Kampionati italian

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
[KRIS]
Kryetifoz
Kryetifoz
Posts: 105
Joined: Wed, 24 Sep 2008 , 02:44
Skuadra: Ac Milan
Location: Milano

Re: Kampionati italian

Post by [KRIS] » Mon, 23 Feb 2009 , 02:06

Interi tash ja ka fidhu me lult voliboll jo ma futboll nejse
milani pa sulmusa hic sot mujti me fitu
Image
Image

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Kampionati italian

Post by shv13 » Mon, 23 Feb 2009 , 14:48

leni pash nderin arbitrat se jane tu gabu me te tane...vjet kur i ra kry-dore coutos e dhanen penallti pro interit u ba nami,collina tha tesh e mrapa kry-dore asht e pavullnetshme...tesh doli prape e vullnetshme a si?
episode kane pro e kunder te trija te mdhajat...
po pse s permend kush 3 hapsajtat kot te kaljarit tu shku vetem per vetem me abbiatin apo shtymjen qe i bani inzaghi lopezit te goli( kyt e ka pranu vete ancelotti te controinter) ba me dashte me u kape me episode s mbaron kurre....fakti asht se interi asht ma mire nder tana edhe pike edhe pse kerkush s don me e pranu(une per vedi e pranoj qe juventusi qe i hoqen scudettot ka kene ma e mira nder te tana e kishte fitu pa problem edhe pa ba moggi pislleqe..


ps: nder 3 kampionate(06/07-07/08-08/09) jane 68 pike diference mes milanit e interit...vec prej arbitrave?....pak si zor...
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Re: Kampionati italian

Post by tironsi_tr » Mon, 23 Feb 2009 , 19:59

/
Last edited by tironsi_tr on Fri, 27 Feb 2009 , 09:16, edited 1 time in total.
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionati italian

Post by Skodrinon » Mon, 23 Feb 2009 , 21:51

shv13 wrote:leni pash nderin arbitrat se jane tu gabu me te tane...vjet kur i ra kry-dore coutos e dhanen penallti pro interit u ba nami,collina tha tesh e mrapa kry-dore asht e pavullnetshme...tesh doli prape e vullnetshme a si?
episode kane pro e kunder te trija te mdhajat...
Mrojsti asht ndryshe e sulmsi ndryshe. Kur devijimi me dore asht vendimtar, goli anllohet. E tha edhe Platini
po pse s permend kush 3 hapsajtat kot te kaljarit tu shku vetem per vetem me abbiatin apo shtymjen qe i bani inzaghi lopezit te goli( kyt e ka pranu vete ancelotti te controinter) ba me dashte me u kape me episode s mbaron kurre....fakti asht se interi asht ma mire nder tana edhe pike edhe pse kerkush s don me e pranu(une per vedi e pranoj qe juventusi qe i hoqen scudettot ka kene ma e mira nder te tana e kishte fitu pa problem edhe pa ba moggi pislleqe..
Nji pozicion jasht lojet ishte. Ishte edhe nji penallti per Milan.
Ju flitni njisoj si Moggi. Nuk ka gja se na ndihmojne se jena ma t'mirte. Lenja fushes ta tregojne kush asht ma i miri.

ps: nder 3 kampionate(06/07-07/08-08/09) jane 68 pike diference mes milanit e interit...vec prej arbitrave?....pak si zor...
Vitin e pare ishte i penalizum Milan dhe ku vit nuk ka maru hala.
Po ne Champions League, a e ke llogarit sa ka ken diferenca ne kto vite mes Milanit e Interit a jo? :wink: :wink: :D :D

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Kampionati italian

Post by vllaznia1919 » Mon, 23 Feb 2009 , 22:12

tironsi_tr wrote:A MER shv13 fol ti mer vlla se ti i vike anash ktyne. :lol:
Sidomos ate v1919 mi bi mo fort se tjeret, se eshte nji Juventin ai!!!
Po ti vuke shum mer lal ene ne Torino ene Interist, qeka per te t'bo lapidar.
Ke fol me fakte, edhe tamam si nji tifoz i vertete!!!
Qa ke me mu ti more djal???
Na len rahat ne bardhezive te lutem.Manej ne Torino Juvja ka ma pak tifoza se kerkun e ka te let me ken me Interin.
Edhe un kam ken gjithmone dakort qe gabime pro e kunder kan gjithmone mu me vjen inad vetem per faktin qe kan ba Moggin gogol taman njat her kur Juvja ka ken ma mire se kurr edhe te tjert kan dale te paster komplet,kur e dijm te tan qe nuk asht ashtu.Gabimet egzistojne per te tan edhe kan me egzistu gjithmone.Interi ne vend te pare asht e i lumt ka ekip shum te mire.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Tue, 24 Feb 2009 , 00:04

