Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 08 Mar 2009 , 23:35

ATMOSFERA
Shkodranët po vuajnë në këto
momente pikërisht për shkak të
anës psikologjike. Ajo është
vërtetë tejet e rënduar, pasi
humbjet e njëpasnjëshme dhe
së fundmi barazimi me
ballshiotët e Bylisit ka bërë që
pakënaqësia tani të kalojë edhe
në radhët e sportdashësve.
Pasi kanë vërshëllyer Canajn,
dje tifozët shkodranë në fund
të 90-minutëshit kanë vërshëllyer
edhe teknikun e sapoardhur
në krye të kuqebluve, Dervish
Haxhiosmanoviç. Barazimi
me Bylisin ka qenë për këtë
trajner një gjë krejt e papritur, e
po ashtu edhe për stafin e tij.
Të tre së bashku nuk ka dalë
nga pankina për më shumë se
10 minuta pas përfundimit të
lojës. Pikërisht atëherë kur në
shkallët e “Loro Boriçit” nuk
kishte asnjë tifoz. A. Uruçi

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Sun, 08 Mar 2009 , 23:36

na mungoi pergatitja fizike thote dervishi
po ma dervish mos ta mershe skuadren pra
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 22:35

Presidenti hoqi penalizimet, por lëvizja s’ndikoi te rezultati ndaj Bylisit. Gati furtuna
Fushaj premtoi anulimin e gjobave para ndeshjes

Pavarësisht se asgjë nuk është deklaruar
nga vetë presidenti i klubit të Vllaznisë,
Valter Fushaj, mësohet se para takimit
me Bylisin ai u ka bërë një premtim
lojtarëve që ishin aktivizuar ndaj Teutës,
se do t’u falte gjobat, prej 30% të pagës,
në rast mospërsëritje të situatave të atilla.
Mirëpo, ja që edhe kjo taktikë nuk ka
bërë fajde. Sepse kuqeblutë kanë bërë
më të keqen e mundshme përballë
ballshiotëve, duke lënë të zhgënjyer jo
vetëm tifozët, por sidomos presidencën
dhe stafin e klubit. Kësisoj, barazimi me
ekipin e Bylisit mund të bëjë që presidenti
Fushaj të jetë i prerë në mendimin
e tij. Madje, kësaj here ka shumë mundësi
që të mos u shpëtojë gjobave asnjë
prej futbollistëve të Vllaznisë. Nëse në
rastin e parë pati edhe përjashtime,
kësaj herë mësohet se numri një i presidencës
shkodrane nuk do të bëjë kurrfarë
tolerimi. Në fakt, Fushaj këtë sezon
i ka zgjidhur jo rrallëherë momentet e
vështira pa ua pasur nevojën ndëshkimeve,
të paktën gjer tani. Sepse mërzia
që i ka shkaktuar kreut të klubit shkodran
rezultati i takimit me Bylisin mund të
mos e përjashtojë një mundësi të tillë.
Gjithsesi, kjo mbetet akoma për t’u parë,
pasi koha e shkurtër mes dy takimesh
mund ta bëjë presidentin të reagojë më
me gjakftohtësi. A. Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 22:38

SKA analize

Drejtuesit e klubit duhet të bëjnë të pamundurën
që së bashku me stafin dhe lojtarët
të ndryshojnë këtë situatë aspak të favorshme
ku ndodhen. Për sekretarin e klubit
Medja nuk është koha që të ulen shumë në
tavolina, sepse tani, sipas tij, është koha
që ekipi të vazhdojë pa ndërprerë punën
në seancat stërvitore. “Nuk mendoj se
është koha për analiza e mbledhje, por
është koha që të gjithë të vazhdojnë punën
në stërvitje për të ndrequr sa më shpejt që
të jetë e mundur situatën”, nënvizon sekretari
i klubit Vllaznia.

Dje pushim

Vllaznia dhe Haxhiosmanoviç kanë
bërë një ditë pushim absolut. Ndryshe
nga paraardhësi i tij Canaj, tekniku
malazez nuk ka ndryshuar planet e
përgatitjeve si pasojë e mungesës së
rezultatit në takimin e fundjavës. Ai e
ka parë më të arsyeshme që ekipi të
qëndrojë një ditë larg fushës së stërvitjes
dhe të rikuperojë forcat e humbura,
për të qenë në më të mirën në
përballjen e mesjavës me Dinamon. Sot
kuqeblutë do të kthehen në fushën e
stërvitjes.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 22:39

Sekretari Medja: Ekipi nuk kishte presion psikologjik. Loja ishte për t’u harruar



