë kapelen sipas kokës”, por më vjen keq që mundohen të shpikin ilaçin qetësues për Elbasanin, pa kuptuar se kjo s’është gjë tjetër, veçse ngulje e thikës në trupin e tij, për t’ia shpënë deri në kockë. Personalisht do ta pranoja si kritikë, do ta merrja edhe seriozisht, nëse një
qytetar elbasanas, tifoz i skuadrës verdheblu, pjesëtar apo futbollist i klubit, qoftë deri tek punëtori i fushës, do të thoshte se kam shkuar qoftë edhe një ditë të vetme me vonesë në stërvitje, nuk kam qenë para lojtarëve aty, me uniformë e i kompletuar, për ta bërë punën si duhet, kam pirë cigare në autobus etj., por
kurrsesi s’mund të lejoj që cilido që e konsideron veten gazetar, të hedhë baltë mbi punën dhe emrin tim. As të shpikin metoda për të më vënë gjobë mua. Thjesht, gënjejnë veten, duke bërë rolin e atij qenit, që leh para pasqyrës, pa e ditur
se në të sheh veten e tij. Ndoshta nuk po shprehem aq qartë, por, sikurse e thashë edhe në fillim, nuk dua t’i them kësaj here të gjitha ato që kam menduar këto ditë. Ata që kanë veshë, do të më dëgjojnë, do të më kuptojnë (këtu e
kam fjalën për të gjithë dashamirësit e Elbasanit). Do të kuptojnë njëherazi edhe peshën dhe etikën profesionale të akuzës së bërë ndaj meje, se e paskam trullosur skuadrën me cigaren që pi në stërvitje, ndaj nuk po gjen dot kararin e duhur, ashtu sikurse të tjerët të ndërgjegjësohen se nuk ka asnjë vlerë pozitive për momentin që po kalon skuadra të krijojnë “furtunën në një gotë ujë”. Shprehem kështu jo për t’i dhënë ndonjë rëndësi gazetarit, që Elbasanin dhe mua na shikon “me shishën
gjysmë të mbushur”, sepse realiteti është I qartë fare, i qëruar për këdo, por për t’i lënë tëkuptojë edhe ndokujt pas tij, se shishja e përbashkët është më bosh se kurrë. Çka do të thotë se me tym cigareje, as me “shpikje” të këtij lloji, “shejtani” nuk ka shumë vlerë tashmë të futet në të. Madje, edhe nëse ka zënë vend në majën e penës së këtij gazetarit, s’është gjë tjetër, veçse në rolin e “policit” në traun e
doganës. Dhe unë s’i kam pasur dhe as i kam për zemër kësisoji “policësh” në profesionin tim. As përkulem kurrën e kurrës para tyre. Që këtej, me shpresën se tifozët dhe drejtuesit e Elbasanit do të më mirëkuptojnë bashkë me “cigaren” e gazetarit, i lus të gjithë të mësohen t’i shërbejnë argumentit, opozitarizmit
profesional e të ndershëm, jo t’i hedhin “aksionet” etike dhe njerëzore në pazar, sipas“midesë” apo diktatit të çastit. Sa për gazetarin, i them se fjalët e tepërta e të pavërteta, qofshin edhe fjalë “mashkullore”, do të vijojnë të bythtojnë në ngastrën e fushës së tij, kurrë në fushën time. Ndaj u qasem me shpërfillje, sepse e di bajagi mirë se në kësi ritualesh prej “meshe të zezë”, kushdo mund të shikojë viktimat e
fjalëve nafakëprera të veta. Ata që duan të tualetosen si sulltanët e mëdhenj të këtij vendi të vogël, edhe në profesionin e gazetarit, kanë brenda vetes gjithë mistikën dhe metamorfozat e një kokrre patateje. Ashtu si patatja, që zhardhokët e shëmtuar i fsheh poshtë në tokë, kurse përsipër nxjerr ca lule të kaltra, edhe ata, poshtë, nën tokë, fshehin zhardhokët e veseve. Vese, që në fakt nuk më prishin asnjë punë mua, personalisht, por i futin shkopinj nën rrota Elbasanit. Dhe, po të kemi parasysh se Elbasanin nuk ia solla unë atij gazetarit, por e gjeta aty, e
ftoj të bashkohemi të gjithë rreth tij për të mirën e ngjyrave verdheblu. Në të kundërt, një ditë do t’ia lë sërish aty, bashkë me Metalurgjikun, që s’i ka bërë dot asgjë futbollit rivalizues dhe të shumëdëshiruar të këtij qyteti, jo më cigarja ime në fushën e stërvitjes.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 30 Mar 2009 , 03:30

Miqësoret, Tirana e Vllaznia nga 6 gola


Pushimi i detyruar për shkak të dy ndeshjeve të Kombëtares, ato kundër Hungarisë (0-1, më 28 mars) e Danimarkën (1 prill, në Kopenhagen), u shfrytëzua nga ekipet e Superiores e Kategorisë së Parë për të zhvilluar disa ndeshje miqësore.