Kapiteni argjentinas i zikaltërve duartroket skuadrën për mbarëvajtjen në kampionat
Zaneti: E kemi merituar çdo fitore


Havier Zaneti, i cili ka qenë një ndër
më të mirët në fushë në sfidën me
Bolonjën, ka analizuar ndeshjen
në mikrofonat e “Inter Channel”:
“Mendoj se që nga fillimi, ne kemi
treguar se donim ta fitonim këtë
ndeshje. Për t’u përgatitur më së
miri për takimin e së martës kundër
Mançesterit, ishte thelbësore
edhe fitorja e mbrëmshme. Arritëm
një fitore të merituar kundër një
skuadre të madhe”. Përpara fillimit
të ndeshjes, lojtarët e Interit kanë
përshëndetur trajnerin e Bolonjës,
Sinisa Mihajloviç: “Mendoj se përshëndetja
me Mihajloviçin ishte
shumë e drejtë. Ai ka qenë pjesë e
familjes së madhe të zikaltërve, ka
qenë futbollist i Interit, si dhe zëvendëstrajner
në periudhën e
Mançinit. Si do t’i kalojmë këto ditë në
prag të sfidës me Mançester
Junajtid? Me qetësinë më të madhe
të mundshme. Ne jemi të vetëdijshëm
që do të përballemi me një skuadër
shumë të mira, e cila është padyshim
një nga më të fortat në botë.
Por Interi ka aftësinë dhe mundësinë
për të bërë realitet edhe gjërat
më të pamundura. Mendoj se në çdo
ndeshje të fituar, e kemi vërtetuar
gjithnjë e më shumë këtë. Ne të gjithë
e dimë rëndësinë që ka fitorja në
këtë takim. Tashmë kemi filluar të
përjetojmë emocione të mëdha”, ka
përfunduar kapiteni i zikaltërve

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Tue, 24 Feb 2009 , 00:05

Zamparini, thur elozhe
për trajnerin Balardini

Mauricio Zamparini, presidenti i Palermos, është i kënaqur, pavarësisht
humbjes me bardhezinjtë e Ranierit. Ai ka komentuar dhe
vlerësuar më së miri punën e bërë nga trajneri i palermitanëve:
“Palermo më kënaq shumë, sepse është një skuadër me lojtarë të
rinj e me një trajner të zotë. Nuk mund ta vënë të gjithë në vështirësi
Juventusin, që siç dihet është një nga skuadrat më të forta në
Itali. Ndërkohë që ne e arritëm këtë gjë të shtunën në mbrëmje,
pavarësisht se humbëm. Megjithatë është diçka krejt e natyrshme
kur luan ndaj një skuadre të tillë. Prapëseprapë, për mendimin tim
kjo është një arritje e madhe, – ka deklaruar presidenti i Palermos
për ‘Sky”. – Marrëdhënia ime me Davide Balardinin? Unë jam
shumë i kënaqur që kam zgjedhur pikërisht atë. Është trajneri më
i mirë me të cilin kam punuar ndonjëherë: është inteligjent dhe i
aftë. Për të mund të them vetëm fjalë të shkëlqyera”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Tue, 24 Feb 2009 , 00:08

Ançeloti: Shoh shumë
pakënaqësi ndaj meje
‘Ndaj Kaljarit s’bënim dot më shumë, nisur nga mungesat’
Tekniku i Milanit vërshëllehet gjatë zhvillimit të takimit