Barazimi i Vllaznisë
me Bylisin po përje
tohet në Shkodër si
të ishte një humbje. Pakkush
mund ta kishte menduar një
rezultat të tillë, por fundi i 90-
të minutave ka dhënë verdiktin,
që për shkodranët ka vënë
një pikëpyetje të madhe tanimë
jo vetëm në luftën për titullin
kampion, por ndoshta
edhe për vendin e dytë. Për
sekretarin e klubit shkodran,
Agim Medja, mungesa e rezultateve
si rrjedhojë e aspektit
psikologjik është tërësisht i
pakuptimtë. “Nuk ka pse ekipi
të ketë pretendime se mungesa
e rezultatit në këtë
takim kishte të bënte me
ngarkesën psikologjike. Nuk
e kuptoj sesi një ekip, që ndodhet
në vendin e parë, të ndjejë
presion psikologjik para një
kundërshtari që është ende
me një këmbë në Kategorinë e
Parë, - thekson sekretari Medja.
– Sipas meje, e vetmja gjë
që nuk shkonte në këtë përballje
ishte paraqitja e
skuadrës në fushën e blertë.
Futbollistëve u mungoi grinta
dhe karakteri i shkodranit.
Të gjithë duhet të kishin bërë
maksimumin për të gjetur
rrugën e fitores. Ky është një
rezultat i pafalshëm për Vllazninë.
Ekipit i mungoi plotë-
ADMIR URUÇI
sisht loja kolektive, gjë që e çoi
në atë rezultat të papritur. Për
mua, këtij ekipi i mungoi
gjithçka”.
Loja
Shkodranët këtë herë kanë
zhgënjyer jo vetëm në rezultat,
por edhe në lojë. Nëse do
të ishte arritur rezultati që
duhej, çështja e çalimit në lojë
do ishte harruar shpejt. Mirëpo
nëse nuk ecën loja,
rrallëherë ekipi mund të marrë
maksimumin. Ka pasur
raste kur Vllaznia ka zhvilluar
lojë me hope, por në përballjen
me ballshiotët loja e
kuqebluve ka qenë totalisht
jashtë asaj që pritej. “Loja e
Vllaznisë në këtë takim ka
qenë për t’u harruar. Ndoshta
kjo edhe për meritë të ekipit
mik, që diti t’i fusë në grackë
lojtarët tanë. Ata u rreshtuan
mirë në mbrojtje dhe lanë pak
hapësira. Kjo e mbylli lojën e
Vllaznisë në 25-30 metra. Dhe
në një situatë të tillë, loja duhet
të ishte përqendruar më
shumë në krahë dhe ekipi të
gjente befasinë përmes
qarkullimit të topit, e jo me
topa të gjatë, pasi kjo natyrshëm
ndihmoi mbrojtjen
kundërshtare. Forca goditëse
thuajse mungoi totalisht në
këtë takim. E pra, për mua këto
janë shkaqet e mungesës së
golit”, argumenton sekretari i
klubit shkodran, Medja.
Dinamo
Të mërkurën, Vllaznia ka
një tjetër ndeshje të vështirë.
Kuqebluve u duhet të përmbysin
atë rezultat 1-2 të takimit
të parë të turit çerekfinal të
Kupës së Shqipërisë. Një mision
ky që, në të tilla kushte,
shikohet si mjaft i vështirë për
t’u përmbushur. “Në kushte
të tjera do të kisha tjetër mendim,
që do të thotë se Vllaznia
mund të pretendonte pikërisht
atë që Dinamo bëri në
Shkodër. Por ana psikologjike
tejet e rënduar dhe pa diskutim,
koha e shkurtër në dispozicion,
nuk janë aspak në
favorin tonë. Në vetëm tri ditë
duhet një ndryshim rrënjësor
në të gjitha aspektet, gjë që
mua më duket paksa e vështirë.
Megjithatë, këta lojtarë
kanë treguar se dinë të bëjnë
më të mirën. Kanë qenë pikërisht
këta që kanë mbajtur për
shumë kohë vendin e parë dhe
po këta, të cilët kanë treguar
mjaft vlera. Kështu që gjithçka
mund të ngjasë”, përfundon
Agim Medja.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 22:42

Drejtuesit dalin kundër trajnerit

Vllaznia/ “Deda” i druhej moralit, por krerët kuqeblu ia vënë fajin aspektit taktik

DEDA” NDRYSHON

Tani ia vë fajin përgatitjes fizike



Tekniku i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç, pas
barazimit me Bylisin ia ka vënë fajin përgatitjes fizike
të skuadrës. Ndoshta ajo që ka munguar më shumë
në këtë takim ka qenë pikërisht freskia e lojtarëve
dhe kjo mesa duket ka dhënë dhe rendimentin e saj.
Për teknikun, kjo ka qenë ndoshta arma më e dobët
e kuqebluve, sidomos gjatë pjesë së dytë të përballjes
me Bylisin. “Kemi bërë një gabim të madh që nuk
fituam. Ne duhej të luftonim deri në fund. Lojtarët
tanë nuk ishin në formën e tyre më të mirë. Në pjesën
e dytë, ata të krijonin përshtypjen sikur nuk kishin
forcë fizike dhe freski. Ndërsa në pjesën e parë,
lojtarët që luanin në krah duhej të kishin bërë më
tepër dhe të jepnin krosime. Kjo ka qenë një pikë e
dobët në këtë takim për ekipin tonë. Megjithatë i
qëndroj mendimit se Vllaznia vuan në aspektin fizik
të saj”, është shprehur “Deda”. Por kjo thënie e
teknikut të duket shumë shqetësuese, pasi flitet
vetëm për 6 takime të luajtura në këtë vit, në një
kohë që shkodranët minimalisht deri në fund të këtij
sezoni, duke përfshirë dhe takimet e Kupës, kanë
edhe mbi 11 të tjera për të luajtur

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 22:47

Une e thashe edhe ma perpara qe dede nuk ia ka idene futbollit ,(((((dhe duket sikur nje femen asht tu lind dhe po i vjen doktori i kafsheve per me ndihmu femnen per me lind ,duke e dite ma pare te tan qe ky doktor asht me ndihmu lopet kur pjellin e ja femnen)))) dhe kerkush nuk asht pergjegjes per gabime ne kete rast ,dhe i vetmi asht presidenti qe e mori ket tranier dhe na hodhi sezonin ne toke ,dhe ia hoqi tifozave tane deshiren e parakohshme per te dal kampion.