Pushimi i detyruar për shkak të dy ndeshjeve të Kombëtares, ato kundër Hungarisë (0-1, më 28 mars) e Danimarkën (1 prill, në Kopenhagen), u shfrytëzua nga ekipet e Superiores e Kategorisë së Parë për të zhvilluar disa ndeshje miqësore.


TIRANA-OLIMPIKU 6-2
Shënues: Xhafaj (2), Muzaka, Sefa, Muka, Deliallisi / Cullhaj (2)

VLLAZNIA-ADA 6-2
Shenues: Sinani (2), Dhembi, Nallbani, Ampofo/

DINAMO-BYLIS 1-1
Shënues: Romero / Nenaj

DAJTI-LUSHNJA 3-1
Shënues: Ceka, Rada, Tafaj/ Canka

FLAMURTARI-VLORA 1-2

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 30 Mar 2009 , 03:31

Fagu: Pushimi, kohë për të reflektuar


Autori: Ervin Sina
Data: 29/03/2009
Version Print


Mesfushori i Elbasanit, Erbim Fagu, thotë se tani duhet të fillojë autokritika

Skuadra e Elbasanit ka mbyllur përgatitjet e javës së parë të pushimeve të fundmuajit mars, të cilat kanë ardhur si pasojë e ndeshjeve ndërkombëtare. Në një moment kaq kritik të skuadrës verdheblu ky pushim ishte më i miri i mundshëm, sepse skuadra kishte nevojë për një qetësi të madhe, sidomos në planin psikologjik, shumë i rënduar pas lumit të akuzave që skuadra mori javë pas jave në arritjen e rezultateve shumë të dobëta. Në këtë drejtim duket sikur në ekip është rikthyer disi qetësia, qoftë në marrëdhëniet e brendshme, por edhe në drejtim të realizimit në mënyrën më të mirë të seancave stërvitore nga ana e stafit teknik. Madje në këtë javë kanë shërbyer mirë në planin sportiv edhe ndeshjet miqësore që skuadra bëri kundër Gramshit dhe ekipit kombëtar Shpresa. Skuadra ka shumë punë për të bërë, pasi edhe në këto ndeshje janë shfaqur hapur problemet e skuadrës në ndërtimin e lojës. Mungon një harmonizim i reparteve, loja ndërtohet shumë ngadalë dhe ky është vërtet një problem që po e shqetëson shumë trajnerin Faruk Sejdini. Ky i fundit po përpiqet në maksimum të vërë diktatin e tij në skuadër, qoftë në rregull dhe disiplinë, ashtu edhe në lëvizjet taktike brenda ekipit. Por kuptohet që një rol të madh kanë edhe vetë lojtarët, të cilët duhet të jenë të parët që reflektimin ta bëjnë me vepra dhe ata duhet të jenë sërish të parët që duhet të ndihmojnë trajnerin e tyre në ringritjen e një ekipi që deri më tani është surpriza më negative e këtij kampionati. “Eshtë shumë e vërtetë që jemi bërë protagonistë, por në kahun negativ. Nuk duhet ta kishim çuar veten deri në këtë situatë, por pa diskutim që është një moment shyumë delikat dhe po kaq i çuditshëm, duke parë se në momente të tilla, kur duhet të marrim pak frymë, goditemi edhe nga dëmtime. Ne na vjen shumë keq për dëmtimin e Nevilit, i cili është një trajner në fushën e lojës për ne dhe i urojmë atij rikthim të shpejtë në fushën e lojës,” - do të theksonte Fagu për “Sportin shqiptar”, një lojtar edhe ky që sapo ka kaluar një tjetër dëmtim, që për fat të mirë nuk është e rëndë. “E përsëris, që dëmtimet na kanë penalizuar shumë, por kjo nuk shërben si mjet për të thënë që ky ka qenë faji kryesor. Ne tani kemi edhe një javë kohë për të punuar shumë dhe për të rregulluar gjërat, pasi të vijë në fushën tonë skuadra e Vllaznisë. Pavarësisht gjendjes së mirë së tyre, ne duhet të fitojmë,” - ka përfunduar Erbim Fagu.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 31 Mar 2009 , 01:15