Karlo Ançeloti po
ndjehet gjithmonë
e më shumë i huaj
në drejtimin e skuadrës së Milanit,
pas akuzave të shumta
të lëshuara në drejtim të tij nga
drejtuesit e kuqezinjve, të
shfaqura në gazetat italiane.
Një pakënaqësi, apo një mërzi
të tillë, Karlo Ançeloti gjithsesi
është munduar ta fshehë në
deklaratat pas ndeshjes së
pasdites së djeshme, të fituar
ndaj Kaljarit. “Mua më shumë
se kujtdo tjetër i vjen keq kur
Milani duke qenë në avantazh
humbet në fundin e ndeshjes,
duke hedhur poshtë gjithë atë
volum loje të ndërtuar në minuta
të tëra, si në rastin e fundit
kundër Verder Bremenit. Është
shumë normale që presidenti
Berluskoni të jetë i pakënaqur
nga skuadra dhe pakënaqësitë
e tij t’i shprehë
hapur, pasi këto gjëra ndodhin
njësoj, si në politikë, ashtu
edhe në sport. Gjithsesi, e
vërteta është që marrëdhënia
ime me presidentin e Milanit
nuk është ajo që pasqyrohet
ditët e fundit në median italiane,
mbi të gjitha në të përditshmet
sportive, - thekson
tekniku i formacionit kuqezi.
– Klubi ndjen një respekt të
madh ndaj meje dhe punës që
kam zhvilluar gjatë gjithë këtyre
viteve këtu në Milano.
Sigurisht që pas një eksperiencë
shtatëvjeçare është e pamundur
që edhe unë të mos
diskutohem një herë”. Gjatë
ndeshjes së djeshme me Kaljarin,
Ançeloti (por edhe Sedorf)
është vërshëllyer gjatë
nga publiku i “San Siros”
mbi të gjitha pas zëvendësimit
të Filipo Inzagit. “Nuk i
kuptoj këto pakënaqësi ndaj
meje, por po ashtu edhe ato
që kohët e fundit janë shfaqur
së shumti në drejtim të Sedorfit.
Arsyeja? Emrin im në
skuadrën e Çelsit? Një gjë e tillë
është e re për mua. Kaljari? Ishte
një ndeshje e vështirë dhe
duke parë mungesat e shumta
me të cilat duhet të përballeshim,
besoj se nuk mund të
bënim më shumë se kaq”,
shprehet Karlo Ançeloti.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Tue, 24 Feb 2009 , 00:09

Holandezi, tifozëve:
Vërshëllimat tuaja, të kota
Milani arrin të mbajë të njëjtin hap me Interin dhe Juventusin, pas
suksesit minimal të regjistruar pasditen e djeshme, falë një goli të
holandezit Klarens Sedorf. Numri 10 kuqezi, i cili deri në momentin e
golit është vërshëllyer nga tifozët e Milanit, (ka disa ndeshje që ndodh
kjo gjë), i ka kritikuar ata në përfundim të takimit: “Publiku duhet t’i
qëndrojë pranë skuadrës në momente të vështira dhe jo të na vështirësojë
jetën. Kemi nevojë për mbështetjen e tyre dhe është e kotë të
vërshëllesh kur dikush gabon, ndonëse në vetvete jep maksimumin në
fushë. Kur ndihem në formë, unë jam maksimumin tim. Ndaj Kaljarit nuk
doja të mungoja, pavarësisht dëmtimit që vuaj prej disa ditësh, pasi
skuadra kishte nevojë për mua dhe mendoj se sot (dje) zhvillova një
ndeshje të mirë, pavarësisht vërshëllimave të kota kundrejt meje”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Tue, 24 Feb 2009 , 00:09

DEVID BEKHAM

“E adhuroj futbollin, ndaj
dua të qëndroj te Milani”
“Kjo do të jetë një javë e rëndësishme për të ardhmen time”. Devid
Bekham po pret me padurim të martën, ditë në të cilën drejtuesit e
Milanit dhe ata amerikanë të Galaksit duhet të mbyllin përfundimisht
marrëveshjen. Të gjithë, duke filluar nga anglezi shpresojnë në një
fund të lumtur të kësaj “telenovele” që do t’i lejonte “Spice-Boy”-it të
vazhdonte karrierën e tij italiane. “Unë dua të qëndroj te Milani – thekson
Devid Bekham pas ndeshjes me Kaljarin. – Nuk kam marrë asnjë
lajm nga Galaksi, por kjo nuk do të thotë që nuk pres përgjigje pozitive
nga Amerika”. Një rikthim në Kaliforni, me shumë mundësi do t’i thyente
Bekhamit ëndrrën e përfaqësueses së Kapelos: “Sigurisht që dua të
qëndroj në Milano edhe për të bindur Kapelon, por unë e adhuroj
futbollin, ndaj dua ta vazhdoj këtu karrierën time”.