Turp TURP TURP

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 23:22

Vllaznia kompromenton titullin
9 Mars Vërshëllima e gjyqtarit elbasanas Enea Jorgji, kur kishin përfunduar 90-të minutat e rregullta të lojës, si dhe tre minutat shtesë të akorduara nga gjyqtari i katër, laçjani Sokol Çekaj, ka fikuar rezultatin e bardhë 0-0, që ka zhgënjyer të gjithë të pranishmit në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”, të cilët duke lënë stadiumin kanë shprehur hapur pakënaqësi ndaj skuadrës së tyre. Me të njëjtën pakënaqësi janë larguar nga tribuna VIP e “Loro Boriçit” edhe drejtuesit më të lartë të klubit Vllaznia me në krye presidentin Valter Fushaj, gjë që shihej qartë edhe në mimikat e tyre. Megjithatë, edhe pse të pyetur nga “Sport Ekspres”, ato nuk kanë preferuar të flasin, por janë larguar me një shije aspak të mirë që i dha kjo ndeshje, rezultati i së cilës, mund të jetë përcaktues ndoshta për fatin e titullit kampion, kur rivalja e saj direkte Tirana, me fitoren e arritur këtë javë është shkëputur dy pikë, ndërkohë që tani ndjen nga prapa edhe kërcënimin e Dinamos, e cila i është ofruar së tepërmi. Duke iu referuar takimit duhet thënë se në deputimin e tij të parë, në rikthimin e tij të pestë në krye të pankinës shkodrane, Haxhiosmanoviç e nisi jo mirë. Vllaznia la dy pikë shumë të rëndësishme në këtë takim, që përpara ndeshjes pak mendohej në opinion se mund të ndodhte një gjë e tillë. Ndërsa në lidhje me formacionin edhe pse gjatë të gjithë javës së pragndeshjes kishte shumë komente, për ndryshime rrënjësore për emrat që do të aktivizoheshin nga minuta e parë, apo edhe për vendosjen e tyre, një gjë e tillë nuk u pa fort në fushën e lojës. Nga formacioni i mëparshëm i ish-teknikut Canaj mungonin dy titullarë, Bashiç dhe Sukaj edhe këto mungesa të detyrueshme për arsye dëmtimesh, ndërsa të tjerët ishin në vendet e tyre. E reja e kësaj ndeshje, në mund ta quajmë kështu është rikthimi i korçarit Paulin Dhëmbi në formacion dhe vendosja e tij përkrah Sinanit, veprim ky që në fakt, fillimisht u prit mjaft mirë nga ana e opinionit, pse jo edhe e specialistëve të futbollit, pasi ky formacion, ishte ai i fazës së parë, kur kontributi i Dhëmbit së bashku me kapitenin Sinanin ishin për t’u përgëzuar, jo vetëm në shënimin e golave, por edhe ecurinë e skuadrës për javë të tëra në vendin e parë, madje edhe me shtatë pikë diferencë. Por, miunutat në vazhdim, sidomos ato të pjesë së parë që nuk ishin aspak të mira, nuk dhanë në fushë atë që mendohej nga të tjerët. Pjesa e dytë e lojës, me aktivizimin e Kaçit dhe sidomos të Sukaj është gjallëruar së tepërmi për kuqeblutë. Tashmë Vllaznia me tre sulmues në fushë është e tëra në sulm. Por skuadra ballshiote e drejtuar me maturi dhe kompetencë nga shkodrani Hysen Dedja është në gjendje të përballojë furinë e sulmuesve shkodranë, të cilët për minuta të tëra mbështeten edhe nga mbrojtësi Beqiri. Sidomos në 10 minutat e fundit, përfshirë edhe tre minutat shtesë, thuajse është luajtur me një portë, por sërish kuqeblutë nuk kanë qenë në gjendje të tundin rrjetën. Kësisoj, ky barazim në shtëpi dhe dy pikë të humbura përballë Bylisit janë një tjetër hap i gabuar, ndoshta edhe më i madh për nga rëndësia, se sa humbja e një jave më parë në Durrës. Ndërkohë që për ballshiotët në kampin tjetër, ky barazim është një tjetër sinjal bindës, për rritjen e premtuar të Bylisit në fazën e tretë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 10 Mar 2009 , 03:03

kja asht dicka qe me qon mishin kokerr .Osman Mula ka ba dicka per vllaznine dhe jane fjale te vertetea qe i ka qu te sporti shqiptare.

shifni qa ka shkru

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 10 Mar 2009 , 03:04

Vllazni, ç’është ky mentalitet frikacaku që po demonstron?!



