Te ajo konference, perveç gazetarve qi i shau si asiher n'histori (mire ja ban, kur e lejojne), e kapi me Ranierin, Spallettin, Juve, Roma, edhe ne Milan qi nuk kishte pune hiç n'at mes. Edhe kur thot qi Milan, me lojtare t'mire, me tradite, me ekperience, e nuk fiton gja, kuj ishte tu ja fut? Ancelottit.
Ancelotti nuk kritikoi lojen e Mourinhos, thjeshte tha se lojtart e Interit u futem pak te friksum ne fushe. Dhe nuk kritikoi Zanettin, por pytjes se gazetarit:"Zanetti tha qi kampionati vlen sa Champions League. A nuk te duket si dhelpra dhe rrushte?" i'u pergjigj: "Po. Se kupa vlen shume ma teper". Kaq. Tha at qi mendoi. Apo vetem Mourinho e ka kyt te drejte?
Gazetat nuk flasin per deshtimin e Milanit? Jo vetem qi flasin, por jane tu ftu Berlusconin me e shite, Gallianin jane tu e qujt te paafte. E nuk ka pra drejtusa qi kan fitu ma shum se kta ne tan historine e futbollit. Per nji vit qi nuk fiton Milan asht tu u ba nami. Bane hesap kur thone qi Milan ka 3 vjet qi deshton, e harrojne se ne kto 3 vite ka fitu champions, superkupe e botnor. Nuk e di ça duhet me fole ma keq.
Pse nuk u dashka me fole gazetat per Inter-Roma, me at penallti skandaloze (mas shum golave me dore e off-side), e me De Rossin qi thot se sa here qi lozim me Inter ne Milano ndodh ishtu, e se vjet ja ka vjedh kampionatin?
Asht Mourinho qi ka qejf me u fole vetem per polemika. Qi mos me u fole per lojen skandaloze qi ban ekipi i tij, pune per te cilen ai paguet 9 milion. Skema e vetme e Interit asht top i gjat te Ibra, ose Maicon qi kroson ne zone.
Milan i ka rehatu parvjet anglezt. Ta majn edhe Inter kaiher nelt flamurin e Italise, meqi mahet edhe si ekipi ma i mire....
Ca mendojne per Mourihon?
Ke me pyte?
Tifozat e ManUtd qi e tallen tane lojen? Apo ai qi hangri grushtin? Apo Benitez? Apo Venger? Apo Rooney e C.Ronaldo?
Tifozat e Portos? Apo te Barcelons? Apo Raikaard, Messi, Ronaldinho Eto'o? Arbitri Frick? Berretta? Lo Monaco? Ranieri? Spalletti, De Rossi, Sensi, Totti?
Ermenixhilda Dishokeca.....S'pa zgjatna ma, eeee?