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Kampionati italian

Post by shv13 » Tue, 24 Feb 2009 , 00:10

per milanin ne champions s mundem me ja mohu meritat po kjo teme e ke emnin kampionat italian apo jo?Mandej mu n champions se ca ban interi s ma rrun hic se jam me gjermant e du vec bajernin me e pa para tanave edhe pse se meriton...ne itali jam me interin se kane lujte tre gjermant ma t mdhenj t viteve 90 plus qe jam ba edhe ma shume me ta qysh se jam n itali e sidomos mbas ndeshjes inter-samp kur u pat kthy rezultati prej 0-2 ne 3-2...
skodrinon thote se milani asht ma mire po une mendoj se perderisa asht edhe mrapa juves s ka si me kene ma mire se interi.Mandej me fole me tifozllek asht tjeter gja.Milani ka ble 10 futbollista simjet,u deklaru se objektivi asht kampionati e tesh per tesh jane 11 pike mrapa.Merkatoja ka kene e deshtume e skuadra asht shume e vjeter per me lujte tane kampionatin...Mbrojtja asht skandal,boll me pa gabimet e kaladzes n derbi e t lot mendja..senderos ma shume i damtum...m duket si merkatoja qe bate interi para da vitesh...


per juven e moggin qe thote v1919 une kam nji mendim temin qe edhe pse mund t jene i gabum nji fare logjiket e ka mbrende,,,1)familja agnelli e ka dite komplet pisllekun 2) i ka dhane "carta libera" moggit e bettegas e giraudos 3) i ka thane bani ca te doni po leke per merkato s ka e na s dona me dite gja se ca bahet 4) moggi me shoke per me i pase fitoret e sigurta jane detyru me ba njat qe banen...ama ajo juve i rrahte tane pa problem e scudettot do ti merrte gjithsesi po moggi asht mundu qe me e pase te sigurta kto fitore meqe jo gjithmone skuadra ma e mire fiton...

n fund edhe kta t familjes u diftunen t poshter se i kthynen shpinen po mu s ma merr mendja kurre se ne nji nder klubet ma te mira n bote bahet ky pisllek pa dijeni te familjes agnelli...
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Tue, 24 Feb 2009 , 00:10

Stadiumi më
i frekuentuar
Juventusi mund të jetë skuadra
me tifozerinë më të madhe
në të gjithë Italinë, por përsa i
përket spektatorëve prezentë
në stadium, gjatë çdo sfide të
tyre, bardhezinjtë renditen në
vendin e fundit. Pas 25 javësh
kampionat rezulton se
është Milani, skuadra më e
ndjekur në shkallët e stadiumit,
dhe pas tij vjen Interi. Me pak
fjalë, “San Siro” është stadiumi
më i frekuentuar në Itali.
Klasifikimi si më poshtë:
1 - Milan (58646)
2 - Inter (52443)
3 - Roma (40756)
4 - Napoli (39849)
5 - Lacio (34997)
6 - Fiorentina (29979)
7 - Xhenoa (25288)
8 - Sampdoria (24069)
9 - Palermo (22526)
10 - Juventus (22188)

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Tue, 24 Feb 2009 , 00:12

SKUADRA F B H G P GOLASHËNUESIT
1 Inter 25 18 5 2 44-18 59
2 Juventus 25 15 5 5 41-21 50
3 Milan 25 14 6 5 42-25 48
4 Fiorentina 25 14 3 8 37-24 45
5 Xhenoa 25 12 8 5 36-25 44
6 Roma 25 13 4 8 37-31 43
7 Kaljari 25 11 4 10 32-27 37
8 Atalanta 25 11 3 11 31-26 36
9 Palermo 25 11 3 11 32-31 36
10 Napoli 25 10 5 10 32-29 35