Data: 09/03/2009

Nga Osman MULA……………………………

Zakonisht, kur takon në rrugë një njeri të topitur, është mirë të mos e trazosh, ta lësh të marrë veten, ta ndihmosh disi… Kështu ndodh dhe me ekipin e Vllaznisë. Në këto momente duhet me qetësi t’ia mbushësh mendjen për të rigjetur optimizmin e duhur, pasi ka akoma edhe dhjetë ndeshje. Mbase nuk jam ai që do t’ia rregulloj moralin, por as ai që prish punë, veçse një gjë dua ta theksoj ama: Më duket e pafalshme që të grisësh me duart e tua të gjithë atë sukses që ndërtove, me aq mund dhe djersë, 10 fitore radhazi, brenda dhe jashtë, një ekip kompakt, me një trajner për ta pasur zili. Të jetë mendjemadhësi?! Po e pranojmë disi. Të jetë lodhje?! S’po bën më shumë se të tjerët. S’ke ekip, se nuk bëre merkato?! Askush nuk dyshon se ke lojtarë që bëjnë diferencën me ekipet e tjera. Nuk ke spektatorë?! As kjo nuk qëndron, pasi atë e ke pasur gjithmonë. Spektatori jo vetëm që s’të ka munguar, por të ka përkrahur në shi dhe në dëborë. Të falësh ndeshje?! Mos e dhëntë Zoti! Një gjë është e sigurt: Nuk dite të menaxhosh veten dhe suksesin

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Ujku » Tue, 10 Mar 2009 , 17:17

Osman Mula i paska than tana pra kur flet shpirti i brisht i nji artisti te madh
ne rang komtar e nerkomtar forcohen dyshimet se te Vllaznia nuk jan problem lojtart
se ai paska than se dyshon te menaxhimi.
Taman ka than se skuadra don qetsi ne kto momente,se skuadra don mbeshtetje morale ne kto momente
po morali s'rritet tuj vu gjoba,jam dakort se Vllaznia w ka menaxhu keq situaten ndoshta qellimisht.

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by kuqeblu4ever » Tue, 10 Mar 2009 , 19:09

Mendimi jem per kyt pike ku kena arrit asht se Vllaznia ne fillim te kampionatit nuk e ka parashiku vedin me bindje se asht pretendente reale per kampionat megjithese asht deklaru e tille nen goje. Por shansi vjen aty dhe Vllaznia shkeputet ne +7. Ne kete moment Vllaznia ne menyre te papritun e shikon vedit pretendente nr 1. Ketu shfaqet edhe mospergatitja psikologjike e ekipit per mendimin tem. Kjo shkeputje e madhe nuk ishte parashiku dhe ne vend qe te quhej normale per nji ekip qe don me fitu kampionatin, ne kete moment tek Vllaznia fillon mendjemadhesia dhe vetekenaqesia e pakuptimt. Tham e pakuptimit duke pas parasysh qe fitoret ishin arrit me mund te madh, e shpesh ne minutat e fundit, si dhe me harrnime ne formacion, tek nje ekip qe nuk mendohej pretendent fillimisht por qe dha maksimumin, dhe me nji shpirt te madh gare. Vetekenaqesia shfaqet ne humbjen me Dinamon. Pata shansin ose jo, me ken ne stadium kete ndeshje. Kyt gja e vuna re qysh tek Sinani, si u shpreh nji jave perpara ne TV dhe si performoi ne fushe ne ndeshjen me Dinamon. Si pasoje e mospergatitjes se duhur psikologjike, humbjes me Dinamon nuk i bahet analiza e duhun por kalohet prap disi pa u ndi si nga specialistat ashtu edhe gazetaret. Nga kjo humbje brenda ne shtepi ne nje stadium te tejmbushun, tek Vllaznia nuk pati asnji presion, ose analize per shkaqet e kesaj humbjeje, nisur edhe nga fakti qe Vllaznia ishte hala +4 dhe kampione e dimrit. Gjithashtu ngaqe shpresohej qe kjo fitore te ulte euforine e madhe dhe me shpresen per afrime te reja ne ekip, si dhe faza pergatitore do ndihmonte me u konsolidu. Afrimet e kryera dhe avantazhi +4 krijuan bindjen per nje Vllazni te pathyeshme. Por Vllaznia harron ketu se me afrimet e reja tani shikohej nga kundershtaret si nje ekip perbindsh, dhe kundershtaret lozin me shpirt ne fushe ndaj Vllaznise me emra te medhenj. Vleresimi qe i bani Dinamo Vllaznise ishte makimal. Vllaznia nuk e vleresoi si duhet Dinamon. Pas fazes pergatitore te vleresuar te shkelyqer dhe blemjeve te shkelqyera, nuk asht ma ajo Vllaznia qe ven shpirtin ne fushe me arrit fitoret, por qe futet ne fushe me nji mendjemadhesi dhe shpesh edhe pa loje bindese. Keshtu humbet dhe ne Peqin. E merr vedin ne ndeshjen me Besen dhe Elbasanin. Por mendt i kane ardh teper vone, atehere kur ka humb 6 pike, dhe goditet keq nga Teuta ne momentin kur ndihet nen presion per fitore, si pasoje e 6 pikeve te humbuna ne 2 ndeshjet rresht me Dinamon e Shkumbin. Sot Vllaznia ndodhet -2 nga vendi i pare, jo aq larg por e topitun dhe ne nje moment teper negativ, edhe pse asht ma afer titullit se asnjehere ne keto 8 vite.