Elbasani/Aksionerët e klubit u lëshojnë ultimatumin lojtarëve verdheblu në rast dështimi


Rrogat do të jepen vetëm pas
Vllaznisë... nëse vjen fitorja




Ekipi i Elbasanit, dje ka nisur përgatitjet
për ndeshjen e radhës që
do ta zhvillojë me pretendenten
kryesore për titullin kampion, Vllazninë.
Për verdheblutë, ky takim
do të jetë përcaktues jo vetëm
përsa i përket ecurisë në këtë
sezon, por edhe pozicionimit në
tabelën e renditjes. Ekipi i Elbasanit
në këtë takim nuk do të
ketë lojtarin lider në repartin e
mbrojtjes, Nevil Dede, që pak ditë
më parë mbeti i dëmtuar. Dhe sipas
informacioneve, mbrojtësi do
të mungojë deri në fund të këtij
sezoni futbollistik. Megjithatë,
tekniku Faruk Sejdini ka menduar
që rolin e Dedes ta zëvendësojë
me të tjerë lojtarë që ka në dispozicion.
Kështu në vend të tij,
pritet të pozicionohet Nikola
Karçev, i cili gjatë një prononcimi
të dhënë për gazetën “Panorama
Sport” u shpreh se tashmë
do të ketë më shumë përgjegjësi
për ndeshjet e mbetura të sezonit.
Sipas tij, së bashku me
shokët e repartit të mbrojtjes,
duhet të bëjnë më kujdes që të
gabojnë më pak, me qëllim që Elbasani
të vijojë të ketë një
mbrojtje të konsoliduar deri në
fund të kampionatit. “Pozicioni në
të cilin ndodhet Elbasani në renditje
nuk ka aspak lidhje me objektivat
e mia individuale, por as
me ata që kishte dhe ka klubi verdheblu
në këtë sezon. Kur pranova
në janar për t’iu bashkuar
elbasanasve, kisha bindjen e
plotë se do të renditeshim të paktën
në tri vendet e para të klasifikimit.
Por tani e vetmja gjë, për
të cilën na ka mbetur luftojmë fort
është që t‘i largohemi zonës së
ftohtë të tabelës”, tha mbrojtësi i
verdhebluve, Nikola Karçev.
Ana financiare
Ndërkohë, përsa i përket çështjes
financiare për të cilën kanë
nisur të qarkullojnë zëra nga më
të ndryshmet, mësohet se asnjë
nga lojtarët nuk ka marrë rrogën
mujore, apo këstet e kontratave.
Kjo, pasi kreu i Bashkisë së Elbasanit,
së bashku me aksionerin
tjetër, Çërraga, kanë vendosur që
shumat e parave, lojtarëve t’ia
kalojnë në bankë, vetëm pas
ndeshjes me Vllazninë, gjithnjë
nëse verdheblutë, do të arrijnë
të marrin tri pikët e plota. Nëse
Elbasani do të vazhdojë serinë e
rezultateve negative, atëherë
nuk është çudi që ta shohim në
vendet e fundit të klasifikimit, që
aktualisht mbahen nga Apolonia
dhe Bylisi. Ndërkohë në lidhje me
më këtë çështje, maqedonasi Nikola
Karçev, është shprehur se
për të nuk përbën asnjë problem
vonesa e parave. “Çështja e
marrjes së parave është diçka që
është vendosur si kusht për të
gjithë lojtarët, ndaj dhe ne duhet
të kthehemi patjetër jo vetëm te
rezultatet pozitive, por edhe te
pikët e munguara”, përfundoi
mbrojtësi i verdhebluve, Nikola
Karçev. Aldi Kozaria

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ujku » Tue, 31 Mar 2009 , 15:21

Pa ca pa m'dhimen ma rrexikt paskan met pa rroga edhe i her
se na kena me i rrah.