TË SHTUNËN
Lacio – Bolonja 18:00
Juventus – Napoli 20:30
TË DIELËN
Atalanta – Kievo 15:00
Kaljari – Torino 15:00
Palermo – Katania 15:00
Rexhina – Fiorentina 15:00
Sampdoria – Milan 15:00
Siena – Xhenoa 15:00
Udineze – Leçe 15:00
Inter – Roma 20:30


Di Vaio (Bolonja) 16
Xhilardino (Fiorentina) 15
Milito (Xhenoa) 15
Ibrahimovic (Inter) 14
Amauri (Juventus) 12
Di Natale (Udineze) 12
Mutu (Fiorentina) 12
Kaká (Milan) 11
Pato (Milan) 11
Flokari (Atalanta) 10
Akuafreska (Kaljari) 9

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Tue, 24 Feb 2009 , 00:14

Milani i falet një
goli të Sedorfit
Vjollcët ruajnë vendin e 4-t, Xhenoa fut në krizë Napolin
Kuqezinjtë fitojnë 1-0 me Kaljarin. Lacio rigjen suksesin



Java e njëzet e pestë e
kampionatit italian i
ka buzëqeshur Milanit,
Xhenoas dhe
Fiorentinës, të cilat i janë
kundërpërgjigjur suksesit
të Interit, Romës dhe Juventusit.
Një rezultat pozitiv ka
arritur edhe Lacio në transfertën
e Leçes. Sukses për
Torinon që ka mundur Udinezen,
si dhe për Sampdorian
e Katanian që kanë mundur
respektivisht Atalantën e
Rexhinën. Ndërkohë që te
Napoli kriza vazhdon të
thellohet edhe më tej, pasi
bardhekaltrit janë mundur
në shtëpi nga Xhenoa.
Xhenoa për “Champions”
– Kuqeblutë e Militos
kanë fituar tri pikë shumë
të rëndësishme në “San
Polo”, duke shënuar rezultatin
1-0 falë golit të Jankoviçit.
Lacio e shkëlqyer –
Napoli është arritur nga
Lacio në kuotën e 35 pikëve.
Bardhekaltrit kanë fituar
në transfertën e Leçes me
rezultatin 2-0, me gola të
shënuar nga Foxhia dhe
Kolarov.
Milan, mjafton Sedorf –
Milani ka arritur një fitore
të vështirë në “San Siro”
kundër Kaljarit, me një rezultat
1-0, me një gol të
shënuar nga Sedorf. Pa
lojtarët brazilianë, Karlo
Ançeloti është mbështetur
tek Inzagi dhe ka përfunduar
lojën me Ambrozinin si
qendërsulmues. Në fund të
fundit këto tri pikë do t’u
lejojnë kuqezinjve të mos
rrisin distancën nga Juventusi.
Fiorentina – Fiorentina
ka regjistruar edhe një fitore
tjetër, duke u renditur
kështu në vendin e katërt
në klasifikim. Vjollcët kanë
mundur me rezultatin 2-1
Kievon, e cila ka bërë një
lojë shumë të mirë. Për verdheblutë
ka shënuar Morero,
i cili e ka çuar skuadrën
e tij në avantazh. Por Xhilardino
ka barazuar menjëherë,
dhe më pas Mutu ka
përforcuar rezultatin me një
tjetër gol, që i ka dhënë fitoren
Fiorentinës. Goli i rumunit
ka provokuar reagimet
e protestat e
“miqve” për një faull, të cilin
arbitri nuk e ka parë.
Kasano–Pacini, dyshja
funksionon – Dyshja
Kasano-Pacini i ka dhuruar
suksesin skuadrës së
Sampdorias, e cila ka mundur
me rezultatin 1-0 Atalantën.
Një “shpikje” e
barezit dhe finalizimi i ishbomberit
të vjollcëve i ka
dhuruar tri pikët Sampit, që
tashmë ka arritur në kuotën
e 29 pikëve. Një pikë më pak
se Katania, e cila më në
fund fiton ndaj Rexhinës me
rezultatin 2-0. Edhe Torino
ka marrë një fitore të rëndësishme
1-0 ndaj Udinezes.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Tue, 24 Feb 2009 , 00:29

Mourinho: “Yes, we can”
23/02/2009 17:15

“Jam i sigurt se mund t’ia dalim mbane”. Kjo ka qene kryefjala e konferences per shtyp te trajnerit portugez te Interit, Mourinho, ne prag te ndeshjes se veeshtire ndaj Manchester United.