Eshte shpreh taman Z. Osman Mula, dhe krahasimi qe i ka ba Vllaznise me nje te topitun asht i sakte. Ne keto momente te topitunit nuk duhet me i ra ma. Edhe keshtu asht edhe puna e Vllaznise...tifozat ne keto momente duhet me e mbeshtet ma shume se kurre dhe jo me ndej duke bertit kundra Vllaznise sepse e dime te gjithe qe ne Shkoder tifozat jane shume kerkues. Ne keto momente te keqija stadiumi duhet me u mbush edhe ma plot se me perpara, me i dhan me kuptu ekipit qe prap e mbeshtet pa kushte, edhe pse po ja shperblen shume keq. Vetem keshtu ndoshta lojtaret e vejne ndopak edhe ndjenjen ne pune e japin ma te miren e tyne. Skam ca me shtu ma teper se e ka shkru teper sakte Osman Mula, i ka ba nji psikoanalize taman Vllaznise.

I baj thirrje Vllazenve Ultras mos ta braktisin Vllaznine ne kete moement kur ka ma shume nevoje, por ta mbeshtesin ma shume se kurre me e kalu shpejt kyt krize. Se besoj se po e morme vedin ne kete moment, pa ken shume vone, atehere te Vllaznia nuk do kete ma vetekenaqesi sepse besoj se e ka marr randshem leksionin. Nuk ban pune ma as gjoba as presioni. Duhet vetem mbeshtetje ne stadium, se Vllaznia asht aty, ma afer titullit se kurr sivjet, dhe i ka lojtaret me e realizu kyt gja, ma shume se kurre, asht gjynah me i ra te mires me shjelm.

Para Vllaznia!!!!
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Ja edhe artikulli i plote qe ka shkru Z. Osman Mula.

Post by kuqeblu4ever » Tue, 10 Mar 2009 , 19:15

Nga Osman MULA
Zakonisht, kur takon në rrugë një njeri të topitur, është mirë të mos e trazosh, ta lësh të marrë veten, ta ndihmosh disi... Kështu ndodh dhe me ekipin e Vllaznisë. Në këto momente duhet me qetësi t'ia mbushësh mendjen për të rigjetur optimizmin e duhur, pasi ka akoma edhe dhjetë ndeshje. Mbase nuk jam ai që do t'ia rregulloj moralin, por as ai që prish punë, veçse një gjë dua ta theksoj ama: Më duket e pafalshme që të grisësh me duart e tua të gjithë atë sukses që ndërtove, me aq mund dhe djersë, 10 fitore radhazi, brenda dhe jashtë, një ekip kompakt, me një trajner për ta pasur zili. Të jetë mendjemadhësi?! Po e pranojmë disi. Të jetë lodhje?! S'po bën më shumë se të tjerët. S'ke ekip, se nuk bëre merkato?! Askush nuk dyshon se ke lojtarë që bëjnë diferencën me ekipet e tjera. Nuk ke spektatorë?! As kjo nuk qëndron, pasi atë e ke pasur gjithmonë. Spektatori jo vetëm që s'të ka munguar, por të ka përkrahur në shi dhe në dëborë. Të falësh ndeshje?! Mos e dhëntë Zoti! Një gjë është e sigurt: Nuk dite të menaxhosh veten dhe suksesin. Humbe me Dinamon për kampionat në Shkodër, humbe përsëri për kupë. Humbe me Peqinin dhe u rrahe 4 0 me Durrësin. Vazhdove historinë e lënies së pikëve dhe me Ballshin në Shkodër 0 0. Gjithkush mund të humbë, bile dhe radhazi, ashtu siç u rrah edhe Interi me Sampdorian 3 0, por ekipi nxjerr mësim. Çfarë mësimi nxore me Durrësin, kur të vjen turp të shohësh se si tallen sulmuesit durrsakë, teksa të gjejnë krejt të papërgatitur në mbrojtje, kur humbet aq shumë raste, kur pasohet në zona të ngushta, aq sa humb durimin edhe ai që të shikon. Sot me pak pasime dilet në zonën kundërshtare, ku punojnë mirë krahët dhe qendra duhet të jetë mjaft aktive. Merreni kronikën dhe shikojeni, pasim pas pasimi, driblime pa bereqet, pak fantazi dhe aspak hapësirë për ta kapur kundërshtarin në befasi. Hidhesh në sulm me forca të shumta, pa koncept dhe harron komplet mbrojtjen, të dalin zbuluar 2 3 sulmues të ekipit kundërshtar, që nga mesi i fushës dhe t'i ndodhesh vetëm me një mbrojtës, kur ke dobësi në lojën në ajër, edhe pse ke mbrojtësit më shtatlartë. Dhe vijnë humbjet radhazi me ekipet e fundit në renditje, me të cilat kishe 20 pikë diferencë. Po çfarë ndodh me ty, kur në kulmin e suksesit stepesh?! Të duket sikur ke bërë krim që je në krye të klasifikimit e sikur ke bërë gjynah. Gjëra që njihen shpesh tek Vllaznia. Fillon kavalierllëku, duke menduar se kemi kohë, Zoti e di seç ndodh më vonë, mirë jena, edhe kundërshtari do të gabojë etj. Sido që të jetë, trajnerin rezervë matanë Shirokës e kena. Dhe fillon ky mentalitet i një ekipi pa ekuilibër, tamam kur i kthehet spektatori dhe i mbush stadiumin. Por ti Vllazni e fyen atë, duke humbur rregullisht në fushën tënde. Dhe humbjet vazhdojnë me kundërshtarët më të dobët, që s'i njohin tri pikët për 20 ndeshje rresht dhe janë në gjendje "të fikti". E pastaj jep deklarata pa fund se do të marrim kupën dhe kampionatin. E gjitha kjo, në një kohë kur s'të bind për asnjërën.
Dikush mund të thotë se kështu e ka futbolli dhe kjo u ndodh edhe ekipeve më të mëdha. Po vërtet, por ajo që ndodh me Vllazninë është diçka ndryshe. Vllaznia fiton 10 ndeshje rresht, por edhe mund të humbë 10 ndeshje gjithashtu, mund të pësojë gol në 2 minutat e fundit të lojës në 5 javë. Ajo që është më e turpshme, ndaj Vllaznisë mund të fitojnë të gjitha ekipet që janë krejt pa shpresë. Madje, këto ekipe prononcohen gjatë javës në gazeta që fitoren në Shkodër e kemi të sigurt, dhe ashtu ndodh, ku mund t'i shënoje gol edhe ndonjë lojtar stoli, që ka 1 vit pa luajtur. Kjo frikë, ky hutim, kjo mungesë psikologjie, e përzierë me pak mendjemadhësi, më shqetëson mua si tifoz i saj. 7 pikë para Tiranës dhe 20 para Dinamos, sot barazohesh me një mosbesim për javët në vazhdim. Ashtu, pa u ndier, fiton Dinamo, me shumë forcë ngulmon Tirana, po ti Vllazni, çfarë rruge ke zgjedhur? Ç'është kjo shthurje, kur je ne krye? Pse mallkon trajnerin, kur e kishe kaq rezultativ? Ç'është kjo..., o bo bo ç'na gjeti, kemi emocion në fushën tonë, po humbim edhe dy penallti rresht? Ç'është ky mentalitet frikacaku, kur i kishe të gjitha në dorë? Ktheji sytë pak nga Sabah Bizi, që nuk e njihte humbjen, apo Ferit Rragami, me një adrenalinë të shkëlqyer, kur stadiumi i thirrte "Ujku"! Futbolli është garë, është përgatitje fizike, është bindje psikologjike dhe nuk ngatërrohet me baletin. Thirri kujtesës, se kur luan me shpirt, fiton edhe me Austrinë e Vienës, por kur nuk ke garanci edhe me ekipet në fund të renditjes, si mund të ndeshesh, bie fjala, në Kupë Kampionesh me Malmoen? I them këto gjëra, se e dua Vllazninë, se dimë ta ikurajojmë, por edhe duhet t'i flasim në atë pushimin e vogël në ring, për t'i dhënë shpresë, që ajo ta fitojë ndeshjen.
Largohu nga kompleksi i inferioritetit ndaj ekipeve të kryeqytetit dhe mos ia lë spontanitetit titullin! Ndërtoje psikologjinë e fitores brenda vetes! 3 pikëshin fillo e preke sa të kalosh Urën e Baçallëkut!
Tani nuk më takon të merrem me trajnerët, sepse është detyrë e presidencës dhe stafit teknik, por një sugjerim mund ta jap: "Shkodra ka luksin që ka dy ish-trajnerë të kombëtares, si Zhega, apo Hafizi. E përse duhet të kalosh fusha, brigje, gërxhe, për të kërkuar teknikë, kur këto dy talente i kemi para syve dhe nuk i shohim?!
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 11 Mar 2009 , 02:22