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by sportist_shkodran » Wed, 01 Apr 2009 , 20:11

Ujku wrote:Pa ca pa m'dhimen ma rrexikt paskan met pa rroga edhe i her
se na kena me i rrah.
A thu a
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Thu, 02 Apr 2009 , 02:21

Flamurtari tani tremb kryesuesit
Skuadra është në gjendje të mirë, por ndeshja me kuqezinjtë shihet si çelësi i titullit
Tirana/ Bardheblutë, të stepur në prag të sfidës së Vlorës, është rritur presioni

Tirana dëshiron t’i fi
tojë këtë sezon të dy
trofetë, pra si
Kupën, ashtu edhe kampionatin,
por në prag të përballjes
së radhës me Flamurtarin,
duket se në gjirin e skuadrës
së trajnerit Kola është rritur
ndjeshëm presioni, që shkaktohet
nga përgjegjësia e madhe
që ka grupi në këtë sfidë.
Sigurisht që vetëm fitorja e
mban Tiranën në pozita të
forta për të pretenduar titullin,
teksa çdo rezultat tjetër do
të komprometonte rëndë objektivin
që kanë bardheblutë
në këtë edicion. Në stërvitjen
e djeshme spikaste angazhimi
serioz i grupit dhe dëshira
e të gjithë lojtarëve për të
kapur gjendjen optimale, si
dhe për të realizuar me sukses
të gjitha detyrat, por në të
vërtetë nuk kishte si fshihej
dhe frika që ka mbërthyer
grupin, kur mendojnë se në
fundjavë do të kenë përballë
një kundërshtar tepër të fortë
dhe që në fushën e tij luan të
gjitha kartat, aq më shumë që
Tiranës i bën punë vetëm fitorja.
Bardheblutë janë të
ndërgjegjshëm se vlonjatët
nuk do t’u falin asgjë,
përkundrazi, do të luajnë në
shkallën më të lartë për ta
frenuar edhe një herë Tiranën,
e kësisoj për t’i
prishur planet asaj për vazhdimësinë.
Kjo sfidë është
cilësuar nga vetë lojtarët si
një nga më të vështirat në
kampionat dhe me ndikim
të drejtpërdrejtë te titulli,
pasi është nga të paktat sfida
që Tirana i luan në transfertë
dhe për më tepër, paraqitet
si një përballje problematike.
Është ende e freskët
humbja e fazës së dytë 0-2 në
Vlorë, ku bardheblutë
përveç humbjes, edhe u
atakuan në mënyra të ndryshme,
ku pati madje edhe
dhunë të tepruar verbale
ndaj të gjithë lojtarëve. Gjithsesi,
stafi teknik po bën përpjekjet
maksimale për të sjellë
skuadrën në formën e duhur
dhe për të injektuar te lojtarët
moralin e duhur për këtë përballje
tepër të vështirë.
Trepikëshi është objektivi i
vetëm dhe në një farë mase
grupi ndihet i plotë, por frika
është sidoqoftë, prezente.
Takimi i fundjavës që do të
zhvillohet në stadiumin “Flamurtari”
mund të rezultojë
përcaktues për ambiciet e Tiranës
në luftën e saj për titull
dhe këtë e di mirë edhe
stafi teknik, që ka kërkuar
nga skuadra impenjim maksimal
për të mos gabuar për
herë të dytë në Vlorë, përkundrazi,
kanë këshilluar grupin
të dalë me tri pikët nga kjo
sfidë delikate. Dueli me kuqezinjtë
vlonjatë shihet madje,
edhe si një mundësi e mirë
që të shkëputen në klasifikim,
gjithmonë duke shpresuar në
një hap fals të Vllaznisë këtë
javë. Lojtarët dukeshin dje të
trembur dhe në tërësi, me kalimin
e ditëve, bëhen më pak
të disponueshëm me komentet
e tyre në shtyp në lidhje
me këtë përballje. Shqetësimi
lidhet jo vetëm me emrin e
kundërshtarit, por edhe me
përgjegjësinë që po ndien
çdo qelizë e bardhebluve,
kur nga drejtuesit po bëhet e
qartë për ditë e më shumë se
duhet fituar titulli, por edhe
Kupa e Shqipërisë. Tirana ka
lojtarët më të paguar dhe pretendimi
që ka klubi është i
logjikshëm.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Thu, 02 Apr 2009 , 02:22

kjo gja te ban te lumtun per momentin sepse mendojm se flamurtari do lozin me zemer ,por ky lajmi ma poshte ti keput kamt :lol: :lol:

Post Reply