Ne vijim te deklarates, Mourinho ka theksuar se beson ne aftesite e dyshes Ibra-Adriano, ndersa Santon do te niset titullar ne mbrojtje, duke marre nje peshe te madhe mbi supe.

“Ata jane te forte ne mbrojtje vetem sepse kundeshtaret e tyre i kane frike. Kush shkon ne stadiumin e tyre luan pa ambicie. Une kam pasur pehere mentalitet fituesi, qe kur stervisja nje skuader te vogel ne Portugali. Nuk ka asnje arsye pse te mos kemi besim. Duhet te shikojme perpara dhe jo tek humbjet e se shkuares me Villareal apo Valencia-n”, shprehet tekniku karizmatik.

Ne vijim ai ka folur edhe per perballjen Ibra-Ronaldo. “Jane te dy kampione te vertete. Ibra eshte nje lojtar qe luan per skuadren dhe jep kontributin e tij per te fituar. Do fitoje Topin e Arte heret a vone”, nenvizon Mourinho.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionati italian

Post by Skodrinon » Tue, 24 Feb 2009 , 00:38

sh13
permenda ch.l per me te tregu se milan nuk ka ken mrapa interit kto 3 vite qe the. nuk egziston vetem kampionati. kupa kampioneve asht shum ma e ransishme. ket e tregoj edhe moratti duke shkarku mancinin vetem pse nuk e fitoi.
milan nuk asht mire, e pranoj, por kjo nuk don me thane se arbitrat duhet me ndihmu kudershtart. se siç e the edhe vet, nuk fiton gjithmone ma i miri.

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Kampionati italian

Post by shv13 » Tue, 24 Feb 2009 , 09:42

mancinin e hoqen se s qe i zoti me mbajte qetesine e percau skuadren me at dalje ne konference mbas liverpulit...po se fitoi mou championsin nuk e hek se s ka lujte mendsh.Shyqyr qe erdh nji trajner qe ja mbledh tanve e si len me ba ca tju teket...plus qe asht spektakel neper konferenca...mund t jene edhe magjyp si i ka pa thane v1919 po nuk asht hipokrit si disa qe ne intervista thojne gjithmone te njejtat gjana po jo ato qe mendojne...personazhet e mdhaja gjithmone e kane ngacmu njeni tjetrin me batuta...si psh helenio herrera-nereo rocco apo 2 avokatet e mdhenj peppino prisco-giovanni agnelli..

ps: edhe milani ka pase favore ne fillim t kamp sidomos me do penallti si ajo e kievos plus edhe ndeshjen e fundit,ose dalja me te kuqe ne derbi e ambrozinit qe ndali maicon prej mrapa...per mu diferenca qe asht deri tesh qendron,milani ka hupe shume pike me te ashtuqujtunat te voglat(lecce,palermo,toro,bolonja vetem me kto ka hupe 10 pike)

ps2: inzaghi ka dasht me hi n sanremo me kangen "STASERA MI BUTTO" po se kane pranu...gjynah.. :lol: :lol:
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionati italian