Sinani me probleme, Vllaznia më shumë “halle”

Fillojnë problemet te Vllaznia sa i takon dëmtimit të lojtarëve. Nëse ndaj Bylisit të shtunën e kaluar ishte i pamundur mbrojtësi Bashiç dhe sulmuesi Sukaj luajti pak minuta i sforcuar, tashmë problem është gjendja e Sinanit. Goleadori i njohur, i cili në fakt nuk është duke kaluar një moment të mirë, dy ditët e fundit ka ndier dhimbje në muskujt e brendshëm rrëzë kofshëve. Lajmi konfirmohet nga pjesëtarë të stafit mjekësor të kuqebluve, sipas të cilëve, gjithsesi situata nuk është shumë alarmante. E rëndësishme duket ndërkohë gatishmëria e dy lojtarëve të tjerë për të luajtur nesër ndaj Dinamos. Kështu, Bashiç e Sukaj, pasi kanë kryer një seancë terapie te një doktor i specializuar në Mal të Zi, duken të gatshëm për të luajtur. Bashiç ka vuajtur nga një problem në shpatull dhe për rrjedhojë me punën e kryer nga fizioterapisti malazez, ai është kthyer në gjendjen e tij normale dhe do të jetë i gatshëm për të qenë në fushë ndaj bluve që nga minuta e parë. Nga ana tjetër, Sukaj ka pasur probleme me muskujt e barkut dhe pas seancës së terapisë që ai ka zhvilluar në Podgoricë, duket më i lehtësuar. Për këtë arsye, do të jetë pjesë e 18?shes që do udhëtojë sot drejt kryeqytetit. Nga ana tjetër, për sulmuesin kuqeblu duhet të vazhdojnë masazhet dhe ushtrimet për muskujt e barkut, në mënyrë që ata të mos i bëhen pengesë për të luajtur. Pas marrjes së këtyre lajmeve të mira për rikuperimin e këtyre dy lojtarëve, ndërkohë ka mbërritur një lajm tjetër që i ka shqetësuar sërish drejtuesit shkodranë. Golashënuesi kryesor i Vllaznisë, Vioresin Sinani, ka ndier shqetësim në muskujt rrëzë kofshëve në pjesët e brendshme të tyre. Për këtë arsye, që dje autori i 9 golave për kuqeblutë këtë kampionat, i është nënshtruar terapisë nën kujdesin e masazhatorit Arben Mlloja. Ky i fundit ka bërë të ditur se do të bëjë maksimumin që lojtari të jetë gati për nesër, por kjo ende nuk është shumë e sigurt. Sinani vërtet nuk është duke kaluar një moment të mirë në këtë periudhë dhe duket se gjithçka është psikologjike në këtë mes, megjithatë ai mbetet një nga pikat më të forta të skuadrës. Ndaj Dinamos ndërkohë do të mungojë edhe mbrojtësi Suad Lici, që u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë në Shkodër. Duke qenë kështu, vështirësitë shtohen edhe më tepër, nisur nga fakti se Vllaznia shkon në këtë takim me disavantazhin e ndeshjes së parë, që përfundoi 2?1 për blutë dinamovitë. Kuptohet që do jetë shumë e vështirë për të përmbysur gjithçka, aq më tepër edhe pas barazimit të fundit me Bylisin për kampionat, por trajneri Haxhiosmanoviç e ka thënë qarë se Vllaznia nuk shkon me flamur të bardhë në Tiranë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 11 Mar 2009 , 02:25

Beqiri e pranon: Vuajmë presionin
“Dinamo është më e favorizuar, por nëse dalim në lojën tonë, do kualifikohemi”
Mbrojtësi lider i Vllaznisë analizon situatën në ekip pas zhgënjimeve të fundit

Më i qetë dhe i
ndërgjegjshëm
për këtë ecuri zhgënjyese
të Vllaznisë, mbrojtësi
i Kombëtares dhe lideri i kuqebluve,
Elvin Beqiri, ka
treguar për “Panorama Sport”
arsyet e këtij stopimi. “Kemi
vuajtur presionin dhe nuk
kemi dalë në lojën tonë”, ka
thënë ndër të tjera mbrojtësi
në këtë intervistë, ku flet
edhe për ndeshjen e Kupës
me Dinamon dhe gjithashtu,
vazhdimësinë në kampionat.
Për më tej, ja si u
shpreh ai:
Elvin, dy rezultate zhgënjyese
radhazi. Çfarë
nuk funksionon te kjo Vllazni?
Kur nuk shënon kështu
ndodh, por e rëndësishme
për momentin është që këtë
situatë ta kalojmë sa më shpejt.
Për ndeshjen e fundit me
Bylisin, mund të them se
edhe fati nuk ka qenë me ne.
Kundërshtari nuk erdhi një
herë në portë, ndërkohë ne
në ato raste që kishim, u nxituam.
Mendoj se ka ndikuar
shumë edhe presioni që kemi
pasur dhe për më tepër na
mungon goli prej dy
ndeshjesh. Gjithashtu, nuk
kemi atë ritëm loje, që kemi
gjatë fazës së parë.
Reagimi i presidentit
Fushaj me gjoba si ju është
dukur?
Unë mendoj se në këtë
gjendje që jemi, edhe presidenti
e di vetë që gjobat nuk
zgjidhin gjë. Megjithatë, këto
janë në rregulloren e klubit
dhe nuk kemi çfarë t’i bëjmë.
Duhet të reagojmë menjëherë.
Gjithsesi, koha nuk pret
dhe nesër luhet ndeshja e
Kupës me Dinamon. Si e
parashikoni?
Natyrisht që Dinamo
është më e favorizuar në këtë
ndeshje, duke pasur parasysh
specifikën e Kupës. Ne
do të luajmë futboll dhe nëse
arrijmë të dalim në lojën
tonë, kualifikimi nuk është
i pamundur. Gjithçka mund
të ndodhë, por mendoj se e
rëndësishme është që ne të
luajmë ashtu siç dimë. Kemi
lojtarë të mirë dhe nuk duhet
të dorëzohemi.
Tashmë Tirana është dy
pikë larg. Cili është mendimi
juaj për vazhdimësinë
në kampionat?
Dy pikë nuk janë asgjë,
por janë edhe shumë, duke
pasur parasysh se më parë
ne si ekip kemi qenë edhe më
tepër me pikë, para Tiranës.
Nuk duhet të harrojmë që
prapa vjen një Dinamo mjaft
e fortë. Megjithatë, tani
ndeshjet janë në një shkallë
të lartë vështirësie dhe gabimet
nuk i rikuperon dotshpejt. Vllazninë e shikoj si
pretendente kryesore dhe
kam shumë besim te titulli.
Do të luftojmë deri në fund
për të arritur objektivin.
Në fund, diçka për tifozët
kuqelu, të cilët e ndjejnë
shumë këtë situatë..?
Ata presin shumë prej
nesh dhe në një farë
mënyre, aktualisht u jemi
disi borxhlinj. Gjithsesi,
duhet të na kuptojnë, sepse
kemi luajtur nën presion.
Nuk duhet të na
paragjykojnë, por të na
mbështesin, ashtu siç dinë
ata. Do t’ua shpërblejmë