Post by Skodrinon » Tue, 24 Feb 2009 , 11:35

shv13 wrote:mancinin e hoqen se s qe i zoti me mbajte qetesine e percau skuadren me at dalje ne konference mbas liverpulit...po se fitoi mou championsin nuk e hek se s ka lujte mendsh.
Po pra. Prej eliminimit prej kupet u shkatrru gjithçka. Pra ka shum ma teper randsi kupa.
Kur thote vjet Milan jena kampionat e botes, drejtusit e lojtart e Interit thoshin se nuk asht gja e madhe. Kurse tash thone se nuk asht turp me u eliminu prej Manchesterit se asht kampion botet....
Shyqyr qe erdh nji trajner qe ja mbledh tanve e si len me ba ca tju teket...plus qe asht spektakel neper konferenca...mund t jene edhe magjyp si i ka pa thane v1919 po nuk asht hipokrit si disa qe ne intervista thojne gjithmone te njejtat gjana po jo ato qe mendojne...personazhet e mdhaja gjithmone e kane ngacmu njeni tjetrin me batuta...si psh helenio herrera-nereo rocco apo 2 avokatet e mdhenj peppino prisco-giovanni agnelli..
Nuk e di a e ndigjove konferencen e djeshme. Asht taman i paftyre. I erdhi inat edhe se Ancelotti pranoi se goli i Seedorf ishte me faul, se ai vet nuk e kishte pranu se goli i Adrianos ka ken i parregullt. Ky asht kampioni i inatçorve.
Dy avokatet qi thu ti, kan pas nji ironi te jashtzakonshme. Nuk e kan fy kurr kundershtarin me batuta idiote si te Mourinhos. Kur bate batuta kunder Milanit Prisco, na bate me qesh edhe ne milanistave. Kur i thoshin se Inter ka dale prej Milanit, Prisco u pergjigjte: "kjo do me than se mundesh me u ba dikush edhe kur fillon preh hiç-it" qeshnin tan. E qun Milanin "hiç", po e ban pa fymje e me humor te holle. Ose kur thote se para se me dek du me u ba milanist, qi kur te vdes kan me pas nji tifoz ma pak. Ose kur thote: "Kur i jap doren nji milanisti shkoj me e la, kurse kur i jap doren nji juventini numroj gishtat(mos me kan vjedh ndonji)... :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: "
Me krahasu Priskon me Mourinhon asht si me krahasu Tano Banushin me Luftar Pajen. Biles ma keq, se Luftari nuk fyn ken te pakten....
ps: edhe milani ka pase favore ne fillim t kamp sidomos me do penallti si ajo e kievos plus edhe ndeshjen e fundit,ose dalja me te kuqe ne derbi e ambrozinit qe ndali maicon prej mrapa...per mu diferenca qe asht deri tesh qendron,milani ka hupe shume pike me te ashtuqujtunat te voglat(lecce,palermo,toro,bolonja vetem me kto ka hupe 10 pike)
me chievon ishin tre penallti ne favor te milanit qe nuk ja dhane. tan majn mend penalltine e kaka qi ishte dy cm jasht zonet. milan ka pas shum ma pak ndihma se inter. e per çudi mourinho qahet ma shum se tan.
ps2: inzaghi ka dasht me hi n sanremo me kangen "STASERA MI BUTTO" po se kane pranu...gjynah.. :lol: :lol:
:D :D :D :D :D :D
kyt batut e ke ndigju te guida al campionato. un po te tham nji temen: Ka dasht me u fut edhe Adriano me kangen Zingara. Vargu i pare asht: Dammi questa MANO.....zingara :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
Mas derbit e ndeshjes me Bolognen, Adrianon e thrasin Adrimano :lol: :lol:

hajt tju shofim sonte me manchester iher....

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Kampionati italian

Post by shv13 » Tue, 24 Feb 2009 , 11:54

Mou as qe krahasohet me ta normal,po ba me ndi intervistat e trajnerave tjere tana jane njisoj e s thojne asisand po gjana qe i dijne tane,ky t pakten i fut da kunja po ban ma shume lojna per me e lane skuadren e qete e me u marre me te.Goli i adrit asht i rregullt perderisa edhe collina e qun te tille po edhe tosel qe asht gjykatesi sportiv i proves tv..Per mu asht marri me e njehe at gol se ia ndryshon komplet trajektoren po asht rregulli debil qe e cileson si t rregullt vec n itali se n europe at gol s ta njeh kush....
Mou mbas ndeshjes me sienen kerkoi t falun ne interviste per golin e dyte te maicon.Ancelotti u diftu zotni kur e pranoi per golin e seedorf.Polemika, mgjth nuk fyvi kend (tha vec non siamo "pirla"), ishte per proven tv qe nuk u perdor kunder inzaghit per grushtin qe i dha mbrojtsit te kaljarit po jo ne rastin e golit,ishte aksion tjeter.Nuk e dha kerkush ne moviole po vetem te 7gold.Nuk ishte i forte si i adrit se s ka aq takat po dihet qe nuk vleresohet forca po veprimi...

ps: se ca bajne ne champions s ma ndin hic(jam me gjermant)...normal qe m bahet qejfi nqs kualifikohen mgjth asht shume zor,ishalla shofim ndeshje t bukra t pakten
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kampionati italian

Post by Miri » Sun, 01 Mar 2009 , 19:38

E paska henger prep sot Milani :P :P

Post Reply