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 11 Mar 2009 , 02:26

Tete titullare ,takim me fushaj

Situata në të cilën ndodhet Vllaznia ka bërë që dje pas stërvitjes,
lojtarët kryesorë të ekipit të takohen me presidentin e
klubit, Valter Fushaj. Bëhet fjalë për tetë titullarë, të cilët kanë
diskutuar me kreun e Vllaznisë për problemet dhe mënyrën e
daljes nga kjo situatë. “Ka qenë një takim më shumë për të diskutuar
me presidentin, i cili po u qëndron shumë afër lojtarëve në
prag të ndeshjes së Kupës”, tregojnë burime pranë klubit kuqeblu.
Mësohet se titullarët shkodranë i kanë premtuar Fushajt maksimumin
për të bërë kthesën, që të mërkurën, ku përballë bluve në
kryeqytet do të jetë një sfidë vendimtare. Rezultati 2-1 i ndeshjes
së parë e ka bërë shumë të vështirë kualifikimin, por gjithsesi
kuqeblutë shpresojnë. A.Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 11 Mar 2009 , 02:27

Trajneri Dervish Haxhiosmanoviç, është optimist
“Dy gola dhe e eliminojmë Dinamon”


Pas zhgënjimit me Bylisin,
për shkodranët vëmendja
është përqendruar totalisht
te ndeshja e kthimit me
Dinamon, e vlefshme për
turin çerekfinal të Kupës së
Shqipërisë. Kuqeblutë nuk
kanë kohë të mendohen, e aq
më tepër, që tani është momenti
i duhur për autokritikë,
edhe pse do të jetë
shumë e vështirë, nisur edhe
nga rezultati 2-1 i ndeshjes
së parë në “Loro Boriçi”.
Trajneri i Vllaznisë, Dervish
Haxhiosmanoviç, beson te
mrekullia me dinamovitët,
edhe pse e pranon faktin që
ekipi po kalon një krizë.
“Mendoj se çdo takim ka
rëndësinë e vet. Pavarësisht
rezultatit jo të favorshëm në
ndeshjen e parë me Dinamon,
e rëndësishme për ne
është që ta vlerësojmë maksimalisht
këtë sfidë. Në fund
të fundit luhen edhe 90
minuta dhe për mua ka kohë
mjaft për të ndryshuar shifrat
në favorin tonë”, ka thënë
kreu i pankinës kuqeblu për
përballjen me Dinamon.
Duke parë elementët cilësorë
dhe me përvojë që ka Vllaznia
në përbërje, malazezi
është optimist se atë që bëri
Dinamo në Shkodër, tashmë
fare e mirë mund ta përsërisë
ekipi i tij në Tiranë. “Derisa
Dinamo ka shënuar 2 gola
në Shkodër, atëherë pse të
mos e bëjmë një gjë të tillë
edhe ne në Tiranë. Unë besoj
shumë”, shtoi malazezi
i Vllaznisë, që është rikthyer
për herë të pestë në qytetin
verior. Gjithsesi, përtej
optimizmit të “Dedës”, barazimi
në debutimin e tij në
pankinë, me Bylisin ka shtuar
problemet pranë kuqebluve.
Të mërkurën priten
ndryshime në formacion, ku
shpresohet se loja do të jetë
krejt ndryshe nga ndeshjet e
fundit. Për Vllazninë, ekipi
dinamovit është ndër të vetmit
kundërshtarë, që deri
tani ka arritur të fitojë dy
herë në “Loro Boriçi”. Një
barazim në fazën e parë është
shumë pak, por për
ndeshjen e së mërkurës,
duke ditur edhe specifikën
e Kupës, shpresohet shumë.
Admir Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 11 Mar 2009 , 02:28

tranieri i vllaznise anderron ,2 gola me dinamon dhe kualifikohemi.

shum e leht ne mend ,por si pa tru me duket

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 11 Mar 2009 , 02:29

Kuqeblutë, që sot në kryeqytet
Menjëherë pas stërvitjes së sotme, Vllaznia pritet të lërë Shkodrën dhe të udhëtojë drejt
kryeqytetit. Grumbullimi i kuqebluve në Tiranë, me shumë mundësi do të bëhet në periferi të saj.
Për shkodranët, në këtë moment vendimtar, i rëndësishëm është fakti që të jenë sa më te qetë. Për
Vllazninë, ndeshja me Dinamon nuk është deçizive vetëm përsa i përket kualifikimit në gjysmëfinale,
por ajo mund të jetë një pikë kthese për vazhdimësinë. Ekipi është duke kaluar një krizë
rezultatesh, ndërkohë që në dy ndeshjet e fundit nuk ka shënuar asnjë gol. Tifozët shkodranë
tashmë presin një rikthim në nivele të larta.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Wed, 11 Mar 2009 , 08:54

fpjalmi wrote:tranieri i vllaznise anderron ,2 gola me dinamon dhe kualifikohemi.

shum e leht ne mend ,por si pa tru me duket
EDHE ME BYLISIN JU DUK E LHETE E MANDEJ THA PERGATITJA FIZIKE
EDHE MU ME DUKET SI PA TRU
i perjashtuar

Post Reply